Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Patatja e nxehtë

Shko poshtë 
+15
Guximi
E_Bukura
besa-bese
Sy kaltri
anjesa
mickonja
Riki30
silvi
azzurra
tom sojer
Kosovarja
shaban cakolli
Beton
Anna
Sofra
19 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Patatja e nxehtë Empty
MesazhTitulli: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë EmptyTue Oct 02, 2007 2:07 am

Patatja e nxehtë Patate

Të nderuar forumistë po e hap këtë temë me këtë titull Patatja e Nxehtë
Për arsye se Patatet e ziera nuk mund që njeriu ta mbajë në dorë, ashtu edhe pyetjet do ti parashtrojm sa më të vështira për njëri tjetrin në lëmi të ndryshme .... por ju lutem deri aty ku lejohen, jo të jenë pyetje jasht etikes dhe moralit.

Si shkon vargu zingjiror i temës:

Sofra i bënë një pyetje Betonit, Betoni përgjigjet dhe i parashtron një pyetje një antari tjetër, e kështu me radhë.

Po filloj një pyetje për Anaa ....

Si ka mbet simboli i bricjapit në përkrenaren e Skënderbeut ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Patatja e nxehtë Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë EmptyTue Oct 02, 2007 2:38 am

Sepse Cjapi eshte simbol i krenaris dhe i sundimit .nese nuk eshte ky version mund ta komentoj Beton .DHe vazhdon pytja per Beton .

Nji pytje ne cilin shekull ka fillue Historija e letersis shqiptare .eshte per beton.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Patatja e nxehtë Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë EmptyTue Oct 02, 2007 4:57 am

Faleminderit Anaa për mendimin që e dhe.

Atëhere pyetja për Beton.

Pyetja është;

Si ka mbet simboli i bricjapit në përkrenaren e Skënderbeut ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Patatja e nxehtë Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë EmptyTue Oct 02, 2007 9:27 am

Pergezime per temen shume teme e mire.

Mendoi se kryevepra e letersis Shqiptare eshte Meshari i Gjon Buzukut 1555,dhe natyrishte Historia e Gjergje Kastriotit Skenderbeut.
-----------------------
Si ka mbet simboli i bricjapit në përkrenaren e Skënderbeut ?
Per kete pyetje do ta jap edhe une mendimin tim sa te kem kohe te duhur.
------------------

Per Sofren mos e m'ba ne dore pataten se te djeg:

Pyetje per Sofra:

Ne shkrimet e tua shpesh kam hasur fjalen PACIFIZEM
Pyetja ime eshte C'eshte pacifizmi edhe pse kjo sipas teje ishte politike e gabuar per t'ardhmen e Kosoves.?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Patatja e nxehtë Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë EmptyTue Oct 02, 2007 8:22 pm

Si ka mbet simboli i bricjapit në përkrenaren e Skënderbeut ?

Skenderbeu e kishte trashegim nga Pirro dhe Leka i Madh simbolin e bricjapit ne perkrenare kaq mund te them.

Vazhdon pyetja per Sofren


Pyetje per Sofra:


Ne shkrimet e tua shpesh kam hasur fjalen PACIFIZEM
Pyetja ime eshte C'eshte pacifizmi edhe pse kjo sipas teje ishte politike e gabuar per t'ardhmen e Kosoves.?

..by Beton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Patatja e nxehtë Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë EmptyWed Oct 03, 2007 12:52 am

I nderuari Beton fjala Pcifizëm është rrymë politike borgjeze e cila rrymë predikon paqen me çdo kusht duke mohuar luftën qoft ajo luftë e drejtë çlirimtare vetëm se të ruaj mardhënjet kapitaliste e cila shtyp dhe shfrytzon popujt nëpër botë.
Ndërsa përse ishte pacifizmi rrugë e gabuar për zgjidhjen e çështjes shqiptare vlen të theksojm pak më gjersisht.

Së pari ç'bënë shqiptarët e Kosovës për realizimin e qëllimit të tyre prej L2B .
Bënë shumë, por jo sa duhet. Pandërprerë lindi djem e vajza, të cilat ditën të organizoheshin në grupe, organizata, parti e lëvizje ilegale, përmes të cilave sqaronin masat e gjëra për gjendjen në të cilën ndodhen, gjenin hapsirë ta plasonin fjalën... arrinin të bëjnë ndikim në organet e pushtetit përmes njerzve të organizuar dhe kur format dhe mjetet nuk mjaftonin për të arritur atë që kërkonte momenti, ata ditën fort mirë t'i ndrrojnë ato në momente kyqe të zhvillimit të kësaj politike duhet përmendur; lëvizja ilegale në vitet e 50-ta dhe të 60-ta, demostratat e 68-ës, periudha e shkollimit të lartë të kuadrave bashkë me lëvizjen ilegale, demostratat e 81-shit pastaj një përsëritje ciklike deri në momentin kur politika e shqiptarëve të Kosovës u shërbye me një mjet më të mbrehtë, me grevën gjenerale të puntorëve në mbarë Kosovën me minatorët e Trepçës në krye. U desht edhe dy herë shqiptarët të përgjaken në demostrata(mars 89 dhe dimrin89-90) për ta zhveshur përfundimisht politikën serbe, për ta homogjenizuar popullin rreth një kërkese dhe për ta ndërkombtarizuar çështjen e Kosovës në kulm.
Deri në këtë moment mjetet të cilat i përdorën shqiptarët për realizimin e qëllimeve të tyre ishin në përputhje me rrethanat. Dhe kjo pati sukses.
Kurse pas vitit 1990 shqiptarët u ushqyen me iluzione sidomos me shpalljen e Republikës së Kosovës i cili moment shënon zbehje të përkohshme të vetdijës kombëtare për ç'shkak shqiptarët u futen në një mjegull politike. Kjo gjendje vazhdon të jetoj edhe sot ku shqiptarëve "u shitet dushk për gogla"
Gjat atyre viteve pas 1990 vinin delegacione të huaja në Kosovë për vlersim të gjendjes për kontrollim të terrorit serb, për vëzhgim etj dhe shkonin ata me buzqeshje ndër dhëmbë duke vlersuar se në Kosovë shkilen të drejtat e njeriut, për të ardhur pas një kohe të njejtët për të njëjten gjë e për të vlersuar të njejtën gjë ....

Tash i nderuari Beton i përgjigjem drejtpër drejt pyetjes e përse ishte politika pacifiste e dëmshme për Kosovën.....

Politika pacifiste e udhëhequr në kosovë nga Ibrahim Rugova ishte politikë defanzive, një politikë nënshtruese e cila le që nuk solli lirinë dhe as që krijoi kushte më të përshtatshme për ta organizuar kryengritjen e armatosur, por vetëm i dobësoi pozitat tona në raport me pushtuesin serb. Përkundër kësaj nga lufta nuk shpëtuam dot. rrua e luftës për ta fituar lirinë ishte e pashmangëshme.
Gjatë gjithë atyre viteve para se të kërciste pushka për liri për shkak të politikës jo të drejtë ne patëm këto dëme: ne ishim vonuar për 7 vite për organizimin e popullit për luftë të armatosur, u varfëruam ekonomikisht , u plogshtuam politikisht(humbëm besimin në forcën tonë), Humbëm shumë armë që kishim në dorë, u paksuam numerikisht(vetëm deri në vitin 1994 rreth 300 mijë shqiptarë kishin ikur jashtë brenda katër viteve kurse deri në vitin 1997 kishin lëshuar Kosovën mbi 700 mijë...dhjetra tjerë i ka vrarë pushteti).
Këto dëme janë pakrahasimisht të mëdhaja për atë kohë që udhëhiqej nga Politika Pacifiste.
Ka edhe shumë e shumë për të folur për këtë rrugë Rrugën Pacifiste por besoj se mjafton me kaq sa për ta kuptuar.

Pyetja e radhës është për Shaban Cakollin

Në cilin vitë është mbajt Lidhja e Prizrenit, dhe cilat ishin kërkesat e saja ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Patatja e nxehtë Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë EmptyThu Oct 04, 2007 12:55 am

Ju lus në përgjegje i nderuari Shaban Cakolli që të vazhdoj më tutje tema.
E jep përgjegjen dhe ja bënë dikujt një pyetje kujt ti të duash nga shoqërija e forumit.

Pyetja për ty është:

Në cilin vitë është mbajt Lidhja e Prizrenit, dhe cilat ishin kërkesat e saja ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Patatja e nxehtë Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë EmptyFri Oct 05, 2007 1:56 am

Pershendes kete teme tebukur,te cilen e kan hapur Sofra ne bashkpunim me Beton....

Patatja e nxehtë Lidhja_e_prizrenit_001

Pyetja ishte per Lidhjen e Prizrenit dhe vendimet te cilat u muaren aty:


Punimet e Kuvendit të Përgjithshëm u hapën më 10 qershor 1878. Për shkak të kohës së shkurtër dhe të vështirësive që nxorën autoritetet osmane, në Prizren nuk kishin arritur të gjithë delegatët e krahinave shqiptare. Delegatët e vilajetit të Shkodrës, p.sh., nuk ishin nisur ende sepse pengoheshin nga valiu, Hysen Pasha. Kuvendin e Përgjithshëm e drejtoi Iljaz Pashë Dibra, një veteran i luftërave që kishin zhvilluar shqiptarët kundër reformave centralizuese të Stambollit dhe kundër synimeve shoviniste të shteteve fqinje.
Qysh ditën e parë Kuvendi vendosi të formonte një lidhje me karakter politik dhe ushtarak, duke e quajtur në fillim thjeshtë Lidhja e Prizrenit. Po më 10 qershor, ai vendosi të njoftonte Kongresin e Berlinit, që do të mblidhej më 13 qershor, të mos i jepte asnjë pëllëmbë toke nga atdheu i shqiptarëve ndonjë shteti të huaj, përndryshe shqiptarët do të luftonin deri te njeriu i fundit. Kuvendi vendosi gjithashtu që Lidhja e Prizrenit të organizonte forcat e saj të armatosura, të pavarura nga Porta e Lartë.
Patatja e nxehtë 280px-SanStefanoEng
Këto do të ishin forca të armatosura vullnetare dhe do të përdoreshin për të mbrojtur vendin nga rreziku i copëtimit. Vendim tjetër i rëndësishëm i Kuvendit të Prizrenit ishte shpallja, sipas zakonit tradicional, e një bese të përgjithshme, me anë të së cilës të gjithë shqiptarët do të pajtoheshin, duke ndërprerë gjakmarrjet dhe mëritë që kishin ndërmjet tyre, deri sa të kalonte rreziku i jashtëm për atdheun. Pas formimit të Lidhjes së Prizrenit u zgjodhën organet e saj të larta: Këshilli i Përgjithshëm me kryetar Iljaz Pashë Dibrën për funksionet legjislative, dhe Komiteti Qendror në të cilin bënin pjesë Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi, Haxhi Shabani etj. për funksionet ekzekutive.

pyetja ime është per Kosovaren :

Kush ishte Nora e Kelmendit?,ku u linde,dhe kur u linde ?
Gjene
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Patatja e nxehtë Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë EmptyFri Oct 05, 2007 6:49 pm

NORA E KELMENDIT-heroine shqiptare
U lind me shek .XVII si vashe nga Kelmendi(Malesia e Shqipe-
rise veriore),territor i njohur per rezistencen shekullore ndaj
pushtuesve.
Ishte femer e zakonshme,por pasiqe e vrau pashain turk u be
sinonim i forces shqiptare dhe legjende.
Per nevojat e mbrojtjes se identitetit kombetar,ne Kelmend u
krijua tradita qe vajzat te martoheshin pas moshes 25-vjecare
e djemte pas asaj 30-vjecare.
Vajzat deri ne 25 vjece visheshin si burra dhe mbanin flokte e
shkurter,ashtu si edhe Nora.
Pashai e kishte pushtuar Kelmendin dhe per tu larguar si kusht
e kerkoi Noren.
Nora e pranoi sakrificen,por ne tende e vrau pashain.
Eshte simbol i rezistences shqiptare dhe personalitet historik


Pyetje per Tom Sojer :
Si Erdhi deri tek forimimi i levizjes "Vetvendosje"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Patatja e nxehtë Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë EmptySat Oct 06, 2007 8:54 am

Me shume sekelldi, por ciltersisht te them qe nuk e di. Nuk jetoj ne Kosove, por edhe pse e ndjek Kosoven dhe ceshtjen shqiptare me shume vemendje, ecurine e ketyre gjerave si psh vetvendosja nuk e di. Me fal Kosovare.

Pyetje per Anna:

A beson qe bota per shkak te te menduarit negativ (para, lluks e seks e tradheti) po formon nje fushe ndergjegjesore te ngarkuar negativisht dhe shume shpejt kjo do te sjelli nje katastrofe globale?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Patatja e nxehtë Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë EmptySat Oct 06, 2007 4:14 pm

Inderuar Tom sojer Une mendoje duke pare anet negative dhe mos ndergjegjesimi i eshte duke sjellur katasftofen globale e cila jo vetem qe paraja dhe lluksi ,seksi .trathetija qe jan ne trend ditor kah do qe ec je i rrethuar me tratheti ,degjenerim por globin po e rrezikon e dhe shkatrrimi i ozones ku dihet se njeriu i sodit ng paraja qe nuk din ku ti dergoj eshte duke invetsue me milirda edhe ne shkatrrimin e ozones duke projektuer mareje atomike dhe radiaktive i gjuej une duke mos marrur masa nga gazrat e ndryshme qe hidhen ne natyre keto dalin si shkak i teknologjis se moderuar dhe kjo teknologji e moderuar nuk mund te ishte mos te ishte parajadhe sod jemi te gjithe si qenje njrezore drejt nji shkatrrimi global
besoj inderuar
Tom sojer me ke kuptura
nderime Anna

Pytja per
Jam -Buli

Si e shikoni ju Ceshtjen e drejte kombetare dhe cilat do te ishin objektivat qe duhet ti perdori kombi jon per tu bashkuar me shpejt .

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guest
Vizitor
avatar



Patatja e nxehtë Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë EmptySat Oct 06, 2007 4:24 pm

flm, anna qe me dha rastin te inkuadrohem ne kete teme
por qe patatja e nxehte nuk mbahet ne dore, do mundohem shume shpejte ta leshoj tek Shabani, hahahhahah

ne teme:

Rruga drejt bashkimit kombetar eshte zgjidhja me e mire per te gjithe shqiptaret kudo qe ata jetojne mirepo bashkimit kombetar i paraprijne disa gjeaa tjera para se te vie deri tek kjo enderr e cdo shqiptari.

Mbi te gjitha ne ne Kosove, shqiptaret ne maqedoni dhe ata ne shqiperi hahen mish ne mes vete, edhe pse ne nje gjuhe amtare kurrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr spo munden te komunikojne!!!!!!!!!!!!!!!!, pra njehere duhet bashkim brenda nje shteti e pastaj bashkimi kombetar.

"pa e fshi oborrin tend, mos dil me fshi sokakun"

Pyes Shaban Cakollin:

I nderuari Shaban Cakolli, qka mendon i nderuar per simbolin e rezistences kombetare Metush Krasniqin, dua te dij vetem sa eshte ndricuar veprimtaria e ketij atdhetari dhe sa eshte bere per te pas 1986 kur edhe ndrroj jete ky kolos shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Patatja e nxehtë Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë EmptyWed Oct 10, 2007 6:46 pm

Sa është ndriçuar veprimtaria atdhetare e simbolit të rezistencës kombëtare Metush Krasniqit

Është dhënë një shkrim në forumin tuaj,për veprimtarin e shquar kombëtar Metush Krasniqi,nga-jam-buli,i cili ka marrë literaturë nga një njohësi mirë i tij vendës,unë e përcolla me një vemendje të thellë,nga se jemi vendas të të njejtes komunë,dhe më interesoi të njihem më gjërsisht për bacën Metush.Thënë drejt unë kam bërë një shkrim në "Bota Sot",më 17 nëntor 2003,për këtë simbol rezistence kombëtare,dhe kure kam krahasuar me shkrimin tuaj,përfundimi del se nuk ka asgjë më shumë.Kjo fatkeqësisht nënkupton se veprimtaria e tij,por jo vetëm e tij në komunën e Dardanës nuk është ndriquar sa duhet.Pse ndodhë kjo?Në Dardanë thellësia e popullatës ishte e banuar me serb,dhe rexhimi i tyre thuaj se ishte më i egri në Kosovë.Baca Metush nuk ka qenë një njeri që do të mburrej me atë që bënte.Ai në shiqim dukej sinjeri i përulur,por veprimtaria e tij ka qenë aq e madhe,sa rexhimi sllav e ka denuar egër me mbylleje të pa ligjshme,pasi kryante afatin e burgut,njësoj me pretekstin si bënte me Ukshin Hotin.Baca Metush në fillim ka punuar mësues në vendlindje dhe nxënësit e tij,jo vetëm që dilnin të pregaditur me njohuri shkollore,po edhe u frymëzonin kombëtarisht.Këtëe ka nuhatur mirë pushtuesi dhe nga frika e largonin nga puna,kumë paspunësohet në fshatra tëfella të Maqedonisë,kuedhe atje pregatitidhe i frymëzoi shumë atdhetarë.Ai e karexhistruar fakultetin në moshë të shtyar,por që e ka kryar rekord,kohën kur kadiplomuar ka qenë 50 vjeqar.Ka punuar në shkollen e mesme teknike në Prishtinë.Diku në një shkrim kam lexuar,nese është ashtu si kam lexuar,Jusuf Gërvalla ka vepruar me direktiven e tij.Ne kemi hyre në shtëpinë e bacës Metush,kemi pasë lidheje shoqërore me të ndjerin vëllaun e tij Osman Krasniqi,i cili punontemësues në fshatin tonë.Atëhere të vjetrit rrëfenin gjëra të rëndësishme për bacë Metushin,por ne si të rinjë nuk kemi shprehur sa duhet interesim për rrëfime të tilla,që sot do të na shërbenin shumë.Kam kuptuar që rexhimi atëherë burgoste familjen e tij,për veprimtarinë e bacës,si thamë më lart Osman Krasniqin,ndërsa të tjerët i mbante nën përcjelleje.Unë kam të dhëna edhe ngadisa të vjetër,që rrëfejnë për bacën,po që nga intelekti që kanë nuk mund i argumentojnë sa duhet.Tani të themi gjëra qka nuk janë mirë të njohura për një simbol të rezistencës kombëtare është e pa pranueshme.Ju që keni inicuar këtë temë,veqmas Jam-buli,keni bërë hapa të mëdhenj,siguroi që thelbi i njohejes së këtij veprimtari është prekur,ndërsa një ndriçimtë plotë unë mendoj mund të e ketë bërë Sheradin Berisha,i cili është njohës dhe hulumtues i këtyre veprimtarëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Patatja e nxehtë Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë EmptyWed Oct 10, 2007 8:55 pm

pyes,z.Beton

Çfar Pasoja Solli ,Ekspedita pushtuese serbe viteve1912-1913
ne shfarosjen e mashkujve tëDobrushtit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Patatja e nxehtë Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë EmptyThu Oct 11, 2007 2:06 am

I nderuari shaban do te mundohem me te dhen pergjegjje me thuaj nese nuk eshte mir,kur heren tjeter te vjen radha me thuaj.

Qe nga formimi shtetit shqiptar ne vitin 1912, shqiptaret jetojne te shperndare neper disa shtete. Lufta ne kete faze te hershme pra drejtohej kunder ndarjes se territoreve ku banonin shqiptaret dhe kunder bashkangjitjes se tyre ne shtetet fqinje Serbi, Mal te Zi, dhe Greqi. Me 28 nentor 1912, ne Vlore u shpall pavaresia e Shqiperise dhe u themelua shteti i pavarur shqiptar, ndersa pak kohe me pas ky shte u njoh nderkombetarisht. Megjithate, Shqiperia e vitit 1912 ishte nje shtet i cunguar; ne qender t kritereve t Konferences se Ambasadoreve ne Londer 1912-1913, ne caktimin e kufijve nuk qendruan konsideratat etinike, por interesat e fuqive te atehershme balancimi i tyre dhe ruajtja e status kuos-se. Shteti shqiptar permblidhte vetem perafersisht gjysmen e regjioneve te banuara me shqiptare ne Ballkanin e Jugut. Me shume se 50% te popullsise shqiptare mbeti jashte kufijve te shtetit kombetar. Keto territore iu dhane ne pjesen me te madhe Serbise, e nje pjese me e vogel Greqise Veriore.
Copetim tjeter i popullit shqiptar ndodhi shume kohe me vone, me rastin e shkaterrimit te Jugosllavise se Dyte , shkaterrim qe la si me perpara te papergjigjur, jo vetem çeshtjen shqiptare, por edhe çeshtje tjera, pikerisht ne Kosove, ne Kosoven Lindore, Maqedoni dhe Malin e Zi. Kjo ndarje çoi gjithashtu tek nje ndarje e metejshme e familjeve shqiptare, e cila ka domethenie shume te madhe per shqiptaret.

Pos coptimit te trojeve shqiptare ishin edhe shpernguljet vrasjet dhunimet qe pesoi Kombi i yn ne vitin 1912/13/45/97/99 ....

Pyetje per Azzurre-n:

Kush ishte YMER HAXHI PRIZRENI.?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
azzurra
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1294
Vendi : Kosove e dashure
Registration date : 28/08/2007

Patatja e nxehtë Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë EmptyThu Oct 11, 2007 9:29 am

Ymer Haxhi Prizreni,

Portreti i Ymer Haxhi Prizrenit lindi në vitin 1826 dhe vdiq në vitin 1886, ishte veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare, një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe kryetar i qeverisë së përkohshme të formuar në periudhën e fundit të saj.

Pasi kreu studimet për teologji islamike, punoi në medresenë e Prizrenit ku u shqua qysh herët si përkrahës i shtresave të ulëta kundër padrejtësive të administratës osmane. Sapo filloi Lufta Ruso-turke (1877-1878), u ngrit së bashku me patriotë të tjerë shqiptarë për të mbrojtur tërësinë territoriale të Shqipërisë dhe për të kërkuar të drejtat e saj kombëtare. Organizoi komisionin e vetëmbrojtjes për sanxhakun e Prizrenit, i cili, si dhe komisionet e tjera që u formuan në Kosovë, mori përsipër të kundërshtonte synimet aneksioniste të Serbisë dhe të sistemonte muhaxhirët e shumtë që u dëbuan nga ushtria serbe.

Më 1877 u zgjodh deputet në parlamentin e dytë osman. Po atë vit hyri dhe në Komitetin Qendror të Stambollit që u formua nën kryesinë e Abdyl Frashërit, me të cilin u lidh deri në fund. Në pranverë të vitit 1878 kryesoi komisionin që organizoi në Prizren mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, i cili themeloi Lidhjen Shqiptare. Kuvendi e zgjodhi Ymer Prizrenin anëtar të Këshillit të Përgjithshëm në gjirin e të cilit u rreshtua krahas patriotëve të rrymës radikale. Në tetor 1879 u zgjodh kryetar i Lidhjes Shqiptare, kurse në janar të vitit 1881, kryetar i qeverisë së përkohshme autonome. Si kryetar i saj drejtoi veprimtarinë politike që çoi në vendosjen e administratës shqiptare në vilajetin e Kosovës dhe në organizimin e qëndresës së armatosur të Lidhjes kundër ushtrive osmane në pranverë të vitit 1881.

Pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni u arratis për të mos rënë në dorë të autoriteteve osmane. U vendos në Ulqin dhe nuk pranoi të kthehej, megjithëse sulltani i premtoi falje e ofiqe të farta. Vdiq në Ulqin ku gjendet dhe varri i tij.


Pyetje per Silvin

Kysh ishte Mic Sokoli???
Mbrapsht në krye Shko poshtë
silvi
Anëtar
Anëtar
silvi


Numri i postimeve : 218
Registration date : 04/09/2007

Patatja e nxehtë Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë EmptyTue Oct 16, 2007 1:04 pm

Mic Sokoli lindi në vitin 1839 në Fang të Bujanit, Rrethi i Tropojës dhe vdiq në vitin 1881, ishte luftëtar i shquar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Hero i Popullit.

Mic Sokoli rrjedh nga një familje patriotësh.

Udhëhoqi njësi të mëdha luftarake të Lidhjes në shumë beteja. Mori pjesë në luftimet e Gjakovës kundër Mehmet Ali Pashës, u dallua në betejën e Nokshiqit kundër agresorëve malazezë, luftoi në Plavë e Guci, në Hot, Grudë, Tuz, Prizren, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Shkup.
Në betejën e Slivovës (prill 1881) kundër forcave osmane të Dervish Pashës kreu një akt trimërie të rrallë duke i vënë gjoksin topit të armikut dhe ra heroikisht në fushën e betejës ne vend te vriste luftetaret qe operonin topin.

Pytje per Sofren

Kush eshte Bahri Fazliu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Patatja e nxehtë Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë EmptyFri Oct 19, 2007 1:39 am

Kush është Bahri Fazliu është një pyetje që unë nuk do ta ndaja edhe Agron Rrahmanin dmth i kërkoj falje silvi-t dhe po e bëjë pyetjen " Kush është Bahri Fazliu dhe Agron rrahmani"

Përse në këtë mënyrë ? Sepse ishin të pandashëm Bahri Fazliu - Gzimi dhe Agron Rrahmani - Naseri.

Patatja e nxehtë Bahri-agroni


Kush ishin Bahriu dhe Agroni ?

Bahriu dhe Agroni janë dy veprimtarë ndër më të vendosurit për çështjen e çlirimit dhe të bashkimit kombëtar. Ata këtë çështje e trajtuan në kontekstin historik, politik dhe ushtarak të kohës e në përputhje me rrethanat konkrete kohore. Idetë e tyre politike janë materializuar në programin e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Ky kuadër i mendimeve politike, që Bahriu e Agroni skalitën në historiatin e përpjekjeve çlirimtare dhe gjurmët që lanë ata në praktikën e organizimit për jetësimin e këtij kuadri programatik, janë edhe sot e kësaj dite aktive dhe po i shërbejnë së njëjtës ide -janë në shërbim të popullit për çlirimin e tij nga thundra pushtuese. Kjo vërteton se secili mendim politik i dhënë nga puna që bënin në atë kohë këta dy dëshmorë, u ka qëndruar rrethanave për shtati. Kjo tregon për vizionin e qartë që kishin ata për gjendjen, rrethanat dhe hapat që duheshin ndërmarrë, e mbi të gjitha për optimizmin e madh me të cilin ata iu përkushtuan zgjidhjes së çështjes kombëtare.
Vendosmëria dhe afiniteti politik i Bahriut ishte një veti bazë e cila u bart edhe në tërë vijën politike të organizimit që ata e ndërtuan me mund e sakrifica të mëdha. Gjallëria, të cilën Bahriu e Agroni i jepnin politikës çlirimtare me tabanin e tyre patriotik e revolucionar është gjallë ende edhe sot e kësaj dite. Ky taban ishte shtrati prej ku ngriheshin peshë zemrat të guximshme të tërë atyre luftëtarëve që u radhitën në frontet e luftës së nxehtë me armë në dorë, i atyre që zinxhirëve të tankeve armike ua vunë përballë gjokset e tyre dhe me tërë urrejtjen hidheshin mbi to.
Idetë politike për bashkimin e trojeve shqiptare që zunë vend në rrethet patriotike të luftëtarëve kudo nëpër trojet tona, janë ide që Bahriu e Agroni i shtruan për zgjidhje si domosdoshmëri dhe drejtim i vetëm i zgjidhjes së çështjes shqiptare. Duke analizuar rrethanat, si ato të brendshme edhe ato të jashtmet, doli se angazhimi për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare do të kalonte pashmangshëm nëpër rrugën e luftës së armatosur. Pushtuesi nuk do t’i lëshonte trojet tona po nuk qe i detyruar për këtë. Kundërthënia me të ishte e pazgjidhshme me metoda paqësore të luftës, të cilën po e predikonte pacifizmi. Mllefi dhe revolta e popullit po vinte duke u mbledhur, kundërthëniet rajonale e botërore po ashpërsoheshin, ndërsa pushtuesi po e rriste represionin me synimin që ta nënshtronte përfundimisht popullin tonë. Në këto rrethana lufta në trojet tona përveçse ishte e domosdoshme ajo po bëhej edhe e pashmangshme. Me këtë konstatim jashtëzakonisht të drejtë politikisht dhe të paluhatshëm shkencërisht, Bahriu e Agroni bënë edhe përgatitjet organizative konkrete. Ata u vunë në ballë të përpjekjeve të vendosura që politika ku mbështesnin ata bindjen për çlirim, të vihej në jetë. Në këtë mënyrë ata iu përveshën organizimit të popullit në kryengritje të armatosur kundër pushtuesve, për të cilën gjë duhej të bëheshin përgatitjet me kohë, duke qenë përherë në mesin e popullit. Edhe pse rrethanat ishin shumë të vështira, duke qenë se veprohej nga ilegaliteti, këta dy veprimtarë nuk u ndalën asnjëherë përballë vështirësive e as përballë vdekjes. Ata në këtë rrugë përpara vështirësive ishin të armatosur shpirtërisht me armën e moralit të lartë patriotik dhe në brez me armët e luftëtarëve të lirisë, kështu që ata sfiduan çdo pengesë, mposhtën çdo armik. Ata sfiduan edhe luftën e ftohtë të propagandës armike dhe asaj disfatiste të pacifizmit, edhe luftën e nxehtë të armëve të pushtuesit. Ata në çdo hap të tyre deri në ndeshjen finale me armikun, dëshmuan katërçipërisht se shqiptarët nuk i nënshtrohen pushtimit. Janë të shpeshta rastet kur ata u ndodhën nëpër rrugicat e qyteteve ballë për ballë me patrullat e spiunët e UDB-së, por s’i lëshuan dot ato shtigje që i lidhnin jetësisht me popullin. Pushtuesi kurrë nuk arriti t’i shtinte në dorë këta ilegalë të sprovuar me zemrat prush prej urrejtjes ndaj tyre. Dashuria e madhe për popullin që kishin në gji i trimëroi shumë ata. Nuk kapej dot me dorë vullkani, nuk ndalej dot uragani që vlonte përbrenda këtyre dy dëshmorëve. Ata ishin të pamposhtur, sepse në zemër kishin të madhin popull! Për të, Agroni e Bahriu u dëshmuan, ashtu siç ishin betuar se do të luftojnë deri në frymën e fundit dhe, për shkak se “S'mund të pajtoheshin me paqen-robëri, pash më pash do t'i binin ferrit, për të shtrenjtën tonë liri”, siç kishte nënvizuar Bahriu në një varg të tij poetik.

Të vetëdijshëm se për t’u çliruar nga okupatorët, si Bahriu edhe Agroni edhe para se të njiheshin mes vete kishin të njëjtin mendim, se për të qenë lufta më e suksesshme dhe që ajo të ngadhënjejë, ishte e domosdoshme që të ndërtohej organizimi politik e ushtarak, i cili do ta bënte këtë punë, mendim ky që edhe i bashkoi zemrat e këtyre dy shokëve të idealit. Në këtë drejtim kontributi i tyre ishte me peshë jashtëzakonisht të madhe që të formësohej ideja për LKÇK-në aty nga fundi i vitit 1992, për të dalë në skenën e lëvizjes çlirimtare në fillim të vitit vijues. Pas themelimit, ata dhanë çdo gjë prej vetes së tyre që ajo të ngrihet, forcohet e zgjerohet. Në këto përpjekje Bahriu dhe Agroni gjetën tek njëri-tjetri mbështetjen dhe besimin e madh që ua kishte krijuar përvoja ilegale. Që të dy ishin të pandalshëm. Agroni u përkushtua shumë në organizimin ushtarak të njësiteve guerile, të cilat do të ndesheshin më vonë me forcat pushtuese. Këtë detyrë, të cilën e kishte marrë përsipër, Agroni po e kryente me përkushtim dhe besim të madh në fitore. Pa dyshim se vetë figura e tij, e një shoku të vendosur, besnik dhe të paepur ishte ajo që kishte ndikuar që ai të zgjidhej komandant i njësitit të parë gueril të quajtur “Rexhep Mala”. Agroni e Bahriu idetë politike për të cilat angazhoheshin i shihnin të parealizueshme nëse për këtë nuk jemi gati deri në sakrificën sublime.
Që të dy ishin të gatshëm për këto sakrifica. Liri a vdekje - ishte betimi i tyre. Ky ishte edhe betimi i të gjithë dëshmorëve që ranë më pas në luftërat e fundit, i atyre që ranë në fushën e nderit pa iu trembur syri e pa kursyer asgjë. Liri a vdekje, është betimi edhe sot dhe do të jetë deri në fitoren përfundimtare.

Në betejat më 7 dhe 12 maj 1998, në dy vende të veçanta, por në trojet shekullore shqiptare, Bahriu në Bogiqe të Plavës, ndërsa Agroni në Prishtinë, në përleshje me forcat pushtuese ranë në fushën e nderit, për të mbetur përherë gjallë në prehrin e të madhit popull.
Në beteja të veçanta të luftës, në pjesë të ndryshme të pushtuara të atdheut, mirëpo në dy beteja të ashpra të së njëjtës luftë, në Bogiqe e Prishtinë, Bahriu e Agroni tronditën armikun me qëndresën e tyre për t’i treguar atij se shqiptari nuk dorëzohet përpara asnjë vështirësie, as para vdekjes. Ata mundën vdekjen, mposhtën atë duke luftuar trimërisht, duke treguar dashurinë e pakufishme që kishin për tokën, popullin, lirinë. Rënia heroike e tyre ishte dëshmia më e fortë se si luftohet e vdiset për atdhe për të triumfuar lufta për lirinë e këtij trualli.
Në historinë më të re të lëvizjes politike çlirimtare të popullit shqiptar ata me punën e tyre të gjithmbarshme, vendosën themele të forta të ideve çlirimtare dhe trasuan me vendosmëri të lartë rrugën e politikës së çlirimit kombëtar dhe bashkimit të shqiptarëve në një shtet. Ata dëshmuan se kjo është e mundur të bëhet, e po ashtu kjo është rruga dhe interesi ynë i vetëm.

Angazhimi për ta jetësuar idealin e shenjtë që e përjetësuan dëshmorët, heroizmi i të cilëve shënoi me shkronjat e gjakut të kuq pjesën më të ndritshme të historisë sonë, që ta ruajë vazhdimësinë ajo; që të arrijë në cak përpjekja e këtij populli për liri, është detyra që na obligon; është detyrim i të gjithëve në rrugën për të cilën u flijuan dëshmorët. “Do të luftoj deri në çlirimin e të gjitha viseve shqiptare dhe bashkimin e tyre”, jehon fuqishëm ende betimi i dëshmorëve dhe i ushtarëve të luftërave që lamë pas. Të gjithë dëshmorët që ranë ndër luftëra me armikun shekullor këtë ideal kishin: ta çlirojnë atdheun e tyre dhe t`i bashkojnë pjesët e tij në një shtet të vetëm, që të rrojë i lirë i tërë kombi shqiptar. Bahriu e Agroni gjithë jetën dhe veprën e tyre ia kushtuan këtij qëllimi.
Tërë forca dhe madhështia e kësaj jete që e shkruan me gjak pavdekësie ATA u lartësua pikërisht, sepse ajo nuk pushoi, ajo rron sa rron populli dhe nuk vdes kurrë. Jeta dhe vepra e tyre mbeti frymëzim i pashtershëm që do t’i shërbejë vazhdimit të luftës për liri, çështje aq e nevojshme dhe shumë e domosdoshme ta heqim qafe zgjedhën e robërisë. Për ta forcuar këtë luftë shembuj të mjaftueshëm ka në gjirin e popullit. Ja heronjtë e tij: Bahri Fazliu e Agron Rrahmani që ndrisin si yje të pashuar të lirisë.

Pyetja e radhës është për Riki 30.

Kush e inicoi pajtimin kombëtar pas viteve të 90-dhjeta dhe cilët ishin ata që e penguan këtë iniciativ ?


Edituar për herë të fundit nga në Fri Oct 19, 2007 7:10 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Riki30
Admin
Admin
avatar


Male
Numri i postimeve : 2358
Age : 48
Vendi : Prishtine
Registration date : 09/08/2007

Patatja e nxehtë Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë EmptyFri Oct 19, 2007 3:29 am

Shum pak kam informata per kete nisme te Pajtimit Kombetar por nese nuk gaboj ka qen nje organizate per Bashkim Kombetar qe ka qen iniciatore e thuhet se e ka pengu qeveria e atehershme Shqiptare ne fund te vitit 1991 me shum spo flas se ndoshta dhe gaboj kam lexu dhe nje fjalim te Regjep Qoses por po e le me kaq

Pyetje per Mickonjen

kush ishte Avni Rrustemi ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Patatja e nxehtë Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë EmptyFri Oct 19, 2007 7:12 am

Ok Riki 30.

Pas viteve të 90-dhjeta ishte Akademik Rexhep Qosja i cili inicoi "Pajtimin Kombëtar". Por ishin Sali Berisha dhe Ibrahim Rugova të cilët e penguan iniciativën të cilën e kishte marr Qosja me disa intelektual.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mickonja
Anëtar i ri
Anëtar i ri
mickonja


Numri i postimeve : 141
Registration date : 06/09/2007

Patatja e nxehtë Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë EmptySat Oct 20, 2007 9:41 am

Patatja e nxehtë Avni_rrustemi



Avni Rrustemi (1895, Libohovë, Gjirokastër - 10 qershor 1924) - pedagogë[1], mësues[2], aktivist[3], deputet[4], atentator[5], shqipëtar nga Shqipëria.

Atdhetar e demokrat revolucionar i shquar, udhëheqës i shoqërisë demokratike "Bashkimi", pjesëtar i opozitës demokratike në Asamblenë Kombëtare në prag të Revolucionit
je atdhetare. Mësimet fillore i mori në vendlindje, vazhdoi në normalen e Elbasanit dhe më vonë në Shën Mitër Korone (itali), kurse studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës. Ndërkohë Avni Rrustemi punoi si mësues në Libohovë
(1910), në Tragjas të Vlorës (1913), në Tepelenë (1916-1917) e në Vlorë (1917-1918).
I rritur dhe i edukuar në një mjedis atdhetarësh, Avni Rrustemi u shqua si veprimtar me armë në dorë për lirinë, pavarësinë e tërësinë territoriale të Shqipërisë. Më 1908 braktisi bankat e
shkollës për t'u bashkuar me çetën e Çerçiz Topulli :
më 1910 bëri një përpjekje për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane gjeneral Shefqet Turgut pashën. Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke. Më 1918 , me nismën e tij u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate me emrin "Djalëria e Vlorës"

Në krye të saj organizoi demonstratën anti-imperialiste të 28 Nëntorit 1918 kundër pushtuesve italianë. Në pranverë të vitit 1919 në Shën Mitër krijoi "Lidhjen e Rinisë Shqiptare" për mbrojtjen e të drejtave kombëtare, kurse më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris Esat Pashë Toptanin, politikan me botëkuptime feudale.

Akti heroik i Avni Rrustemit në Paris, nuk ishte një atentat i thjeshtë, ai nuk kishte karakter terrorist, apo anarkist... Plumbat e Avni Rrustemit që shtrinë përdhe Pashën e Toptanit ishin sinjali, kushtrimi i Revolucionit Demokratiko-Borgjez, i një revolucioni të ri i popullit shqiptarë që po ngrihej kundër feudalizmit. Me t'u kthyer në Shqipëri, në dhjetor 1920 ai filloi punën për bashkimin
e shoqërive demokratike ekzistuese në një organizatë të vetme. Kongresi i mbajtur më 25 prill 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri që mori emrin federata "Atdheu". Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rrustemi. Me nismën e tij u krijuan dhe organizata profesionale të mësuesve.

Pas mbylljes së federatës "Atdheu", në gusht 1922 përsëri me nismën e Avni Rrustemit më 13 tetor 1922 u krijua në Tiranë shoqëria demokratike "Bashkimi".
Avni Rrustemi nuk qe vetëm organizatori kryesor i shoqërive demokratike, por edhe një ndër ideologët më të shquar demokratë. Idetë e tij, të formuluara në një sërë fjalimesh e artikujsh publicistikë u bënë armë e fuqishme në duart e rinisë demokratike e të masave të shtypura punonjëse.
Kur qeveria, nuk plotëson nevojat më me rëndësi që ka kombi, - thoshte ai, atëherë kjo nevojë duhet të realizohet me interesimin e pjesës së organizuar të popullit e ta bëjmë ne qeverinë që ta ndjejë këtë nevojë".

Daljen e vendit nga prapambetja Avni Rrustemi e shikonte në zhvillimin e ekonomisë së pavarur kombëtare. "Pa pavarësi ekonomike, - shkruan ai, - nuk mund të ketë pavarësi politike". Idetë e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1924,
ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturës së Kosovës. Ai kritikoi me guxim shpërdorimet e aparatit burokratik të kohës, fodullëkun e injorancën e klasave sunduese reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tonë dhe të drejtat e shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në Jugosllavi.
:
Në kushtet e ashpërsimit të kontradiktave klasore e politike të vendit, reaksioni çifligar me Ahmet Zogun në krye organizoi vrasjen e Avni Rrustemit më 22 prill 1924. Me këtë akt reaksioni synonte të godiste lëvizjen demokratike-borgjeze në ngritje. Vrasja e udhëheqësit të shquar të Lëvizjes demokratike shërbeu si shkëndijë e revolucionit që triumfoi më 10 qershor 1924.


Tani nje pyetje dhe pse nuk njihemi per anjezen.

Ku dhe kur eshte hapur shkolla e pare shqipe?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
anjesa
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
anjesa


Female
Numri i postimeve : 2275
Age : 35
Vendi : Germany, (KS)
Registration date : 04/09/2007

Patatja e nxehtë Empty
MesazhTitulli: Shkolliii   Patatja e nxehtë EmptySat Oct 20, 2007 4:04 pm

Në vitin 1584, në Stubëll ka funksionuar Shkolla e Parë Shqipe, në formë kolegji


Patatja e nxehtë Stublla1




pyetje per Betonin:
Kush ishte Gjergj Kastrioti Skenderbeu ??
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.skam-1her.de/
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Patatja e nxehtë Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë EmptySat Oct 20, 2007 10:30 pm

Anjesa:
Sa per pyetjen tende do te vazhdoi,por kerkoi nga te gjithe forumistet qe te sjellin fakte se spo kuptoi nje gje..?
Une kam fakte qe shkolla e pare Shqipe eshte e hapure.. Shkolla e Kubinit.1632 ne afertsi te krujes.

Kam deshire qe te gjithe te sjellin fakte ku eshte hapure shkolla e pare Shqipe ne Kurbin apo Stubell.?

Faktet e mia jane nga ENCIKLOPEDIA E SHTETIT SHQIPTAR Botuar ne 1985 Tiran...po u sjell edhe emrat e akademikeve

Eshte veq nje pyetje per te gjithe qe te mos perzim Historin tone pra nje perkufizim dua qe te behet Flm.

kete qe kam mesuar une lexoni me poshte..flm.!

SHKOLLA E KURBINIT:
Nje nga
shkollat e para shqipe,e themeluar me 1632 ne afersi te Krujes,qe i
perkiste vilajetit te Shkodres.Perveç leximit e shkrimit aty jepej edhe
mesim i gramatikes.Perdoreshin si tekste mesimore edhe veprat e Frang
Bardhit,Pjeter Budit,Pjeter Bogdanit,e te ndonje tjetri,ne gjuhen
shqipe.Pushtuesite Osman e penguan veprimtarine e saj deri sa e
mbillen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
azzurra
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1294
Vendi : Kosove e dashure
Registration date : 28/08/2007

Patatja e nxehtë Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë EmptySat Oct 20, 2007 10:44 pm

Beton mua sot ne mengjes me kan tregua qe shkolla e pare eshte hapur ne KORC te vitin 1887.... Ket pyetje ja bera une personalisht Mickonjes e cila me tregoi keshtu...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Patatja e nxehtë Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë EmptySun Oct 21, 2007 3:07 am

Edhe unë jam i pajtimit se më 1854 por më 1584 fillon tradita e arsimit shqip në Kosovë.

Mbetet që në fund të jap mendimin Beton për pyetjen që ja parashtroj Anjesa ;

pyetje per Betonin:
Kush ishte Gjergj Kastrioti Skenderbeu ??


Por normalisht pasi që të mos ket kush që të jap mendimin për kërkesën që parashtron Beton për shkollën shqipe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Patatja e nxehtë Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Patatja e nxehtë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shkencë-
Kërce tek: