|
| Edhe SKËNDERBEUN deshën ta zbrisnin nga kali | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Mariglen Gjoka Fillestar/e
Numri i postimeve : 46 Age : 45 Vendi : Athine (Greqi) Registration date : 14/01/2009
| Titulli: Edhe SKËNDERBEUN deshën ta zbrisnin nga kali Mon May 04, 2009 12:47 am | |
| Heqja e emrit "IsmailQemali" Universitetit të Vlorës ishte vërtet një akt tronditës. Askush nuk e kishte menduar se puna do të shkonte deri në këtë cak. Por ja që tek ne mund të ndodhë çdo gjë, tek ne, në vendin e Gërdecëve, paradokset e çuditë nuk kanë të sosur. Në këtë rast natyrshëm lind pyetja: Po me Ismail Qemalin ç'patën?! Se nuk bëhet fjalë për një figurë historike dosido,por për simbolin e pavarësisë, për atë që krijoi shtetin shqiptar dhe me të drejtë është quajtur "babai i kombit". Akti i i tij i mençur dhe I guximshëm, ngritja e flamurit dhe shpallja e mëvetësisë së vendit në situatën e një udhëkryqi të rrezikshëm për fatet e kombit e bën Ismail Qemalin një figurë të shquar historike që i bën nder çdo institucioni që mban emrin e tij. Kur është kështu, atëherë vërtet, ç'patën me Ismail Qemalin?! Akti I heqjes së emrit të tij është një lajthitje e momentit e një rektori dhe e një senati apo diçka më shumë? Është një rastësi apo një gjë e pritshme? Po të nisesh nga çka ndodhur dhe po ndodh në dy dekadat e fundit në vendin tonë, po ta gjykosh thellë, me gjakftohtësi e pa ndikime, del se heqja e emrit "Ismail Qemali" Universitetit të Vlorës nuk është rastësi e çudi e radhës, por rrjedhim logjik i një rruge të filluar në vitet 1990, të cilës nuk i dihet fundi akoma, i asaj rruge që ka të bëjë me mohimin e figurave të shquara, të datave, të ngjarjeve e të historisë në tërësi që emërtohet rruga e deheroizmit dhe e çmitizimit, ideja dhe filozofia e së cilës kishte filluar të përhapej jashtë dhe brenda vendit që me kohë, para 1990-ës. Deheroizmi e çmitizimi përbën një rrymë reaksionare që ka synuar dhe synon goditjen, rrëzimin dhe mohimin e figurave të shquara që kanë lënë gjurmë të pashlyera në historinë tonë kombëtare. Edhe më parë, që në vitet 1970 u përhapën e zunë vend këto pikëpamje. Që atëherë, herë hapur e herë nën zë, flitej për gjoja nevojën e rrëzimit të miteve. Pati nga ata që atëherë deklaronin: "Po të jetë për ne, ne e zbresim Skënderbeun nga kali dhe e lëmë në këmbë", me të cilën donin të thoshin: "Ç'na duhen dhe kujt i hyjnë në punë mitet" qoftë edhe ai i Skënderbeut? Ato duhen rrëzuar, sepse bëhen pengesë. Siç dihet, atëherë nuk u shkoi dhe në vend që të zbrisnin Skënderbeun në këmbë, ranë vetë nga kali. Pas përmbysjes shoqërore të 1990-ës u krijuan kushtet dhe lindi shtrati i ngrohtë për gjallërimin e këtyre pikëpamjeve antihistorike dhe mpleksja e tyre me përpjekjet për "çrrënjosjen e komunizmit fuqizuan dhe i dhanë jetë ekzistencës dhe veprimit të një vije të qartë e të rrezikshme me karakter antikombëtar, pasojat e së cilës nuk mund të përfytyrohen dhe parashikohen plotësisht, por që gjithsesi do të jenë të rënda dhe me rreziqe jo të vogla. Kjo vijë agresive ka çuar në venitjen e ndjenjës më të lartë morale për çdo qytetar, patriotizmit, në goditjen e rëndë të ndjenjës kombëtare, dashurisë për atdheun dhe kombin, të cilat janë zëvendësuar me kozmopolitizmin, me globalizmin dhe me integrimet rajonale, evropiane dhe më gjerë. Vija antikombëtare bazuar në filozofinë e deheriozmit, të çmitizimit dhe revanshin antikomunist ka çuar në qëndrime nihiliste dhe përpjekje e veprimtari të ethshme për të mohuar tërësisht LANÇl, për të ndryshuar përmbajtjen e saj nga LANÇl në luftë civile, për të krijuar idenë se shqiptarët nuk luftuan kundër pushtuesve fashistë por midis tyre; ka çuar në denigrimin e figurave të shquara që organizuan dhe drejtuan luftën e popullit shqiptar kundër pushtuesve të Enver Hoxhës, Haxhi Lleshit, Myslym Pezës, Shefqet Peçit e dhjetra të tjerëve; ka çuar në zhvarrosjen e heronjve e të dëshmorëve, në përdhosjen e varrezave të dëshmorëve, shkatërrimin e lapidarëve e të heqjes së simboleve të luftës; ka çuar në përpjekje të shumta për të minimizuar numurin e dëshmorëve, duke e zbritur këtë numur, ashtu siç deklaronte një pseudoanalist në ekranin e Fevziut, nga 28 mijë në 2.150 dëshmorë. Këto dhe përpjekje të tjera, deri edhe injorimin e 29 nëntorit, ditës së çlirimit nga pushtuesit fashistë synojnë të mohohen sakrificat e gjaku i derdhur nga populli dhe të goditet kujtesa për 50 vjet të historisë së tij. Por, në qoftëse këto i marrim ashtu siç janë në të vërtetë, si revansh të forcave antikomuniste, të forcave kolaboracioniste që bashkëpunuan ngushtë dhe u vunë tërësisht në shërbim të pushtuesve fashistë dhe, që sot vetë apo perms përfaqësuesve të tyre janë në pushtet e sundojnë vendin dhe, LANÇl e mohojnë dhe e denigrojnë nga pozitat e hakmarrjes, të të mundurve ndaj fitimtarëve, si ta spejgojmë edhe goditjen e figurave të tjera, nga më të shquarat në historinë tonë kombëtare, që nga Skënderbeu e deri tek Ismail Qemali!? Fakti që janë goditur disa figura historike të spikatura, fakti që janë lënë e po lihen në harresë shumë ngjarje e pjesë të historisë sonë kombëtare, që nuk kanë lidhje me LANÇl apo me komunizmin, mund të spjegohen vetëm me ekzistencën dhe veprimet e asaj vije antikombëtare e frymëzuar nga lobe të huaja që quhet vija e çmitizimit dhe deheroizimit me synimin që të mbetemi komb pa histori, pa mite, pa heronj. Për ta konkretizuar këtë le të sjellim në vëmendjen e opinionit disa prej ndodhive që lidhen me këtë çështje. Edhe Skënderbeu u akuzua për shkelje bese ndaj Sulltanit, sepse braktisi betejën dhe u kthye në Krujë, por më kryesorja është se në Krujë iu hoq emri Gjergj Kastrioti Skënderbeu" shkollës. U sulmua Pashko Vasa se pat thënë: "Feja e shqiptarit është shqiptaria!", si një e thënë e pakuptimtë sepse, sipas tyre si mund të jetë shqiptaria fe? Në shtyp u sulmua Fan Noli duke e quajtur herë si një figurë pa merita, sepse në krijimtarinë e tij paskësh vjedhur veprat e Faik Konicës, e herë si i "kuq" sepse kishte bërë një vjershë për një "kuqo marathonomak", apo se në vitin 1924, kur u bë kryeministër lidhi marrëdhënie diplomatike me ish-BS. Më tej akoma, në Përmet ishte një shtëpi kulture që mbante emrin e apostullit të patriotizmit shqiptar "Naim Frashëri", në vend që të ruhej, qoftë edhe për emrin që mbante, shtëpia e kulturës iu dha priftit grek Janullatos për kishë. Kështu iku shtëpia e kulturës dhe bashkë me të humbi edhe emri i poetit të shquar Naim Frashëri.Në Elbasan ishte një shtëpi muze, ish-shtëpia e parë ku u hap Shkolla Normale,por edhe kjo iu dha Janullatosit për kishë. Në Tiranë ish-shkolla për fëmijët me të meta fizike, që mbante emrin e ministrit të parë të arsimit, Luigj Gurakuqit, godinës së saj iu ndërrua destinacioni, u bë shkollë e mesme dhe në vend që të mbante emrin që kish iu vu një emër tjetër. Kështu si me marifet e pa u ndjerë u mënjanua edhe emri i Luigj Gurakuqit. Në Tiranë iu hoq emri shkollës "Qibrie Ciu", pjesëmarrëse aktive e LANÇl, ish-zëvendës ministre e arsimit, figurë e shquar e arsimit shqiptar dhe iu dha emri "Ramazan Jarani", merita e të cilit ishte se u shërbeu pushtuesve. Në Kavajë shkollës i hiqet emri "Medar Shtylla", ashtu si dhe në Shkodër shkollës së mesme i hiqet emri "Perlat Rexhepi", heroit për të cilin poeti shkodran thuri vargjet: "Hajde toska i vogël, tunde mal e kodër". Në kuadrin e këtyre ndryshimeve të shumta, në kuadrin e "çmitizimeve" bën pjesë edhe akti i heqjes së emrit "Ismail Qemali"Universitetit të Vlorës. Në këtë kuptim ai nuk përbën çudi, sepse nuk është as i vetmi, as i pari, por me siguri nuk ka për të qenë edhe as i fundit. Në këtë kuadër bëjnë pjesë edhe harresa e kalimi pa u ndjerë fare i 130-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, harresa për përvjetorin e Abdyl Frashërit, apo 100-vjetorit të lindjes së Eqerem Çabejt; Pa iu përmbajtur asnjë kriteri a baze shkencore po hidhen poshtë historia e shkruar dhe tani ka filluar puna për rishkrimin e saj sipas orekseve të kolaboracionistëve, por edhe kërkesave të Athinës, Ankarasë e ndoshta edhe të Beogradit. Jashtë këtij kuadri nuk mbetet as sulmi I egër,jashtë kritereve shkencore, ndaj Kongresit të Drejtëshkrimit dhe njësimit të gjuhës shqipe. Preteksti se është mbështetur në toskërishten dhe ka lënë mënjanë gegërishten nuk qëndrojnë, kur duhet që për njësimin e gjuhës, kombe dhe shtete të tjera më të mëdhenj, kanë marrë për bazë një krahinë apo edhe një zonë më të ngushtë, për të mos thënë edhe një fshat të vetëm. Nuk qëndron dhe është spekulative, dashakeqëse, por edhe mungesë argumenti akuza tjetër se njësimi është bërë me urdhër të politikës e të diktatorit, për të mos thënë edhe ndonjë broçkull tjetër të akuzave që hidhen për konsum. Gjithë kjo veprimtari me karakter antikombëtar, lidhet ngushtë me situatat që u krijuan këto dy dekada me faktorë të jashtëm e të brendshëm, me përpjekje për helenizimin e jugut dhe me tradhtinë e klasës së sotme politike, e cila ka hedhur në baltë flamurin kombëtar që ngriti Ismail Qemali. Ajo mendon e interesohet vetëm për të mbushur xhepat e për t'u pasuruar. Veprimi i Shaskës nuk është rastësi, por i bazuar e mbështetur në këta faktorë. Është sinjifikativ fakti që Dulja që përfaqëson interesat heleniste, përpara se të vepronte Tanush Shaska i kërkoi me SMS Pollos: "Dua liçencën e Universitetit të Vlorës". Pra, pa emrin e Ismail Qemalit. Ç'bëri Pollua? Heshti, dhe dihet që heshtja është miratim. Po Berisha nuk dinte gjë? E pa mundur. Jo vetëm se ai di çdo gjë, por edhe kur u pyet, në vend që të alarmohej i bëri dredha pyetjes:"Është kompetencë e senatit", tha dhe, me këtë lan duart si Pont Pilati. Këto tregojnë se rektori dhe senati nuk kanë vepruar me kokën e kompetencat e tyre,por kanë pasur edhe mbështetje nga lart. Është mirë të sjellim në kujtesë edhe një hollësi tjetër: Si Tanush Sharka ashtu edhe Pollua kanë nganjë nga të familjes së tyre pjesëtarë të shpurës tradhtare që i çuan Viktor Emanuelit të III kurorën e Skënderbeut në prill të 1939-ës. Akoma më tej, zoti Shaska gjyshin e ka patur komandant të Ballit Kombëtar për Vlorën. E di, që nuk do të jenë të paktë ata që do të thonë: "Akoma me këto ti? Mirë, le të thonë, por unë nisem nga thënia popullore që "dardha nën dardhë bie". Saktësisë së këtij proverbi nuk mund t'i shmanget kush. Dikush do të pyesë se cilët janë këta të afërm të tyre që i akuzon. Nuk është nevoja të nxjerr emra. Emrat e tyre janë në listën e të përndjekurve politikë, të cilët do t'i shpërblejmë me flori për aktet e tyre të tradhëtisë. Mendoj se kjo punë antikombëtare do të vazhdojë, do të ketë të tjera figura historike që do të goditen, do të ketë akte të tjera që mund të rrezikojnë vendin e kombin. Këto nuk janë rreziqe potenciale, por reale. Heqja e emrit "Ismail Qemali" Universitetit të Vlorës është një sinjal domethënës, është një kambanë që lipset të dëgjohet dhe të vlerësohet dhe më kryesorja është të reagohet, natyrisht jo nga shteti dhe klasa politike në tërësi, që i ka shitur interesat e kombit, por nga populli,nga ata që akoma e kanë të shenjtë çështjen e atdheut e të kombit. | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Edhe SKËNDERBEUN deshën ta zbrisnin nga kali Mon May 04, 2009 1:24 pm | |
| kan me zbrit edhe ate! Sepse ne politik jane servilet e huaj eshte Sali tradhtari! | |
| | | Mariglen Gjoka Fillestar/e
Numri i postimeve : 46 Age : 45 Vendi : Athine (Greqi) Registration date : 14/01/2009
| Titulli: Re: Edhe SKËNDERBEUN deshën ta zbrisnin nga kali Mon May 04, 2009 10:39 pm | |
| PO MOR VELLA PO NA CBAJM? | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Edhe SKËNDERBEUN deshën ta zbrisnin nga kali Mon May 04, 2009 10:47 pm | |
| ne o vella tallava! patriota ne internet! Bile do as ne internet nuk jane patriota! Bile ta kishin gjykue permes shkrimeve ,po a pe shef se ku kena mberri! Hiqen bustet eptarioteve themeluesit te shtetit shqiptare! Dhe populli ja jep voten, Normal ne shtetet tjera ky Sala ishte vjerre para popullit ne shesh! E te ne vazhdon prap tradhtari me politik! Se pak Avni Rrustema kena ne shqiptarija. | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Edhe SKËNDERBEUN deshën ta zbrisnin nga kali Tue May 05, 2009 1:44 am | |
| Xhiti Edhe ti ishe argat i atyre qe mundohen ta zbrisnin SKENDERBEUN nga kali. Mos harro se cka ke shkru ne disa tema te tjera, si pershembull per Nenen e Skenderbeut. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Edhe SKËNDERBEUN deshën ta zbrisnin nga kali Wed May 06, 2009 3:44 am | |
| Të dhëna të reja për Skënderbeun
Historia e popullit shqiptar është shumë e pasur me shkrime, libra, broshura që flasin për lavdinë e kombit tonë në luftë për ekzistencë. Ato janë të fshehura nëpër arkivat e ndryshme të botës. Viteve të fundit fal punës së palodhur të disa studiuesve shqiptar dhe të huaj kanë dalë në dritë gjëra të rëndësishme që lidhen me historinë e kombit shqiptar, por ende ka gjëra që nuk janë zbuluar dhe flenë diku nëpër bodrumet e shumë bibliotekave apo Institucionet e ndryshme në Itali, Austri, Francë, Turqi, Greqi etj. Arkivat greke fshehin shumë dokumente historike që lidhen me shqiptarët. Për mendimin tim nëpër arkivat shtetërore, kishat, manastiret, bibliotekat private mund të gjenden gjëra me vlera të larta për shqiptarët si në fushën e gjuhësisë ashtu edhe atë historike. Por ende asnjë studiues shqiptar nuk ka mundur të futet nëpër arkivat e shtetit grek, sepse Greqia është kujdesur për konservimin e tyre për tu mbuluar nga pluhuri i harresës. Disa studiues kanë kërkuar dokumente historike që i përkasin fillimeve të shek. XX, por revolucioni kulturor i rilindjes së vetëdijes shqiptare ka nisur në fillimet e shek. XIX. Me plot gojë mund të thuhet lirisht se ka shumë dokumente historike, gjuhësore e kulturore që janë botuar në gjuhën shqipe dhe greke në fillimet dhe nga mesi i viteve 1800 në Greqi. Por siç dhamë më lart Greqia është kujdesur që këto gjëra me vlera të larta për kombin shqiptar të mos dalin në dritë. Figura e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve Gjergj Kastrioti duke qenë një figurë madhështore që e kanë zili ende sot. Disa studiues po krijojnë turbullira tek që më shumë do të thosha që janë kopjac të këqij se sa studiues seriozë. Të cilët duke shpikur apo hedhur dyshime mbi origjinën e tij shqiptare kërkojnë tu dëgjohet pak emrin nëpër media të ndryshme. Që Skënderbeu ishte shqiptar nga babai dhe nëna e tij këtë nuk e luan as topi, por ende në shekullin e XXI ka njerëz që duke parë madhështinë, krenarinë dhe trimërinë e këtij njeriu të madh duan ta “përvetësojnë” qoftë edhe për pak çaste. Në të vërtetë asnjë njeri nuk ka faj kur lexon vepra jo të trajtuara mirë, që më shumë i kanë shërbyer politikave ditore se sa historisë së vërtetë. Grekët e shekullit XIX duke mësuar për trimëritë e Skënderbeut frymëzoheshin dhe luftonin kundër Osmanëve për të fituar pavarësinë. Ka shumë shembuj për heronjtë e Kryengritjes grek të 1821 që ishin shqiptar ose siç i thërrasin grekët arvanitas mbanin me krenari shenjën e Bricjapit që dikur e ka mbajtur Leka i Madh, Pirrua i Epirit dhe Skënderbeu. Gjatë kërkimeve të mia nëpër disa biblioteka private dhe shtetërore gjeta shumë libra në gjuhën greke që flasin për historinë e kombin tonë të botuara në shek. XIX. Disa prej këtyre librave përmenden tek-tek si bibliografi e shfrytëzuar, por që nuk na janë sjellë të plota në botime. Edhe pse kërkimet e mia ka qenë private, të pa deklaruara munda të gjejë dhe të marrë gjëra me vlera të mëdha për kombin tonë. Emocione të forta ndjeva kur gjeta katër libra origjinalë në gjuhën greke që flisnin për trimëritë e Gjergj Kastriotit- Skënderbe. Edhe pse në këto libra bëheshin përpjekje për të faktuar që familja Kastrioti kishte origjinë greke ato kanë vlera sepse shkruhet për atë burrë që mbrojti pushtimin e Europës nga Osmanët. Që botërisht njihet dhe është vërtetuar shkencërisht që ishte shqiptar 24 karat. Grekët pretendimet e tyre për ta “Privatizuar” Skënderbeun më shumë i bazojnë tek emrat dhe mbiemrat e familjes Kastrioti që sipas tyre kanë kuptimësinë në gjuhën greke. Duhet të dimë se në shekujt e mëparshëm njerëzit e kombeve të ndryshëm emrat dhe mbiemrat i kishin fetarë. Në qoftë se do të mendojmë me logjikën e paditurisë që pretendojnë grekët atëherë do të themi se ish-Kryetari i Kubës Fidel Kastro është grek sepse ai mbiemrin e ka grek KASTRO (kala, kështjellë). Po të mendojmë me këtë logjikë të thjeshtë unë do të them se deputetët grek kanë mbiemra të kuptimësisë në gjuhën shqipe, sllavisht, turqisht dhe shumë pak greqisht. Pa folur që qytetet e greke kanë emërtime që zbërthehen në gjuhën shqipe. Edhe shumë emra të fesë ortodokse janë në gjuhën shqipe me disa ditë lutjesh fetare. Por kjo është temë më vete që duhet të shikohet. Në qoftë se për një çast të mendojmë që Skënderbeu ishte grek. Atëherë pse Skënderbeu nuk luftoi për çlirimin e Greqisë? Pse Greqia e djeshme dhe e sotme nuk ka një bust të Skënderbeut për ta lartësuar figurën e tij? Ish-sekretari në ministrin e jashtme italiane në vitet 1930 De Martiko do të shprehej për grekët: “Grekët janë të aftë, që të marrin një zezak të vërtetë amerikan, të zi si qymyri, dhe pasi ta punojnë gjashtë muaj me të, ta kthejnë përsëri në Amerikë me besimin e plotë tek vetja e tij se ai është pasardhës i drejtpërdrejtë i Themistokliut”. Pra tezat fëminore të studiuesve grek, sllavë dhe të disa studiuesve të djeshëm dhe të sotëm për origjinën greke apo sllave të familjes së Kastriotëve bien poshtë si teza të pavërteta të cilat nuk mbështeten tek shkenca, por tek politikat ditore. Si përfundim Skënderbeu lindi shqiptar dhe vdiq shqiptar. Ai, ishte trashëgimtar i mbajtjes së shenjës së Bricjapit që e kishte mbajtur Leka i Madh dhe Pirrua i Epirit. Skënderbeu lindi ortodoks, u bë me dhunë mysliman, përqafojë me dëshirë fenë katolike dhe vdiq UNIT. Shumë kush do të habitet me këtë përfundimin tim fetar të Skënderbeut UNIT. Por sot e kësaj dite shqiptarët(arbëreshët) që mërguan në Itali mbas vdekjes së tij besojnë ende në besimin fetar UNIT. Unitët janë për bashkimin e dy kishave kristjane, atë katolike dhe ortodokse. Arbëreshët në Itali falen në kishën e ritin ortodoks, por në vartësi të Vatikanit katolik. Në qytetin e Elbasanit, brenda në kalanë e vjetër ka qenë dhe është ende sot një kishë e ritit UNIT. Në fillim të viteve 1990 prifti i parë që shërbente në këtë Kishë ishte arbëresh. Më 1439 në Sinodin e Florencës u bë bashkimi i Kishave të Romës dhe të Kostandinopojës. Më vonë kjo marrëveshje u nënshkrua edhe nga ortodoksë dhe katolikë të tjerë për bashkim në Romë dhe Brest në vitet 1595-1596. Kështu arbëreshët në Itali mbeten besnikë të besimit UNIT. Këtë na e dëshmon edhe arvanitasi i ndjeri Aristidh Kola. Studiuesi Aristidh Kola në librin e tij “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, shkruan: “Ndërkohë që të gjithë europianët shkruanin për Skënderbenë, kronistët bizantinë ose e injoronin krejtësisht ose e përmendin diku dhe me një ftohtësi të madhe. Shkaku nuk është vdekja e tij e palavdishme, as fakti se ishte shqiptar dhe jo grek. Nuk është as lavdia dhe as kombësia kriteri i këtyre kronistëve. Është dallimi i besimit fetar të Skënderbeut, që nuk është i krishterë ortodoks, por katolik apo për të qenë më të saktë, ishte “UNIT”. Unitët ishin për bashkimin e dy kishave”. Libra të panjohura të autorëve grek të shek.XIX për Skënderbeut Ndër autorët grek që njihen se kanë shkruar libra për Skënderbeun janë: Xalkokontili, Francis, Kritovulos, Paparigopulo. Por së fundi bibliografisë së madhe të veprave kushtuar Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut do tu shtohen edhe katër libra në gjuhën greke që besoj nuk janë të njohura deri më sot. Këto libra janë botuar në shek. XIX dhe gjenden në një nga Bibliotekat më të pasura të Greqisë. 1.- Libri i parë ka autor K.Velefanti i botuar në Athinë më 1857 dhe ka titullin: Libri i kushtohet Perandorisë Bizantine nga themelimi i saj. Në të janë përfshirë historitë nga mbreti i parë i Bizantit Kostandini i Madh dhe mbyllet me rënien e princit të fundit Gjergj Kastrioti. Libri përbëhet nga 292 faqe. Nga faqja 102 fillon kapitulli që i kushtohet Skënderbeut me titull: (Historia e Gjergjit të Kastriotëve, i njohur Skënderbe, Princi i Shqipërisë) dhe deri në faqen 238 shkruhet për të. Interesant është fakti se ky libër shoqërohet edhe me grafikë të ndryshme që i përkasin mbretërve të Bizantit, por edhe një grafikë të figurës së Skënderbeut. Pra me këtë zbulim shtohet edhe një grafikë ku na paraqitet me madhështinë e tij Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti. Më shumë në libër siç shihet shkruhet për Princin e Shqiptarëve. 2.- Libri i dytë është botuar më 1876, në Athinë dhe autor është A.Milaraqi. Libri prej 15 faqesh ka titullin: Pak fjalë mbi prejardhjen e Skënderbeut), dhe flet rreth origjinës së Heroit Kombëtar të Shqiptarëve. Autori përmend studiuesit e ndryshëm duke bërë dhe komentet e tija. Në përfundim të studimit të tij A.Milaraqi shkruan: “Gjergj Kastriotit Skënderbeu është shqiptar “. 3.- Libri i tretë është botuar në vitit 1884 nga N. Mihalopuli me titull: (Historia e Gjergj Kastriotit i quajtur SKËNDERBE Mbret i Shqipërisë). Ky libër ka 184 faqe. Në këtë libër nuk ngrihen pretendimet se Skënderbeu ishte me origjinë greke, por shkruhet qartë se ai ishte shqiptar mbret i Shqipërisë. Botuesi është treguar i kujdesshëm dhe si bazë duhet të ketë shfrytëzuar veprën e Marlin Barletit. 4.- Studiuesit grek duke parë madhështinë e Skënderbeut i kushtuan edhe skenar Drame. Shkrimtari Andoniu Io. Andoniadhu shkruajti Dramën me titull: (Skënderbeu mbreti i Epiriotëve, Dramë). E cila është botuar në Athinë më 1889 dhe ka fituar çmim në Konkursin e poezisë mbajtur më 25 mars të po atij viti. Ky libër ka 116 faqe. Ngjarja në Dramë zhvillohet në pesë ditë dhe paraqitet në gjashtë akte ku luajnë 18 personazhe: Libri i parë për Skënderbeun. Botim 1857, AthinëKopertina e librit të katërt për Skënderbeun. Drama, 1889, Athinë.Grafikë, SKËNDERBEU, libri i parë. Botim 1857, AthinëKapaku i librit të dytë për Skënderbeun. Botim 1876, AthinëKopertina e librit të tretë për Skënderbeun. Botim 1884, Athinë.Historian dhe Publicist:Arben Lalla Botuar në shkurt 2009 në revistën ALBANICA, Prishtinë.__________________ Ah! Ktû, Shqyptarë, po, ktû; e m’vorr t’Kastrijotit Per rreth Flamurit t’onë t’gjith t’bâhmi ‘i vllà, Edhè t’apim shoshojt besen e Zotit Se per Atdhé na kem’ m’u orvatë pa dá, Tue shkrî per te të gjitha ditt e motit: Se para t’ gjith në vorr na kem’ me u kjá, Se e lâmë Shqypnín me e shkelë prap themra e huej. Posë Zotit n’qiellë, s’do t’i sherbejm mâ kuej | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Edhe SKËNDERBEUN deshën ta zbrisnin nga kali Wed May 06, 2009 9:11 pm | |
| Drinii! Eshte e vrtet se nena e Skenbderbeut eshte Sllave! Lexo historin e tije! Edhe vellezerit jan me emra sllav edhe motra! Une vetem shkruajta realitetin ,une kurre nuk shkruaj paushall gjerat ,se pari i studijoi dhe lexoi per dike tani shkruaj, Nuk shkruaj me tha i thashe kishte thene kam ndegjue etj! | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Edhe SKËNDERBEUN deshën ta zbrisnin nga kali Thu May 07, 2009 8:51 pm | |
| Xhiti une nuk lexoi histori, cka shkrun serbi e greki. Ate e lexoni ju, une nuk kam kohe te mirrem me prrallat e tyre. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Edhe SKËNDERBEUN deshën ta zbrisnin nga kali | |
| |
| | | | Edhe SKËNDERBEUN deshën ta zbrisnin nga kali | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |