Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 EDHE NJEHERE PER SKENDERBEUN

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

EDHE NJEHERE PER SKENDERBEUN Empty
MesazhTitulli: EDHE NJEHERE PER SKENDERBEUN   EDHE NJEHERE PER SKENDERBEUN EmptyThu Apr 29, 2010 1:57 am

NË MAQEDONI TE GJITHË SHKRUAJNË HISTORI
Intervistë e Safet Hysenit per FAKTI, Shkup, me:
Ilmi Veliu, historian dhe nënkryetar i Shoqatës së Historianëve
Shqiptarë , Shkup.
Reagim me rastin e botimit të librit për Skënderbeun nga Ali Aliu dhe Gane Todoroski, dhe tubimit tw ”Sve makedonski kongres” I Todor Petrovit me shoke.
Që “historianët” e lartpërmendur, po edhe lexuesit, ta kenë më të qartë problematikën për të cilën do të flasim, do të fillojmë nga e para. Kjo është nga shkaku se shqiptarët përherë i ngatërrojnë punët, profesionet, postet, kompetencat dhe detyrohen përherë të fillojnë nga zero. Merret me mjekësi ai që nuk është mjek, merret me arsimin ai që nuk është i arsimit, merret me politikë ai që nuk është i politikës, merret me histori ai që nuk është historian dhe merret me të gjitha sendet ai që nuk ka njohuri për asgjësend. Fjalën e kam te dy botimet “historike” më të fundit, shumë të vonuara, kushtuar 600 vjetorit të lindjes së Skënderbeut, njëri nga tandemi Ali Aliu -Gane Todoroski dhe tjetri nga një “historian” maqedonas, gazetar i Vreme-s, Aleksandar Popovski.
Do të fillojmë me Popovskin, i cili mundohet të vërtetojë se Skënderbeu ishte me origjinë sllave. Autori nuk është përcaktuar se është fjala për sllavët e lindjes, të perëndimit apo të jugut. Pastaj nëse ai thotë se Skënderbeu ishte nga sllavët e jugut përsëri ai duhej ta përcaktonte se a ishte serb, kroat, slloven, malazez, bullgar apo sllavomaqedonas. Nëse me nocionin sllav ka menduar prejardhjen e tij serbe atëherë ajo është përrallë e moçme dhe nuk ka nevojë të diskutohet për atë teori të harxhuar serbe. Nëse pretendon se ai ishte maqedon nga këta të sotmit përsëri e ka kot, se në asnjë burim të Mesjetës nuk përmendet termi “popull maqedon” sepse nuk ka ekzistuar deri në vitin 1945 kur Titoja nga “Vardarska Banovina, polli Maqedoninë dhe nga serbët e jugut polli maqedonët.
Ali Aliu
Kam respekt të madh ndaj Ali Aliut, po ja që ai vetë është fajtor që u bë tandem i Ganes dhe mua më duhet ta shti në një thes me të, sepse ai është fajtor që ka pranuar të hynte në të njëjtin thes, pa marrë parasysh se çfarë dhurate mund t’i kenë dhënë, bile as pwr anëtarësimin në M.A.N.U. Ata kanë vetëm një gjë të përbashkët: se Gane Todoroski si kryetarë i një partie maqedone, MAAK, fund e krye antishqiptare u tregua i pasuksesshëm si politikan dhe Ali Aliu, si kryetar i SH.SH.SH.M-së, po ashtu u tregua pa- suksesshëm, dhe kjo mund të ketë qenë arsyeja që të vendosin të provohen në një fushë tjetër, tash në histori. Punën e Tandemit, si duket e kanë bërë për shkak të Evropës ose ndoshta Buçkovski ka kërkuar që t’i tregohet Evropës se kur janë në pyetje marrëdhëniet shqiptaro- maqedone, disa shqiptarë janë në gjendje që edhe heronjtë kombëtarë t’i ndajnë përgjysmë me maqedonët.
Unë që të deshifroj nocionin “mit” të cilin Ali Aliu e përdor në titullin e punimit të tij “shkencor” për Skënderbeun, e që unë të jem sa më korrekt, shfletova librin e Dr. Zef Mirditës “Mitet dhe Mitologjia në Antikë”, Rilindja, Prishtinë 1988, faqe 31, ku për nocionin mit na jep këto sqarime: “….. Pavarësisht nga fakti i mungesës së një definicioni të prerë mbi nocionin “mit”, ai megjithatë duhet kuptuar në kuptim të ngushtë të fjalës (stricto sensu) e që do të thotë: “tregim”, shprehje”, “fjalë”, “gënjeshtër”. (Faqe 35) Në kuptim të tregimeve të trilluara e ndeshim në shumë vende te Platoni… (Po aty)…Këtë do ta mbyllim me shembujt e marrë nga vepra e Lukianit, “Si shkruhet historia”, ku fjala “mit” përdoret në kuptim të diçkaje të trilluar.
Ky mendim i Lukianit, thotë Zef Mirdita, që shkrimi i historisë nuk duhet të zbukurohet me tregime trilluese apo mitologjike, përsëritet edhe më vonë në veprën e cituar të po këtij autori. Në vazhdim Zef Mirdita, vepër e cituar, f. 33 thotë: Te autorët grekë nocioni “mit” e pati kuptimin e fjalës, bisedës, tregimit të trilluar. Dhe unë tash pyes vetën: A thua Ali Aliu duke e përdorur këtë nocion në titullin e punimit të tij, ka pasur për qëllim që t’i bëjë “qejfin” Ganes dhe të gjitha historitë e shkruara deri më tani për Skënderbeun t’i shpallë si tregime të trilluara dhe të rreme, ose ta shpallë vetë Skënderbeun si të pa qenë, d.m.th që kurrë nuk ka ekzistuar, por vetëm popullata e ka trilluar.






Shqiptarofobi Gane Todoroskit dhe “historiani”
tjetër Aleksander Popovski (Gazetar i Vreme-s).
Për të shkruar diçka shkencore duhet të dish se çështë shkenca dhe atë jo definicionin komunist, por atë të vërtetin, dhe pasi që autorët e lartpërmendur nuk i janë përmbajtur këtij kushti unë jam i detyruar ta përsëris:
Ç’është Shkenca ?
Me termin shkencë nënkuptohet njohuria, dituria, mësimi për diçka që është e përgjithshme, e sistematizuar, e arsyetuar dhe e vërtetuar; që është e arritur me metodën e një studimi të përpiktë, të saktë e të kujdesshëm dhe i bërë në mënyrë të vetëdijshme.
Ç’është Historia ?
Nocioni Histori është i shumëkuptimshëm, dhe është me rëndësi se në cilin kontekst përdoret që të mund të kuptohet se në çka mendohet. Në jetën e përditshme shpesh ka kuptimin e lëndës së historisë që mësohet në shkollë, ose libri i Historisë që përdoret nga nxënësit ose studentët, Përdoret edhe për një fushë studimi në shkollat e larta ose fakultetet si p.sh, student i historisë, Histori e Mesjetës, Histori e Popullit Shqiptar, Histori e Përgjithshme etj.

Sipas Andrea Mitroviq, “Instrumenta Historiae” f. 107, Shkup 1995, fjala “histori” përcakton dy përmbajtje shumë të rëndësishme dhe plotësisht të ndara njëra me tjetrën:

a. Histori janë të gjitha ngjarjet nga e kaluara, ose e gjithë e kaluara njerëzore në rruzullin tokësor nga paraqitja e Ademit as. e deri më sot.
b. Histori, po ashtu, është shkenca që merret me studimet, gjurmimet, dhe botimin e rezultateve të këtyre studimeve për të kaluarën njerëzore. D.m.th me të njëjtin nocion është e emëruar e kaluara njerëzore dhe shkenca që e studion atë të kaluar njerëzore.
Që të mund të bëhet dallimi dhe të jetë më lehtë për studentët po edhe për shkencëtarët, studiuesit e Historisë përdorin termin “Histori” për të kaluarën njerëzore dhe termin “Shkenca e Historisë” për historinë që studion të kaluarën njerëzore.
Ndodh që dikush të përdorë termin “Historiografi” në vend të “Shkenca e Historisë” gjë që nuk është drejtë e që ne do ta elaborojmë më poshtë.
Shkenca e Historisë ?
Shkenca e Historisë është mësimi, studimi, gjurmimi sistematik, i vërtetë e i sakët, dhe interpretimi i vërtetë e i saktët i asaj që është zbuluar studiuar dhe është mësuar; me qëllim që të vërtetohen faktet, se si ka jetuar njerëzimi në të kaluarën dhe të na mundësojë ne t’i kuptojmë vlerat e atëhershme nga këndvështrimi i tashëm.
Historiografia ?

Historiografi do të thotë shënimet, të shkruarit dhe botimet për të gjitha gjurmimet, tregimet dhe zbulimet që janë bërë për të kaluarën njerëzore, duke u mbështetur në fakte dhe burime të sakta.
historiani?
Përfaqësuesi i shkollës faktografike gjermane të shek. 19, Ranke, thotë se historiani duhet ta thotë saktësisht atë që ka ndodhur dhe ashtu si ka ndodhur; shkurt, qartë dhe në mënyrë të përpiktë duke mos u munduar që të bëjë gjykimin e njerëzve për të cilët ai flet, sepse historiani nuk është gjykatës, avokat apo prokuror.
Albanofobi i njohur Gane dhe Ali Aliu historianë..?
Në librin e botuar me shumë vonesë nga Gane dhe Aliu për të cilin ata me siguri kanë marrë para të majme, nuk kishte kurrgjë të vlefshme dhe shkencore. Ishin vetëm dy tregime të përkthyera në tri gjuhë e që me siguri ka kushtuar më tepër përkthimi se sa i gjithë libri.
Ajo që Gane thotë se Skënderbeu ishte pjellë e një martese të përzier, për mua nuk është shumë me peshë, sepse ai në simpoziumin e Shkupit për Skënderbeun e pranoi se “Skenderbeg beshe albanski sin” dhe ata përrallat tjera nuk janë me ndonjë vlerë shkencore.
Sa për Popovskin, do t’i kisha propozuar që në të ardhmen le t’i shfletojë burimet bizantine ose osmane ku do të bindet se ata, edhe pse nuk i simpatizojnë shqiptarët, gjithkund në historitë e tyre përmendin se Skënderbeu ishte shqiptar dhe princ i shqiptarëve. Ja disa burime sa për fillim:
1). Laonik Halkokondili njofton, se sapo hyri pranvera e vitit 1450, Sulltani u nis me gjithë ushtrinë e tij kundër Skënderbeut dhe vendit të tij Shqipërisë. (Laonici Chalkokondylae, Historiarum demostrationes vel. II, Budapest 1922 f. 123,124.) Halkokondili është bizantin dhe nuk ka ndonjë simpati për shqiptarët që të thotë se “Sulltani u nis kundër Skënderbeut dhe vendit të tij Shqipërisë”
Po të ishte Skënderbeu serb, nga Stambolli do të kthehej në Serbi, bullgarë në Bullgari, grek në Greqi, italian në Itali dhe kështu me radhë. Në historinë e shqiptarëve nuk ka ndodhur që ndonjë princ sllav të këtë luftuar për shqiptarët, ose së paku të jetë munduar t’u ndihmonte atyre me përjashtim të tre sllavëve që i ndihmuan Enverit dhe Shqipërisë në ndezjen e luftës vëllavrasëse në mes të shqiptarëve: Dushan Mugosha, Miladin Popoviq dhe Svetozar Vukmanoviq -Tempo.
2).Greku, V. Critobul, din imbros… Bukuresht, 1963 vll. II – 1. dhe III 16.) thotë: Shqiptarët të udhëhequr nga Skënderbeu, ashtu si në kohën e Sulltan Muratit II edhe në kohën e Mehmetit II, nuk pranonin t’u nënshtroheshin osmanëve, por donin të ishin autonom e të lirë. Shqiptarët e mbanin vendin e tyre me roje të fuqishme, nuk dorëzoheshin, luftonin edhe “trup më trup” dhe përpara rrezikut që të binin në duart e armikut ata preferonin të hidheshin prej shkëmbinjve dhe të vriteshin.
A thua është çuditur Popovski, kur ka konstatuar se si një “maqedon” në malin Bellasica, aty ku ka luftuar Samoili kundër bizantinëve, por ka shkuar në Krujë të bëhet komandant i shqiptarëve.
3. Georgius Phrantzes (Sfrances), Ex recensione Immanuelis Bekkeri, Bonnae, libri I, kapt. XXVI. Është pro-turk dhe pro-sulltanist. Përpiqet të tregojë se shqiptarët dhe komandanti i tyre Skënderbeu, ishin mundur vazhdimisht prej Sulltanit. D.m.th se ky ishte pro- sulltanist dhe i urrente shqiptarët. Ajo që ne na intereson në këtë rast e që duhet ta kenë parasysh historianët maqedonas, është ajo se ai përmend shqiptarët dhe Skënderbeun dhe nuk përmend maqedonët, serbët, bullgarët dhe Skënderbeun.
Koço Bozhuri, “Lufta shqiptaro- turke në veprat e historianëve bizantin të shek. 15” Studime për Epokën e Skënderbeut, Tiranë 1989, faqe 389 ,thotë se: “Ndonëse Halkokondili i përket aristokracisë së asjë kohe, ai na jep njoftime mjaft objektive. Ai pasqyron jo vetëm sulmet e osmanëve, por edhe qëndrimet e shqiptarëve. Tek ai kudo del figura e Skënderbeut si udhëheqës kryesorë i luftës së shqiptarëve.
Pavarësisht nga ajo se historianët që ne i përmendëm ishin antishqiptarë dhe pro-osmanë, njoftimet mbi Shqipërinë dhe Skënderbeun dhe luftërat shqiptaro-osmane, janë të një rëndësie të veçantë sepse në mënyrë të pamohueshme vërtetojnë, se Skënderbeu asnjëherë nuk ka tentuar të bëhet udhëheqës ose komandant i ndonjë ushtrie tjetër që nuk ishte shqiptare qoftë ajo të ishte serbe, greke, italiane, bullgare ose sllavomaqe donase.
Historianët bizantinë të shek. XV, edhe pse nisen nga pozitat e tyre të veçanta, si edhe burimet e tjera historike të kohës, kontribuojnë për të ndriçuar disa aspekte me rëndësi në historinë e shqiptarëve, përkatësisht për atë se Skënderbeu ishte shqiptar dhe se shteti që ai themeloi ishte i shqiptarëve dhe jo i sllavëve, edhe pse sipas Barletit në ushtrinë e tij merrnin pjesë edhe popuj jo shqiptarë, si bullgarë , vlleh etj.
Nga ana tjetër, të dhënat osmane lidhur me shqiptarët dhe Skënderbeun gjatë shek. 14-15 janë shfrytëzuar më pak nga historiografia shqiptare. Fan Noli qe i pari që në veprën e tij të vitit 1947 shfrytëzoi disa burime tregimtare osmane, si p.sh. Kronikat e Oruxhit e të Anonimëve. Kurse në një shkallë më të gjerë këto burime u shfrytëzuan nga autorët ë “Historia e Shqipërisë”. Tiranë 1959.
Historiografia osmane e shek. 15-17 përfshin një numër veprash të shumta, në të cilat ceket edhe lufta shqiptaro- osmane gjatë shek. 14-15 e që është koha e Skënderbeut.
Ato që sjellin më shumë njoftime të reja për shqiptarët janë kronikat e Oruxhit, Tursun Beut, Ashik Pasha Zade, Neshriut, dhe historitë e I. Bitlisit e Ibni Kemalit.
Ngjarjet lidhur me popullin shqiptarë, të cilat kanë gjetur një pasqyrim më të gjerë në burimet osmane, janë në radhë të parë luftërat e sulltan Muratit II dhe Mehmetit II kundër Skënderbeut e që asnjëherë nuk thuhet se ai nuk ishte shqiptarë ose se ishte grek apo serb. Njoftimet që japin kronistët dhe historianët osmanë janë dëshmi të personave që jetuan në atë kohë ose edhe që kanë marrë pjesë në disa fushata kundër Shqipërisë. Për Ashik Pasha Zade mund të thuhet se ka marrë pjesë në rrethimin e Svetigradit në vitin 1448. Të dhëna të tërthorta mund të gjejmë edhe te kronika e Tursun Beut, ku ai shprehet në këtë mënyrë: “për ata që nuk i kanë parë tokat e shqiptarëve mjafton që të dinë nga këto të dhëna që i jap unë…” Disa autorë kanë jetuar vite me radhë, bie fjala Ashik Pasha Zade dhe Ibni Kemali në Shkup. Një grup të veçantë përbëjnë ato burime, kronika dhe histori të cilat kanë karakterin e një kompilimi
Shqiptarët, në veprat e këtyre autorëve paraqiten si njerëzit më kokëfortë, inatçinj, të papërulur, si komb më i keq dhe më i papërshtatshëm për luftë etj, ndërsa heroi ynë kombëtarë, Skënderbeu paraqitet si një njeri me prejardhje nga një fis arnaut, i keq dhe bukëshkalë, i cili ka harruar të mirat e Sulltanit, dhe ata e përmendin se ai dhe populli i tij i takojnë, si që e quanin ata, sojit arnaut. Pra asnjëherë nuk thonë sojit serb ose maqedon. Fjalët fyese që përdorin këto autorë, janë në të vërtetë lëvdata më e madhe për popullin shqiptar. Sado të rënda tingëllojnë këto sharje ose cilësime negative, ato na shërbejnë për të dëshmuar se osmanlinjtë kanë pasur punë me shqiptarët dhe komandantin e tyre shqiptar. Aty ku sharjet janë më të forta ne gjejmë informata më të vlefshme për karakterin popullorë të luftës që bënte populli shqiptarë kundër pushtuesit e këto argumente nuk i kanë maqedonasit, serbët, grekët etj, sepse në këto dokumente flitet vazhdimisht për shqiptarët, komandantin e tyre dhe Shqipërinë.
Gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX dhe pjesës së parë të shek. XX, metoda kërkimore historike u zhvillua me ritme disa herë më të shpejta se në periudhën e mëparshme treshekullore. Gjatë hulumtimit që kryen një varg historianësh të huaj në arkivat dhe bibliotekat e pasura evropiane, doli në dritë një material i vyer burimor për të cilat autori maqedonas i librit të fundit për Skënderbeun, Stojanoski po edhe Gane T. nuk i dinë ose nuk duan t’i dinë. Autorët: F. Schafarik 1862, J. Fallmerayer 1866, F.Trinchera 1866, Ch. Hopf 1867, J.G.hahn 1867, V. Makushev 1868, S. Ljubiq 1875, C. Padiglione 1879, G. Petrovitch 1881, F. Tajani 1886, L. Pastor 1886, G. Gelcich-L,Taloczy, 1887, J. Pisko 1894, Taloczy- Jirecek 1899, N. Jorga 1899, F. Cerone 1902, M. Shufflay 1913, C. Marinesco 1923, F. Babinger 1927. F. Giese 1929 etj. zbuluan dokumente kancelareske të shek. 15, krejtësisht të panjohura nga historiografia e mëparshme dhe kronika të vjetra gjithashtu të panjohura, ose të botuara me kohë, por krejtësisht të pashfrytëzuara deri atëherë.
Së bashku me rritjen e fondit dokumentar, u rrit edhe më tepër nevoja e trajtimit të tyre kritik. Aktet dhe kronikat perëndimore dhe lindore, që vinin nga arkivat e Venedikut, të Napolit, të Dubrovnikut, të Romës, të Barcelonës, të Milanos, të Stambollit, të Parisit, të Vjenës, të Hilandarit dhe nga fonde të tjera më pak të pasura, me njoftimet e tyre disa herë edhe jo shumë të qarta, e mbushën Historiografinë Botërore skënderbeniane me një varg njohurish të reja.
Lufta e Dytë Botërore e gjeti, pra, historiografinë skënderbeniane me një fond dokumentar relativisht të pasur, të grumbulluar nga një mori historianësh të vendeve të ndryshme, me një punë të gjatë kërkimore gati katërqindvjeçare. Në themel të këtij fondi qëndronin burimet letrare shqiptare: Marin Barleti, Dhimitër Frangu, Gjon Muzaka, dhe Anonimi Tivaras. Krahas tyre njiheshin veprat e historianëve dhe kronistëve italianë bashkëkohës të Skënderbeut, G.G. Pontano, E. S. Picolomini, A.C. Sabellico, A. Filelfo dhe R.M. Volaterrano. Gjithashtu njiheshin shënimet e tre kronistëve dubrovnikas, G. Resti G. Gondola dhe P.Luccari të cilët, edhe pse kanë jetuar shumë kohë më vonë, kanë riprodhuar në veprat e tyre njoftime arkivore të shek. 15. Historiografia Botërore skënderbeniane, që në kohën pas Luftës së Dytë Botërore, njihte mbi 300 akte dokumentare të shek. 15, me interes për jetën dhe veprën e Skënderbeut, të dala kryesisht nga kancelaritë venedikase, aragonase, papale, dubrovnikase, milaneze, hungarezë, dhe nja 6-7 akte të dala nga vetë kancelaria e heroit kombëtarë.
Svetigradi (kalaja e Dervenikut) në Demir Hisar
Apo në Koxhaxhik të Dibër.
Institutet e Historisë në Tiranë dhe në Prishtinë, po edhe Oliver Shmitt nga Instituti i Vjenës, e pranojnë si të mundshëm zbulimin tënd, se Sfetigradi është në Demir Hisar kurse Muzafer Bislimi i Haraçinës, Qeram Lleshi i Dibrës dhe Kristo Frasheri i Tiranës, ngulin këmbë se Svetigradi është Koxhaxhiku dhe kufiri është rrjedha e Drinit Strugë- Dibër.
Po t’i hedhim një sy hartave në “Istorija na Makedonskiot Narod” Shkup, Tomo Tomoski “Zapisi za srednovekovniot Devol” 1989, Shkup; Tomo Tomovski, Prespa vo Sredniot vek” Shkup, 1979, do të shohim se të gjitha hartat kufirin perëndimorë të Maqedonisë e vendosin në rrjedhën e lumit Drin Strugë -Dibër. Ajo bëhet në hartën e Tomoskit në fund të librit të lartpërmendur me emrin ”Makedonija vo vremeto na slovenskoto naseluvanje” që donë të thotë se Maqedonisë së maqedonëve të sotëm i është caktuar kufiri Strugë Dibër që në kohën kur sllavët janë vendosur në këto troje ilirë.
Harta e dytë po në të njëjtin libër ku bënë fjalë për Prespën e shënuar si “Odbrambena vojna na Makedonskata Drzava 1014-1018 godina” po ashtu ka të përcaktuar kufirin e Maqedonisë së Egjeut në Greqi, dhe kufirin me Shqipërinë Ohër -Strugë –Dibër, të cilat qytete kufiri i vendos në anën e Maqedonisë dhe se kush e ka caktuar atë kufi në atë kohë dhe kur është caktuar nuk thuhet dhe nuk sqarohet kurrgjë.
Në ”Zapisi za sredovekovniot Devol” Tomoski ka vizatuar edhe një hartë tjetër ku tregon se territoret nga Kosturi, Devoli në perëndim të Liqenit Prespës dhe në prapavijën e liqenit të Ohrit i kanë takuar Maqedonisë.
Te gjithë këtë e thash që të tregoj se qëndrimi i atyre që thonë se kufiri i shtetit të Skënderbeut ishte Strugë-Dibër është në dobi të qëndrimit të histori anëve maqedonas që poashtu ngulin këmbë se kufiri i Maqedonisë ka qenë rrjedha e Lumit Drin dhe se në Mesjetë në këtë anë të Drinit nuk ka pasur shqiptarë dhe se Skënderbeu nuk ka pasur çka të kërkojë në këtë anë, sepse shqiptarët i ka pasur në atë anë të Drinit dhe se këto toka asnjëherë nuk kanë qenë shqiptare. Sipas mendimit të tyre të vjetruar e që e kanë kopjuar nga sërbët, shqiptarët këtu kanë ardhur nga Shqipëria dhe i kanë uzurpuar këto toka në shek. XVIII-XIX me ndihmën e Turqisë. Edhe një shok i ngushtë i kolegut tim Muzafer Bislimit, Toni Filiposki, i cili në “Glasnik”, Iinstitut za Nacionalna Istorija, Skopje, 2003 faqe 175, “Nekolku podatoci za prisustvoto na nomadi i blagorodnici od albanskoto poteklo vo Makedonija vo XIV vek”, ku tenton të dëshmojë së në territorin e Maqedonisë së sotme nuk ka pasur asnjë shqiptar në shek. XIV, dhe se emrat që hasen në dokumentet e asaj kohe si Gjin Gjon Arbanas etj, janë emra nomadësh që kanë ardhur këtu për të plaçkitur ose për të kullotur dhentë ( gosti od strana, odnosno stoçari nomadi, f. 175). dhe askush nuk e kundërshtoi këtë tezë antishqiptare.
Të gjithë ata që ngulin këmbë se kufiri i shtetit të Skënderbeut është rrjedha e lumit Drin, dhe se kalaja e Svetigradit është Koxhaxhiku, mbrojnë teorinë maqedonase se ai ka qenë kufiri dhe se në këtë anë nuk ka pasur shqiptarë dhe se shqiptarët janë të ardhur në Maqedoni e Kosovë nga Shqipëria. Kjo është teoria serbe e Toma Smiljançiqit, Bozhidar Ferijançiqit, Ivan Bozhiqit, Sima Qirkoviqit, pastaj historianëve maqedonas, Tomo Tomoski, Jovan Trifunoski, Kiçevska kotlina,dhe Jovan F. Trifunovski, Albansko stanovnishtvo u Makedoniji.
A mund të vërtetohet shkencërisht se, Svetigradi që e përmend Barleti dhe të gjithë historianët e perëndimit
është në Demir Hisar…?
Unë do të flas vetëm me gjuhën e historisë. Lahonik Halkokondili (shih Koço Bozhuri, burime të zgjedhura bizantine, Tiranë), thotë se Svetigradi ishte në Sveta dhe fshati Sveta sot është në anën veriore të kalasë së Dervenikut në Demir Hisar.
Oliver Shmitt nga Instituti i Historisë në Vjenë me dha një dokument nga arkivat e Venedikut, ku një autor venecian, Stevano Magno, duke e përshkruar luftën e Svetigradit thotë: “Sultan Murati II pasi e mori Svetigradin, e mori edhe “Kalanë e Belcës” dhe kalaja e Belcës dhe fshati Belce sot gjinden në anën veriperëndimore të kalasë së Dervenikut në Demir Hisar. Kur ja tregova këtë fakt Shnitit ai filloi të qajë nga gëzimi sepse dokumentin që ai e kishte, ishte i pavlefshëm sepse nuk ishte në gjendje ta lokalizonte vendin Belce. Dikush i kishte thënë se është Belica e Strugës dikush tjetër Bllaca në kufi të Kosovës, por kur unë ia thashë këtë duke ja treguar edhe vendet në hartë, ai u bind dhe mbeti shumë i gëzuar. Është paraqitur te shokët në Institutin e Historisë në Tiranë dhe së bashku me studiuesit shqiptarë; Kasem Biçokun, Dritan Egron dhe Neritan Cekën, kanë shprehur dëshirën që të vinë dhe edhe njëherë së bashku ta shëtisim terrenin dhe të vërtetojmë shkencërisht dhe përfundimisht se kufiri lindor i shtetit të Skënderbeut ka qenë vija Prespë, Qafa e Gjavotës, Demir Hisar, Krushevë, Debresht, Modrishte në Poreçe, rrjedha e lumit Treska e deri te Matka e Shkupit, ku ka qenë edhe porta e shtetit të Skënderbeut. Barleti thotë se ai ishte mbret i Shqipërisë dhe Maqedonisë duke aluduar në shtetin e Teutës dhe të Lekës së Madh ose Krahina e Matit dhe Dibrës që shtrihej deri në Saraj të Shkupit.
Burimi tjetër që flet në dobi të tezës time, është nga burimet osmane të përgatitura nga Selami Pulaha, Tiranë 1963, i cili veç tjerash ka përkthyer edhe “Kronikat anonime Osmane”. Aty ku ka të bëjë me vitin e Hixhretit 851 ose 1447-48, në faqe 55 thotë; ”Sulltan Murati II kreu një fushatë kundër tokave të Juvanit (Juvan Ili) dhe vilajeteve te shqiptarëve (Arnaut vilajetleri) dhe e pushtoi kalanë e Koxhaxhikut (Koxhaxhik hisari). Pasi e pushtuan kalanë e Svetigradit, turqit në fillim e emëruan si Koxhaxhik e më vonë në Demir Hisar, që do të thotë Kalaja e Hekurt dhe emrin Koxhaxhik më vonë e mori kalaja afër Dibrës, e cila më herët është quajtur Rahonik dhe si kala është ndërtuar shumë më vonë. Aty ka pasur të ndërtuar edhe një xhami dhe varreza me mbishkrime osmane, që do të thotë se janë shumë të vonshëm sepse në atë kohë po t’u ishin bërë varre të gjithë atyre mija ushtarëve që vriteshin në luftëra, në kohën romake, bizantine e osmane, do të ishte mbuluar i gjithë Ballkani nga varrezat. Këto varreza mund të jenë të banorëve ose ushtarëve që kanë shërbyer në ushtrinë osmane më vonë.
Kush ka mundur në atë kohë , shek. 14, t’u bënte gurë mermeri të gjithë ushtarëve që vriteshin në luftë.
Në vazhdim të kronikës anonime osmane e që është argument shumë i fortë për tezën time thotë se, : Pas Svetigradit u pushtuan gjithashtu edhe dy kështjella tjera aty….kurse Iskenderi u arratis…
Këtu është fjala për dy kështjella tjera që janë afër asaj më kryesores dhe më të madhes (Svetigrad), njëra në jugperëndim të kalasë që quhet “Kalaja e Xhagorit” dhe tjetra në veriperëndim, që është quajtur kalaja e Belcës e sot quhet kalaja e Graishtës. Halkokondili, kalanë e Xhagorrit, e përmend si kalaja e Getias dhe thotë se banorët e kësaj kalaje u dorëzuan vetë kur panë se ra kalaja e Svetigradit. Unë në librin tim për Skënderbeun kam thënë se këto dy kala kanë shërbyer si kala ndihmëse dhe kanë qenë në shërbim të kalasë së Svetigradit.
Edhe një fakt nga faktet e shumta që janë. Barleti thotë se pasi osmanët e rrethuan kalanë e Svetigradit, Skënderbeu rrinte i fshehur në pyllin e afërt me gjithë ushtri. Dhe ai vinte nga një rrugë fushore që dukej nga larg pluhuri që bënte ushtria, i sulmonte nga shpina dhe ikte me të shpejtë. Në Koxhaxhik të Dibrës nuk ka as fushë e as rrugë fushore. Sulltan Murati II, që ishte nisur të shkonte në Krujë, me mbi 60 mijë ushtarë, nuk ka pasur nevojë të hynte grykës aq të ngushtë të Drinit të Zi dhe t’i shtinte ushtarët në një rrezik aq të madh, ku do të kishin mundur të asgjësohen nga ushtarët e Skënderbeut i cili ishte specialist i luftërave në kësi terrenesh, sepse ai, Murati, për në Krujë ka mundur të merrte rrugën Via Egnatia, Strugë-Elbasan-Durrës, nëpër të cilën kalonin edhe ushtarët edhe tregtarët, ose të kthente nga Elbasani për në Tiranë dhe prej atu drejt në Krujë. Ushtria osmane në çdo rrethim të Krujës e ka përdorur fushën e Tiranës për të vendosur çadrat dhe ushtrinë aq shumë të madhe në numër. Një ushtri aq e madhe, në Koxhaxhik nuk do të kishte pasur ku t’i vendoste çadrat sepse do t’i ishin dashur disa hektarë fushë, nuk ka pasur as ku t’i kulloste kuajt e as ku t’i vendoste ata në kreshtat e Koxhaxhikut. Janë në pyetje muaj dhe jo ditë, dhe e gjithë ajo ushtri duhej të ushqehej, të flinte, të lahej. Gjashtëdhjetë mijë ushtarë të sulltanit vetëm nëse pshurreshin njëherë në ditë, do të kishin nisur një lumë të madh që do të rridhte nga Koxhaxhiku drejt Drinit.

Intervistoi, Safet Hyseni, gazetar i “Fakti”, Shkup.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

EDHE NJEHERE PER SKENDERBEUN Empty
MesazhTitulli: Re: EDHE NJEHERE PER SKENDERBEUN   EDHE NJEHERE PER SKENDERBEUN EmptyThu Apr 29, 2010 2:00 am

Moisi Dibra -Golemi nuk e tradhtoi
Skënderbeun!
( Ai dhe Hamza Kastrioti shkuan me urdhër të Skënderbeut që të punonin për shërbimin sekret informativ të shtetit shqiptar ( I. V.)
E gjithë literatura dhe autorët që kam konsultuar për këtë periudhë, janë të të njëjtit mendimi, se Moisi Golemi dhe Hamza Kastrioti e tradhtuan Skënderbeun.
Shkrimtari ynë, më i madhi i të gjitha kohërave, Ismail Kadare, i prekur nga ky rast, shkruante.....
“ Pelerinën hedhur krahëve, rruga gjarpër i zi,
po për ku po shpejton gjeneral mor i zi (Moisi)....)1.
Kasem Biçoku, në “Historia e Popullit Shqiptar” I, Tiranë 2002, faqe 420, potencon se: “Gjendja e brendshme politike e Shqipërisë u keqësua pas betejës së Beratit të vitit 1455. Asgjësimi i forcave të Muzakë Topisë në Berat shkaktoi lëkundje e frikë te disa fisnikë shqiptarë, ndonjë prej të cilëve kaloi edhe në anën osmane, siç ishte rasti i Moisi Golemit (Arianitit) dhe Hamza Kastriotit. Sipas mendimit të Barletit, Nolit, Biçokut, po edhe te Flamur Hadri, Mahmut Hysa, Skënder Rizaj etj. mbretëron mendimi dhe janë shumë të sigurt se është humbja e forcave të Muzakë Topisë në Berat, shkaku i lëkundjes së disa fisnikëve shqiptarë, e që ndonjë prej të cilëve kaloi edhe në anën osmane, siç ishte rasti i Mojsiut të Dibrës dhe i Hamza Kastriotit... Ai Dibrani iku fshehurazi në oborrin osman.) 2
Flamur Hadri, Gjurmime albanologjike, 16- 1986, faqe 74, duke u bazuar në babain e tij Ali Hadri, ...epoka e Gjergj Kastriotit –Skënderbeu, separat, Prishtinë 1968, f. 232-234, thotë: “ Pas tradhtisë që bëri, Moisi Golemi shpresonte se do ta nënshtrojë Shqipërinë me 15000 kalorës. Sulltani e pranoi kërkesën e tij dhe e dërgoi në Shqipëri në pranverën e vitit 1456....” Ai nuk na jep detaje se si dhe pse ndodhi kjo tradhti e Moisi Golmit.)3.
Mahmut Hysa, “Luftërat e Skënderbeut në Maqedoni” Shkup 1994, f. 114: “Sulltani, nga gjithë ajo përvojë luftërash kundër Skënderbeut kish ardhur në përfundim se asnjë plan nuk i kishte dalë i suksesshëm, prandaj vendosi që të ndërronte taktikën. U përpoq ta bënte për vete njërin nga komandantët më të afërt të Skënderbeut. Dhe ia arriti me Moisiun, i cili mbahej si Skënderbeu i dytë. Për këtë ndikuan rrethana të shumta, por pas humbjes së Beratit, humbja e Moisiut vlerësohet si humbja më e madhe. Për dallim nga tre burimet e lartpërmendura, M. Hysa jep edhe këto të dhëna: “Por nuk shkoi shumë, kur edhe i nipi, Gjergj Stres Ballsha, ua shiti osmanëve kalanë e Modricës për 30.000 dukate argjendi.”)4.
Tajar Zavallani, “Historia e Shqipnisë”, Londër 1966. faqe 125, na jep të dhëna pak më të ndryshme: “Si rezultat i katastrofës së Beratit, filluan dezertimet në anën e anmikut. Ai që shkaktoi idhnimin, dhe ashtë e vërtetë me thanë, pikllimin ma të madh, ishte Moisiu i Dibrës, gjenerali më i aftë i Gjergj Kastriotit. Bashkë me Moisiun, u hudhën me turqët edhe Hamzë Kastrioti dhe dy dugagjinët. Gjergj Arianiti shkoi me Venedikun. Gjin Muzaka i shpjegon këto dezertime tue thanë se Skënderbeu kishte fillue politikën e centralizimit të shtetit dhe sillej ashpër me princërit që nuk e përfillnin.)5.
Autorët e lartpërmendur, duke u mbështetur në mendimin e Fan Nolit dhe duke mos e analizuar Marin Barletin në hollësi, janë të mendimit se Moisi Golemi i trembur nga disfata e Beratit dhe i bindur se bashkëpunimi me pushtuesin nuk do të mbështetej prej banorëve të zotërimeve të veta, iku fshehurazi në oborrin osman. Për këtë akt Moisiu u shpronësua dhe zotërimet e pasuria e tij kaluan në duart e Skënderbeut, thotë Kasem Biçoku.
Vendimet e Kuvendit të Lezhës i mundësuan Skënderbeut të organizonte një shtet shqiptar, i cili shtet kishte të gjitha organet drejtuese të cilat i nevojiteshin një shteti. Për të ekzistuar dhe funksionuar ky shtet, përveç sektorit të ushtrisë dhe të financave, kishte edhe sektorin informativ dhe kundërinformativ, ose sigurimin sekret të shtetit, pa të cilin nuk mund të paramendohet ekzistimi i një shteti apo qeverie. Këtë shërbim e ka pasur edhe Skënderbeu, por ka qenë aq mirë dhe aq sekret i organizuar sa që i ka shpie të mendojnë gabimisht jo vetëm armiqtë e Skënderbeut, por edhe të gjithë shqiptarët edhe vetë Marin Barletin. Ja se si në fillim e përshkruan Moisi Golemin dhe Hamza Kastriotin vetë Marin Barleti:
Faqe 307. “Për dinjitetin e këtij burri, ( Moisi Dibra ose Dibrani) më duhet të përmend këtu shkurt disa pak gjëra rreth origjinës së tij, të cilat janë pothuaj të tilla: Moisiu, i cili është mbiquajtur “i Dibrës”, për shkak se banonte në Dibrat ku Skënderbeu i kishte dhuruar shumë prona dhe një pjesë të madhe të vendit, i thirrur edhe ndryshe me mbiemrin Moisi Golemi, Arianiti, Dibra, (Dibrani), ishte epirot nga kombësia, lindur në qytetin e Valmëve të Epirit”.
Në faqe 311: “Të shumtë ishin ata në kohë ata që kishin autoritet të madh dhe gëzonin fort besimin e Skënderbeut si në kohë paqeje, si në luftë, por vendin e parë ndërmjet tyre e pretendonte Moisiu, jo vetëm për trimëri në luftë, por edhe për një farë shkëlqimi të pashoq ...” Dhe pas një konstatimi të këtillë të vetë Marin Barletit, ne do të pyeteshim, se a ka mundësi që ky burrë me këta cilësi ( trimëri në luftë dhe një farë shkëlqimi të pa shoq) në fund të mashtrohej nga ndonjë premtim i pa vlerë i sulltanit. E pa mundur dhe e pa besueshme .
Faqe 306: “Ai, (Skënderbeu) duke mos pasur mjaft besim në fuqinë e pararojës së vet, e priti turmën armike që po i turrej, duke lëshuar mbi pararojën e saj Moisinë dhe Hamzanë me një numër burrash të shënuar....(307)....Dibrani i cili u lëshua si stuhi në mes të tyre dhe mbasi vrau më trimat... u dha të tjerëve arratinë... dhe sikur Hamza të mos e kish frenuar me fjalë furinë e tij... ai do t`i kishte ndjekur ata deri në mes të radhëve armike....”
Faqe 303,...të hollat (Për lirimin e Hamzait, kapedanit turk, të zënë rob nga Skënderbeu te beteja e Modrishtës, afër malit Mokra, në veri të Brodit) u gjetën menjëherë dhe iu dhanë
të dërguarve; bashkë me këto u gatitën privatisht edhe shumë dhurata, të cilat iu dërguan Skënderbeut (që ta lironte komandantin osman). Kastrioti urdhëroi që pjesa më e madhe t`i jepej të nipit (Hamza Kastriotit), kurse pjesa tjetër u nda në mes të ushtarëve që ishin të pranishëm, dhe Moisiut iu dërguan për t’ia ndarë (të hollat rojës). Por nipi, që s’ish më pak bujar se i ungji (Skënderbeu), nuk mbajti gjë për vete nga paratë që iu dhanë; përkundrazi, shpesh herë ai i solli të tëra dhe i vuri përpara gjithë miqve dhe shokëve të tij...” Nga kjo mund të nxirret përfundimi se Hamza Kastrioti ka pasur besim të madh dhe pozitë të lartë në kuadër të shtetit të Skënderbeut, po ashtu ka pasur edhe pasuri e të holla dhe është e pa mundur dhe absurde ajo që ai në fund ta tradhtonte Skënderbeun, njeriun të cilin e përkrahu dhe iu ngjit pas që nga momenti kur ai iku nga lufta e Nishit për në Krujë, më 1443.
Faqe 302. ”Kapedani (osman) iu dorëzua nga i ungji (Skënderbeu) , në bazë të së drejtës së luftës, Hamzës sonë, me qëllim që ta shpinte të lidhur në Krujë..”
Faqe 304...”Moisiu ishte fort i admirueshëm si për meritat ushtarake, ashtu edhe për meritat prej kapedani, por ishte me gojë ngaherë të gjakosur, siç thotë, me kreshta përpjetë, që s`i frenonte dot dhe që shumë pak e urdhëronte veten, prandaj thonë se atëherë ai u qortua nga Skënderbeu dhe u këshillua që guximin e tij ta përdorte më me masë dhe fitoren më me mend..”
Faqe 308, “Moisiu u lëshua dhe u fut, për habinë e të gjithëve në mes të radhëvet më të dendura të tyre dhe pasi ia rrëmbeu barbarit flamurin nga duart, ua hodhi shokëvet...”
Faqe 309, “Kalin e Debresë bashkë me gjithë armatimin e tij ia dorëzoi vetë Skënderbeu me dorë të vet Moisiut, duke e lavdëruar fort me fjalët më të mira...” A mund të gjejmë argument më të fortë dhe më bindës se kjo e dhënë që na jep Barleti për Moisiun dhe autoritetin që ka pasur ai tek Skënderbeu. Cila pasuri ose cili post do të ketë qenë ai i premtuar nga sulltani që ai ta nëpërkëmbte nderin dhe respektin që i ka bërë komandanti suprem i shtetit shqiptar, Skënderbeu, ( Kalin e Debresë, komandantit të vrarë osman) ia dorëzoi vetë me dorë të vet Skënderbeu, Moisiut duke e lavdëruar fortë...)
Për atë se Skënderbeu ka pasur të organizuar shërbimin informativ dhe se përveç Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë ka qenë edhe komandant i këtij shërbimi shohim edhe nga kjo e dhënë e Marin Barletit:
Faqe 303...” Armiqtë e zënë rob, pasi paguan çmimin, i lanë të lirë të largoheshin.. Hamzai turk (komandanti osman) u duk pothuaj si i mërzitur që po nisej dhe, përpara se të largohej, thonë se bisedoi me Skënderbenë, pa i dëgjuar të tjerët, për karakterin e Mehmetit dhe për arsyet e luftës. Kur po niseshin, u dhanë dhurata, ushqime për shumë ditë si edhe një numër të madh rojesh për t’i nxjerrë gjer në kufijtë e mbretërisë. Këtu mund të kuptojmë se Skënderbeu me dhuratat që i dha, mori premtimin prej tij se do ta informonte dhe do t`i jepte të dhëna për forcat ushtarake që në të ardhmen do të vinin kundër tij dhe ajo u vërtetua në betejën kundër komandantit tjetër osman Debrea të cilin Skënderbeu e priti i pagatitur mirë.
”Me këtë mënyrë Hamzai turk, lavdëronjës i zellshëm dhe mirënjohës ndaj mikut që e priti....(Skënderbeut) u bë shkaktar i një lavdie më të madhe dhe i një fitoreje më të begatë...” (për informatat që i dha ) (faqe 303)
Se Moisi Golemi, Hamza Kastrioti dhe të tjerë kanë udhëhequr më shërbimin sekret informativ të Skënderbeut shohim edhe nga këto të dhëna që na jep vetë Marin Barleti e që deri më tash është dokumenti më i besueshëm për periudhën e Skënderbeut.
Faqe 304. “Kështu lajmet ( Nga Hamzai, komandanti osman që e liroi Skënderbeu) për gatitjen dhe ardhjen e armikut e gjetën atë (Skënderbeun) bashkë me Moisinë në (krahinën) Dibër. Atëherë me shpejtësinë më të madhe, siç e donte puna, mblodhi aty për aty më se 7000 njerëz...”
Faqe 304..”Pa u nisur ende (Kundër ushtrisë së Debresë) dërgoi përpara, menjëherë “Dibranin” (Moisi Golemin) bashkë me dhjetë kalorës për të vëzhguar armiqtë që po vinin dhe për të zbuluar planet e tyre. Prapa tij vinte vetë (Skënderbeu) bashkë me forcat e tjera. Pas këtyre të dhënave, kush mund të thotë se Moisi Golemi nuk ishte i specializuar për vëzhgim, zbulim dhe kundërzbulim.
“e dërgoi për të vëzhguar dhe zbuluar planet e tyre...”
Faqe 305.”....Moisiu i bëri fare lehtë të gjitha vrojtimet.... dhe për të gjitha sa pa e njoftoi me saktësi Kastriotin.... i cili dha urdhër të nisej ushtria.... me një shpejtësi të pazakontë.”
Këta janë faktet në të cilat ne duhet të bazohemi dhe që na japin të drejtë të mendojmë se ikja e Moisi Dibrës, Hamza Kastriotit e të tjerëve ishte një punë e përgatitur nga vetë Skënderbeu dhe se ai kishte nevojë për kësi lloj njerëzish të besueshëm dhe të aftë të cilët do të vepronin në brendi të Turqisë dhe do ta informonin këtë për të gjitha ngjarjet dhe përgatitjet që do të bënte Sulltani kundër tij. Ne nëse nuk jemi në gjendje ta pranojmë aftësinë e jashtëzakonshme të Skënderbeut, atëherë duhet të mos e besojmë edhe këtë mendim timin, e nëse jemi në gjendje ta pranojmë atë, e që e ka pranuar e gjithë bota, atëherë duhet ta pranojmë edhe atë se Moisi Dibra dhe Hamza Kastrioti nuk e tradhtuan Skënderbeun por punuan në shërbim të tij gjatë gjithë epokës së tij.
Marin Barleti i shkruan ngjarjet ashtu si i ka dëgjuar nga të tjerët. Ka mundësi që edhe t’i ketë vizituar disa vende, por mënyrën e përshkrimit të të gjitha ngjarjeve e bënë sikur të kishte qenë aty prezent.
Ja se çka na thotë ai në faqe 312: “ Këtë burrë, (Moisiun) pra vendosi ta provonte Mehmeti...dhe ta tërhiqte në pabesi me zotime të mëdha...” Ne do të pyesnim se çfarë zotimesh do t`i kishte bërë Mehmeti II atij ? A thua i ka premtuar se do ta bënte Sulltan të Perandorisë ? Jo, me siguri. A thua i ka premtuar më tepër pasuri dhe zotërime se sa që ai ka poseduar në shtetin shqiptar të Skënderbeut ? Jo, me siguri.
Barleti përmend disa letra nga të cilat njëra i është dërguar Moisiut nga Sulltani dhe tjetra komandantit të Sfetigradit. Pastaj thotë se, nuk ka rëndësi se këto letra u shkrojtën apo se nuk u shkrojtën. Në këto letra i jepej fuqi e plotë komandantit të Sfetigradit nga Sulltani, thotë Barleti, që të vepronte ashtu si do të gjykonte ai se ishte më mirë. Nuk na jep të dhëna për këta letra se a gjenden dikund, a i ka lexuar vetë ai dhe se kush ia ka treguar përmbajtjen e këtyre letrave.)faqe 312.
Po në të njëjtën faqe Barleti shkruan: “Njëri që ishte i krishterë dhe prej race epirot....(kinse ka punuar për sulltanin) e dërguan te Moisiu për ta thirrur....Epiroti (Spiuni i sulltanit) që e dinte me pëllëmbë vendin, nuk e humbi kund rrugën dhe e gjeti Mojsiun bashkë me rojën në kufi të mbretërisë (shqiptare). Pasi i largoi të tjerët për të mos qenë pranë, Moisiu i dha mundësinë lajmëtarit që të fliste lirisht.”
Barleti duke mos u bazuar në ndonjë fakt, shpreh mendimin se lajmëtari nga Sfetigradi e që ka qenë shqiptar epirotas, i ka ofruar Moisiut ofertat e Sulltanit e që pak më poshtë, faqe 313 vazhdon:” Moisiu, kur u pyet nga ushtarët e tij për bisedimet, thonë që u përgjigj se: Ai paska ardhur nga krahina e Sfetigradit në fshehtësinë më të madhe dhe është një zbulonjës (që ka punuar për Skënderbeun) për t`i treguar disa plane të armiqëvet (Garnizonit osman që ishte në kalanë e Sfetigradit) dhe se (Moisiu) shpresonte që, me anë të tij, t`u ndihmonte shumë planevet të Skënderbeut.” Vetë Barleti e merr këtë përgjigje të Moisiut si të pabesueshme dhe mendon se ai i ka gënjyer ushtarët e tij, por më poshtë vetë Barleti thotë se : ” Si të mos i besonin ushtarët Moisiut, kur asnjëri s’gëzonte te Skënderbeu një besim më të vjetër, as më të sprovuar, as më të mirëpritur . Skënderbeu i kish besuar sa e sa herë atij, sidomos në kohë të luftës së Dejës komandën supreme, ndërsa Mustafaj nga njëra anë dhe venedikasit nga ana tjetër po përpiqeshin t’i rrëmbenin Epirin.” Ashtu si i ka besuar Skënderbeu dhe ushtarët Dibranit i besoj edhe unë duke u bazuar në faktet që na i ka dhënë vetë Marin Barleti e që i përmenda më lartë. Më poshtë Barleti bie në konflikt me fjalët e veta ku thotë:
“ Ndërkohë, dërgata e kobshme (spiunët osmanë), u kthye, jo vetëm e armatosur me fjalë më të afta, por edhe e ngarkuar me dhurata dhe me ar. Mua më del, thotë Barleti, se Moisiu s’pranoi asgjë nga këto, por ai e vendosi veç përfundimisht “pabesinë”. Nuk dimë se prej ku i del Barletit mendimi se Moisiu nuk i pranoi dhuratat por e vendosi pabesinë. Nëse ai nuk i ka pranuar dhuratat nuk do të ketë pranuar ta bënte as pabesinë.
Është interesant edhe ky mendim i Barletit, faqe 313: “....ndërsa Skënderbeu që s’dinte gjë ( për vendimin e Moisiut), po dërgonte në të katër anët zbulonjës për të zbuluar planet e Mehmetit....”
Cilët zbulonjës ka dërguar Skënderbeu te Mehmeti, kush kanë qenë ata dhe si kanë depërtuar në oborrin e sulltanit t`i zbulojnë planet e tij. Pse të mos themi se njëri nga ato zbulues që i përmend Barleti do të ishte Moisi Golemi, pasi të shkonte tek Sulltani, më vonë Hamza Kastrioti e të tjerë. Unë nuk e kam idenë se çka ka menduar Barleti me “dërgonte me të katër anët zbulonjës për të zbuluar planët e Mehmetit....” Ata zbulues do të binin nga qielli në oborrin e Mehmetit, apo do të shkonin atje kështu në mënyrë spektakolare si që shkuan Mosiu, Hamzai dhe të tjerë. Nuk ishte kjo një rastësi që njerëzit më të afërt dhe më të shquar të Skënderbeut ta tradhtojnë atë dhe të shkojnë te Sulltani, sepse po të shkonte një ushtar i thjeshtë ai do të hynte në mesin e ushtarëve dhe askush nuk do të dëgjonte për të e lëre më që Sulltani ta pranonte në bisedë në oborrin e tij.
Ky do të ketë qenë plani i vetë Skënderbeut, që ata që do të shkonin në Turqi të ishin më të njohurit, me aftësi të veçanta dhe të zgjonin kureshtjen e Sulltanit dhe në të njëjtën kohë kjo të mos diktohej nga Sulltani se është e përgatitur nga vetë Epiroti.
“ Kështu që lajmëtarit armik iu dha përgjigje që të mos vinte më (te Moisiu) se ai, ( Moisiu), e pranonte dëshirën e mbretit dhe se, sido që të merrnin punët e tjera, do të kujdesej me ngulm që mbreti të mos e mendonte më këtej e tutje me asnjë mënyrë si armik...”
Faqe 314 : “ Kur arriti atje (Skënderbeu) në ( Modrishtë) ,e pyeti Moisinë, si afër armiqëvet që ishte, në kish nga ana e tij ndonjë të re që mund tu interesonte. Ai u përgjigj se s’kish gjë, vetëm se kish biseduar me një njeri prej Sfetigradi, se a kish ndonjë mënyrë apo rrugë tjetër për ta shtënë qytetin në dorë, edhe se ai kish thënë se me asnjë mënyrë nuk kish mundësi, sepse qyteti ishte i përforcuar fare mirë me burra, armë, ushqime, dhe ruhej nga rojet natën dhe ditën”.
Edhe pse edhe vetë Barletit i është dukur se Moisiu e ka tradhtuar Skënderbeun, neve na duket se përshkrimin që bënë ai për Moisiun dhe të dhënat tjera që na i jep, tregojnë se Moisiun, Skëndërbeu me qëllim dhe me detyrë e ka lënë këtu në Modrishtë, afër Svetigradit që të bënte hetime dhe të zbulonte se me çfarë forcash mbrohej qyteti dhe a ka mundësi të sulmohej dhe të merrej. Dhe sipas vetë tregimit të Barletit shihet se ai e ka kryer detyrën dhe ka zbuluar, si duket nëpërmes të lajmëtarit që e përmend Barleti, se qyteti ka qenë mirë i mbrojtur dhe se do të ishte vështirë të merrej dhe se më lehtë do të ishte të merrej kështjella e Beratit. Nga kjo del qartë se, pasi Moisiu e ka kryer këtu detyrën që i është caktuar nga komandanti suprem, tash këtu i është dhënë detyra tjetër, ikja në oborrin mbretërorë, të cilin plan ata e kanë bërë së bashku që më herët.
Në faqe 331, Barleti kur flet për tragjedinë që pësuan shqiptarët tek rrethimi i Beratit, nuk di për të satën herë e potencon shërbimin informativ dhe zbulues të Skënderbeut. “... dhe me të vërtetë, pothuaj në asnjë luftë, Skënderbeut s’i patën munguar zbulonjësit, letrat dhe lajmëtarët e fshehtë nga armiqtë e tij, kurse tani në rrethimin e Beratit asgjë nga këto.... Shkaku që Skënderbeut nuk i arritën të dhëna për këtë ushtri që erdhi në Berat është se ushtria ishte bërë gati qysh më parë kundër grekëve të Azisë dhe papritur u nis kundër shqiptarëve dhe nuk u mor vesh kurrgjë deri sa arriti afër mureve të Beratit.
Që ikja e Moisi Golemit të merrej vesh, fjala të merrte dhenë, Skënderbeu “ e shpalli edhe sheshit me anë të tellallëve... pasuria e Moisi Golemit u konfiskua dhe i kaloi arkës së shtetit...”)6.
Sulltan Mehmeti II i ngarkoi atij drejtimin e një ushtrie për t’i dhënë Skënderbeut goditjen përfundimtare, pas ngjarjeve të Beratit, të cilat kishin dobësuar fuqinë ushtarake të shqiptarëve. Në pranverë të vitit 1456, ushtria osmane e drejtuar nga Moisiu arriti nga Manastiri në fushën e Oronikut, pranë Ohrit dhe në betejën që u zhvillua aty, u thye prej forcave të Skënderbeut. Pa kaluar shumë kohë, i penduar për bashkëpunimin me osmanët, Moisiu u kthye në Shqipëri për të luftuar besnikërisht deri në vdekje përkrah Skënderbeut, i cili e fali dhe i riktheu menjëherë pronat e pasuritë e konfiskuara.)6

Se kjo ishte një taktikë e Skënderbeut që t’i dërgonte ata në Stamboll, (Moisiun dhe Hamzan) ku do të vepronin si agjentë të tij për zbulim dhe kundërzbulim shihet në faktin se Moisi Golemi, i priu një ushtrie shumë të madhe osmane, nuk pranoi t’i dilte atij në dyluftim, humbi betejën në Oranik shumë lehtë, ku u vranë me mijëra ushtarë e shumë u zunë robër sepse ky i kishte dhënë të dhëna Skënderbeut që më herët, pastaj kaloi në anën e Skënderbeut dhe ai e fali e ia ktheu të gjithë pasurinë, që më parë kinse ia kishte konfiskuar dhe e la që të komandonte me ushtrinë edhe më tej.
Kemi të dhëna burimore për betejat, fitoret dhe mënyrën e të luftuarit të Skënderbeut, por nuk kemi të dhëna për veprimtarinë e zbulimit sekret të tij. Ndoshta edhe nuk do të kishte ekzistuar ndonjë dosje sekrete, sepse këtë punë Skënderbeu e ka kryer në mënyrë aq profesionale, sa që zbulimet tjera sekrete nuk kanë mundur të dyshonin se ikja e Moisiut dhe të tjerëve ka qenë një punë e përkryer e udhëhequr nga Skënderbeu. Kjo në shikim të parë ishte një tradhti e madhe e Mojsi Golemit, po edhe e Hamza Kastriotit dhe po të ishte ajo tradhti e vërtetë, ata do të përfundonin me kokë të prerë sado që zemërgjerë do të ishte Skënderbeu.
Për këtë ngjarje na jep disa të dhëna Enver Resuloviq ,në një boptim të vetin “Kujtimet e mia” botuar në Bazel të Zvicrës. Enver Resulloviq është i lindur në Sarajevë më 1952, ka qenë pilot i “Royall Air Force”(REF) Forcat ajrore mbretërore të Anglisë dhe agjent sekret i CIA-s për ish- Jugosllavinë.
Nga shumë informata që ai i ka poseduar si agjent i CIA-s, për ne është me interes fakti që ai thotë se serbët nuk bënë kurrfarë beteje në Fushë-Kosovë më 1389 dhe Sulltan Muratin I e vrau vetë djali i tij Bajaziti për t’ia marrë pushtetin e që i njëjti i likuidoi edhe vëllezërit e tij.
Pastaj në vazhdim thotë se Skënderbeun nuk e tradhtoi Moisi Golemi dhe Hamza Kastrioti por ata ishin dërguar nga ai si agjentë sekretë, që të punonin për shërbimin sekret informativ të Skënderbeut. Por atë shërbim Skënderbeu e kishte organizuar aqë në menyrë profesionale sa që ka mbet pa u zbuluar deri në ditët tona.
Këtë e përmend edhe Andre Shkodrani, në Fakti nr. 2122, 18 maj 2005, në artikullin “Mjeshtria e spiunazhit”
Pastai në “Alternativa” shtator 2004 me titull “Agjentët e Mëdhënj.
Nga kjo ne mund të kuptojmë se Skënderbeu me të vërtetë ka qenë një strateg i pashoq dhe e ka pasur të zhvilluar shërbimin e zbulimit dhe kundërzbulimit në shtetin e tij sa që ka arrit të ketë sukses dhe të manipulojë një Sulltan aq të madh, si që ka qenë Sulltan Fatihu, po edhe të gjithë autorët që më vonë kanë shkruar për të.
Ja se si e përshkruan Mahmut Hysa betejën që Moisiu do ta bënte kundër Skënderbeut: “Në prill të vitit 1456, Moisiu me 15.000 ushtarë osmanë erdhi të sulmonte Skënderbeun....Ai do të duhej të dilte në dyluftim me te, por u largua dhe nuk pranoi. Beteja u zhvillua në Oranik afër Ohrit më 20 maj 1456. Moisiu humbi 10 mijë ushtarë dhe shumë u zunë rob.)7
Shihet pra se kjo ka qenë një marrëveshje. Moisi Golemi vjen me ushtri të luftojë kundër Skënderbeut dhe i ik dyluftimit. Pastaj nga 15 mijë ushtarë, 10 mijë i vriten. Me siguri se Skënderbeu ka qenë i informuar që më herët për ardhjen e tij, numrin e ushtarëve dhe llojin e armatimeve, kështu që është bërë gati dhe i ka zënë pritat. Pastaj me siguri se edhe vetë komandant Moisiu ka qenë destruktiv në organizimin e sulmeve të ushtrisë osmane.
Këtë mendim timin e bazoj edhe në të dhënat që na jep Dr. Skënder Rizaj: “Në epokën e Skënderbeut, të shkolluarit dhe të mësuarit shqiptarë, ata që ishin strategë me famë, ata që korrnin suksese të mëdha në pushtimin e perandorive në Evropë dhe në Azi, në kuadër të ushtrisë osmane, më parë pranonin t`i humbin pozitat dhe të burgoseshin e të dënoheshin, madje me vdekje, sesa të luftonin kundër vëllezërve të vet shqiptarë.)8
Në këtë rast Moisi Golemi nuk ka mundur të ketë pasur ndonjë shkak të madh ose ndonjë premtim të madh nga Sulltani, sepse ai ka poseduar prona të vetat, pastaj ka qenë komandant dhe bashkëpunëtori më i madh i Skënderbeut, i dyti me popullaritetin që kishte dhe Sulltani nuk ka pasur kurrgjë më tepër t`i premtonte, që ai ta tradhtonte Skënderbeun.
Kategoria tjetër e pashallarëve dhe gjeneralëve shqiptarë, vazhdon profesori im i nderuar Skender Rizaj edhe kur pranonin të merrnin pjesë në ekspedita ndëshkimore kundër Skënderbeut kryeneç, sabotonin dhe ktheheshin në Edrene a në Stamboll si të thyer. Kurse ata pashallarë shqiptarë që verbërisht i shërbenin Sulltanit, pjesërisht vriteshin, qoftë nga vetë Skënderbeu, qoftë nga pashallarët e tjerë. Dhe çka ishte edhe më me rëndësi se shumica e të shkolluarve shqiptarë në Stamboll, ishin në punë të shërbimit sekret informativ të Skënderbeut. Për shembull ata në kohë e informonin për planet dhe strategjinë e Sulltanit, kur dhe sa ushtarë do të dërgoheshin, kush do të komandonte me ta, nëpër cilat rrugë dhe gryka malore do të vinin, sa dhe çfarë armësh do të kishin, çfarë morali kishin ushtarët)8.
Se Moisi Golemi, po edhe shokët tjerë, nuk e tradhtuan Skënderbeun mund të bazohemi edhe në këto fakte:
1. Shqiptari i vërtetë dhe me gjak të pastër shqiptar, ka besë dhe asnjëherë nuk pranon ta tradhtojë komandantin e vet.
2. Sipas Kanunit që mbretëronte në shtetin e Skënderbeut, tradhtari menjëherë vritej, gjë që nuk ndodhi me dy komandantët e Skënderbeut. Tradhtia dënohej vetëm me vdekje.
3. Po ta falte tradhtinë Skënderbeu do të thotë se edhe ai vetë do të duhej të ishte tradhtar. E faktet tregojnë se ai nuk e ka thyer fjalën e dhënë edhe te të huajt e jo më te shqiptarët. Në një rast princi i Tarantos e ftonte që ta braktiste mbretin e Napolit, Alfonsin dhe të mos e mbante fjalën dhe besën e lidhur me të. Skënderbeu i përgjigjej në këtë mënyrë: “Ne që kemi parë kaq të mira nga lartmadhëria e tij, mbreti Alfonso, do të bëheshim me turp dhe do të na nxihej faqja si njerëz të pabesë dhe pa mirënjohje, sikur të mos i shtrinim dorën të birit të tij, në ditën që ai të ketë nevojë”.
4. Pasuria iu kthye prapë dhe vazhdoi të ishte komandant i ushtrisë shqiptare përkrah Skënderbeut, gjë që nuk do t’i ishte bërë një tradhtari, bile as ushtria shqiptare nuk do të kishte luftuar më nën komandën e një tradhtari.)10.
Skënderbeu, nga pikëpamja e besimit ishte mysliman, por asnjëherë nuk e ngriste veten mbi besimet tjera. Ai njëkohësisht u bë humanisti më i madh i fillimit të Kohës së Re, strategu më i spikatur i të gjitha kohëve dhe burrështeti më i denjë i demokracisë. Kështu pra Gjergj Kastrioti - Skënderbeu u bë qeveritari i parë i Shqipërisë (Dominus Albaniae.) Ai krijoi shtetin e parë kombëtar dhe demokratik në Evropë.
Për një gjë të tillë ekzistonin të gjitha kushtet e duhura. Pra nuk ishte gjë e rastit për atë, kur u kthye në atdhe dhe iu drejtua bashkatdhetarëve me fjalët: ”Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta këtu në mesin tuaj...”Shkurt, pjesa më e madhe e shqiptarëve, pa marrë parasysh përkatësinë fetare (ortodoksë, katolikë, myslimanë, bogomilë) dhe sociale; (aristokratë , qytetarë , fshatarë, proletarë) të nxitur nga ndjenjat kombëtare, nga dashuria ndaj atdheut, u bënë si një dhe luftuan heroikisht për kombin dhe shtetin kombëtar shqiptar, me Skënderbeun në krye.
Ndërkaq, krijimi i kombit dhe shtetit kombëtar francez, si dhe i kombit dhe shtetit kombëtar anglez si kombe dhe shtete kombëtare të para në Evropë, dallojnë mjaft nga formimi i kombit dhe i shtetit kombëtar shqiptar. Së pari, shteti kombëtar francez dhe ai anglez u krijuan më vonë, d.m.th nga mbarimi i shek. XV. Pastaj ato shtete u krijuan nga lart, nëpërmjet monarkive absolute, monarki këto që u sollën shtresave të gjëra të popujve të vet, shfrytëzim politik, ekonomik, social dhe kulturor.
Ndërkaq, shteti kombëtar shqiptar i Skënderbeut, përkundrazi, u krijua nga poshtë dhe ishte shtet popullor e human.)11.
____________________________________
1).Ismail Kadare...
2).Hist. e Pop.Shqiptar I, Tiranë 2002 faqe 420, 421,422.
3).Flamur Hadri në Gjurmime albanologjike, Prishtinë 1986 faqe 74.
4). Mahmut Hysa, “Luftërat e Skënderbeut në Maqedoni”Shkup 1994, 112 ,
5). Tajar Zavallani,Historia e Shqipnisë,Londër 1966. faqe 125.
6). Marin Barleti,Historia e Skënderbeut, Tiranë 1967. faqe 302- 331.
7). Mahmut Hysa në “Luftërat e Skënderbeut në Maqedoni”Shkup 1994, f. 114
Cool Skënder Rizaj “Shqiptarët dhe Serbët në Kosovë”, Prishtinë 1991 f. 58:
9). po ty.

10. Se Moisi Golemi nuk e tradhtoi Skënderbeun , është mendimi im personal e që e bazoj në faktet që i shënova më lartë. Kjo nuk do të thotë se ata që shkruan ndryshe do të duhet të pajtohen me këtë mendim, por mendoj se Fan Noli, po të ishte në jetë, do të kisha mundur t`ia ndryshoja mendimin. (I V)
11). Skënder Rizaj “Shqiptarët dhe Serbët në Kosovë”, Prishtinë 1991 .f. 58:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

EDHE NJEHERE PER SKENDERBEUN Empty
MesazhTitulli: Re: EDHE NJEHERE PER SKENDERBEUN   EDHE NJEHERE PER SKENDERBEUN EmptyThu Apr 29, 2010 2:14 am

Ilmi Veliu,Botohet me rastin e 601 vjetorit të lindjes së Skënderbeut.
[size=9]
SVETIGRAD AND SKANDERBEG

The period of Skanderbeg’s battles was the brightest in the history of the Albanian nation. The battles of Skanderbeg rendered a special contribution not only to the freedom of Albania, but allso to that of the people of the Balkans.
Skanderbeg became an outstanding figure in many respects; he was regardet as a great strategist, as a competent statesman, as an expert on the situation at home and abroad. He ëas much estimated for his human virtues too.
Being a great strategist, he eleminated the splits and dissensions between the Albanian feudals, lords strengthened the unity of the Albanians and foundet the Albanian state in compliance with the requisits of the time.
His standing was in contrast ëith the intentions of the Sultans of the Othoman Empire. They aimed at conquering Central and western Europe but in fact were halted by the resistance of the Albanians.
This resistance was so successful that two of the most notorious Sultans of the time, Sultan Murat the Second and Sultan Mehmed Fatih failed in their compaigns against the Albanians led by Skanderbeg. The heroic battles led by Skanderbeg against the Othoman Army in Kruja, Sfetigrad, Pollog, Torvioll, Oranik, Mokra, and other places are reall worth mentioning. All attempts met continuous failure as long as Skanderbeg ëas commander in chief of a joint European army against Otomans to defend Albania, Central and West Europe.
Marin Barleti and Fan Noli describet the battles and the fears of Skenderbeg in their books but these lack accurate geographical definitions, indications regarding the places ëhere most of the decive battles took place.
The battles of Skanderbeg in the battle fields with his Albanians, testify that they were already composet a nation living in a common land of their own.
The rezistance of the Albanians led by Skanderbeg against the Othomans, is but a shoë of continuity in the history of the Albanian nation. Events such as these and other historical happenings prove that the Albanians are autochthonus in the territories where they actualy live although all are not includet within its boundaries.

I.V.
Sllavomaqedonët pohojnë se

Leka i Madh ,
Skënderbeu, Nënë Tereza, etj ishin të tyre.
Skënderbeu sipas burimeve bizantine, raguziane, vatikaneze, arabe, osmane, dhe të literaturës serbe, greke e maqedone, ishte ilir, ishte alban, ishte epirotas, ishte dardan, ishte arnaud, ishte edhe serb, edhe grek, edhe maqedhon antik.
Atëherë, pra çka ishte ky kolos i historisë së njerëzimit ?
Po qe se ky problem shkencor vështrohet në mënyrë të drejtë
mund të zgjidhet shumë lehtë, por në qoftëse studiohet në mënyrë tendencioze dhe jo shkencore, problemi në fjalë mund t`i fusë në rrugë pa krye ata që tentojnë të përvetësojnë këtë kolos.)1
Skënderbeu, pra, në pikëpamje etnike e kombëtare, përkatësisht për nga gjaku, ishte ilir, sepse u përkiste ilirëve që kishin jetuar në Ballkan; ishte alban ose arbër, meqë u përkiste arbërve ose albanëve, të cilin emër më vonë e morën të gjithë ilirët; ishte epirotas, meqenëse ilirët albanë të krahinës së Epirit quheshin edhe epirotas; ishte dardan, meqenëse Kastriotët e kishin prejardhjen nga Dardania-Prizreni. (Prizreni kishte qenë kryeqendra e Kastriotëve në kohën e Gjonit) Pronat - feudet e Gjon Kastriotit, madje edhe të Skënderbeut, shtriheshin edhe në Dardani- Kosovë; ishte tribal, për shkak se prej shekullit XIV e deri në shekullin XVII, sipas burimeve bizantine dhe të perëndimit quheshin edhe me këtë emër të gjithë ilirët, thrrakasit, (Tribalë, dardanë, myzë, paionë, makedhonë, albanë etj.)2 që asokohe jetonin nga Danubi, deri tek kufiri me Thrrakinë në lindje, me Greqinë në jug.
Sipas Dr. Skender Riza, një fis ilir me emrin Tribalët, ka jetuar në luginën e Moravës së Madhe dhe bizantinët shpesh këtë emër e kanë përdorur për ilirët në vend të emrit arbër ose epirotë.
Ishte arnaut, duke qenë se pellazgët-ilirët-shqiptarët, pa marrë parasysh përkatësisnë e tyre fetare, i quanin dhe i quajnë edhe sot e kësaj dite me emrin arnaud, arnavud e që rrjedh nga arvanid. (grekët e përdorin këtë emër për arbërit- shqiptarët)3
Dmth. Emërtimet: ilire, albanë, epirotas, dardanë, tribalë, arnautë, arvanitë, etj s’jënë gjë tjetër përveç emra fisesh dhe nënfisesh të pellazgëve të lashtë, përkatësisht sinonime për pellazgët- ilirët-arbanwt- shqiptarët shumë të lashtë.
Grekët mund të thonë se Skënderbëu ishte “grek”, sepse para se ta pranonte islamin, i takonte kishës ortodokse të ritit greko- bizantin. Një vëlla i Skënderbeut u bë murg dhe vdiq në kishën e Hilandarit. Në këtë kishë ku kishte qenë i regjistruar me heret edhe babai i Skënderbeut, Gjoni me të gjithë djemt.)3
Meqë Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, më herët kishte qenë ortodoks, edhe babai i tij, po edhe ky më vonë, si gjuhë administrative kan përdorur edhe sllavishten e vjetër, përpos latinishtes, osmanishtes, greqishtes, italishtes etj. disa “shkencëtar” serbë tentojnë ta shpallin këtë personalitet të shquar për serb ose sllavomaqedon, duke harruar faktet historike se as feja ortodokse e as sllavishtja e vjetër nuk ishin vetëm të serbëve, sllavomaqedonëve apo grekërve.)4.
Gjergj Kastrioti- Skënderbeu në pikëpamje fetare ishte musliman, në kontakt me krishterët dhe me muslimanët përdorte emrin Skënderbe, por kjo nuk e pengonte që t`i respektonte katolikët dhe ortodoksët, sepse të tillë e kishte një pjesë të madhe të popullatës, së cilës ai i takonte dhe ushtrinë me të cilën i përballonte sulmet osmane.)5
Me një fjalë, ai I takonte Islamit, në pikpamje fetare, kurse në pikëpamje kombëtare I takonte kombit shqiptar. E si i tillë, i shtyrë pikërisht nga ndjenjat kombëtare iliro-shqiptare e për ta ruajtur identitetin dhe etnitetin shqiptar, u ra shqelm posteve më të larta administrative-ushtarake të Perandorisë Osmane dhe u kthye në Shqipëri, ku e krijoi shtetin e parë kombëtarë shqiptarë dhe demokratik në Evropë. Pra ai nuk u kthye në Sërbi, Bullgari apo Greqi dhe nuk krijoi një shtet sllavomaqedon, grekë, bullgarë apo sërbë. Ai ishte princ I të gjith popujve që gjindeshin në kuadër të shtetit të tij. Ai ishte princ I shqiptarëve po edhe I sllavomaqedonëve, grekërve, sërbëve. Këte e përmend edhe Barleti ku thotë se ai ishte princ I shqiptarëve dhe maqedonëve. Në sh.XIX historianët serbë L. Kovaçeviq dhe L. Jovanoviq, pos tjerash, konkluduan: “As serbët me kroatët e as bullgarët me sllavomaqedonët nuk ishin gjithmonë në trevat e tyre të sotme të Gadishullit Ballkanik. Në këto troje prej kohësh më të lashta ishin : Helenët, Ilirët, dhe Thrrakasit, tre popuj indoevropianë, të ngjashëm, nga trungu pellazg por, megjithatë të veçantë..”)6

____________________________
1)Historia e popullit shqiptar I Tiranë ..2002., faqe, 314
2). Ibid
3).Ibid
4).Dr. S. Rizaj,Shqiptarët dhe serbët në Kosovë,..Prishtinë 1991
5).Ali Hadri, ”Epoka e GJ.K. –Skënderbeu, separat, Prishtinë 1968
6).Ilmi Veliu, Skënderbeu në 600 vjetorin e lindjes, Kërcovë, 2005
Gjon Kastrioti dhe
Principata e Kastriotëve
Emri i Kastriotëve, si dhe ai i një vargu familjesh feudale të tjera, lidhet me emrin e një vendi ku ata kishin pasur zotërimet e veta. Në tokat shqiptare ka disa fshatra që mbajnë emra të afërta me mbiemrin e këtyre sunduesve shqiptarë: Kastriot në Peshkopi, Kastri në Mirëditë, Kastrat në Has të Prizrenit-Kosovë, Shkodër dhe Tropojë, Kastriot, fshat në rrethinën e Kërçovës e që serbët pas vitit 1913 dhe pas masakrave që bënë mbi shqiptarët e Kërçovës e riemëruan në Sërbicë, pastaj në rrethinën e Gllogovcit të Kosovës poastu është fshati Kastriot e që serbët poashtu e ndërruan në Sërbicë.
Historia e Popullit Shqiptarë I Tiranë 2002, na jep të dhëna se Skënderbeu dhe prindërit e tij quheshin Kastriotë, sepse familja e tyre e kishte prejardhjen nga fshati Kastrat i krahinës së Hasit të Prizrenit, (Kosovë) në pjesën verilindore të Shqipërisë etnike. Mirëpo mbiemrin Kastrati e gjejmë edhe te një numër i madh familjesh të Hasit të Prizrenit- Kosovë. Dhe nëse e kemi parasysh se Prizreni ishte kryeqyteti i Gjon Kastriotit dhe vetë Skënderbeu ishte i lindur në Prizren, na del se Kastriotët kanë qenë me prejardhje dardane (Kosovare) dhe emri Kastriot rrjedh pikërisht nga emri i Kastratëve të Hasit të Prizrenuit (Kosovë). Në disa burime tjera, Kastriotët mbajnë edhe një mbiemër të dytë, Mazarekë, të cilin e gjejmë si emër fshati, ndër të tjera edhe në krahinën e Hasit të Kosovës..)1
Kastriotët si feudalë nuk kanë një origjinë të largët. I pari Kastriot që njohim, përmendet në një dokument të vitit 1368, si kështjellar në Kaninë. Sipas një gjenealogjie të shkurtër nga fisniku shqiptar i sh XVI, Andrea Engjëlli, babai i Skënderbeut quhej Gjon, gjyshi Gjergj dhe stërgjyshi Konstatin. Këtë mund ta marrim si të sigurtë sepse mund ta bazojmë në zakonin që kanë pasur shqiptarët e që e kanë edhe sot që t`i përsërisin emrat e të parëve. Shohim se në trungun e familjes së Skënderbeut përsëritet emri i gjyshit Gjergj te Skënderbeu e më vonë te nipi i tij Skënderbeu i Ri, pastaj emri i stërgjyshit Konstatin te njëri nga vëllezërit e Skënderbeut, Konstatini etj.)2
Historiografi i njohur austriak i sh. XIX J. Hammer, përmend në veprën e tij “Historia e Perandorisë Osmane”, një princ shqiptar me emrin Gjergj Kastrioti, si pjesëmarrës në betejën e Kosovës,e që e përmendëm edhe më lartë, më 1389. Por këto pohime nuk kanë gjetur deri më sot mbështetje në burimet dokumentare, të cilat nuk bëjnë fjalë për një princ a sundimtar me emrin Gjergj Kastrioti. Si duket Hammer ka ngatërruar emrin e Gjergj Kastriotit me atë të Gjergj Ballshës, i cili në të vërtetë përmendet si pjesëmarrës në betejën e Kosovës.
Duhet përmendur edhe njoftimet që jep bujari shqiptar Gjon Muzaka, bashkëluftëtar i Skënderbeut dhe njohës i mirë i fisnikëve shqiptarë, me të cilët kishte edhe marrëdhënie familjare, i cili thotë se gjyshi i Skënderbeut quhej Pal Kastrioti dhe ka mundësi që gjyshi i Skënderbeut Gjergji të ketë përdorur edhe një emër të dytë Pal, gjë që ka ndodhur shpesh tek shqiptarët. Sipas një besimi të vjetër të shqiptarëve, nëse fëmija sëmuhej, dhe që të shërohej ose që të mbrohej nga syri i keq i duhej ndërruar emri dhe i jepej një emër tjetër. Kështu që mbeteshin në përdorim të dy emrat. Sipas Gjon Muzakës, gjyshi i Skënderbeut ka pasur nën zotërimin e vet feudal dy fshatra; Sinjën dhe Gardhin e Poshtëm që ndodheshin në luginën e Drinit të Bardhe. Dhimitër Frëngu ka shkruar se Kastriotët zotëronin edhe Ujmishin. Si duket gjyshi Pal (apo Gjergj) Kastrioti ishte një feudal i vogël.3)
Në vitin 1553, Andre Engjëlli ka shkruar në Romë se Gjon Kastrioti ka qenë i biri i Gjergj Kastriotit dhe ky i Kostadin Kastriotit të mbiquajtur Mazreku që kishte vdekur më 1390. Biçoku & Xhufi,f. 314 thonë se vepra e Gjon Muzakës është më e saktë dhe më e besueshme se ajo e Andre Engjëllit, prandaj thuajse të gjithë studiuesit e sotëm mendojnë se gjyshi i Skënderbeut quhej Pal Kastrioti.
Babai Gjon Kastrioti, me origjinë
ishte Dardan-Kosovar
Nëna Vjosava, ishte nga fisi pellazgo-ilir, nga Pollogu..
“Përveç autorëve të mësipërm, (Barleti, Muzaka, Antivarino etj), është edhe një autor tjetër i mëvonshëm, por shumë i rëndësishëm, Frang Bardhi, sepse ka jetuar në Shqipëri. Ai në vitin 1636 botoi një vepër polemizuese për të mbrojtur origjinën shqiptare të Skënderbeut, kundër përpjekjeve të J.Maroviç për ta nxjerrë atë me origjinë sllave. Në veprën e tij Frang Bardhi i ka kushtuar një vend të veçantë përcaktimit të vendorigjinës së Kastriotëve. Pas një parashtrimi polemik të çështjes ai arrin në përfundim se Kastriotët ishin nga Hasi i Prizrenit, se kështu është në pajtim të plotë mendimi i përgjithshëm i kombit tonë. ”Kjo frazë e veprës së F. Bardhit i jep mendimit të tij për Hasin e Prizrenit si vendorigjinën e Kastriotëve vlerën e një burimi historik të dorës së parë. Për mëtej ai shpjegon edhe origjinën e emrit familjar të Kastriotëve, duke e lidhur atë me emrin e fshatit Kastrat, që gjendej buzë lumit Drini I Bardhë dhe tregon se në kohën e tij një familje vendase kishte si mbiemër emrin e fshatit Kastrat. Për vendorigjinën e Kastriotëve nga Hasi i Prizrenit, dëshmojnë gjithashtu edhe kronisti i Raguzës Lucari, vepra e të cilit është botuar në vitin 1605, si dhe shënimet e fundit të sh. XV të një kleriku boshnjak, të botuara për herë të parë në vitin 1892
Po kështu mbiemri i dytë Mazreku, i Kastriotëve si dhe pronat e tyre, Kastorie - Kastar dhe Ymenestrie - Ujmirë që përmend Andre Engjëlli, gjenden në mikrotoponiminë e herëshme dhe të sotme të Hasit (Kostur, Kastrat dhe Mazrek) dhe të Drenicës-Kosovë, ( Ymnestrie Ujmirë dhe Ujmishtë që përmendet edhe te Dhimitër Frëngu) Në përforcim të këtyre vjen edhe një dëshmi e fillimit të sh. XIX se në qytetin e Gjakovës jetonte rrobaqepësi Mihal Kastrioti, që flet për praninë e ruajtjen ndër shekuj të këtij mbiemri në krahinën e Hasit nga e kishin origjinën Kastriotët
Mendimet për vendorigjinën që japin autorët e hershëm shqiptarë si Barleti, Frëngu, Muzaka, Engjëlli, dhe Frang Bardhi, si dhe burime të tjera historike, nuk kanë kundërshtim ndërmjet tyre, por shfaqen si dëshmi në vijim që flasin për kohë të ndryshme dhe që plotësojnë njëra tjetrën. Frang Bardhi flet për periudhën më të hershmë, për trungun gjenealogjik të familjes kur ishte në Has të Kosovës, Gjon Muzaka përmend emrin e gjyshit të Skënderbeut-Pal Kastriotit, duke treguar dy fshatrat që kishte si prona në Dibër, kurse M. Barleti dhe Dh. Frëngu flasin për pasardhësin e Palit, Gjon Kastriotin dhe zotërimet që kishte ky.
I biri i Palit ( ose Gjergjit) Gjon Kastrioti, e trashëgoi sundimin në fund të shek. XIV, në kohën kur turqit u dyndën në tokat e Shqipërisë. Duke përfituar nga dobësimi i principatave shqiptare, Gjoni e zgjëroi sundimin e vet në krahinën e Dibrës që shtrihej deri në Pollog e më vonë edhe në Derven afër Shkupit. Pastaj u zgjërua në atë të Matit dhe në dhjetëvjeçarin e parë të shëk. XV doli në viset bregdetare, duke përfshirë nën ndikimin e vet edhe peshkopatën e Arbërisë. Ai ishte në marrëdhënie miqësore edhe me Venedikun.
Por më 1410, gjendja e tij u keqësua. Këtë vit, nën kërcënimin e Musait, një nga djemtë e sulltan Bajazitit, i cili kishte siguruar sundimin në Maqedoni dhe pretendonte fronin turk Thuhet se Gjon Kastrioti qe detyruar që t`i jepte peng për disa kohë, një nga djemtë e tij që të mund të siguronte vasalitetin e sulltanit. Emri i djalit në dokumenta nuk përmendet dhe Noli thotë se nuk ka mundësi të ketë qenë Skënderbeu, sepse në vitin 1410 ai i ka pasur vetëm 5 ose 6 vjet.)4
Ka mundësi që si peng të jetë dhënë dikush nga vëllezërit e Skënderbeut, ndoshta Stanishi, që ka qenë në moshë më të madhe ose këtë herë Gjoni nuk i ka dhënë peng Musait kurgjë, sepse lufta që qe detyruar të bënte Musai kundër të vëllait, Sulltan Mehmet I, i dha rast Gjon Kastriotit të shkëputej përsëri nga vartësia e turqëve. Më 1411 ai u afrua me Republikën e Venedikut dhe pak më von me atë të Raguzës, të cilat i dhanë qytetarinë e nderit. Por më 1415, kur ushtritë turke depërtuan në Shqipëri, Gjon Kastrioti, si duket, u nënshtrua, pasi më 1416 e gjejmë vasal të Sulltan Mehmetit I, i cili jo vetëm që i ruajti zotërimet e veta, por i zgjëroi edhe më tepër.)5
Edhe këtë herë nuk kemi të dhëna se Gjergji shkoi peng në moshën nëntë, dhjetë apo 12 vjeçare. Me siguri, kanë shkuar vëllezërit e tij, Konstatini e Stanishi, kurse Gjergji i vogël ka mbetur afër babait Gjon, që të rritej. Nuk ka mundësi që në këtë moshë Sulltanit t`i hynte në punë Gjergji)6 Te Sulltani shkonin peng djem të princërve të ndryshëm që ishin vasalë të Turqisë e që atje edhe shkolloheshin në shkollat turke. Pra këta djem nuk ishin robër lufte ose skllevër, por ishin të shkuar atje me dëshirën e tyre dhe të prindërve të tyre. Pra po të kishte shkuar në këtë moshë Gjergji, nuk do të ishte në gjendje që të hynte në shkollën e “içogllanëve”, sepse ajo ka qenë shkollë ushtarake dhe përveç aftësive tjera djemtë është dashur të ishin të rritur dhe shumë të fuqishëm. Sipas të gjitha gjasave, teoria se Skënderbeu shkoi peng te Sulltani në moshën 9-10-12 vjeçare bie poshtë dhe ai kur ka shkuar në Stamboll me siguri do të ketë qenë në moshën dikund 18-25 vjeçare.)6
Barleti në faqe 57 thotë se: “Mendja e tij ishte e gatëshme për çdo gjë. Brenda një kohe të shkurtër mësoi gjuhën dhe letërsinë turke, arabe, greke, italiane, sllave,...” )7
Barleti vazhdon: “...Djaloshi kishte vetëm një dëshirë, të mos i shpëtonte asgjë pa provuar, jepte prova të pabesueshme, herë me shpatë e herë me hark e shigjetë, herë si kalorës e herë si këmbësor, të bënte gjithmonë me guxim diçka më të madhe se mosha e tij...” Dhe më poshtë, Barleti duke harruar atë që ka thënë më lartë se ai ishte 9 vjeç, vazhdon: “ Me një moshë të formuar, me krahët e vet vigan, ai përballonte detyra edhe për një burrë të fuqishëm, duronte urinë, etjen, vapën, pagjumsinë dhe me këto gjëra, duke u stërvitur pandërprerë, u gatit shumë mirë, brenda një kohe të shkurtër, për çdo fushatë ushtarake...” Barleti thotë se i arriti për një kohë të shkurtër. Dhe nëse ai ka qenë 9 vjeç ose edhe 10 apo 12 dhe si do të mundej në këtë moshë kaq të re t`i arrinte të gjitha ato që i përmend Barleti e që thotë për një kohë të shkurtër.)5 Noli thotë se më 25 shkurt 1420, të gjithë djemtë e Gjonit i hasim në Shqipëri, sepse Gjon Kastrioti me të katër djemtë nënshkruajnë një traktat tregëtie me Raguzën ku caktohen taksat e doganës.)8
Pra kemi arsye, thotë Noli, për të besuar që nuk ishte çilimi prej 9 vjeç, po të paktën lartë nga 21 vjet, kur shkoi pranë Sulltanit. Kjo ndoshta ngjau më 1428, vazhdon Noli, pas një dokumenti të Venedikut ose më 1430, pas disfatës së fundit të Gjon Kastriotit të përshkruar hollësisht në dokumentat e Raguzës. Nëse pranojmë vitin 1430, Skënderbeu ishte nja 25 vjeç, kur hyri në shërbim të ushtrisë turke. Kjo ka më tepër të ngjarë dhe vërtetohet prej historianit Pontano, i cili e njohu Skënderbenë për së afërmi në Itali më 1461-62 dhe na siguron se kur ka shkuar në Turqi ka qenë trim i rritur dhe jo çilimi, sipas legjendës së Barletit)9
Një korigjim me vend që Noli i ka bërë historisë së Barletit në lidhje me atë se çfarë moshe ishte Skënderbeu kur shkoi në oborrin e Sulltanit, është ajo ku ai thotë: ” kur u muar peng nga Sulltani, Skënderbeu nuk ishte një çilimi, por një djalë i rritur në vatrën atrore, i cili kishte kuptuar tragjedinë e atdheut...” Dhe kjo duhet të jetë më se e vërtetë.
Nga një marrëveshje tregtare- doganore që Gjoni lidhi më 1426 me republikën e Raguzës, të cilën e ka nënshkruar në emrin e vet dhe të djemve të tij, kufijtë e këtyre zotërimeve përcaktoheshin prej Shufadaje në jug të Lezhës e prej Rodonit në bregdet deri në Prizren.)10
Nga ana tjetar në zotërimet e Gjonit bënte pjesë edhe krahina e Rekës në verilindje të Dibrës së sotme, krahina e Kërçovës, Pollogu e dëri te Derveni i Epërm, afër Shkupit. Kërçova ka qenë vendi më strategjik dhe udhëkryqi kryesor që e ka përdorur Skenderbeu e që ka lidhur rrugën drejt Gostivarit-Tetovës- Shkupit, pastaj rrugën drejt Dibrës (Rahovnikut) e Krujës, rrugën drejt Manastirit e Prilepit. Rrugën që më së shumti e ka përdorur Skënderbeu gjatë luftimeve me osmanët ka qenë Krujë- Dibër – Jama - Izvor – Kërçovë - Tuhin, prej ku ka dalë në anën e Poreçes, ku ka qenë kalaja e Modrishtës, në rrjedhën e mesme të lumit Treska, 20 km. në veri të Brodit dhe aty e ka pritur ushtrinë osmane)11
Megjithëse vasal i Sulltanit, Gjon Kastrioti vazhdoi të zhvillonte një politikë më vehte me fqinjtë e tij, serbët dhe venedikasit. Më 1422 ai i dërgoi despotit të Serbisë, Stefan Llazareviçit një djalë të tij si ndihmë në luftën kundër republikës së Venedikut, për t`i marrë kësaj Shkodrën, si trashigimtar i Ballshës III. Por në vitin tjetër, më 1423, ai hyri ndërmjetës për paqën që u lidh midis Venedikut dhe Serbisë.)12
1).Historia e popullit Shqiptar” I, Tiranë2002, faqe314 dhe385
2).Po aty..
3).Fan Noli vepër e cituar, faqe 20, Biçoku faqe 314.
4).Po aty, faqe 21.
5).po aty
6) Po aty .
7)Noli, vepër e cituar faqe 26.; I.Veliu, Skënderbeu në 600 vj.lindjes, Kërcovë, 2005
Cool.Po aty faqe 27.
9).Barleti, vepër e cituar faqe 57
10).Historia e popullit Shqiptar, I, Tiranë 2002, faqe,386
11). po aty.
12).Po aty
*Sipas Nolit dhe në bazë të analizave të datave, veprimtarisë së Gjon Kastriotit dhe figurimit të emrave të 4 djemëve të Gjonit në kontratat e ndryshme mund të vihet në përfunidm se Gjergji nuk ka shkuar në Stamboll para moshës 18 vjeçare.
Gjergj Kastriotit në oborrin e Sulltanit
Në vitin 1423, kur Sulltan Murati II ndërmori një fushatë ushtarake për të forcuar pushtetin turk në Shqipëri, Gjon Kastrioti mundi përsëri t’i ruante zotërimet e veta. Këtë rradhë ai i dërgoi, si duket, të gjithë djemtë te Sulltani që t`i shërbenin atij. Dhë kjo është koha kur Skënderbeu ka pasur 18 vjetë dhe do të ishte shumë logjike se kjo ka qenë hera e parë për atë të shkonte në oborrin e Sulltanit për t`u shkolluar në shkollën speciale të Oborrit, ku shkolloheshin djemtë e njerëzve të privilegjuar)1,
Unë do të kisha thënë se Gjergj Kastrioti nuk ishte peng te Sulltani, sepse ai pasi e kreu shkollimin dhe mori gradat e oficerëve osmanë, merrte pjesë vazhdimisht në betejat që zhvillonte ushtria osmane, pastaj u dërgua së bashku me Jakup beun të shërbenin në Shqipëri si zyrtarë të Turqisë, madje ishte edhe subash i Krujës. Një njeri i zënë peng nuk do të mund t`i kishte të gjitha këto privilegje dhe në fund të shkonte në Shqipëri të shërbente në kuadër të Perandorisë dhe pikërisht afër babait të tij. Në momentin kur Skënderbeu shërbente në Shqipëri, cilin kishte peng Sulltani që do t`i garantonte se Gjon Kastrioti nuk do të ngritej në kryengritje ose nuk do ta shkëpuste vasalitetin ndaj Sulltanit. Aq më tepër kur njëri vëlla i Skënderbeut gjendej në kishën e Hilandarit e tjetri si duket nuk ishte më gjallë.
Në sh. XV u bënë kthesa të mëdha në historinë e shoqërisë njerëzore: u shkatërrua Perandoria Bizantine (1453) dhe mbi themelet e saj u ngritë godina e Perandorisë Osmane. Kjo shënoi fundin e Kohës së Mesme dhe fillimin e Kohës së Re, përkatësisht fillimin e periudhës së Humanizmit dhe Renesansës. Në këtë periudhë populli shqiptar filloi të afirmohej si komb apo si bashkësi e qëndrueshme njerëzish, e formuar historikisht në bazë të bashkësisë së gjuhës, të territorit, të veprimtarisë ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore..
Gjykuar sipas burimeve angleze, kombi shqiptar, si komb i pavarur u formua, për më tepër, para pushtimeve osmane-para Betejës së Parë të Kosovës (!389). Prandaj si kategori e tillë, edhe kombi shqiptar dha kontributin e vet në zhvillimin e Humanizmit dhe të Renesansës në Evropë.)2.
Në të mirë të këtij mendimi flasin edhe faktet që pasojnë. Sipas defterit të vitit 1429 dhe burimeve të tjera historike, nëpunësit dhe personeli që shërbente në punët më me përgjegjësi, ishin kryesisht me kombësi shqiptare (Kavmi Arnavud, prej Arvanid) dhe boshnjakë (Iliro – Bogomil), siç na njohton Sami Frashëri. Organi që i rregullonte të gjitha punët e brendshme në Pallat quhej “Enderun” e që është term persian. Në kuadër të këtij organi (Enderun) vepronte edhe Universiteti i Pallatit të Sulltanit, ku përgatitej kuadri më i lartë i të gjitha profileve të pushtetit.)3
Me fjalë të tjera, djelmoshat më të zgjedhur (Më të pashmit, më të zgjuarit) të aristokracisë së vendit, me këtë rast të aristokracisë shqiptare, sipas sistemit të ashtuquajtur “Devshirme”, mobilizoheshin dhe dërgoheshin në Pallatin (Sarajin) e sulltanit në kryeqytet (Në Edrene e pas vitit 1453 në Stamboll), ku si “iç ogllanë” (djelmosha të Oborrit të sulltanit) inkuadroheshin në “Enderun” (shkollën dhe rregullin e brendshëm të Pallatit). Aty ata i nënshtroheshin edukimit dhe arsimimit në frymën e kulturës islame. Këta djem nuk ishin peng e as robër të zënë. Duhej të ishin shumë të zgjedhur, sepse Sulltani i konsideronte si djem të vet dhe shumicën prej tyre i bënte edhe dhëndurë. Këta djem, ku bënte pjesë edhe Skënderbeu, kryenin shkollën e Sarajit ( Enderun Mektebi dhe zinin poste më të larta në Perandorinë Osmane: Sadriazamë (Kryeministra),Vezirë (Ministra), Bejlerbejë, profesorë, shkrimtarë, historianë, filozofë etj.)4
Shumica e shqiptarëve që kaluan nëpër këto shkolla, morën shkollim dhe kulturë shumë të lartë dhe zunë poste udhëheqëse e komanduese në aparatin shtetëror osman dhe u bënë komandantë kryesorë të ushtrisë osmane. Mirëpo kur ishte fjala për interesat kombëtare shqiptare, ata ndryshe silleshin, sepse ndërgjegjja kombëtare te ta ishte mbi të gjitha. Djemtë shqiptarë mësonin në shkollën e Sulltanit se “Yok vatan yok iman” -pa atdhe s’ka as fe dhe mund të merret me mend se sa ishte ngritja patriotike dhe atë patriotizëm ata pastaj e përdornin në dobi të vatanit të vet e jo Stambollit.
Ky ishte shkaku që Skënderbeu po edhe shumë të tjerë ia kthyen shpinën pozitave më të larta që kishin në pushtetin osman dhe drejtpërdrejt ose tërthorazi vepruan dhe luftuan për çështjen shqiptare. Në epokën e Skënderbeut, strategët shqiptarë që dolën nga shkolla e Oborrit të sulltanit, ata që u bënë strategë me famë, ata që korrnin suksese të mëdha në pushtimin e perandorive në Evropë dhe në Azi, më parë pranonin t’i humbin pozitat dhe të burgoseshin e të dënoheshin, madje, edhe me vdekje, se sa të luftonin kundër vëllezërve të vet shqiptarë)5
Nga kjo mund të konstatojmë se Sulltani kishte formuar bindje të fortë tek Gjon Kastrioti, babai i Skënderbeut, se ai do të ishte vasal i bindur i tij dhe se nuk kishte nevojë për kurrfarë garancionesh ose që dikush të rrinte peng në Stamboll.
Ashtu si Gjon Kastrioti, i ruajtën në këto vite zotërimet e veta edhe fqinjët e tij- në veri Nikollë Dukagjini dhe në jug Gjergj Arianiti, të cilët ishin shpallë edhe ato vasalë të Sulltanit. Por nga këto zotërime më të rëndësishme ishin ato të Kastriotëve, sepse shtriheshin në pjesën qendrore të Shqipërisë, nga ku kalonin rrugët që lidhnin krahinat veriore me ato jugore, dhe viset bregdetare me ato të pjesës lindore të Shqipërisë, me Kosovën dhe me Maqedoninë. Në kufijtë e zotërimeve të Kastriotëve kishte një varg kështjellash që mbronin shtigjet, nga ku kalonin rrugët më të rëndësishme të kohës, si kalaja e Petrelës- në jug të Tiranës, ajo e Gurit të bardhë në Mat, e Stelushit në Murrë, e Sfetigradit afër Demir Hisarit (Maqedoni) e që deri tash është menduar se është Koxhaxhiku i Dibrës, e Sobrit afër Sarajit të Shkupit e që njëkohësisht ka qenë edhe porta kryesore për të depërtuar drejt Pollogut.
Në shtetin e vet Gjon Kastrioti ishte pronari më i madh pranë një vargu zotërinjsh feudalë më të vegjël, vasalë të tij. Ai kishte një numër pronash feudale, ku punonin fshatarë bujkrobër. Në një marrëveshje, që ai lidhi me Venedikun, republika mori përsipër t’ia kthente Gjonit bujkrobërit që strehoheshin në zotërimet e saj. Në një akt të vitit 1426, me të cilin Gjon Kastrioti së bashku me djemt e vet i dhuron manastirit të Hilandarit, në Malin e Shenjtë, dy fshatra të Rekës së Dibrës, Rostushën dhe Trebishtën, janë numëruar detyrimet që Gjoni merrte në natyrë, angari e në të holla nga fshatarët si i zoti i tyre feudal.)6.
“Dhe kështu- thuhet në aktin e dhurimit- duke i dhuruar në dobi të manastirit këto dy fshatra, unë i liroj ata nga çdo angari e madhe dhe e vogël, me të gjitha detyrimet për haraçin mbretëror dhe për taksat e shtetit dhe të gjitha këto ia jap manastirit të shenjtë; të mos ketë të zot e të mos japin të dhjetë as për drithë, as për verë, as për mjaltë as para për kullota as të dhjetë bagëtish, kështu që kisha t`i marrë të gjitha të drejtat mbi këto fshatra sipas ligjit”)7
Megjithatë, në zotërimet e Kastriotëve, sikurse edhe në ato të Dukagjinëve dhe të Arianitëve, kishte ende një masë fshatarësh të lirë, diku të organizuar si dhe më parë në bashkësi, diku të çliruar nga lidhjet e bashkësisë. Si duket kjo masë familjesh patriarkale që shtriheshin veçanërisht në krahinat e brendshme malore, përbënte një pjesë të madhe të popullsisë. Marrëdhëniet e tyre me feudalin kufizoheshin me pagesën e një tributi global të caktuar.Duke paguar këtë tribut, ata ruanin të drejtën tradicionale të vetadministrimit sipas së drejtës dokësore, ose kanunit të tyre dhe kundërshtonin çdo ndërhyrje në jetën e tyre të brendshme që nuk pajtohej me normat e kanunit.)8.
__________________________
1).. Dr. Skender Rizaj, Shqiptarët dhe serbët në Kosovë, Prishtinë 1991 faqe 57.)
2).Po aty
3).Po aty faqe 58
4). Po aty, faqe 59
5)Dr. Skender Rizaj, opcit, faqe 60.;I.Veliu,Skënderbeu në 600 vjet... Kërcovë, 2005
6).Po aty.
7). Noli, vepër e cituar faqe 18,
Cool. Noli, opcit,19::Gjergj K. Skënderbeu, Instituti i Historisë, Tiranë 1967, faqe 24.
Ardhja e osmanëve në tokat shqiptare i ndryshoi interesat e të gjitha shtresave shoqërore, duke përfshirë edhe elitën drejtuese shqiptare. Një pjesë e fisnikëve të Shqipërisë së Poshtme, që i humbën plotësisht pronat e tyre, emigruan nga Shqipëria. Të tjerët në viset e Shqipërisë Qendrore e të Epërme, si: Kastriotët, Arianët, Muzakajt, Dukagjinët, Zahariajët, Spanët etj, që u përpoqën të shmangnin rrënimin e plotë të tyre, duke u dhënë garanci dhe tribute osmanëve, si dhe duke i forcuar lidhjet me Venedikun dhe vende të tjera me prirje antiosmane vazhduan të sundonin me principatat e tyre.)1.
Sulmet e ushtrive osmane mbi zotërimet e fisnikëve shqiptarë nxiteshin edhe nga vjehrri i mëvonshëm dhe vasali besnik i sulltan Muratit II, që ishte sundimtar i Despotatit të Rashkës,Gjergj Brankoviçi, i cili ishte në luftë me fisnikët shqiptarë, jo vetëm në rajone bregdetare të Shqipërisë së Epërme, por edhe në teritore tjera, nën trysninë edhe të fisnikëve shqiptarë, u detyrua që në vitin 1428 të zhvendoste kryeqytetin në veri të Despotanit të tij, në Smederevë, në brigjet e lumit Danub. Kur presioni i pandërprerë osman përshkallëzohej aq shumë mbi fisnikët shqiptarë, sa që rrezikonte tërësisht ekzistencën e tyre, ata nuk ngurronin të rrëmbenin armët)2.
Pakënaqësia e shtresave të gjëra shoqërore ndaj pushtimit osman u kishte krijuar fisnikëve shqiptarë mundësi të tjera e të panjohura më parë për krijimin e ushtrive të mëdha vullnetare, pa pagesë, të karakterizuara nga një shpirt i lartë vetëmohimi, që nuk njihej në kushtet e luftërave të zakonshme feudale dhe tek ushtritë mercenare.)3.
Kryengritja e parë në shkallën krahinore, që njihej deri tani, i përket kohës së Sulltan Mehmetit I dhe duhet të jetë zhvilluar gjatë viteve 1419-1421. Burimet historike, që e përmendin atë, nuk japin hollësi për zhvillimin e saj, veç se trgojnë që banorët e krahinës së Vagenetisë ( Chamerisë) u hudhën në kryengritje.)4.
Në fund të viteve 20 të shek. XV, ngjarje të rëndësishme ndikuan në jetën politike të fisnikëve shqiptarë. Ishte shumë me rëndësi fuqizimi e drejtimi i pasha-sanxhakut të Shkupit nga familja e Evrenozëve (veçanërisht dy përfaqësues të saj, Isa Beu dhe pas vdekjes së tij i biri Isa Beut, të cilët arritën të fuqizoheshin shumë ekonomikisht duke shfrytëzuar zgjërimin e pushtetit osman në Ballkan; dhe sidomos luftërat e ushtrive osmane për zgjërimin e shtetit osman në drejtim të Selanikut, i cili në vitin 1423 kishte kaluar në zotërimin e Venedikut)5.
Konfliktin e armatosur ndërmjet Sulltanit dhe Republikës së Venedikut për qytetin e Selanikut, që zgjati afër tre vjet (1428 – 1430 ), disa prej fisnikëve shqiptarë e panë si një mundësi për shtrirjen e pushtetit të tyre mbi viset që ishin nën zotërimet veneciane dhe osmane, kurse për vendin dhe sidomos për pushtuesit osmanë lufta e mësipërme vinte në provë fisnikët shqiptarë, nëse do të përmbushnin apo jo angazhimet ushtarake që kishin ndaj osmanëve.)6
Qysh në gusht të vitit 1428, njoftohej se Gjon Kastrioti ishte nën presionin e pandërprerë të Sulltanit që të sulmonte zotërimet veneciane dhe se një djalë i tij, që ishte “bërë turk e musliman“,i mbante trupat ushtarake pranë rajonit venecian të Shkodrës. Ky është njëri nga djemt e tij, emrin e të cilit dokumentat përsëri nuk e japin e që ndodhej në rradhët e ushtrive turke, që vepronin kundër Venedikut. Ka mundësi që ky djalë të ketë qenë Stanishi, sepse emri i tij nuk figuron krahas emrit të vëllezërve të tjerë në një dokument afërsisht të kësaj kohe)7.
Stefan Spani, Kojë Zaharia dhe Stefan Maramonti, sipas dokumenteve të fillimit të vitit 1430, kishin ndërmarrë aksione të pasuksesshme kundër zotërimeve të venedikut në rajonin e Shkodrës. Ndërkohë Gojçin Gjurashi ( Cernojeviç) kishte çliruar zotërimet e tij në Gentë, duke dëbuar prej tyre forcat e despotit serb të Rashkës, Gjergj Brankoviçit..)8.
Edhe marrdhëniet e fisnikëve shqiptarë me osmanët acarohen shumë dhe pozita e pushtetit osman në tokat shqiptare qe dobësuar, ndonëse mungojnë të dhënat burimore për aspektin antiosman të shqiptarëve. Nëpërmjet tyre tërthorazi del se zgjatja e luftës kundër Selanikut e bindi Gjon Kastriotin se kishte ardhur koha e volitshme për t`u shkëputur nga vasaliteti i Sulltanit)9.
Ai e filloi luftën kundër turqve si aleat i Venedikut dhe forcat shqiptare në bashkëpunim me repartet venedikase patën disa suksese. Por në vitin 1430, fati i luftës ndryshoi. Selaniku ra më në fund në duar të turqve. Tash Sulltani i pati duart e lira për të dërguar ushtritë e veta për të nënshtruar Greqinë dhe Epirin, ku pushtuan edhe Janinën, ku ushtri të mëdha osmane nën komandën e Isak Bej Evrenozit iu drejtuan Shqipërisë)10.
Ato e përshkuan të gjithë vendin dhe e shtypën më në fund kryengritjen shqiptare, duke kërcënuar edhe zotërimet e Venedikut. Republika e Venedikut shpejtoi të lidhte paqe me turqit dhe shpëtoi qytetet shqiptare që i mbante nën sundim. Shqiptarët me Gjon Kastriotin të mbetur vetëm, nuk qenë në gjendje të vazhdonin rezistencën dhe u detyruan të pranonin kushtet e diktuara prëj Isak Bej Evrenozit)11.
Në një letër që senati i Raguzës i shkruante të dërguarit të saj në Bosnjë, më 18 maj 1430, e njoftonte ndër të tjera: ” Turku shtiu në dorë Selanikun dhe pasi e shtiu në dorë, dërgoi një pjesë të njerëzve të tij në More (Peloponez) dhe pjesën tjetër kundër zotërimeve dhe vendit të Gjon Kastriotit dhe këta i morën Gjonit në fjalë katër fortesa, domethënë kështjella, të cilat i’a rrafshuan për tokë dhe me sa thuhet, ky Gjoni kërkonte të vinte në marrëveshje me ta.”)12
___________________________
1). Inst. i Hist.”Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Tiranë 1967, faqe 22
2).Po aty.
3).Po aty.
4)..Historia e popullit Shqiptar” I, Tiranë2002, faqe314: Skënderbeu, Instituti i H.Tiranë 1967, faqe 24.
5).Po aty
6).Po aty
7).Noli, vepër e cituar, faqe 15
Cool, Po aty
9).“Historia e popullit Shqiptar” I, Tiranë2002, faqe386
10).Po aty
11). Po aty
12).Tajar Zavallani, vepër e cituar, faqe 116 ; Ilmi Veliu, “Skënderbeu”
në 600 vjetorin e lindjes, Kërcovë, 2005
Edhe babai i Skënderbeut, Gjon Kastrioti
kishte pranuar islamin dhe kishte marrë emrin Hamza*

*(Bazuar në Gj.K. Skënderbeu Instituti i Historisë, Tiranë 1967 faqe 25,
botim me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së S B)
Ushtria osmane e kishte sulmuar Gjon Kastriotin, pa pritur nënshkrimin e traktatit të paqes me Venedikun (4 shtator 1430 ), por sapo kishin pushtuar Selanikun (29 mars 1430 ) ushtritë osmane të komanduara nga Isak Bej Evrenozi dhe me pjesëmarrjen e trupave serbe, të komanduara nga djali i Gjergj Brankoviçit iu drejtuan shtetit të Gjon Kastriotit, ku sulmi i tyre kishte qenë i papërballueshëm.)1.
Gjatë muajve prill-maj 1430, ushtritë osmane pasi i shkatërruan kështjellat e lartëpërmendura të Gjon Kastriotit, arritën në Prishtinë, prej këtu morën rrugën në drejtim të Gentës dhe në fund të muajit qershor, pasi thyen qëndresën e Gojçin Gjurashit, zbritën deri në rrethinat e Shkodrës.
Me gjithë disfatën që pësoi, Gjon Kastrioti, me ndërmjetësimin e Skënderbeut dhe Stanishit mundi të merrej vesh edhe këtë rradhë me turqit dhe të shpëtonte një pjesë të zotërimeve të veta)2.
Kështjellat kryesore të shtetit të tij kaluan në duartë e osmanëve, të cilët vendosën këtu garnizone ushtarake, kurse kështjellat e tjera, sikurse thonë burimet, u rrafshuan për tokë.
Krahina e Dibrës u shkëput nga zotërimet e Kastriotëve dhe kaloi drejtpërdrejtë nën sundimin turk. Gjon Kastrioti u ngarkua me një haraç të rëndë, u detyrua, si dhe më parë, ta ndihmonte ushtrinë turke sa herë ta thërriste Sulltani dhe t`i linte të shërbenin në ushtrinë turke djemt e vet)3
Kushtet që i diktuan turqit qenë të rënda për Gjon Kastriotin. Zotërimet e tij tani u zvogluan dhe u kufizuan vetëm në krahinën e Matit. Ai mbeti pa kështjella dhe me presionin e madh osman mbi kokë. Nga vendi i tij i varfër ai duhej të nxirrte haraçin e rëndë për Sulltanin)4.
Edhe vetë Gjoni u bë, sikurse djemtë e tij dhe mjaft feudalë të tjerë, musliman me emrin Hamza.1 Ka mundësi që emri i nipit të Skënderbeut Hamza Kastrioti, i cili ishte djali i Stanishit, të ketë qenë një emër i dytë i vënë sipas emrit të Gjon Kastriotit, Hamza5.
Në lidhje me konvertimin e Gjon Kastriotit në musliman, Fan Noli na jep këto të dhëna:
-Më 1430, kur Venediku ishte në luftë me Turqit, Gjon Kastrioti mori anën e Venedikut, dhe u përpoq ta shkundë zgjedhën turke....Pak kohë pasi ra Selaniku, i cili ishte nën Venedikun, Gjon Kastrioti u dërrmua nga Sulltan Murati II dhe u detyrua t`i nënshtrohej atij përsëri. Konditat e paqës ishin të rënda. Ai u detyrua të njihte Sulltanin si kryezot, duke u pajtuar që të paguante një haraç të përmotshëm dhe të shërbente në ushtrinë turke sa herë që ta thirrte Sulltani)6.
Pas kësaj disfate, me përjashtimin e Reposhit që ishte bërë murg, që të tre të bijtë e Gjonit do të duhej të shërbenin në ushtrinë feudale turke. Po duket që merrnin pjesë vetëm ne ekspeditat afër kufinjëve të Shqipërisë dhe që ktheheshin në shtëpi pasi mbaronte ekspedita ushtarake. Si të gjithë feudalët tjerë edhe Gjon Kastrioti me të bijtë, për të shpëtuar nga katastrofa e 1430 u konvertuan në muslimanë.( Noli thotë Muhamedanë)7 Ai përmendë si dëshmi Papa Piun II dhe kronikanin raguzian Luciari që kanë thënë se Gjon Kastrioti për vehte ka marrë emrin mysliman, Hamza. Noli në vazhdim thotë se ai ishte katolik më 1407 si aleat i Venedikut, orthodoks më 1419-1426 si aleat i Stefan Lazareviçit të Serbisë dhe në fund si mysliman më 1430-1438 si aleat i Sulltan Muratit II)8
Megjithatë Gjoni nuk hoqi dorë nga pavarsia e principatës së Kastriotëve. Edhe me ndërhyrjen e Skënderbeut dhe të Stanishës pranë autoriteteve osmane, u rimëkëmb shpejt shteti i Kastriotëve. Qysh në verën e vitit 1434 Skënderbeu ishte emëruar në Postin e dizdarit të Krujës e më 1437 edhe subash i Krujës. Bile pas kësaj kohe Skënderbeu që ishte i dërguar në Shqipëri si nëpunës i shtetit osman, e ndihmoi shumë Gjonin gjatë konsolidimit të shtetit të tij. Gjatë gjysmës së parë të viteve 30-të, sërish ai u bë kufitar me zotërimet veneciane të Lezhës e të Shkodrës, siguronin dalje në det dhe kishin nën kontrollin e vet rrugët tregëtare që lidhnin bregdetin me Prishtinën dhe Shkupin)9.
Gjon Kastrioti vdiq në fillim të muajit maj, të vitit 1437. Emri i tij do të përmendet edhe në dy dokumente të më vonshme ( mars 1438 dhe korrik 1439 ) në kuadrin e përpjekjeve të Stanishit e të Skënderbeut, si drejtues të rinjë të shtetit të Kastriotëve, për t’i vijaur me Venedikun dhe me Raguzën po ato marrëdhëne që kishte pasur i ati i tyre më herët.)10.
_____________________________________
2).Skënderbeu, Instituti i Historisë Tirënë 1967, faqe 25)
3).Ibid
4).Ibid
5). Historia e popullit Shqiptar” I, Tiranë2002, faqe, 387
6). Noli, vepër e cituar, faqe 2o.
7). Historia e popullit Shqiptar” I, Tiranë2002, faqe, 388
Cool.Po aty
9). 2).
10). Noli, vepër e cituar, faqe 23
1).Historia e popullit Shqiptar” I, Tiranë2002, faqe, 386
Edhe Noli thotë se qendra administrative e Gjonit ishte Prizreni dhe aty do të duhet të ishte lindur Skënderbeu
Siç` përmendëm edhe më lartë babai i Skënderbeut- Gjon Kastrioti, në kohën kur u lind Gjergji, ishte sundimtar i një principate të rëndësishme, që shtrihej së paku nga rrethinat e Prizrenit e të Dervenit të Shkupit në lindje, deri në detin Adriatik në perëndim. Qendra administrative e tij ka qenë Prizreni dhe aty ndoshta ishte i lindur edhe Gjergj Kastrioti.
Në lidhje me atë që u tha më lartë, Fan Noli në faqe 16, na jep të dhëna se: “emri i Kastriotëve del në shesh për herën e parë më 1368, në një dokument, i cili përmban betimin e Aleksandër Komnen Asenit, princit bullgar të Vlorës, si qytetar nderi i Raguzës, me nënshkrime të disa dëshmorëve vërtetonjës nga parësia e vendit. Midis këtyre është edhe nënshkrimi i një Kastrioti, kapedan i Kaninës)1.
Përpara Kastriotit është nënshkruar edhe një Branillo, të cilin historiani gjerman Hopf e llogarit si emër të parë të këtij Kastrioti. Dhe sipas mendimit të Hopfit, ky Branillo Kastrioti ka qenë stërgjyshi i Skënderbeut. Nga emëri Branillo dhe nga një frazë e Spandugino Kantakuzenit, një shkrimtar i shekullit 16, Hopf, Hahn dhe Makusheff, kanë ardhë në përfundim (të gabuar) që “Kastriotët ishin me origjinë sllave”)2.
Ky mendim quhet i lajthitur, thotë Noli, sepse nuk e pranojnë dietarë dhe historianë si Falmerayer, Pisani,, Suffy, Thaloczy dhe Jireçek. Branilloja dhe Kastrioti, në dokumentin e Raguzës duken si dy persona të ndryshëm dhe edhe nëse është një person, emri Branillo nuk provon aspak që ky Kastriot ishte i racës sllave, sepse ka shumë emra të shqiptarëve që janë të huaj si emra sllave, greke, latine, arabe, thotë Noli)1. Dhe unë do të kisha thënë se Noli ka plotësisht të drejtë, sepse vetë emri i tij është sllav apo grek dhe emri im është arab apo turk)3.
Dokumentet tregojnë se në vitin 1409, Gjon Kastrioti kishte bërë një marrëveshte me osmanët, që ai të mbetej edhe më tej princ i principatës së Kastriotëve, me kusht që t’i pagunte Sulltanit tatim vjetorë dhe t’i jepte djemtë e tij si garancion se nuk do të ngritej në kryengritje)4.
Ata, djemtë do të shkolloheshin atje së bashku me djemtë e mbretërve dhe princërve të ndryshëm nga e gjithë Perandoria..
Si duket në fillim ka qenë Stanishi ai që ka shkuar në Stamboll, dhe më pas edhe djali më i vogël, Gjergji. Nuk kemi ndonjë dokument të saktë se në çfarë moshe ishte Gjergji kur shkoi në Turqi dhe këtu qëndron shkaku që janë plasuar disa mendime)5.
Dërgimin e Gjergjit në oborrin osman, rreth moshës nëntë vjeçare e përmendin, pavarësisht nga njëri-tjetri, burimet historike bashkëkohore, ose pak më të vona, vendase e të huaja. Këtë e pohojnë autorët e vjetër shqiptarë, veprat e të cilëve shërbejnë si burime më të rëndësishme për njohjen e historisë së Shqipërisë të shek.XV, si Marin Beçikemi, Gjon Muzaka, Dhimitër Frëngu etj)6.
Edhe në jetëshkrimet e hershme për Gjergj Kastriotin, të hartuar rreth viteve 1481-1482, prej Martin Segonit, tregohet se ai u dërgua i vogël në Stamboll, u rrit dhe u edukua në oborrin e Sulltanit. Të njëjtën gjë njoftojnë edhe kronistë e historianë të huaj, bashkëkohës me Skënderbeun, të cilët i përmendëm në fillim dhe duket se të gjithë këto kanë qenë të fascionuar nga tregimi i Barletit, të cilin tregim Noli e quan legjendë.)7
Kundër këtyre të dhënave kemi të drejtë të mos pajtohemi dhe ka vend për polemikë. Pra Martin Segoni në vitin 1481-82 thotë se Skënderbeu u dërgua i vogël ne Oborrin e Sulltanit dhe nuk na jep të dhëna për moshën e tij. Të gjitha shënimet janë bërë më vonë dhe për atë kohë nuk ka qenë shumë me rëndësi se çfarë moshe ka qenë, kryesore ai ka qenë në moshë të re)8.
Është e pamundur që ai të ketë shkuar në atë moshë aq të re, çilimi, thotë Noli, dhe është e pa mundur që prindërit e tij te jenë pajtuar që Gjergji të shkonte në oborrin e Sulltanit në moshën 9 vjeçare.Ai nuk ka qenë rob lufte dhe si i tillë nuk i është dashur Sulltanit në atë moshë, aqë më pakë kur tek Sulltani ka qenë prezent vëllai më i madh, Stanishi)9.
Gjergji, në moshë të re u dërgua në kryeqytetin, e asaj kohe, të Perandorisë Osmane, Edrene e sipas llogarive del se ai duhet të ketë qenë në moshën 17-18 ose siç thotë Noli f. 25, se më 1426 Gjergji përmendet si i krishterë tok me vëllazërit në të dy dokumentet e Hilandarit, dmth ka qenë në moshën 21 vjtçare. Ai u edukua këtu gjatë një periudhe dhjetëvjeçare në shkollën e iç-ogllanëve, ku shkolloheshin fëmijtë e princërve të dalluar dhe u dallua mbi të gjithë të tjerët. Dhe ne tash mund të bëjmë pytje se si u dallua nga të tjerët në moshën 9 vjeçare, në asi shkolle ushtarake, ku ushtrimet kanë qenë aq të rënda dhe të vështira dhe në atë moshë Gjergji ka qenë në gjendje vetëm të hajë bukë dhe kurgjë tjetër)10.
Në këtë shkollë futeshin zakonisht djemtë e zotërive të nënshtruar për t’u përgatitur e edukuar në frymën osmane si komandantë të zotë e feudalë të bindur. Këta zakonisht shërbenin si spahinj në vendet ku shteti ndeshte në qëndresën e popullsisë, si dhe në vendet nga ata kishin ardhur.)11
Siç përmendëm edhe më lartë, Gjergji kishte dhunti të veçanta, shumë të çmuara. Kishte mendjemprehtësi të madhe dhe arriti të zotëronte disa gjuhë të huaja. U shqua gjatë viteve të shkollës. Pas mabrimit të shkollimit mori pjesë në fushata të ndryshme ushtarake, në Ballkan dhe në Azi të Vogël, gjatë të cilave fitoi një përvojë të madhe ushtarake dhe hyri në kuadrot ushtarake të sistemit feudal osman dhe përparoi shpejt në karrierën shtetërore, nga pozita e spahiut deri në postin e lartë të sanxhakbeut)12.
Nga viti 1434, për vite të tëra, Skënderbeu shërbeu në Shqipëri si kuadër osman, duke u lidhur me mjedisin vendas dhe interesat e familjes së tij. Në këtë kohë Skënderbeu kishte mbaruar shkollën e iç‘ogllanëve, kishte marrë përvojë ushtarake në beteja të shumëta në kuadër të ushtrisë turke dhe ishte në Shqipëri si spahi, më pas u bë subash i Krujës dhe qëndroi në këtë post zyrtarisht deri në fund të vitit 1438, kur në ziametin përkatës është shënuar se i jepej Zaganos Beut. Qysh në fillim, kur u hartua regjistri kadastral osman i vitit 835 h. (1431-1432), ziameti i subashit të Krujës është regjistruar me emrin e Zaganos Beut, i cili ka qenë në këtë shërbim para se të vinte këtu Skënderbeu . Dhe pas riemërtimit zyrtar të Zaganos Beut në fund të vitit 1438, në postin e subashit të Krujës në vend të Skënderbeut, Zaganoz Beu duhet të jetë rikthyer me vonesë në Krujë, sepse Skënderbeu përmendet në Shqipëri edhe më 7 dhe 10 korrik të vitit 1439, që do të thotë se ai nuk është larguar nga Shqipëria në vitin 1438.)13
Nuk dihet se cilët fshatra formonin timarin e tij në Shqipëri , kur ai ishte në postin e një spahiu. Ndoshta kanë qenë disa fshatra të vilajetit të Dhimitër Jonimës, diku midis Lezhës e Rubikut, ku në mes të viteve 30 Skënderbeu pati në zotërim një timar të madh, me të paktën nëntë fshatra.)14
Gjergj Kastrioti llogaritej si bashkësundimtar me të drejta të barabarta me të gjithë anëtarët e tjerë të familjes në veprimtarinë politike të Kastriotëve. Prandaj emri i tij është shënuar gjatë viteve 20 e 30 në aktet zyrtare që rregullonin marrëdhëniet e Kastriotëve me vendet e tjera, si p.sh. në vitin 1426, në një aktblerje nga Kastriotët të një pirgu pranë manastirit Hilandar në malin Athos –Greqi dhe në një aktdhurim të dy fshatrave të Kastriotëve për manastirin e Hilandarit, si dhe në mars të vitit 1438, kur Stanishi dhe Gjergji kërkuan qytetarinë e Venedikut e më vonë (korrik 1439) edhe atë të Raguzës. Qytetaria veneciane e raguziane kërkohej që, në rast shkatërrimi e dëbimi nga zotërimet e veta prej osmanëve, familjarët e Gjonit të strehoheshin në këto vende.)15.
Skënderbeu punoi aktivisht për mbrojtjen e interesave të familjes së tij, gjatë gjithë viteve të qëndrimit në Shqipëri si kuadër osman. Kështu, sipas një dokumenti osman pa datë, kur Gjon Kastrioti ra në konflikt me osmanët dhe humbi krahinën e Ishmit (Mysjen), Skënderbeu u kërkoi autoriteteve osmane që ta merrte si ziamet këtë krahinë. Gjatë këtyre viteve ai kishte një timar të madh në trevën Lezhë-Rubik, që përshkohej nga udha e karvaneve që lidhte bregdetin me Prizrenin. Kjo rrugë ishte shumë e rëndësishme për veprimtarinë ekonomike e tregtare të shtetit të Kastriotëve. Më 1437-1438 Skënderbeu u bë qeveritar (subash) i vilajetit të Krujës dhe siguroi për këtë një feud të madh prej dhjetëra fshatrash. Ky gradim ndikonte shumë në forcimin e pozitave ekonomike e politike të zotërimeve të Kastriotëve, që shtriheshin në lindje e në veri të vilajetit të Krujës016.
Në vitin 1431 Reposhi dhe Konstantini kishin vdekur. Stanishi mbeti të kujdesej për shtetin e Kastriotëve, të cilit i ndihmonte edhe Skënderbeu, që shërbente si kuadër i Turqisë në atë rrethinë, sepse ati i tyre, Gjon Kastrioti, ishte i sëmurë dhe vdiq në maj të vitit 1437. Të dy vëllezërit i kushtuan vëmendje ruajtjes e forcimit të marrëdhënieve me Venedikun e Raguzën, prej të cilëve arritën më 1438 e 1439 të siguronin të drejtat e privilegjet që kishte patur ati i tyre me ato dy vende. Ata vepruan bashkërisht deri kur vdiq Stanishi më 1446.)7 Skënderbeu nuk përmendet më në tokat shqiptare, pas vitit 1439. Në këtë kohë në Ballkan po fillonin trazira të reja, si rrjedhojë e aksioneve ushtarake antiosmane të mbretit hungarez Janosh Huniadit. Prandaj Sulltan Murati II e largoi Skënderbeun nga posti i subashit të Krujës, duke e emëruar sanxhakbej, me sa duket larg tokave Shqiptare , ndoshta në Nikopol të Bullgarisë ose diku tjetër017.
Gjatë viteve të qëndrimit në Shqipëri si funksionar osman, Gjergj Kastrioti vazhdimisht prezentohej me emrin musliman (Skënder) që në përkthim është emri i Lekës së Madh dhe ashtu nënshkruhej në dokumentet osmane me atë emër, kurse në ato perëndimore ka përdorur vetëm emrin Gjergj, gjë që shpreh lidhje të tij me principatën e Kastriotëve dhe shpreh aftësitë e tija diplomatike për tu lidhur me shtetet krishtere të Evropës)18
Sigurimi i privilegjeve dhe i qytetarisë së Venedikut e të Raguzës në fund të viteve 30, në një kohë kur Skënderbeu po përparonte në karrierën politike si kuadër i Perandorisë Osmane, tregojnë se ai e shikonte të ardhmen jo në kuadrin e karrierës së një funksionari osman. Përkundrazi, praninë e tij në radhën e kuadrove osmane ai e gjykonte si diçka të përkohshme.)19.
Në kushtet kur së bashku me të vëllanë Stanishën, kishin marrë drejtimin e zotërimeve të Kastriotëve, largimin e tij nga posti i subashit të Krujës dhe emërimin si sanxhakbej largë Shqipërisë, Skënderbeu nuk mund ta shikonte si një “grabim”, por si shprehje të mosbesimit të sulltanit ndaj tij dhe pengimit të veprimtarisë së tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





EDHE NJEHERE PER SKENDERBEUN Empty
MesazhTitulli: Re: EDHE NJEHERE PER SKENDERBEUN   EDHE NJEHERE PER SKENDERBEUN Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
EDHE NJEHERE PER SKENDERBEUN
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Edhe SKËNDERBEUN deshën ta zbrisnin nga kali
» Edhe student edhe deshmore...
» Tymnaja për Skenderbeun
» Historia e Skenderbeut
» "DUKE LEXUAR SKËNDERBEUN E XHEVAT LIMANIT"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: