|
| Skenarë për pastrimin etnik të Nerezit-Shkup.... | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Skenarë për pastrimin etnik të Nerezit-Shkup.... Tue Aug 18, 2009 6:41 pm | |
| Skenarë për pastrimin etnik të Nerezit
Laura PAPRANIKU
Shkup, 17 gusht - Pas një dite makabre dhe nate ankthi nga vandalizmi i të ashtuquajturve "Komitë", shqiptarët e Nerezit e kanë të pa mundur të harrojnë trishtimin e pasdites së diel. Ditën kur mbi 300 tifozë maqedonas të Klubit Futbollistik "Vardari" hynë nëpër shtëpitë e shqiptarëve duke gjuajtur me gurë dhe sulmuar me shufra hekuri gra, fëmijë dhe pleq. Nuk u kursyen as burrat, të cilët dolën të shohin se çfarë po ngjiste para shtëpive të tyre dhe se kush janë këta banditë, të cilët po kërkojnë "vdekjen e shqiptarëve". Enver Ahmeti, një 33-vjeçar, tanimë me kokën e çarë, thotë se kishte qenë në dhomën e tij të fjetjes, para kompjuterit, kur nga jashtë nisën të dëgjohen ushtima zërash dhe gjuajtje gurës. "Kur dola në dritare të shoh se çfarë po ndodh, pashë kushëririn tim që po vraponte dhe vendosa të shkoj pas tij", tregon Enveri, ndërsa nuk do t'ia kishte marrë kurrë mendja se para derës do të gjente të ëmën, Hanka Mehmetin me kokën e mbuluar në gjak. E len të ëmën në duart e motës, sepse iu deshtë të shpëtonte gratë e tjera të mëhallës, të cilat gjithashtu po sulmoheshin nga turma banditësh me fytyra të mbuluara. Në përleshje e sipër me ta, Enveri morri disa goditje të rënda me gurë në kokë. Ishte ora tre e pasdites, kur "Komitët" ia mësynë Nerezit, shtëpive që gjenden përskaj rrugës kryesore.
Plisi i bardhë
Për ndeshjen e futbollit mes "Makedonia Gj.P." dhe "Vardarit", tifozët e këtyre të fundit ishin ndalur në lagjen "Karposh 4", pra 20 minuta larg Studionit të "Gjorçe Petrovit", ku ishte caktuar të luhej ndeshja. E, teksa kishin vendosur të "vrisnin dhe të prisnin" çfarëdo që t'u del përpara në Nerez, Ahmet Adili, u bë viktima e parë. "Do ta kishin mbytur në vend, po të mos e shpëtonte vëllai im dhe disa bura të tjerë që u ndodhën ato çaste në Servisin për larje të vetura, aty pranë", tregon Drita Kosumi. Gjithçka ishte e pa pritur për shqiptarët. "Komitët" që parakalonin rrugës kryesore me këngë antishqiptare, në grupe me të vogla nga 20-30 veta, sulmonin herë në një shtëpi e herë në një shtëpi tjetër. Një turme e tillë, kishte rrethuar edhe xha Adilin dhe po e shkelmonin dhe grushtonin nga të mundeshin. Burrat që ndodheshin tek Servisi për larjen e makinave, s'po kupton se çfarë të keqe bëri xha Adili. I thirrën turmës të ndalen, por më kot. Vëllai i Dritës, i cili kishte makinën aty, mori çelësat dhe i dha gaz veturës. "Im vëlla tregonte se kishte qenë gati ti shtypën me makinë kur kishte pa atë skenë makabre, mirëpo pasi kishin parë rrezikun, ato ishin larguar me vrap", tregon Drita. "Komitët" nuk e kishin pasur të vështirë të identifikonin përkatësinë etnike të xha Adilit, pasi ai në kokë mbante plisin e bardhë. Njëri prej cubave ia kishte hequr plisin, ia kishte gjuajtur për tokë dhe kishte nisur t'ia shkelë me këmbë, kurse të tjerët po i binin me gurë kokës. E kishin mbërthyer keq, një grup prej 20-30 veta dhe për pak qenë duke i marrë jetën vetëm sepse në kokë mbante një simbol të moçëm të shqiptarëve. Mezi mbanin djemtë të mos marrin thikat
Banorët dhe përfaqësuesit lokal të Nerezit janë të sigurt në prapavijat politike të gjithë incidentit të shkaktuar, të dielën në mes të ditës dhe në sytë e policisë. "Dëshirojnë të na shpërngulin që këtu, na kanë ther në sy", thotë Hanka Mehmeti, njëra prej dhjetë viktimave, që të dielën u shtrua në spital. Për pesë nipërit dhe mbesat e saj, tri të djalit dhe dy të vajzës, thotë se nuk kanë fjetur gjithë natën nga trishtimi dhe prandaj ishin detyruar ti largojnë nga shtëpia që në pikë të mëngjesit. "U tronditëm ne të mëdhenjtë, gjithë natën kam vjellë dhe skam mund të ve gjumë në sy prej trishtimi, e jo më fëmijët", tregon me zërin e ngulfatur prej lotëve që i rrjedhin, teksa tregon shqetësimin e fëmijëve, nervozen e burrave dhe të keqen e grave. Hanka është e sigurt se i gjithë incidenti ka qenë i planifikuar më parë, bile edhe i ndihmuar nga shteti. Kështu mendon edhe burri i saj Ismaili. "Po të mos donin, policët nuk do të lejonin që të rriheshin gratë dhe pleqtë para syve të tyre", thotë Ismaili. Kur "Komitët' po bënin kërdinë në Nerez, ai ndodhej në fushë, në fshatin lartë. "Me thirri vajza me telefon. Kur erdha, ç' të shoh, Hankën dhe djalin i shtynin në makinën e Ndihmës së Shpejtë", tregon ai tek sa ofshan me sedrën e vrarë të një shqiptari, që nuk është ndodhur aty pranë për "t'ua treguar vendin" atyre që guxuan të ngrenë dorë mbi të shoqen dhe djalin e tij, tanimë burrë. Për djemtë që janë ndodhur aty afër, nënat dhe motrat e tyre tregojnë se mezi i kane mbajtur në kontroll. "Ktheheshin dhe na kërkonin thika, sëpata… Na vlonin edhe neve zorrët e barkut kur i dëgjonim se si shanin nënat dhe motrat shqiptare, por i merrnim me të mirë", thotë Drita, mbesa e Ismail Mehmetit. Atë e takuam tek shtëpia tjetër, aty pranë, pasi në mëhallën e parë - buzë rrugës, janë thuajse të gjithë kushërinj të familjes Mehmeti.
Me një fëmijë tri javësh në duar, Drita Kosumi, kishte ardhur te shtëpia e prindërve mysafirë, pasi me burrin e saj kosovar, jetojnë përkohësisht në Zvicër. "As në vitin 2001 dhe as në vitin 1999, kur u zhvilluan dy luftëra, nuk ishte kaq keq dhe aq frikshme. Imagjinoni, se si mund të jetë kur 300 apo 400 veta thërrasin njëzëri 'vdekje shqiptarëve' dhe të shajnë me fjalët më të pista", thotë Drita. Vetëm, për një gjë është e gëzuar, që pas gjithë atij trishtimi, do të mund ti jep përsëri qumësht gjiri Dionit të vogël. Më gjuajtën me shufra te pragu i shtëpisë Ishte kohë dreke, kur e zonja e shtëpisë Hanka Mehmeti bëhej gati të shtrojë tavolinën, pasi i kishte ardhur vajza me dy fëmijët. Zërat edhe britmat që, ato momente po bëheshin trishtuese, e kishin shtangur në vend këtë fisnike 56-vjeçare. "Mendova se mos e ka shtypur makina ndonjërin prej fëmijëve dhe hapa portën të shohë se ç'po ngjet, kur një turmë njerëzish që ishin afruar pranë shtëpisë. Disa mbanin në dorë shufra hekuri, të tjerë gurë dhe nisën të gjuajnë nëpër shtëpitë dhe sikurse e shihni…", thotë hallë Hanka, duke bërë me shenjë kokën, ku duken shumë qartë plagët e marra një ditë më parë. Në kokë, mban disa penj, me të cilët mjekët i ndalën gjakderdhjen, kurse në raport kanë shkruar "lëndime të lehta". Nuk jemi aq budallenj, sa do të kishin dëshiruar ata, thotë e revoltuar kjo zonjë, nga sjelljet hipokrite të, sikurse tregon, mjekëve maqedonas.
"Të diskriminojnë edhe kur të dërgojnë me urgjencë në spital. Edhe pse kishin shënuar se duhet të më japin Tetanus, as këtë nuk e bënë. Shko te mjeku amë, ai te Tetanus dhe jo neve", citon t'i jetë thënë në QKU, kurse te mjeku amë, që për koiçidencë është doktoreshë maqedonase, të hënën nuk iu dha asnjë shërbim mjekësor. Dokumentacioni, deklarata dhe raporti i mjekëve, duhej të dorëzohen në Stacionin policor deri në orën 11 të ditës, kurse deri në këtë kohë, mjeku amë i Hanka Ibrahimit, nuk kishte ardhur në punë. "Kishte lënë një doktoreshë tjetër në zëvendësimi, e cila tha se duhet të prisnim doktoreshën pasdite kur të vinte në punë. A nuk është kjo pjesë e një skenari të përgatitur mirë?", shprehet ajo. Jo vetëm për Hankën, por për të gjithë banorët e Nerezit është indikativ fakti se në parking, të cilin e shfrytëzojnë maqedonasit e ndërtesave, nuk u gjend asnjë veturë. "Gjithçka, e përgatitur", thonë ata, kurse këtë e konfirmoi edhe Mishkoja, një maqedonas i Nerezit, i cili patra të gjitha kamerave televizive deklaroi: "Unë nuk isha këtu. Më thanë që ta largojë makinën që mos ta thyejnë. Por u vonova ma kanë thyer një dritë dhe një pasqyre", deklaroi ai. "Çiçko Mishko" pa dëmtime
Veturat iu dëmtuan edhe shumë shqiptarëve, por që prej dallim prej "çiçko Mishkos", nuk kishte se kush ti paralajmëronte për ti hequr nga rruga. "Vetëm sa kisha ardhur prej pushimit dhe nuk i kishim nxjerrë as rrobat prej veture. Gruaja dhe fëmijët hynë brenda në shtëpi, kurse unë u ndala tek shitorja e një shoku e pastaj shkova në Radio", tregon Rahim Kadriu, pronari i Radio Vatit. Pas disa minutave, shkojnë me vrap disa fëmijë dhe i thonë të shpejtojë, sepse "Komitët' kishin qenë duke ia përmbysur veturën. Përveç Opellit, atij i është dëmtuar edhe një veturë "Peugo 308".
I indinjuar me vandalizmin që ndodhi para syve të policisë, shprehet edhe Bedri Saliu, përfaqësuesi i Bashkësisë Lokale të Nerezit. "Ajo që ndodhu është turp për maqedonasit dhe shtetin" , thotë ai, ndërsa kërkon që në Stacionin policor të Karposhit, urgjentisht të punësohen shqiptarë, një zëvendëskomandant, një ndihmës dhe disa policë shqiptarë. "Partia shqiptare në pushtet, por edhe të tjerët, të bëjnë shtypje dhe të punësojnë shqiptarë në këtë stacion policor, sepse këtu nuk jemi të përfaqësuar as edhe më një shqiptar", thotë Saliu. Ai bashkë me kryetarin e Komunës së Karposhit panë me sytë e veta se si policët bënin sehir, teksa shovenistët maqedonas me gurë dhe shufra hekuri sulmonin shqiptarët e pa mbrojtur. "Komitët" mund edhe të digjen
Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Xhevat Ademi, tha se çdo shoqëri ka fundërrinat e veta dhe kjo ndodhi me të ashtuquajturit "Komitët" apo "Komedianët", të cilët padyshim mund të jenë të tillë. "Por ama, të bëhen instrument apo vegël e dikujt për të hyrë në një mision të tillë, atëherë ata duhet të mendohet mirë. Nga ky pozicion i porosis të gjithë ata që i mbështesin, i frymëzojnë dhe i sponzorojnë, le të mos hynë në loja në të cilat edhe mund të digjen. Lusim kryeministrin Nikolla Gruevski të ndërmarrë të gjitha masat dhe keqbërësit e rrugaçët t'i identifikojnë dhe t'i nxjerrin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Ndërsa, ministrja Gordana Jankullovska të paktën që duhet të bëjë, është që komandantin dhe zëvendëskomandatin e stacionit policor të Karposhit t'i shkarkojë nga posti, sepse policia ka bërë sehir dhe ka parë se si rrihen e keqtrajtohen qytetarët, të cilët kishin vetëm një faj - pse ishin shqiptarë", tha deputeti i integristëve, Xhevat Ademi, duke shtuar se fundi i kësaj madje mund të jetë i keq për të gjithë ne. Ndërkohë, Partia Demokratike Shqiptare incidentin e Nerezit e ka krahasuar me "natën e kristaltë në Gjermani, kur nacistët demoluan gjithçka që nuk është gjermane".
"Qeveria VMRO-BDI, edhe një herë i treguan opinionit të gjerë se shqiptarët janë qytetarë të rendit të dytë, se shqiptarët mund ti rrahë çdokush dhe se për ta nuk interesohet dhe nuk i mbron askush", ka thënë nënkryetari i PDSH-së, Iljaz Halimi, sipas të cilit, "nuk mund të kuptojë se si BDI-ja, vasal i koalicionit qeverisës, nuk ndërmerr asgjë për këtë rast tejet serioz". "Ne deri më tani e kemi kuptuar servilitetin e BDI-së, por nuk mund ta kuptojmë se si akoma ata rrinë pa e ngritur zërin, kur qytetarët shqiptarë keqtrajtohen, nuk kanë siguri, ju demolohet prona dhe mbi të gjitha ju merren të gjithë të drejtat elementare demokratike", deklaroi Iljaz Halimi, nënkryetar i PDSH-së. Ndërkaq, Besim Dogani nga DR, tha se rasti në lagjen Nerez është rast pa presedan dhe si i tillë i patolerueshëm. Sipas tij, kjo gjendje më së shumti e komplekson gjendjen në këtë lagje, kur dihet se aty, pjesa më e madhe e tyre janë qytetarë maqedonas, ndërsa përqindja e shqiptarëve edhe pse është më e vogël, ata me shekuj ata kanë jetuar aty. "Kërkojmë nga Qeveria dhe nga ministrja Jankullovska që të zbulojë autorët dhe të përballen me drejtësinë. Nëse nuk ndodh kjo, ne do të konstatojmë se rasti ka qenë i organizuar dhe do të përfundojmë se me këtë nxitet një luftë ndëretnike", tha Dogani nga DR-ja. Për Bashkimin Demokratik Kombëtar të Hysni Shaqirit, irituese është fakti se rrahja e shqiptarëve në Nerez ka ndodhur në sytë e policisë, e cila nuk ka ndërmarr asgjë për ta penguar rrahjen e qytetarëve shqiptarë në oborret e shtëpive të tyre. "Kjo dëshmon se shqiptarët në Maqedoni, para organeve të këtij shteti nuk trajtohen si qytetarë të barabartë me maqedonasit, sepse shumëherë kemi qenë dëshmitarë se në rastet kur ka pësuar pala e kundërt, reagimi i policisë ka qenë brutal në vendbanime të shumta shqiptare", thuhet në komunikatën e BDK-së. Gruevski me dilema Kryeministri Nikolla Gruevski të hënën nga Ohri ka dënuar incidentet në lagjen e Nerezit, duke shfaqur dilema se kush ka mundur i pari të iniciojë incidentin ku u rrahën vetëm shqiptarët. "Pavarësisht se kush e ka filluar rastin, incidentet e këtilla duhet dënuar. Policia ka qenë aktive dhe me kohë ka intervenuar. Mbetet të shihen vetëm analizat e ngjarjes që të gjinden fajtorët", ka thënë Gruevski, duke mos u përgjigjur në pyetjen nëse ky incident ka prapavijë etnike. 200 huliganë, vetëm tetë padi penale
Pas manifestimit të dhunës në lagjen Nerezë, ku mbi 200 "Komitë" manifestuan një dhunë të vrazhde, bëhet e ditur se janë ngritur vetëm tetë padi kundër tifozëve të Vardarit. "Komitët", pas asaj që bënë në këtë lagje të Shkupit, akuzohen për veprën dhunë ndaj qytetarëve. Hetimet dhe bisedat informative, sipas policisë, kanë zgjatur deri në orët e vona të ditës së diel, ndërkaq ata janë mbajtur në stacionin policor në Karposh. Nga ana tjetër, ministria e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, tha se dhuna në sport nuk do të tolerohet, pavarësisht se nga cila anë vjen dhe kjo ashpër do të sanksionohet. Ajo tha se pas mbledhjes së dëshmive dhe pas bisedave me dëshmitarët, tetë persona tashmë janë para gjykatësit hetues. Ajo gjithashtu tha se nëse konstatohet se policia nuk ka reaguar në mënyrë adekuate, atëherë do të merren dhe masa përkatëse. Incident i importuar
Kryetari i Komunës së Karposhit, territor ky ku bënë pjesë lagja e Nerezit, Stevçe Jakimovski, ka theksuar për mediat se mbetet akoma i habitur se si policia nuk ka marrë masat për përcjelljen e grupit të madh të "Komitëve", të cilët pa asnjë shkak, sulmuan banorët shqiptarë të kësaj lagje. "Policia ka qenë e detyruar ta kontrolloj masën dhe MPB-ja është përgjegjëse për këtë, sepse ky vend është i qetë dhe asnjëherë nuk kanë ndodhur incidente të tilla. Në komunë ka një bashkëjetesë të shkëlqyer ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve. U habita kur mësova se ka pasur njerëz edhe nga lagjet tjera, të cilët kanë ardhur këtu dhe kanë shkaktuar incidente". Ujku vesin s'e harron
Edhe Lëvizja qytetare "ZGJOHU!" dënon ashpër incidentin që ndodhi në lagjen shqiptare të Nerezit në Shkup, kur grupi i huliganëve të vetëquajtur "Komiti", përkrahës të K.F. Vardar, ka sulmuar qytetarët shqiptar dhe pronat e tyre në këtë lagje pa asnjë provokim të vetëm, por nga mllefi i vetëm i shkaktuar nga përkatësia kombëtare e qytetarëve të Nerezit. "Ksenofobia e një pjesë të bashkëqytetarëve tanë e nxitur nga pasiguria e identitetit të tyre dhe nga sfidimi i përditshëm që i shkaktohet të njëjtit, nuk mund të shërohet me sulme barbare dhe të pajustifikuara ndaj banorëve autoktonë të këtyre trojeve. Sulmi i së dielës i ngjan barbarizmave sllave dhe shkatërrimit të civilizimit në këto troje pas ardhjes së tyre në shekullin VI prej pas Karpateve. Populli shqiptar nuk thotë më kotë 'Ujku qimen e ndërron, por vesin s'e harron' dhe sulmi i huliganëve maqedonas vetëm konfirmon urtësinë e popullit tonë. Nuk do shumë mend se jotoleranca ndëretnike te qytetarët e thjeshtë buron nga sjelljet e kreut shtetëror dhe mospërfillja e tyre për kultivimin e marrëdhënieve të mira ndërqytetare. Këtë e konfirmoi edhe mos prezenca e kryetarit të shtetit, kryeministrit dhe kryetarit të parlamentit në shënimin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit", thuhet në reagimin e "Zgjohu!". | |
| | | Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: Skenarë për pastrimin etnik të Nerezit-Shkup.... Tue Aug 18, 2009 6:43 pm | |
| JA ZONJA E SULMUAR NE KOKE ME PLAGE.... | |
| | | Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: Skenarë për pastrimin etnik të Nerezit-Shkup.... Tue Aug 18, 2009 6:44 pm | |
| http://lajmpress.com/thumbnail.php?file=111_hanka_mehmeti_gruja_e_lendume_872103090.jpg&size=article_medium | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: Skenarë për pastrimin etnik të Nerezit-Shkup.... Tue Aug 18, 2009 6:49 pm | |
| KU e keni Ali Ahmetin dhe zerine atedheut qe krenohen per luften e uçkes ?Dhe thone se ne kemi luftue per bashkim te trojeve shqiptare !A ku jeni o shqiptar te ILIRIDES ?
Me dhimbseni vellazni qe ju tradhetuan komandosat e uçk,se ushtaret skan faj te gjoret si u ipet urdheri ashtu veproin me hy ne lufte hyne ti hedhin armet i hedhin ikni ikin,!Por nje gabim ushtaret e kan ba qe su falet kur keta pisa i kan diktue qe me sherr e kan ushtari e ka te drejten ta vrasi cilindo komandos dhe komanden e kishte lmarr vete dhe drejte fitores qe eshte betue !Kaq kam! | |
| | | Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: Skenarë për pastrimin etnik të Nerezit-Shkup.... Tue Aug 18, 2009 7:01 pm | |
| Banorët e Nerezit: Me dhunë duan të na shpërngulin Gra, pleq e fëmijë të lagjes Nerez janë rrahur brutalisht në sy të policisë nga tifozët e quajtur “Komitë”. Ulërima e turmës së përbërë nga rreth 300 meshkuj është dëgjuar deri në qendër të Shkupit ANILA LIMANI & ALBINA HAJDARI Terror i vërtetë, nuk thuhet më fjalë…. Rruga jonë ishte mbush me maqedonas që shanin e ulërinin si të marrë. Ofendonin, s’mund ta imagjinoni, 300 njerëz me një zë ulërinin parulla të ndryshme antishqiptare, rrëfen për “Lajm” Ajshe Mehmeti nga Nerezi, e cila ka parë gjithçka me sy. Ajo sqaron se turma ka rrah axhën e saj dhe djalin e axhës së saj, më pas si të tërbuar i janë turrur një plaku që ka pas në kokë plis të bardhë. Dhe e gjithë kjo ka ndodh në sy të forcave të rendit, të cilët kanë bërë sehir, në momentin që tifozët e quajtur “Komitë”, rrihnin shqiptarë, gra, pleq e fëmijë të pambrojtur. “Pat policë po nuk bënë asgjë. Madje kur u shtua numri i policëve ata morën zemër dhe u vërsulen akoma më tepër. Gjuanin me gurë dhe kërkonin të hynin nëpër shtëpi. Para syve te policisë është goditur me shufër hekuri në kokë, edhe 56 vjeçaraja Hanka Mehmeti, e cila ka dal në oborrin e shtëpisë për të marrë nipërit dhe mbesat. “Aty ishte policia, gjithçka ka ndodh në prezencë të policisë. Ajo në vend që ti ndalonte ata, më ndaloi mua….Unë grua 56 vjeçe me më bë huxhum një turmë e madhe njerëzish …ky është turp i madh”, thotë Hanka, të cilën e gjetëm në spitalin shtetëror. Nexhat Jashari është një banor tjetër i lagjes Nerez, i cili ka marrë lëndime gjatë sulmit të së dielës. “Na erdhën papritur në shpi. Se e dimë që janë të pabesë, por s’na e ka marrë mendja se do t’ia mëshojnë edhe grave edhe fëmijëve. Gjithçka ndodhi në prezencë të policisë”, thotë ai. Jashari sqaron se herëve të tjera tifozët i kanë pas përcjellë policia, por kësaj radhe i kishin lënë vetë. “Na kanë sulmuar se jemi shqiptarë, se ata kur sulmojnë nuk janë burra, ata rrahin gra pleq e fëmijë. E burra me burra hallall i qoftë gjaku edhe nëse më vrasin, ama jo me gra e fëmijë”, thotë Jashari. Ndërsa Benjamin Aziri, vëllai i të cilit është rrahur tej mase, është i sigurt se sulmi I së dielës ka qenë i organizuar. “Kur dola jashtë pashë rreth 50 policë që nuk tundeshin vendit. Nga ajo që pash me sytë e mi del se organet e policisë kanë dit gjithçka, se çfarë do të ndodhte. Jam I sigurt se ajo ka qenë e organizuar”, thotë ai, duke shtuar se shqiptarët dhe maqedonasit e Nerezit kanë jetuar bashkë dhe nuk kanë pas probleme mes veti. “Ne kemi jetuar bashke më se 50 vjet, ne asnjëherë s’kemi pas probleme mes veti. Kjo rrjedh prej diku më lartë”, thotë ai, duke shtuar se vëllanë e tij e kanë rrahur vetëm se ka pas ne kokë plis të bardhë. “Vëllai im i lënduar ka pas në krye kapuç të bardhë. Ata i shkojnë nga mbrapa ia marrin kapuçin e rrëzojnë përtokë dhe e rrahin me ç’të munden, ndërsa organet e policisë nuk kanë ndërhy”, sqaron Azizi. Banorët e Nerezit tregojnë se kjo është hera e tretë që sulmohen nga tifozët. . “Smërt na shiptarite” (Vdekje shqiptarëve ) ka qenë parulla kryesore e turmës së tërbuar. Sulmi ka qenë i përgatiturTë gjithë maqedonasit e lagjes Nerez, janë informuar që më parë që ti largojnë makinat dhe fëmijët nga ai vend. Këtë e pohoi edhe një banor i kësaj lagjeje, I cili tha se i kishin treguar që ta largonte makinën që aty, por ai ishte vonuar dhe turma e kish thyer edhe makinën e tij, duke menduar se është e ndonjë shqiptari. | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: Skenarë për pastrimin etnik të Nerezit-Shkup.... Tue Aug 18, 2009 7:09 pm | |
| KU e keni Ali Ahmetin dhe zerine atedheut qe krenohen per luften e uçkes ?Dhe thone se ne kemi luftue per bashkim te trojeve shqiptare !A ku jeni o shqiptar te ILIRIDES ?
Me dhimbseni vellazni qe ju tradhetuan komandosat e uçk,se ushtaret skan faj te gjoret si u ipet urdheri ashtu veproin me hy ne lufte hyne ti hedhin armet i hedhin ikni ikin,!Por nje gabim ushtaret e kan ba qe su falet kur keta pisa i kan diktue qe me sherr e kan ushtari e ka te drejten ta vrasi cilindo komandos dhe komanden e kishte lmarr vete dhe drejte fitores qe eshte betue !Kaq kam!
qeni keq ua ka prue maqedonin me ju rrah thjeshte | |
| | | Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: Skenarë për pastrimin etnik të Nerezit-Shkup.... Tue Aug 18, 2009 7:35 pm | |
| Skenarë për largimin e shqiptarëve nga përtej Vardarit http://lajmpress.com/opinion/661.html ********************************************* Banorët e Nerezit: Me dhunë duan të na shpërngulin http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/659.html ********************************************* Cubat e Nerezit, vazhdimësi e politikës qeveritare http://koha.com.mk/Opinion152.html ********************************************* U rrahën gra e fëmijë, kush qëndron pas dhunës në Nerez http://www.ina-online.net/default.aspx?news=bef409b4-a008-47eb-9678-bf9face1f6f0&ln=3 | |
| | | Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: Skenarë për pastrimin etnik të Nerezit-Shkup.... Tue Aug 18, 2009 7:50 pm | |
| Shkup, tifozet sulmojne shtepite e shqiptareve
https://www.youtube.com/watch?v=oDVwosoHlWk | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: Skenarë për pastrimin etnik të Nerezit-Shkup.... Tue Aug 18, 2009 10:12 pm | |
| Kush e nisi luftene uçk ne maqedoni o burr ?
KU e keni Ali Ahmetin dhe zerine atedheut qe krenohen per luften e uçkes ?Dhe thone se ne kemi luftue per bashkim te trojeve shqiptare !A ku jeni o shqiptar te ILIRIDES ?
Me dhimbseni vellazni qe ju tradhetuan komandosat e uçk,se ushtaret skan faj te gjoret si u ipet urdheri ashtu veproin me hy ne lufte hyne ti hedhin armet i hedhin ikni ikin,!Por nje gabim ushtaret e kan ba qe su falet kur keta pisa i kan diktue qe me sherr e kan ushtari e ka te drejten ta vrasi cilindo komandos dhe komanden e kishte lmarr vete dhe drejte fitores qe eshte betue !Kaq kam! | |
| | | Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: Skenarë për pastrimin etnik të Nerezit-Shkup.... Thu Aug 20, 2009 4:31 am | |
| Invazioni në Nerez ishte i paramenduar dhe paralajmëruar
Laura PAPRANIKU
Shkup, 18 gusht - Vandalizmi i tifozëve maqedonas "Komitët" mbi banorët shqiptarë të Nerezit në Shkup, nuk mund të jenë thjeshtë vetëm një incident i rastit. Kështu thonë jo vetëm banorët dhe përfaqësuesve lokalë, por edhe analistët politik. Të parët janë të sigurt se ajo që ndodhi në Nerez, pasditen e së dielës, reflekton tendencën 50-vjeçare të maqedonasve për spastrimin e kësaj pjesë të Shkupit prej shqiptarëve, kurse analistët vërejnë mungesën e politikave të mirëfillta për harmonizimin e marrëdhënieve ndëretnike. Analisti Ibrahim Mehmeti, ai që ndjeu dhunën e "Komitëve" edhe në familjen e tij të ngushtë, thotë se dhuna që u ushtrua ditë më parë eshët refleksion i atmosferës së përgjithshme edhe pse kjo nuk manifestohet çdo ditë.
Prandaj, Mehemti vlerëson se rasti në fjalë duhet parë si një alarm se rreziku dhe potenciali për fërkime ndëretnike është prezent në përgjithësi në Maqedoni. Mehmeti, i cili ka jetuar deri vonë në këtë lagje të Shkupit, vëren se Nerezi është shndërruar në një "vendbanim të përkohshëm". E gjithë kjo, për shkak se këtu mungojnë deri edhe shërbimet më të rëndomta. Vendosja e kontejnerëve rreth e përqark Nerezit, por jo edhe brenda tij, mund të tingëllojnë si shembull shumë banal, mirëpo flet qartë për orientimin e politikave për ta përjashtuar atë nga mirëqenia dhe jeta e standardizuar konform zhvillimit të përgjithshëm të kryeqytetit. Edhe pse ndodhet në komunën më të urbanizuar të qytetit të Shkupit, pra në Karposh, Nerezi është lagja me infrastrukturën më të prapambetur në kryeqytet, me shtëpia të cilat kanë mbetur pa oborr dhe me mëhallë ende të pa asfaltuara. Pra, tendencat për ta vështirësuar jetesën këtu, nuk kanë munguar këtu. "Në pjesën më të rregulluar të qytetit, në Karposh, Nerezi ka mbetur në një margjinë të shëmtuar edhe pse në tokat që ënde janë pronë e banorëve të Nerezit është ndërtuar dhe po ndërtohet çdo ditë Karposhi", shprehet ai. Banorët ankohen jo vetëm për mungesën e shërbimeve publike, por edhe për pengesat administrative. "Duhet të bëhen njëqind lutje dhe të merren disa leje për të rregulluar çatinë e shtëpisë", tregon Benjamin Adili, ndërsa pohon se "të gjitha këto vështirësi i bëjnë që të na shpërngulin prej këtu". Kështu vlerëson edhe Bedri Saliu, përfaqësuesi i Bashkësisë lokale të Nerezit, i cili thotë se ngjarjet e së dielës, janë rezultat i një problemi 50-vjeçar. "Problem të kësaj natyre kishim edhe në komunizëm, kur maqedonasit synonin pastrimin e Nerezit dhe zhdukjen e këtij vendbanimi ku çdo herë kanë jetuar shqiptar", pohon Saliu. Sipas tij, që në sistemin monist, në kohën e ish-Jugosllavisë, u bënë plane për shpërnguljen e shqiptarëve, një pjesë në Turqi dhe një pjesë në Vuçitërnë në Golagozincë. Mirëpo, duke iu falënderuar të rinjve shqiptarë, aktivistë të Nerezit, Saliu, thotë se u pengua plani për spastrimin e Nerezit nga shqiptarët, që ishte caktuar të bëhet përmes planit Urbanistik të vitit 1968. "Aktivistët shkuan deri në Beograd, të kryetari i atëhershëm i Jugosllavisë, Josif Broz Tito, që të kërkojnë anulimin e Planit Urbanistik, i cili parashihte zhdukjen e Nerezit", tregon përfaqësuesi i BL të Nerezit. Në emër të ndërtimit të ri të vendit, të gjitha shtëpitë e shqiptarëve ishin caktuar të prishen, kurse për ta nuk ofrohej asnjë zgjidhje tjetër banimi në këtë vend. Bile, edhe sot e kësaj dite, në banesat shumë katëshe që janë ndërtuar aty pranë, jetojnë pak nerezalinj, ndërsa është simbolik në përgjithësi numri i familjeve shqiptare. Që "Komitët" kishin planifikuar sulmin mbi popullatën shqiptare të Nerezit, flet edhe lajmërimi i tifozëve "Komitët" në faqen e tyre të internetit. Në shkrimin e postuar më 13 gusht dhe i cili aty qëndronte deri parmbrëmë në orët e vona të natës, "Komitët" bënin thirrje të gjithëve të mblidhen në ora 14 në Karposh me thirrjen "Invazion në Gjorçe", sikurse shkruhej me shkronja të mëdha. Ndeshja e futbollit në stacionin e Gjorçes ishte caktuar të mbahet në orën 16, kurse vandalizmi ndodhi rreth orës 15. "Komitët" lënduan me gurë dhe shufra hekuri disa dhjetëra shqiptarë. | |
| | | Xili Hero anëtar
Numri i postimeve : 4309 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: Skenarë për pastrimin etnik të Nerezit-Shkup.... Thu Aug 20, 2009 10:46 am | |
| Nuk duhet ta lejojm nje gje te till duhet te zgjohemi nga gjumi te gjithe Shqipetaret | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 45 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Skenarë për pastrimin etnik të Nerezit-Shkup.... Thu Aug 20, 2009 10:56 am | |
| Po flejne shqiptaret ,po jetojne me enderra. | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: Skenarë për pastrimin etnik të Nerezit-Shkup.... Thu Aug 20, 2009 6:02 pm | |
| ju del endrra shqiptareve pasi e shofin veten diku ku as vete nuk kan me dite!Te gjithe si po e shofin qe diçka nuk eshte ne rregulle po vrapoin me krijue ndonje organizat qe te pasurohen bre zoti jav zafte frymen e shpirtit qe edhe shpirtin mos me ja lene me shkue ne qiell:! | |
| | | Xili Hero anëtar
Numri i postimeve : 4309 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: Skenarë për pastrimin etnik të Nerezit-Shkup.... Thu Aug 20, 2009 6:29 pm | |
| Duhet te behemi te gjithe nje zeri per ta penguar Armikun ne gjera te tilla dhe te ja arrijm qellimit dhe amanetit te deshm oreve pra bashkimin Kombetar | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Skenarë për pastrimin etnik të Nerezit-Shkup.... | |
| |
| | | | Skenarë për pastrimin etnik të Nerezit-Shkup.... | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |