|
| AFORIZMA nga LIBRI IM I 8_te (vazhdojne) | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Brunilda BOCOVA Fillestar/e
Numri i postimeve : 12 Age : 41 Vendi : SHqiperi-Fier Profesioni/Hobi : ------------------------------------------------- Registration date : 29/10/2009
| Titulli: AFORIZMA nga LIBRI IM I 8_te (vazhdojne) Sun Nov 29, 2009 2:42 pm | |
| AFORIZMA per EGOIZMIN
01--Bota është e rrumbullakët, egoizmi gjysmë-rrethi!
02--Djali bëhet egoist nga papjekuria dhe të parit tepër!
03--Egoistit hapi udhë, në mos prit të nesërmen gazetën!
04--Egoizmi në shoqëri është si thoi, sa herë pritet aq më tepër rritet!
05--Egoja bëhet zot tek ata që duart zhysin në fëlliqësira!
06--Egoisti si petë byreku, t’holl e t’holl sa bëhet copë!
07--Fytyra që fsheh fytyrë, me egoistë sa ç’duket!
08--Fabula më e bukur e vetmisë, gjysma e fjalës egoizëm!
09--Gota e parë bën gëzuar, e dyta me egoizëm kërkon të treten!
10--I vogël-qan nga padituria, i rritur-lot nga jeta, caku i fillimit të egoizmit!
11--Janë dy, vëlla e motër, egoizmi dhe pabesia!
12--Ku ka sherr, ka egoizëm!
13--Këmba shtyn këmbën për miqësi, gotë pas gote tradhëti, fjalë pas fjale egoizëm!
14--Kanali i vogël, rri afër të madhit…,…,
15--Kush thotë se numërohen yjet, pret medaljen “Egoisti”!
16--Kush flet me egoizëm, rrit naivitetin brënda vetes!
17--Kush nderin humb nga pabesitë e veta, fillon të jetë më egoist!
18--Krevati i njeriut egoist, më i gjerë se dy dopjo bashkë!
19—Kush ka egoizëm—një vend më tepër për poshtërsi!
20--Luan me jetën, tall me egoizëm—i tepërti në shoqëri!
21--Lakuriqësia e femrës më egoiste se egoizmi!
22--Mati fjalët me mend, mos kalo në qortim!
23--Mes jetës e vdekjes,kafshata më e papërtypshme egoizmi!
24--Muri që nxin nga brenda, i ka humbur egoizmit dalja!
25--Mendjelehti e mendjemadhi—kandar i egoizmit!
26--Mes poetësh aq sa ka miqësi, aq ka dhe egoizëm!
27--Mos e fyej poetin për vargjet e shëmtuara, por gojës vëri fre!
28--Nata për të pabesët, dita për egoistët !
29--Njeriu hipokrit vehten nga egoizmi nxjerr në “dritë”!
30--Njeriu bëhet egoist nga padituria, se i pëlqen vetja!
31--Poeti bëhet egoist, kur me penën s’bëhet dikush!
32--Sytë egoistit i tregojnë humnerat e shpirtit!
33--Shpina e kthyer me padrejtësi, egoiste, një kallëp më pak në miqësi!
34--Vajza egoizmin e mban si lekë xhepi!
| |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: AFORIZMA nga LIBRI IM I 8_te (vazhdojne) Sun Nov 29, 2009 9:36 pm | |
| Shume te forta dhe te gjetura jane keto aforizma Bruna. Ju uroj vazhdim te mbare dhe suksese ne krijimtarine tuaj, njekohesisht ju falenderoj qe i keni sjelle, si nje dhurate e bukur ne forumin e Bashkimit Kombetar. | |
| | | Brunilda BOCOVA Fillestar/e
Numri i postimeve : 12 Age : 41 Vendi : SHqiperi-Fier Profesioni/Hobi : ------------------------------------------------- Registration date : 29/10/2009
| Titulli: Re: AFORIZMA nga LIBRI IM I 8_te (vazhdojne) Mon Nov 30, 2009 10:56 am | |
| Pershendetje Eva! Te falenderoj per fjalet e hedhura ne Forum ! Por Eva, nuk jane as te gjetura e as te mbledhura , por jane vete aforizma te shpirtit tim, krijime te miat !
Gjithesesi te falenderoj per fjalet e shkruara ! Bruna
| |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: AFORIZMA nga LIBRI IM I 8_te (vazhdojne) Mon Nov 30, 2009 12:41 pm | |
| Pikerisht Bruna e nderuar. Une e di shume mire qe jane krijime te tuat dhe ndaj te pergezova, ndaj kam shkruar shprehjen shqipe se jane aforizmat e tua te forta dhe te gjetura. Te gjetura - jo diku, e dashur mike, te gjetura ne universin e mendjes, te intelektit, te talentit tend, ashtu si te gjitha krijimet kur jane te arrira dhe duket sikur gjendet pika me e bukur dhe e plotesuar e tyre. Edhe nje here urime. | |
| | | Brunilda BOCOVA Fillestar/e
Numri i postimeve : 12 Age : 41 Vendi : SHqiperi-Fier Profesioni/Hobi : ------------------------------------------------- Registration date : 29/10/2009
| Titulli: Re: AFORIZMA nga LIBRI IM I 8_te (vazhdojne) Mon Nov 30, 2009 3:29 pm | |
| Eva ! Faleminderit per mirekuptimin dhe sqarimin ! Se shpejti do te gjesh te tjera aforizma prej lib.tim te 8-te "FJALEZ E VESUAR" Bruna !
| |
| | | voglushja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 906 Age : 42 Vendi : ngat njanit Profesioni/Hobi : psikologe Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: AFORIZMA nga LIBRI IM I 8_te (vazhdojne) Mon Nov 30, 2009 5:52 pm | |
| Brunilda dhe Eva dy lulet e forumit, fresika dhe qlodhja jone,ju falemnderit qe po na qlodhni me keto krijimtari te bukurua ...Ju paqim per jete e mot! | |
| | | Brunilda BOCOVA Fillestar/e
Numri i postimeve : 12 Age : 41 Vendi : SHqiperi-Fier Profesioni/Hobi : ------------------------------------------------- Registration date : 29/10/2009
| Titulli: Re: AFORIZMA nga LIBRI IM I 8_te (vazhdojne) Tue Dec 01, 2009 10:53 am | |
| [size=24]AFORIZMA PER DASHURINE[/size] (vazhdojne me tej....)
01--Acari i dashurisë nis e përfundon me ditët e vetmisë!
02--Dashuria lind, rron e humbet mes të dashuruarish!
03--Dashuria s’do para, s’do fjalë, s’do poezi a roman, por respektin që të mbetet e tillë!
04--Dashuria e parë udhëton mendjes pa rojtar, e dyta kufijtë te thana i do!
05--Dashuro me sy e zemër, se fjalët janë të tepërta në dashuri!
06--Djemtë dashurojnë vend e pëllëmbë, për një copëz strehëz!
07--Djali me dashurinë e parë luan, sa fillon të mësojë nga vajza dashurinë e vërtetë!
08--Dashuria e parë, fllad që freskon e i vjedh nga pak minuta kohës!
09--Dashurinë s’e shpika unë, as tradhëtinë pas shpine, vetvetja e ka në dorë misterin e tyre!
10--Dashuria, s’fundoset kurrë, kur pa xhelozi ia ndjek lëvizjet!
11--Ëndrrat për dashuri si vuajtjet shtohen, kur mes tyre futet xhelozia!
12--Gënjeshtra ka këmbë të shkurtra, dashuria krahë për të fluturuar!
13--Heshtja që fle mes dashurisë, si litari që të zë prej fyti!
14--Kur dashuria ndërron fytyrë, tradhëtia merr rrugë!
15--Kur e fsheh dashurinë, s’e kupton që jeton rininë!
16--Kur dashuria merr rrugë, për gropa e gurë s’pyet!
17--Kur neglizhon në dashuri, harron dhe ditën e puthjes së parë!
18--Kafsha do kafshën, rrallë njerinë, po njeriu që do më shumë kafshën se dashurinë!?
19--Kush do veten, nis nga pak të dashurojë të tjerët!
20--Kur vdes një njeri, dashuria për të merr udhë me vitet! | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: AFORIZMA nga LIBRI IM I 8_te (vazhdojne) | |
| |
| | | | AFORIZMA nga LIBRI IM I 8_te (vazhdojne) | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |