Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Patatja e nxehtë

Shko poshtë 
+15
Guximi
E_Bukura
besa-bese
Sy kaltri
anjesa
mickonja
Riki30
silvi
azzurra
tom sojer
Kosovarja
shaban cakolli
Beton
Anna
Sofra
19 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 2 EmptySun Oct 21, 2007 3:40 am

Ok,Sofra:
Anjesa ka shume te shkruhet per te madhin Gjergj Kastrioti Skenderbeu po jap pergjegjjen ,pore shkolla e pare shqipe kur dhe ku ishte do te kisha pature deshire qe te behet nje perkufizim,nese ''dikush'' mundet te na spjegon me gjersishte...flm per mirkuptim.


Gjergj Kastrioti - Skënderbeu lindi më 6 maj të vitit 1405 dhe vdiq më 17 janar të vitit 1468 është Heroi Kombëtar i shqiptarëve, figura më e shquar në historinë e shqiptarëve

Patatja e nxehtë - Faqe 2 180px-Skend Patatja e nxehtë - Faqe 2 Magnify-clip
Skënderbeu sipas një prej versioneve të menduara të jenë origjinale




Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës malazeze Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405, u morr peng nga Pushtuesit Osman që në moshë të mitur dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (icogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës.
Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë i madh, pra Skënderbeu do të thotë Aleksandri i Madh. Ai nuk e harroi kurrë Atdheun e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Për mëse 12 vjet (1426-1438) ishte në Shqipëri. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare.
Megjithatë Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer përfundimisht në Shqipëri, deri në vitin kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.
Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare.
Fjalimi i Skënderbeut nxiti frymën atdhedashëse. Kryengritja çlirimtare u bë e përgjithshme. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone.
Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës.
Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë.
I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rrjesht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali.

Pyetje per Xilin:
Na thuaj sa Komuna jane ne Kosove.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sy kaltri
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Sy kaltri


Numri i postimeve : 1972
Registration date : 09/08/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 2 EmptySun Oct 21, 2007 3:29 pm

Komuna e Artanës
Komuna e Dardanës
Komuna e Deçanit
Komuna e Dragashit
Komuna e Drenasit
Komuna e Ferizajit
Komuna e Fushë Kosovës
Komuna e Gjakovës
Komuna e Gjilanit
Komuna e Graçanicës
Komune e Hani Elezit
Komuna e Istogut
Komuna e Junikut
Komuna e Kaçanikut
Komuna e Klinës
Komuna e Leposaviqit
Komuna e Lipjanit
Komuna e Malishevës
Komuna e Mamushes
Komuna e Mitrovicës
Komuna e Obiliqit
Komuna e Parteshit
Komuna e Pejës
Komuna e Podujevës
Komuna e Prishtinës
Komuna e Prizrenit
Komuna e Rahovecit
Komuna e Shtërpces
Komuna e Shtimes
Komuna e Skënderajt
Komuna e Suharekës
Komuna e Vitisë
Komuna e Vushtrisë
Komuna e Zubin Potokut
Komuna e Zveçanit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sy kaltri
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Sy kaltri


Numri i postimeve : 1972
Registration date : 09/08/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 2 EmptySun Oct 21, 2007 4:02 pm

sa komuna ka Mitrovica nese dini shkruani ketu
se cili anëtar japne mendimin e juaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 2 EmptySun Oct 21, 2007 4:44 pm

Xili mitrovica ka 10 numra postale do te thote qe te jene 10 komuna apo gjiisem komuna,unk kam nje statisit te perkufizua.

40000,40010,40040,40050,40060,40500,40550,40600,40650,40700.

Pyetje per Riki30;
Kush ishte Pashko Vasa.?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Riki30
Admin
Admin
avatar


Male
Numri i postimeve : 2358
Age : 48
Vendi : Prishtine
Registration date : 09/08/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 2 EmptySun Oct 21, 2007 7:54 pm

Patatja e nxehtë - Faqe 2 250px-Pashkovasa


Pashko Vasa (1825-1892)

Pashko Vasa, i njohur sidomos me emrin Vaso Pasha, lindi ne Shkoder me 1825. Mesoi disa gjuh te huaja si autodidakt dhe fitoi nje kultur shum te gjere per kohen. Rreth vitit 1847 shkoi ne Itali dhe mori pjese me arme ne dore ne revolucionin e Venedikut kunder pushtimit austriak. U tregua trim dhe me aftesi ushtarake. Pas deshtimit te kesaj levizjeje, P.Vasa u vendos ne Stamboll.
Ne Turqi P.Vasa u ngrit ne shkallen e larte te hiearkise shteterore. Nga viti 1883 e deri sa vdiq, me 1892 ne Bejrut, ishte guvernatori i pergjithshem i Libanit.
Gjate gjithe jetes se tij, P.Vasa ska rreshtur se menduari per Shqiperine dhe ka deshiruar ta shoh te lire, te pavarur, e te kulturuar. Veprimtaria e tij politike fillon ne vitet '60 ne Stamboll, ku bashkpunoi me K.Kristoforidhin, I.Qemalin, H.Tasinin. Mori pjese ne perpjekjet per organizimin e shoqerive patriotike e kulturore, per krijimin e nje alfabeti te shqipes dhe bashk me S.Frasherin ishte nder themeluesit e Shoqrise se te Shtypurit "Shkronja Shqip". P.Vasa qe nje nga frymezuesit kryesor te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe mbrojti me force qeshtjen kombetare ne Stamboll dhe ne qarqet diplomatike jasht perandorise.
Veprimtarin letrare, P.Vasa e zhvilloi kryesisht ne vitet 50-60 te shekullit XIX. Gjith krijimtaria e tij lidhet ngusht me atdheun me historin dhe lashtesin e popullit shqiptar, me mbrojtjen e te drejtave te tij si komb. "A mos eshte krim ta duash vendin tend? - shkruante ai. - Ajo qe eshte nje cilesi, nje virtyt per te tjeret, nuk mund te jet tjeter gje per ne". Shkroi poezi, proze artistike, publicistik dhe libra gjuhe. Veprat me te rendesishme te P.Vases jane: permbledhja me vjersha "Trendafila dhe gjemba"(1873), ku flet me zjarr e mall per vendlindjen dhe deshiron lirine e Shqiperise. Me 1879 botoi frengjisht trajtesen: "E verteta per Shqiperine dhe shqiptaret", ne te cilen argumenton lashtesine e popullit shqiptar, tregon vetit e tij dhe mbron te drejtat kombetare. Botoi me 1890 romanin "Bardha e Temalit" te shkruar frengjisht, ku pershkruan zakone e doke te jetes shqiptare, ne sfondin e luftes per clirim kombetar. Shkroi edhe nje "Gramatike te shqipes per te huajt"(1887).
Por kryet e vendit ne krijimtarine e tij e ze vjersha "O moj Shqypni"
O moj Shqypni, e mjera Shqypni

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush të ka qitë me krye n'hi?
Ti ke pas qenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pase shumë t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke qenë ma e mira!

Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ke qenë për luftë e n'luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhen gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t'bardhë gjithmonë asht nda!

Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s'të ka mbetun as em'n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t'zezë!

Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;
Sa thonë kam fe sa thonë kam din;
Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: " Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t'fitoni,
Besën e t'parëve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej!

Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëzue e bamun trokë!

Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet' e shkretë pa em'n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s'pat djalë kurrë!

Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekë
Ket fare trimneshe, qi sot asht mekë?
Ketë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kam?

Nuk, nuk! Këtë marre askush s'e do
Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro!
Para se t'hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!

Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!

Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund l'shon dielli vap'ë dhe rreze,
Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t'tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara Zotit.

Pyetje per Deli :
Kush Kur dhe Ku u be themelimi i Ushtrise Qlirimtare te Kosoves ??


Edituar për herë të fundit nga në Sun Oct 21, 2007 7:56 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sy kaltri
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Sy kaltri


Numri i postimeve : 1972
Registration date : 09/08/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 2 EmptySun Oct 21, 2007 7:55 pm

Beton une them se Mitrovica ka pesë Komuna vetem nje pjesen Veriore jan tri komuna
Komunat e Mitrovices

Komuna ------- Mitrovicë Jugore
Komuna ------- Mitrovicë Veriore
Komuna ------- Zveqan
Komuna ------- Leposaviq
Komuna ------- Zubin Potok Që lidhen Qabra dhe te gjitha Fshatrat shqipëtare Rruga e Ulçinit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Patatja e nxehtë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 2 EmptyWed Oct 24, 2007 1:49 am

Delia se di nese e ka pare ndonese ishin ber ca shkrime pas kesaj ju pershendes

Riki at dite kur ja kan kris shkavit eshte formu UCK-ja ha ha ha valla nuk e di aq mire vetem se ka pas organizata edhe ma te mira politikisht se UCK-ja vetem i ka mbet emri UCK-se se ishte edhe LKCK-ja politikisht edhe me njesite guerile te formuara qe e drejtonte Agron Rrahmani e politikisht Bahti Fazliu, Avni Klinaku Sejdi Veseli e shume te tjere atdhetar te deshmuar.
E sa i perket Adem Jasharit per cdo lavdat por pas renjes se tyre ne altarin e liris kta tjeret vetem se e kan shikuar dhe penguar frontin e Luftes duke dasht ta drejtojn si dojn vet.

Pyetje per Kosovares dhe Shaban Cakollit te me dhan pergjegje:

A dini te me tregoni se kush e ka penguar Frontin e Luftes .

Kujdes se po ju djeg patatja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 2 EmptyWed Oct 24, 2007 9:33 am

DISA KASTA PO BËHESHIN PENGESË E RRJEDHAVE TË HISTORISË
PËR TË NGULFATUR SHPIRTIN LUFTARAK;TË SHQIPTARËVE LIRIDASHËS


Z.Deli ju falemnderoj që më ofruat trajtimin e një teme të tillë kombëtare.Ju keni parashtruar pyetjen:A e dini kush e ka penguar Frontin e Lufës?

Pa dyshim këtë e kemi të njohur,por nuk është në doren tonë të e themi,pa e ndriquar historia.Ju e dini edhe vet z.Deli se UÇK-ja,jo nga të gjithë përkrahej si ushtri e popullit,kishte njerëz që nuk donin të e njihnin,por edhe kishte të tillë që e quanin dorë e zgjatur earmikut.Sot kur lexoj shpesh në shtypin tonë më zë syri për njërin që u ngriste kurtha UÇK-së,kurse artikullshkruesit e paraqesin sikur në rolin e heroit,dhe kur lexon pezmi të shtynë të grindesh me vetvetën:Si është e mundur që gjërat të paraqiten praptazi?!!!Ai njeri ka emër dhe mbiemër,ne thamë nuk po përmendim emra nga se kjo është punë që nuk duhet të endriçojmë ne,këtë punë duhet të e ndriqojnë njerëz kompetent.Po sikur të ishte vetëm ai,po këtu bëhet fjalë për një kastë të gjërë kolltukgjinjësh.,të cilët me qdo çmim donin të ruajnë kolltuqet,dhe kasta tjetër që kalaboronin me Beogradin.
Sido që të jetë UÇK-ja,nuk u themelua mbrenda ditës,ajo kishte nisur shumë më heret:Pranvera e marsit 1981,kur studentët e pakënaqur me regjimin që ushtronte politiken e errët mbi Univerzitetin eKosovës,shprehen revoltën e tyre,revolta u zgjërua dhe u shëndrua në gjithëpopullore.At revoltë po e vëzhgonin me vemendje Adem dhe Hamëz Jashari me një numër miqësh dhe të afërmish.Kjo revoltë atyre ju la gjurmë të thellë në edukimin atdhetarë.Armiku u tërbua nga zjarri i lirisë që kishte ndezu r shpirtin e shqiptarëve,dhe nuk po lente mjet dhune papërdorur,duke menduar se po ua shuan atë zjarrë lirie me dhunë dhe frikë.Nismën e dhunës ata e patën në rrethimin e një atdhetari të cilit ia kishin frikën e ky ishte Tahir Meha.Pikërisht më 13 maj1981,ekspedita të mëdha policore me teknika të përsosura luftarake,po e rrethojnë Tahir Mehen.Tahiri ishtendër burrat që nuk përulej,ai alternativë të vetme zgjodhi një luftë me ta.Ai u hudh mbi tasi një drangua dhe po mbulonte me trupin e tij
njësite speciale serbe,duke u shkaktuar humbje të mëdha në njerëz dhe teknikë luftarake.Në atë luftë të pabarabartë Tahir Meha ra heroikisht,duke e paguar veten dhjetëraherë.Në varrimin e tij ku mori pjesë masa e gjërë popullore;AdemJashari u betua para varrit të Tahir Mehes se do të vazhdoj luftën për çlirim deri në fitore.Po;Ademi me Hamzën dhe një grumbll shokësh,kanë punuar gjatë në këtë drejtim.Ata ecën guximshëm rrugës së luftës kombëtare,duke e ngritur ate si në aspektin organizativ,rritjen në numër të luftëtarëve,me qka ndryshuan rrjedhat e historisë dhe hapën një epokë të re"Epokën e UÇK-së"
Fillimisht Adem Jashari me një çetë që kishte bashkuar po stërviteshin në Shqipëri,ku Ademi me shkathësinë e tijia kishte dalur shpejt të përsosej me njohurinë e përdorimit të të gjitha mjeteve luftarake.ARMIKUT I KISHTE RëNë Në SY lëvizja e tyre
dhe ua kishte shti frikën në palc.Rrugën për të mundur shqiptarët
ata e shihnin në eleminimin e Jasharajve.KëSHTU më30 dhjetor
1991,armiku me një makineri të fortë luftarake dhe policore,i bëjnë një rrethim të egër kullave të Jasharajve,dhe kërkojnë që të dorëzohet Ademi!Po Adorëzohej ai vigan?Me familjarët që kishte në kullë dhe disa miq,vendosi të u hapi luftë pushtuesëve.
Rrethi i hekurt pushtuesit u largua pa sukses,sepse Jasharajt iu kunderpërgjigjen me breshëri plumbash.Prej atëherë UÇK-ja,mori nismen e aksioneve.Ademi me shokët nisën akcionet luftarake mbi policinë e armikut fillimisht nëDrenicë,pastaj në Llap,Dukagjin,e më pas në mbarë Kosovën.Armiqët po i mbanin Jasharët nën shinjestër,dhe tani më 22 janar 1997 armikukishte pregaditur rrethimin tjetër të Jasharajve,por qëndresa e tyre i detyroi armiqët të kthehen me bisht ndër këmbë.Mendimin e thellëqë kishte krijuar Serbia,ishte që me zhdukjen e Jasharajve,do të zhduknin edhe qëndresen shqiptare,qka nuk ishte fare e vërtetë.Armiku kohë të gjatë po grumbullonte teknikat më të përsosura luftarake,polic,ushtarë dhe paramilitarë,kështu që më 5prill1998,forca shumë të mëdhaserbe po e rrethojnë Prekazin.Jasharajt tani po e dinin se kanë një luftë të pa barabartë përpara,por qëndruan heroikisht deri në qastin e fundit.Ademi me familje dhe çeten e tij i bënë rezistencë heroike,ku Ademi me pushkë ekëngë hudhte breshëri plumbash mbi armiqet.Tani AdemJashari ishte qëndresa heroike e Kosovës që mbeti legjendë,por ne nuk flasim për një Ushtri Çlirimtare të Adem Jasharit.Po,ai ishte komandanti,dheçeta e tij në emër tëtij ishte bërthama kryesore eUÇK-së;.pO me rënjen e Jasharajve ushtria shqiptare morën kualitet të ri filozofinë dhe mendësinë etyre për jetën,atdheun,lirinë,nderin dhe dinjitetin kombëtar.Këtu fill pastyre vijnë ZahirPajaziti,EDMOND HOXHA;HASHIM THAQI;Jakup Krasniqi,Fehmi dhe Xhevë Lladrovci,Shaban Shala,Remzi Mustafa,MujëKrasniqi,Fatmir Limaj,vëllezerit Haradinaj,Agim Ramadani,Salih Çeku,etj.............një vig heronjësh e luftëtarësh,për të cilët mund të flitet gjatë e gjatë.....Ata luftën Çlirimtare nuk e nisën për hirrë të syzezëve;APO TE NJë LIDERI;APO TJETRI;AS PëR INTERESA PERSONALE,ata nuk duruan thundrën e huaj,luftuan me mish e shpiert për ta shporrur nga trojet tona.Si e tillë kjo luftë u cilësua e drejtë në radhen e së cilës uradhiten edhe ushtria ndërkombëtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 2 EmptyWed Oct 24, 2007 12:57 pm

Pyetja ime i drejtohet znj.mickonja:

Femra jone dhe kontributi i saj ne ç'eshtejen kombetare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mickonja
Anëtar i ri
Anëtar i ri
mickonja


Numri i postimeve : 141
Registration date : 06/09/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 2 EmptyWed Oct 31, 2007 4:47 pm

Pershendetje te gjithve dhe te me falni qe jam vonuar ne pergjigjen e kesaj pyetje.
Por vertet qe skam pasur mundesi sepse kam pasur disa probleme te miat.
Ju kerkoj ndejese dhe nje here tjeter .


Per sa i perket temes mendoj qe femra shqiptare ka kontribuar po aq s a meshkujt ne ceshtjet e atdheut.
Nese shfletojem historine e kombit tone do te gjejme figura te femrave q e e kane shkruar me gjak emrin e tyre ne kete histori qe duhet ta respektojme dhe nderojme.

Le te hedhim nje sy ne kohen e Skenderbeut ka qene Mamica e cila jo vetem ka luftuar por ka qene dhe prijse e ushtrise e cila luftonte nen komadat e saj.
Ose Shote Galica e cila ka qene nje nder luftetaret e cila u be shembull per sa e sa gra te cilat rrembyen armet e luftuan krah per krah me burrat.
Ka qene nje luftetare legjendare ,luftonte me shpirt per ceshtjen e atdheut aq s a trimeria e saj ishte shume here me e madhe se e nje burri.
Vecorite e disa grave luftetare i ka nxjerre dhe lufta e dyte botrore ku nuk numerohen femrat te cilat rrembyen armet nen parrullen<Ja vdekje ja liri>
Nje nga keto ka qene dhe Margarita Tutulani e cila dhe jeten per clirimin e atdheut.

Nese do te shohim ne ditet e sotme jemi te vetedijshem s e sa femra kane ndimuar per ceshtjen e athdheut.
Nje nga keto ka qene dhe Shqipe Adem Jashari.
Ajo jo vetem luftoi por u dha kurajo e guxim sa e sa grave te tjera te cilat me aq sa munden ndimuan ne ceshtjen e Kosoves per liri.

Po sa e sa figura femerore njeh historia te cilat nuk e perfillen faktin s e femra eshte e brishte dhe duhet te rrije ne shtepi.
Por me guxim e vullnet arriten te thyenin keto rregulla dhe vuren ceshtjen e atdheut para gjithckaje..

Ajo qe me jep shpresa se femra eshte nje fuqi madhore ne ceshtjet kombetare eshte perfshirja e saj ne politike.
Mendoj se ka ardhur koha te luftojme me pene dhe te jemi krah per krah njeri tjetrit pa dallim gjinie.

Mendoj qe femra eshte vertet nje fuqi madhore dhe shpresoj qe nje dite vertet ta zejme vendin qe na takon

Vetem ne kete menyre do arrijme te respektojme gjakun e atyre femrave qe flijuan veten e tyre per atdheun.

.

Dhe tani nje pyetje per Betonin.


Kush ka qene <Napoleon Bonaparti>?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 2 EmptyWed Oct 31, 2007 8:44 pm

Betoni i perballon nxetesise, patatja ne goje te shkrumon se s'te djeg, hahahaah, shpresoj se betoni shume shpejte do iu pergjigjet

pershendetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sy kaltri
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Sy kaltri


Numri i postimeve : 1972
Registration date : 09/08/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 2 EmptyWed Oct 31, 2007 9:11 pm

Zotri Shaban Cakolli të them se Drenica çdo her jan Fliju për kosoven nga Lufta në Luftë edhe përse nuk jam Drenicak une me shpirt e kam dashur dhe e Dua Drenicen

31 dhjetor 1990 Lagja Jasharaj dhe Kulla e tyre ishin Rrethim nga Forcat qetnike Serbe
në atë kohë në Familjen Jashari kishte ardhur nga Gjermania Djali i Madhë i Bacës Shaban pra Rifat Jashari
Forcat e shuta të hordhive sërrbe kerkonin të Dorëzohej Adem Jashari dhe Hamza dhe Jasharajt e tjerë qe ishin pjesë e Themelimit të UÇK - së por kjo nuk ndodhi
se këta shpërthyn rrethimin e hekurt dhe dolen tek Lushtakët
Ndodhi Rasti i Vojnikut në vitin 1997 kur paramilitarët sërbë mësyn Familjen e Axhes së Abedin Rexha ( Sandokani ) dhe në udhëkryqin e Llaushes tek Mrizat u zbrapsen nga Luftëtarët e Lirisë
ata për tu Hakmarrur vranë mësuesin Halit Geci
në Varrimin e mësuesit me 28 Nëntorë po të këtij Viti dolen në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosoves
para qindra mijra qytetarve të Kosoves treguan vendosshmërin dhe mbrojtjen e Popullit tonë
pra aty të maskuar ishin Rexhep Selimi , Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi
me 22 janar 1998 mbas Syfyri Forcat ushtarako Policore dhe Paramilitare mundohen të rrethojn Familjen Jashari dhe këtu i heton Baca Shaban dhe ju kundervihen aty ka qen Hamëz Jashari dhe ju kan ndihuar Nipat dhe Mbesat kjo ka qen dhe në TV kur e sheh Hamëz Jashari Kushtrimin Djalin e Adem Jasharit shum i vogel duke shtën në drejtim të Shkive

22maj 1998 Policia serbe mësyn Fshatrat e qyqavices Likoshan dhe Qirez
aty tregohen të Guximshëm Trimat e lirisë ju kundervihen dhe ju tregojn se këto fshatra kontrollohen nga Luftëtarët e Liris pra UÇK - ja aty reagojn Forca te shuta Policore Ushtarake dhe Paramilitare ku nga të shtënat nga Elikopteri Plagosen Mosa Jashari , Sabit Lladrofci dhe Shoferi i që ishte me ta Sabit Geci

këto jan ato qe dua te ju them
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 2 EmptyThu Nov 01, 2007 4:32 am

Patatja e nxehtë - Faqe 2 200px-Napol%C3%A9on_Bonaparte_par_Paul_Delaroche_%28d%C3%A9tail%29


Napoleone Bonaparte

Napoleon Bonaparta lindi me 15 gushte 1769 ne izullin te Sant ' Elena vdiq me 5 maj 1821

Bonaparta ishte nje General i Revulucionit te Frances.
Nese nuk ju mjafton kjo do te mare kohe do te shkruaj me shume flm per mirkuptim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 2 EmptyTue Nov 06, 2007 11:00 am

Nese me lejohet qe kjo teme te vazhdone

Pyetje per besa bese:

Me intereson me dite.
Historikishte Universitetit te Prishtines kure dhe ne cilin vite themelu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 2 EmptyTue Nov 06, 2007 4:27 pm

Universiteti i Prishtinës
krahas shume universiteteve ne ish Jugosllavinë sllavo-fashiste , Universiteti she shkollimi per shqipetaret e Kosoves eshte shume i vonshem, daton nga muaji nentor i vitit 1969 kur ish Kuvendi i Krahines se atehershme te Kosoves sjell nje ligj per themelim te Universitetit pra me 18 nentor 1969.

Andaj 15 shkuri i 1970 eshte data historike e Universitetit te Prishtines i cili sipas shkive doli nga universiteti i Beligradit (themeluar me 1905), sa per ilustrim po ua tregoj edhe themelimin e universiteteve te rajonit si psh.:Ne Novi Sad themelohet UN.10 vjet para se te themelohet tek ne në Kosove, UN i Nishit ne vitin 1965, ne Podgoricë ne vitin 1974 etj, pra ne kemi qene te lanun mas dore prej sllaveve, mos te harroni se Un.i zagrebit ka nje histori te lashte qe daton nga 32 shtatori i 1669!!!

pytja te kosovarja:

Na trego diqka rreth historikut te Universitetit te Tetoves.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 2 EmptyWed Nov 07, 2007 12:10 am

Universiteti i Tetoves

Universiteti Shteteror i Tetoves eshte nje institucion i edukimit te larte, kryesisht i orientuar drejt shkences, arteve dhe si nje trup i pavarur, ku misioni i tij eshte te edukoje dhe te emancipoje popullaten e Republikes se Maqedonise dhe gjetke. Universiteti shteteror i Tetoves u themelua me 17 dhjetor 1994 si nje iniciative e intelektualeve Shqiptare ne Republiken e Maqedonise, partive politike Shqiptare, shoqerive joqeveritare dhe te gjithe njerezit qe u perkushtuan ndertimit te nje baze edukative ne shtet dhe jashte shtetit. Nje dekade e ekzistimit dhe e funksionimit te ketij institucioni edukativ, eshte njera nga epokat e medha te punes dhe sakrifices, dhe zotimet qe ky universitet duhej t’i arrij me sukses dhe t’i tejkaloje e t’i mposhte te gjitha sfidat qe ka hasur gjate rruges.
Patatja e nxehtë - Faqe 2 735
Pas nje dekade pune, Universiteti Shteteror i Tetoves, dhe me demokratizimin e shtetit, qeveria e Republikes se Maqedonise filloi dhe mori nje qendrim te pranoje kete Universitet dhe me vone me procedura parlamentare me 22 shkurt 2004, Parlamenti i Republikes se Maqedonise pas nje debati te gjate e votoi dhe zyrtarisht e pranoi Universitetin. Akti i pranimit zyrtare i USHT-se, padyshim eshte nje moment historik madheshtor dhe mban implikime te medha per kete institucion. Gjithashtu, kontribut shume te madh per pranimin zyrtare te Universitetit kane dhene: qeveria, parlamenti, komisioni iniciues per themelimin e Universitetit si nje institucion edukativ publik ne Tetove, komuniteti nderkombetar dhe gjithe te tjeret te cilet e bene te mundur kete dhe te cileve ne u falenderohemi jashtezakonisht. USHT-ja perbehet nga kater fakultete dhe me nje qender te studimeve politeknike. Ne kete Universitet numri i pergjithshem i studenteve eshte 12036, prej te cileve 10226 jane qytetare te Republikes se Maqedonise, perderisa 1100 jane studente te huaj. Nga numri i pergjithshem i studenteve, 8229 jane te rregullt, ndersa 1997 i ndjekin ligjeratat si studente me korrespodence.

Pyetje per E_bukura :
-Me intereson te di per islamin kur erdhi ne trojet tona?Si u perhap feja islame tek ne,dhe pse islamin sot e pranojne mijra e mijra njerze ??
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 2 EmptyWed Nov 07, 2007 3:22 am

Kosovarja me një përmbledhje të shkurtër, tregoi për Univerzitetin e Tetovës, por para se të përgjigjet E bukura po e vendosi edhe këtë shkrim që hasa në internet.

Për më shumë të nderuar forumisatë lexone këtë shkrim.






NGA HISTORIA E
UNIVERSITETIT TË TETOVËS




Më poshtë i praqesim datat më kryesore dhe ngjarjet që shënuan themelimin e UT-së.

· 4 Qershor, 1994
Në sallën solemne të Kuvendit komunal të Tetovës, u mbajt Kuvendi i Parë i Intetlektualëve Shqiptarë nga të gjitha viset e Maqedonisë , në të cilin u muar Vendimi për Themelimin e Universitetit të Tetovës. Njëkohësisht në këtë Kuvend u caktua edhe Kryesia e Universitetit, në përbërje : Dr. Fadil Sulejmani, Dr. Agni Dika dhe Dr.Murtezan Ismaili , me detyrë që : të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm për institucionalizimin e Universitetit , i cili do të dorëzohet në Ministrinë e Arsimit të Maqedonisë, të ndërmarrë hapa konkret për sigurimin e objekteve , planeve e programeve dhe kuadrit të nevojshëm mësimor, të sigurojë mjete të domosdoshme financiare etj.
· 1 Tetor, 1994
Në Kuvendin Komunal të Gostivarit u mbajt mbledhja e kryesisë së Universitetit , ku morën pjesë kryetarët e partive politike shqiptare :Arbër Xhaferi (PDSH), Iljaz Halimi (PDSH), Nevzat Halili (PUP-PR), Xhemil Idrizi (Partia Liberale), si dhe Sefedin Haruni (PPD). Në këtë mbledhje morën pjesë edhe kryetarët e Kuvendeve Komunale , që paraqiten si themelues të Universitetit : Enver Zenku (Gostivar), Qemal Xhafa (Dibër) dhe Shaqir Haliti (Tetovë) . Gjatë Mbledhjes , anëtarët e Këshillit Amë për themelimin e Fakultetit Pedagogjik , u deklaruan se : meqë iniciativa për hapjen e këtij fakulteti u përkrah vetëm formalisht nga Qeveria e Maqedonisë dhe nuk dha asnjë rezultat konkret , e ndërpresin punën në këtë drejtim dhe e mbështesim vendimin për themelimin e Universitetit të Tetovës .
· 26 Nëntor, 1994
Në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Tetovës , u mbajt Kuvendi I Dytë i Intelektualëve Shqiptarë, në të cilin u vendos që Akti për Themelimin e Universiteteit të Tetovës të nënshkruhet solemnisht më 17.12.1994 ,me një program solemn në Shtëpinë e kulturës në Tetovë, nëprani të një numri të të ftuarish nga të gjitha viset e Maqedonisë.
· 14 Dhjetor, 1994
Me urdhër të Minisrisë të Punëve të Brendëshme të Maqedonisë dhe në prani të forcave të mëdha policore rrënohet objekti i paraparë për Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore duke e përdorur edhe buldozerin, mbyllet ndërtesa e cila ishte paraparë si ndërtesë e Rektoratit të Universitetit dhe nda policia merret në bisedë informative Dr. Fadil Sulejmani, konfiskohet një pjesë e dokumentacionit dhe pajisjeve të vendosura në zyra. Në mbledhjen që e mbajti Kryesia e Universitetit , ku merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e partive politike, u muar vendimi që nënshkrimi i Aktit për Themelimin e Universiteti të bëhet solemnisht më 15.12.1994 , meqë pas intervenimit të policisë ishte e sigurtë se me 17.12.1994 një gjë e tillë do të pengohet me forcë.
· 15 Dhjetor, 1994
Meqë me urdhër të Ministrisë të Punëve të Brendshme të Maqedonisë u ndaluan të gjitha llojet e tubimeve, me qëllim të nënshkrimit të Aktit për Themelimin e Univrsitetit në shtëpinë e z. Gani Bahriut u mbajt mbledhja solemne e Kryesisë së Universitetit , me pjesëmarrje të përfaqësuesve të partive politike dhe asociacioneve të tjera shqiptare, në të cilën fillon nënshkrimi i Aktit për Themelimin e Univrsitetit . Në këtë mbledhje , para kamerave televizive të TV ART , së pari u lexua Aktit për Themelimin e Univrsitetit nga Dr. Fadil Sulejmani dhe pasoi nënshkrimi i tij nga anëtarët e Kryesisë së Universitetit : Dr. Fadil Sulejmani, Dr. Agni Dika dhe Dr. Murtezan Ismaili . Pastaj, këtë dokument e nënshkruan Arbër Xhaferi, Iljaz Halimi, Nevzat Halili, Myqereme Rusi ( kryetare e LGSh), Arben Rusi ( kryetar i Shoqatës Humanitare), Enver Zenku (kryetar i Kuvendit Komunal të Gostivarit).
· 16 Dhjetor, 1994
Meqë në mbledhjen solemne të 15.12.1994 edhepse qenë të ftuar , nuk morën pjesë përfaqësuesit e Partisë për Prosperitet Demokratik , mer arsyetim se "mbledhja mbahet në shtëpi private", Kryesia e Universitetit që nënshkrimi i Aktit për Themelimin e Univrsitetit nga përfaqësuesit e kësaj partie të vazhdojë në zyrat e tyre . Pas një bisede disaorëshe , analizës së dokumentit dhe sqarimeve të nevojshme reth tekstit në fjalë kah ora 21, 00 e datës 16.12.1994, Dr. Fadli Sulejmani edhe njëherë e lexoi tekstin e Aktit për Themelimin e Univrsitetit . Pastaj vazhdoi nënshkrimi i këtij Akti nga Abdurahman Aliti, ministri Iljaz Sabriu dhe anëtarë tjerë të Kryesisë së kësaj partie. Të pranishëm ishin edhe kryetarët e komunave Tetovë, Gostivar dhe Dibër, të cilëtgjithashtu e nënshkruan dokumentin e Themelimit. Gjatë momenteve të nënshkrimit, pas Shtëpisë të Kulturës në Tetovë ishin grumbulluar forca të mëdha të policisë. Dikupas mesnate , u burgosën dy anëtarë të kryesisë të Universitetit : Prof. Dr. Agni Dika (u dërgua në burgun e Velesit ) dhe Prof. Dr. Murtezan Ismaili ( u dërgua në burgun e Shtipit ). Me këtë rast u bastisën shtëpitë e u malltretuan anëtarët e familjeve e të afërmit e tyre . Brenda natës, në Tetovë u bastisën shumë shtëpi dhe u burgosë mjaft qytetarë.
· 17 Dhjetor, 1994
Tetova nga të gjitha anët ishte e rrethuar me forca të mëdha policore , meqë ishte publikuar , se nënshkrimi i Aktit për Themelimin e Univrsitetit do të bëhet në orën 12:00 , në sallën solemne të Kuvendit Komunal të Tetovës . Në zyrat e PPDSH- së në mesditë u lexua edhe njëherë nga Dr. Fadil Sulejmani Aktit për Themelimin e Univrsitetit . Drejt Kuvendit Komunal marshuan delegatët e ftuar, edhe pse hyrja qe bllokuar nga forca të mëdha policore .
· 15 Shkurt, 1995
Në praninë e mijëra qytetarëve, intelektualëve nga vende të ndryshme të Maqedonisë, përfaqësuesve të partive politike , mysafirëve të shumtë , në oborrin e objektit , e cila ishte paraparë si ndërtesë e Fakultetit të Shkencave Natyrore, u hap solemnisht fillimi i procesit mësimor-shkencor në vitin e parë akademik , në Reçicë të Vogël.
· 17 Dhjetor, 1995
Në oborrin e lokaleve të Fakultetit të Shkencave Matematiko - Natyrore në Reçicë të vogël intervenon polici . Vritet qytetari Abdylselam Emini dhe plagosen shumë qytetarë tjerë. Në fshatin Poroj në prezencën e forcave të mëdha policore mbahen orët e para të mësimit. Diku në orët e vona burgose Prof. Dr. Fdila Sulejmani, Prof. Milahim Fejziu, Mr. Musli Halimi Prof. Nevzat Halili dhe Inxh. i dipl. Arben Rusi.

Tani vazhdon pyetja që i parashtroi Kosovarja.


Pyetje per E_bukura :
-Me intereson te di per islamin kur erdhi ne trojet tona?Si u perhap feja islame tek ne,dhe pse islamin sot e pranojne mijra e mijra njerze ??
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 2 EmptySun Nov 11, 2007 7:49 am

Kosovarja, a nuk pate ndonje pyetje me te lehte?! Hmm, do te mundohem qe t’pergjigjem. Por me shpres qe te vazhdoj kjo teme keshtu siq eshte, kurse ata qe nuk pajtohen me pergjigjen time ( qe eshte shum normale) eshte nje teme e veqant, aty mund te diskutojm me gjer e gjat…
Pyetja ishte: “-Me intereson te di per islamin kur erdhi ne trojet tona?Si u perhap feja islame tek ne,dhe pse islamin sot e pranojne mijra e mijra njerze ??

Sa i perket pjeses se par se pyetjes. Disa mendojn dhe e pohojn se islami na paska egzistuar edhe para shek. XV (15-te), ne trojet shqiptare, gje qe nuk eshte e vertetuar ne asnje menyr...Disa te tjere e pohojn se islami erdhi dhe u pranua apo “perqafua” nga shqiptaret ne shek XV (15-te). Mua me duket shume me e logjikshme kjo e dyta, ngase keshtu te pakten e thone shume prej librave te historis shqiptare.
Ndersa sa i perket pjese se dyte te pyetjes. Ketu ka mendime te ndryshe, sikur se ka ne kete forum mendime te ndryshme, njejt ka edhe tek njerzit me te medhenje; mendime dhe konkluzione te ndryshme. Por, mendoj se e verteta eshte nje; islami u perhape me dhune ne nje menyr apo tjeter, varesisht prej rrethanave. Sote Kosova renditet e 21-ta ne bote per nga perqindja e popullsis muslimane ( me 95 %). Dikush niset me kete fakte se si ka mundesi qe gjithe kjo % e madhe ta kete pranuar me dhune fen islame! E njejta loje ka qen edhe me perpara nga Romaket dhe Bizantinet. Pra qe te gjithe perandorite e kan pasur per qellim pushtimin e sa me shum torjeve, marrjen e pasuris, perhapja e besime te tyre si besim univerzal dhe global. Keshtu qe edhe tek kjo e fundit nuk duhet te habitemi se nuk ka qen hic me e mir se ato te tjerat. Apo per hir siq bejn shumica per hir te fes se perbashket qe kemi, nganjher shkojn aq large sa qe prej sunduhesit mundohen te na bindin se e kemi mikun me te mir Turkun ( perandorin osmane) Nuk jam e mendimit se para se te konvertohemi ne musliman ishim ber ne menyr paqesore te krishterapo ortodoks, jo. Keshtu qe simbas mendimit tim eshte se feja ne mesin e shqiptarve u perhap me dhune ne gjitha menyrat e mundshme. Nese guxojm te mendojm te kunderten, ateher lind pyetja pse perandoria osmane nuk i dergoj hoxhallaret ne menyr qe ata t’i bindinin shqiptaret qe ti paguanin taksat e ndryshme ne paqe dhe ne kete menyr ti konvertonin ne musliman me deshir?? Por siq na meson historia jone erdhen ushtri te shumte ne krye me sulltanin e tyre..., dhe u zhvilluan luftera e lufetra te ndryshme. Ka edhe te atill qe e kan perqafuar fen islame, por nje % shum e vogel, kurse per shumicen e islamizuar shqiptare po them se, botekuptimi ndaj zotit eshte bartur permes ulemase islame turke qe ka vepruar ne tokat e pushtuara. Eshte transferuar ne gjuhen arabe dhe eventualisht eshte interpretuar ne gjuhen turke, te cilat populli fare nuk i ka kuptuar. Nga mesimi eventual i elementeve te para fetare neper xhami, me forcen e kamxhikut (”falleku i kembeve”) eshte detyruar te mbaje mend mekanikisht dhe te aftesohet per perseritjen e nje numri te caktuar lutjesh (arabisht) dhe per ritualin e faljes. Ne gjuhen shqipe, hoxhallare te paguar dhe administrator lokal, me siguri jane perpjekur t’ia ngulitin ne koke ato botekuptime dhe ato raporte ndaj zotit te cilat nuk mund te ishin fort te ndryshme nga botekuptimet dhe raportet qe duhej t’i kultivonte ndaj ”padishahut” apo “sulltanit”.
Dhe pjeses se trete te pyetjes. Mendoj se eshte thjesht zgjedhje e tyre, une te pakten ashtu e shoh, sepse dikush e pranon besim e nje religjioni te caktuar, aty ku e ndihen veten me te qet shpirterisht. Dhe arsyea tjeter eshte se, tani librat fetare islame perkthehen ne gjuhe te ndryshme. Ushtrojne ndikim te duhur ne thyerjen dhe ne zhdukjen e paragjykimeve te krijuara artificialisht dhe ofrojne mundesi te drejtperdrejte per njohjen me te thelluar te islamit.
Kjo ishte pergjigja me pake fjale, besoj qe mjafton! Ne te kunderten, lexohemi prap.

Pyetje per Azzura:

Dicka per Kryengritjen e Kosoves te vitit 1910?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
azzurra
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1294
Vendi : Kosove e dashure
Registration date : 28/08/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 2 EmptyMon Nov 12, 2007 1:21 pm

Kryengritja e Kosoves ne vitin 1910

Kryengritja e Kosovës e vitit 1910 ishte e para lëvizje e armatosur aq e gjerë e popullit shqiptar në fillim të shek. XX, por që mbeti në kufijtë e një vilajeti të vetëm. Veprimet e suksesshme luftarake të kryengritësve në skajin verilindor të vilajetit të Shkodrës nuk ndikuan në zgjerimin e përmasave të saj.
Lufta e armatosur e popullit shqiptar kundër sundimit osman nuk arriti të shtrihej në një hapësirë të gjerë kombëtare as në rrafshin organizativ, as në atë politik e ushtarak. Madje edhe në kufijtë e vilajetit të Kosovës nuk u arrit një bashkërendim i veprimeve luftarake. Ndonëse luftuan për të përballuar marshimin e ushtrisë së komanduar nga Shefqet Turgut pasha, kryengritësit nuk arritën të organizonin një qëndresë të përgjithshme në gjithë vilajetin. Vatrat e qëndresës së shqiptarëve, siç qenë ato të Kaçanikut, të Carralevës etj., mbetën të shkëputura nga njëra-tjetra.
Në këto dobësi ndikoi edhe mungesa e një qendre të vetme drejtuese politike e ushtarake në shkallë kombëtare ose të paktën ndërkrahinore. Përveç kësaj, pjesa më e madhe e vendit qëndroi mënjanë ngjarjeve të Kryengritjes së vitit 1910 dhe nuk u përfshi në luftën e armatosur kundër regjimit xhonturk. Shumica e veprimtarëve të klubeve atdhetare në vilajetet e Shkodrës, të Janinës dhe të Manastirit nuk ishte ende e bindur për domosdoshmërinë e luftës së armatosur. Edhe deputetët shqiptarë, duke përfshirë edhe ata më radikalët (me ndonjë përjashtim), nuk qenë të prirur në këtë kohë për të dalë nga kuadri i luftës parlamentare, ndërsa komitetet e fshehta në Jug të vendit, ndonëse ishin përkrahës të kryengritjes së armatosur, nuk ishin të përgatitur për të mbështetur me veprime të armatosura kryengritjen e Kosovës.
Kryengritja u shtyp edhe për shkak se shqiptarët u ndodhën përballë një ushtrie të madhe në numër, në armatime e në pajisje luftarake dhe e drejtuar nga oficerë të zgjedhur, të stërvitur nga instruktorë të huaj.
Kryengritja nuk pati përkrahjen e qarqeve politike të shteteve fqinje dhe të Fuqive të Mëdha që vijuan t’i përmbaheshin politikës, tashmë tradicionale, të ruajtjes së status quo-së.
Megjithëse Kryengritja e armatosur e vitit 1910 u shtyp, qeveria turke u detyrua të bëjë ndonjë lëshim. Në vjeshtën e vitit 1910 ajo hoqi ligjin për bandat, lejoi hapjen e ndonjë shkolle shqipe, pa hequr dorë nga përpjekjet për t’i detyruar shqiptarët që të përdornin alfabetin arab, ndërpreu zbatimin e masave për çarmatimin, për rekrutimin ushtarak e për mbledhjen e taksave dhe premtoi se do të përdorte një fond të posaçëm për ndërtimin e shtëpive të djegura e të rënuara gjatë fushatave ushtarake të vitit 1910. Për të penguar një shpërthim të ri të kryengritjes në Kosovë, Porta e Lartë dërgoi atje disa komisione që u ngarkuan të qetësonin vendin duke u marrë vesh me krerët shqiptarë.

Kryengrija Kosoves dhe fuqite e medha
Fuqitë e Mëdha, duke respektuar politikën e ruajtjes së status quo-së në Turqinë Evropiane dhe në gjithë Perandorinë Osmane, nuk e përkrahën kryengritjen shqiptare të Kosovës. Ata i trajtuan ngjarjet në Shqipëri si një çështje thjesht e brendshme e Perandorisë Osmane dhe i lanë dorë të lirë Stambollit për shtypjen e kryengritjes.
Por qëndrimi i Fuqive të Mëdha kundrejt lëvizjes çlirimtare të shqiptarëve e sidomos ndaj metodave të dhunës e të terrorit që përdori ushtria turke për paqtimin e territoreve shqiptare, nuk ishte i njëjtë. Ndërsa Rusia këmbëngulte pranë Portës së Lartë për ta çuar deri në fund ekspeditën ushtarake në Shqipëri, ministri i Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë e këshillonte Stambollin që të mos shkonte shumë larg në masat e dhunës ndaj shqiptarëve.
Të njëjtin qëndrim mbajti në përgjithësi diplomacia gjermane. Nëpërmjet përpjekjeve diplomatike që bënë pranë qeverisë xhonturke, Vjena e Berlini i tërhoqën vërejtjen asaj për masat e tepruara shtypëse. Ato i bënë të ditur Stambollit se ndjekja e këshillave ruse për ashpërsimin deri në skaj të konfliktit me shqiptarët, do të sillte dobësimin e të dyja palëve dhe do t’ua lehtësonte shteteve ballkanike plotësimin e pretendimeve territoriale ndaj trojeve shqiptare, gjë që nuk e dëshironin as Berlini, as Vjena.
Po kështu ministri i Jashtëm i Italisë, San Xhuliano, nëpërmjet ambasadorit të tij në Stamboll, ndonëse në mënyrë të kujdesshme e të matur, i bënte të qartë Portës së Lartë se edhe Italia nuk e miratonte aksionin energjik dhe masat e egra të ushtrisë turke në Shqipëri; ndërsa opinioni publik e shtypi italian shprehën simpatinë për kryengritjen shqiptare dhe dënuan politikën e egër të qeverisë xhonturke kundrejt shqiptarëve. Në këto qëndrime të dukshme proshqiptare ushtronte ndikimin e vet edhe mjedisi arbëresh.
Në pjesën tjetër të kontinentit evropian e të atij amerikan u ndje ndikimi i mitingjeve të protestës, i agjitacionit dhe i propagandës që kolonitë shqiptare të mërgimit, shoqatat dhe komitetet bënë në të mirë të kryengritjes shqiptare. Një vend të veçantë zë këtu mitingu i organizuar në Boston.

Pyetje per Guzimin

Ne cilin vite filluan protestat e para ne Kosove e kush ishte udheheqesi i tyre???
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 2 EmptyMon Nov 12, 2007 6:41 pm

Protestat e para kan qen ne vitin 1981 dhe, dhe organizator te ketyre demostratav kan qen studentet

Nje pytje per Besa Bese, kush ka qen Adolf Hitler dhe sa ka pasur ndikikm ai ne histori?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 2 EmptyMon Nov 12, 2007 7:51 pm

Falënderit guxim,

Patatja e nxehtë - Faqe 2 Hitler_Jong%2003
Hitleri si bebë

me paske mundu te shkruaj ca rreshta per njeriun i cili që nga femijeria ishte shumë problematik ndonëse edhe lindi në nje familje te degjeneruar austriake, lindi pikrisht ne një fshat te vogel ne kufi me gjermanine qe quhet Braunau Am Inn me 20 prill te vitit 1889.

Patatja e nxehtë - Faqe 2 Hitler_Jong%2004
hitleri ne rinine e tij

Si nxenes ka qene njeashtu problematik si ne shkolle ashtu edhe jasht shkolles, kishte prirje ne pikturë dhe njohje te lendes se historisë, perndryshe Hitleri njpehere edhe ka humbur vitin ne lenden e Frangjishtes dhe matematikes. Pas vdekjes se babait te tij, Hitleri edhe pse merzitet shume, ai edhe ishte i gezuar sepse kishte mbetur kryefamiljar dhe kishte mundesi te merrej me qka te deshironte.
Patatja e nxehtë - Faqe 2 Hitler_schilderij_burcht_06klein
prirja dhe puna e tij


Lufta e pare botrore e kishte demtuar shume Austrine si ne njeres ashtu edhe ne humbje te territoreve te saj sikurse edhe gjermaninë te ciles i shtohet embargoja ne ushtare dhe tekniken ushtarake, pra te mos prodhoje armete renda luftarake. Populli del jasht binareve dhe kjo gjendje e rende bashk me varferine ben qe te hypin ne skene Hitleri ne krye te forcave naziste gjermane.

Patatja e nxehtë - Faqe 2 Mein_kampf_01

1 shtator të vitit '39, Gjermania e udhëhequr nga pushteti nazist me Adolf Hitlerin në krye të saj e pushton Poloninë. Kjo ishte bërë e mundur me nëpërmjet një një kontrate të mfshehur me Bashkimin Sovjetik-Rusinë. Që të dy palët morën pjesë në sulmin e 17 shtatorit 1939. Deklarata e vonuar e Francës dhe Anglisë kundra Gjermanisë, do të shpallej vetëm më 3 shtator të po k'tij viti. Me këtë deklaratë, flota angleze dhe franceze filluan manovrimin e gjerë në ujërat territoriale të Evropës. Në këto kushte, me anë të Sulmit Blitzz Creig (Sulm rrufeje i quajtur), Gjermania pushton dhe uzurpon shumë shpejt Poloninë, Norvegjinë, Holandën, Belgjikën dhe Francën në 1940. Më vonë ne vitin 1941 do të merrte edhe Jugosllavinë, Greqinë si dhe Shqipërinë. Trupat italiane, në aleancë me kete bosht-ryme naziste, do të sulmonin trupat britanike në Afrikën e Veriut. Deri në verë të 1941, Gjermania kishte arritur të shtinte në dorë të tërë Francën dhe pjesën më të madhe të Evropës.

Hitleri me lufterat e tija duke e pas parasysh luften e dyte botnore i humbi jo vetem shume teritore por edhe mbi 5.500.000 ushtarë!!!

Sherri i hitlerit, shteti gjerman edhe sot paguan per demet qe beri ne luften e dyte boterore shume shteteve !

Ndikimi i Hitlerit ne histori ka qene aq i madh sa qe nuk pershkruhet dhe duhet te flasim 1 vit per te, hahaahahah

Sa i perket vdekjes , flitet shume por nuk dihet me sa flitet se a ka vdekur apo e kan vrarë apo vetevrarë, helmuar etj, nje film i koheve te fundit tregon se ka shkuar me Eve Braun-in ne shtrat dhe nga aty vdes, qa ka ndoshe mes 4 mureve nuk e dijne !!!

me 30 prill 1945 ne ora 4.00 ne mengjesit supozohet te kete ndrruar jete, ishte 56 vjeqar.
Patatja e nxehtë - Faqe 2 Hitler-handtekening_01
nenshkrimi i tij

tung se ika me pune,

pytja per Shpendin:

Cka behet sot per deshmoret e kombit dhe familjet e tyre, pse Kosova ende s'ka ligje per deshmoret dhe familjet e tyre sikur Shqiperia mos te shkojme me larg!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shpendi
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
shpendi


Male
Numri i postimeve : 155
Vendi : Iliride
Profesioni/Hobi : Forumi
Registration date : 04/09/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 2 EmptySun Nov 25, 2007 2:42 pm

Se pari kerkoj falje besa-bese qe me vones do mundohem te shkruaj disa rreshta per pyetjen qe keni bere.
Jo se Kosova nuk eshte shtet si Shqiperia.
Ne Kosove Maqedoni(Iliride)dhe Kosoven lindore besa-bese,beso se nuk eshte bere asgje per familjet e tyre ne menyre institucionale.Perjashtoj individet qe,falemnderit prej tyre,me vet iniciative ndihmojn keto familje,dhe invalidet e mbetur gjat tri luftrave te lavdishme.
Permenda menyren institucionale per arsye se ka pas mundesi per nje gje te till,por nuk eshte bere,ne tere trojet ku jetojme ne Shqiptaret.
Arsye tjeter(mendim imi),Populli Shqiptar eshte edhe me fajtor per kete gje qe po ndodh,sepse a jemi po i njejti popull para disa viteve u organizuam,edhe pse nuk patem institucione dhe arritem qe te bejme Lirimin(jo te plote)e trojeve nga pushtuesit,me vet organizim.
Se pari doli nje grup njerezish dhe kerkoi 3%,populli e kreu obligimin e vet,pastaj vendlindja therret edhe kesaj here populli u tregua se deshiron Lirine,ndihmoi.Erdhi Liria per gjith kombin,vetem jo per invalidet e luftes,familjet e deshmoreve,luftetaret e lirise.
E nderuar besa-bese,te kesh ideal e te thyhet nuk eshte lehte.
Por me takimet me kete kategori njerezish,kam pa nje gje:keta njerez nuk thyen dhe vdesin te till,edhe pse nuk eshte bere per ta asgje,vazhdojn te punojn per idealin qe kan. per amanetin qe lan deshmoret-te pavdekshmit-LAVDI.

nga besa bese:
Flm Shpend, paramendo vetem një rast po ua tregoj, Krahu i luftes i ak humbur zgjedhjet 8 vjet me radhë, teper mire ka qene sepse keta e kane meritu]r nje gja te tille , i bene hajnijat me te ndyta dhe idiotizma te paparshkruar pas luftes dhe harruan se dikush ka luftu me ata dhe kane ndrru jete e kane ra deshmore, i varrosen e i rivarrosen dhe menduan se i kryeten obligimet e tyre!!!! por jo, varrezat e deshmoreve ne shume lokalitete dhe hiq me pak se ne kryeqender te prishtines jane shendrru ne germadha dhe fusha te sporteve ku argetohen "me top" femijet!!!!

LDK-ja ishte e meqme, pse?
Ajo "heronjte" e saj nuk i harroi, i varosi dhe i mirembajne varrezat, kujdesen per to, afer varrit te presidentit Rugova, ne nje largesi vetem 300-500 metra jane edhe disa varreza te deshmoreve, nder ata eshte edhe varri i nje intelektuali, organizatori te demonstratave te vitit 1981, nje luftetari dhe komandanti, nje babai, nje atdhetari te madh qe kurrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr se ka njohur shtetin Jugosllavi, një te burgosuri qe 3 here pa dalur nga burgu denohej nga serbo-shqiptaro-jugosllavet, ai eshte deshmori i kombit Isa Sabit Kastrati.

Mbi varrin e tij vura lule veren qe e kam pas, ishte rrafshuar me tokë, perderisa po e kujtoja te madhin Isa Kastrati se qfate intelektuali i madh e qfare atdhedashurie kishte, papritur me erdhi nje top te kembet!!!, "e mora shkrepsen, dhe e pshurra nto at top, e dogja" ata qe luanin me at top nuk folen asnje fjale, posa morra rrugen te poshte, erdhen 4-5 djem te moshave 15-16 vjeqare dhe me kerkuan falje me qellimin se kurrrrrrrrrrrrrr ma sdo te luajne aty me top!!!!!!!

Prandaj , kane honger m................. politikajte e PDK-se dhe AAK-së shume ne kete fushate por per qudi, ata nuk skuqen sepse nuk e kane dashur Kosoven me shume se vete Isa Kastrati, dhe sot skan pune tjeter pos me rrejte, me vjedh dhe i kane bere pasuritë qe as vet nuk e dijne se sa i kane !!!!!!!!!!!!! kjo eshte turp shpendi dhe ju anetare vellezer te forumit tone, por cka, deshmoret thone se nuk vdesin kurrrrrrrrrrrrrrrrrrr, por ne Kosove ndoshe e kunderta, vdesin per institucionet tona edhe rrafshohen me toke mor!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Fatmir Lima i bajes se malisheves, e Ahmet Isufi(se paku ka dashte me bere per Isen me shume se ....) e kane dertin tjeter si ti marroin postet me te larta e per deshmoret dhe ushtaret e tyre... nuk ju hannnnnnnnnnnnnnnn palla aspak, pse me iu besuar mor ketyre "trimave" hahahahahahaa, i kane bere restoranet e hotelet me te medha, pompave te benzines ne kosove por ne emra te te tjereve..!!!!!


Turp , krenar te jemi per deshmoret e jo per bishat qe me plot mashtrime e bene edhe luften , edhe mbrojtjen e vendit vetem e vetem per te mbijetuar dhe genjyer nje jete para popullit te tyre, por fundja , 60 % e popullit s'dolen ne zgjedhje, ju lumtttttttttttttttttttttttttttë, ata e dine se kush duhet te jete ne politike e jo ata qe nuk kane ere kombetare ne politike.


Pyetje per Sofren:A eshte dashur ti bejme tri luftra-si thuani se asgje skemi arritur?
Pyetje per kosovaren:Cka mendoni ju per luften qe eshte bere,meqenese jeni gjenerat me e re.

shpendi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 2 EmptySun Nov 25, 2007 4:54 pm

kerkoj ndjese per ate shtese ne rubriken tuaj por e tera ka te beje me temen te nderuar,

mods harroni Kosovare dhe sofra, pyetjen nga i nderuari Shpendi qe i ka bere per ju.

Pyetje per Sofren:A eshte dashur ti bejme tri luftra-si thuani se asgje skemi arritur?

Pyetje per kosovaren:Cka mendoni ju per luften qe eshte bere,meqenese jeni gjenerat me e re.

shpendi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shpendi
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
shpendi


Male
Numri i postimeve : 155
Vendi : Iliride
Profesioni/Hobi : Forumi
Registration date : 04/09/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 2 EmptySun Nov 25, 2007 7:30 pm

Flm e nderuar besa-bese,te lumte por a ndahen Deshmoret e kombit ne LDK,PDK,AAK,LKCK,etj.ju lutem,Deshmori i Kombit eshte Deshmor i Kombit.
Nuk i perkas asnje grupimi politik,po edhe sikur te kisha qen anetar i ndonje grupi ai grupim nuk kishte me qen LDK.
Arsye e vetme kishte me qen se LDK,ne Kosove ishte ne qeverisje plot 8 vite e cka beri per Deshmoret e UCK-se.
Keni permende Isa Kastratin-Lavdi,por ne nuk kemi vetem nje Deshmor,apo disa te LDK-se,AAK-se,PDK-se,sepse kemi raste edhe grupimet tjera kan bere pak dicka per disa une nuk do i permendi.
Me lart nese keni lexuar shkrimin tim kam cekur se vet ne populli jemi fajtori kryesor qe nuk beme asgje per Invalidet e luftes,familjaret e Deshmoreve te kombit,dhe luftetaret e lirise.
Invalidet bredhin sikur lypesar neper spitalet tona duke mos pasur mundesi qe te blejn ilacet e nevojshme per sherimin e plageve trupore,e mos te flasim plaget shpirterore qe po merr ne ditet e sotme te Lirise qe aq shum besoi.
Familjaret e Deshmoreve te Kombit presin se kush do ju troket ne der per tu derguar nje cop buk-nuk mund te shkryaj me shum.Se eshte turp per ne te gjith si popull se si sillemi ndaj tyre.
Propaganda serbe po kryen punet me shum sukses ne perbuzjen e Luftetareve te lirise,duke i quajtur hajna vrases e cka jo,i nderuari besa-bese dhe te gjith forumiste ju garantoj se asnje Luftetar i lirise qe ka qene ne lufte per liri nuk munde te vjedh.Ka shum Luftetare qe besoni buk nuk kan femijeve tu japin as qe thone se nuk kan per te ngrene.Dhe po e pyete sigurisht se do thot se i ka te gjitha.


Me shume respekt per te gjith qe mundohen bile pak te bejne per kete kategori njerezish.


Respekt te vecant per ju besa-bese qe me inspirove te shkruaj
Pershendetje nga shpendi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 2 EmptySun Nov 25, 2007 9:31 pm

Shpendi më fal se nuk e paskam vërejtur pyetjen që ma ke bërë ...
Unë po shkruaj shkurt në lidhje me pyetjen që e ke parashtruar.

Në vend se të bëheshin tri lufta në trojet e okupuara... është dashur të bëhej një luft, nga një qendër, dhe nga një udhëheqje në trojet e okupuara, me moton Çlirim dhe Bashkim Kombëtar.

Nëse donë edhe më tutje të zgjerohem në pyetjen që ma ke bërë do të përgjigjem me kënaqësi i nderuari Shpend.


Pyetje për Beton.

Kur është themeluar (Univerziteti i Gëtingenit) dhe cila ishte arsyeja e formimit të këtijë Univerziteti ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Patatja e nxehtë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Patatja e nxehtë
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shkencë-
Kërce tek: