|
| Patatja e nxehtë | |
|
+15Guximi E_Bukura besa-bese Sy kaltri anjesa mickonja Riki30 silvi azzurra tom sojer Kosovarja shaban cakolli Beton Anna Sofra 19 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Patatja e nxehtë Sun May 11, 2008 11:34 pm | |
| Deshira eshte qe kjo teme te vazhdoj edhe me tutje andaj ,do e vazhdoj une ashtu siç e kemi nisur qe nga fillimi,do doja nje pyetje per anetarin Guximi: Me intereson te di rreth alfabetit te gjuhes shqipe,rreth shkronjave te para,se si jane shkruajtur,si ka qene trajta e te shkruarit etj ejt,pra gjithqka cfare ka te beje me alfabetin e gjuhes sone se si ka qene ne te kaluaren???
| |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Patatja e nxehtë Mon May 12, 2008 2:46 pm | |
| Pershendetje Kosovarja, dhe flm oer pytjen qe me ben, do te mundohem sa do pak qe te jap nje pergjegjje.
Alfabeti shqip eshte: A,B,C,D..... hahahahahhaahahhaha.
Gjuha shqipe thuhet se eshte shume shume e vjeter, ajo e ka zanafillen e saj qe nga ilirishtja qe edhe sot ka shume ngjajshmeri. Per te ditur fillimisht se nga rrjedh alfabeti shqiptar duhet diture se nga rrjedh nje alfabet me i vjeter. Shkronjat e para shqipe mendoje une, nuk i ka thene ndonje njeri, por ato lindin vet me kohen, ne qastin kur fol njeriu leshon tingull dhe ai tingull konsoderohet si shkronje, ajo duhet te klasifokohet, per kete arsye u lindi edhe alfabeti , edhe shume shume kohe me pare para se te dal alfabeti i pare shqip, shqiptaret e kane folur gjuhen shqipe me disa fjal te huaja. Alfabetin e pare shqip e ka rradhitur e ka shkruar Naum Vecilhargji nuk me kujtohet ne cilin vit, jo pse ai i shpiku shkronjat e para por rradhiti dhe dha nje theks te ndryshem nga gjuhet tjera te botes. Ne qofse shkrmi ne te kaluaren ka qen i ndryshem me te tashmin, me ajo gjuhe nuk mund te konsiderohet gjuhe shqipe, eshte nje gjuhe e ngjajshme me gjuhen tone, domethene, jo pse jam i bindur, por mendoj se shkrimi i pare ishte njesoj si i yni por me disa dallime te vogla qe edhe ato jane shkaktuar nga pushtuesi. Nje kuriozitet kam deshire te dregoj rreth kesaj lamije. Eshte konstatuar se deti baltike qe quhet keshtu ne te gjith boten, ka marr emrin nga gjuha shqip, pra baltik, sepse sic dihet edhe nga gjeologjia Deti Baltik ne fundin e tij nuk ka zall por balt. Mendoj kjo verteton vjetersin e gjuhes shqipe, e jo alfabetit, une alfabetin shqip e konsideroj shume te vonshem. Edhe alfabeti shqip dallon edhe brenda shqiptarve jo ne shenje por ne theks, psh shkronja A, tek ne i ka dy thekse te ndryshme. Duhet dalluar gjua nga alfabeti sepse gjuha ekziston hon e don prej lindjes se njeriut e alfabeti jo.
Me nuk kam njohuri mbi kete lami Kosovare, shum a pak kaq di.
Nje pyetje per premtimin:
Pse vdiq makina elektrike? | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Patatja e nxehtë Mon May 12, 2008 8:20 pm | |
| Edhe nje pyetje per Premtimin. Kush ishte Che Guevara. Kishe thene se eshte idhulli yt, hhahahah, fol,hahaha.
Pershendetje per ty | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Patatja e nxehtë Tue May 13, 2008 2:28 pm | |
| Guximi, pershendetje i nderuar dhe faleminderit per pyetjen ( nderin qe me keni ber). Pak a shume do mundohem, edhe pse shume pak kam njohuri ne kete drejtim. Guximi, makina elektrike vdiq, sepse nuk i ka perdore me rregull medikamentet ( ahahahhaha, shaka). Makina elektrike ishte makina me e pare qe doli ne treg, por pas pak do te shuhej dhe te pesonte disfate per kete arsye:
Makina elektrike perveq qe kushtonte shume, ajo gjithashtu hargjonte shume, per te vozitur me te nje dite, duhej te mbush elektricitet nje dite, keshtu qe ishte shume jo praktike, por nuk perbente ndotje, keshtu qe nevojat e njerzve per te pasur nje makin te persosur u shtuan jasht zakonisht shume, pas kesja edhe makina evoluoi, dhe erdhi makina me naft ose benzine e cila hargjonte shume me pak se ajo me elektricitet, keshtu qe doli ne shitje. E tash keto shtet e zhvilluara gjoja ne duam te kontribojm per pastrimin e ambientit, thone te dalin makinat me hidrogjen qe nuk do te lirojne tym apo monoksid karboni, sipas analisteve kjo eshte shume larg ( pra te evolui prap makina). Pyetja e dyte, kush ka qen Che Guevara? Ernesto Che Guevara, ka qen dhe eshte personifikimi me adekuat i politikanit te pa korruptuar. Ishte dhe eshte me i adhuruari nga rinia e gjithe Botes, jo ashtu siq mundohen ta paraqesin, si "terroriste", por si njeri me karakter te forte dhe te larte, si luftetari me humaniste qe per te miren e te tjereve, dha edhe jeten e tij, ishte dhe eshte simbol i levizjeve qliriamtare. Ishte njeriu qe nuk dinte te mposhte asnjeher perpara qdo te keqe, dhe vazhdonte te luftonte deri ne fund per idealin e tij...I cili arriti te behet i atill qe, sot ka njerez qe nuk arrijne as ta kuptojne ate qe ka bere,,,dhe lere me te jene perafersishte si ky. U be i famshem ne gjithe rruzullin toksore, sepse, u qendroj gjithmon afer te shtypurve dhe veproje dhe kontriboj per ata njerez qe kishin nevoje per nje njeri siq eshte Che, i madhe. Keto dhe shume miresi tjera qe kishte ky njeri, ky revolucinar me i madhe jo vetem ne kontinentin ameriko-latine, por edhe me gjere..., e bejn te jete idoli( idhulli) im dhe i shume te rinjeve tjere ane mbane Botes. Sepse, edhe une si qdo i ri tjeter, kame shpirte revolucionari. Che, lindi me 14 qershore 1928, ne rosario, nga e ema Celia De La Serena dhe i ati Eenesto Guevara Lynch, te cilet i takonin nje shtrese te mesme. Si 23 vjeqare vendos te bej nje udhetim per te vizituar ameriken latine, se bashku me Alberto Granado, nje mik i tij. Nje vite me pas ( 1953), diplomon ne mjekesi, dhe menjeher e fillon nje udhetim tjeter...Ne 1956 martohet me Hilda Gadea, me te cilen me vone e lindin nje femije, Ildita. Me 1959 behet qytetar i Kubes, dhe njekohesisht merr pjese ne qeverin e Fidel Kastros, si miniter i industris dhe president i Bankes Nacionale. Merr pjese ne asamblen e OKB-s ne Njy Jork, ku edhe jep nje interviste per CBS. Me pas udheton ne Afrike dhe vende tjera...Rrethe marsite te vitit 1965, kthehet ne Kube, dhe del per here te fundit para publikut. Me 1966, me nje emere te rrejshem shkon ne Bolivi, ku edhe fillon dhe e shkruan ditarin e tij. Nje vite me pas, nuk e gjeti mbeshtetjen nga partia komuniste e Bolivis dhe gjithashtu nga populli. Ushtria e Bolivis se bashku me agjente te CIA-s, vazhdonin ta ndiqnin dhe me 8 tetore plagoset nga ushtria e Bolivis. Te nesermen me 9 tetore, me urdher te CIA-s, vritet. Thenja e tij qe me pelqen me se shumti eshte :" Perderisa pabarazia mbahet me mjete dhune, ateher edhe te shtypurit kane te drejte te qlirohen me mjete dhune" Guximi, pak a shume te thash arsyet se pse e kam idol, dhe kush ka qen dhe eshte Ernesto Che Guevara. Pa u thelluar shume, sepse te flasim apo shkruaj per kete Personalitet dhe per kontributin e tij, dhen njerezimit, nuk mendoj qe do arrijme as perafersishte, askush jo vetem une. "Hasta La Victoria Siempre"( keshtu po shkruan ne maicen qe kam veshur, ahahahha). Pyetje per E_Bukuren. E para, Rrethe besimi te Pellazgeve, cila ishte feja e tyre? Dhe e dyta, a eshte njejte; te qenurit spirtual me ate religjioz? Po ose jo, dhe pse? |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Patatja e nxehtë Mon May 26, 2008 9:11 pm | |
| Ku i gjeni keto pyetje gjithnje qe kan te bejn me religjionin!!ha ha ha. Sido qofte, do mundohem te jap pergjigje. Pergjigjja e pare. Feja e pellazgeve ka qene natyralizmi, dmth hyjnizimi i dukurive te natyres, i agjenteve fizike, i forcave shakterrimtare ose organizuese dhe i fuqive te mbinatyrshme. Ata jane krijuesit e kesaj mitologjie te habitshme dhe te mrekulluheshme te grekeve, etruskeve ( romakeve ose) latineve, te cilet besonin ne qenie qe ishin njeheresh te ndryshem nga njerezit dhe eprore ndaj tyre, te quajtur hyjni e hyjnesha, pasi keto hyjni e hyjnesha ushtronin mbi njerezit si drejteperdrejte, dhe nepermjet dukurive natyrore nje ndikim favorizues ose demtues dhe ogourmire ose ogourkeq, qe praktika rituale ose ceromonite e kultit e kishin si rol ta provokonin ne rastin e pare, dhe ta asnjeanesonin ne rastin e dyte. Kulti i pellazgeve qe eshte trasheguar brez pas brezi te greket, etrusket dhe romaket, qe te trija palet parardhes te drejtperdrejte te tyre, qe perbenin po ate popull dhe qe flisnin po ate gjuhe: pellazgjishten ose shqipen, ka qen pra i thjeshte dhe aspak trashanike, ata nuk adhuronin as gurin e as drurin ( siq mendojn "disa", bile edhe shqiptare), por perendi te tyre ishin personifikime fetare, qe leviznin e vepronin ne natyre. Pergjigjja e dyte. Ka shume njerez te cilet e ngaterrojne te qenurit spirtual me ate religjioz! Por, ato jane dy gjera kretesishte te ndryshme. Te qenurit intelegjent dhe spirtual, nenkupton se jemi me te vetedijshem per veten, universin, vendin dhe qellimet tona ne te. Te qenurit spirtual na mundeson qe ta shikojme anen me te leht dhe me argetuhese te gjerave, dhe t'i arrijme kualitetet si entuziazmin, gezimin, energjin dhe kembenguljen qe i karakterizon femijet. Gjithashtu na ndihmon shume si ta rrisim qetesin dhe fuqin ton te brendshme dhe me kete te jemi me te qete t'i kontrollojme dhe t'i zvogelojme streset, te cilat shpesh e demtojne jeten tone, e cila eshte mjafte dinamike. Pyetje per Sofren. Kush ishte Bajram CURRI? Dhe c'far raportesh kishte me Zogun, ne ate kohe? | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Patatja e nxehtë Sat Feb 14, 2009 6:58 am | |
| E bukura! për Bajram Currin sado që të shkruajm gjithmon do të jenë pak shkrimet për te, në krahasim me ato që Bajram Curri i bëri në shërbim të atdheut.
Bajram Currin, njifet edhe me emrin Plaku i Maleve, ai u lind në vitin 1862, kurse e vranë në Shpellën e Dragobisë më 29 mars të vitit 1925 i rrethuar nga xhandarmëria e Zogut në bashkpunim me agjentët shovenistë serbe. Pas Çlirimit të Shqipërisë dmth pas L2B shpallet Hero Kombëtar duke zënë vendin e merituar në Histori.
Bajram Curri brumosjen kryesore në luftë për liri e kishte të bazuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit... i cili asnjë here nuk e ndali luftën për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar, sepse ai nuk u pajtua me Konferencën e Londrës e cila padrejtësisht ia coptuan Kosovën dhe pjesët tjera shqiptare trungut ëmë Shqipëri. Bajram Curri asnjë here nuk e pushoi luftën edhe kundër Esat Toptanit dhe Ahmet Zogut si tradhtarë të dëshmuar të Shqipërisë.
Raporti mes Bajram Currit dhe Ahmet Zogut është... luftë mes dy shtresave... -forcave demokratike të vendit të cilat luftonin për t'i rrëzuar forcat feudale tradhtare të vendit të cilat udhëhiqeshin nga Ahmet Zogu...
Për më tepër po sjell një citat të shkruar nga Faik Konica pas vrasjes së Bajram Currit
"Humbja për Shqipërinë është e rëndë"
Me vdekjen e vërtetuar të Bajram Currit, zhduket një fytyrë plaku fisnik nga sheshi i Shqiptarësisë. I pastërvitur, aq sa s´dinte të nënshkruante emrin e tij dhe vente gishtin në vend të emrit në dokumentat, Bajram Curri ish shumë i mençur prej natyre dhe përpiqej me çdo mënyrë që nipërit e tij te hyjin e t ë mësojin në më të mira shkolla të Evropës. Liberal në mes të despotizms, patriot në mes të tradhtësisë ose të ftohtësisë kundrejt Atdheut, i patrembur në armët po përkrahës i brezit të ri dhe i idealit të një Shqipërie të shtruar në qetësi e në punë, Bajram Curri kish shumë virtyte të bukura; po virtyti më i shkëlqyer i tij ish një besnikëri e patundur në fjalën që jepte. Një zotim ga Bajram Curri qe një siguri e plotë dhe pa nonjë hije dyshimi. Mbrojtës i fortë dhe i kthiellt i mive të tij, Bajram Curri qe i ashpër kundër armiqve, po dhe kjo ashpërsi nu kish një ashpërsi aq e egër, sa të mos zbutej nga zëri i urtësisë dhe nga këshillat e matura. Mardhëniet e mia me Bajram Currin kanë qenë të vjetra dhe kurdoherë të pëlqyera U poqëm për herën e parë me Bajram Currin në gusht të moti 1894, në një vakancë të shkurtr që shkova në Shqipëri të Sipërme kur mësoja në Francë. Më vonë, kur rroja në Belgji dhe në London, ishim pak a shumë në marrëdhënie të largme e të rralla. Që më 1913 e gjer më 1921 marrëdhëniet e mia me të kanë qenë të dendura e të përzemërta. Bajram Curri ish një plak 72 vjetsh, i gjatë dhe i fortë, me sy të kaltër e me flok të thinjur, me dukej madhështore ndonëse simple[3], Mbahej i paqmë, rruhej çdo ditë, vishej mirë, hante pastërisht në tryezë. Në Vjenë e në Romë, ku mbante kapellë me strehë të gjërë, na dukej si nonjë rancher[4] amerikan i pasur nga Texas ose nga Arizoa. Çdo i huaj që piqej me Bajram Currin, largohej me ndienja çudie lavdëronjëse për këtë plak fisnik të kohërave të vjetra. Vdekja e tij më hidhëron posi një zi personale. Humbja për Shqipërinë është e rëndë.
1925 Një Pytje për Guximin;
Sa klm2 i ka sotë Kosova dhe sa do të ishte Shqipëria e Bashkuar. | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Patatja e nxehtë Sat Feb 14, 2009 11:58 am | |
| Pershendetje Sofra, te faleminderit per pyetjen:
Kosova mometalisht ka 10.887 km2, kurse Shqiperia e Bashkuar mendoj qe do t'i kishte nja 60.000, nuk jam i sigurte.
Pyetje per Veneten:
Kur ndodhen kryengritjet me te medha shqiptare, dhe permendi disa emra te njohur te ketyre kryengritjeve. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Patatja e nxehtë | |
| |
| | | | Patatja e nxehtë | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |