| Kronika e Zezë | |
|
+5BashKom NIPIIXHAXHIT ...... Ramizi Atdhetari 9 posters |
|
Autori | Mesazh |
---|
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Kronika e Zezë Sat Apr 24, 2010 9:46 pm | |
| Tragjedit aktuale ne trojet Shqiptare !
| |
|
| |
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kronika e Zezë Sat Apr 24, 2010 9:46 pm | |
| Vrasje në lagjen Xhon Kenedi Published or updated- 24/04/2010 11:06:00 Madhësia: Me një breshëri plumbash nga automatiku sot rreth orës 11 në picerinë “Belissimo” në rrugën “Xhon Kenedi” u vra 45 vjeçari, Ramadan Ramadani, jurist në EVN dhe këshilltar në komunën e Çairit nga radhët e Demokracisë së Re. Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie, të cilat punuan për zbardhjen e krimit.Nga MPB-ja dyshojnë se autor i vrasjes është 22 vjeçari Muhamed I. Motivet e vrasjes ende nuk janë bërë të qarta zyrtarisht, por mësohet se akti ka të bëjë me pagesën e faturave të energjisë elektrike. Pronari i lokalit ku ndodhi krimi rrëfeu për mediat atë që kishte parë. Anëtarët e familjes Ramadani kanë përjashtuar mundësinë që vrasja të jetë bërë për motive politike. Në EVN Ramadani punonte në shërbimin juridik, nga kompania shprehën keqardhja për vrasjen e tij. http://alsat-m.tv/lajme/vendi/38270.html | |
|
| |
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kronika e Zezë Sat Apr 24, 2010 9:53 pm | |
| Gruevski, gjendja e sigurisë në Shkup s'është alarmante Për kryeministrin Gruevski, gjendja e sigurisë në kryeqytet, nuk është alarmante. Vrasjet, plaçkitjet dhe rrëmbimet e fëmijëve nuk janë sinjal i mjaftueshëm, për të thënë se situata është alarmuese. Sipas tij Ministria e Brendshme është e angazhuar plotësisht në zbardhjen e të gjitha rasteve. “Ka disa dukuri të tilla, por Ministria e Brendshme është plotësisht e angazhuar që të gjej zgjidhje, përkatësisht t’i zbuloj ato raste. Në përgjithësi, situata nuk është ashtu siç ju paragjykoni. D.m.th, situata e sigurisë është e mirë, por ka disa ngjarje ku vërtet nevojitet një angazhim më i madh”, vlerësoi kryeministri Nikolla Gruevski. Ka reaguar Demokracia e Re e Selmanit duke theksuar se kjo që po ndodh në Maqedoni, nuk i ka hije një shteti që pretendon të jetë anëtar i NATO-s dhe BE-së. “Fatkeqësisht ne në Shkup, por veçanërisht në lagjet të banuara me shqiptarë, ballafaqohemi me vrasje, siç është vrasja e një qytetari edhe sot, pastaj me plaçkitje, grabitje, gjithashtu edhe me kidnapime të fëmijëve. ....Andaj konsiderojmë se e gjitha kjo është si rezultat i neglizhencës së institucioneve shtetërore. Ne konsiderojmë se qeveria dhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë seriozitet në drejtim të zbulimit sa më të shpejtë të kryesve të veprave të këtilla të zbardhjes së rasteve”, ftoi Flora Kadriu, deputete e DR-së. Gjatë katër-mujorit të parë të këtij viti, krahas grabitjeve të shumta të bankave dhe vrasjeve të ndryshme, janë regjistruar edhe një numër i madh rrëmbimesh fëmijësh, ende të pazbardhur nga Policia. Burkan Mamudovski, 15 vjeç nga Kërçova u zhduk më 29 mars, Mirsada Heldoviç nga Kumanova, 5 vjeçe u zhduk më 12 prill. Mitat Ibrahimi, 8 vjeç nga fshati Konjare e Mesme e Shkupit u zhduku më 19 mars dhe Dane Memedi, 5 vjeç nga Sredoreku i Kumanovës u zhdukur më 27 mars.http://alsat-m.tv/lajme/vendi/38312.html | |
|
| |
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kronika e Zezë Sun Apr 25, 2010 12:35 am | |
| Çfarë përjetoi prizrenasi dhe si i shpëtoi vdekjes në Shkup | Agjencia e lajmeve INA ka arritur të zbulojë shtetasin e Kosovës që ishte plagosur në mesditën e 31 marsit në afërsi të Qendrës Tregtare “Mavrovasja” në Shkup, ngjarje që po mbahet e fshehur dhe nuk u zbulua deri tani nga MPB e Maqedonisë. B.S 39 vjeç, nga Prizreni ekskluzivisht ka folur për agjencinë e lajmeve INA duke shpjeguar gjithë tmerrin që kishte përjetuar nga momenti i plagosjes nga dy persona të panjohur, por duke hedhur dyshime në shumë pista. “Isha nisur drejt vendit ku kisha parkuar veturën dhe në një moment dy persona trupmëdhenj dalin nga një hyrje e banesës. Nga një moment vërejta se ata po më përcillnin dhe të dy ecnin në një distancë duke më lënë mua në mes. Njëri ka vrapuar nga prapa dhe ka shtënë me pistoletë shurdhuese duke më goditur në këmbë. Pasi që jam shtrirë në tokë, ai u afrua pranë kokës time dhe shkrepte armën për të më vrarë, por nuk dij se pse nuk i shkrepte arma. Unë nuk kam lëvizur për 30 sekonda dhe ata menjëherë u larguan nga vendi i ngjarjes”, shpjegon B.S për agjencinë INA. Ai ka denoncuar autoritetet se rasti i tij nuk është evidentuar në arkivat e MPB-së, dhe as në spitalin ku ishte dërguar për shërim dhe ku sipas tij, kishte forca të sigurisë pranë dhomës së tij. “Si mundet të të marrin polici dhe askund më pas nuk figuron. Kisha me vete edhe 800 euro, celularin dhe rrobat e mija, të cilat nuk mi dhanë pasi që dola nga spitali, duke më thënë një inspektor policie se paratë ishin false. A është ky shtet a, që të grabisin. Më nxorën pas tre ditëve nga spitali dhe inspektorë civil më thanë se do të më përcjellin për Kosovë, por nëpërmjet Qafë Thanës nga Shqipëria, por nuk pranova. Ata më shpjegonin se në Bllacë nuk mundet se ka shumë gazetarë dhe s`bën dhe më në fund pas refuzimit tim pranuan që të më çojnë nga Jazhinca”, rrëfen i plagosuri, shtetasi kosovar. Ai pohon se rastin e ka paraqitur menjëherë në Ministrinë e Brendshme të Kosovës, pranë ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë dhe pranë autoriteteve të tjera vendore dhe ndërkombëtare për të alarmuar rastin e tij, që siç thotë ai të shkeljeve brutale të të drejtave nga ana e MPB-së së Maqedonisë, ku ai ishte mbajtur në rrethana tejet sekrete. “Jam në kontakt dhe do ta çojë deri në fund rastin pasi që nuk mundet kështu të veprohet. Unë do ta çojë rastin deri në fund, sepse ka dëshmi sepse ka kamera në vendin ku isha plagosur”, ka theksuar B.S. Viktima rrëfen se të mërkurën e kaluar sërish kishte qëndruar në Shkup dhe gjatë kthimit nga një inspektor civil në kufirin e Bllacës i është urdhëruar që asnjëherë të mos shkelë tokën e Maqedonisë. Unë i kërkova sqarime se përse, sepse nuk kam dosje kriminale dhe nuk kam bërë asgjë dhe askush nuk mund të më ndalojë. Pse po e bëni këtë pse jam shqiptar e mysliman a”, rrëfen prizrenasi, dhe pretendon se do të nxjerrë drejtësinë në shesh. Ai thotë se me të shkuar në Prishtinë, ka kontaktuar ambasadën e Maqedonisë, zyrtarët e lartë të së cilës kanë theksuar se nuk guxon asnjë policë të ndalojë hyrjen. Ministria e Brendshme ka njohuri për rastin, mirëpo asnjëherë nuk ka dhënë versionin e saktë se çfarë ndodhi me rastin tek Mavrovasja. Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski ka theksuar se nuk dëshiron të jap detaje përtë mos dëmtuar personin e kësaj rasti, por ai ka shtuar gjithashtu se shtetasi i Kosovës nuk ka dashur të flasë edhe para organeve të rendit, se si i ka ndodhur rasti. (N.P/INA) http://zeripress.com/?p=2142
|
| |
|
| |
Ramizi Anëtar i ri
Numri i postimeve : 158 Age : 45 Vendi : Tirona Registration date : 23/02/2009
| Titulli: Re: Kronika e Zezë Sun Apr 25, 2010 1:02 am | |
| | |
|
| |
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kronika e Zezë Sun Apr 25, 2010 1:10 am | |
|
|
| Shqiperi
| | Dy aksidente pas mesnate, dy të vdekur | |
| | DURRES-LEZHE-Dy aksidente automobiliste me bilanc dy të vdekur kanë ndodhur brenda të njëjtit hark kohor në Durrës dhe në Lezhe. Në Durrës u përplasën 2 motocikleta, kurse në Lezhe, 2 kamiona. Ka qënë ora 12 pas mesnate kur dy kamiona, njëri me targa Kruje 469A I drejtuar nga shtetasi Nikoll Kola dhe një kamion i dytë me targa Durrësi 0191A ishin duke udhëtuar në të njëjtin korsi në aksin Lezhë-Shkodër. Pikërisht 2 kilometra në të dalë të Lezhës, mësohet se kamionat janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë ka gjetur vdekjen Ndue Marku, pasagjeri i kamionit me targa Durrësi, ndërsa ka shpëtuar drejtuesit. Policia në vendgjaje konstatoi se drejtuesi i kamionit me targa Kruje ka qënë në gjendje të dehur. Durrës, vdes një motociklist Një tjetër aksident është shënuar orët e vona të mbrëmjes duke shkaktuar një të vdekur dhe një të plagosur. Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës në Durrës në aksin Sukth- Manëz ku dy motocikleta të tipit Yamaha, që udhëtonin me shpejtësi të madhe, janë përplasur fatalisht me njera tjetrën. Si pasojë ka humbur jetën Selim Lushi 37 vjec nga fshati Vadardh i Durrësit, kurse i plagosur rende ka mbetur shtetasi U.Kurti 25 vjec. Policia e cila mberriti ne vendgjarje dyshon praprakisht se shkak per përplasjen është bërë shpejtesia e madhe e drejtuesve të motocikletave.
(d.b/BalkanWeb) |
| |
|
| |
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kronika e Zezë Wed Apr 28, 2010 12:35 pm | |
| | |
|
| |
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kronika e Zezë Wed Apr 28, 2010 12:37 pm | |
| Fëmijët në mëshirën e zotit nga kidnapuesit 28/04/2010 08:06:00 Madhesia e shkronjave: Përderisa fëmijët tani dy muaj me radhë janë në rrezik permanent nga kidnapuesit, ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska kërkon më tepër kohë për parandalimin e kësaj dukurie. Tentimet për kidnapim të fëmijëve posaçërisht janë prezente në fshatrat dhe qytete e banuara me shqiptarë, ku kohën e fundit janë paraqitur rreth dhjetë raste të këtilla. “Duhet më tepër kohë për shqyrtimin e këtyre rasteve për të verifikuar në hollësisht dëshmitë”, ka deklaruar Jankullovska, e pyetur për masat që po i ndërmerr policia. Të ballafaquar me një injorim të këtillë të kësaj dukurie nga policia, nëpër shkollat fillore mbizotëron panik. Shkollat kanë filluar të vetëorganizohen për të penguar Kidnapimin e nxënësve, pasi kohën e fundit janë vërejtur shumë raste kur persona të panjohur me vetura pa targa tentojnë t’i mashtrojnë fëmijët të futen në veturat e tyre. Si masa mbrojtëse arsimtarët këshillojnë nxënësit që të mos bisedojnë me të panjohur. Si pasojë e kidnapimeve të shpeshta të fëmijëve, në Tetovë janë realizuar takime të shumta mes drejtorëve dhe përgjegjësve të shkollave fillore dhe Sektorit për Punë të Brendshme (SPB). “Drejtorët i informuam nëse vërejnë persona të panjohur apo të dyshimtë në afërsi të shkollës, menjëherë të lajmërojnë policinë, si dhe t’i këshillojnë fëmijët që të jenë më të kujdesshëm”, deklaroi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-së në Tetovë. Ai gjithashtu shtoi se në afërsi të çdo shkolle fillore në këtë rajon do të ketë policë të cilët do ta vëzhgojnë situatën. Përderisa nuk ka sinjale për gatishmëri të policisë të pengojë kidnapimet, kryepolicja Jankullovska tregon gatishmëri për t’u prononcuar për çështje të cilat i shpifin mediat maqedonase. Gjatë ditës së marte, Jankullovska dha informata se MPB është duke i përcjellë të hyrat e parave. “Sa i përket fondeve për financimin e organizatave radikale, ne si MPB, në lidhje me pjesën e sigurisë së bashku me shërbime profesionale të cilat kanë të bëjnë me këtë materie, në kontiunitet po i përcjellim të hyrat e parave, që në këtë mënyrë të vërejmë ndonjë mundësi për rrezik të sigurisë”, tha Jankullovska. Kidnapuesit më të shkathët se policia
Kidnapuesit e fëmijëve duket se janë shumë më të shkathët se policia në veprimet e tyre. Prej tre fëmijëve të zhdukur në katërmujorin e parë të këtij viti, policia nuk ka arritur të zbulojë asnjërin prej tyre. As familjarët e as opinioni ende nuk e din fatin e Mitat Ibrahimit të zhdukur më 19 mars, Dane Memedit të zhdukur më 27 mars dhe Mirsada Heldoviqit të zhdukur më 12 prill. | |
|
| |
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kronika e Zezë Wed Apr 28, 2010 1:58 pm | |
| Vritet një 22 vjeçar në Gazi Babë të Shkupit Fatmir Memeti 22 vjeç mbrëmë rreth orës 3 të mëngjesit është vrarë në internet kafenë “Pizho” në rrugën “Ordan Çopela” në lagjen Gazi Babë të Shkupit. 42 vjeçari me inicialet B.Xh e ka therur me thikë djaloshin, për arsye tani për tani të panjohura. Trupi i 22 vjeçarit u transferua në Spitalin e qytetit ku vetëm u konstatua vdekja e tij. Policia arrestoi kryerësin dhe po punohet në zbardhjen e plotë të vrasjes. Kundër tij do të ngritet kallëzim penal. /Makfaks/http://alsat-m.tv/lajme/vendi/39025.html | |
|
| |
...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Kronika e Zezë Wed Apr 28, 2010 9:58 pm | |
| Arbere pershendetje, te pergezoj per hapjen e temes. Teme shum e qelluare. Me preku shum rasit i kindapimev te femijeve.Pse nuk ndermerin diq ndaj ketyre kindapusve.si ka mundesi te kindapohen femijet,aqe me pak brenda 1 muaj 3 femij!
| |
|
| |
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kronika e Zezë Wed Apr 28, 2010 9:59 pm | |
| Nuk funksion shteti te lagjet e Shqiptarëve , për ate edhe janë shtu vrasjet edhe kriminaliteti . | |
|
| |
...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Kronika e Zezë Wed Apr 28, 2010 10:01 pm | |
| Po cfare bejn ato pariti shqiptaret qe ken zgjedhe? | |
|
| |
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kronika e Zezë Wed Apr 28, 2010 10:02 pm | |
| | |
|
| |
...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Kronika e Zezë Wed Apr 28, 2010 10:06 pm | |
| hahhahha cfare pergjigjje hahahhahha!!
Pse nuk hapni, nja pist te modes te pakten te bejn rekalam
hahaa.
Ama duhet ndermerrni diq. Sepse jeta e femijev tuaj esht ne pytje! | |
|
| |
...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Kronika e Zezë Tue May 11, 2010 1:08 am | |
| Serbia ka zbuluar një varr masiv ku gjenden trupat e pa jetë të rreth 250 shqiptarëve. Ata besohet se janë vrarë gjatë konfliktit të viteve 1998 – 1999 në Kosovë. Lajmi bëhet i ditur nga Prokuroria e Serbisë për krime lufte. “Mund të konfirmojmë se është zbuluar një varr masiv”, deklaroi Bruno Vekariç, zëdhënësi i Prokurorisë serbe për krime lufte. “Sipas llogaritjeve tona 250 trupa janë gjetur në lokacionin në fjalë, që gjendet pranë një qendre tjetër, në të cilën kemi kërkuar dy vite më parë”, theksoi Vekariç. Varri është gjetur në rajonin jugor të serbisë, në Rashkë, edhe me ndihmën e misionit evropian për rend e ligj në Kosovë Athua edhe sa varre tjera ngelen te pa zbuluara?????????????? | |
|
| |
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kronika e Zezë Tue May 11, 2010 1:36 am | |
| - Cito :
- Athua edhe sa varre tjera ngelen te pa zbuluara??????????????
Zyrtarisht diku edhe 2.000 varreza. | |
|
| |
...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Kronika e Zezë Tue May 11, 2010 1:59 am | |
| Zyrtarisht diku edhe 2.000 varreza. Nga nje here mendoj, se nuk kami qen popul me 2 miljon e gjyse banore por sa kinezet jemi me numere.Beso sa keq u ndiva kur ndegjova permes medijave per nje vorre masiv qe u zbulu valla do lind dijelli, edhe per ne nje dit? | |
|
| |
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kronika e Zezë Tue May 11, 2010 10:17 pm | |
| | | Ekzekuton në klasë gjimnazisten, më pas vetëvritet | |
| | ELBASAN- Qyteti është tronditur nga vrasja e ndodhur në orën 09.15 minuta brenda në ambientet e gjimnazit “Mahir Domi”. Një 19 vjecar ka hyrë i armatosur në ambientet e shkollës dhe ka vrarë me armë zjarri nxënësen Gerta Baja, 20 vjece nga Elbasani. Korrespondeti i NEWS24 Fatmir Popja informoi në raportim se vrasja ka ndodhur në klasën ku studionte viktima. Pasi ka kryer vrasjen autori,i identifikuar nga policia, Endrit Llambaj, 19 vjec nga qyteti i Vlorës, është larguar në këmbë nëpër rrugicat e lagjes afër shkollës. “Pak minuta para se të ndodhte vrasja po qeshnim me të në lokal,(afër shkollës). Endri hyri në shkollë edhe para se të bënte vrasjen. Hapi derën e klasës ku studionte Gerta dhe më pas largua, pasi po zhvillohej mësim. Në 5 minutëshin e pushimit, hyri në klasë, u afrua te banka e fundit ku ndodhej vajza dhe e qëlloi tre herë”- tregon një nxënës dëshmitar i ngjarjes. Menjëherë forcat e policisë kanë ngritur postblloqe në të gjitha rrugicat. Kur i riu ka parë se ishte i rrethuar nga policia ka qëlluar në drejtim në policisë. Më pas ka qëlluar dhe veten. NEWS24 raporton duke iu referuar burimeve nga policia se autori dhe viktima duhet të kenë qenë të njohur dhe dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur për motive xhelozie.
ORA 10 : 14 DREJTORI : VRASËSI NË SHKOLLË NGA NJE PORTE DYTESORE Drejtori i gjimnazit "Mahir Domi" në një prononcim për NEWS24 tha se autori kishte hyrë në shkollë nga një derë sekondare dhe jo nga dera kryesore. Milan Xhudovic tha se “mësuesit e dezhurnit, si në katin e parë të shkollës ashtu dhe në katin e dytë kanë qenë në krye të detyrës, por agresori ka hyrë jo nga dera kryesore por nga një portë sekondare”. Drejtori i Shkolles informon se janë informuar prindërit dhe të gjithë nxënësit janë larguar në shtëpi.
ORA 10.00 MINISTRI I ARSIMIT NISET DREJT ELBASANIT Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj është nisur drejt qytetit të Elbasanit për të inspektuar gjimnazin ku në orën 09.15 mintua një i ri ka hyrë në ambientet e shkollës dhe ka vrarë një gjimnaziste. “Është një ngjarje e rëndë”- tha Tafaj duke shprehur ngushëllime familjes, nxënësve të shkollës. Në një prononcim për NEWS24 tha se për momentin kishte pak informacione për ngjarjen, ndërsa ishte nisur drejt gjimnazit “Mahir Domi”. (s.g/BalkanWeb) |
| |
|
| |
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kronika e Zezë Mon May 17, 2010 2:36 am | |
| Ish-mesfushori i Svansea Siti në Kategorinë e Dytë angleze (Championship) vdiq në apartamentin e familjarëve të tij në Linz të Austrisë pas një ataku kardiak. Ishte vëllai i tij, Qerim Idrizaj (edhe ky një futbollist), ai që bëri të ditur lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Besianit, pavarësisht përpjekjeve të familjes, ndërkohë që reanimatorët mbërritën me vonesë. Bild vergrößern http://www.nachrichten.at/sport/lask/art100,392792 | |
|
| |
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kronika e Zezë Sat Jun 05, 2010 12:07 am | |
| Ky lajmi sipër kishte qen i gabuar , për fat të mirë :) Vrasësi i nuk kishe qen shqiptarë por Iranjan , dhe sikur keto mediat tona i bëjnë qëllimishtë këto dezinformata ?! Nëse ka mundësi të fshihet posti , Flm..
News24 BRUKSEL-Autori që kreu masakrën dje në gjykatën e Brukselit ku mbetën të vrarë një gjykatëse dhe një kancelar nuk është shqiptar. Lajmi konfirmohet sot për TVNews24 nga Policia e Shtetit Shqiptar që pohon se autori ka qënë një shtetas i Iranit. | |
|
| |
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kronika e Zezë Tue Jun 15, 2010 7:55 pm | |
| | |
|
| |
NIPIIXHAXHIT Anëtar i ri
Numri i postimeve : 167 Age : 44 Vendi : te dardha Registration date : 28/09/2009
| Titulli: Re: Kronika e Zezë Tue Jun 22, 2010 1:39 am | |
| Sipas informacioneve jozyrtare, personat e vrarë janë: Qenan Ademi (1981) nga fshati Nikushtak dhe Qazim Bakija (1986) nga fshati Nikushtak si dhe Qemal Agushi (1983) nga fshati Sllupçan.
Nga ana tjetër, në mesin e viktimave bëhet i ditur edhe emri i shtetasit të Kosovës, Bardhyl Fetahu.
Sipas Policisë së Kosovës, ata u vranë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nga persona të panjohur në një pritë të organizuar në aksin rrugor Viti-Kllokot.
Dyshohet se tre shtetasite vrarë nga Maqedonia janë nga komuna e Likovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka deklaruar sot se incidenti ka ndodhur në aksin rrugor Viti – Kllokot, kur jetën e kanë humbur katër persona.
“Ne orët e mëngjesit ka pasur gjuajtje në rajonin e Gjilanit nga një makinë, ku kanë humbur jetën katër persona", ka deklaruar Kelani.
Përndryshe, Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë(MPB), Gordana Jankullovska ka vërtetuar vrasjen e tre shtetasve të Maqedonisë në Kosovë, por duke mos dhënë detaje për vrasjen.
“Gjatë ditës presim më shumë detaje për këtë incident dhe se jemi në kontakt me autoritetet kosovare dhe gjatë ditës do të njiheni se çfarë ka ndodhur”, ka theksuar Jankullovska.
Katër persona janë vrarë gjatë një përleshje të armatosur sot në mëngjes në afërsi të Vitisë së Kosovës. Gazeta Express | |
|
| |
...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| |
| |
NIPIIXHAXHIT Anëtar i ri
Numri i postimeve : 167 Age : 44 Vendi : te dardha Registration date : 28/09/2009
| Titulli: Re: Kronika e Zezë Tue Jun 22, 2010 1:44 am | |
| Lutem te jet i fundit ky rast | |
|
| |
...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Kronika e Zezë Tue Jun 22, 2010 1:47 am | |
| ishalla ku ta dim motivin e vrasjes per se eshte bere ky akte? | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Kronika e Zezë | |
| |
|
| |
| Kronika e Zezë | |
|