Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Patatja e nxehtë

Shko poshtë 
+15
Guximi
E_Bukura
besa-bese
Sy kaltri
anjesa
mickonja
Riki30
silvi
azzurra
tom sojer
Kosovarja
shaban cakolli
Beton
Anna
Sofra
19 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
shpendi
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
shpendi


Male
Numri i postimeve : 155
Vendi : Iliride
Profesioni/Hobi : Forumi
Registration date : 04/09/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 3 EmptySun Nov 25, 2007 11:25 pm

Edhe pse keni shkruar i nderuar Sofra gjithsesi kisha dashur me gjeresisht ta elaboroni mendimin tuaj,si dhe pse nje lufte?
A ka pas mundesi-lufta per Bashkim Kombetar?!
I kisha kerkuar falje Beton-it qe i mora rendin por jam kurreshtar
Pershendetje per Sofra nga:


shpendi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 3 EmptySun Nov 25, 2007 11:35 pm

edhe nje verejtje, kosovarja njeashtu duhet te japin nje pergjegje, me duket se Shpendi ka bere nje pyetje edhe per te.

flm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 3 EmptyMon Nov 26, 2007 12:08 am

i nderuar shpendi
te nderuar forumistë,

meqë më paske parashtruar një pÿetje edhe mua, atehere te falenderoj per te vazhduar me pergjegjen.

Jemi deshmitarë te gjithë se u be nje lufte ne Kosovë, lufte e cila ka qene tejet e cmuaeshme per mua edhe pse isha e re, por ndjenjen qe kisha ate periudhe kohore, shpesh me perkujtojne ato momente tejet te veshtira.

Ajo lufte ka dhane edhe shume deshmorë, deshmore nga te gjitha viset e KOSOVES dhe jasht saj, ka pasur edhe ushtare nga Shqiperia, Kosova Lindore, Mali i Zi, Maqedonia por nuk kane munguar as luftetare dhe deshmore jo shqiptarë te ardhur nga shtetet e ndryshme.

Lufta u nis, por jo me ndonje organizim te mirefillte, ka pasur shume pakjartesi sepse lufta behej nganjehere edhe bazuar ne ngjyra partiake, kjo ka qene negative shume sepse pasojat kane qene te paparashikueshme.

Me pastaj, lufta guerile e forcave tona ka qene e veshtire perballe nje armuku te armatosur me nje arsenal te persosur dhe me nje numer ushtaresh shume me te madh.

Une mendoj se lufta do te perfundonte vetem pas intervenimit te forcave te NATO-s perndryshe forcat tona skane mundur ta bejne clirimin e kosoves kurr ndonjehere, sot flitet shume per luften por ne jemi deshmitare se kemi pasur 5000 ushtare hiq me teper, u perndjekem afer 1 milion shqiptare, kjo ishte deshmi se edhe populli e dinte se ska kush i mbron, hiq me larg i nderuar shpend, po vritet komandanti legjendar Adem Jashari dhe askush pos babait, vellait dhe nipave e mbesave me gra nuk i doli ne ndihme, prandaj mendoj se sot shiten shume komandante te medhenje por une ne paqe kam taku ushtare te UCK i cili me ka thane:

1 muaj kam pasur armen ne dore dhe nuk e di se a ka qene funksionale apo jo, sepse nuk kam shkrepur kurr"

po pse?

"sepse komandantat na thonin , shuniiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii, se po shkrepem, armuku na ben hi, a se shef se edhe lisat po i nxjerr vendit"

Prandaj sot e dimi se dikush pas luftes u pasuru, dikush u varferu, etj, thjesht pershendes dhe respekt shume te madh per familjet e deshmoreve ndersa deshmoret per te cilet skan bere asgje institucionet tona, eshte turp i madh.

lavdi deshmoreve te kombit
ndersa NATO-s falenderim nga zemra.

Shpresoj se te mjafton pergjigja Shpendi apo jo?

P.s une deshta te bej nje pyetje nje anetari mirpo pasi qe na u kishte bere pyetja edhe mua dhe Betonit keshtu qe nuk paskam te drejte sepse me von do prishet dhe Rendi i temes ,ndoshta ndonje here tjeter e bej ate pyetje ....
Shendet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 3 EmptyMon Nov 26, 2007 4:00 am

I nderuari Shpend për t'u futur deri tek thelbi i pyetjes tënde duhet të shkojm pak në mënyrë rrethore ....


1.Së pari duhet parashtruar vetes një pyetje se përse Shqiptari pas viteve të 90-dhjeta e nënçmon veten !!!

2.Përse çdo gjë e vlesfshme apo e arritur e popullit tonë sot mbrapshtohet apo ia vejnë nga një bisht mbrapa, kush janë të tillët dhe përse e bëjnë një punë të tillë... në favor të kujt shkojnë këto propaganda anti kombëtare ?!!!

1. Populli i ynë në Kosovë pas viteve të 90-ta është në një gjendje të ekscituar në të cilën gjithkush gjithçka plason dhe shumçka prej saj arrin të shes. Si pasojë e kësaj kemi një huti të gjithmbarshme, një zhgënjim në vetvete edhe një pasiguri në të ardhmen. Me këto gjëra bashkjeton diletanti,keqpërdoruesi, mashtruesi, hajni e krimineli.

Për këtë gjendje në Kosovë para lufte mbretronte pushteti mafioz i Serbisë i cili me qëllim lejonte të gjitha dukurit e liga shoqërore, të gjitha format e zhvillimit të ekonomisë, të gjitha format e zhvillimit të kulturës, të gjitha partit politike pacifiste, të gjitha gazetat dhe botimet e këtyre partive etj etj.... dhe kur këto nuk arrijnë ta turbullojnë situatën në masën që kërkon ky pushtet, atëhere përpiqet edhe vetë duke hedhur fjalë përmes gojës së ndonjë shqiptari rreth ndonjë çështje apo rreth ndonjë personi.
E vetmja gjë të cilën e ndjekte ky pushtet mafioz ishte forca që tentonte ta kthjellojë situatën, ta zhvishte të gjitha gënjeshtrat dhe mashtirimet dhe ta organizonte popullin për rrënimin e pushtetit me dhunë. Vetëm bartsit e asaj force pushteti mafioz i serbis i konsideronte armiq.
duke analizuar gjendjen e mësipërme leht vërehet se kush ishin krijuesit, ruajtësit dhe shfrytzuesit e saj, respektivisht vërehet se në të tria këto veprime merrte pjesë edhe pushteti i atëhershëm i Kosovës... Pacifizmi.
Nëse në të kaluarën luftoheshin Organizatat ilegale të cilat arritën që ta organizojnë luftën kundër okupatorit serb ...
Sot okupatorin serb po e zëvendson të huajt si Unmiku ... duke i cilsuar si ekstremist lëvizjet që e thonë të vërtetën për Kosovën me në krye Albin Kurtin që e denojnë pa kurrfar shkaku vetëm se u nxjerr të palarat në shesh partive politike dhe pushtet mbajtësve ...në Kosovë.

2. Shumë shkurt pasi që lidhet edhe me shpjegimin e mësipërm ...
Nga të gjitha që i përmenda më lart në Kosovë është zhvilluar dhe vazhdon që të zhvillohet lufta psikologjike ... gjatë së kaluarës zhvillohej lufta psikologjike kundër përpjekjeve të popullit shqiptar që mundoheshin për ta organizuar popullin në kryengritje të armatosur, armiku efektshëm zhvillonte luftën psikologjike duke përhapur disa vlersime të pavërteta dhe nënçmuese rreth vetdijës, kulturës dhe psikologjisë së shqiptarëve. Këto edhe sot përhapen në formë shakaje, aforizme apo edhe në formë " të shpjegimit shkencorë" mbi prapambetjen biologjike të shqiptarëve apo mbi ndërtimin gjenetik të tyre. Janë aq të shumta dhe të ulta, sa që shkaktojnë zhgënjim të njerzëve në vetvete e të ndonjëri edhe ndjenjë urrejtjeje ndaj kombit shqiptar, madje edhe deri në përbuzje të tij, siç ka ndodhë shumë herë përpara. Lufta psikologjike e armiqëve tanë është shumë e vjetër sa edhe vetë robëria e jonë. ne më së miri është që t'i lexojmë rilindasit e tanë të cilët janë marrur drejtëpërsëdrejti me rrënimin e gënjeshtrave të tilla dhe shpëtimin e atyre shqiptarëve që kishin humbur besimin në forcën e kombit e më shumë me shpëtimin e atyre të cilët i kishte kapluar ndjenja e urrejtjes ndaj të parëve të vet.

Cilat janë vlersimet- fjalët e liga që njeriu edhe sot i ndëgjon kudo .....
shqiptarët vetëm me dru marrin vesh; shqiptarët nuk kanë traditë shtetrore; shjqiptarët veç me këngë mundohen të çlirohen; nuk punohet me shqiptarë; shqiptarët janë shpiuna; shqiptarët punojnë për fotele; nuk ka mundësi ta luftojm okupatorin serb ; s'kemi armatim ... etj etj.
Ndër më të shpeshtat në gojën e këtyre përbuzësve të kombit të vet është shprehja; shqiptarë, bre !- e cila thuhet në vend të shpjegimit të shkaqeve të ndodhjes së një gjëje.
Pastaj këta plangprishës me zell e rrëfejnë barcoletën ku shqiptari paraqitet si egoist që nuk mund ta shoh të vetin në pozitë më të lartë se ai vet. E për ta bërë sa më të dukshëm këtë egoizëm të shqiptarit marrin si shembull të kundërt serbin apo ndonjë tjetër. Këta demagogë pandërprerë përsërisin slloganin dy shqiptarë - tri parti.

Fjalët e mësipërme që i ceka i përhap pushtuesi me qëllim të futjes në masën e shqiptarëve ndjenjën e pafuqisë, pasigurisë, ndasisë, të humbë besimin në mes tyre, gjë e cila eleminon mundësinë e organizimit.
Këto fjalë gjuajnë edhe më larg. ato skicojnë shqiptarin si jo të zhvilluar biologjikisht apo si njeri i cili në gjene i ka të mjelura këto vese.
Përfund duhet që secili shqiptarë të lexojë edhe t'i mësojë gjërat elementare apo Abecen e luftës dhe ç'duhet bërë i ROBRUARI ... cila është rruga drejt ÇLIRIMIT të një populli i cili është i robruar...
del se ;

Pushtuesi serb, malazez e maqedonas nuk e lëshojnë Kosovën ( Kosovë unë i përfshijë të gjitha trojet nën sllav) po nuk u detyruan, meqenëse kanë interesa të mëdha në të, parasëgjithash pasuritë natyrore të saj.

Fuqitë e mëdha, të cilat nga shumë forca politike konsiderohen si faktor i vetëm dhe vendimtar për çlirimin tonë, bjen në ujë ata i shohin interesat e veta në çështjen tonë. Shikoni bisedimet njëra pas tjetrës që i detyrojnë shqiptarët e Kosovës por analizone edhe situatën që e kanë krijuar në Kosovë dhe tek shqiptarët e Maqedonisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke parë se bashkimi i Evropës i rrezikon interesat e tyre - sepse një "Evropë e Bashkuar" do të ishte më e fortë se SHBA-të-, nuk lënë gurë pa lëvizur që të pengojnë këtë bashkim; një mjet i përshtatshëm për ta penguar këtë bashkim ishin luftërat brenda Evropës. Luftrat në ish- Jugosllavi u shfrytzuan mjaft mirë nga amerikanët të cilët edhe sot po e vazhdojnë me luftë të ftoftë duke lënë "kurdisjen e minave" si në Bosne ku nuk e kanë zgjidhur problemin drejt, po ashtu edhe në Kosovë dhe Maqedoni. I kanë lënë konfliktet hapur.
Evropës i intereson vetëm paqja apo një zgjidhje çfaredo, kryesorja të mos ketë konflikt, luftë dhe caku i tyre është bashkimi i Evropës.
Kurse Amerikës i interesojnë konfliktet, gjithkund nëpër botë po ashtu edhe në Kosovë, ata si në të kaluarën edhe sot nëpër botë mund të jenë pro kompromiseve, nesër jo, mund të preferojnë diçka tjetër, varsisht se a u duhet apo jo atyre një luftë e re kudo në botë, po ashtu edhe në truallin e Evropës.

Prandaj ne duhet të ishim syhapur dhe vigjilent në të kaluarën se;
- rruga për çlirim me metoda dhe rezistencë paqësore s'ishte gjë tjetër veçse robëri e pafund; Sot kjo vlenë për shqiptarët nën Maqedoni po ashtu edhe nën Malin e Zi.
-fuqitë e mëdha nuk ishin të interesuara për çlirimin e Kosovës, por nëpërmjet Kosovës përpiqen t'i realizojnë synimet e veta; Intervenimi i NATOS nuk e çliroj Kosovën intervenimi i NATOS vetëmse e ka ndalur luftën mes shqiptarëve dhe serbëve sepse po ta çlironte Kosovën nuk do të bëheshin bisedime që vazhdojnë edhe sot për një status për Kosovën, shiko Mitrovicën, Decentralizimin, Multietnicitetin etj etj... të gjitha janë në favor të serbëve duke shkel vullnetin e 93% të sheiptarëve....

Si në të kaluarën po ashtu edhe sot shqiptarët do të duhet të kenë këto qëllime:
-çlirimin e trojeve shqiptare nga pushtuesit sllav dhe bashkimin e tyre me Shqipërin;
-për t'i çliruar trojet do të duhej bashkuar të gjithë elementët përparimtarë patriot, që janë të gatshëm të luftojnë për çlirim kombëtar,
-ta përgatis dhe ta organizojë luftën për çlirim kombëtar në të gjitha viset e pushtuara;
-ta ruaj të pastër karakterin çlirimitar të luftës, pra të mos lejojë që lufta jonë të përdoret dhe të ndikohet nga forca e elementë reaksionarë të brendshëm a të jashtëm. Përse po e themë këte; Sepse Fuqitë e mëdha, organizmat ndërkombëtare bënin veshin e shurdhër para përpjekjeve diplomatike të kroatëve për ta riintegruar Krainën në mënyrë paqësore në Kroaci.... Atë që s'mundi ta bëjë për vite të tëra diplomacia kroate nëpër kancelaritë e të mëdhenjëve, e bëri populli kroat dhe ushtria e tij në sheshin e betejës për vetëm tri ditë.

Besojë se mjafton e kaq Shpendi

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 3 EmptyMon Nov 26, 2007 7:11 pm

Pyetje për Beton.

Kur është themeluar (Univerziteti i Gëtingenit) dhe cila ishte arsyeja e formimit të këtijë Univerziteti ?

-------------------------------------------------------------------

Duke filluar nga mesi i shekullit XVIII, ne Gjermani ishte krijuar
shkolla e pare e vazhdueshme e historiografise ( ne Univerzitetin e
Getingenit ), qe ndodhej larg rrezes se veprimit te inkuizitorve, te
cilet ndeshkonin egersisht ne gjithe Evropen cdo perpjekje per te
zbuluar te verteten historike antiklerikale. Zhvillimi i
historiografise gjermane qysh nga ajo kohe pati si force levizese edhe
nje faktor ideologjik, qe ishte ideja e formimit te nje shteti kombetar
gjerman; nuk ishte filozofi e historise por e drejta dhe synimi i atij
kombi per nje shtet te vetin e te pacenuar kombetar.

Pyetje per Shaban Cakollin:
C'fare Simbolizon Statue of Liberty ne Manhattan (New York) dhe nga kush e ka dhurat Amerika kete.?

Patatja e nxehtë - Faqe 3 070328-statue-of-liberty
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 3 EmptyTue Dec 04, 2007 6:34 pm

Ç`farë simbolizon Statue of Liberty në Manhat tan(New York) dhe nga kush e ka dhuratë Amerika?


Ndër simbolet më të njohura të lirisë dhe demokracisë Amerikane,është Statuja e Lirisë.

Kjo statujë ka një sistem ndriqimi dhe videomonitorimi,është e lartë 46 metra,e dhuruar nga Franca në vitin 1886,e vendosur në ishullin LIBERTY Island të gjirit të New Yorkut.

Amerika ndoshta nuk do të kishte fituar pavarësinë nga Britania,pa ndihmën e Francës më 1776,kur Franca i siguroi armë,anije dhe ushtarë për kolonitë amerikane.Sido që ishte atë botë Amerika fitoj njërën ndër pavarësitë më të suksesëshme,e cila pas luftës zhduku skllavërinë.

Thuajse 100 vjet më vonë më 1865 skulptori Frederik August Bartholdi,ishte ndodhur në mesin e intelektualëve francez,të cilët po bisedonin mundësinë për punimin e një statuje të lirisë,të cilën do të ia dhuronin Amerikës,bisedë e cila ia tërhoqi vemendjen.Ata po bisedonin me admirim për suksesin e Amerikës.Takimi kryesohej nga Eduard Rene Lefebvre de Laboulaye,jurist i njohur dhe udhëheqës i Liberalëve,gerup politik që përpiqej për krijimin e një republike franceze,bazuar në modelin e Kushtetutës Amerikane.Në atë takim Laboulaye kishte shtruar këtë pyetje:
"A nuk do të ishte mrekulli,po që populli francez të u jipte SHBA_ve,një përmendore të përjetëshme,duke treguar kështu se Franca ishte përkushtuar ndaj idesë së lirive njerëzore".Vite më vonë skulptorit Bartholdi iu fiksua në mendje ideja e liberalit dhe mori vendimin për punimin e statujes.Se si është shkuar skulptori në Amerikë disaherë me radhë,si ka shkuar ecuria e punës,kjo kërkon një shkrim shumë të gjatë,por statuja e lirisë që qëndron aq lartdhe krenare në Liberty simbolizon dijen dhe dritën.Ajo kushtonte një çmim shumë të lartë,por palët amerikano-franceze morën vendim që statujën të paguaj Franca,kurse pidestalin Amerika.


Pyetja ime do të i drejtohet znj. Hana

"HISTORIA E BETEJËS SË SVETIGRADIT"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hana
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Hana


Numri i postimeve : 1192
Registration date : 17/09/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 3 EmptyWed Dec 05, 2007 2:48 am

BETEJA E SFETIGRADIT: (1448)

Nje nga betejat me te gjata e heroike shqiptare,te komanduar nga Skenderbeu,kunder ushtrise osmane.U zhvillua prej 14 majit deri ne funde te korrikut.Ushtria osmane komandohej nga vete sulltan Murati II.

Me 14 maj pararoja e saj arriti ne Diber te Poshteme dhe rrethoi Sfetigradin.
Skenderbeu per te letsuar mbrojtesit e keshtjelles terhoqi ne gryken e Rovikut pararojen turke dhe e shpartalloi ate.

Kure ushtria osmane mberriti ne Sfetingrad,Skenderbeu e afroi gjithe ushtrine disa milje larg kampit te saj.

Murati II kerkoi te derzohej keshtjella,e bombardoi,u perpoqe ta marre me tradheti Stellushin,sulmoi disa here Sfetigradin,por deshtoi.

Nderkohe Skenderbeu e godiste kampin osman diten dhe naten dhe bashke me mbrojtesit e keshtjelles e vune armikun midis dy zjarreve.

Trupat osmane qe ruanin shpinen e forcave te tyre kryesore,paten shume te vrare e te plagosur midis te cileve edhe komandanti i tyre Feriz pasha.

Naten e 22 qershorit shqiptaret sulmuan dhe hyne thelle mbrenda ne kampin turk.
Vetem kure osmanet gjeten ujsejellsin e keshtjelles dhe i prene asaj ujin,mbrojtesit u detyruan te dorzoheshin me kusht qe te dilnin te lire e te largoeshin te armatosur prej saj.

Megjithese e pushtuan Sfetigradin,per shkak te humbjeve te shumta dhe zgjatjes se rrethimit per me shume se dy muaj e gjysme,osmanet u detyruan te nderprisnin mesymjen dhe terhiqeshin te ndjekur kemba-kembes nga ushtria shqiptare.

Qe te mos dalmi nga betejat deshira eshte Shaban Cakolli te njihemi me betejn e Marices te vitit 1371 ..pra...!

Pyetja ime eshte per Zotri Shaban Cakollin:

HISTORIA E BETEJES SE MARICES ne Vitin (1371).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 3 EmptySun Dec 09, 2007 6:59 pm

HISTORIA E BETEJËS SË MARICES-(1371)
Fati i Ballkanit eshte vendosur ne Betejen e Marices neBullgari,prej nga osmanet kane depertuar me te madhe dhe filluan sundimin ne Ballkan.Kuptohet perleshja ishte shume e madhe dhe fitorja ishte e turqeve,qdo gje tjeter ishte e pa sigurte.Beteja e pergjakshme qe u zhvillua rreth lumit Marices.Turqit arriten nje sukses te madh ku me 1371 ne kete beteje zhbene perandorine mesjetare Bullgare dhe Nemanjide.Forcat ne Ballkan qe mund te mirreshin ne konsiderate
te pengonin sulmet turke ishin kualicioni i principatave arberore dhe serbe.Zhberja e Betejes se Car Dushanit,birit te Stefan Nemanjes ne betejen e Marices e deshmojne dokumentet rauziane dhe ato osmane ne te cilat thuhet se Prizreni,Peja dhe Rrafshi i Dukagjinit u zoteruan nga kryezoterinjet shqiptar :Balshajt,Kastriotet dhe Dukagjinet.Beteja e Marices edhe pse ishte fitore bindese e turqeve,pergenjeshtron politiken ekspansioniste serbe ndaj trojeve shqiptare e cila ka rrenje te thella.Dokumente deshmojne se para shkXII serbet nuk permenden fare si popullsi ne keto troje.Nemanjet ne krye me Stefan Nemanjen me 1180 kane fituar njebeteje tevogel afer Lipjanit,kunder bizantit te dobesuar dhe arriten te depertojne ne nje pjese te vogel te Kosoves.Pas Nemanjes i biri i tij Dushani,ia del te pushtoj njefar kohe Shqiperine,Greqine dhe nje pjese te Bullgarise,por kjo zgjate vetem deri me 1371 ne betejen e Marices,ku teresisht turqit e marrin sundimin e tyre ne Ballkan.Vite me vone ndodhe beteja epergjakshme e Kosoves,ku serbet dhe shqiptaret bejne kualicion per te u bere balle forcave turke,ku ne mes lumit Llap dhe Sitnice u zhvilluar nje beteje e madhe e ashper ku fitorja ishte e turqeve por humbjet ishin te medha nga dy palet,aty kane rene Llazar Grabelani, Murati I Theodori i II Muzaka,por qe serbet kushtuar miteve te tyre falsifikuan historine e ketyre betejave,duke i radhitur humbjet e tyre si fitore,qellim i te cileve ishte Kosova.

Pytjen time ia drejtoj znj. Besa-bese:

KONTRIBUTI IVËLLEZËRVE NGA SHQIPËRIA NË LUFTËN E KOSOVËS
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 3 EmptySun Dec 09, 2007 7:38 pm

Po shaban,

me pak fjale ne mungese te kohes!

Luften Clirimtare ne Kosove kurr s'do te mundemi ta benim po te mos ishte shteti shqiptar.



Pra Shqiperia ishte vendii cili ndihmoi padyshim luften ne shume forma si me poligonet ushtarake(vendtajnime te ushtareve-vulnetareve) si me armatim, ushqim, strehim dhe nuk ka kursyer as bijte e saj qe rane edhe deshmore ne altarin e lirisë, ka pasur edhe komandante te shquar me grada ushtarake te cilet kane pasur merira te shumtane organizimin e luftes.

Ka pasur edhe aq parregullsi brenda vete shqiperise por perfundimi gjerat pozitive i kane peshuar ato negative.

pyetje per betonin:

Me trego si e shef vizionin politik te Sali Berishës ne pushtet sot?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 3 EmptyMon Dec 10, 2007 2:53 am

Besa bese:

Shume shkurt po te shkruaj me nje kuptim te gjersishem sesi e shofe politiken e Salis Berishes ne pushtet sote.!

Besa Bese

E dime shume mire te gjithe kush ishte Shqiperia, edhe ne baze te shkrimeve nga Akademia e Shkencave, e dime se sa te ditur u be ne Shqiperi truri i kombit, pastaj ne Shqiperi policia,ushtri,populli ishin nje, te fort. Rinia e shendoshe Populli levizte levizte gjithkah ne poret e jetes ishte si bletet,secili ne punen e vete ne sherbim te atdheut.

Keto te arytura ne deri ne ne vitin 1990 u bene me mund nga ai sistem kurse Sali Berisha aryti m'brenda pake kohe t'i shkatroi te gjitha,aryti eshe me keq duke u bere kolaboracionist duke bashkpunuar me bashkpuntoret e fashizmit te cilet popullit ja pine gjakun me pamuke.Mark Xhoni,Koçi Xoxe.

Eshte edhe turp i Sali Berishes qe Heroit i ka bere tredhetar e kurse tradhetarin e bene Heroi ..

C'fare te them me shume besa bese per Sali Protopapen.!!!

Por ne TV kurr e del Sali Berisha ndjei qe ka nje Zemer te madhe eshte Zemer gjer,por,peronlishte nuk e kam takuar e respektoi si njeri zemergjer.

Pyetje per Aquila:

Kush ishte Hasan Tasini.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 3 EmptySun Dec 16, 2007 10:14 pm

Beton nuk e di se sa pajtohesh qe kjo tem te vazhdoj,pasi qe Aquila nuk eshte duke u pergjigjur,ndersa mua me duhet nje pyetje shume urgjente dhe me duhet per fakultet,ndoshta pajtoheni qe kjo pyetje te vazhdoj pasi qe te me pergjigjet dikush mua.....
Pyetja ime eshte: Ne lidhje me kompanine amerikane "Enron" pra si eshte forumuar?Si arriti te behet njera nder kompanite me te suksesshme?Pse ajo bonkrotoi?Cilat ishin shkaqet?

Une kam ca njohuri,mirpo kam problem me gjuhen angleze keshtu qe shumica e literatures eshte ne kete gjuhe,keshtu qe do doja nga ju dikush pamarr parasysh se kush te me pergjigjet,do ju falenderoja shume,sepse me duhet per Punim Seminarik ne Fakultet,shpresoj se do me fal Aquila mirpo pergjigjjen mund te jap pas pyetje sime...

Ju pershendes shume ,dhe pres nga ju qe te me jepni sa me shume informacione..

...By Kosovarja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Guest
Vizitor
avatar



Patatja e nxehtë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 3 EmptySun Dec 16, 2007 10:43 pm

Paska ggogle sa te duash material kosovare edhe ate ne shqip, bile nje interviste e bukur qenka ku i ke te gjitha pergjegjet.

skemi kapacitet ne te pergjegjemi ne ptyje te ktilla, po te ishte diqka loje me shkronjen e efundit te fjales, te kunderten, naj shupullle etj ketu mundemi a pyetja juaj eshte tejet e rende.

qe pak fjale qka i mora ne google(llampa magjike)

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se do fillojë një hetim kriminal mbi falimentimin e gjigandit energjetik Enron, kompani e cila ka lidhje të ngushta me administratën e presidentit Bush.

Enron që falimentoi në dhjetor, është dështimi më i madh i një korporate në historinë amerikane.
Mijëra vetë humbën vendet e punës dhe miliarda dollarë investime.
Mendohet se hetimi do të eksaminojë se si Enron kishte mundur të fshehë problemet finansiare nga investitorët e saj.
Korespodenti i BBC-së në Uashington thotë se skandali kërcënon të përfshijë Shtëpinë e Brdhë.
Kompania me bazë në Hjuston, ishte përkrahësja më e madhe e Presidentit Bush kur ai kandidohej për guvernator të Teksasit.
Kurse më vonë zëvendës presidenti Dick Cheney, dhe stafi i tij kanë zhvilluar takime me drejtuesit e Enron për strategjinë energjetike të administratës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 3 EmptySun Dec 16, 2007 11:31 pm

Jam_buli e kam lexuar keta ne google dhe te gjithen e kam shqyrtuar,mirpo ka dhe ne anglisht diqka dhe me duhet me shume literature,si do qe te jete te falenderoj shume qe je munduar,patjeter se do e marr dhe kete pjese,edhe pse ne google te gjithen e kam lexuar,dhe jam munduar te bej diqka,edhe pse disa informata te tjera do ishin patjeter te nevojshme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Guest
Vizitor
avatar



Patatja e nxehtë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 3 EmptySun Dec 16, 2007 11:37 pm

mhhhhhhhhhhhhh

me thane se ulem e ta perkthej nuk mundem se skam kohe me beso, por kur ke ndonje paragraf, fjali, apo edhe naj 10 rresht e bej per ty se na lidhe forumi patjeter.

ishte teme me peshe e une te tregova se ku eshte kapaciteti yne, dhe ne cilat tema mundemi met ndihmu Wink
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 3 EmptyMon Dec 17, 2007 12:56 am

Kosovarja pershendetje

Per kete azienda ka per te folure me muaj,por po prvoj me te perkthier diçka edhe pse me mungon,perkthimi ne shqip nuk dije sa do te ndimone ky perkthim i imi ha ha ha po qe e ke per shpejt do te mundohem te pakten

Historia e Enron ne Humbje

Ne vitin 2002 Erion,perfundoi ne humbje,e papritur perse kjo aziend ne 10 vitet e fundit kishte nje rritje shume te shpejt,duke i dyfishuar valoret e saja,qe u bashkangjite ne vend te 7 e klasifikuar nder me te rendesishmet ne USA.

Per pake kohe Azienda Euron,nga te gjitha konsideratat solidimet humbin te gjithe valoret e saj,kalon nga nje post te 86 dollare e 26 cente.

Qe u dogjen perafersishte 60 Miliarde dollar ne 3 muaj,qe parqiten nje numer te madhe te te panvareve me difikolta,edhe pse u ishte nje propozim qe ishte ishte nje premtim i atyre te futin edhe akciat e veta ne aziend,por edhe kete qe te benein ishte e kote.

Nga shume keta ''individ''kyshin larguar akcionet e veta para se te fundoset azienda,analizimi i tyre ishte qe fitimi kalonte mbi normat e fitimit por nuk kishte nje parashikim qe munde te lirohet nga e paverteta.
Fakti ishte qe kishte edhe ca protesta ne publik qe donin kjarime qe kishte ''faturat'' 130 miliarde dollar ne vitin qe fundosi pa asnje sinjal.

RAPORTET ME POLITIKEN.

Te qendruar ne nje thelsi besimi kure Zbuloin qe ENRON ne te gjitha hapsirat kishte nje nivel te lart te saj,por zbulohe shume te fshehurat e tyre ne kontabilitet.
Nuk mungonin te f'shehurat edhe ndaj qeveris ne hapsire te elektoratit.

ENRON finanzat e para i mori nga Gorg W . Bush po edhe me nje numer te madhe njerze te politikanve me te holla,vendimet e tyre ''individeve'',nuk ishin veq nga partia Republikane por edhe nga ajo Demokrate.
Ne nje takim me G8 kishin mare nje vendim per te mare lejen e nje pjese te Enron ne Mozambik
Ishte e perkrahur edhe nga ndima e Klintonit,qe vendimi u more per nje shtet afrikan te thehet nje varferi per ndim ne drejtim te ekonomis Arikane.

Societat qe cilat u krijuan nga ENRON

Nje zbulim i reteve qe u zbuluar per te keqen e Enron ishin siq queheshin ishujt Parajsave.
Totalet e Enronit ishte 881,nga keta 600 ishin ne ishujt e Cayman.ne boten e tyre te quajtura Enron.
Teorikishte ishin ne mbi vendet te themi nder kontroll qe perfundonin te genjejne qe kane nje profit per mentimin qe ishin stabile valori i aziendave te tyre, edhe periodate kur qe ishine ne krize.
epizoda e domethenjes te vitit 2000,qe nje shume prej 112 milion dollar u rite ne 278 milion dollar kredit.
Nje ndime qe ju aferuar ketu ishte nga Arthure Anderson,nje partner nga i njejti Anderson David Duncan ne vitin 2002 qe kishte nje humje nga dokumenta e tij,nga Enron.
Qe ne vitin 2005 Departameti ligjore Amerikan e mbylli procedurat e Arthure Anderson pa asnje njohje.

Na thuja ç'fare te vin ma me rendesi te dishe....

do te mundohem me te perkthier ne te ardhmen sa te mundem kuptohemi

shpresoi qe kjo te ndimon diçka ha ha ha te pakten bene nje perpunim ne kete shkrim se llom e kam bere kete perkthim me shpejtsi ha hah a


Edituar për herë të fundit nga në Mon Dec 17, 2007 3:25 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 3 EmptyMon Dec 17, 2007 2:29 am

Beton te falenderoj edhe ty shume patjeter se do i marr edhe nga ju keto te dhena dhe keshtu do i kompletoj te gjitha dhe do me ndihmojne shume.....

Ju falenderoj shume tani mund te vazhdon me pergjigjen Aquila.....

Nga Beton:
Pyetje per Aquila:
Kush ishte Hasan Tasini?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 3 EmptySat Dec 29, 2007 3:12 am

Me pelqen kjo teme e deshira eshte qe te vazhdon tema.

Pyetje per Euridika.

Na shkruaj per LIDHJEN E LEZHES 1444.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 3 EmptySat Dec 29, 2007 4:00 am

Beton shkruajti:


Pyetje per Aquila:

Kush ishte Hasan Tasini.

Anna e ngatrron Hasan Tahsinin me Hasan Prishtinën;

Anna shkruajti:
pergjigjjen per Aquila e bej une se kush na ishte , Hasan Prishtina lindi më 1873...

...postimin e fshiva, arsyeja ishte jasht pyetjes së parashtruar nga postuesi Beton.

Mbesin dy pyetje për t'u përgjegjur ;

1.Nga Beton:
Pyetje per Aquila:

Kush ishte Hasan Tasini?

2. Pyetje per Euridika.

Na shkruaj per LIDHJEN E LEZHES 1444.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 3 EmptySun Dec 30, 2007 2:49 am

Kuvendi i Lezhes 1444
Gjergj Kastrioti ,pasi arriti te marr keshtjellen e Krujes me kthimin e tij me 1443 ,duke njohur mire
kapacitetin e forcave otomane ,perpjekjet e para i beri per bashkimin dhe pajtimin e popullit qe administrohej ne principata ..
Perpjekjet e Princerve Fisnike te Arbrit per liri nuk kishin pushuar kurre dhe Ai e dinte por, e dinte edhe se vetem bashkimi bente fitoren.
Pra ajo qe ishte e domosdoshme per t'i bere balle pushtuesit ishte bashkimi ,prandaj ai mblodhi Kuvendin i cili U mbajt me 2 Mars 1444 ne Katedralen e Shenkollit ne Lezhë.
Ne kete kuvend morren pjese Princat me te shquar te Arberit si ;Gjergj Arianiti,Nikolle Dukagjini me te vellan Palin,
Andre Topia e Lekë Zaharia,Muzakajt etj..
Kuvendi rezultoi me Beselidhje (e cila u mbajte gjalle deri ne vdekjen e kryetrimit).Aty u arrite marreveshje te krijohej nje ushtri e rregullt dhe e stervitur mire ,zgjedhja e nje prijesi (ku u zgjodh Gjergj Kastrioti ) ,te mblidheshin fonde per mbajtjen e ushtrise ,pra secili Princ ne ate Kuvend dha numer te caktuar ushtaresh (varesisht nga rasti, kishte edhe nga nje per shtepi apo edhe te gjithe qe ishin te zotte per te mbajte arme )si dhe u kujdesen per rritjen e fondit per frunizim te kesaj ushtrie qe me vone do te ishte pengesa e pakapercyeshme e invazionit Otoman.

Beslidhja e Lezhes eshte njera nder beslidhjet me te rendesishme ne historin popullit shqiptar.
Gjergj Kastrioti per 25 vjite radhazi (gjer ne vdekje) u beri ball ushtrive Otomane qe pa pushim u versulen per te pushtuar Arberine .Pra arberite ,te udhehequr nga nje strateg i zoti , nga nje prijes me vizion ,i mençur dhe trim ,i treguan botes se sa te pathyeshem jane kur jane te bashkuar ..

"Nje popull ka per udheheqes vetem ate qe meriton" ...

Populli shqiptar tregoi qe meriton nje prijes-udheheqes si Ai , i Madhi Gjergj Kastrioti
.

Une kisha nje pyetje per Sofra , kam shume deshire te dije se
Kush ishte "Abeja" (Bekim Berisha)
me shume respekt
Euridika
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 3 EmptyTue Jan 01, 2008 1:39 pm

E nderuara Euridika faleminderit për pyetjen që ma ke parashtruar për luftëtarin e lirisë Bekim Berisha me nofkën "Abe-ja"

Bekim Berisha ishte fëmiu i gjasht i prindërve Fazli dhe Fahrije Berisha i cili u lind në fshatin Graboc të Pejës më datë 15 qershor të vitit 1966 dhe ra heroikisht në mbrojtjen e junikut me datë 10 gusht të vitit 1998.
Bekim Berisha u rrit në një familje patriotike e cila familje brez pas brezi i kishin luftuar pushtuesit serb, prandaj gjyshi dhe babai me dshuri ia kishin kultivuar që në rini ndjenjën kombëtare. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje ndërsa të mesmen të mesme i mbaroi për Art në Pejë kurse Fakultetin e Hotelerisë në Opati kurse të Veterinarisë në Zagreb që të dy fakultetet i mbaron me sukses.
Por që të arrinte deri tek mbarimi i këtyre dy fakulteteve u deshtë që Bekim Berisha për shkak kushteve të rënda të largohet nga vendlindja dhe të emigrojë në Kroaci e të kalonte nëpër një rrugë të mundimshme si puntor krahu fizik për ta ndihmuar familjen në Kosovë dhe të ketë mundësi të regjistrohet dhe mbarojë fakultetet....
Gjat periudhës së qëndrimit në Kroaci arrin t'i mësojë 6 gjuhë të huaja.
Në kohën e shpërthimit të luftës në Kroaci Bekim Berisha menjëhere i përgjigjet kësaj lufte duke u radhitur në njësit elite kroate. Ishte një ndër ushtarët më sy pa trembur në luftën e kroacisë kishte zgjuarsi të gjithanshme, Bekim Berisha i cili praktikisht i përdori kundër ushtrisë fashiste serbe.
Për këto cilësi që i kishte dhe i përdori Bekim Berisha kundër okupatorit fashist serb, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë kroate Bekim Berishën e gradon me gradën Gjeneral.Vlen për të përmendur luftën e Kninit ku bekim Berisha u printe luftëtarëve kroat që e mbronin Kninin dhe në anën tjetër Tahir Zemën i cili i printe ushtrisë okupuese serbe... por unë nuk do të zgjatem më shumë për këtë pikë.
Pas luftës në Kroaci Bekim Berisha kalon në luftë në Bosnje prap me të njejtin armik serbinë i cili i përballon luftimet e ashpëra...
Në vitin 1998 Bekim Berisha nga mërgimi me një grup shokësh arrijnë që përmes Shqipërisë të futen në Kosovë i cili pozicionohet pikrisht në Açarevë të Drenicës dhe pa humbur kohë fillon pregaditjet ushtarake me të rinjtë duke ua mësuar artin ushtarak punoi sistemakisht dhe pa u ndalur deri në hapjen e Akademis Ushtarake ku së bashku me shokët e luftës ngrit flamurin shqiptar me datë 22 prill 98-të. Ishte pikrisht Bekim Berisha i cili vëzhgonte çdo gjest dhe lëvizje të njësiteve, ishte pikrisht Bekim Berisha i cili në Llaush e bëri rreshtimin e parë dhe haptas u tha se;
-" Duhet të kemi rregullë, të kemi zbatojm hierarkin ushtarake vertikalisht dhe horizontalisht nga lart-posht dhe të komunikojm horizontalisht.

Bekim Berisha ishte një ndër 13 bashkpuntorët e ndërtimit artizanale të Topin 75,5mm me larghedhje deri në 2 km në puntorin e e Hajr Gashit.

Bekim Berisha me shokun e tijë Bedri Shalën i shkojnë për ndihmë Ramush Haradinaj në Gllogjan të Deçanit kur po zhvilloheshin luftime të ashpra me okupatorin serb dhe arrijnë që t'i bëheshin një krah shumë i fortë komandantit Ramush Haradinaj. Në këtë luftë fyta fyt me pushtuesit Bekim Berisha tregon një shkathtësi të hatashme në pregaditjen e të rinjëve dhe mënyrën e bartjs, sigurimt dhe grumbullimit të armatimit.
Zona e Junikut ishte një zonë e veçant dhe pikë strategjike për UÇK-ën e cila rrethekohet me një arsenal të madh ushtarak, dhe për të mos rënë në duart sebe ky fshat me 29 maj të vitit 1998 Bekim Berisha angazhohet në mbrojtje të kësaj zone. As në këtë rast nuk mungon tradhtija kur 5 mysafirët që i dërgon Tahir Zema një natë më heret të cilët arrijnë tinzisht dhe në mënyrë të trupëshme të ua tërhjekin armatimin kundër-tankste që të nesërmen ngritet Bekim Berisha dhe u thotë shokëve të luftojm si të mundemi sepse 5 mysafirët e mbrëmshëm na kanë tradhtuar duke na rrëmbyer armatimin KundërTankist të grumbulluar me mund.
Pikrisht kjo tradhti e bërë vie deri tek rënja e Bekim Berishës në mbrojtjen e Junikut së bashku me luftëtarët Bedri Shalën, Përmet Vulën, Elton Zherkun, Bashkim Lekun etj etj.... bëri që të bie Juniku në duart e forcave serbe.
Bekim Berisha bie në Altarin e Lirisë me 10 gusht të vitit 1998 në mbrojtjen e Junikut i cili varroset po në Junik dhe më vonë rivarroset në fshatin e lindjes.

Pyetje për Tom Sojerin .... Kush ishte Qemal Stafa.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 3 EmptyMon Jan 28, 2008 4:08 pm

Qemal Stafa (Brutus) lindi në Elbasan më 20 mars të vitit 1920 në një familje patriote; vdiq më 5 maj 1942. Ishte figurë e shquar e lëvizjes dhe e Luftës ANÇ. Nxënës në gjimnazin e shtetit të Shkodrës, hyri në një nga celulat e qytetit, mori pjesë në lëvizjen revolucionare të rinisë, u bë një nga drejtuesit e shoqërisë jashtë shkollore Besa Shqiptare. Në Tiranë u lidh me Vasil Shanton, u organizua në GK të Shkodrës (1937) dhe së bashku me Vasil Shanton zhvillon veprimtari revolucionare, lidhet me punëtorët, organizon aksione të rinisë shkollore. Në janar 1939 u arrestua e u dënua me burgim nga gjyqi që regjimi i Zogut.

Në gjyq nga i akuzuar u kthye në akuzues i regjimit e rendit feudalo-borgjez. Në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë arratiset nga burgu dhe bashkë me Vasil Shanton organizon qëndresën antifashiste, punon pa u lodhur për tërheqjen e rinisë në luftë kundër pushtuesit të huaj. Vijoi përkohësisht studimet në Itali dhe pas kthimit në atdhe u hodh në ilegalitet.

Kreu me sukses shumë detyra të rëndësishme për organizimin e forcimin , për luftën e armatosur kundër pushtuesve fashistë e tradhtarëve të vendit, për demaskimin e shpartallimin e elementëve përçarës etj. U rrethua nga fashistët në Tiranë dhe duke luftuar heroikisht u vra në 5 maj 1942. Është përfolur se Enver Hoxha kishte gisht në vrasjen e tij. Po aq e vertete sa edhe Skenderbeu qe eshte grek.

Qemal Stafa ishte dhe letrar i talentuar. Krijimtaria e tij u takon kryesisht viteve të rinisë. Shkroi tregime, skica e vjersha, një pjesë e të cilave u botuan me pseudonimin Brutus në shtypin përparimtar të kohës. Radhitet ndër letrarët e rinj realistë të viteve 30. Në shkrimet e tij u ngrit kundër realitetit shoqëror të kohës, vuri në qendër njerëzit e thjeshtë që vuanin nga padrejtësitë shoqërore, dha portrete të luftëtarëve e të njerëzve me karakter të fortë që nuk mposhten nga vështirësitë, që luftojnë për një botë të re. Në një varg shkrimesh me karakter publicistik Qemal Stafa paraqiti haptazi idetë e tij revolucionare me pjekuri e bindje. Trashëgimi i tij letrar është përmbledhur në vëllimin "Qortimet e vjeshtës"(1961).

Pas Çlirimit emrin e Qemal Stafa e mbajnë rrugë e sheshe, shkolla e institucione, qendra pune e reparte ushtarake. Në kryeqytet, në sheshin që mban emrin e tij, është ngritur busti i heroit. Dita e rënies së Qemal Stafës përkujtohet si Dita e Dëshmorëve.

Pyetje per ate qe e di nje pergjigje:

Sa shqiptare numerohen sot ne bote?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 3 EmptyMon Jan 28, 2008 4:33 pm

I nderaur e shume i respektuar tom sojer po qe nuk ke caktuar te pergjigjet antari i radhes,do te mundohem une ti pergjigjem kesaj pytje ne ate qe kam lexuar para pak diteve ne nje gazet keta ishin disa Statistika se sa shqipzar jane ne Bote. po qe dikushe ka pergjigje me te mire le te pergjgijet te jep statistika me te rendesishme.

Flm per mirkuptim.


13 MILLION SHQIPTARE JETOJNE NE GJITHE BOTEN

Numri me i madhe i shqiptareve qe jetojne jasht trojeve te tyre etnike,duket se eshte ne Turqi.Sipas studijusve dhe historianve te ndyshem shqiptar,ne Turqi llogariten te jene 5 milion shqiptar.


Sipas statistikave te fundit te CIA-se,ne nje regjistrim te vitit 2007,ne librin e te dhenave ''Fact Book'',ne Shqipri rezultojne 3 milione e 600 mije e 523 shqiptar.Nderkohe ne Kosove jane rrethe 2 milion e kater qin mije shqiptare autoktone.Ne Maqedoni llogaritet qe shqiptaret te zene vendin e dyte per nga numri i popullsis.
Sipas statistikave numri i shqiptareve ne Maqedoni mundet te arije 1 million.

Po kaq shqiptar jetoin ne Greqi.
Fluksi i emigranteve qe ka zgjedhure shtetin fqinje jo vetem per te punuar por edhe per tu vendosur familjarisht atje,shkon ne nje million te tille.Ndersa numri me i madhe i shqiptareve qe jetojne jashte trojeve te tyre etnike,duket se eshte ai ne Turqi.
Sipas Studiuseve dhe Historianve te ndryshem shqiptar,ne turqi llogaritet te jene rrethe 5 milion shqiptar.Sigurishte kjo shifer nuk perfshin te gjitha shqiptaret qe kane ikur nga trojet e tyre,por edhe shqiptaret qe jane shtrire me popullsin vendase.Numri me i madhe i shqiptareve eshte ne Stamboll,ndersa pjaesa tjeter eshte shperndar pergjate kufirit Turko-Sirian.
Ndersa ne Mal te Zi,sipas statistikave,jetojne rrethe 200 mije shqiptare.Ndersa 70 mije shqiptar jetojn ne Luginen e Preshves.

Emigrantet.

Qe nga emigrantet e pare ne fillim te shekullit te kaluar e deri me ditet tona,ne Amerik llogariten te jetojne rrethe 300 mije shqiptar,Ndersa ne Evrope duket se ka nje shperdarje ''te rregullt'' te emigranteve shqiptar me diferenca te vogla.Kshtu ne Itali emigrantet shqiptar nga Shqipria Kosova,Maqedonia,Mali i Zi llogaritet te jene rrethe 300 mije.Austria eshte nje tjeter vende me numer te konsiderushem shqiptareshe,rrethe 300 (?) mije te tille 200 mije te tjer sipas te dhenave shoqatave nderkombetare qe merren me emigracionin,jetojne ne Gjermani dhe po 200 mije ne Zvicer.Po ashtu edhe emigrantet qe jane larguar nga trojet shqiptare drejt Kanadese llogaritet te jene rreth 25 mije.Rreth 100 mije shqiptar te tjer jetojen ne France,ndersa 50 mije te tjere ne Spanje.

Perse ne Turqi pese milone?

Pes milion shqiptare ne Turqi jane nje shifer qe habit jo pak njerez.
Por jane nje sere historianesh dhe studiuesish qe rrumbullaksoin nje shifer te tille.Dhe llogaria nis qe nga fundi i pushtimit osman.kur ishin te shumta familjet qe jetonin ne Turqi.Per te vazhduar me pas me shpernguljet masive te shqiptareve nga Serbet.

Nga Kosova drejt Turqise serbet debuan nje numet te konsiderueshem shiqiptaresh.Vatem pas luftes se dyte Botrore serbet shperngulen nga Kosova 500 mije shqiptare.
Ndersa rrethe 100 mije te tjer u debuan nga greket.
Sikur vetem shtimi i numrit te kesaj kategorie te llogaritet gjate 50 vjetve te fundit,ateher justifikohet shifra prej 5 milionesh.Duhet thene se shumica e kesaj popullsie eshte asimilua.
Nderkohe qe e njejta strategji u ndoq dhe me shqiptaret e Cameris,Sipas statistikave,shteti turk zene vendin e pare te emigracionit shqiptar.Qytetet ku shqiptaret jane vendosure me shumice jane Stambolli,Izmiri,Bursa,Ankaraja,etj.Vendosja e shqiptareve ne Turqi ze fill qe ne vitet 1500.Ne shifren prej 5 milionesh bejne pjes dhe ata shqiptar qe jane shkrire me familje te tjera dhe qe kane prinderit shqiptar.

SI BEHEN 13 MILLIONE?

3.6 milione shqiptar jetojne ne Shqipri
2 milione shqiptare jetojen ne Kosove
5 milione shqiptar jetojen ne Turqi
700 mije shqiptar jetojen ne Maqedoni
800 mije shqiptar jetojen ne Greqi
300 mije shqiptar jetojen ne Itali
40 mije shqiptar jetojne ne Mal te Zi.
70 mije shqiptar jetojne ne (Luginen e Presheves)
500 mije shqiptar jetojen ne Shtetete e Bashkua te A.
300 mije shqiptar jetojen ne Gjremani
50 mije shqiptar jetojne ne France
5 mije shqiptar jetoin ne Spanje
50 mije shqiptar jetojne ne Kanada
20 mije shqiptar jetojen ne Australi
60 mije shqiptar jetojne ne Belgjike
250 mije shqiptar jetojne Zvicer dhe Austri....e shume shtete te tjera qe nuk kemi nje statistik ende.


Nuk jemi nje popull i vogel por jemi nje Kombi i madhe.!!!

..by Beton

Shenim nga Tom Sojer: Meqenese e kam mundesine e editimit dhe meqenese mendoj se duhet shtuar ketu ne kete informacion kaq te shpejte e te sakte te mikut tim Beton, po shtoj dicka qe te tjeret ta lexojne sebashku me postimin e te shquarit Beton. Ne shifrat e mesiperme duhen patur parasysh arvanitasit ne Greqi vendalinj, dhe te vajtur perpara dhe pas kohes se Skenderbeut qe sipas nje studjuesi shqiptar, ne mos gaboj Spiro Kondo, shkojne rreth 2 milione. Une mendoj se vallaj jemi nja 20 milione duke shtuar edhe shqiptaret ne Egjypt, Ukrahine dhe Kaukazet. Falemnderit Betonit.


Pytje per Urata:

Urata perderisa u percendrove ne te dy pyetjet lidhur me ndarjen e cmimit Nobel... Pason pyetja, paraqit nje historik te shkurter rreth ketije cmimi?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 3 EmptyMon Jan 28, 2008 5:31 pm

Flm. shume Beton per interesimin e shprehur lidhur me historikun e shkurt te dhenies se Cmimit Nobel ne te cilin
për herë të parë me këtë çmim u laureua shkrimtari francez Sully Prudhomme në vitin 1901, ndërsa cmimin e fundit në vitin 2006, për Letërsi e fitoi shkrimtari turk Orhan Pamuk. Ja vlene te permendet se shkrimtari i parë shqiptar që u nominua për këtë çmim ishte poeti kombëtar Gjergj Fishta, ndërsa nga vitet e ’90–ta disa herë u nominua prozatori i madh Ismail Kadare, por fatkeqësisht ende nuk është laureuar me këtë Çmim.....
Historik i shkurt lidhur me ndarjen e Cmimit Nobel per letersi



Shkencëtari suedez Alfred Nobel në testamentin e tij të vitit 1895 ndër pesë çmimet që duhet të jepen përcakton një çmim për letërsinë për personin që në fushën e letërsisë ka krijuar “veprën më të mrekullueshme në një drejtim ideal”. Laureati (fituesi i çmimit) duhej të përcaktohej nga “Akademia e Stokholmit”, që më vonë sipas statutit të Fondacionit Nobel u saktësua se është Akademia Suedeze. Sipas këtij statuti letërsia definohet “jo vetëm belles-lettres, por edhe shkrimet e tjera, që përnga cilësia e formës dhe stilit kanë vlerë letrare”. Po ashtu u zbut qëndrimi që çmimi t’i jepet veprave të botuara “në vitin paraprak” duke u zgjeruar edhe në “veprat e vjetra” nëse “rëndësia e tyre nuk është bërë e qartë deri tani”. Kandidatët sipas statutit duhet të nominohen me shkrim nga ata që mund ta bëjnë këtë deri më 1 shkurt të çdo viti. Sipas rregullores të drejtën për të nominuar e ka Akademia Suedeze dhe akademitë e tjera, institucionet dhe shoqatat e ngjashme me të në bazë të themelimit dhe të qëllimit; mësimdhënësit universitarë të estetikës, letërsisë dhe historisë. Një amandament i vitit 1949 qartëson kategorinë e mësimdhënësve: “profesorët e letërsisë dhe fillologjisë në universitete dhe kolegje universitare”. E drejta për të nominuar në atë kohë iu dha edhe fituesve të mëparshëm të Çmimit Nobel dhe “kryetarëve të shoqatave të autorëve që janë përfaqësues të krijimit letrar në vendet e tyre”. Statuti po ashtu përcakton themelimin e Komitetit të Nobelit “për të dhënë qëndrimin e tyre në lidhje me dhënien e çmimeve” si dhe të Institutit të Nobelit me një bibliotekë që duhej të mblidhte një kolekcion substancial të letërsisë moderne. Fituesi i Çmimit Nobel për letërsi shpallet çdo vit më 10 tetor.

Medaljoni i Nobelit per Letersi

Medalja e Akademisë Suedeze paraqet një djalë të ri që rri ulur nën një dru dafine, që e dëgjon dhe shkruan këngën e Muzës. Në medalje shkruan:




Inventas vitam juvat excoluisse per artes

që në përkthim të fjalëpërfjalshëm do të thotë:




krijimet përmirësojnë jetën që është e zbukuruar përmes artit.

Këto janë vargje nga Eneida e Virgjilit, kënga VI, vargu 663.

Emri i lauratëve gdhendet poshtë figurave, ndërsa teksti “ACAD. SUEC.” Do të thotë Akademia Suedeze.
Medalja e Çmimit Nobel për Letërsi është dizajnuar nga Eric Lindberg.





Patatja e nxehtë - Faqe 3 180px-Medalja_e_Nobelit_p%C3%ABr_let%C3%ABrsi

Medaljoni i Nobelit për letërsi -- Nobel Foundation

Keta jane disa te dhena te shkurta lidhur me themelimin dhe ndarjen e Cmimit Nobel per letersi.... shpresoj qe do mbetesh i kenaqur me kete pergjigje i nderuar Betoni.... nese ju intereson me shume urdheroni pyetni..... flm.

Pyetje per Premtimin:
Si e trajton Ismail Kadare ne vepren, Bisede permes hekurash bardin e sfides se zhvillimit te procsit kombetar, Ukshin Hotin?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Patatja e nxehtë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 3 EmptyWed Jan 30, 2008 2:31 pm

Urata, do te mundohem pak a shume, me pake fjale nese do t'ja harrij qe t'ju jap nje pergjigje sa do pak te pelqyer.

Ne kohen kur Ismail Kadare, e zgjodhi kete menyre qe permes disa pyetjeve te drejtuara Ukshin Hotit ( i cili ishte i burgosur nga serbia) ishte nje periudhe do te thoja me e veshtire dhe me dramatike e gjithe shqiptarve. Ishte viti 1997, ku Shqiperia sapo kishte dale nga nje drame e shemtuar vetevrasese. Ndersa ne Kosove qdo dite e me teper gjithqka erdhi deri tek nje limiti dhe shqiptaret nuk kishin se nga te shkonin, ngaqe kishte ardhur nje kohe qe nuk duroheshin me barbarit qe i kryhente serbia popullit shqiptar ne nje menyre apo tjeter.
Pra ne Kosove ishte nje momente qe me shume se kurre ndihej nevoja e nje prijesi shqiptare. Dhe, sipas Ismail Kadares( qe kishte plotesisht te drejt), ai njeri i duhur dhe i besuheshem per Kosoven, ishte Ukshin Hoti, i cili gjendej i lidhur me hekura. Ismail Kadare, permes ketij libri "Bisedë përmes hekurash" e mendoj se do te jete nje thyherje e ketyre hekurave, dhe u mendua se nje liber ne trajte dialogu i botuar ne tri gjuhe: shqip, frengjisht dhe anglisht do te ishte me efikas per te kushtrimuar opinionin publik nderkombetar. Perveq kesaj, roli i ketij libri do te ishte i trefishte:shpallja boterisht e pikpamjeve te Ukshin Hotit, ato qe e kishin quar ne burge, njohja permes tyre e krejt drames Kosovare, lirimi i liderit. Dihet se ne qdo vend demokratik dialogu me nje te burgosur eshte gje e mundur, por jo edhe ne nje vend politikisht barbar si serbia. Megjitheate, fale rrethanava dhe njerzeve te guximshem gjysma e pare e mrekullis ndodhi; pyetjet arriten tek i burgosuri. Me pas, e pabesuheshmja po plotesohej; pergjigjet nisen te dilnin. E gjithe kjo nuk ishte e leht dhe kerkoje nje kohe jo te shkurter.
Nder te tjera, ne kete liber Ukshin Hotin, e trajtonte si i burgosuri politik numer nje ne Evrope, ngaqe siq e pohonte Ismail Kadare, nuk e di ndonje raste tjeter kur ne burgjet e ketij kontinenti te dergjet nje personalitet i permasave tuaja, profesor universiteti, politikan i njohur i ish-establishmentit politik jugosllav i shquar ne perpjekjet per demokratizimin e jugosllavis, ish-minister i jashtem i krahines autonome te Kosoves, i shquar per orientimin pro-perendimor e proatlantik, publicist i njohur i specializuar ne "Harvard" te SHBA-s per shkencat politike, autor librash te rendesishme si "Filozofia Politike e Çëeshtjes Shqiptare", "Lufta e ftohtë dhe detanti"...etj.
Me tej vazhdonte Ismail Kadare, ne burgjet e Evropes ka mjaft te denuar te shpallur ose te vete shpalluur me te drejte, me gjysmte te drejt, ose pa te drejte si te burgosur politik. Por, une s'di ndonje raste tjeter, kur dikush te jete denuar kaq mizorisht, thjesht per idet e tij politike, e vetem per to siq jeni denuar ju. Dhe ne qofte se fati juaj konsiderohet heshturazi i pranuheshem nga ndergjegja evropiane, kjo vjen sepse e pranuheshme konsiderohet ende nga kjo ndergjeje "ndalimi" i popullit shqiptar. Andaj qendrimi juaj ne burg eshte humbje, eshte dekurajim per shqiptaret, kurse dalja juaj nga burgu do te ishte e kunderta.
Gjithashtu permes ketij libri, me te drejt kritikon eliten politike shqiptare te asaj kohe, te cilet vite me radhe ( te cilet edhe sot vazhdojne) te flasin ne menyre te paqarte. Edhe ateher kur flasin e bejn kete ne menyre te pa sinqert........
Le te shpresojm dhe besojm qe ai te jete ende ne boten e te gjalleve. Megjithate, qfardo qofte trajta e tij trupore, guri ku mbeshtet kryet, ose mbulesa siper tij, shpirti i tij, eshte i praprekur. Ai shpirt i lire ndodhet ne kumtet qe ka lene, ne librat e ne letrat e tij. E mbi te gjitha, ai shtjellet i plote e ngadhnjyes ne lirin e Kosoves.

Pyetje per Euridiken.

Kush ishte Ernesto Çe Guevara, dhe si e shihte amerika kete njeri?? ( kur them amerika, mendoj udheheqesit e amerikes)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

Patatja e nxehtë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 3 EmptyWed Jan 30, 2008 2:44 pm

Premtimi, flm ke dhene pergjigje te shkelqyer dhe ke permbledh shume elemente lidhur me pyetjen. Eshte e vertete se te shkruash per Ukshin Hotin dhe ti permbledhish te gjithe meritat e tije eshte e pamundur.. sa me shume te mundohen barbaret serbe ta shtrydhin e zhdukin shpirtin dhe vepren e ketije vigani te paepur aq me teper do te jetoje perjetesisht vepra e tije.....
Edhe nje here e pershendes Premtimin....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Patatja e nxehtë - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Patatja e nxehtë   Patatja e nxehtë - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Patatja e nxehtë
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shkencë-
Kërce tek: