kacimix Anëtar i ri
Numri i postimeve : 104 Age : 46 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika Registration date : 26/10/2008
| Titulli: Skenari i Nerezit “gjellë” e politikanëve Mon Aug 24, 2009 7:29 pm | |
| Ata që të dielën e kaluar ushtruan dhunë ndaj familjeve shqiptare në lagjen Nerez të Shkupit, të dielën kërkuan nënshkrimin e kodit për tifozëri korrekte. Bëhet fjalë për fansat maqedonas, të cilët nga sheshi i kryeqytetit kërkuan më tepër bashkëpunim ndërmjet tifozëve në Maqedoni dhe kujdes më të madh nga shteti dhe policia. Fansat maqedonas, fajësuan politikanët për ngjarjen e Nerezit, por nuk deshën të tregojnë për cilët politikanë bëhet fjalë. “Skenarin për ngjarjet e Nerezit ia veshim politikanëve, të cilët dëshirojnë që tifozët t’i involvojnë në politikë. Ju bëjmë thirrje politikanëve të heqin dorë nga politika. Nuk është vendi dhe koha të thuhet për cilët politikanë bëhet fjalë”, deklaroi përfaqësuesi i tifozëve maqedonas. Ndërkohë, iniciativën e tifozëve maqedonas kësisoj e komenton redaktori sportiv në Alsat M, Safet Ademi. “Kjo thjesht është një demaskim politik. Në kohën kur të rrahin dhe të fyejnë tifozët maqedonas e bëjnë të qartë se gëzojnë mbështetjen e politikanëve dhe se asnjë veprim nuk është ndërmarrë pa një koordinim mes tyre. Tani ata të cilët fyejnë, rrahin kërkojnë kod për tifozeri korrekte nëpër stadiume të futbollit. Në këtë mënyrë ata edhe të rrahin edhe nuk të lënë të qash. Ku ka vajtur ligji për sport, sigurisht se edhe ai i ka marrë këmbët sikurse shumë ligje dhe kodekse dhe ka ikur nga zyrtarët dhe ka dal në rrugë. Thjesht protesta e së dielës nuk i ngjan asgjëje tjetër, përpos atyre protestave të viteve të 90-ta, kur dhunuesi përmes protestave shtirej se është engjëll. Derisa politikanët maqedonas nuk marrin masa gjatë kohës kur terrorizohen shqiptarët dhe nuk reagojnë, politikanët shqiptarë nuk e shohin të udhës përveç fotografimit para kamerave të reagojnë pak më ashpër kundër kësaj dukurie të rrezikshme. Fjala e vjetër popullor thotë: ‘Fëmijët i hanë kumbullat, të mëdhenjve u mpihen dhëmbët’”. Një javë më parë, tifozët sulmuan fizikisht popullatën shqiptare në lagjen Nerez të Shkupit, me ç’rast në spital përfunduan 8 persona. Deri tani policia maqedonase ka ngritur kallëzime penale për 8 tifozë, të cilët akuzohen për ushtrim dhune dhe prishje të qetësisë publike. | |
|
haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: Skenari i Nerezit “gjellë” e politikanëve Tue Aug 25, 2009 4:56 pm | |
| Kush e la popullin shqiptar keshtu ne maqedoni pushka e marrt ne tru! | |
|