Ka ndodhur jo rrallë që dekoratat e akorduara figurave zyrtare për
shkak të miqësisë politike mes dy vendeve të jenë hequr kur janë
prishur këto marrëdhënie e kjo miqësi; por nuk ka ndodhur ndonjëherë
anulimi i dekorimeve të personaliteteve intelektuale kur ato janë bërë
për merita e vlera në fusha të caktuara. Përkundrazi, ka ndodhur që një
personalitetet i shquar të kthejë dekoratën, që i është akorduar nga
një kryetar shteti. Përmend këtu Edit Durhamin, e cila i ktheu
dekoratën mbretit të Malit të Zi shumë shpejt pasi e kishte marrë atë,
me arsyetimin se, “unë vetë isha habitur shpesh me ata persona që
kishin pranuar dekorata nga Abdyl Hamiti dhe, tani që unë mësova se ai
ishte më mizor se Sulltani turk, unë nuk mund të mbaja më medaljen e
tij”.
Dhe, për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, mund të thuhet se, ka
pasur edhe absurditete nga më të ndryshmet. P.sh., në fund të vitit
1930, sikurse del nga libri “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në
Shqipëri”, është dekoruar një mashtrues i njohur ndërkombëtar me
kombësi amerikane, njëfarë John Dekay, i cili hiqej si filantropist i
madh. Ai mbërriti në Tiranë me një rekomandim të konsullit shqiptar
Saraçi, i shoqëruar prej një sekretari privat dhe e paraqiti veten si
një përfaqësues të një sindikate të fuqishme, që i kishte ngarkuar atij
si mision të bisedonte me qeverinë shqiptare për marrjen e koncesioneve
në fushën e ndërtimeve publike. Ai fitoi shumë shpejt simpatinë e
shqiptarëve, duke i dhënë Kryqit të Kuq shqiptar një çek prej katër
mijë sterlinash e duke deklaruar njëkohësisht se ishte i gatshëm t’i
çlironte shqiptarët prej detyrimeve financiare ndaj Italisë.
Sipas
studiuesit Bernd Fisher, me gjithë paralajmërimet e shumta të ministrit
fuqiplotë amerikan në Tiranë, Dekay u hyri në zemër shqiptarëve,
veçanërisht Mehdi Bej Frashërit, ministrit të Punëve Botërore, i cili
ra krejtësisht nën magjepsjen e tij. Dekay u prit madje edhe nga mbreti
Zog, i cili e dekoroi atë me Urdhrin e Skënderbeut. Pas disa ditësh
qëndrimi në Tiranë, ai u nis për në Durrës, pasi kishte futur në xhep
një marrëveshje për kryerjen e një liste të gjatë ndërtimesh publike në
Shqipëri. Largimi i tij nga Shqipëria, pas një dehjeje të fortë gjatë
një orgjie në një restorant të Durrësit, koincidoi me marrjen e
informacionit prej qeverisë shqiptare se John Dekay ishte kokë e këmbë
një mashtrues. Nëse heqim paralele mes këtij fakti të tetëdhjetë viteve
më parë me kohën tonë, se si priten nga shteti shqiptar disa të huaj që
medemek paraqiten se do të bëjnë investime të mëdha në Shqipëri dhe nuk
bëjnë asgjë, atëherë mund të thuhet se “saga” John Dekay vazhdon. Por
ka edhe absurde të tjera.
Meqë përmendët punimin që kini në dorë, edhe një pyetje: Kur kanë filluar dekorimet e para nga shteti shqiptar pas luftës?
Më
sipër kemi përmendur dekretin e muajit shtator 1945 për dekorimin e
disa zyrtarëve të lartë politikë e ushtarakë jugosllavë. Një vit më
pas, maj e korrik 1946, me propozimin e kryetarit të qeverisë, d.m.th.,
të Enver Hoxhës, presidiumi i Kuvendit popullor nxjerr dy dekrete, me
nr. 58 e 93. Me dekretin e parë dekorohen 10 ushtarakë jugosllavë me
Urdhrin Ylli Partizan të klasit të parë, të dytë e të tretë; me
dekretin tjetër të muajit korrik 1946, dekorohen rreth 60 funksionarë
më të lartë ushtarakë e politikë jugosllavë me urdhrat e Lirisë, të
Yllit Partizan, të Flamurit dhe të Trimërisë. Midis tyre janë mbi 12
gjeneralë si Svetkozar Vukmanoviç, Ivan Gosnjak, Vllado Rukovina,
Danilo Lekiç, Hamoviç, Juriç, Rade Zhigiç, Mihal Kupreshan, Boshko
Ligeguviç, Velko Kovaçeviç, Gjeorgjie Jovanoviç, Save Oroviç, Vuko
Lepetiç, Koça Popoviç etj.
Gjeneralët e dekoruar me dekretin e vitit
‘46, janë dekoruar edhe me vendimin e Kryesisë së Këshillit
Antifashist Nacionalçlirimtar të shtatorit ‘45. Cila është domethënia e
një veprimi të tillë?
Është e vërtetë që një pjesë e madhe e
gjeneralëve dhe udhëheqësve jugosllave, të cilët u dekoruan me dekretin
e presidiumit të Kuvendit Popullor të korrikut ‘46, ishin dekoruar edhe
në shtator 1945 me vendim të veçantë të kryesisë së Këshillit
Antifashist Nacionalçlirimtar. Paradoksale, por gjithsesi vërtetë. Cila
ishte domethënia e një marrëzie të tillë. Servilizmi politik dhe asgjë
tjetër. Politika shqiptare e atyre momenteve nuk mund të shikonte
përtej syzeve të Titos. Kjo deri sa të mbaronte periudha e mjaltit. Do
të vinte më tej divorci dhe çdo gjë do të rrokullisej në kahun tjetër…
Si u operua me gjeneralët e dekoruar pas prishjes së marrëdhënieve me Titon dhe Jugosllavinë?
Në
dokumentet e kohës dëshmohet se të gjitha dekoratat e përmendura në
vendimin e mësipërm për zyrtarët dhe autoritetet jugosllave, janë hequr
me një vendim tjetër të presidiumit të Kuvendit popullor në vitin 1949.
Nga ky moment nuk bëhej më fjalë për Heronj të Kombit, por për
tradhtarë e agjentë, për kriminelë dhe genocidistë etj. E njëjta
histori ndodhi edhe aleatët sovjetikë e më vonë edhe me ata kinezë. Në
një farë kuptimi linja e dekorimit zbulon fizionominë dhe fytyrën e
shtetit…
Lista e dekorimeveVENDIM
Nr. 117, datë 5-9-1945
Mbi dhënie dekoratash
DEKORATA PËR PERSONALITETE TË HUAJA
Në bazë të propozimit të kryetarit të Qeverisë Demokratike dhe komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kombëtare.
Duke
marrë parasysh se shumë personalitete të huaja të vendeve aleate, gjatë
Luftës NÇl të popullit tonë kanë kontribuar dhe ndihmuar me të gjitha
mjetet dhe për të shfaqur mirënjohjen e për ta shpërblyer e nderuar
veprimtarinë e tyre në dobi të atdheut e të popullit shqiptar,
Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar
Vendosi:
Të dekorohen me dekoratat, personat që përmenden në listën që vijon:
1. Gjeneral Ivan Milutinoviç, me Urdhrin “Hero Kombëtar”
2. “Lolo Ribar, me Urdhrin “Hero Kombëtar”
3. “Ramiz Sadiku, me Urdhrin”Hero Kombëtar”
4. “Ivan Ribar, me Urdhrin e “Flamurit”
5. “Eduard Kardjel, me Urdhrin e “Flamurit”
6. Bllazho Jovanoviç, me Urdhrin e “Flamurit”
7. Radovan Zogoviç, me Urdhrin e “Flamurit”
8. Dëshmori Miladin Popoviç, me Urdhrin e “Flamurit” dhe “Medaljen e Kujtimit”
9. Dushan Mugosha, me Urdhrin e “Flamurit” dhe “Medaljen e Kujtimit”
10. Gjen. Lt. Arso Jovanoviç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I.
11. Aleksandër Rankoviç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I.
12. Milovan Gjilas, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
13.Gjen. Lt. Peko Dapçeviç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
14. Brigadier E. F. Davies, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
15. “T. Churchill, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
16.Kolonel Velimir Stoiniç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
17.Lt. Kolonel C. A. S. Palmer, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
18.Major Ivanov Konstantin, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
19.Kapiten Thomas Stefan, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
20. Gjen.maj. Svetkozar Vukmanoviç, urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II dhe Medaljen e “Kujtimit”
21.Gjen. Terziç Velimir, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
22. Kolonel Vojo Todoroviç me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, me urdhrin e “Trimërisë” dhe “Medaljen e Kujtimit”
23. Fadil Hoxha, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, dhe Med. e “Kujtimit”
24. Kiler Peter, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
25. Obrat Cicmil, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
26. N/kol. Mijat Vuletiç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
27. Major Savo Stonoju, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
28. “H. W. Tilman, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
29. G. W. Seymour, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
30. “Ë. V. G. Smith, me urdhrin “Ylli Parti.”,kl. II
31. “J. K. H. Shaw, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
32. “M. J. Thornton, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
33. “V. Robinson, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
34. “E. Nordthrop, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
35. Kapiten J. M. Lyon, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
36. Toger Tjurin Vladimir, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
37. “John O’Keefe, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
38. Major Tomishek Teodor, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,
39. “Viktor Kobol, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,
40. Kapiten Niazi Dizdareviç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,
41. Toger Nick Cooky, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,
42. Kaporal George Routsis, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,
43. Kapiten G. S. Duffy, me urdhrin e “Trimërisë”.
44. Bije Vokshi, me urdhrin e “Trimërisë”
45. Hajdar Dusha, me urdhrin e “Trimërisë”
46. Emin Duraku, me urdhrin e “Trimërisë”
47. Xhevdet Doda, me urdhrin e “Trimërisë”
48. Vaso Strugari, me urdhrin e “Trimërisë”
49. Michel Popoviç, me urdhrin e “Trimërisë”
50. Xhafer Vokshi, me Medaljen e “Kujtimit”
51. Elhami Numani, me Medaljen e “Kujtimit”
52. Xhavid Numani, me Medaljen e “Kujtimit”
53. Safete Numani, me Medaljen e “Kujtimit”
54. Ymer Pula, me Medaljen e “Kujtimit”
55. Mehmet Hoxha, me Medaljen e “Kujtimit”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Për Kryesinë e Këshillit Antifashist N. Çl
SEKRETARI: KRYETARI:
Koço Tashko d.v. Dr. Omer Nishani d.v
Tiranë, më 5-9-1945.
check out the rest of the Windows Live
.
More than mail–Windows Live
goes way beyond your inbox.
More than messages