Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 në aksin
Rrëshen-Fushë Arrëz, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth
400-500 metra në një greminë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet për 6 persona të vdekur mes të
cilëve edhe fëmijë, ndërsa nuk dihet ende numri i saktë i pasgjarëve që
ndodheshin ne automjetin e aksidentuar.


Mësohet se autobusi i drejtuar nga shtetasi Zef Marku, ishte nisur nga
Tirana drejt Fushë Arrëzit dhe ka rënë në lumin Fan i Madh në fshatin
Dom të komunës së Gjegjanit.


Të gjitha autoambulancat e Rreshenit janë angazhuar për të transportuar
të plagosurit në spital, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka vënë në
dispozicion mjete për transportimin drejt Tiranës të atyre që paraqiten
në gjendje të rëndë. Ndërkohë janë angazhuar edhe automjete civile për
transortimin e të plagosurve drejt spitalit të Rrëshenit dhe Pukës.


Dëshmitarë nga vendngjarja bëjnë të ditur se banorët e fshatit dhe
autoritetet janë vënë në lëvizje për të nxjerrë të plagosurit nga
gremina ndërsa sipas dëshimve në News24 numri i viktimave pritet të
rritet.


Pasagjerët kanë dalë nga dritaret gjatë momentit të rënies duke mbushur
zonën me trupa të plagosur, ndërsa numri i personave që udhëtonin në
autobus nuk bëhet ende i ditur.


Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për
shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. Ndërkohë me urdhër të ministrit të
Brendshëm, Lulëzim Basha është ngritur një shtab emergjence për ngjarjen
e rëndë. Kreu i policisë së shtetit, Hysni Burgaj, zv.ministri i
Brendshëm, Avenir Peka dhe forca të shumta të RENEA-s kanë udhëtuar
drejt komunës Gjegjan





Kronika e Zezë - Faqe 2 Attachment
Ngushllim familjarve te viktimave....