Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Prof. SELMAN RIZA (1909-1988)

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Prof. SELMAN RIZA (1909-1988) Empty
MesazhTitulli: Prof. SELMAN RIZA (1909-1988)   Prof. SELMAN RIZA (1909-1988) EmptySun Oct 11, 2009 12:25 am

Prof. Selman Riza (1909-1988)

“Dardani e vjetër
Kosovë e Re!
Ke qen’ shqiptare
Shqiptare je.
Dimën e verë
Sa t’jetë jeta
Ka me përshëndet
Me “Tungjajeta”...
- Prof. Selman Riza

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Prof. Selman Riza ishte gjuhëtar, shkencëtar, atdhetar, kundërshtar i fashizmit, nacizmit dhe i komunizmit...

Selman Riza lindi me 21 dhjetor 1909 në Gjakovë, ku i kreu mësimet fillestare në mejtepin e xhamisë së “Haxhi Ymerit” ndërsa i vazhdoi në mejtepin “Ruzhdie”...
Dëshira për t’u shkollue në gjuhën shqipe e detyroi të largohet nga Gjakova, nga Kosova, qysh në moshën 13-të vjeçare. Në vitin 1922 u nisë kambë për në Tiranë, ku menjëherë u regjistrue në shkollën plotore “Naim Frashëri”, në të cilën, në vitin 1925, u shpall nxënësi më i mirë në shkollë...
Në vitin 1925, Selman Riza i vashdon mësimet në Liceun e Korçës, që aso kohe ishte shkolla më me emër në Shqipni. Edhe në Korçë, sikur në Tiranë, Selman Riza ishte nxënësi më i dalluar, me rezultate të shkëlqyeshme. Pedagogët e Liceut, francezë e shqiptarë, të gjithë flisnin me admirim për Selman Rizën, nxënësin gjakovar.
Leon Perre, Drejtor Teknik i Liceut të Korçës, do t’i shkruante këto fjalë, në një shkresë, Minisrit të Arsimin në Tiranë:
“Selman Riza është një i ri tepër i talentuar, shumë serioz, i cili do të mundë me të njëjtën lehtësi të kryej çdo degë të studimeve universitare, dhe unë nuk dyshoj që të mos i bëjë më vonë nder atdheut me emrin e tij”.
Në vitin 1932, Ministria e Arsimit i dha një bursë Selman Rizës për të ndjekur studimet në Universitetin e Tuluzës në Francë.
Në Universitetin e Tuluzës në Francë, Selman Riza brenda tri vjetësh kreu dy fakultete! Gjatë viteve 1932-1935 mbaroi Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Franceze dhe Fakultetin e Drejtësisë...
Me dy diploma në xhep, të Letërsisë dhe Drejtësisë, Selman Riza u kthye menjëherë n’Atdhe, për t’i shërbye Shqipnisë. Ministria e Arsimit e caktoi si pedagog në Liceun e Korçës për të punue, aty ku edhe vetë, para disa vjetësh, kishte mësue...!
Qysh me 7 Prill 1939, dita kur Italia Fashiste e pushtoi Shqipninë, Prof. Selman Riza doli hapur kundra pushtimit, prej fashistëve të Musolinit...
Me 28 Nëntor 1939, në demonstratën madhështore të organizuar në Korçë, në Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë, Selman Riza u arrestue, u burgos, sepse ishte kundër pushtimit të Italisë...Internohet prej policisë fashiste si “element i rrezikshëm dhe si kundërshtar i vendosur kundër politikës italiane” dhe dërgohet në Ventotone të Italisë...
Internimi në Ventotone të Italisë nuk e dobësoi, nuk e frikësoi as nuk e dorëzoi Selman Rizën, përndryshe e forcoi...! Edhe kur u lirue nga internimi, në tetor 1941, edhe pse pushtuesi nuk e la me punue në profesionin e tij, Selman Riza vazhdoi të veproi si një atdhetar nacionalist, kundër pushtuesit italian, fashist...
Në korrik të vitit 1942 kthehet në Kosovë, ku jetoi e veproi në Prizren e Gjakovë. Përveç veprimtarisë shkencore, në studimet albanistike, Selman Riza në Kosovë, gjatë viteve 1942-1944, merret edhe me veprimtari politike.
Veprimtaria politike e Selman Rizës synonte që përmes Lëvizjes Irrendentiste Antifashiste, të cilën e kryesonte, të bëhej bashkimi i Kosovës, bashkimi i trojeve shqiptare në Maqedoni, me Shqipni...
Këto synime pasqyrohen, argumentohen dhe propagandohen në traktatin programatik me titull: “Manifesti i Irredentizmit Antifashist”, të cilin Selman Riza e botoi në Tiranë, në dhjetor të vitit 1943.
Piter Kemp, një nga përfqësuesit të Misionit Anglez në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, për Selman Rizën, raportonte:
“Ai është truri i Partisë së irredentistëve...”
Por, mjerisht, kjo Lëvizje e Irredentiste, e udhëhequr nga Selman Riza, nuk e kishte përkrahjen e Forcave Aleate, të cilat përkrahën komunistët e Enverit në Shqipni dhe të Titos në Jugosllavi...
Kur forcat partizane-komuniste-çetnike e morën pushtetin në Jugosllavi, për t’i shpëtue arrestimit, Selman Riza u largue nga Gjakova, Kosova, dhe shkoi në Shqipni.
Vetëm disa ditë pas kthimit në Shqipni, që e kishte si Nanë, arrestohet e burgoset në Tiranë! Me kërkesën e Jugosllavisë, tre muej pas qëndrimit në burgun e Tiranës, Selman Riza transferohet në burgun e Prishtinës, për t’u dënuar e gjykuar si “ kosovar anti-jugosllav”...
Prof. Selman Riza qëndroi në burgjet jugosllave mbi tre vjet e gjysmë, nga korriku i vitit 1948 deri në gusht të vitit 1951, ku lirohet sepse ishte i sëmur rëndë, nuk lejohet të kthehet në Kosovë, por lejohet të jetoi në Sarajevë, nën mbikqyrje të vazhdueshme...
Në Sarajevë qëndroi si në internim, vazhdimisht në mbikqyrje, survejim, prej vitit 1951 deri në vitin 1955, ku s’kishte mundësi të merrej me veprimtari politike-shoqërore, por u muerr me veprimtari kërkimore, studimore, shkencore...
Në muejin dhjetor të vitit 1955, zyrtarët komunist jugosllavë, me premtime, me kërcënime, i ofrojnë për të marrë nënshtetësinë jugosllave, por Prof. Selman Riza kurrsesi nuk e pranoi dhe rikthehet sërish në Tiranë!
Në Tiranë, meqë Tirana tashmë ishte “prishë” me Beogradin, Prof. Selman Riza menjëherë pranohet në punë si punonjës shkencor në Institutin e Historisë dhe Gjuhësisë, por edhe si pedagog i jashtëm jepte mësim në lëndën “Historia e gjuhës së shkruar shqipe”
Periudha prej vitit 1956-1967 është periudha më frytëdhënëse në veprimtarinë shkencore të Prof. Selman Rizës. Në këtë periudhë të shkurtër rreth 11-të vjeçare dha aq shumë për shkencën shqiptare...
Vepra shkencore e Prof. Selam Rizës shtrihet në shumë fusha, në shumë lëmi, siç janë gramatika, tekstologjia, terminologjia, kritika gjuhësore, historia e gjuhës, gjuhësia e përgjithshme, gjuha letrare etj.
Si arriti të shtrijë veprimtarinë e tij në gjitha këto lëmi? E ka thënë vetë, me modesti: “Unë nuk jam talent, por unë jam punë”!
Puna, veprimtaria e tij shkencore u ndërpre nga rrethanat politike shoqërore. Në periudhën e “Revolucionit Kulturor”, që u zhvillue nën diktaturën komuniste, Shqipëria pësojë shumë...Pësoi edhe Prof. Selman Riza, e largojnë nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, si “mbeturinë borgjeze” dhe e çojnë si ciceron në Muzeun e Beratit e prej Muzeut e çojnë në Bibliotekën e Qytetit, po në Berat dhe në vitin 1970 e largojnë krejt, duke e qitur në pension të parakohshëm...
Në pension të parakohshëm Prof. Selam Riza jetoi në Tiranë, por nën mbikqyrje të sigurimit, ku ju ndalue veprimtaria shkencore në këtë jetë, nuk e lejonin as të merrte libra në bibliotekë...!
Nuk u lejue as të mbahej një fjalim në ditën e varrosjes, me 16 shkurt 1988, por aty e theu ndalesën e kobshme komuniste, në çastin e fundit, Prof. Aleks Buda, Kryetari i Akademisë, por mbas tij foli edhe dr. Behxhet Reso, i cili ishte i revoltuem nga heshtja zyrtare dhe shpërtheu duke thanë:
“Ç’po ndodh kështu?! Kë po varrosim?! Nuk mund të ndahemi kështu nga Selman Riza. Ai nuk është vetëm një gjuhëtar në zë, por, në radhë të parë, një patriot i shquar, idealet e të cilit janë edhe sot flamur i shqiptarizmit në Kosovë”.
Në Kosovë, që në vitin 1979, është botuar nga “Rilindja” Redaksia e botimeve, në Prishtinë, vepra e Prof. Selman Rizës me titull: STUDIME ALBANISTIKE 1 (Pjesa e Parë), që ka 478 faqe...
Kjo vepër shkencore është vepër përmendore, sepse në historinë e albanologjisë ze një vend të rëndësishëm dhe kjo, përveç tjerash, e bën Prof. Selman Rizën shkencëtar të madhërishëm....

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Prof. SELMAN RIZA (1909-1988) Empty
MesazhTitulli: Re: Prof. SELMAN RIZA (1909-1988)   Prof. SELMAN RIZA (1909-1988) EmptySun Oct 11, 2009 12:44 am

PO pse genjen o klyshe iTitos o pise kujtone se vetem ty ke njofte Selman Rizen ike o ndytesyre Titiste mose vjell zjar kunder Enverit nese te ka kajte nenen ty se keqen klysh i Jugosllavit mose mendo se gjitheve ju ka bere ate gje kadale pak se e njofem edhe ne ate kushe ka qen mose shpif pa fakte idjot plak detyre te rende i ke vene vetes ne pleqnine tende qe akoma meresh me sherbimin Serb sa sa te paguajn haj trego drejt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Prof. SELMAN RIZA (1909-1988) Empty
MesazhTitulli: Re: Prof. SELMAN RIZA (1909-1988)   Prof. SELMAN RIZA (1909-1988) EmptySun Oct 11, 2009 1:17 am

Mexhid Yvejsi: Selman Riza

Prof. Selman Riza (1909-1988)

Dardani e vjetër
Kosovë e Re!
Ke qen’ shqiptare
Shqiptare je.
Dimën e verë
Sa t’jetë jeta
Ka me përshëndet
Me “Tungjajeta”...
- Prof. Selman Riza

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Prof. Selman Riza ishte gjuhëtar, shkencëtar, atdhetar, kundërshtar i fashizmit, nacizmit dhe i komunizmit...

Selman Riza lindi me 21 dhjetor 1909 në Gjakovë, ku i kreu mësimet fillestare në mejtepin e xhamisë së “Haxhi Ymerit” ndërsa i vazhdoi në mejtepin “Ruzhdie”...
Dëshira për t’u shkollue në gjuhën shqipe e detyroi të largohet nga Gjakova, nga Kosova, qysh në moshën 13-të vjeçare. Në vitin 1922 u nisë kambë për në Tiranë, ku menjëherë u regjistrue në shkollën plotore “Naim Frashëri”, në të cilën, në vitin 1925, u shpall nxënësi më i mirë në shkollë...
Në vitin 1925, Selman Riza i vashdon mësimet në Liceun e Korçës, që aso kohe ishte shkolla më me emër në Shqipni. Edhe në Korçë, sikur në Tiranë, Selman Riza ishte nxënësi më i dalluar, me rezultate të shkëlqyeshme. Pedagogët e Liceut, francezë e shqiptarë, të gjithë flisnin me admirim për Selman Rizën, nxënësin gjakovar.
Leon Perre, Drejtor Teknik i Liceut të Korçës, do t’i shkruante këto fjalë, në një shkresë, Minisrit të Arsimin në Tiranë:
“Selman Riza është një i ri tepër i talentuar, shumë serioz, i cili do të mundë me të njëjtën lehtësi të kryej çdo degë të studimeve universitare, dhe unë nuk dyshoj që të mos i bëjë më vonë nder atdheut me emrin e tij”.
Në vitin 1932, Ministria e Arsimit i dha një bursë Selman Rizës për të ndjekur studimet në Universitetin e Tuluzës në Francë.
Në Universitetin e Tuluzës në Francë, Selman Riza brenda tri vjetësh kreu dy fakultete! Gjatë viteve 1932-1935 mbaroi Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Franceze dhe Fakultetin e Drejtësisë...
Me dy diploma në xhep, të Letërsisë dhe Drejtësisë, Selman Riza u kthye menjëherë n’Atdhe, për t’i shërbye Shqipnisë. Ministria e Arsimit e caktoi si pedagog në Liceun e Korçës për të punue, aty ku edhe vetë, para disa vjetësh, kishte mësue...!
Qysh me 7 Prill 1939, dita kur Italia Fashiste e pushtoi Shqipninë, Prof. Selman Riza doli hapur kundra pushtimit, prej fashistëve të Musolinit...
Me 28 Nëntor 1939, në demonstratën madhështore të organizuar në Korçë, në Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë, Selman Riza u arrestue, u burgos, sepse ishte kundër pushtimit të Italisë...Internohet prej policisë fashiste si “element i rrezikshëm dhe si kundërshtar i vendosur kundër politikës italiane” dhe dërgohet në Ventotone të Italisë...
Internimi në Ventotone të Italisë nuk e dobësoi, nuk e frikësoi as nuk e dorëzoi Selman Rizën, përndryshe e forcoi...! Edhe kur u lirue nga internimi, në tetor 1941, edhe pse pushtuesi nuk e la me punue në profesionin e tij, Selman Riza vazhdoi të veproi si një atdhetar nacionalist, kundër pushtuesit italian, fashist...
Në korrik të vitit 1942 kthehet në Kosovë, ku jetoi e veproi në Prizren e Gjakovë. Përveç veprimtarisë shkencore, në studimet albanistike, Selman Riza në Kosovë, gjatë viteve 1942-1944, merret edhe me veprimtari politike.
Veprimtaria politike e Selman Rizës synonte që përmes Lëvizjes Irrendentiste Antifashiste, të cilën e kryesonte, të bëhej bashkimi i Kosovës, bashkimi i trojeve shqiptare në Maqedoni, me Shqipni...
Këto synime pasqyrohen, argumentohen dhe propagandohen në traktatin programatik me titull: “Manifesti i Irredentizmit Antifashist”, të cilin Selman Riza e botoi në Tiranë, në dhjetor të vitit 1943.
Piter Kemp, një nga përfqësuesit të Misionit Anglez në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, për Selman Rizën, raportonte:
“Ai është truri i Partisë së irredentistëve...”
Por, mjerisht, kjo Lëvizje e Irredentiste, e udhëhequr nga Selman Riza, nuk e kishte përkrahjen e Forcave Aleate, të cilat përkrahën komunistët e Enverit në Shqipni dhe të Titos në Jugosllavi...
Kur forcat partizane-komuniste-çetnike e morën pushtetin në Jugosllavi, për t’i shpëtue arrestimit, Selman Riza u largue nga Gjakova, Kosova, dhe shkoi në Shqipni.
Vetëm disa ditë pas kthimit në Shqipni, që e kishte si Nanë, arrestohet e burgoset në Tiranë! Me kërkesën e Jugosllavisë, tre muej pas qëndrimit në burgun e Tiranës, Selman Riza transferohet në burgun e Prishtinës, për t’u dënuar e gjykuar si “ kosovar anti-jugosllav”...
Prof. Selman Riza qëndroi në burgjet jugosllave mbi tre vjet e gjysmë, nga korriku i vitit 1948 deri në gusht të vitit 1951, ku lirohet sepse ishte i sëmur rëndë, nuk lejohet të kthehet në Kosovë, por lejohet të jetoi në Sarajevë, nën mbikqyrje të vazhdueshme...
Në Sarajevë qëndroi si në internim, vazhdimisht në mbikqyrje, survejim, prej vitit 1951 deri në vitin 1955, ku s’kishte mundësi të merrej me veprimtari politike-shoqërore, por u muerr me veprimtari kërkimore, studimore, shkencore...
Në muejin dhjetor të vitit 1955, zyrtarët komunist jugosllavë, me premtime, me kërcënime, i ofrojnë për të marrë nënshtetësinë jugosllave, por Prof. Selman Riza kurrsesi nuk e pranoi dhe rikthehet sërish në Tiranë!
Në Tiranë, meqë Tirana tashmë ishte “prishë” me Beogradin, Prof. Selman Riza menjëherë pranohet në punë si punonjës shkencor në Institutin e Historisë dhe Gjuhësisë, por edhe si pedagog i jashtëm jepte mësim në lëndën “Historia e gjuhës së shkruar shqipe”
Periudha prej vitit 1956-1967 është periudha më frytëdhënëse në veprimtarinë shkencore të Prof. Selman Rizës. Në këtë periudhë të shkurtër rreth 11-të vjeçare dha aq shumë për shkencën shqiptare...
Vepra shkencore e Prof. Selam Rizës shtrihet në shumë fusha, në shumë lëmi, siç janë gramatika, tekstologjia, terminologjia, kritika gjuhësore, historia e gjuhës, gjuhësia e përgjithshme, gjuha letrare etj.
Si arriti të shtrijë veprimtarinë e tij në gjitha këto lëmi? E ka thënë vetë, me modesti: “Unë nuk jam talent, por unë jam punë”!
Puna, veprimtaria e tij shkencore u ndërpre nga rrethanat politike shoqërore. Në periudhën e “Revolucionit Kulturor”, që u zhvillue nën diktaturën komuniste, Shqipëria pësojë shumë...Pësoi edhe Prof. Selman Riza, e largojnë nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, si “mbeturinë borgjeze” dhe e çojnë si ciceron në Muzeun e Beratit e prej Muzeut e çojnë në Bibliotekën e Qytetit, po në Berat dhe në vitin 1970 e largojnë krejt, duke e qitur në pension të parakohshëm...
Në pension të parakohshëm Prof. Selam Riza jetoi në Tiranë, por nën mbikqyrje të sigurimit, ku ju ndalue veprimtaria shkencore në këtë jetë, nuk e lejonin as të merrte libra në bibliotekë...!
Nuk u lejue as të mbahej një fjalim në ditën e varrosjes, me 16 shkurt 1988, por aty e theu ndalesën e kobshme komuniste, në çastin e fundit, Prof. Aleks Buda, Kryetari i Akademisë, por mbas tij foli edhe dr. Behxhet Reso, i cili ishte i revoltuem nga heshtja zyrtare dhe shpërtheu duke thanë:
“Ç’po ndodh kështu?! Kë po varrosim?! Nuk mund të ndahemi kështu nga Selman Riza. Ai nuk është vetëm një gjuhëtar në zë, por, në radhë të parë, një patriot i shquar, idealet e të cilit janë edhe sot flamur i shqiptarizmit në Kosovë”.
Në Kosovë, që në vitin 1979, është botuar nga “Rilindja” Redaksia e botimeve, në Prishtinë, vepra e Prof. Selman Rizës me titull: STUDIME ALBANISTIKE 1 (Pjesa e Parë), që ka 478 faqe...
Kjo vepër shkencore është vepër përmendore, sepse në historinë e albanologjisë ze një vend të rëndësishëm dhe kjo, përveç tjerash, e bën Prof. Selman Rizën shkencëtar të madhërishëm....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Prof. SELMAN RIZA (1909-1988) Empty
MesazhTitulli: Re: Prof. SELMAN RIZA (1909-1988)   Prof. SELMAN RIZA (1909-1988) EmptyTue Nov 24, 2009 1:15 pm





Prof. SELMAN RIZA (1909-1988) Spacer
Murat Gecaj: Prof.Dr. Selman Riza: atdhetari, pedagogu e gjuhëtari i spikatur


Prof. SELMAN RIZA (1909-1988) U1_MuratGecajNë 100-vjetorin e lindjes:

Prof.Dr. SELMAN RIZA: ATDHETARI, PEDAGOGU E GJUHËTARI I SPIKATUR
(Kujtime të një ish-studenti të tij)

Nga Prof.as.Dr. Murat GECAJ
publicist e studiues -Tiranë

Përmes mediave të ndryshme, këto ditë u dha njoftimi se, në 100-vjetorin e lindjes së tij, eshtrat e Prof. Dr. Selman Rizës do të dërgohen për t’u rivarrosur në qytetin e Gjakovës, vendlindjen e tij. Kjo gjë, më shkaktoi përsëri emocione e dhimbje, më ngjalli kujtimet e viteve studentore, në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës. Por edhe lidhjet e mëvonshme me këtë personalitet të shquar të Kombit tonë...

1.

Nga botime të ndryshme, por dhe nga tregimet e veta, në gjallje të tij, mësojmë se Prof. Selman Riza kishte lindur më 21 dhjetor 1909, në qytetin e Gjakovës (Kosovë). Më tej kishte qenë nxënës në shkollën plotore "Naim Frashëri" të Tiranës dhe në Liceun Kombëtar të Korçës. Pastaj vijoi dy fakultete të larta, në Toluzë të Francës dhe u kthye pedagog, ku kishte qenë vetë nxënës, po në Liceun e Korçës.

Si gjatë qëndrimit në Shqipëri e në Kosovë, Prof. Riza u tregua atdhetar i flakët dhe i papajtueshëm ndaj çdo armiku. Prandaj u përndoq e u persekutua pa mëshirë. U burgos e u internua nga regjimi fashist dhe u burgos nga dy regimet diktatoriale komuniste (në Kosovë e në Shqipëri); në vitet e fundit të jetës e larguan nga puna si shkencëtar e pedagog dhe, pasi iu bë një "gjyq" inkuizicional, u dërgua "për riedukim" në muzeun e Beratit. Ndërsa në vitin 1970 u nxor në pension para kohe. Pastaj e munduan dhe e lënduan sa s'ka më në shpirt: sëmundja e rëndë dhe e gjatë, mjedisi i heshtur e mospërfillës i shtetit monist. Ja, pra, se çfarë provoi ky pedagog e shkencëtar i madh, deri sa vdiq, gati i harruar nga zyrtarët, në Tiranë, më 16.02.1988.
Zotërues i disa gjuhëve, Selman Riza i shkriu energjitë e tij mendore efizike si pedagog i gjuhësisë në Fakultetin Histori-Filologji, të Universitetit të Tiranës dhe bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Gjuhësisë e Letërsisë të Akademisë së Shkencave. Njeri me vullnet të jashtëzakonshëm për punë, njerëzor e tepër korrekt, këmbëngulës e dashamir ndërmjet studentëve e kolegëve, -ai la pas një pasuri të paçmuar në praktikën pedagogjike dhe në lëmin e studimeve gjuhësore. Jeta dhe vepra e prof.dr. Selman Rizës janë nderuar e çmuar në Kosovë, ku ka nisur botimi i disa vëllimeve, në serinë e studimeve të tij. Ndërsa në vitin 1994 (pra, pas vdekjes), u botua në Tiranë libri i tij me interes: “Sistemi foljor i letrarishtes shqiptare bashkëkohore”. Punimet e prof. Rizës rrokin fusha të gjera të gjuhësisë shqiptare dhe të tjera studime të tij presin dritën e botimit tek ne. Të tilla përmendim: autorët e vjetër, historinë e gjuhës së shkruar, dialektet e shqipes, drejtëshkrimin, gramatikën e shqipes (bien në sy studimet për pronorët, nyjën, foljen) etj.
Pas viti 1990, në Shqipëri dhe në Kosovë, për prof.dr. Selman Rizën është shkruar në shtyp dhe janë organizuar disa veprimtari përkujtimore, ku është theksuar ndihmesa e tij e madhe në fushën e arsimit kombëtar dhe të shkencës shqiptare. Atij i janë dhënë titujt e lartë "Mësues i Popullit" dhe "Punonjës i shquar i shkencës dhe teknikës". Jeta dhe vepra e tij e mundimshme dhe shumë e shqetësuar janë burim frymëzimi për brezat që të kenë atdhedashuri të paepur dhe vullnet të çeliktë, punë të palodhur për Shqipërinë dhe "Kosovën shqiptare", siç e quajti ai në pak radhët e amanetit të fundit. Lehtësim për të gjithë ata, që e kanë njohur personalisht ose që i lexojnë punimet e tij, është dhe fakti se një shkolle në vendlindje i kanë venë emrin e tij të paharruar

2.

Kohë më parë, në zyrën time të punës (në redaksinë e gazetës Mësuesi", pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës-Tiranë, ku punova që nga 15 maji 1981 dhe deri më 15 nëntor 2002) erdhi z. Engjëll Angoni e m'u drejtua: "Më kanë thënë që prof. Selman Rizën e ke patur pedagog në Universitet. Po mbledh të dhëna për jetën dhe veprimtarinë e tij të shumanshme, të cilat dëshiroj t'i botoj. Pra, kërkoj që edhe ti t'i shkruash kujtimet për të...". Aty për aty, shpreha kënaqësinë dhe gatishmërinë për ta bërë një gjë të tillë, megjithëse i thashë të larpërmendurit se nuk kam ndonjë gjë të rendësishme për të dëshmuar.
Më tej, kur u ula të shkruaja këto pak radhë, në vetëvete ndjeva një "frikë" se nuk do të mundja të shkruaja ndonjë gjë me vlerë, për profesorin tim të nderuar dhe të paharruar, Selman Riza. E mendova kështu ketë gjë, pasi kanë kaluar shumë vite nga ajo kohë dhe, nga ana tjetër, dihen raportet e studentit me pedagogun. Megjithatë, do të përpiqem të them ndonjë gjë për të.
Kur i nisa studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në vitin 1958, ishte një ngjarje e rëndësishme për mua. Se vija nga një krahinë e largët malore dhe mjaft e prapambetur, përsa i përket zhvillimit arsimor, në të kaluarën. Me sa më kujtohet, deri atëherë, në shkollën e lartë, nga Malësia e Gjakovës (Tropojë) kishin studiuar vetëm 3 veta
Pa u zgjatur, kujtoj se në kursin tonë ishin rreth 30 studentë: nga Tirana, por dhe nga rrethe të tjerë e disa të huaj, nga ish-Bashkimi Sovjetik e bile nga Mongolia e Vietnami. Përpara tani kam një polifoto, që është bërë në vitin 1963, kur u diplomova “mësues i shkollës së mesme për lëndët gjuhë-letërsi shqipe”. Përveç bashkëstudentëve të mij, aty shihen dhë fotot e disa prej drejtuesve dhe pedagogëve tanë. Kështu, aty janë fotografitë e Rektorit të Universitetit, Kahreman Ylli dhe të ish-dekanëve e pedagogëve tanë, Androkli Kostallari e Mentor Belegu. Më tej, renditen fotot e pedagogëve: Eqrem Çabej, Mahir Domi, Ziaudin Kodra, Henrik Lacej e Shaban Demiraj. Shënoj këtu se aty nuk janë fotot dhe të disa pedagogëve tanë, si: Aleks Buda, Skënder Luarasi, Jakov Xoxa, Myzafer Xhaxhiu, Mark Gurakuqi, Stefan Prifti e ndonjë tjetri. Kjo ka ndodhur se unë pata dy kurse, pra dhe një tjetër, pasi u ktheva më 1961 nga B.Sovjetik dhe shkollën e lartë e kreva jo në 4 vjet, por në 5 vjet.
Veçanërisht, theksoj se në polifoton që përmenda më lart, është dhe fotografia e pedagogut tim, Selman Riza. Shënoj këtu se atë e njoha që në vitin e parë, sepse vija në Universitet nga Malësia e Gjakovës (Tropojë) dhe më kishin thënë se ai ishte nga Gjakova e Kosovës. Pra, ishim pothuaj bashkëkrahinas dhe, si në heshtje, ndieja që diçka më tepër se me të tjerët më lidhte me këtë pedagog të paharruar. Mbaj mend se, kur paraqitej rasti, këtë gjë ai ma shprehte në ndonjë bisedë të veçuar, sidomos kur ishte fjala për veçoritë gjuhësore të të folmes së Shqipërisë Veri-Lindore dhe të Kosovës.
Prof. Riza na dha kursin e autorëve të vjetër të shqipes së shkruar. Por, në leksionet e seminaret e tij aq serioze dhe të përgatitura me korrektësi e aftësi të lartë shkencore, gjente rast të na fliste jo vetëm për figura të tilla, si: Buzuku, Budi, Bogdani etj., për lashtësinë dhe veçoritë e shqipes së shkruar, por dhe për bukurinë e saj dhe mundësitë e shumta që ajo ka për t'i shprehur qartë e saktë mendimet tona. Pra, nënkuptonte e kritikonte dhe ata njerës, që gjuhën shqipe e mendonin si "gjuhë të varfër", që "nuk lejon mundësi shprehjeje, si gjuhët e huaja" etj. Veçanërisht, ishte këmbëngulës dhe kërkonte saktësi gjatë shprehjes së mendimeve nga ne, studentët, jo vetëm në përgjigjet e ndryshme në leksione, seminare a bashkëbisedime, por dhe në bisedat e lira. Me dashamirësi e takt pedagogjik, por dhe me qortim, kur paraqitej nevoja, na drejtohej, kur përdornim në të folur fjalë të huaja të panevojshme ose kur nuk i shprehnim drejt fjalët a mendimet tona. Kujtoj se ai studionte me zell të veçantë pronorët e shqipes. Për këtë gjë, na fliste me pasion në auditore, por dhe kishte botuar në revistat tona shkencore
Gjej rastin që të shtoj dhe diçka tjetër. Sidomos në dy vitet e para të studimeve, kisha vënë re se ndonjë pedagog i yni rrinte si më " i tulatur" dhe "i ndrojtur". I tillë ishte jo vetëm prof.Selman Riza, por bile dhe prof.Eqrem Çabej dhe prof.Aleks Buda. Në atë kohë, nuk e dinim se ata na paskëshin "njolla" në biografi, sipas rregimit të asaj kohe, gjë që e kuptuam më vonë. Dhe, "gjynahet" e prof. Rizës na paskëshin qenë se: "Është i pabindur", "kërkon të bëjë studime në kokën e tij" apo "nuk e njeh materializmin dialektik e historik" etj.
Siç shkrova më sipër, pas vitit të dytë të Universitetit të Tiranës, m'u dha e drejta të vazhdoja studimet e viteve të tjera, për t'u specializuar në dialaktologji, në Universitetin “Zhdanov" të ish-Leningradit, pranë albanologes dhe akademikes së njohur, Agnia Vasilievnja Desnickaja. Kur e mori vesh këtë gjë, prof. Riza nuk e fshehu kënaqësinë e tij dhe më tha: "Gjuhësia është shkencë e bukur. Gjithashtu, studimi i dialekteve ka rëndësi të madhe për një vend të zhvilluar. Me vjen mirë që një student, i cili ka si të folme të fëminisë gegërishten veri-lindore, do të specializohet për dialektologji. Të uroj suksese në rrugën tënde!"
Kur përgatisja temën e diplomës nga fusha e dialektologjisë për të folmen e Krasniqes (Malësia e Gjakovës-Tropojë), në vitin e fundit të studimeve universitare, prof. Riza nuk e kaloi këtë punë timen në heshtje. Përkundrazi, më përgëzoi dhe pas kohës së mbledhjes së materialeve në terren, sistemimit dhe interpretimit të tyre, më pyeste dhe më nxiste: "Si po të shkojnë punët? Nëqoftëse ke ndonjë gjë për t'u konsultuar, jam i gatshëm. Puno me zell e kujdes, se do të dalësh faqebardhë". Por, një gjë më bëri përshtypje në atë kohë dhe tani dëshiroj ta theksoj: Pse nuk e caktuan të kujdesej apo të më ndihmonte mua në këtë punim prof. Selman Rizën, i cili më tepër se askush e njihte të folmen në fjalë?" Kësaj pyetjeje nuk di t'i jap shpjegim tjetër, përveç faktit të njohur tashmë nga shumëkush, se pushtetarët e kohës donin ta "izolonin" atë, ta "përçmonin" etj., pa i njohur kështu meritat e padiskutueshme që kishte, si atdhetar, pedagog e shkencëtar i aftë. Por meritoi nderimin e kolegëve, të masës së studentëve dhe gjithë atyre, që e njohën nga afër.
Së fundi, dua të shtoj këtu se me prof.Selman Rizën jam takuar shpesh edhe pasi mbarova studimet e larta. Kështu, jam përshëndetur e kam biseduar me të në tubimet e ndryshme shkencore, si në konferencat e studimeve albanologjike, folklorike, etnografike, në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, ku kam mbajtur një kumtesë etj.
Jam prekur pa masë dhe jam indinjuar brenda vetes sime, kur kam marrë vesh sulmin e padrejtë të disa pushtetarëve monistë dhe partiakëve, ndaj prof. Selman Riza, si dhe dëbimin e tij nga kryeqyteti e caktimin si "ciceron" në muzeun e Beratit! Mendoja me vete ose diskutoja me ndonjë shok të ngushtë a ish-student: "Çfarë ka bërë ai, që sillen kështu ndaj tij! Pse veprojnë në këtë mënyrë?" Por pyetjet tona mbeteshin pa përgjigje.
Në vitet e fundit të jetës së prof. Selman Rizës, vazhdoja të shërbeja në shtyp, në Tiranë. Ai nuk ishte mirë nga ana shëndetësore dhe kjo më therte në zemër. Jam takuar shpesh herë me të, rastësisht ose dhe qëllimisht. Kështu, në vitin 1974-1975 kam patur nderin e kënaqësinë që ai të më bënte dhe vizita në shtëpinë time, afër ish-pasticeri "Flora", kur kisha vetëm një dhomë me qera, me gruan e tre fëmijë të vegjël. Por dhe ia kam kthyer atij vizitën, pra kam shkuar në shtëpinë e tij dhe kemi ndjenjur e kemi pirë kafe bashkë. Në bisedat tona zinin vend: Malësia e Gjakovës, Kosova, gjuha shqipe etj, por dhe hallet familjare. Mbaj mend se, në atë kohë, vajza ime, në moshë të vogël, kishte probleme shëndetësore. Ky fakt e shqetësoi pa masë profesorin. Humanizmin e tij e shprehte hapur, sa herë që shiheshim. Kështu, ai më pyeste:" Si u bë vajza? A është më mirë? Mos e rresht kujdesin për të. Mbaj lidhje të ngushta dhe këshilloju me specialistët. Mos u bëj merak, se do të bëhet më mirë...".
Jam pikëlluar pa masë, kur mora vesh vdekjen e Profesorit dhe mikut tim të paharruar, prof. Selman Riza. Sa herë e kam kujtuar jetën e tij ose kam sjellë ndërmend vuajtjet shpirtërore e fizike, që i janë shkaktuar padrejtësisht, kam ndjerë dhimbje thellë në shpirt. Kam dëgjuar e lexuar se, në Kosovë, atij ia kanë botuar disa nga studimet e tij, në një seri librash të veçantë. Ndoshta, mund të ketë dhe studime të tjera a dorëshkrime, që nuk figurojnë aty. Pra, veprat e tij të plota presin dritën e botimit edhe në Shqipëri.
Nuk mund të lë këtu pa përmendur veprimtarinë interesante, të organizuar disa vjet më parë, në Muzeun Historik Kombëtar, kushtuar jetës dhe veprës së prof. Selman Rizës. Të gjithë u përmalluam dhe përjetuam mbresa të pashlyera.
Kam kënaqësinë dhe nderin të them, në fund të këtyre pak shënimeve, se profesori im Selman Riza, me sjelljen, diturinë dhe karakterin e tij, ka ndikuar mjaft në formimin tim të përgjithshëm, sidomos në atë gjuhësor dhe inteklektual
Dëshiroj dhe e kam detyrim moral që unë dhe sot: Të përulem me respekt e nderim të thellë përpara kujtimit, jetës dhe veprës së shquar të prof. Selman Rizës! Ai do të mbetet përherë i gjallë në kujtesën time.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Prof. SELMAN RIZA (1909-1988) Empty
MesazhTitulli: Re: Prof. SELMAN RIZA (1909-1988)   Prof. SELMAN RIZA (1909-1988) EmptyMon Nov 30, 2009 12:32 pm

Selman Riza, shkencëtari disident i persekutuar nga komunistët
» Dërguar më: 29/11/2009 - 12:49
Nga Aleksandër Meksi

Ndër studiuesit shqiptarë të shekullit të XX-të që shquhen në disiplinat albanologjike, Selman Riza zë një vend tepër të veçantë. Tek ai bashkohen në një, shkencëtari dhe atdhetari, njeriu me karakter të fuqishëm dhe i papërkulur ndaj diktaturave dhe regjimeve antishqiptare, që me vullnet të hekurt arriti në majat e shkencës të cilës iu përkushtua. Siç na thotë Engjëll Angoni në monografinë për të: "Autoriteti i tij mbështetej në dashurinë dhe përkushtimin për punën, në qëndrimin e pastër moral, në marrëdhëniet e shëndosha me nxënësit, të cilët i trajtonte si të barabartë… Armik i betuar i arrogancës dhe mendjemadhësisë. I çiltër, realist, reformator dhe demokrat i mirëfilltë". Selman Riza ishte atdhetar i vërtetë, dhe këtë e tregoi me përfshirjen qysh në fillim në mënyrë aktive në rezistencën antifashiste. Në demonstratën e 28 nëntorit 1939, në Korçë, Selman Riza arrestohet dhe burgoset. Këtu fillojnë përndjekjet që vazhdojnë në të gjitha regjimet dhe në të gjitha diktaturat. Për milicinë, Selman Riza ishte kundërshtar i politikës italiane, propagandist me studentët dhe për këtë i rrezikshëm, prandaj në shkurt të vitit 1940, bashkë me profesorë të tjerë patriotë, internohet për një periudhë trevjeçare në Ventotene të Italisë, prej nga kthehet në tetor të vitit 1941.
Me kthimin e tij në Kosovë (korrik 1942), Selman Riza u shqua si veprimtar i madh politik, si një nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes atdhetare e antifashiste, e cila nuk pranoi të bashkëpunonte as me komunistët, e as me pushtuesit italianë, por kishte për synim çlirimin e vendit dhe bashkimin kombëtar. Ai, siç i raportonte Londrës majori Piter Kemp, ishte truri i vërtetë i Partisë së irredentistëve, që kërkonte çlirimin kombëtar në baza etnike dhe demokratike, pa kushte ideologjike. Pikërisht për këtë veprimtari politike thellësisht atdhetare ai burgoset në vitin 1945 në Tiranë, vetëm disa ditë pas kthimit në Shqipëri, ku kishte ardhur për t'i shpëtuar gjenocidit serb. Mbasi shpëtoi nga dërgimi në Jugosllavi në 1945, falë ndërhyrjes së Manol Konomit, atëherë ministër i Drejtësisë, kjo nuk u shmang në vitin 1948, kur me kërkesën e jugosllavëve, komunistët shqiptarë e ekstraduan "si kosovar anti-jugosllavë" për t'u gjykuar prej jugosllavëve. Selman Riza qëndroi për tre vjet e gjysmë në burgjet jugosllave, prej nga dërgohet në Sarajevë si i internuar dhe i survejuar, ku iu përkushtua tërësisht punës shkencore. Më në fund Selman Riza, në dhjetor të vitit 1955, rikthehet në RPSH dhe bashkohet me familjen e tij në Tiranë. Fillon punën menjëherë në Institutin e Historisë dhe Gjuhësisë si punonjës shkencor dhe në Fakultetin e Filologjisë si pedagog i jashtëm. Rezultatet e kërkimeve shkencore të Profesor Rizës tashmë janë të njohura, censura e deridjeshme ka rënë dhe ato po vlerësohen. Por, ne nuk duhet të harrojmë se ai u përndoq edhe për rezultatet dhe mendimin e tij shkencor e thellësisht kritik. Kredon e tij të metodës shkencore ai e pohon qartë: "Unë jam, në radhë të parë gjuhëtar kritik. Po më hoqën kritikën shkencore, unë nuk jam më Selman Riza". Ai gjithnjë luftoi për shkencë dhe kulturë të pavarur nga politika. Dhe, ia arriti: sepse bëri gjithnjë atë që duhej, atë që i shkonte për shtat bindjeve të tij shkencore dhe politike. Me formimin e tij të thellë e qenësor, me nivelin e lartë si gjuhëtar e mendimtar, Selman Riza kishte treguar që në fillim se ishte kundërshtar i paepur i padrejtësive sociale, i pasaktësive dhe shtrembërimeve në shkencë, por jo mohues i të tjerëve, i atyre që mendonin ndryshe nga ai. Dhe, kur mendimi merr veshje zyrtare, që në shkencë nuk duhet të ndodhë, ai nuk është veçse disident në të gjitha aspektet veprimtarisë së tij shkencore e atdhetare. Ja vlen të saktësojmë kuptimin e fjalës latine disens, prej nga vjen: kritikë, mosaprovim, kundërshtim, divergjencë opinionesh. Ndërsa disident: individi që ka reagimet e mësipërme, që mund të jetë pjesë e një grupimi ose dhe si individ. Në Shqipërinë e periudhës komuniste pati në kohë të ndryshme disidencë të formave të ndryshme. Komunizmi u luftua me armë e në mënyrë të organizuar, si gjatë Luftës së Dytë Botërore, ashtu dhe pas marrjes së pushtetit prej tyre, u luftua politikisht nga deputetët dhe intelektualët që organizoheshin, u kundërshtua nga kleri. Ishin me mijëra ata që arratiseshin nga kufiri e të shumtë ata që kapeshin dhe vriteshin ose burgoseshin. Të gjithë u përgjakën, u dhunuan barbarisht ata dhe familjet e tyre, u vranë pa gjyq e me gjyqe komuniste, vdiqën nën tortura e nuk kallëzuan askënd. U internuan mijëra familje (gra e fëmijë), me qindra vdiqën urie dhe nga epidemitë kampeve, të tjerëve internimi apo dëbimi u mbaroi pas viteve '90. Burgjet ishin gjithnjë plot, madje kishte dhe fushata internimesh, kishte Burrel, Spaç. Qafë- Bari, Maliq, Beden e Bënçë e të tjera. Dhe. sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, hartoheshin dhe lista të atyre (të ashtuquajturit "kontingjent") që do të pushkatoheshin, internoheshin apo deportoheshin në rast lufte. Ishin me dhjetëra mijëra ata që kundërshtonin politikën zyrtare, që nuk fshehën "biografinë", nuk mohuan të afërmit e nuk u divorcuan, që nuk ndryshuan mbiemrat e që nuk u nënshtruan burgjeve e kampeve dhe e ngrysën jetën me kokën lartë edhe pse vuajtën. Ishin të shumtë ata që praktikuan fenë dhe nuk e mohuan, dhe me besim tek Zoti pranuan martirin. Ishin të shumtë ata të cilëve ju mohuan të drejtat për arsimim, për punë në profesionin e tyre, të drejtat për të shkruar e botuar, si "armiq të klasës", si njerëz me "biografi" të keqe. E pësoje në ato kohë të këqija për një fjalë, pse dëgjoje radio e muzikë të huaj, pse lexoje libra jo me kapak të kuq, për veshjen dhe flokët. Kundërshtimi i tyre për "normat morale" të regjimit dhe politikën komuniste ishte i qartë. E gjithë kjo mënyrë ndryshe; e të menduarit, e të jetuarit, e të rezistuarit regjimit, nuk është gjë tjetër veçse disidencë. Nuk ka rëndësi forma e shprehjes së saj, sepse humbja e shpresës për rrëzimin e komunizmit dhe përmasat e dhunës ndikuan dhe në format e kundërshtimit. Mos e kërkoni atë si në Çeki, Poloni e gjetkë, sepse e ndryshme ishte dhuna dhe pasojat, madje këtu quheshe armik dhe kur nuk brohorisje. Veç kësaj, kishte dhe disidencë pasive. Shkrimtarë që refuzuan të shkruajnë romane që t'i përgjigjeshin flakë për flakë vijës së partisë apo vjersha për partinë dhe Enverin e parë, piktorë që u mbyllën në studio, historianë që refuzuan të shkruajnë për Haxhi Qamilin, por pati dhe nga ata që krijuan vepra arti jo konformiste dhe e pësuan, të tjerë që mbrojtën monumentet e kultit e të tjera. U quajtën intelektualë borgjezë e nacionalistë, u ndëshkuan apo u diskriminuan e u nëpërkëmbën. Selman Riza kritikoi ashpër në kulturën tonë diletantizmin, mediokritetin e konformizmin. Sigurisht që kritika, edhe pse objektive dhe konstruktive, jo gjithmonë u vlerësua. Dhe, siç thoshte vetë Ai, jo rrallë herë u ndesh me "Dhunë me veshje kritike deri në skualifikim". Dhe, inkuizicioni i kohës nuk mungoi. Shqipëria kalonte periudhën kineze, me revolucionin kulturor dhe ideologjik që përmbyste edhe ato pak suksese të albanologjisë, të arritura me shumë mund, nën një diktaturë që ishte armike e të vërtetës e përparimit dhe e lirisë. Pikërisht në këtë kohë, Selman Riza pësoi një goditje të rëndë. Si njeri me karakter, ai nuk mund të pajtohej me mediokritetin, vetëkënaqësinë dhe servilizmin që karakterizonte Institutin e Historisë dhe Gjuhësisë, ku forcat e afta shkencore luftoheshin dhe pengoheshin nga drejtuesit partiakë. Kritika e tij e guximshme dhe objektive u konsideruar si veprimtari armiqësore. Për mendimet e tij, në prill të vitit 1967, profesorin e nderuar, pas fletërrufeve të shumta dhe gjyqeve kolektive në kuadrin e luftës kundra "mbeturinave borgjeze", e largojnë nga Instituti i Gjuhësisë dhe e çojnë në Berat, si ciceron në Muzeun e qytetit dhe më vonë në bibliotekën e atjeshme. Ai nuk kërkoi ndihmë, as dhe mbrojtje nga ndokush lart, siç ju sugjerua. Në vitin 1970 Selman Riza del në pension të parakohshëm dhe kthehet pranë familjes së tij në Tiranë, i survejuar dhe i ndjekur në çdo hap nga sigurimi i shtetit. Ndonëse shkencëtar i madh, i njohur edhe në qarqet shkencore ndërkombëtare, me vepra dhe tituj, Selman Rizës iu mohua e drejta për t'u kthyer në punë në Institut, dhe faktikisht ju mbyllën të gjitha rrugët për veprimtari shkencore aq sa nuk e lejonin të merrte libra në bibliotekë. Kam shkruar gjetkë mbi fletërrufenë makabre që i vunë atij dhe nuk u përkul, dhe për shumë prej nesh ai ishte shembull diturie dhe burrërie. Pasi u kthye nga Berati ai shpesh punonte në Bibliotekën Kombëtare, dhe unë kisha vërejtur se nuk merrej më me studime gjuhësore, sepse tërthorazi, duke e trajtuar për armik, ja kishin hequr këtë mundësi (kontakte në institut dhe botimet). Ai punonte në lëmin e filozofisë, një pasion i vjetër për të, por dhe në themel të kërkimeve të tija gjuhësore. Nuk shoqërohej me njeri, sepse dhe i shmangeshin, punonte orë të tëra pa luajtur vendit. Unë e takoja dhe aty, por dhe në shtëpinë e tij. Në biseda ishte i rreptë, por gjithnjë i sjellshëm dhe tejet korrekt; kritik, por dhe i përzemërt; e ndjente dhunën, por stoik, për nga bindjet dhe jo nga kryeneçësia. Ai mundohej që, gjithsesi, ta ndieje veten të barabartë me të. Ai jetoi nën dhunë, por i panënshtruar dhe me kokën lart, i ndershëm në të gjitha regjimet antishqiptare. Ishte personaliteti i tij që i bënte ta duronin në mos dhe ta respektonin. Por, me revolucionin kulturor dhe ideologjik të tipit kinez ai nuk u tolerua. Nuk qe vetëm kritika ndaj mënyrës së organizimit dhe drejtimit të shkencës albanologjike (roli drejtues i partisë në shkencë), por vërejtja e tij e guximshme tejet "heretike" për të kuqtë: "...se filozofia marksiste nuk mund të zbatohej në gjuhësi...", që u përdor për dënimin dhe largimin e tij si individ, por edhe si pjesëtar i një grupi armiqësor e antiparti. Këtë e bën edhe për të shmangur një shkencëtar kritik, por edhe që të mos ndikonte tek të rinjtë. Vetë titulli i fletë-rrufesë: "T'i pritet koka Selman Rizës", të cilën unë e kamë parë kur shkruhej, ashtu dhe të varur në katin e tretë të Institutit të Histori-Gjuhësisë, ishte shprehje e urrejtjes dhe ligësisë së komunistëve në listë- pagesë shkencëtarësh, për ata që kundërshtonin, kritikonin dhe mendonin ndryshe.
Selman Riza nuk pati smirën e punonjësve të ndershëm e atyre pa poste, pa detyrime apo vullnet partiak, por pati smirën e intolerancën e atyre me pushtet dhe veglave të tyre, që nuk kishin asgjë të përbashkët me kërkimet shkencore, si dhe indiferencën apo heshtjen që komunistët e siguronin duke shfrytëzuar me dhunë dobësitë, frikën dhe ligësinë e njerëzve të vegjël e të paformuar. Duhet thënë se ai u përndoq edhe si kosovar dhe nacionalist.
Selman Riza guxoi dhe e sfidoi regjimin, dhe mund të përfundonte në burg, por për fatin e tij të mirë nuk e futën që të mos turpëroheshin, por nuk ja shmangën keqtrajtimin, e dhunuan dhe e fyen, dhe ai thuajse hoqi dorë nga gjuhësia, që mesa dukej mendonte se lëvrohej dhe me të tjerë. Atij i rezervuan vetminë, ishin të pakët ata që flisnin me të në Bibliotekën Kombëtare dhe ai shmangej, punonte në qetësi, pa bezdisur kënd, por dhe i respektuar nga të gjithë, për personalitetin e tij. Selman Riza, me jetën dhe veprën e tij mbetet një luftëtar i paepur i çështjes shqiptare dhe i çlirimit të Kosovës, i bindur se një ditë do të kryhej, ndjekës i papërkulur e sistematik i parimit të papajtueshmërisë pa kompromis me çdo gjë antikombëtare e regresive për Shqipërinë dhe shqiptarët, edhe se për këtë u përndoq dhe dhunua gjithë jetën, por nuk u nënshtrua. Ai mbetet po aq dhe një nga gjuhëtarët më të shquar në lëmë të Albanologjisë. Shkenca shqiptare, dhe jo vetëm ajo, i detyrohen së tepërmi atij. Dhuna dhe përndjekja ndaj Selman Rizës njihet si ajo e dukshme, por dhe ajo e nëndheshme e labirinteve të diktaturës komuniste - atë të leximit të dosjeve 2A që Sigurimi i Shtetit mbushi për të qysh se erdhi në RPSH, duke e konsideruar "armik", dhe që ju paraqitën publikut nga Profesor Rexhep Ismajli. E ato i bëjnë të ditur çdokujt personalitetin e plotë të Selman Rizës dhe armiqësinë e të liqve, e të paaftëve ndaj tij, që e kanë më të lehtë të grupohen se të tjerët, viktimat e tyre të pambrojtura. Njerëz si Selman Riza i nderon koha dhe vepra, jeta e tyre dinjitoze. Ata nuk i nderojnë e vlerësojnë veçse njerëzit e errësirës dhe të ligësisë, qeveritë autoritare dhe të dhunës ndaj shpirtrave të lirë e të iluminuar, ndaj atyre që mendojnë ndryshe, të bindur në idetë dhe mendimet e tyre. Për këtë jemi mbledhur dhe ne sot këtu, për të nderuar njeriun dhe shkencëtarin që guxoi të jetoj me kokën lart e të punojë e të luftojë, në kohë shumë të këqija, për Shqipëri të shqiptarëve. Është detyrim për çdo shqiptar atdhedashës për të nderuar ata që jetën dhe veprën ja kushtuan Shqipërisë. Njerëz të tillë janë të rrallë në historinë e çdo kombi dhe duhet të mbeten frymëzues për brezat që i pasojnë. Për këtë, dhe duhet njohur Jeta dhe Vepra e tyre prej patrioti të madh. Ajo duhet të botohet e plotë, duhet të njihet mirë, veçanërisht në kohët me trazime dhe pështjellime të mëdha si kjo e jona.


G.Sh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Prof. SELMAN RIZA (1909-1988) Empty
MesazhTitulli: Re: Prof. SELMAN RIZA (1909-1988)   Prof. SELMAN RIZA (1909-1988) EmptyMon Nov 30, 2009 1:20 pm

Profesor Selman Riza ka qene i nderuar dhe i respektuar mes shkencetareve dhe gjuhetareve shqiptare. Ka gezuar respektin e te gjitheve gjate gjithe kohes ne Shqiperi, te kolegeve dhe te studenteve te tij, qe nuk ju ndane kurre. Gjithmone vepra e tij Historia e gjuhes se shkruar shqipe, ka qene e dashur nga studentet e Fakultetit Histori - Filologji, deges se Gjuhes Shqipe dhe te Letersise. Ajo lende ka qene gjithmone ne programet e atij Fakulteti.

Largimi i tij nga jeta ka qene nje nga humbjet per te gjithe miqte, studentet, koleget e tij si dhe brezat e ardhshem te studenteve, qe nuk do kene fatin ta degjojne dhe ta shikojne.

Do jete pergjithmone i paharruar kujtimi i profesorit tone te nderuar, i ketij njeriu te shquar te Gjuhes Shqipe dhe i ketij patrioti shqiptar, qe e deshi Shiperine njesoj, kudo ne cdo pellembe te saj dhe e konsideroi cdo pellembe te saj shtepine e tij qe e bente te lumtur, sic deshi Gjakoven e tij dhe gjuhen shqipe, deshi Tiranen, Beratin me histori te lashte dhe cdo pellembe te tokes shqiptare. I nderuar pergjithmone kujtimi i tij!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Prof. SELMAN RIZA (1909-1988) Empty
MesazhTitulli: Re: Prof. SELMAN RIZA (1909-1988)   Prof. SELMAN RIZA (1909-1988) EmptySun Dec 20, 2009 6:08 pm

Prof. SELMAN RIZA (1909-1988) 1261313706 Dosja: Selman Riza. Del arkivi i sigurimit kunder gjuhetarit

Dosja: Selman Riza. Del arkivi i sigurimit kunder gjuhetarit
» Dërguar më: 20/12/2009 - 13:55
Prof. SELMAN RIZA (1909-1988) 1261313706

Lajme te ngjashme
Dosja sekrete e Selman Rizes
• Datë: Dec 20, 2009
Admirina Peci


Për të kuptuar se ç’ngjyrë e ç’shije ka e vërteta, na lipset të presim, ndonjëherë edhe gjatë, deri sa të gjejmë burimin e saj. Për shumë ngjarje e personazhe nga koha e diktaturës në Shqipëri, kjo e vërtetë gjendet në dokumentet e rezervuara me shënimin “sekret” brenda dosjeve të Sigurimit të Shtetit, shumë prej të cilave ende rrinë të kyçura.
Në rastet kur ndonjë prej atyre dosjeve hapet, bashkë me to hapet edhe porta e rëndë e së vërtetës. Kështu ka ndodhur dhe me Selman Rizën, gjuhëtarin dhe studiuesin e pakompromis, një personazh i mbikëqyrur e i survejuar në çdo çast të jetës së tij, i spiunuar dhe i penguar shpeshherë dhe nga kolegët më të afërt. E vërteta në rastin e tij është tashmë kaq e perceptueshme! E kjo falë vullnetit dhe dëshirës së një studiuesi nga Kosova, akademikut të mirënjohur, Rexhep Ismajli, i cili për fat, duket se është nga të rrallët që s’bën dot kompromise në kurriz të së vërtetës. Libri i tij “Pasionet dhe pësimet e Selman Rizës”, i mbushur plot e përlot me dëshmi e dokumente, hedh dritë mbi gjithë atë komedi tragjike që u luajt në kurriz të Selman Rizës për më shumë se 30 vjet, deri në çastin kur ai mbylli sytë.
Si dhe pse u survejua? Nga kush? Çfarë kishte bërë ky intelektual që nuk i shkonte për shtat regjimit, rretheve ku ai punonte, kolegëve të tij, të njohurve të rastësishëm.... Çfarë i duheshin regjimit çastet më të zakonta të jetës së tij, ora kur dilte në mëngjes nga shtëpia, rruga nga kalonte, dyqani ku blinte bukën, apo gruaja që e shoqëronte, e që agjenti që raporton, e cilëson: “Mendohet të jetë gruaja e tij, sepse i futi krahun...”!
Me një ndjenjë neverie që të trondit, mund të kalosh faqe të tëra nga raportet e survejimit që hartonin çdo ditë agjentët e Sigurimit me nofka të çuditshme si “Jaku”, “Gjenevreku”, “Bleta”, “Taraboshi”..... Por një tjetër ndjenjë, këtë herë keqardhje, të kaplon kur në raportet e tyre hasen emra personazhesh të njohur të botës së studimeve, prej të cilëve vilen informata, merren komente, zbulohen imtësi rreth gjithçkaje që bënte Selman Riza.
Në këtë 100-vjetor të lindjes së tij, ky botim prestigjioz i Rexhep Ismajlit na jep mundësinë të zbulojmë një prej të vërtetave të regjimit me të gjitha ngjyrat dhe shijet e saj.
Një pjesë të kësaj të vërtete po e sjellim përmes kësaj specialeje të titulluar “Dosja Riza”, edhe për lexuesit tanë që nuk kanë mundësinë ta kenë në dorë këtë libër, njëkohësisht duke kërkuar dhe mirëkuptimin e personazheve të përmendur në dokumente, një mirëkuptim në shenjë mbështetjeje për këtë të vërtetë që e mban peng edhe sot e kësaj dite shoqërinë tonë.

Selman Riza dhe Çabej

Më 24 qershor të vitit 1963, gjuhëtari Selman Riza nis të shkruajë një letër që e tit ullon “Letër përgjegjësve”. Është i prekur nga një padrejtësi. Pret t’i botohet një studim kritik mbi rasat e gjuhës shqipe. Më saktë dy shtojca, të cilat nuk po gjejnë miratimin nga kolegët e tij. Riza ankohet se kolegu i tij Eqrem Çabej po i bëhet pengesë për këtë botim me të padrejtë.
Çfarë kundërshtish kishin lindur mes tyre? A ishte ky rast i vetëm i përplasjes së dy gjuhëtarëve të mëdhenj? Kjo letër, të cilën e botojmë të plotë, shkëputur nga libri më i ri i akademikut kosovar, Rexhep Ismajli, “Pasionet dhe pësimet e Selman Rizës”, është në të vërtetë vetëm maja e ajsbergut nga gjithë ajo marrëdhënie aspak miqësore që ekzistonte me Rizës dhe kolegeve të tjerë. Por, marrëdhënia më e veçantë është ajo me Çabejn, një shkencëtar i madh i gjuhës, të cilin Riza e vlerësonte mjaft, por edhe e kritikonte hapur në shumë pika për të cilat ai nuk ishte dakord me të. I vënë në shënjestër nga regjimi, Selman Riza u përndoq në çdo hap të tij. Survejohej, spiunohej nga kolegët. Arsyet e këtyre qëndrimeve? Duket gjithçka vinte nga karakteri i tij i pakompromis, por dhe nga përmasat e tij si shkencëtar që jo rrallë herë ngjallte zili e xhelozi.
Studiuesi Ismajli e portretizon kështu Selman Rizën: “Si dije dhe si kulturë, në të gjitha aspektet impononte respekt. Në biseda ishte substancial, i matur dhe i vendosur...Kur shtronte ndonjë çështje, do të kishte patjetër një brendi debatuese, do të ngjallte gjithsesi debat. Nga leximet më është dukur i një natyre heterodokse, dijetar që diskutimin e kishte ngritur në nivel parimi. Heterodoksia, qëndrimi debatues dhe mospajtues me mendimin që donte të etablohej, mospajtimet me dogmën ideologjike-shkencore, diskutimet mospajtuese me kolegë, ndëshkimi për idetë e tij dhe për kërkesat e natyrës organizative të punës shkencore, të gjitha këto dhe qëndresa krijuese, e bënin atë disident...”.
Për të kuptuar diçka më shumë nga ky personazh dhe kundërshtitë që ai ngjallte, kërkojmë disa mendime nga studiuesi Ismajli, duke u ndalur pak më tepër në marrëdhënien e tij me Çabejn...

Në vitin 1963 është zhvilluar një debat i gjerë mbi një vepër të Selman Rizës, ku ky i fundit përballej më së shumti me Eqrem Çabejn. A mund të risjellim në vëmendjen e lexuesve të sotëm thelbin e këtij debati? Çfarë shkruante Riza në “Shtojcat” dhe në ç’pika e kundërshtonin koleget e tij? Pse mund ta ketë penguar realisht Çabej dhe M. Domi atë botim, siç e përmend Riza në letrën e 24 qershorit të këtij viti?
Nga diskutimet që kam ndjekur në dokumentacion, në Institutin e Shkencave, pastaj Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, janë shqyrtuar dorëshkrimet e anëtarëve të sektorit. Ndonjëherë janë trajtuar edhe formulimet më të vogla, sikur të ishte fjala për një dorëshkrim kolektiv. Ndonjëherë ishin mbajtur disa seanca diskutimi për një vepër. Diskutimi i tillë i ka epërsitë e veta, por ka pasur dhe pasoja që nuk më duken pozitive: autocensura, kontrolli i tepërt, frika etj.
Selman Riza ka qenë i debateve. Në Tiranë, qysh më 1957-‘58 kishte shtruar çështje teorike të sinkronisë/ diakronisë dhe të të ashtuquajturave mbetje në sistemin aktual të gjuhës nga një sistem më i hershëm. Ato seminare kishin mbetur të pabotuara. Sipas tij, kishte pasur diskutime me kolegët.
Riza ka pasur diskutime edhe me Xhuvanin, Çabejn, Domin, Priftin, Floqin, më vonë me Agalliun, Demirajn e kolegë të tjerë, për çështje të ndryshme gjuhësore. Në studimin për Nyjat e shqipes (vështrim historik, 1959, 1962 dhe 1964) Riza mund të kishte qenë kritik ndaj ideve të traditës albanistike, përfshirë të Çabejt, për prejardhjen e nyjës shquese dhe për proceset e prapavendosjes së saj, ndërsa në studimin për Rasët në shpjegimet e ndryshme historike. Riza kishte raportuar për veprën e Çabejt Studime etimologjike të shqipes, të paraqitur për disertacion doktorate dhe në atë raport gjejmë një vlerësim me superlativa: Riza mendonte se për një të atillë vepër në kultura më të përparuara autori mund të bëhej anëtar i akademisë, ndërsa në këtë rast, duke i dhënë Çabejt gradën Doktor i Shkencave, nderohej komisioni jo Çabej; me këtë vepër Çabej nderonte kulturën dhe kombin. Vlerësimet e tij për veprën e Çabejt ishin të diferencuara. Nuk ishte kështu entuziast për shqyrtimet e tij morfologjike.
Në shkrimet e botuara Çabej nuk e ka përmendur punën e Rizës. Me rastin e diskutimit të monografisë historike për nyjat të Rizës dhe me rastin e diskutimit të veprës Emrat në shqipe, sistemi i lakimit, Çabej kishte diskutuar. Në veprën e fundit të Rizës, ku ishte evituar diskutimi për periodizimin e historisë së gjuhës dhe për çështje të tjera nga të historisë së mbaresave rasore etj, të tjerët kishin kërkuar që Riza të jepte referime më të plota dhe të shpjegohej për disa qëndrime, çka ai kishte bërë në dy shtojcat, të cilat ishin bërë objekt diskutimesh të gjera në Sektor. Në Shtojcat është diskutuar për periodizimin e historisë së shqipes, për prejardhjen e mbaresave rasore, për çështje të nyjave e gjëra të ngjashme.
Duket se kundërshtive mes këtyre dy personaliteteve mund tua gjejmë gjurmët që në botëkuptimin e tyre, apo shkollave të cilave i përkisnin. A ka pasur kudërshti të tjera profesionale mes tyre?
Ka pasur dhe një diskutim tjetër me pasoja polemizuese: komentet e Rizës për konceptet gramatikore të S. Frashërit dhe të K. Kristoforidhit. Dorëshkrimi i Rizës për foljet, që u botua vetëm pas vdekjes më 1994, po ashtu kishte qenë objekt diskutimesh të gjera, për të cilat Riza kishte lënë ndonjë përgjigje, po ashtu. Në procedurën e diskutimit për veprën Emrat, pas shumë shoshitjeve, Riza mendonte se Sektori ishte gati për vendim përfundimtar dhe se në atë diskutim do të shfaqej mendim pozitiv për botimin e veprës. Një mendim duhej ta jepte dhe Çabej si recensent. Si duket, Riza mund të ketë kujtuar se Çabej po ia vononte recensionin pa arsye. Kështu ishte krijuar një situatë, më duket, e ngarkuar me moskuptime të ndërsjella, me ç’rast mospajtimet midis dy gjuhëtarëve e dijetarëve të shquar dhe të vetëdijshëm për staturën e tyre, sa vinin e theksoheshin.
Një pjesë e mirë e mospajtimeve midis Çabejt e Rizës u detyrohet dy mënyrave të të menduarit për çështje të gjuhës, dy shkollave të ndryshme të të menduarit për gjuhën, sidomos për studimin historik të gjuhës. Kjo mund të jetë ngatërruar më tej me kompetencat e ndryshme në fusha konkrete (morfologji, etimologji, fonetikë historike, filologji etj).
Por diskutimet më të mëdha Riza do t’i ketë pasur me A. Kostallarin, lidhur me prioritetet e Institutit – hartimi i kursit të plotë të leksikografisë-leksikologjisë bashkë me fjalorin e mesëm në afate më të shpejta, duke kundërshtuar mbërthimin e forcave të rëndësishme me fjalorë rusisht-shqip dhe e kundërta. Këto diskutime kishin përfshirë dhe drejtimin e Institutit. Ne nuk mund ta dimë as intensitetin, as pikarritjen e atyre diskutimeve.
A ekzistonte në atë kohë mes shkencëtarëve e studiuesve respektimi i mendimit ndryshe? Duket se diktatura me mjetet e saj kishte depërtuar edhe në psikologjinë e këtyre intelektualëve...
Sa i përket respektimit të mendimit ndryshe midis shkencëtarëve në atë kohë në Shqipëri, për çka më pyetnit, nuk jam ai që mund të thotë diçka më të saktë. Përshtypja ime është se diskutime kishte pasur, se në ato diskutime kishte edhe argumentime të natyrës ideologjike, çka do të thotë se studiuesit duhej të kishin shumë kujdes për çka po thoshin. Në tendencën e theksuar për të nxjerrë vetëm të vërteta univoke, çka synonte diskutimi i asaj natyre, kishte rrezik që mendimet e dikujt të merrnin vulën e të qenit ortodokse (pra të doksës së drejtë), ndërsa të tjerat jo. Selman Riza, natyrë heterodokse, i pabindur për ide (marksiste) si njësia e gjuhës me mendimin, për zbatimin e drejtpërdrejtë të marksizmit në gjuhësi, kundërshtar i ngatërrimit të shkencës me politikë, mosrespektues i floskulave ideologjike për gjuhësinë marksiste-leniniste etj, herët a vonë do të binte në grackat e sistemit, ndërsa me atë rast mund t’i interpretoheshin krejt ndryshe diskutimet e një natyre tjetër shkencore. Të gjitha këto, prej pozitës sime vetëm mund të hamendësohen.
Si do ta përshkruanit në disa rreshta karakterin e intelektualit Selman Riza? Po ambientin ku atij iu desh të jetonte, të studionte, të botonte…, me pak fjalë, të ndërtonte jetën e tij si intelektual i përmasave që realisht kishte?
Selman Rizën e kam njohur për pak kohë dhe vetëm në intervale të shkurta. Si dije dhe si kulturë, në të gjitha aspektet impononte respekt. Në bisedat ishte substancial, i matur dhe i vendosur. Nuk bisedonte për gjëra të rastit, nuk pyeste shumë. Komentet i kishte të kufizuara. Kur shtronte ndonjë çështje, do të kishte patjetër një brendi debatuese, do të ngjallte gjithsesi debat. Nga leximet më është dukur i një natyre heterodokse, dijetar që diskutimin e kishte ngritur në nivel parimi. Prej këndej buronte qëndrimi i tij kritik, duke përfshirë dhe veten. Në çdo situatë reflektive synonte risinë. Ishte origjinal dhe kërkestar në shprehje në raport me mendimin që do të kumtonte, jo në raport me bukurinë e shprehjes. Në një mjedis ku ka vetëm një doksa të konsakruar zyrtare ishte për të pritur që një natyrë e atillë të kishte ndonjë vështirësi. Heterodoksia, qëndrimi debatues dhe mospajtues me mendimin që donte të etablohej, mospajtimet me dogmën ideologjike-shkencore, diskutimet mospajtuese me kolegë, ndëshkimi për idetë e tij dhe për kërkesat e natyrës organizative të punës shkencore, të gjitha këto dhe qëndresa krijuese, e bënin atë disident. Selman Riza ishte shumë punëtor dhe me këtë shpesh i tejkalonte tundimet e tij kritike, i superonte disa prej situatave potencialisht të diskutueshme me të tjerët në kohë të papërshtatshme. Vetëm këmbëngulja në punë i shpjegon gjithë ato realizime veprash të botuara dhe të tjerash të lëna dorëshkrim në një kohë kaq të shkurtër dhe të ngarkuar me kaq shumë tensione.

Intervistoi: Admirina Peçi
g.sh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Prof. SELMAN RIZA (1909-1988) Empty
MesazhTitulli: Re: Prof. SELMAN RIZA (1909-1988)   Prof. SELMAN RIZA (1909-1988) Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Prof. SELMAN RIZA (1909-1988)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dosja: Selman Riza. Del arkivi i sigurimit kunder gjuhetari
» Tri këshilla nga Selman Farsiu (r.a.)
» A do ekzistojë Maqedonia si shtet?
» "ÇMIMI I PEGASIANËVE" nga Prof.dr.BEGZAD BALIU
» "Profili i një njeri të përkorë"nga Prof. Kristaq F. Shabani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: