Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Prizreni në burimet historike mesjetare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
valmir9
Anëtar i ri
Anëtar i ri
valmir9


Male
Numri i postimeve : 141
Age : 33
Vendi : Theranda (Slloveni)
Registration date : 27/03/2009

Prizreni në burimet historike mesjetare Empty
MesazhTitulli: Prizreni në burimet historike mesjetare   Prizreni në burimet historike mesjetare EmptySun Mar 29, 2009 7:04 pm

Prizreni në burimet historike mesjetare (1)
Antikiteti i Prizrenit

Prizreni në burimet historike mesjetare Vdzw2h
Prizreni si vendbanim i lashtë i përket kohës antike

Besohet se romakët në fillim të shek. I dhe në mbarim të shek. II, në themelet e lokaliteteve të Therandës antike bënë që ky qytet të jetë qyteti i parë me qendër të zhvilluar në Dardaninë antike. Ngritën rrugën kryesore që e lidhte qytetin e Shkodrës. Kjo rrugë tregtare lidhte bregdetin Adriatik me pjesën qendrore të Ballkanit dhe me pjesët lindore të Perandorisë Romake, si dhe me Ulpianën në rrugën kryesore - Via Egnatia


Prizrenin e hasim në shumë burime historike, si në dokumentet me karakter politik, ekonomik, po ashtu edhe në kronika e udhëpërshkrime, vepra fetare dhe shkencore. Prizrenin e ndeshim me emra të ndryshëm. Sipas dokumenteve latine, Prisrien, Prisrenum, Presarin, Prisarano, Presreno, Pristren, Prisarini, etj. bizantinët e quanin: Petrizen, Prizorian, Prizdriara etj; në dokumente sllave: Prizren, Prezren, Prizrin, Prizdren, Prezdrin etj; në dokumente osmane ndërkaq e ndeshim me emrat Tarzerin, Perserin, Zerin, Prizerin, etj. Lidhur me kohën e formimin e qytetit të Prizrenit , se a i takon periudhës antike, apo themelimi i qytetit i përket periudhës së mesjetës, shpjegimet e sotshme bazuar në rezultatet e deritanishme arkeologjike, shprehen se lokaliteti antik Theranda nuk ndodhet në vendin e sotëm të Prizrenit. Por, kjo gjë nuk do të thotë se ky qytet nuk është themeluar si vendbanim dhe t’i përkasë kohës antike, meqë dihet se sa i përket të kaluarës së trevës së sotme të Kosovës gjatë mesjetës së hershme, nuk kemi kurrfarë dëshmish të shkruara.

Ulpiana dhe rruga Via Egnatia

Me fjalë të tjera prej shek. VI e deri në shek. XI, kemi zbrazëti sa i përket studimit të onomastikës të Kosovës në përgjithësi. Andaj, duke pasur parasysh zhvillimin e konsiderueshëm të qytetit të Prizrenit në mesjetë, domosdo që na shtynë të shënojmë burimet që zënë në gojë vendbanime që në një mënyrë apo tjetrën ndërlidhen në rrjedhën e zhvillimit te qytetit të Prizrenit. Kështu, zëmë në gojë shënimet që i referohen lokalitetit antik Therandës.

Të dhënat e para gjeografike mbi lokalitetin e Therandës në formën Thermidava e hasim që nga koha antike, në veprën e K. Ptolemeut (87-150), “Gjeografia”. Në librin e dytë, nën titullin “Iliridis”, në provincën Dalmatiae situs përmendet (kaptina XVI, tbl. 5) lumi Drylon tek Monte Scardo dhe qyteti Thermidava.

Në kohën romake këtë lokalitet e gjejmë të shënuar me emrin Theranda në hartën e famshme “Tabula Peutingeriana”. Kjo është harta e rrugëve ushtarake të Perandorisë Romake, e cila supozohet se i përket shek. III. e përfundua në shek. IV. Për ne ka rëndësi të posaçme, sepse gjatë përshkrimit të rrugës Nassiu – Lissus (Nish – Lezhë) që kalonte nëpër trevën e Kosovës së sotme janë dhënë edhe emrat e stacioneve me largësitë e tyre në milje, e këto janë: Vindenis XIX, Viciano XXV, dhe Theranda XXX.

Besohet se romakët në fillim të shek. I dhe në mbarim të shek. II, në themelet e lokaliteteve të Therandës antike bënë që ky qytet të jetë qyteti i parë me qendër të zhvilluar në Dardaninë antike. Ngritën rrugën kryesore që e lidhte qytetin e Shkodrës, në atë kohë si një qendër e madhe tregtare në veriperëndim të Shqipërisë së sotme. Kjo rrugë tregtare lidhte bregdetin Adriatik me pjesën qendrore të Ballkanit dhe me pjesët lindore të Perandorisë Romake. Pastaj lidhej me Ulpianën në rrugën kryesore - Via Egnatia.

Toponimet ilire

Vendbanimin Theranda, në fundin e shek. VII dhe fillimin e shek. VIII, e hasim në një vepër me përmbajtje gjeografike të quajtur “Cosmografia” (Përshkrimi i botës) nga një autor i panjohur nga Ravana, për çka edhe u quajt Anonimi i Revanes. Kjo vepër bën fjalë për shumë emra gjeografikë të Ilirisë, e ndër to edhe të Dardanisë që kanë të bëjnë me Kosovën e sotme, siç janë: Vindinisi, Theclana, Theranda dhe Gubelion.

Por rreth lokalizimit të Thermidaves te Ptolemeu dhe Therandës te harta e famshme Tabula Peitingeriana, si dhe në Anonimin e Revanës janë shfaqur mendime të ndryshme. Përderisa studiuesi Miller e lokalizon te fshati Drenoc i Dulës, një grup tjetër hulumtuesish e qesin te Gjakova e sotme. Interesant është propozimi i Tomashekut, i cili e lokalizon në rrethin e Malishevës në vendin e quajtur Banja, duke e lidhur emrin latin të tij ”terme” me Therandën. Sipas kësaj del se këtu në kohën romake ekzistonin po ashtu terme, nga e cila fjalë, sipas tij, edhe u mor emri Theranda. Mirëpo, lokalizimi me adekuat qe mbështet sot është afër Suharekës, për çka studiuesit I. Jastrebov dhe E. Çershkov vendndoshjen e Therandës e lokalizojnë në fshatin Tërnje tek fusha e Trozhdës, 15 kilometra në verilindje të Prizrenit të sotëm.

Nekropolet antike

Mirëpo, vendbanimi Theranda sipas disa studiuesve si K. Jireçek, Z. Mirdita, J. Drançolli, duhet të gjendej në vendin e Prizrenit të sotshëm, pra si pararendës i tij. Kjo mund të argumentohet me zbulimet e gjetura në këto lokalitete, si Terma ose banja romake, materiali epigrafik (në afërsi të kishës së Shën Premtes dhe të Farmakosit), si dhe mbeturinat e nekropoleve antike në vendin ku sot gjendet Muzeu Arkeologjik i Prizrenit, si dhe me pozitën e rëndësishme të Prizrenit. Bri arteries së njohur Lissum-Naissus kalonte edhe rruga antike prej Tetovës (Oaenum) nëpër Malet e Sharrit (Monte Scardo) për në Prizeren, Shkodër, përkatësisht Lezhë. Mendohet se kjo rrugë duhet të jetë ndërtuar në shekullin II p. e .s. Nëpër të, më 169 p. e. s., kaloi edhe një delegacion i Perseut, mbretit të atëhershëm të Maqedonisë që shkonte për në Shkodër. Lidhur me antikitetin e Prizrenit ishte shumë interesante edhe e dhëna e dijetarit E. Spencer, i cili themelimin e Prescoperës (Prizrenit) e lidh me kohën e sundimit të Filipit II të Maqedonisë (359-336 p.e.s.).

Dardania

Burimet historike mesjetare për Prizrenin janë të shumta. Prizrenin, Peterzenin, me këtë emër për herë të parë e ndeshim në shek. VI në veprën De aedificiis (Mbi ndërtimet) të historianit të njohur bizantin Prekopit (Precopii Caesariensis fundi i shek. V deri në vitin 565), që veproi gjatë kohës së Perandorit Justinian (527-565). Në veprën e tij gjejmë përshkrime të rëndësishme mbi territorin e Dardanisë. Nga vepra në fjalë shihet se për t’u mbrojtur nga sulmet e popujve barbarë perandori bizantin Justiniani (që ishte me prejardhje ilire) vetëm në Dardani ndërtoi 8 kështjella të reja dhe rimëkëmbi 61 të tjera që patën pësuar shkatërrime të mëdha me rastin e invadimeve të popujve barbarë, si hunëve, avarëve dhe sllavëve. Në mesin e kështjellave të rimëkëmbura përmendet edhe ajo e Petrizenit, e cila e zëvendësoi emërtimin e mëparshëm Therandën antike.

Në burimet bizantine Prizreni është quajtur Prisdriana. Ky emërtim gjendet ne aktdhuratën e vitit 1020 të perandorit bizantin Vasilit II.

Prizreni në burimet historike mesjetare (2)
Territori i Dardanisë

Prizreni në burimet historike mesjetare K4i738
Kisha Katolike në Klinë

Ipeshkvia e Prizrenit ka qenë e shkallës së tretë dhe përfshinte, pos Prizrenit me rrethinë, edhe viset rreth Pejës, Deçanit, Mitrosit dhe Leskovcit. Selia e Ipeshkvisë ka qenë Kisha e Shën Premtes, e cila ngrihet mbi tempullin e periudhës romake e të bazilikave të shekujve V-VI, e XI, ndërsa që në vitin 1019 aty gjendej qendra e Ipeshkvisë së Prizrenit.


Burimet historike mesjetare për Prizrenin janë të shumta. Prizrenin, Peterzenin, me këtë emër për herë të parë e ndeshim në shek. VI në veprën De aedificiis (Mbi ndërtimet) të historianit të njohur bizantin Prekopit (Precopii Caesariensis fundi i shek. V deri në vitin 565), që veproi gjatë kohës së Perandorit Justinian (527-565). Në veprën e tij gjejmë përshkrime të rëndësishme mbi territorin e Dardanisë. Nga vepra në fjalë shihet se për t’u mbrojtur nga sulmet e popujve barbarë perandori bizantin Justiniani (që ishte me prejardhje ilire) vetëm në Dardani ndërtoi 8 kështjella të reja dhe rimëkëmbi 61 të tjera që patën pësuar shkatërrime të mëdha me rastin e invadimeve të popujve barbarë, si hunëve, avarëve dhe sllavëve. Në mesin e kështjellave të rimëkëmbura përmendet edhe ajo e Petrizenit, e cila e zëvendësoi emërtimin e mëparshëm Therandën antike.

Në burimet bizantine Prizreni është quajtur Prisdriana. Ky emërtim gjendet ne aktdhuratën e vitit 1020 të perandorit bizantin Vasilit II.

Ipeshkvia e Prizrenit

Në këtë aktdhuratë dërguar argjipeshkvit të Ohrit me të cilën ai i konfirmonte argjipeshkvit dhe sufraganëve të tij numrin e parikëve dhe klerikëve si për Argjipeshkvinë ashtu edhe për ipeshkvijtë vartëse, përmendet edhe Ipeshkvia e Prizrenit, e cila aso kohe ishte nën juridiksionin e Argjipeshkvisë se Ohrit. Ipeshkvia e Prizrenit ka qenë e shkallës së tretë dhe përfshinte, pos Prizrenit me rrethinë, edhe viset rreth Pejës, Deçanit, Mitrosit dhe Leskovcit. Selia e Ipeshkvisë ka qenë Kisha e Shën Premtes, e cila ngrihet mbi tempullin e periudhës romake e të bazilikave të shekujve V-VI, e XI, ndërsa që në vitin 1019 aty gjendej qendra e Ipeshkvisë së Prizrenit. Në kartën e Stefan Deçanit të vitit 1326 thuhet se kisha e Shën Premtes në Prizren ka ekzistuar që nga kohërat e “mbretërve të stërlashtë”. Shënime për Prisdrianën ( Prizrenin) gjatë shekullit XI e ndeshim te kronisti bizantin Joannes Skylitzes Continuatus. Nga të dhënat e këtij kronisti dihet se Prisdriana në vitin 1072 apo 1073 u bë qendër e kryengritjes së Gjergj Vojtehut, që ishte drejtuar kundër pushtetit të perandorit bizantin Mihajli VII Duka (1071-1078).

Kishat katolike

Në kohën e perandorit bullgar Kalojanit (1197-1207), u pushtuan Shkupi, Prizreni e Tivari, me ç’rast kuptojmë edhe për emrin e peshkopit të Prizrenit Abraham, i cili bashkë me peshkopët e tjerë provincialë e nënshkroi letrën të cilën ia dërguan papës Inoçentit IIII ku cekej “humilis episcopus sanctissini episcopatus Prisdini Abraham”. Si pasojë e pushtimeve serbe të Prizrenit 1214-1218 nuk dihet se ç’ndodhi me peshkopin Abraham. Kryeargjipeshkvi i Ohrit, Dhimitër Homatijni, në vitin 1220 i dërgoi kryepeshkopit serb Savës një letër proteste, sepse ky e kishte dëbuar ipeshkvin e Prizrenit, i cili ishte zgjedhur sipas kanonit, dhe në vendin e tij e kishte caktuar një tjetër (serb).

Në vitin 1346 në Prizren përmenden dy kisha katolike: “sancte Marie de Prisren”, “sancti Petri supra Prisren…,”. Kjo dëshmon bindshëm se në mesin e banorëve të atëhershëm në Prizren kishte një numër të madh katolikësh, të cilëve u shërbenin këto kisha, aq më tepër kur dihet se në këtë qytet vepronin një numër i madh tregtarësh raguzanë, të cilët e kishin edhe konsullin e tyre në Prizren (quod eius mansio sitnin Prizren), që i mbronte të drejtat e tyre.

Në burimet e shumta latine që gjenden në Arkivin Historik të Dubrovnikut (Raguzës së atëhershme), Prizrenin e hasim në shumë raste, qofte me karakter politik apo ekonomik. Kështu kemi dokumentin e rëndësishëm të lëshuar nga Këshilli i Madh (Consilii Maioris) i Raguzes të datës 8. III. 1332 të publikuar nga profesori i njohur i Zarës me prejardhje arbëreshe G. Gelcich, me të cilin dokument aprovohet lutja e tregtarëve raguzanë për zgjedhjen e një konsulli të përhershëm në Prizren, që do t’i mbronte interesat e tregtarëve në gjithë territorin e Sllavonisë (Rashes), ”me të cilin akt politik në Prizren kemi institucion të rëndësishëm politik e ekonomik

Bashkëpunimi tregtar

Në shumë dokumente që datojnë nga fundi i shekullit XIII deri në shekullin XV ku e hasim Prizrenin, janë dhënë rezultate shkencore nga profesori ynë J. Drançolli. Në këto dokumente jepet veprimtaria ekonomike shoqërore, që është zhvilluar ndërmjet qytetit të Prizrenit dhe disa vendeve të zhvilluara si Raguzës, Venecies (Venedikut) dhe Kotorrit. Në dokumente me përmbajtje ekonomike përmenden disa tregtarë prizrenas të cilët zhvilluan veprimtaritë e tyre ekonomike qoftë si huamarrës apo si huadhënës në raportet tregtare me tregtarët e vendeve të sipërpërmendura e në veçanti raportet tregtare me Raguzën të cilat në atë kohë ishin në një nivel të lartë zhvillimi me qytetin e Prizrenit.

Në një nga këto dokumente të 31 korrikut 1299 thuhet se një tregtar raguzan kishte blerë një robëreshe (skllave) Diana dhe ajo ishte nga Prizreni (Dimitrius Miroseviç Deanam de Prisreno).

Një dokument tjetër të të njëjtit vit 1299, flitet për një tregtar prizrenas Bogdanus de Radoslauo de Prisreno, i cili kishte marrë hua 400 perpera nga një tregtar raguzan Laurencoi de Sauina. Në dy dokumente të vitit 1300 përmendet qyteti i Prizrenit. Në njërin prej tyre bëhet fjalë për tregtarin prizrenas Krabaç, i cili kishte marrë një kredi prej më se 200 perperash te një tregtar raguzan, kurse në dokumentin tjetër është theksuar se tregtari prizrenas de Dobrelociç duhej që brenda dy muajve në bazë të marrëveshjes t’i jepte 17 perpera tregtarit raguzan Marco Lucari de Fuschs.

Autori: Mr. Bedri Muhadri (BotaSot)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
valmir9
Anëtar i ri
Anëtar i ri
valmir9


Male
Numri i postimeve : 141
Age : 33
Vendi : Theranda (Slloveni)
Registration date : 27/03/2009

Prizreni në burimet historike mesjetare Empty
MesazhTitulli: Re: Prizreni në burimet historike mesjetare   Prizreni në burimet historike mesjetare EmptySun Mar 29, 2009 7:05 pm

Prizreni në burimet historike mesjetare (3)
Proceset historike-politike në Prizren

Prizreni në burimet historike mesjetare 2nb7scg
Kalaja e Prizrenit

Një dokument i vit 1361, i cili gjendet në AHD, në librin e serialit Reformationes XIII dhe në serinë e dokumenteve Testamenta Notariae XI, ku flitet për tregti me stofra, ceken tregtarët nga Prizreni që bënin tregti me mallra të ndryshme në Raguzë.


Shënime të tjera për qytetin e Prizrenit hasim edhe në përmbledhjen e dokumenteve Littera et Commissiones Ragusiane I, të publikuara nga dr. Jorjo Tadiq, ku kemi letrat dhe korrespondencat e Qeverisë Raguzane me vende të ndryshme dhe me qytetin e Prizrenit.

Një dokument i vitit 1361, i cili gjendet në AHD, në librin e serialit Reformationes XIII dhe në serinë e dokumenteve Testamenta Notariae XI, ku flitet për tregti me stofra, ceken tregtarët nga Prizreni që bënin tregti me mallra të ndryshme në Raguzë. Si tregtarë përmenden Georgio Marchouich, Bogdasseuich dhe Nicole fratri Tuodori de Presreno. Emrin e Prizrenit e gjejmë të shënuar në librin Reformationes edhe në disa raste të tjera që i ka publikuar J. Tadiq. Kështu, në dokumentin e vitit 1361 dhe 1364 Prizrenin e gjejmë të shënuar në formën in Prisreno. Për Prizrenin po ashtu kemi shënime në dokumentin e vitit 1364, ku Marin Purkoviq i përgjigjet ftesës së gjyqit se më nuk i ka asnjë borxh Paul Klapoviqit. Ky i rekomandon Qeverisë së Raguzës që të përkujdeset që disa tregtarë t’i paguajnë borxhet e tyre ndaj tregtarit Miroslav që ishte nga Prizreni, në të kundërtën tregtarëve raguzanë do t’u pamundësohet tregtia e lirë.

Qendër tregtare

Më 20 dhjetor Qeveria Raguzane e udhëzon Jakov Serkoqeviqin që të qëndrojë në Prizren ,,fac quod sis in Prisreno”, në mënyrë që të mund të shkojë në konsullatë te mbreti Vukashin së bashku me Mihom Bobalaloviqin. Qeveria Raguzane dërgon Paska Ronjinin dhe Jakov Serkoqeviqin që të ankohen te mbreti Vukashin për qëndrim të dobët ndaj raguzanëve në vendin e tij sapo të dëgjojnë se janë nisur nga Shkupi për në Prizren.

Burimet historike të shek XIII-XV janë relativisht të pasura në pasqyrimin e proceseve politike dhe marrëdhënieve ekonomike e shoqërore që u krijuan atë kohë. Në kuadër të këtyre burimeve historike që flasin për Prizrenin dhe rrethinën e tij bëjnë pjesë dokumente sllave.

Në radhën e tyre kemi krisobulën e zhupanit serb Stefan Nemanja të vitit 1198 për manastirin e Hilandarit me të cilën kërkon në Prizren parikë (dhurata) për t’ia dhënë manastirit të Hilandarit fshatrat Neprobisht, Momushë, Sllamodravë, Retivël, Trenia, Rativështicë, Trenovc, Hoça, Hoçën tjetër dhe tregun e atjeshëm. Nga një krisobulë tjetër e vitit 1347 dhuruar Manastirit të Hilandarit, nga ana e Stefan Dushanit (perandorit serb), me të cilën i konfirmon këtij Manastiri prona dhe të drejtat feudale të mëparshme dhe i dhuron metohe (prona) të reja.

Pronat e reja

Në mesin e shumë pronave të reja bëjnë pjesë: kisha e Shën Dhimitrit në Prizren me fshatrat Llokovica, Zhiviniani, Pllava, Billusha dhe njerëzit në qytet me bashtinat e tyre dhe vreshtën e Ivankos, kisha e Shën Pjetrit në Korishë dhe fshati pranë kishës, kisha e shën Vlashit me vresht dhe në Prizren banorin Ranko me bashtinen e tij, kisha e Shën Kollit në Dobrushtë dhe fshatrat Zhur, Vrebnicë e Bunjevishtë.

Po ashtu nga treva e Prizrenit Stefan Dushani me krisobulë të veçantë të vitit 1355 i dhuron manastirit të Shën Kollit në Dobrushtë prona. Në kuadër të pronave bëjnë pjesë fshatrat e Patkovës, (krahina e sotme e Hasit): Gorozhup, Milishtë, Pllan (Planeja e sotme B.M). Këto tri fshatra sipas detyrimeve feudale që ngarkoheshin nga kjo krisobulë, obligoheshin të sillnin verë prej Pultit në Dobrushtë dhe të lëronin gjashtë ditë në vit, tri në pranverë dhe tri në vjeshtë. Me këtë krisobulë prej territorit të Dobrushtës caktohen gjashtë ushtarë (ata ishin Negomiri, Gin (Gjin) Beli, Vasili dhe prej Zhurit Nemati, Parkaçi dhe Bratisaljaku) për të ruajtur manastirin e Shën Kollit në Dobrushtë.

Krisobula e gjatë e Stefan Dushanit, e lëshuar në vitin 1348 për manastirin e Shenjtorëve Mihail e Gabriel në Prizren është mjaft e rëndësishme për materialin e saj të pasur. Manastiri u ndërtua gjatë viteve (1348-1350). Manastirit i janë dhënë të ardhura nga burimet më të ndryshme, që nga toka e punueshme deri te kullotat malore, që nga të ardhurat prej bletëve deri te ato nga tregu i panaireve.

Pushtimi bullgar

Që në fillim të krisobulës flitet për pamjen e qytetit të Prizrenit, përkatësisht qytetin e Epërm ku edhe sot ekzistojnë muret e fortesave dhe Kalaja, e cila sipas krisobulës i takonte peshkopatës së Prizrenit. Manastirit të Shënjtorëve i janë dhuruar 111 vendbanime që përbëjnë një tërësi të gjerë gjeografike, duke filluar nga rrethi i ngushtë i Prizrenit dhe famullia e Gorës, Podguri, Dukagjini, Drenica, Pulti, Shkodra, mandej Shkupi, Tetova, Toplica, Pçinja, Vraja, Strumica, Ovçepolja, Velesi dhe Plava. Nga këto vendbanime 94 ishin bujqësore dhe 17 katunde (që kryesisht merreshin me blegtori). Katunet kanë qenë të grumbulluara në dy pjesë: në ato arbërore (ose arbanasi katuni) dhe vllehe si vendbanime kryesisht blegtorale. Në afërsi të Prizrenit shënohen nëntë katunde blegtorale arbërore: Gjinovci, Magjerci, Bjellogllavci, Flokovci, Crna, Capraci, Gjonovci, Shpinadinci dhe Novaci.

Burimi më i vjetër dokumentar që flet për zotërimin e Prizrenit nga ana e Gjon Kastriotit është akti i marrëveshjes tregtare që ai lidh me raguzanët më 1420, ku thuhet se do t’i mbronte tregtarët raguzanë brenda vendit të tij që nga “Shufadaj në bregdet deri në Prizren”.

Kthesë e madhe historike në territorin e Kosovës, si dhe pothuajse në tërë territoret e Ballkanit është periudha e fillimit të shekullit XI, pas shkatërrimit të mbretërisë së Samuilit (1018).

Në kuadër të shtetit bullgar të Samuilit (976 – 1014), që u shtri në pjesën më të madhe të Ballkanit, duke përfshirë edhe të gjitha trevat shqiptare, u gjet edhe Prizreni.

Prizreni në burimet historike mesjetare (4)
Prizreni - qendër e kryengritjes kundër Perandorisë Bizantine

Prizreni në burimet historike mesjetare 4t21qx

Në burimet e kohës Prizreni përmendet si një ndër qendrat e urbanizuara në Dardani

Në burimet e kohës dalin si qendra të urbanizuara Prizreni e Lipjani. Të dyja këto qytete në dy diploma që perandori bizantin Vasili II i drejtonte arrgjipeshkvit të Ohrit, njërën në vitin 1019 dhe tjetrën më 1020, me të cilat ai ua konfirmonte argjipeshkvisë dhe sufraganëve të tij të drejtat e tyre si për argjipeshkvinë ashtu edhe për ipeshkvitë vartëse, që ishin në përbërje të Patrikanës së Ohrit në kohën e shtetit të Samuilit, përmenden në rangun e ipeshkvive të Argjipeshkvisë së Ohrit, Ipeshkvia Prizrenit dhe Lipjanit.

Juridiksioni i Patrikanës së Ohrit pas vitit 1018, pas rënies së shtetit të Samuilit u ul në rangun e Argjipeshkvisë, por ka pasur shtrirje të gjera duke ia njohur kësaj të drejtat e mëparshme mbi 31 dioqeza. Pra, në dekadat e para të shek. XI Prizreni ishte në përbërjen e shtetit të Samuilit. Pas rënies së shtetit të Samuilit e gjithë pjesa qendrore dhe lindore e Gadishullit Ballkanik gjer te Sava e Danubi hyri nën sundimin bizantin. Sundimi bizantin në këtë shtrirje territoriale zgjati pothuaj 150 vjet dhe patjetër ka pasur ndikim në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik.

Dhuna bizantine

Në qytetet më të rëndësishme ishin vendosur garnizone bizantine për të mbajtur të nënshtruar popullsinë arbërore. Administrata bizantine e shumtë në numër ushtronte një dhunë të paparë. U vendosën taksa dhe detyrime të shumta. Kisha bizantine e cila shtiu në dorë prona të gjera toke u bë shtypëse dhe shfrytëzuese e madhe e popullit..

Burimet historike bizantine vënë në pah se qyteti i Prizrenit (Prisdiana), pikërisht në vitin 1072 dhe 1073 u bë qendër e kryengritjes së drejtuar kundër pushtetit të perandorit bizantin (Mihali VII Duka). Kjo kryengritje antibizantine u shtri në treva të gjera duke përfshirë Dardaninë, (Kosovën), Maqedoninë dhe Duklën (Malin e Zi). Këtë kryengritje, e cila në fillim kishte përfshirë Shkupin me rrethinë, e udhëhoqi Gjergj Vojtehu. Që në fillim kryengritësit kishin kërkuar ndihmë prej dukleanëve të cilët edhe më parë mbroheshin me sukses nga presioni bizantin. Sundimtari duklan Mihaili pranoi kërkesat e tyre për ndihmë dhe ua dërgoi një aradhe prej 300 luftëtarësh në krye me djalin e vet Konstatin Bodini. Atëherë, sipas kronikës së vazhduesit të Jan Skilitzës në Prizdriana, u bë bashkimi i kryengritësve me Bodinin i cili u shpall perandor nën emrin Petër. Prizdriana është identifikuar me Prizrenin.

Humbjet e kryengritësve

Mëkëmbësi i atëhershëm i Bullgarisë bizantine, Duka i Shkupit, Niçifor Karantini, e pastaj trashëgimtari i tij Damjan Dollosi dhe strategët e nënshtruar, u orvatën qysh në fillim ta shuajnë kryengritjen, mirëpo gjatë udhëtimit për në Prizren ata pësuan humbje të madhe dhe disfatë të rëndë në luftë me kryengritësit.

Pas dështimit të ushtrisë bizantine kryengritja u zgjerua edhe në viset e tjera të Maqedonisë dhe në fqinjësi të saj. Aktiviteti kryengritës u drejtua në radhë të parë kundër fqinjëve në Nish dhe Kostur, ku u grumbulluan shumë feudalë bizantinë për shkak se frikoheshin nga kryengritësit. Atje, në Kostur, strategët bizantinë organizuan dhe bënë rezistencë. Në këtë luftë u shkatërrua ushtria kryengritëse, kurse vojvoda Petrillo u tërhoq përtej maleve në Dukël. Njëkohësisht një aradhe bizantine e përbërë nga maqedonasit dhe arbrit e asaj ane, që në dokumente quheshin romej, në pajtim me Gjergj Vojtehun, depërtoi në Shkup. Me këtë në Maqedoni u rivendos administrata bizantine. Së shpejti u shkatërrua edhe ushtria veriore kryengritëse që nën komandën e Bodinit operonte rreth Nishit. Ajo u ftua nga Gjergj Vojtehu, u drejtua kah Shkupi, por gjatë rrugës nëpër Kosovë te vendi i quajtur Taoni u prit dhe u shkatërrua nga ushtria bizantine.

Jetësimi i reformave

Si duket, në luftën që u zhvillua u zu rob edhe vetë Bodini. Me këtë përfundoi edhe kryengritja e madhe antibizantine në kuadër të së cilës ishte integruar edhe Dardania.

Në vitet (1081–1180) në krye të Perandorisë Bizantine erdhi Aleks Komneni, i cili përmes disa reformave arriti të ketë ndikim mjaft të madh në jetën shoqërore dhe ekonomike, duke përtërirë ekonominë me çka arriti t’ia zgjasë jetën perandorisë për një kohë të caktuar dhe ta evitojë shkatërrimin e saj.

Mirëpo, ngjarjet e mëvonshme treguan se të gjitha këto reforma që u ndërmorën nuk do të kenë jetë të gjatë.

Republikat qytetare italiane tanimë ishin një faktor me rëndësi si në planin ekonomik, po ashtu edhe në atë strategjik. Ato bënin presion të vazhdueshëm në tregtinë bizantinase. Këtë e vërteton edhe marrëveshja e lidhur midis Venedikut dhe Bizantit në vitin 1082 sipas së cilës u garantohet kalim i lirë në ujdhesat e Egjeut.

Pushtimi i Shkupit

Në këtë kohë kemi sulmet normane kundër Perandorisë Bizantine. Sulmet normane në Gadishullin Ballkanik përshkuan territoret arbërore, duke i bërë plaçkitje e shkatërrime të mëdha vendit. Si edhe shumë qytete të tjera arbërore, edhe Prizreni u përfshi në sulmet e normanëve, të cilët pas pushtimit të Durrësit në vitin 1082 nëpërmjet rrugës Lezhë – Durrës – Prizren arritën në Maqedoni. Ata si duket, duke kaluar nëpër Prizren arritën në Shkup, të cilin e pushtuan dhe aty vendosën garnizonet e tyre ushtarake. Nga burime të kohës mësojmë se gjatë kalimit të normanëve nëpër Prizren për në Maqedoni pësuan rëndë vendbanimet përgjatë rrugës. Gjatë kësaj kohe Perandoria Bizantine arriti të ruajë pushtetin vetëm në një territor të ngushtuar. Është koha kur Kosova bëhet zonë kufitare e shkatërrimeve luftarake dhe kufiri midis principatës së Rashës dhe Perandorisë Bizantine kalonte nëpër pjesën veriore të Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
valmir9
Anëtar i ri
Anëtar i ri
valmir9


Male
Numri i postimeve : 141
Age : 33
Vendi : Theranda (Slloveni)
Registration date : 27/03/2009

Prizreni në burimet historike mesjetare Empty
MesazhTitulli: Re: Prizreni në burimet historike mesjetare   Prizreni në burimet historike mesjetare EmptySun Mar 29, 2009 7:05 pm

Prizreni në burimet historike mesjetare (5)
Pushtimi i tokave arbërore nga Stefan Nemanja

Prizreni në burimet historike mesjetare W9u0kx
Prizreni (në foto) për herë të parë u bie nën sundimin e Nemanjidëve në vitin 1189-1190

Nemanja ka dërguar ushtrinë dhe disa i dogji, të tjerët i ndëshkoi me dënime të ndryshme, të tjerët i dëboi nga shteti i vet dhe shtëpitë e tërë pasuritë ua mori dhe ua dha denoncuesve dhe bashkëpunëtorëve; mësuesit dhe kryeparit të tyre ua shkuli gjuhën në gurmaz...


Gjatë shek. XI dhe XII trojet e Kosovës së sotme ishin arenë konfliktesh midis ushtrisë serbe dhe asaj bizantine. Qysh nga fundi i shek. XI, më 1093, zhupani serb Vukan e sulmoi dhe e dogji Lipjanin. Më pastaj depërtoi në drejtim të Shkupit dhe në trevën e Tetovës, ku bëri rrënime të mëdha. Në bazë të burimeve, shihet se perandori bizantin u nis vetë për në Kosovë në fund të vitit 1093 ose në fillim të vitit 1094, me qëllim që të rikthente Lipjanin, si dhe trojet e tjera të pushtuara nga zhupani i Rashës. Pasi që u informua për ekspeditën e perandorit, Vukani iku në Zveçan. Luftimet rreth Zveçanit zgjatën edhe në gjysmën e parë të shekullit XII, mirëpo fati i kësaj kështjelle në këtë kohë mbetet krejt i panjohur.

Luftimet kufitare midis princave serbë dhe perandorëve bizantinë një kohë të gjatë nuk dhanë ndonjë rezultat të dukshëm. Derisa sundonin perandorët e dinastisë së Komnenëve, Perandoria Bizantine qëndronte mjaft fort në Gadishullin Ballkanik.


Dinastia e Komnenëve

Ardhja e Stefan Nemanjës (1170-1196) në krye të shtetit të Rashës dhe kriza e rëndë që e kaploi Bizantin ndikuan dukshëm në ndryshimin e hartës politike të Ballkanit. Që në vitet e para të sundimit Nemanja arriti ta mundte vëllain Tihomirin më 1186 në fshatin Pantinë afër Zveçanit. Me këtë fitore, si dhe duke shfrytëzuar dobësimin e Perandorisë Bizantine me rastin e rënies së dinastisë së Komnenëve (1180), Stefan Nemanja filloi të zgjerojë territoret e veta në drejtim të Jugut në Kosovën e sotme.

Zgjerimi dhe pushtimin e territoreve në drejtim te Kosovës së sotme e pasqyrojnë mirë burimet historike sllave si dhe biografitë e shkruara për Stefan Nemanjen. Pushtimi i tokave arbërore nga Stefan Nemanja dëshmohet qartë nga aktdhurata e tij e lëshuar me 1198 për manastirin e Hilandarit. Në këtë aktdhuratë Zhupani i madh serb Stefan Nemanja njofton për pushtimet e bëra; “…, Fitova nga krahina detare edhe tokën e Zetës me qytetet dhe prej Arbërisë Pultin (од Арьбанась Пилоть), nga tokat greke Llapin, Lipjanin, Duboçicën. Lipencin…, E rëndësishme për këtë aktdhuratë është fakti se viset e pushtuara arbërore janë dalluar gjithnjë si një etnitet më vete, i ndryshëm nga sllavët që e kanë njohur edhe sundimtarët mesjetarë serbë.

Pushtimet e Nemanjës

Sipas biografisë së Shën Savës kushtuar babait, Stefan Nemanja, thuhet: “Mori nga bregdeti vendin Zeta me qytete; nga Rabani (Arbëria) të dy Pultët, ndërkaq nga toka greke mori Patkovën (territor i sotëm në mes të Gjakovës dhe Prizrenit B M), Hvosnën, Kostercin dhe Dërshkonjën (treva këto të rrethit të Pejës J. Drançolli); Podrimen, Sitnicën, Llapin dhe Lipjanin…” Ndërkaq, sipas biografisë së Stefanit të Kurorëzuar, Stefan Nemanja kishte pushtuar të dy Pultët, trevën e Prizrenit, Kosovën dhe trevën e Zetës me qytetet: Shasin, Ulqinin dhe Tivarin. Edhe në kartën e Hilandarit të vitit 1200, nga mbreti i Rashës Stefani i Kurorëzuar (1217), përsëriti se Stefan Nemanja “ mori nga trevat detare Zetën me qytet, dhe nga arbrit Pultin”.

Lidhur me pushtimin e këtyre viseve në historiografi ka mendime të ndryshme. Duke marrë parasysh faktin, se të gjitha trojet e Kosovës së sotme nuk ceken në dokumentin e Stefan Përovençanit, i cili mban datën 1200 dhe 1202, ka të ngjarë që Nemanja disa prej trojeve të përmendura i ka mbajtur përkohësisht. Sipas kësaj, studiuesi N. Malcolm është i mendimit se qyteti i Prizrenit nuk ishte pushtuar nga ai, por vetëm ndonjë pjesë e dioqezës së Prizrenit.

Marrëveshja gjysmake

Të gjitha këto suksese Stefan Nemanja i arriti pas vdekjes së perandorit bizantin Manuel Komnenit në vitin 1180. Në anën tjetër Stefan Nemanja shfrytëzoi kohën e kalimit nëpër Serbi të kryqtarëve të Kryqëzatës perëndimore të udhëhequr nga Fridrih Barbarosa, në verën e vitit 1189, me të cilin u takua në Nish. Me atë rast Nemanja jo vetëm që i ofroi ndihmë në luftë kundër Bizantit, por njëherësh pranoi të bëhet vasal i tij, me kusht që Barbarosa t’ia njihte territoret e pushtuara dhe ato që do t’i pushtojë nga Bizanti. Por, Barbarosa nuk ishte i gatshëm të hynte në luftë me Bizantin, prandaj pjesërisht e pranoi ofertën e tij. Sidoqoftë, Nemanjës i mjaftonte edhe një marrëveshje e tillë për t’i vazhduar pushtimet në lindje e në juglindje të zotërimeve të veta. Me atë rast pushtoi një varg qytetesh në Dardani si Shkupin, Prizrenin dhe në Pologun e Poshtëm (krahinë në Maqedoninë e sotme) qytetin Leshka dhe Gradacin.

Krimet makabre

I biri i Stefan Nemanjës, Stevan Përvovençani, ka shkruar se në vitin 1190: “Nemanja ka okupuar përveç qyteteve të Luginës së Strumës… edhe Prizrenin, Shkupin dhe qytetin Leshtak të Pollogut të Poshtëm…Këto qytete i rrënoi dhe i çrrënjosi me themel, sepse nuk mbeti asnjë gur pa u rrënuar…; tokat dhe pasuritë e tyre ua bashkoi pasurisë dhe famës së sundimtarëve të vet…; Pastaj, thuhet: “Nemanja ka dërguar ushtrinë dhe disa i dogji, të tjerët i ndëshkoi me dënime të ndryshme, të tjerët i dëboi nga shteti i vet dhe shtëpitë e tërë pasuritë ua mori dhe ua dha denoncuesve dhe bashkëpunëtorëve; mësuesit dhe kryeparit të tyre ua shkuli gjuhën në gërmaz…, kurse librat e tyre të pandershëm i dogji dhe i ndoqi, duke u kërcënuar se ato rrëfejnë dhe përmendin në të gjitha anët atë emër të mallkuar dhe në të gjitha anët çrrënjosi atë besim të mallkuar që të mos përmendet kurrsesi në shtetin e tij”. Mirëpo, në asnjë dokument nuk jepen data të pushtimit të qyteteve. Sipas kohës së rrjedhave të ngjarjeve historike Prizreni për herë të parë u bie nën sundimin e Nemanjidëve në vitin 1189-1190.

Prizreni në burimet historike mesjetare (6)
Ndryshimi i hartës politike të Gadishullit Ilirik

Prizreni në burimet historike mesjetare 350niwg
Shkupi, të cilin perandori bullgar Kallojan e pushtoi në vitin 1204.

Ky sundim ishte jetëshkurtër, ngase Nemanja nuk mundi të sundonte një pjesë të territoreve në Kosovë më gjatë, sepse së shpejti raportet ndryshuan. Më 14 shkurt 1190, në qytetin e Andrianopojës, Fredrik Barbarosa që udhëhiqte Kryqëzatën e feudalëve të Evropës Perëndimore kundër Perandorisë Bizantine, lidhi marrëveshje miqësore me bizantinët dhe vazhdoi rrugën për në pushtimin e Jerusalemit. Pas largimit të kryeqtarëve perëndimorë, Bizanti përgatitet ta ndëshkojë Nemanjën. Në vjeshtën e vitit 1190 forcat bizantine të udhëhequra nga perandori Isak Angjeli (1185 –1195) në luginën e Moravës u ndeshën me forcat e Nemanjës ku i shkaktuan disfatë. Me marrëveshjen e arritur në mes Rashës dhe Perandorisë Bizantine, Stefan Nemanja u detyrua qe territoret e pushtuara nga ai në vitet e fundit t’ia kthente Bizantit. Me traktatin e paqes që u nënshkrua pas kësaj beteje iu kthyen Bizantit ato territore që i ishin marrë gjatë vjetëve të fundit, nga Nemanja.

Kryqëzata e Katërt

Megjithatë, Nemanja mbajti territore të rëndësishme në rajonet kufitare, si rrafshin e Llapit e të Sitnicës, Lipjanin dhe Fushën e Kosovës. Ndërsa pellgu i Drinit të Bardhë me Pejën, Deçanin krahinën e Hvosnës, dhe qyteti Prizrenit, iu kthyen Bizantit.

Në Arbërinë Veriore serbët pushtuan Pultin e Epërm dhe atë të Poshtëm, pastaj Zetën me bregdet dhe qytetet e saj Kotorrin, Tivarin dhe Shkodrën. Kështu, tani qytetet kufitare më veriore të Perandorisë Bizantine me shtetin e Rashës ishin Prizreni, Shkupi dhe Lezha. Duhet theksuar se gjatë kësaj kohe bizantinët ishin të interesuar për një paqe më afatgjatë me serbët, sepse tanimë nuk ishin në gjendje të udhëhiqnin dhe të zhvillonin luftëra të gjata si më parë.

Në fillim të shekullit XIII Ballkani u gjet përballë ngjarjeve të rëndësishme ndërkombëtare që solli Kryqëzata e Katërt (1202 – 1204) e mbretërve të Evropës Perëndimore. Kryqtarët e Kryqëzatës së Katërt në misionin për të çliruar “vendet e shenjta”, më 1204 pushtuan Konstandinopojën. Rënia e Perandorisë Bizantine, pas Kryqëzatës së Katërt, bëri që të ndryshojë tërësisht harta politike e Gadishullit Ilirik. Kryqtarët ngritën një shtet të ri me emrin Perandoria Latine me kryeqytet Konstandinopojën, që si i tillë ekzistoi gjatë viteve 1204 – 1261.

Zgjerimi i bullgarëve

Ndërkaq, nga pjesët e papushtuara bizantine feudalët formuan shtete me tradita bizantine, prej të cilave më të njohura ishin: Nikeja në Azinë e Vogël dhe Despotati i Epirit në pjesën Ballkanike. Rënien e Bizantit u ngutën ta shfrytëzojnë shtetet ballkanike, si Bullgaria, Rasha, Despotati i Epirit, Arbëria në krye të së cilës gjendej i biri i Progonit, Gjini (1199 – 1208).

Gjatë rrethimit të Konstandinopojës nga kryqtarët, perandori bullgar Kallojan përfitoi nga rasti dhe në vitin 1204 pushtoi Shkupin, Ohrin dhe Prizrenin. Pas pushtimit të këtyre qyteteve peshkopët grekë detyrohen të largohen dhe në vend të tyre emërohen peshkopë bullgarë. Mirëpo, Engjëll Komneni (1216 – 1230) sundimtari i Despotatit të Epirit, pas fitores mbi forcat franceze në luginën e Shkumbinit më 1217, vazhdon luftën kundër bullgarëve dhe në atë fushatë mori: Ohrin, Prilepin, Shkupin dhe Prizrenin.

Dy vjet më vonë (1219), me pëlqimin e patrikut të Nikesë Serbia fiton pavarësinë kishtare. Argjipeshkv i parë i saj bëhet i biri i tretë i Nemanjës, Rastkoja, i njohur si Shën Sava. Pas mëvetësimit të kishës serbe ai e bëri edhe organizimin e saj.

Ndërrimi i peshkopëve

Me atë rast u ndërrua peshkopi grek nga peshkopata e Prizrenit, që ishte nën juridiksionin e Argjipeshkvisë së Ohrit dhe në vend të tij u emërua peshkopi serb. Ndërrimi i peshkopëve nënkupton se Prizreni në atë kohë u pushtua nga shteti i Rashkës. Ka mendime se Stevan Përvovençani e pushtoi Prizrenin në vitin 1214. Ndërsa N. Malcolm është i mendimit se mbretit të kurorëzuar serb Stefanit i shkoi ndoresh të pushtonte tërë Kosovën Perëndimore (pa zonën e Prizrenit), diku kah viti 1208. Pas disa vitesh (më së voni deri më 1216) ai e pushtoi edhe Prizrenin. Sundimi i dytë i Nemanjidëve në Prizren nuk qe jetëgjatë ngase pasardhësit e S. Përvovençanit – Radoslavi (1227 – 1234) dhe Vladislavi (1234 – 1243), jo vetëm që nuk ishin në gjendje të ndiqnin një politikë aktive në Ballkan, por edhe vetë Serbia ra nën ndikimin e huaj, së pari të Despotatit të Epirit e mandej edhe të Perandorisë Bullgare. Në ndërkohë, Uroshi I (1243 – 1276), solli në Serbi sasët, xehetarë të njohur gjermanë, dhe me ndihmën e tyre organizoi eksploatimin e xeheve duke krijuar kështu mundësinë e rimëkëmbjes e të fuqizimit ekonomiko– ushtarak dhe mundësinë e ndjekjes së një politike më aktive të Rashkës në Ballkan.

Pazar me tokat arbërore

Pas ripërtëritjes së Perandorisë Bizantine në vitin 1261, perandori Mihali VIII Paleologu (1259-1282), ndërmori veprime ushtarake që të rikthente vendet e pushtuara nga Nemanjidët, të cilat sipas marrëveshjes së vitit 1272 i takonin asaj. Kështu ushtria bizantine në vitin 1283 depërtoi në Lipjan e Prizren dhe i dha grusht të rëndë ushtrisë së rashianëve. Kurse në vitin 1291 ushtria e princit të Vidinit, e ndihmuar nga tatarët, depërtuan thellë deri në Pejë duke shkatërruar dhe bërë dëme të mëdha materiale. Mirëpo, ushtria bizantine nuk përforcoi pushtimet e saj në Ballkan. Me ekspeditën e suksesshme të mbretit Milutin (1282–1321), të ndërmarrë më 1283, pushtuan edhe Shkupin, Maqedoninë Perëndimore dhe pellgun e Vardarit. Me këto pushtime Mbreti i Rashës Milutini, e detyroi perandorin bizantin Andronikun e II (1282-1231), të lidhë paqe më të në vitin 1299, ku tokat e pushtuara ia njohu mbreti Milutin.

Autori: Mr. Bedri Muhadri (BotaSot)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
valmir9
Anëtar i ri
Anëtar i ri
valmir9


Male
Numri i postimeve : 141
Age : 33
Vendi : Theranda (Slloveni)
Registration date : 27/03/2009

Prizreni në burimet historike mesjetare Empty
MesazhTitulli: Re: Prizreni në burimet historike mesjetare   Prizreni në burimet historike mesjetare EmptyMon Mar 30, 2009 10:42 pm

Prizreni në burimet historike mesjetare (7)
Kolonizimi serb i territorit të Kosovës

Prizreni në burimet historike mesjetare 34g22hl
Qendër kryesore e Perandorisë Serbe u bë edhe Prizreni

Për shkak të pozitës së rëndësishme ekonomike e strategjike, Prizreni së shpejti bëhet qendër e rëndësishme për shtetin e Dushanit të asaj kohe. Rëndësi të madhe tregtare merr sidomos në gjysmën e parë të shekullit XIV, kur do të zhvillojë tregti edhe me raguzasit, të cilët arrijnë të formojnë koloninë e tyre në Prizren.


Me këtë marrëveshje shteti i Rashës zgjeroi pushtetin e vet në tokat arbërore gjer te lumi Shkumbin. Ai u zgjerua dukshëm edhe pas betejës së vitit 1330 në Velebuzhdë, ku ushtria serbe korri fitore kundër ushtrisë bullgare, kurse perandori bizantin në këtë rast si aleat i Bullgarisë u tërhoq nga Maqedonia gjë që solli që Serbia tani të zërë vendin kryesor në mesin e shteteve të Ballkanit të cilat gjithnjë e më tepër dobësoheshin. Pas pushtimeve të sipërmendura Prizreni u gjet në pjesën qendrore të shtetit të Nemanjidëve. Në një pozitë të tillë qyteti do të gjendet edhe në kohën e pasardhësve të Milutinit- Stefan Deçanit (1321-1331), Stefan Dushanit (1331-1355), dhe në kohën e sundimtarit të fundit të kësaj dinastie – Oroshit V (1355-1371).

Prizreni-qendër strategjike

Shteti mesjetar i nemanjidëve në kuadrin e të cilit ishte edhe Kosova arriti kulmin e fuqisë politike në kohën e Stefan Dushanit (1333–1355). Shteti i Rashanëve nën udhëheqjen e Stefan Dushanit do të forcohet në vijimësi dhe brenda pak kohe mundi të shtrihej në Thesali e Maqedoni. Tashti sundimi i vendosur bizantin për nëntë shekuj e gjysmë mori fund përgjithmonë. Me pushtimet e tij Stefan Dushani përfshiu në shtetin e tij pjesën më të madhe të Ballkanit, duke krijuar një perandori feudale pretenduese për trashëgiminë e Romës dhe të Bizantit.

Pas ngjarjeve të sipërpërmendura Prizreni u gjet në pjesët qendrore të shtetit të Nemanjidëve. Për shkak të pozitës së rëndësishme ekonomike e strategjike, Prizreni së shpejti bëhet qendër e rëndësishme për shtetin e Dushanit të asaj kohe. Rëndësi të madhe tregtare merr sidomos në gjysmën e parë të shekullit XIV, kur do të zhvillojë tregti edhe me raguzasit, të cilët arrijnë të formojnë koloninë e tyre në Prizren. Në këtë kohë më 8 mars 1332, në Prizren raguzasit do të kenë edhe konsullin e përgjithshëm, i cili kontrollon vepritrain e tregtarëve të tyre. Përforcimi i pushtetit të Nemanjidëve në Prizren përcillet edhe me shfrytëzimin e qytetit si qendër politike të tyre. Prizreni në shek. XIV ishte edhe seli e mbretërve Nemanjidas.

Shtrembërimi i historisë

Në qytetin e Prizrenit, Perandori Stefan Dushani kishte oborrin mbretëror. Aty nxirreshin diploma që i lëshonte perandori Duashan. Po ashtu car Dushani ka pasur rezidencën verore në Ribnik afër derdhjes së Lumbardhit të Prizrenit në Drin, ku ai dhe i biri Uroshi shpeshherë qëndronin, çka do të thotë se Prizreni kishte edhe funksionin e qendrës perandorake nemanjidas të asaj kohe.

Stefan Dushani, për të mbajtur kohezionin në perandori, në aktdhuratën (diplomën e vitit 1348) me të cilën i dhuroi fshatra Manastirit të Hilandarit, ai e quan veten “Car i të gjithë serbëve, grekëve dhe i vendit të Perëndimit të Arbërisë dhe bregdetit”. Ne këtë aktdhuratë këtij manastiri në mesin e shumë pronave që iu dhanë shënohen edhe disa pasuri që i përkasin krahinës së Prizrenit. “Në Pult (u Pilot) fshatrat Kalogeni dhe Murik me të gjitha pronat e këtyre fshatrave dhe me male e vreshta në Prizren. Dhe në Zhupën (krahinen BM) e Prizrenit kishën e Shen kollit ne Hoçë dhe fshati Hoçë e Epërme dhe e Poshtme dhe me sinoret e tyre”.

Nuk na është e qartë, shkruan studiuesi ynë i mirënjohur S. Daci, se si Milosh Blagojeviçi, studiues i njohur që në veprën «Serbia në kohën e nemanjidëve» përpiqet të falsifikojë të dhënën e cituar më lart duke mos shënuar Arbërinë dhe arbërit.

Vendosja e administratës serbe

Në luftërat e Dushanit kundër bizantit morën pjesë edhe mjaft feudalë ballkanikë midis të cilëve edhe shumë arbër. Feudalët arbërorë të trevave të pushtuara nga bizantinët, si në Shqipëri po ashtu edhe në Maqedoni, duke luftuar si vasalë të mbretit serb morën pjesë në likuidimin përfundimtar të sundimit bizantin në trevat perëndimore dhe qendrore të Gadishullit Ballkanik.

Në tokat arbërore Dushani u përpoq t’i afrojë feudalët arbëreshë duke u shpërndarë prona e bashtina të mëdha feudalëve bizantinë sidomos në Thesali dhe Epir të Poshtëm. Në Arbëri vendosi bashtinarë e pronarë serbë dhe në krye të qyteteve të Shqipërisë vuri qeveritarë serbë. Po ashtu në trevën e Kosovës së sotme u vendosën bashtinarë dhe pronarë vlleho-serbë, dhe kjo qe me përmasa të gjëra që çoi te kolonizimi serb i territorit të Kosovës dhe të një pjese të Maqedonisë arbërore.

Kodi i Stefan Dushanit

Për të përforcuar pushtetin Car Dushani përmblodhi në një kanun të drejtën që mbronte marrëdhëniet feudale në prodhim që njihet me emrin “Kodi i Stefan Dushanit”. Qendrat kryesore të Perandorisë Serbe u bënë Prizreni dhe Shkupi.

Periudha e pushtimit të tërësishëm të Kosovës nga Perandoria Serbe e Car Dushanit deri të periudha paraosmane paraqet një prej periudhave të rënda të historisë së popullatës arbërore dhe të persiatjeve të saj për ruajtjen e identitetit. Sipas burimeve, mbreti serb Stefan Dushani ishte “mjaft jo tolerant ndaj katolikëve” dhe nuk e duronte” katolicizmin në masa”.

Politikën fetare të pleksur me motive etnike kulturore e politike Stefan Dushani e fiksoi në Kodin e vitit 1349.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
valmir9
Anëtar i ri
Anëtar i ri
valmir9


Male
Numri i postimeve : 141
Age : 33
Vendi : Theranda (Slloveni)
Registration date : 27/03/2009

Prizreni në burimet historike mesjetare Empty
MesazhTitulli: Re: Prizreni në burimet historike mesjetare   Prizreni në burimet historike mesjetare EmptyTue Mar 31, 2009 7:20 pm

Prizreni në burimet historike mesjetare (8 )
Përpjekjet e sllavëve për asimilimin kombëtar të arbërve

Prizreni në burimet historike mesjetare 4snx3q
Kalaja e Prizrenit

Mes shek. XIII-XIV, krahas shqiptarëve gjithsesi të shumtë, që mbanin emra si Gjin, Dedë, Gjon, Progon, Llesh, gjenden në këto treva edhe arbër të tjerë të cilësuar nga vetë dokumentacioni si të tillë, që mbanin emra sllavë ose që i ishin përshtatur onomastikës sllave.


Lidhur me herezinë latine thuhet: “… në qoftë se ndokush nuk dëgjon që të konvertohet e të kthehet në besimin e vërtetë, ai do të dënohet me vdekje… Klerikët heretikë të një komunioni të huaj që përpiqen të bëjnë proselit do të kapen, do të dërgohen në miniera ose do të dëbohen. Kishat heretike do të konsakrohen e do t’u besohen klerikëve të besimit të vërtetë… në rast se nuk dëgjon të pagëzohet, atij do t”i hiqen gruaja, fëmijët e shtëpia, do të katandiset në mjerim e do të detyrohet të emigrojë…”.

Nga kjo kuptohet se në shekujt XII-XIV besimi katolik arbëror ishte i përhapur në Kosovë dhe se presionet e shtetit serb kanë ekzistuar edhe më tej. Në thelb, synim ishte zhdukja e barrierave kulturore e fetare, të cilat në Mbretërinë Serbe i dallonin arbërit si të tillë, dhe asimilimi etnokulturor i arbërve.

Konvertimi fetar

Një rol të veçantë në këtë drejtim e luajti kisha serbe me seli në qytetin e Pejës (Patrikana e Pejës), e cila duke pasur edhe mbështetjen e pakursyer të shtetit, punoi sistematikisht për largimin e popullsisë arbërore nga riti katolik, i përhapur gjerësisht në radhët e kësaj popullsie, e sidomos pas vitit 1204, dhe orientimin e saj drejt ortodoksisë sllave. Në këto rrethana një pjesë e popullsisë arbërore të Kosovës u shtrëngua ta përqafojë ritin ortodoks sllav.

Pushtetarët nemanjidas merrnin masa drastike persekutimi dhe ndëshkimi të atyre që nuk ishin të fesë ortodokse. Duke filluar nga gjysma e dytë e shek.XIII serbizohen kishat e manastiret e Kosovës dhe ndërtohen shumë të tjera të cilat u pajisën me fonde të mëdha toke. Kishat arbërore filluan t’i uzurpojnë si të tyre, ose t’i rrënojnë dhe në themelet e tyre ngritën kishat serbe, si psh. të Shën Premtes, të Graçanicës, Banjskës etj. Kështu, Kisha e Shën Premtes ngrihet mbi tempullin e periudhës romake e të bazilikave të shekujve V – VI, XI e XII, ndërsa që nga viti 1019 aty gjendej qendra e peshkopatës së Prizrenit.

Terror në popullsinë autoktone

Lidhur me këtë në vitin 1346 Papa Klementi VI reagon te Stefan Dushani, mbreti i Rashkës, për uzurpimin e kishave katolike në Prizren, Novo Bërdë, Trepçë dhe Janjevë.

Në Krisobulën e Deçanit (viti 1330) shënohet fakti se çfarë terrori përjetonin të gjithë ata që nuk ishin serbë nën okupimin e dinastisë Nemanjide. Aty thuhet: “nëse ndonjë ish-zotërues, vlleh ose arbanas, vetëm thekson se më parë kullosa ose mali ka qenë pronë e tij do të gjobitet prej mbretit me 500 dele dënim “.Sundimin e egër serb e thekson edhe shkrimi i priftit Guljelm Adami, argjipeshkëv i Kryepeshkopatës së Tivarit në misionin e tij propagandistik të kryqëzatës aty nga viti 1332, ku shkruan.”… këta popuj, si latinë ashtu edhe arbërit, janë të shtypur nga zgjedha e padurueshme dhe nga sundimi shumë i rëndë i prijësit të sllavëve që është i urryer dhe i neveritshëm për ta, meqenëse populli i tyre është i ngarkuar me taksa, kleri i tyre persekutohet dhe përbuzet, peshkopët dhe klerikët shpesh lidhen me zinxhirë, fisnikët e tyre shpronësohen… “.

Masat e tilla godisnin rëndë popullsinë shqiptare. Ato përcaktuan përhapjen e fenomenit të sllavizmit fetar-onomastik në shtresa të caktuara të popullsisë arbërore.

Territoret e zvogëluara

Kjo është arsyeja që midis shek. XIII-XIV, krahas shqiptarëve gjithsesi të shumtë, që mbanin emra si Gjin, Dedë, Gjon, Progon, Llesh, gjenden në këto treva edhe arbër të tjerë të cilësuar nga vetë dokumentacioni si të tillë, që mbanin emra sllavë ose që i ishin përshtatur onomastikës sllave.

Emra si Pribislav, Radomir, Vladislav apo mbiemrat Vogliç, Kuqeviç, Flokovci, Gjinovci etj, dëshmojnë se në këtë kohë popullsia autoktone arbërore (shqiptare) po kalonte nëpër një fazë të rëndë të asimilimit etnik e kulturor-fetar.

Pasojat e një politike të tillë, ku me dhunë bëhej asimilimi, duken veçanërisht në të dhënat onomastike, që rezultojnë nga një numër krisobulash të mbretërve të dinastisë Nemanjide, si në krisobulën e Deçanit, të Graçanicës, të Banjskës, të Kryengjëjve Mihal e Gabriel etj.

Presioni i gjatë e i fuqishëm i shteteve dhe i kishave sllave që shoqërohej edhe me kolonizim të trojeve shqiptare nga sllavët, veçanërisht të Kosovës, ka bërë që hapësira a albanëve të vinte vazhdimisht duke u ngushtuar, ashtu siç është konstatuar nga studiuesi ynë mirënjohur Eqrem Çabej që trevat shqiptare (albane) në mesjetë nuk janë zgjerim ekspansioni, por zvogëlim e restriksion në vazhdimësi.

Principatat arbërore

Perandoria Rashiane pas vdekjes së Dushanit, u fut në anarki dhe despotizëm feudalë, ku sundimi perandorakë i nemanjidëve humbi edhe në vetë territorin e Rashkës. Në këtë kohë, pas rënies së Perandorisë së Dushanit me 1355, pasojë një periudhë e kufijve të padefinuar në kohë, që ndryshonin vazhdimisht si pasojë e ndërhyrjes së pushtimeve osmane dhe nga luftërat që zhvillonin feudalët e fuqishëm të kohës . Dhe në trevat arbërore u formuan principatat- shtete feudale siç ishin: Shteti i Balshajve, i Kastriotëve dhe i dinastisë së Dukagjinasve, të cilët shtriheshin në kohë në trevat arbërore edhe në Kosovën e sotme, ku bënte pjesë si qytet shumë i rëndësishëm Prizreni, Peja etj. Kësisoj Prizreni me rrethinë prej viteve 70-ta të shek XIV dhe deri në gjysmën e shek. XV ishte qytet i rëndësisë së veçantë të shteteve arbërore në mesjetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Prizreni në burimet historike mesjetare Empty
MesazhTitulli: Re: Prizreni në burimet historike mesjetare   Prizreni në burimet historike mesjetare Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Prizreni në burimet historike mesjetare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887)
» SKENDERBEU NE BURIMET OSMANE
» Shpalime historike
» Shpalime historike
» HAXHI YMER PRIZRENI (1821-1887)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: