Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) - Faqe 2 EmptyWed Jul 22, 2009 10:55 pm

SOT



Të zbehta ndjenjat e mia, anemike,

para një ''asgjëje'', një ''nothing'', një ''zeroje''.

Kështu e quajta ''diçka''-në, mangësinë,

pasi nuk më pëlqeu aspak kjo fjalë.

Nuk më ndërlidhej në poezitë e mia.



E lashë lapsin tim tek ''asgjë''-ja,

para një ''diçka''-je më të mirë-.

Dhe rri aty pa marrë frymë,

-ndoshta ishte fatkeqësi-

derisa nata e vdekjes të më mbërrijë.















* * *

Pa maska ndjenjat në ballkon.

Po agon.

Paqeta e cigareve në të sosur,

çarçafi i natës i zhubrosur.

Dëshiron ta mbështjellë,

trupin tim të sfilitur,

nëpër udhë ëndrrash për ta nisur,

lulevargje zymbylash të bardhë t'i vërë kurorë.

Me buzëqeshje, kumbarë dhe puthje,

me valle, daulle dhe violi.

Pa maska ndjenjat në ballkon.

Po agon.































* * *

Këngëzoj, e ngarkuar me shpresë,

me fjalë të brishta, të kuqe, të ngrohta.

Hyjnia ndërmjetëson në meloditë e mia,

bukuria, në petalet e saj të trëndafilta.

Rrjedh lëngu i tyre prej buzëve të mia,

ngjyhen veshjet e mia,

në purpur, në ekstazë.

Pastaj fluturoj lart.

Duart i ngre

lart, mbi dashurinë,

i mbush plot me erë,

e mbyll në zemrën time,

për të përkëdhelur pamjen tënde.

































MESNATË



Në qemerët e mureve të mi,

pamje lulesh,

recitojnë me zë të lartë,

vargjet e mi stivë.

Më mbulojnë me hijeshi

dhe më përgjumin

syhapur,

nën çadër,

në anëdetin e skenarëve erotikë,

vënë në skenë si të pamiratuar.

Rëra djeg,

përcëllohem.

Zgjohem.

Rikthehem tek qemeri im,

me kandilë në trup,

që pëlcasin nga lotët.



Shtrëngoj në përqafimin tim,

flautin tim të shpuar,

deri në agim.















VULA



Në tulin e letrës,

vula e shtypur,

fytyra jote,

Gjeneralisimi i Mirësisë

dhe i Bukurisë.

Pushtuesi i trojeve të mia.

Në krah, monografia e Dashurisë.



Letra është gati për të shkuar,

në zyrën e ''përmbarimit''.





* * *



Për Përkushtohem, duke pritur dridhshëm

i zgjidhjen.

de Jam i gatshëm, duke pritur dridhshëm,

a thirrjen.

le.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) - Faqe 2 EmptyWed Jul 22, 2009 10:56 pm

NË UJËVARA



U lëshuan ujërat,

rrjedhin.

Shih, ujëvarat!

Dhe gëzime, të qeshura.

Kapërcejnë të mbërrijnë,

në lulërinë e egër të fushës,

për t'i ushqyer.

Të ushqejnë duart e tua,

të mbushin përqafimin tënd,

bukurinë e tyre të përshkruajë,

buzëqeshja jote.





* * *

Boja ime nuk i thotë

penës sime të ngjizë.

Shkruaj një grumbull shkronjash,

m'i kërkojnë fjalët,

fjalët me dashuri jo të plotë.

Merrini, ju them,

bëjini këngë dashurie.











FJALA



Të veçova, zonjë,

pas rrethojës së mendimit tim,

shpërthyes, të mrekullueshëm, joshës.

Them, sonte do të të bëj të qeshësh,

do të të ofroj oferta të shumta,

do të të jap zërin tim,,

që të thërrasësh fuqishëm:

''Lumturi'',

të të dëgjojnë deri në Kinë,

Hsu Chi Cheng dhe Lisa Choi,

në Paris, Jean Mestas,

Pereira në SHBA,

në Kore, Han Ji Baek.

Dragani në Serbi,

në Napol, Iannualle,

në Rumani, Cella Pop,

në Gjirokastër, Shabani.



* * *

Në mbrëmje do të vij sërish tek ti,

tek mendimi yt, në anëdet.

Brenda mendimeve të tua,

duart e varfëra, frikojnë bird.



Dy hapa më tutje, është qielli.







DUKE KËRKUAR ÇASTIN E ARDHSHËM



E internuar nga tokësorët,

kthehem dhe rrotullohem,

në rrethin e tij,

me bukuri hyjnore qielli.

O ! ,sa joshem.

Rrënqethem.

Spastrohem.

Bëhem aromë

dhe bashkohem me frymën e tij.

Bëhem zë i fshehtë.



























MË DËGJON NJERI?



Mesazh i paqartë, i shpërndarë,

pas perdeve vualazh.

Pyetësor i mprehtë,

në një grumbull lulesh.

Ku mbahet peng ëndrra?

Ti vesh këmishë të bardhë

dhe pret

një përgjigje,

në një gotë me ujë të freskët.

''Më dëgjon njeri?''

Hëna u fsheh,

me kë bashkëbisedove?

U boshatisën dhe sheshet

mbetën pa poetë.

Kufomë bosh.

Lutesh para Krishtit të Kryqëzuar.

Lotët përmbytin,

gjunjët e tij.

Përgjon përshpërimat e veta.

''Unë jam Burimi,

rruga e shpëtimit''.









DREJTËSISHT APO PADREJTËSISHT



Gjak të dy: dielli dhe hëna.

Me të drejtë?

Padrejtësisht?

Kënga ka heshtur.

Mbijetojnë dënesat.

Dikush marramendet.



Njerëzim i mjerë!



I humba të gjitha.

Stuhitë vërshëllyen egër

cmirake, të ashpra,

në krah të lumit,

ku rridhte dashuria e pastër.



Pa shpresë.

Ku shkoi?

Ku t'i hedh sytë?

Rrugët e vdekjes,

bashkohen me ujrat e mi.





Fati...

Duar e këmbë të shpuara.

Trembem.

Nuk shoh, nuk e di,

cilët janë kufijtë e durimit tim.



Mbi hi,

me maskën e vdekjes.

Kambanat bien përzishëm.

Thirrje e kryeengjëjve,

për të zbuar stuhitë barbare,

dëshpërimin,

në shpërndarjen e dallgëve.



Për ku shkoi Pranvera?

Shpëtomëni, kryeengjëj.

Një gotë me buzëqeshje të kuqe,

në një gotë deti,

çka kisha dashur.

I mbusha plot ndjenjat e mia.



Ku e kanë vendosur,

mirat, varrin tim?

Kërkoj.

Leckë në bregdet,

me nikotinë dhe alkool,

e pamundur ta mbaj drejt

shtatin tim dhe MBYTEM.









MREKULLIA E DASHURISË



E ekspozuam në muze,

në Parkun e Heshtjes.



Rrugën e ndjenjave,

në hartë do ta gjesh.



Do të të drejtojë, lexues,

për vizitë.



Do të shohësh mrekullinë.





RËNIE NË BURSË



I humba të gjitha, përveçse,

një sirtari me kujtime,

dy duart e mia

dhe çelësin e sirtarit.



* * *

Eja të flesh.

Do të të rrëfej një përrallë,

të cilën e ngrita për cfilitjen time.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) - Faqe 2 EmptyWed Jul 22, 2009 10:57 pm

Përkim i përsorur,

i unë ( imi)

dhe i mendimit ( tim ).

Çdo mbrëmje,

pas mesnatës.

Lindin fjalë.

I shqiptoj.

I dëgjoj.

I kompozoj.

Dhe, ja, u ngrit kënga e natës sime.



* * *

Si të të trajtoj realisht,

frymëmarr me vështirësi,

nuk i shqiptoj pastër fjalët,

as mund t'i kompozoj.

Truri im trazi

dhe ndjenjat e mia në internim.

Si të të thurr lavdi ?





















PANAJOTA HRISTOPULU-ZALLONI



Panajota Zalloni u lind në Shën Gjeorgjio - Istieas, në Eube të Greqisë. Ka kryer studimet e larta për ekonomi në Universitetin e Pireut.

Është marrë veçanërisht me letërsi, duke krijuar veprën e saj të mirënjohur në gjithë Greqinë dhe jashtë saj.

Është themeluese dhe Presidente e Shoqatës së Shkrimtarëve “XASTERON”, me qendër në Athinë.

Botuese dhe Drejtore e Revistës Letrare «QELENO».

Drejtore e revistës letrare-fetare “KRISTOVULLOS” (profil fetar).

Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve Grekë të Athinës.

Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Greqisë.

Life Member of W.C.P./ W.A.A.C. (World Congress of Poets) / Ëorld Academy of.Arts and Culture,(Membership Director).

Member of W.L.S. (World Literature Society) -India.

Life Member of U.P.L.I. (Shoqata Ndërkombëtare e Shkrimtarëve të Shquar -SHBA).

Kryetare e Këshillit Letrar-Poezisë në Grupin UNESKO CLUB FOR CULTURE OF PEACE.

Membro d' Honore e Societa Storica, Catanese.

Membro d'Honore e Accademia Ferdinandea, Catania.

Anëtare e rregullt e Accademia Vesuviana-Napoli.

Anëtare e Këshillit Igumenik Grek.

HON. PH. D.OF UNIVERSITAS JUSTINIANA HELLENIKS DIASPORAS.

Departament of the ''American Institute for Bisantine-Patristic.Inc''.

Presidente Nderi e Grupit Universitar të Studiuesve Fetarë.

Ka botuar 52 libra dhe është pjesëmarrëse në 20 antologji.Vepra e saj letrare është botuar në revista dhe gazeta greke dhe të huaja.

Poezitë e saj janë përkthyer në gjuhët: shqipe, angleze, italiane, frënge, kineze, serbe, arabe, turke, ruse, rumane, spanjolle etj.

Organizon Kongrese Ndërkombëtarë, merr pjesë në aktivitete përkujtimorë letrarë dhe ftohet të përfaqësojë Greqinë në International Festivals of Poety.

Ka marrë çmime të shumta për veprën e saj letrare dhe kulturore nga shumë organizma grekë e ndërkombëtarë. (UNESKO,UPLI-USA,I.W.A.-USA,”PEGASI”-ALBANIA,ACCADEMIA VESUVIANA - ITALI, “OLIMPIA”- GREQI, Bashkia Iliu -Greqi, Bashkitë e Elatias, Lamias, Larisës, Selanikut etj, të cilët arrijnë shifrën jo të zakonshme të 150 çmimeve dhe diplomave përkatëse.

Në maj të vitit 2006 është e ftuar në Mynih të Gjemanisë, nga Shkolla e Madhe 9 vjeçare dhe e mesme greke, në Javën e Letërsisë Greke, organizuar nga Ministria e Arsimit, ku paraqet poezitë e saj.

Në 28 dhjetor 2005 vlerësohet nga ''The Internacional Poety Translation and Research Cente'': THE INTERNACIONAL BEST POET OF THE YEAR 2005, kurse në vitin 2007, po nga i njëjti organizëm, është shpallur fituese e Çmimit “CHOI LAISHEUNG”: ''Poetja më e mirë''.

Poezitë e saj, me temë fetare, janë nderuar dy herë me çmime në Itali, herën e fundit, (2008), me ''Medaljen e Shën Benediktit''.

Në të njëjtin vit, Lidhja Letrare Greke: ''Kafeneja e ideve'', i akordoi: ''Medaljen e Artë të Virgjinës'', për kontributin e saj në letërsi.

Po këtë vit boton edhe antologjinë poetike: ''Flaka e krijimtarisë'', ku prezantohen poetët e rinj të kohës së sotme.

Pikturat dhe ikonat e saj ndodhen në ballina librash, në çmime letrare, ftesa, revista dhe janë pronë e ekspozitave private, si në SHBA, Itali, Serbi, etj.

Poetja - artiste lufton për një botë, ku do të mbretërojë paqja dhe dashuria njerëzore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) - Faqe 2 EmptyWed Jul 22, 2009 10:57 pm

Panajota Zalloni dhe Iliaz Bobaj, Përmet , prill 2009



ILIAZ BOBAJ

U lind në fshatin Lazarat të rrethit të Gjirokastrës, në një familje me tradita letrare.

Shkollën fillore e filloi në vendlindje, por e përfundoi në qytetin e Delvinës,ku u shpërngul familjarisht. Në qytetin e Delvinës kreu edhe shkollën e mesme, me rezultate të larta.

Ka kryer studimet e larta në degën matematikë-fizikë, në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës dhe më pas edhe në Universitetin ''Eqrem Çabej'', në Gjirokastër, po në këtë degë.

Ka punuar mësues në rrethet e Delvinës, Sarandës, Pukës, drejtues shkolle në qytetin e Delvinës, drejtues i Shtëpisë së Pionierit Delvinë dhe Sekretar i Këshillit të Rrethit të Delvinës.

Prej vitit 1997 ka emigruar së bashku me familjen e tij në qytetin e Patrës, Greqi, ku banon edhe sot.

Me krijimtari letrare është marrë që në bankat e shkollës, duke botuar në organet e shtypit të kohës fabula,poezi, (për të rritur dhe për fëmijë), epigrame, tregime, (për të rritur dhe për fëmijë),

tregime satiro-humoristikë dhe publicistikë. Boton në organe të ndryshme të shtypit, brenda dhe jashtë vendit.

Është autor i 12 librave me fabula, poezi, tregime, tregime satiro-humoristike, epigrame, fjalë të urta, esse dhe për fëmijë.

Krijimtaria e tij është përfshirë në disa antologji poetike. Një pjesë të rëndësishme të krijimtarisë së tij e zënë përkthimet. Ka përkthyer në shqip veprën e plotë të Ezopit, (fabula), tregime, fabula, poezi, (për të rritur dhe për fëmijë), tregime satirikë

dhe publicistikë nga autorë të njohur botërorë.

Është Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë.

Anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj të Shqipërisë.

Anëtar i Lidhjes së Krijuesve ''Pegasi'', ALBANIA dhe Lidhjes Internacionale të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA, me qendër në qytetin e Gjirokastrës.

Anëtar i Lidhjes të Poetwve Bashkohorë ( W.P.S.).

Është anëtar i redaksisë së ''Gazetës së Athinës'', (gazetë shqip në Greqi) dhe i gazetës ''LAZËRATI''.

Veç krijimtarisë letrare, është publicist aktiv në jetën e emigracionit shqiptar në Greqi. Pjesë nga krijimtaria e tij letrare janë botuar edhe në disa vende të botës.

Është fitues i disa çmimeve letrare, brenda dhe jashtë vendit.



















Përmbajtja

* Poezia e saj është një poezi e ndjerë deri në ëmbëlsi, e prekshme deri në dhimbje



1. A thoni ?

2. * * *

3. * * *

4. * * *

5. Nuk më dëgjon

6.Çështje personale

7. * * *

8. Kurorë ikjeje

9. Filli i moherit

10.Mendoj ty

11. Fajtore apo jo ?

12. Mallëngjehem, thosha...

13. * * *

14. Gjendje dashurie

15. ''Përshtatje''

16. Kundërshtim

17. Nuk

18. Nuk pres

19. Kur vishje xhaketën e bardhë

20. Ngricë

21. Të pyes

22. Dashurinë?

23. Mbijetojmë?

24. Me rraskapitjen

25. Diejt tanë

26. Eja

27. Çastet

28. Të gjitha prej letre, përveç...

29. Lidhja e dëshirës

30. Sërish në kufijtë e marrëzisë

31. Ti, një dritë !

32. Varfëri e skajshme

33. Të dëshiroj

34. Pasion dhe flutura

35. Bëhem pikturë dhe lundroj

31.Trembem

32.Nënshtrohem, pasi...

33.Më i vogël se mendimi im

34.Buzëqeshje

35. I dehur

36. Natë

37. Dashuri

38. Gabuam

39. Çfarë magjie!

40. Dashuria ime

41. Kur bien kambanat e kohës

42. E drejta ime personale

43. Përleshje

44. * * *

45. * * *

46. Gjej folje, bëj rimë

47. Dashuri e devotshme

48. Për atë

49. Deshën

50. Valle tragjike

51. Çfarë do më sjellë

52. Rikthim mbrapa

53. Zemër cigane

54. Një shëmbëllim

55. Në Qiriakullë

56. * * *

57. Idhulli im

58. Sot

59. * * *

60. * * *

61. Mesnatë

62. Vula

63. * * *

64. Për ideale

65. Në ujëvara

66.* * *

67. Fjala

68. * * *

69. Duke kërkuar çastin e ardhshëm

70. Më dëgjon njeri?

71. Drejtësisht apo padrejtësisht

72. Mrekullia e dashurisë

73. Rënie në bursë

74, * * *

75. * * *

76. Panajota Hristopulu-Zalloni (biografi)

77. Iliaz Bobaj (përkthyesi) biografi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) - Faqe 2 EmptyWed Jul 22, 2009 10:58 pm

Panajota Hristopulu- Zalloni

poete vizionare bashkëkohore, me një shpirt tejet të madh, e cila, me aftësinë e saj rrokëse e frymëmarrje aktive, mbjell çdo çast fidana paqeje në shpirtrat njerëzorë; nis fluturimthi e bukurimthi në qiej pëllumba- mesazhorë bardhësorë, lirikësorë, po paqeje, për të shpërndarë lajmërimin e kthjellësimeve dhe pranverimeve të dëshirueshme të Botës Njerëzore në Hapësirën e bekuar të zotëruar nga Ëngjëjt Shenjtërorë, duke vezulluar harqe triumfatorë entuziazmi me thurime ëndrrash të mbretit “Ulli”, pemë kjo gjithëgjelbëruese e dashurore, me klorofilë prezente, me pikësynim: Piketimin dhe Arkitekturimin e Ardhmërisë Bukuriadë...

Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)   Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA) - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Në detin e Bukurisë poezi nga Panajota Zalloni (BUKURA)
» Zbulohet në detin Jon një anije e shekullit III para Krishti
» POEZI
» Hajk
» Poezi - Eva Sotiri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: