Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI Empty
MesazhTitulli: ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI   ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI EmptyThu Apr 30, 2009 11:48 am

fla





SULO NELO GËRBI

















ORIGJINA



DHE VAZHDIMËSIA



E FISIT GËRBI. . .











Monografi







Marin Barleti, 2008













SULO NELO GËRBI

ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT

GËRBI

monografi





REDAKTOR: Kristaq F. Shabani IWA, W.P.S

KORREKTOR LETRAR: Izet [ulli W.P.S

RECENSOR: Qemal Nelo Gërbi

Art grafik: Elton Galanxhi

Kompjuter: Mimoza Esheref Gërbi

Kopertina: Autori

Copyright: ©️ Sulo Nelo Gërbi, 2008











Shtypur në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “Marin Barleti” Tiranë





Adresa e autorit:

Tel ++35581422200

Mobil ++355692422797











Kur personazhet bëhen jetësorë



Të ndërmarrësh nismën për të pasqyruar shpirtin e bukur, zemrën e dashur, të penelatëzosh personazhe me të cilët ke lidhësi dhe afërsi gjaku, të hedhësh dashuri e ndjenjë njerëzore, të mundësosh që kujtimi të ndezë drita trëndafili dhe të rrezatojë, duke e nxjerrë nga errësira permanente; t’u rimësosh brezave se çfarë do të thotë të përkujtosh e ndezësh qirinj dritësorë, të evidentosh jetë të prera në mes, pa u plotuar dëshira, në një ikje me kokë të kthyer pas, por, pasi ke bërë të pamundurën të humbasësh jetën edhe kur quhesh “JETË”; të nxjerrësh në pah të pathënat ndonjëherë, të sistemuara me një dëshirë të madhe hulumtuese për të gjallëruar atë që ka ikur, por krenare dhe për të ndriçuar atë që është prezente, por e panjohur, vetëkuptohet që është realizimi i një arkitekture të madhe të Kujtesës njerëzore… Po kështu është meritë të rrokësh një gjeografi të madhe, e cila, jo vetëm është prezente në Qesarat e Tepelenë, në Shqipëri, por edhe në Itali, Greqi, Angli, SHBA, ku personazhet kanë emigruar apo rrisin nivelin e tyre kulturor, duke u përgatitur për ardhmërinë në vendet ku modernia, sistemi demokratik është i mirëqenë dhe i fortë… Kemi nevojë për këtë ndriçim… Kemi nevojë për përvojën energjike të vendeve shumë të zhvilluara. Dhe këtë e rrokin edhe personazhet e origjinuara nga Qesarati i autorit të kësaj monografie. Gërbajt të përhapur kudo dhe një buzëqesheje i lidh të gjithë në një lidhësi dashurore të konturuar… Dukuri të lidhësisë së fuqishme bashkëshortore shfaqin personazhet e këtij libri, të cilët lidhen njëri me tjetrin duke krijuar celula të qëndrueshme, madje dhe përtej Oqeanit, në SHBA ku teksiania, Rozalindë, ka një trinitet të fortë origjine (Meksikane, Spanjolle dhe Amerikane) dhe gjen një bashkëshort tipik nga Qesarati e pikërisht nga fisi Gërbi.

Formulimet biografike janë dhënë me mjaft dashuri, të thjeshta, të prekshme dhe të kuptueshme me një stil po kaq të thjeshtë, të cilat ndritojnë dhe apelojnë për vijueshmëri shkrimi nga brezat që do të rrjedhin nga “burimi” i ripërtëritjes njerëzore.

I tillë shfaqet në këtë libër modest nga kompozicioni Sulo Gërbi i njohur për poezitë e tij përkushtuar vendlindjes në një nostalgji fluturuese dhe embëlsore, i njohur gjithashtu për publicistikën e tij kushtuar tërësisht origjinës me një emër QESARAT dhe me një krenim Arkitekti për Arkitektin emërmadh të një Perandorie të Madhe Sinanin e Qesaratit…

Në këtë libër shfaqen të konturuar “personazhe” të fisit GËRBI, të thjeshtë, përpjekës për jetën, të mirësjellur e plot etikë me virtyte të larta dhe karakteristika të formuara të trevës, njerëz, që lozin me veglat frymore të kohës apo të impenjuar e talentorë në marrjen e këngës më të çuditshme të botës…Një personazhe frymëzuese, e cila bashkë me pajën e nusërisë sjell një abetare shqipe duke u kthyer në një “mësuese” për gjithë fisin, bashkë me të një katërshore dhe lapsa… Ç’rast epokal dhe i gjetur, frymëzues dhe ngulitës! Një skenarizim filmik do të ndriçonte këtë akt tejet të bukur e të gjetur, real… Një sipërmarrje e bukur, e cila të realizon ëndrrën për të zbuluar diturinë. Dhe këtë e realizon një nuse me një emër Hava (EVA)…

Duke u futur në përmbajtjen e këtij libri personzhet rinjohin njëri tjetrin dhe ngrenë më të fuqishme Pemën e Madhe të fisit të Gërbajve…Këtu është gatuar me idenë e lënies të ndriçimit të degëve të pemës gjigante…

Le ta përfundoj këtë prezantim hyrës me një fjalë parabolike”Ndriçoju, o i ndriçuar! Ndërmerr një udhëtim të bukur në kujtesën Njerëzore që përcillet ritmikisht e plot frymëmarrje…”.

Duke perifrazuar në këto vende magjike (Gjirokastër, Qesarat) s’ke si të mos emocionohesh dhe të shpërthesh fjalëzimet e artëzuara të nevojshme në këtë “epokë” me asëm, duke e kuruar me art real. Edhe Ju të tjerët kujtoni ata që ju “kanë bërë kokën” dhe ndërmerrni sipërmarrje të tilla, sepse kështu “këndon” kujtesa dhe ardhmërisë i ndritin sytë që në lindje të stërmunduar…

Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S



Gjirokastër- Qesarat , shtator 2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI Empty
MesazhTitulli: Re: ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI   ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI EmptyThu Apr 30, 2009 11:49 am



Këtë libër ia kushtoj fisit Gërbi

Autori



Hyrësi për një nismë shkrimore



Ishte pa dyshesë një ide imja për të shkruar historinë e një fisi të tillë kontribues si fisi Gërbi. Kjo dëshirë më ka tunduar qysh në moshë fare rinore për të lënë një kujtesë historike, për të treguar origjinën, përvijimet si dhe për të realizuar dallesat, për të evidentuar evenimentet, rrjedhat, zhvillimin demografik të fisit, zhvillimet dhe ndryshesat e akomodimit (të ngulitjes) të fisit, lëvizjet (migrimet dhe emigrimet). Vetëkuptohet që personazhet e këtij libri modest monografik janë pjesëtarët e fisit, të cilit edhe unë i përkas. E rëndësishme është kjo nismë për vetë faktin që, historia e fisit duhet shkruar për ta lënë si “testament” në brezat e ardhshëm, të cilët janë të impenjuar të njohin në pjekurinë e tyre historinë e fisit të tyre. Ata nxiten të dinë prejardhjen, karakteristikat, virtytet, cilësitë demonstruese dhe bëmat e të parëve si edhe zhvillimin e tyre në çdo sferë jetësore, pasi krenaria për të parët s’ka për t’u fashitur kurrë sa të jetë e gjatë jeta në tokë. Kjo është një e mirë e madhe që transmetohet në mënyrë shumë të vrullshme dhe të natyrshme. Sipërmarrja e një akti të tillë domethënës është tejet e argumentuar, pasi gjithsecili, që jeton, është kurioz, ndritet për fisin; duke e njohur atë krenohet dhe ka shembull nxitjeje dhe pika referuese për të vijuar jetimin e një fisi. Fisi i ngjan një peme gjigante, që gjithmonë përtërihet e përtërihet; është i blertë si bimët e familjes së qiparizit, konifereve… Një gjelbërim i përjetshëm.

Në këtë kuadër ndërmora guximshëm këtë akt, për të realizuar një pasqyrim të tillë. Sa dinjitoz do të jetë kjo sipërmarrje do ta vërejë qetë vetë lexuesi e sidomos pjesëtari i fisit, apo të afërmit e tij. E rëndësishme është se pata parasysh që të dalin në pah ato veçori karakteristike të çdo përfaqësuesi apo pjesëtari të tij (të fisit Gërbi), larg çdo vlerësimi vetiak e pasioni, preference, apo ndikimi të ndonjë ideje. Kam qenë i paanshëm, i sinqertë dhe shpirti më mbushej me frymëzim dhe krenim, kur përshkruaja thellësisht çdo pjesëtar. Ishte një kënaqësi e madhe që çaja në rrugën e kujtesës.

Krahas anës tekstuale, e cila më obligoi pa masë , një vëmëndje të veçantë i kushtova paraqitjes grafike dhe ilustrimit nëpërmjet fotografive. Duhet theksuar se sot çdo familje ka kujtesën e saj të pashkruar, ka materiale që i mban si dokumente okulare, fotografi të të gjithë pjesëtarëve, por edhe atyre që janë shquar. Këtë fakt e njoh mirë. Duke hulumtuar në “Pemën e Fisit Gërbi” unë jam munduar të rrok gjithë atë, që arrita të hulumtoj në të gjitha format e hulumtimit, të evidentoj thelbësoret dhe të jap një kontribut në daljen e këtij libri, të cilin unë e konsideroj një nga librat e mi që më jep jetë dhe përcjell jetën. Jam dhe kam qenë një njeri që e shoh vendlindjen me një respekt të veçantë dhe dua të ndritoj çdo anë thelbësore e të mirëqenë të saj. Ky akt më ka dhënë impulse. Sipas edhe studiuesve dhe poetëve me emër, mua më kanë quajtur poet i vendlindjes, ndaj dhe ky hap i paraqitjes së këtij libri realizon dhe përforcon motivimin e më lartëm. Duke u marrë me gjithë brezat ekzistues deri tek më të vegjëlit, unë zgjova dhe rrita më shumë dashurinë time dhe çdo pjesëtar i këtij fisi u personifikua dhe tashmë ndriçon.

Ju jeni ata që vendosni “notën” e këtij libri.

Autori

Qesarat-Tepelenë 1990-2008





KU PULSON ZEMRA MË MIRË…



QESARATIT TIM



Unë, bir nga Qesarati,

shumë më ka ndihur fati.

Qesarati ku jam lerë,

ka qenë dhe është me vlerë.

Në të kaluarën dhe sot

vetes i ka dalë për Zot.

Mua më ka lartësuar,

sa krenar dhe i nderuar!

Ndaj atje shkoj me dëshirë,

ku pulson zemra më mirë.

Gjersa të jem e të rroj,

nga zemra nuk e lëshoj.



Tepelenë, më 05.09.2007







Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI Empty
MesazhTitulli: Re: ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI   ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI EmptyThu Apr 30, 2009 11:49 am





Flladi i shëndetshëm i vendlindjes



Meditime mbi librin “Fllad në zemër” të Sulo Gërbit

nga Qazim Shemaj



“…Duke lexuar librin me vjersha “Fllad në zemër” të Sulo Gërbit, të pushton një ndjenjë mirësie, mall dhe krenari për vendlindjen, respekt për figurat që skaliten me dashuri: burra të urtë e punëtorë, me durimin e gurit; vajza dhe gra që lëshojnë dritë: Irenat, Hënat dhe Vitoret. Dikush këputet si yll, një tjetër mbushet me lastarë si hardhia,

Autori në 60 faqet e librit do t’u bëjë vend të gjithë të dashurve: vëllezërve, miqve, nënës (Nënë Havasë që kur shkeli nuse në derë të Gërbajve, solli një pajë të veçantë: abetare, si motrat Sevasti e Parashqevi Qiriazi). Në faqet e këtij libri i këndohet natyrës së bukur të vendlindjes, ullinjve, Vjosës, i këndohet historisë së vendlindjes së Arkitekt Sinanit (Qesaratit), i këndohet kapiten Fatmir Shehut, rënë në kufi, në vitin 1994, u këndohet kapedanëve popullorë, midis të cilëve zë një vend nderi Pashko Zhakë Qesarati… Autori nuk mbetet vetëm brenda vendlindjes. Në libër gjen kushtime për Dritëro Agollin, për gjuhën shqipe, për flamurin kombëtar e tjerë. Ai ndërton raporte të drejta ndërmjet temës së vendlindjes dhe problemeve madhore që ka vendi. Edhe pse në këto poezi nuk zihen në gojë kontradiktat e fshatit të sotëm, gjithashtu ndihet ky shqetësim. Autori ndjek rrugën romantike naimiane të poemës “Bagëti e Bujqësi”, pohon vlerat morale të njerëzve dhe bukuritë e natyrës, duke i lënë mënjanë me vetëdije të metat. Fryma naimiane do të na duhet gjithmonë.

Fragment i shkëputur nga gazeta “Drita” E diel, 1 tetor 2006.





* * *

Vëllimi i mëparshëm mund të merret deridiku një album poetik për vendlindjen dhe farefisninë. Në këtë libër ndodh ndryshe. Ai i këndon mallshëm, jo vetëm fshatlindjes së dashur, nën kurorën e ullinjtë, Qesaratit të tij, i cili kur “shkon atje, papritur rinohet”. Po ashtu këngëton për vajzat “sykaltra vetullkurorë” të fshatit, fëmijët e tij “dy sy si yje, një si hënë”, nipërve dhe mbesave, “pranverë në lulëzim”…

… Ndesh tek Sulo Gërbi vargje të ngrohtë për detin e dallgshëm, dashurinë e ngrohtë, demokracinë e brishtë, për lulet si “yje në qiell”, “Hënën mbi Golik” (në pamje trallisëse) ato për dallëndyshet gushëbardha, zogjtë krahëshkruar, bilbilat me melodinë “si violinë”, për mallet tona “simbole të lirisë, atyre që veç njerëzit tanë u përngjajnë…

I zet Çulli W.P.S

Fragment nga parathënia e librit “Djepi i dashurisë”



“Sulo Gërbi vijon në përvijimin e trasesë së tij poetike me atë kumt, me atë mbështetje, me atë gjallim, emocion dhe ngarkesë dinamike, me një forcë transmetuese të thjeshtë, por ngulitëse në kujtesën e pasardhësve. Duke qenë në një pozicion rinor moshimi e shpreh se përmbajtja e këtij vëllimi të ri sjell një anësi të re dhe një pulsim më ritmik…”

Aleksandra Shabani,W.P.S







HEDHJE DRITË

MBI ORIGJINËN E FISIT GËRBI





Qesarati



Në trevën e Krasit të rrethit të Tepelenës, zë vend “gjeografik”, shoqëror shquarës edhe Qesarati, një nga fshatrat me të hershëm të këtij rrethi. Sipas të dhënave dhe dokumenteve të deritanishme rezulton se Qesarati ka ekzistuar që në shekullin e dytë të erës sonë. Fillesa e tij ka qenë qytezë ilire, i cili vendosjen e vetë e ka pasur në rrëzë te kodrës, ku është Qesarati i sotëm. Ai është përfshirë nga zhvillime të rëndësishme deri në shekullin e II-III të erës sonë. Këto zhvillime dëshmohen qartazi edhe nga zbulimet e shumta arkeologjike që janë eksploruar në Qesarat. Ka qenë qëndër e rëndësishme administrative dhe kulturore e kohës.

Fshati i sotëm Qesarat “pozicionohet” në të djathtë të lumit Vjosa dhe kufizohet me këto fshatra: nga veriu me Toçin, veriperëndim Anëvjosa, nga lindja Koshtani dhe nga juperëndimi me Ilirasin.

Si edhe fshatrat e tjera të vendit tonë edhe Qesarati ka mbajtur në vazhdimësi të ndezur veprimtarinë patriotike dhe ka manifestuar gjatë gjithë ekzistencës së vet një atdhedashuri për t’u admiruar e për t’u marrë shembull… Një zhvillimi i tillë në këto parametra ka realizuar edhe daljen në dritë që nga “lashtësia” e krijimit, në çdo epokë e deri në kohën e tanishme shumë njerëz të ditur, të kontributit shoqëror, atdhetarë të sprovuar, luftëtarë trima dhe njerëz përfaqësues të denjë të komunitetit për përfaqësim idesh, veprimtarish dhe të fushave të dëgjuara në rang rrethi e vendi.

Është kuptimplotë fakti dhe i argumentuar bindshëm me figurën e spikatur dhe lapidare në fushën e arkitekturtës të arkitektit me përmasa botërore në këtë fushë, Mimar Sinani. Ai me veprat e tij shkëlqeu në shekullin e XV. Arkitekt Sinani ka lindur në Qesarat në vitin 1498. Një botë e tillë e shkëlqimtë e arkitekturës e spikatur vendosi emrin e Qesaratit në “hartën botërore”. Njerëz të tillë nderojnë, jo vetëm veten e tyre, por fshatin ku kanë lindur, vendin, kombin dhe gjithë Perandorinë e atëherëshme. Kjo është një kurorë e artë dafine për fshatin tonë.

Duke vijuar krenarinë e demonstruar në shekuj, Qesarati, në shekullin e XVIII, ka nxjerrë nga gjiri i tij dy patriotë dhe luftëtarë trima: Skëndo Hyso Qesarati dhe Pasho Zhakën. Gjatë gjithë ekzistencës qesaratasit kanë treguar realisht me vepra se janë atdhetarë, patriotë e liridashës.

Në vitin 1920 ishin pjesëtarë në luftën e Vlorës kundër ushtrisë pushtuse italiane: Shaban Salo Gërbi, Idriz Hysen Rrokaj, Xhelo Jonuz Lilaj, Brahim Hysen Sina dhe të tjerë.

Shaban Salo Gërbi dhe Brahim Hysen Sina për këtë aktivitet të gjithanshëm patriotik janë dekoruar me Medaljen “Për veprimtari patriotike”. Këtu del në pah dhe një kulm krenarie për fisin Gërbi.

Edhe në Luftën e madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare Qesarati dha kontribut të padiskutueshëm, u lidh totalisht me të, e përkrahu dhe e ndihmoj aktivisht atë, duke marrë pjesë gjallërisht me bijtë e tij në formacionet luftarake partizane.

Gjatë mëkëmbjes së shtetit shqiptar, në periudhën 1944, pas çlirimit të vendit, deri në vitin 1990, qesaratasit dhanë kontribut të gjithanshëm në rikëmbje të vendit, në zhvillimin infrastrukturor, në zhvillimin e arsimit, të kulturës, të artit, të zhvillimit të vrullshëm të traditës folklorike, të zhvillimit ekonomik, shëndetësor e tjera. Të shumtë ishin qesaratasit e shquar në këtë periudhë, e cila mund të quhet edhe një periudhë e mëkëmbjes, e rritjes, e konturimit të vendit, e njohjes së mëtejshme ndërkombëtare. Kjo periudhë shkolloi mjaft qesaratas, të cilët vijojnë të kontribuojnë edhe sot në sistemin demokratik, për të hapur një faqe të re të lëvizjes për progresin e zhvillimit të vendit.

Qëndrimi ndaj periudhës 1944 -1990 duhet të realizohet me optikën e reales, duke dalluar pozitiven e duke i dhënë vendin asaj si dhe duke mos harruar negativen dhe pasojën. Kjo është një detyrë e historianëve të paanshëm dhe jo e politikanëve manjatë. Meqënëse jemi duke paraqitur kujtesën e shkruar të një fisi, natyrisht detyra e historianëve është të pasqyrojnë historinë e vendit me një optikë realiste duke e zhveshur nga tentativat dhe errësimi.

Tashmë Qesarati po merr një pamje tjetër, është përshkruar nga një rikonstrukturim i gjithanshëm, por në zhvillimin ekonomik ka mangësi të theksuara, që vijnë nga tranzicioni i stërgjatur dhe nga paaftësia politike e të drejtuarit të vendit.

Janë hapur plagë të pashërueshme si: emigrimi, distancimi dhe moskontaktimi me vendlindjen, apo kontaktimi shumë i pakët, i cili shkakton dhe depresione psikologjike te të rriturit, të cilët nuk i kanë afër të afërmit e tyre të zemrës apo niveli i ulët jetik, i cili krijon strese të jashtëzakonshme dhe jetëmarrëse. Natyrisht që ende qesaratasit nuk po preken nga sëmundjet e shekullit apo nga pasoja të tjera, që e kanë rrjedhën në sistemin që po aplikohet.

Është shumë e nevojshme që të luftohet për të parë të plotë historikun e fshatit tonë, Qesarat, i cili duhte të realizohet me një grup studiuesish, që nuk i mungojnë Qesaratit.





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI Empty
MesazhTitulli: Re: ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI   ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI EmptyThu Apr 30, 2009 11:50 am

Dy këngërime



RREZATIM E BUKURI



Për vendin tim kam mall,

e kam pasuri të rrallë.

Dua t’i kem gjithnjë pranë:

Tepelenën, Qesaranë.

Pa ta s’kam frymë, s’kam liri,

e bukur kjo lidhësi!

Dhe më parë, si tani,

zulma t’u ngrihet n’ajri.

Të punës edhe të pushkës,

zot të penës, zot të luftës.

Zemërstrall e gjoksçelik,

s’u përbalti një rrezik…

Tepelenë – Ali Pashanë,

Skëndo Hyso – Qesaranë…

Kur e kërkoi Atdheu,

rrëke gjakun Fatmir Shehu.

Rrezatim e bukuri

në art edhe letërsi.

Shpirtit gdhendur çiltërsinë,

Ballit ndritur fisnikërinë.

Ju kam shpirt dhe ju mbaj lart,

Tepelenë e Qesarat!



Tepelenë, 08.03.2008



JE BËRË PJESË E LEGJENDËS



Moj fusha e Qesaratit,

duhet që t’i falesh fatit!

Për vendndodhjen që ti ke,

të thërrasin “Myzeqe”!



Me tokën e zbukuruar

bollëkun gjithnjë ke shtuar.

Je bërë pjes’ e legjendës…,

si hambar i Tepelenës.

Me ullinj rreth e përqark

Kurorëgjelbra me merak.

Ç’nuk prodhon, moj bukuri,

veç mademit për flori!…



Tepelenë, 04.03.2008





Një retrospektivë e nevojshme për dritëzim

1.

Sipas të dhënave disponuese dhe të provuara fisi Gërbi origjinohet nga një krahinë turke. I pari i këtij fisi njihet Sulejman Osman Gërbi, i cili është larguar nga Turqia dhe është akomoduar në fshatin Kolonjë të Sanxhakut të Gjirokastrës, Shqipëri. Nga të dhënat e transmetuara, si rrjedhojë e nivelit kulturor dhe arsimor, Sulejmani ka çelur shkollën – mejtepin e parë me leitë arabishten. Kështu ai ka sjellë kulturimin dhe arsimimin, duke bërë emër në historiografinë e arsimit. Ka pasur shtatë fëmijë: pesë djem dhe dy vajza. Midis tyre djalin Ali, i cili më vonë është larguar familjarisht nga Kolonja dhe është vendosur në fshatin Bënçë të Kasazë së Tepelenës, ku i ka lindur dhe djali i tij i vetëm, Muharremi. Muharremi ka qenë i martuar me Behare Kusaraj nga Vasjari i Kazasë Tepelenë dhe kanë lënë trashëgimtar, djalin e tyre, Ismail, i cili ka lindur në Qesarat.

Por nuk ka mbaruar me kaq odiseja e lëvizjes së kësaj familje. Pra, pas një farë kohe Muharremi është shpërngulur nga fshati Bënçë dhe është vendosur përfundimisht në fshatin Qesarat, po të kazasë së Tepelenës. Arsyet e largimit mund të kenë qenë të shumta, por ka vetëm një hipotezë, e cila lidhet me afërsinë e fshatit Bënçë me qendrën e Kazasë, Tepelenën, pasi familja e Muharremit ndiqej nga rregjimi i atëhershëm, nga xhandarmëria, e cila e kishte qendrën e saj në Tepelenë.

Për kohën, kur ka ardhur Sulejman Osman Gërbi nga Turqia në Shqipëri (Sanxhaku i Gjirokastrës) dhe kur është shpërngulur Aliu nga nga Kolonja në Bënçë dhe Muharremi nga Bënça në Qesarat, nuk disponohen dokumente zyrtare që të pasqyrojnë këto lëvizje të shpeshta demografike, shkak, arsye apo ndonjë faktor tjetër. Të gjitha të dhënat e sipërme janë transmetime gojore, të cilat janë marrë nga bënçorë. Midis tyre mund të përmendim: Hasan Gërbin, Qebir Ali Gërbin, Ballëm Myslim Belulin dhe një nga protagonistët kryesorë të këtyre transmeëtimeve është Zagoll Shehu, i cili ka hulumtuar në lidhje me këto shpërngulje dhe për probleme të tjera të kësaj natyre, të cilat i ka të dokumentuara në librat e tij të botuara dhe që krijojnë pa dyshim “arkivin “ e tij personal dhe të fisit të tij, por lozin një rol ndihmues, hedhin ndriçim edhe për studimet e të tjerëve, Një punë e frytshme është bërë edhe për historikët e çdo familje bënçore.



2.

Muharremi familjarisht në Qesarat është vendosur me banim në truallin e sotëm të fisit Gërbi. Mënyra e sigurimit të truallit dhe tokës së sotme disponuese, rrjedhat e saj, nuk janë të dokumentuara dhe të ditura saktësisht.

Ismail Muharrem Gërbi ka pasur bashkëshorte Merushe Dullo Zekaj nga Arëza e Madhe e Tepelenës dhe kanë lindur dy fëmijë: djalin Vrenoz dhe vajzën Havako.

Vrenoz Muharrem Gërbi ka qenë i martuar dy herë: me Zyra Hamit Danaj nga Qesarati i Tepelenës, me të cilën ka pasur tre fëmijë: dy djem dhe një vajzë, respektivisht: Nelo Vrenoz Gërbin, Teme Vrenoz Gërbin,

Halime Vrenoz Gërbi ( e quajtur edhe Halimeja e parë).

Nga martesa e dytë me Sulltanë Hasan Nelaj ka pasur katër fëmijë: dy djem dhe dy vajza: Hekuran Vrenoz Gërbi, Muharrem Vrenoz Gërbi, Zeno Vrenoz Gërbi, Halime Vrenoz Gërbi (Halimeja e dytë)* * *

*Shënim : Vajza e parë, Halimeja, ka vdekur dhe emrin e saj e ka marrë vajza e dytë.

Vrenozi ka qenë i lidhur me bujqësinë. Me të ardhurat e siguruara nga ky front ka siguruar të ardhurat jetësore të familjes dhe prodhimet e tepërta i shiste në treg. Nga pikëpamja e vlerësisë të të ardhurave është konsideruar familje e mesme fshatare. Mund të përmendim edhe faktin që për të realizuar të gjitha proceset bujqësore si dhe për blektorinë dhe frutikulturën ka pasur edhe hysmeqarë, të cilët i trajtonte si pjesëtarë të familjes. Duhet evidentuar fakti që, Vrenozi ka qenë një njeri punëtor, i ndershëm dhe ka jetuar gjithmonë me djerësën e ballit. Një nga karakteristikat e tij, apo virtytet ishte se ai ishte shumë i shkuar me njerëzit, se karakterizohej nga një urtësi e dalluar; ka pasur marrëdhënie korrekte në familje, në lagje (mëhallë), në fshat dhe në miqësi. Në këtë kontekst familja e tij qe fisnike, bujare dhe mikpritëse. Pra, siç shprehemi në kësisoj rastesh, dera e tij ka qenë e hapur, e njohur kjo, jo vetëm në fshat, por në krahinë e më gjerë. Vrenozi ka vdekur rreth viteve 1936 -1937.



Havako Muharrem Gërbi (Meta), motra e Vrenozit, e martuar me Bektash Metën, po në Qesarat Tepelenë.

Ka lindur dhe rritur vetëm djalin e saj të vetëm, Ferat Bektash Meta.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI Empty
MesazhTitulli: Re: ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI   ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI EmptyThu Apr 30, 2009 11:50 am





FËMIJËT E VRENOZIT DHE TË ZYHRASË



Njeriu me ndërgjegje të pastër, zemërbardhë, shpirtmadh, njeri që demonstronte kudo një shpirt human.



1.NELO VRENOZ GËRBI



Ka lindur më 15 korrik 1898 në Qesarat dhe ka ndërruar jetë më 9 korrik 1973. Ka qenë i martuar dy herë. Gruaja e parë e tij Merzai Shahin Abedini nga Damësi i Tepelenës, me të cilën ka lindur vajzën, Rakiben dhe gruaja e tij e dytë, Hava Sulo Shehun nga Krahësi i Tepelenës, me të cilën është martuar në vitin 1928. Nelua ka jetuar dhe punuar gjithë jetën e tij në Qesarat dhe është marrë kryesisht me bujqësi, blektori, olivikulturë. Ishte një njeri shumë punëtor dhe ka qenë “kararsës” për punën, saqë nuk ia besonte për ta bërë punën as vëllait të vet, Temes. Punën e bënte me shumë cilësi. Është vlerësuar dhe mbahet mend si një njeri me ndërgjegje të pastër, zemërbardhë, shpirtmadh e njeri që demonstronte kudo një shpirt human. Ka mbajtur dhe trajtuar si fëmijën e tij, nipin Kareman Taro Resulaj (djali i motrës) nga Koshtani, i mbetur ky jetim qysh në fëmijëri. Është domethënës fakti që ka ndihmuar ekonomikisht Shaban, Zengjinë e Abaz Laze Danaj (motër e vëlla) mbetur jetimë që në moshë të mitur. Veç të tjerash u kishte caktuar dhe u jepte rregullisht qumështin e katër dhive. Dinte pak shkrim dhe këndim, por e kuptonte dhe e vlerësonte dijen si një nevojë në thelb mjaft jetike për ecuri në jetë. Tek Neloja vëlonte e fuqishme ndjenja e atdhedashurisë. Në tetor të vitit 1942 në shtëpinë tij dhe të vëllait Temes (që bashkëjetonin) u bë mbledhja e parë ilegale e fshatit Qesarat nga Qarkori i PKSH- së të Vlorës. Pikërisht këtu u krijua Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar dhe u formua njësiti territorial i fshatit. Neloja u zgjodh anëtar i këtij këshilli dhe nga shkurti i vitit 1944 e deri në çlirim, kryetar i tij. Ishte pjesëtar i njësitit territorial të fshatit. Më vonë u zgjodh anëtar i këshillit krahinor të krahinës së Krahësit. Ka qenë delegat në Konferencën e parë Antifashiste Nacionalçlirimtare të Nënprefekturës së Tepelenës, që u mbajt në 2 dhjetor 1942, në fshatin Memaliaj. Në 1945 ose 1946 është zgjedhur anëtar i Komitetit Fshatarak për zbatimin e Reformës Agrare.



Duhet evidentuar faktin që Neloja e gjeti vetveten në përqafimin e ideve të PKSH dhe Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, pasi aty shihte realizimin e ëndrrës së tij për çlirim shoqëror dhe për fitimin e lirisë së Atdheut nga pushtuesit dinamikë të asaj kohe: fashistët italianë dhe më vonë nazifashistët gjermanë. Këtë ide ua transmetoi dhe gjithë pjesëtarëve të familjes së tij. Ai nuk mund të bëhej kurrë pasues i veprimeve kolaboracioniste të bashkëpunimit me okupatorët dhe tradhëtarët.



Merzai Shahin Gërbi ( Abedinaj)



Gruaja e parë e Nelo Gërbit, ka qenë bijë nga Abedinajt e Damsit të Tepelenës, me të cilën ka lindur vajzën Rakibenë.

Merzaia ka vdekur rreth vitit 1927.







Nusja që solli bashkë me pajën dhe abetaren e gjuhës shqipe…”Mësuesja” e parë e fshatit Qesarat…

Nënë e qetë, e urtë dhe e butë si kadifeja.



Hava Sulo Gërbi ( Shehu)



Gruaja e dytë e Nelo Gërbit. Ka lindur më 18 prill 1910 në fshatin Krahës së Tepelenës dhe është martuar me Nelon në vitin 1928.



Kur erdhi nuse në Qesarat bashkë me pajën solli edhe abetaren e gjuhës shqipe, disa katërshore( fletore), lapsa dhe një pllakë në madhësinë e një fletoreje mbi të cilën shkruhej ( siç përdoret aktualisht në shkollë dërrasa e zezë), që në Qesarat nuk kishte e nuk njiheshin, pasi fshati ishte krejtësisht analfabet. Havaja u mësoi shkrim e këndim kunetërve: Teme, Hekuran dhe Muharrem, më vonë edhe të tjerëve në mëhallë, si Mustafa Gërbi, Riza Ismail Demiraj, Hamdi Adem Rrokohysi e më gjerë në fshat. Prandaj Havaja mund të konsiderohet si mësuesja e parë e fshatit.

Derisa u formua Kooperativa bujqësore në Qesarat në vitin 1955, ajo ka qenë shtëpiake. Nënë e qetë, e urtë dhe e butë si kadifeja. Nuk dinte të urrente e t’i bënte keq askujt. Nga goja e saj kurrë nuk ka dalë asnjë mallkim e fjalë e keqe. Si me kunata dhe nuset e djemëve ka shkuar shumë mirë, sidomos me kunatën Veziren (gruaja e Temes) kanë qënë si dy motra. Në rrethin miqësor të Gërbajve kudo ishte njohur e vlerësuar si grua fisnike e humane.

Pra Havaja ishte një pishtar ndriçues i diturisë në Qesarat dhe një personifikim i gruas së ditur që diturinë e shpërndandau si dritën…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI Empty
MesazhTitulli: Re: ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI   ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI EmptyThu Apr 30, 2009 11:51 am

Ilustrim



* Në momentet, kur po jepte shpirt, e paramendoi ikjen nga jeta, dhe na tha: “S’pata t’ju lija flori, por uratë dhe dashuri!”

* Kur ne tre djemtë e saj ishim me detyra të ndryshme shoqërore në fshat dhe diskutonim në çdo mbledhje, na këshilloi: “Kur të jeni nëpër mbledhje në fshat të qëndroni edhe ndonjëherë ulur, se mbetët gjithmonë në “këmbë”… Lini radhë edhe për të tjerët, se po flisni vetëm ju”.



Këngë që kishte dëshirë të këndonte



Në rast festash e gëzimesh të tjera familjare sajonte aty për aty vargje kënge dhe këndonte këngë të ndryshme. Ja disa raste: Kur vajza ime me bashkëshortin u kthyen me leje në Shqipëri (ishin emigrantë në Greqi), ajo, në drekën e shtruar për ta, sajoi dhe këndoi:

Në shtëpinë tonë bëhet muhabet,

e shikoni vetë, sa na ka lezet!



Likun dhe Pëllumbin i këshilloi:

“Boll ndënjët në kurbet,…

U uroj të na ktheheni sa më shpejt!”



Në dasmën e një mbese:



“Më shikoni sa unë po gëzoj,

për mbesën time që sot po martoj,…

I lutem Perëndisë që të ma bekojë!”







Nelua dhe Havaja








Foto e Havasë









FËMIJËT E NELOS:



I. Rakibe Nelo Gërbi ( Çela )

Lindur në Qesarat të Tepelenës më 7 gusht 1922. Është fëmija e parë e Nelos me gruan e parë Merzanë. Ka qenë vajzë mjaft e urtë, e qetë, e dashur dhe e respektuar; nuk shqiptoi me gojën e saj asnjë fjalë të keqe. Njëkohësisht ishte vajzë mjaft fanatike dhe e mbyllur ne vetvete.

U martua në fshatin Kamçisht të Tepelenës me Halil Sulo Çelën, djalë me cilësi mjaft të mira. Familja e tij ishte me shumë pjesëtarë, patriarkale e fanatike. Rakibeja mundi të ambientohet shpejt në gjirin e kësaj familjeje dhe ka përjetuar një dhunë mendore si një skllave e bindur. Përballoi me durim e plotë vështirësi të gjitha punët e rënda të kësaj familjeje. Me Halilin lindi dy djem: Nuredinin dhe Aliun. Në vitin 1948 Rakibeja mbeti e ve, dhe i rriti vetë të dy fëmijët, duke punuar si burrë në të gjitha punët. Njëri fëmijë ishte dy vjeç dhe tjetri në bark. U kujdes shumë i rriti dhe i edukoi të dy djemtë me shumë vështirësi dhe mbeti e nderuar, derisa vdiq.



Fëmijët e Rakibes



1. Nuredin Halil Çela



Ka lindur më 5 shkurt 1946 në Kamçisht të Tepelenës dhe banon familjarisht në fshatin Portëz të rrethit të Fierit. Ka arsim fillor. Ka qenë dhe është fëmijë i urtë, i sjellshëm dhe i edukuar. Njëkohësisht është djalë punëtor. Është martuar me Bejtullë Hamit Çelaj (Memlikaj) dhe kanë lindur këta fëmijë:



. Bedri Nuredin Çela lindur më 25 shtator 1973 në Kamçisht të Tepelenës.

. Dallëndyshe Nuredin Çela lindur më 6 janar 1976 në Kamçisht të Tepelenës.

. Xhevaire Nuredin Çela lindur më 2 korrik 1977 në Kamçisht të Tepelenës.

. Florika Nuredin Çela lindur më 24 janar 1979 në Kamçisht të Tepelenës.

. Lufter Nuredin Çela lindur më 16 prill 1980 në Kamçisht të Tepelenës.

. Eduard Nuredin Çela lindur më 27 shtator 1981 Kamçisht të Tepelenës.

7. Marjeta Nuredin Çela lindur më 25 qershor 1983 Kamçisht të Tepelenës.



2. Ali Halil Çela



Ka lindur më 5 gusht 1949 në fshatin Kamçisht të Tepelenës dhe banon në fshatin Qesarat po të Tepelenës. Është martuar me Fatimenë,nga fshati Greshicë të Mallakastrës, me të cilën kanë lindur katër djem:



. Maksi Ali Çela

Ka lindur më 3 nëntor 1982 në Kamçisht të Tepelenës.

. Ardit Ali Çela

Ka lindur më 23 mars 1984 në Kamçisht të Tepelenës.

. Lulëzim Ali Çela

. Kreshnik Ali Çela,(binjakë)

Kanë lindur më 9 qershor 1989 në Kamçisht të Tepelenës.





Ç’Atdhe keni, ju s’e dini,

ky është madem floriri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI Empty
MesazhTitulli: Re: ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI   ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI EmptyThu Apr 30, 2009 11:52 am

2. Sulo Nelo Gërbi



Ka lindur më 19 shtator 1932 në Qesarat të Tepelenës; arsimi i mesëm. Gjatë jetës së tij fillimisht ka punuar në fshat duke u marrë me bujqësi dhe në vitin 1949, për disa muaj, në Minierën e Serës, Selenicë të Vlorës. Gjatë periudhës shtator 1949 - shtator 1951, në komitetin e rinisë të rrethit Tepelenë. Nga kjo kohë deri në gusht 1953, kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak në repartin 7210 Vlorë, ndërsa në shtator 1953 - gusht 1954, caktohet shef i zyrës sekrete, po në këtë repart. Me ngritjen e Kooperativës Bujqësore në Qesarat, në shtator 1955 - gusht 1959, emërohet shef i llogarisë të kësaj kooperative dhe nga shtatori 1959 e deri në 1987 emërohet në komitetin e PPSH-së, rrethi Tepelenë, instruktor. Mandej prej vitit 1987 deri në 1993 në PTT (Telekom Tepelenë) kryetari i degës së kuadrit, (shef i burimeve Njerëzore) kohë në të cilën del në pension.

Ka marrë pjesë në këto aksione:

Në vitin 1947 në ndërtimin e rrugës automobilistike Tepelenë – Memaliaj dhe në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Elbasan (deri në Peqin); Në vitin 1948 në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Tiranë.

Ka qenë i zgjedhur në forume dhe organizata të ndryshme: Sekretar i Organizatës të Rinisë Popullore dhe asaj të PPSH-së në Qesarat; Kryetar i këshillit të fshatit Qesarat; anëtar i Komisionit të Kontrollit e Revizionimit të PPSH-së të rrethit; Sekretar i Komitetit të Veteranëve të LANÇ-it të rrethit, anëtar i Byrosë Komitetit të Rinisë së Rrethit të Tepelenës; anëtar i Këshillit të Konfederatës së Sindikatave të Pensionistëvë Tepelenë, anëtar i Kryesisë dhe i Këshillit të Përgjithshëm të Shoqatës Atdhetare -Kulturore të Trevës së Krahësit me qendër në Tiranë si dhe anëtar i kolegjumit të gazetës “VJOSA” të kësaj shoqate.

Është dekoruar me një urdhër dhe tri medalje.

Ka shkruar në organet e shtypit para vitit 1990 në: “Zëri i Rinisë”, “Bashkimi”, “Zëri i Popullit” dhe “Hosteni”.

Pas vitit 1990 në gazetat: “Kushtrim Brezash”, “Antifashisti”, “Tepelena Jonë”, “Vjosa”, “Dita Jug”, “Labëria”, “Krenaria Ushtarake”, “ndryshe”“Katundishta”, “Malëshova”, “Trebeshina”, në revistën “Pavdekësia” si dhe në gazetën letrare “PEGASI”, organ i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Albania, anëtar i së cilës është që prej vitit 2005.

Ka botuar katër libra me poezi: “Fllad në Zemër”, “Djepi i Dashurisë”, “Pranverë në shpirt” dhe “Këngërim” si dhe një libër publicistik i titulluar: “NJERËZ TË ZEMRËS SIME

Ka shkruar kujtime të botuara në librat për patriotin Kalo Xhaferaj, për Ali Manaj, Zoto Lamaj etj.

Hobi i tij është futbolli. Skuadrat e zemrës janë: “Partizani” dhe “Tepelena” në Shqipëri dhe “Juventusi” në Itali.

Është i dashur, i respektuar dhe mban marrëdhënie normale me gjithë fisin dhe rrjetin miqësor të tij dhe në shoqëri.

Në vitin 1951 është martuar më Dilo Demo Alushin nga Gorishova e Fierit dhe kanë lindur katër fëmijë :

Luani (vdekur 1956), Esheref, Lirinë (sot Aleksandra) dhe Luani (i dytë).













2. Dilo Demo Gërbi (Alushi)



Ka lindur më 1 prill 1935 në Gorishovë të Fierit, në një familje të pasur. Martuar me Sulon 1951. Me qënë se ishte në moshë të vogël është trajtuar nga vjehrra, Havaja, dhe xhaxhesha e Sulos, Vezirja, si të ishte vajza e tyre. Të njëjtën trajtesë ka pasur dhe nga dy kunatat: Mysybeja dhe Zyraja, të cilat e kanë trajtuar si motrën e tyre. Në këtë aspekt Dilua ka qene “nusja më e privilegjuar dhe e përkëdhelur e kësaj shtëpie”. Në Qesarat ka qenë veprimtare shoqërore, madje është zgjedhur sekretare e oganizatës së rinisë dhe e oganizatës së gruas. Preferenca e saj ka qene kënga popullore. Ka marrë pjesë në disa festivale të zonës së Krahësit me grupin e Qesaratit si marrëse e këngës.

Në vitin 1964 shkoi me banim familjarisht në qytetin e Tepelenës dhe ka punuar në kooperativën e artizanatit, rrobaqepëse. Mandej u caktua në kinemane e qytetit Tepelenë, fillimisht arkëtare dhe pastaj përgjegjëse. Më vonë, deri sa doli në pension, punoi në farmacinë e qytetit arkëtare. Hobi i saj është futbolli. Është një përqasje tipike me hobin e bashkëshortit. Është evidente se ka ndjekur të gjitha ndeshjet e skuadrave të zemrës si “Minatori” i Tepelenës dhe skuadrës “Partizani”.

Meqenëse vajzën e saj, Lirinë, e ka si pikë të dobët, e cila që nga viti 1994 punon në Greqi, ajo i ka krijuar mundësinë dhe ka shkuar tri herë në Greqi, duke rritur edhe vizionin për mënyrën e jetesës në vendin fqinj dhe për artin kulinar të atjeshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI Empty
MesazhTitulli: Re: ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI   ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI EmptyThu Apr 30, 2009 11:53 am



FEMIJËT E SULOS



1. Esheref Sulo Gërbi



Ka lindur më 28 mars 1957 në Qesarat të Tepelenës. Ka arsim të mesëm profesional (Politeknikumin “7 Nëntori”) për teknik riparim radio-televizor. Është i urtë, i qetë, mjaft i sjellshëm dhe me edukatë.

Me mbarimin e shkollës profesionale filloi punë në Ndërmarrjen Komunale Tepelenë, për riparues radio-televizor. Në punë ka qenë i rregullt, me aftësi të mirë profesionale e korrekt me klientët. Prej vitit 1997 dhe aktualisht banon dhe punon në qytetin e Tiranës në të njëjtin profesion. Në Tiranë ka krijuar njohje dhe respekt shoqëror dhe në vitin 2004 u zgjodh anëtar i Këshillit të Shoqatës Atdhetare-Kulturore të Trevës së Krahësit - dega e Tiranës.

Është martuar me Elisabeta Lilo Dusha, nga Leskoviku.







Elisabeta Lilo Gërbi (Dusha)



Bashkëshortjae Esherefit lindur më 2 tetor 1961 në qytetin e Leskovikut. Ka arsim të mesëm.Është mjaft e urtë, e sjellshme, ka ndërtuar marrëdhënie të mira me burrin, fëmijët si dhe me gjithë njerëzit e bashkëshortit. Është nënë e kujdeshme dhe prioritet jetësor ka mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve. Respekton dhe i trajton prindërit e bashkëshortit si dhe prindërit e saj.

Profesioni i saj rrobaqepëse dhe e ushtron atë. Është amvisë e mirë.







Fëmijët e Esherefit



. Denis Esheref Gërbi

Ka lindur më 7 shtator 1984, në qytetin e Tepelenës dhe banon familjarisht në qytetin e Tiranës. Ka mbaruar arsimin e mesëm si dhe vitin e dytë në Universitetin e Tiranës (Fakulteti Histori-Filologji). Tashmë vijon vitin e tretë. Është i sjellshëm dhe i urtë. Hobi i tij është sporti dhe gazetaria.

.Mimoza Esheref Gërbi

Ka lindur më 26 korrik 1987, në qytetin e Tepelenës dhe banon, së bashku me familjen, në qytetin e Tiranës. Shkollën tetëvjeçare dhe të mesme i ka kryer në Tiranë. Këtë vit (2008) vazhdon studimet në Fakultetin Ekonomik, dega biznesm, viti i tretë. Në vitin e parë e të dytë doli me rezultate shumë të mira. Është vajzë tepër e zgjuar, e shkathët, me vullnet të fortë dhe tepër ambicioze për jetën. Zotëron katër gjuhë të huaja: italisht, anglisht, frëngjisht dhe spanjisht.

. Vjola Esheref Gërbi

Ka lindur më 7 qershor 1991 në qytetin e Tepelenës dhe banon familjarisht në qytetin e Tiranës. Ka mbaruar arsimin fillor e tetëvjeçar në Tiranë dhe aktualisht vazhdon vitin e dytë në shkollën e mesme “Qemal Stafa”. Është vajzë e sjellshme, e dashur dhe e respektuar me të gjithë.



Familja e Esherefit





2. Liri ( Aleksandra) Sulo Agara( Gërbi)



Ka lindua më 31 janar 1959 në Qesarat të Tepelenës. Më pas ka banuar në qytetin e Tepelenës në familjen e prindërve. Prej vitit 1994 deri sot është emigrante në Greqi, familjarisht. Ka mbaruar arsimin e lartë për Gjuhë-Letërsi.

Si fëmijë e si nxënëse ka qenë mjaft e rregullt, e sjellshme dhe e edukuar. Në mësime ka qenë shembullore. Është tip i zgjuar dhe e komunikueshëm, njeri tepër human.

Më 12 korrik 1981 u martua me Pëllumb ( Foti) Baftjar Agara nga Arëza e Madhe e Tepelenës.



Fëmijët e Lirisë



. Gentian ( Filip) Foti Agara

Ka lindur më 1 prill 1983 në qytetin e Tepelenës. Prej vitit 1994 banon e punon në Greqi së bashku me prindërit. Atje ka mbaruar shkollën e mesme.

Meqënëse në Greqi shkoi në moshë të vogël dhe vazhdoi shkollën në greqisht, ka mësuar dhe e flet mjaft mirë këtë gjuhë. Gjithashtu ka mbrojtur dhe gjuhën angleze. Ruan të pastër gjuhën shqipe si në të folur e në të shkruar.

. Joana Foti Agara. Ka lindur më 14 shkurt 1989 në qytetin e Tepelenës dhe aktualisht banon me prindërit emigrantë në Greqi. Ka mbaruar shkollën e mesmë në gjuhën greke me përparim të mirë në mësime. Zotëron shumë mirë gjuhën greke dhe angleze. Është pjesëtare e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore greke në qytetin e Palinit. Meqënëse në Greqi shkoi në moshë shumë të vogël nuk ekzistonte mundësia për të mësuar shqip. Është duke e mësuar aktualisht në kushte shtëpie gjuhën shqipe, por me vështirësi të mëdha.



Nga puna, kur vinte baba,

i hidhej si nuselala,

me mamin kapur për qafe,

si një koteleje prej mace…

* * *

Me gjyshe Dilon dhe mua,

ajo , ngjitej mish e thua,

por një ditë u zëmërua,

prej nesh, sikur u “largua”…







Aleksandra me familjen





3. Luan Sulo Gërbi

Ka lindur më 3 dhjetor 1960në Qesarat të Tepelenës. Aktualisht jeton familjarisht në qytetin e Tepelenës. Ka arsim të mesëm. Punon shofer në spitalin e Tepelenës. Ka punuar për një kohë në këtë zanat në linjën Greqi – Shqipëri (si transportues mallrash), si dhe në linjën Tepelenë – Tiranë si shofer autobuzi. Ka aftësi shumë të mira si drejtues makine.

Është i dashur dhe i respektueshem me familjarët dhe rrethin miqësor. Ka natyrë tepër humanedhe i gjendet çdokujt në nevojë.

Më 22 korrik 1984 martohet me Thëllëza Meçe Abedinin dhe kjo martesë kanë dy fëmijë: Besmirin dhe Borën.



Thëllëza Meçe Gërbi (Abedini)



Ka lindur më 3 nëntor 1964 në qytetin e Memaliajt, por me origjinë nga fshati Damës i Tepelenës.

Ka arsim të mesëm të përgjithshëm. Fillimisht ka punuar në NFP (Ndërmarrja e Furnizimit Punëtorëve) Memaliaj, në Ndërmarrjen Tregëtare Tepelenë, shitëse, dhe pas vitit 1993, me privatizimin e ndërmarrjes punon në klubin e saj, ku shërben me profesionalizëm.

Në familje ka sjellje korrekte, i do shumë të dy fëmijët dhe bën shumë për ta. Është tip i zgjuar dhe në përgjithësi u ambientohet shpejt situatave dhe ka të theksuar ndjenjën e humanizmit.



5. Fëmijët e Luanit



.Besmir Luan Gërbi

Ka lindur më 29 maj 1985, në qytetin e Tepelenës. Ka kryer shkollën e mesme dheka përfunduar arsimin e lartë(Universiteti Bujqësor, Kamëz). Është njeri i dashur dhe tepër i sjellshëm. Ka pasur pasion futbollin. Ka luajtur futboll me skuadrën e Tepelenës deri në vitin 2004 me të rriturit, në kategorinë e dytë. Punon dhe banon në qytetin e Tiranës. Është i fejuar me Marçela Çiçon.

. Bora Luan Gërbi

Ka lindur më 18 maj 1990, në qytetin e Tepelenës. Përfundoi shkollën e mesme me rezultate të mira. Është e zgjuar, e sjellshme dhe mjaft punëtore. Vazhdon studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI Empty
MesazhTitulli: Re: ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI   ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI EmptyThu Apr 30, 2009 11:53 am

Familja e Luanit



Luan Sulo Gërbi (I pari)

Ka lindur më 4 qershor 1954 në qytetin e Vlorës, mbasi në atë kohë prindërit banonin në këtë qytet. Ishte një fëmijë i mbarë, i shëndetshëm, me trup të bëshëm, mjaf energjik dhe i zgjuar për moshën; fliste pastërtisht dhe plotësisht fjalët dhe emrat. Fëmijë i urtë, i bindur, i afrueshëm me të gjithë. Jetoi vetëm katër vjet e gjysmë. Ndërroi jetë më 04 janar 1958. Për cilësitë e mira, që pati, emrin e tij e mori Luani i dytë.



Luan Gërbi (I pari)



3. Shefqet Nelo Gërbi



Ka lindur me 25 janar 1935 në Qesarat të Tepelenës. Ka arsim 8 vjeçar. Ështe martuar me Fize Gani Muçodemaj nga Luftinja e Tepelenës. Mbasi kreu shërbimin ushtarak u kthye në fshat, fillimisht punoi në bujqësi e më vonë në sektor shtetëror, si në Mdërmarrjen industriale të qumështit me detyrën e specialistit; më vonë në ndërmarrjen shtetërore të grumbullimit Tepelenë, llogaritar, e së fundi në Kooperativën Bujqësore të Bashkuar Qesarat, si shef sektori. E ka karakterizuar gjithmonë ndërgjegjja e lartë e korrektësia në punë. Është i qetë dhe i dashur me të gjithë. Ka qenë i zgjedhur anëtar i Këshillit të lokalitetit Krahës dhe të Këshillit Popullor të Rrethit Tepelenë në disa legjistatura. Ka marrë pjesë vullnetar në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Tiranë. Nga martesa me Fizen kanë lindur katër fëmijë: Vjollcën, Ismailin, Aleksin dhe Vasilikën.



Fize Gani Gërbi(Muçodemaj)



Ka lindur më 25 shtator 1941, në Luftinjë të Tepelenës dhe është martuar me Shefqetin, në fshatin Qesarat. Ka arsim fillor. Familja e Shefqetit ishte e përbërë nga shume pjesëtarë të moshave të ndryshme dhe, si e tillë, është përballuar me punë e vështirësi të mëdha, por edhe pse ishte në moshë të vogël, Fizja, është mbajtur afër e ndihmuar si vajzë e tyre. Kjo gjë e ndihmoi Fizen të bëhet një shtëpiake e mirë. Çka Vezirja bëri për Fizen, kjo bëri edhe më shumë për të, kur Vezirja u sëmur e vazhdoi gjatë në shtrat. Ajo i qëndroi pranë dhe i shërbeu me shumë korrektësi, sikur ta kishte nënë.

Ka punuar në kooperativën bujqësore, në sektorin e tregtisë dhe së fundi, deri sa doli në pension, në Ndërmarrjen Pyjore të rrethit Tepelenë. Aktualisht banon, së bashku me të shoqin, pranë djalit në qytetin e Tiranës.







Familja Shefqet Gërbit





Fëmijët e Shefqetit



1. Vjollca Shefqet Gërbi (Mërtiraj)



Ka lindur më 3 tetor 1961 në Qesarat të Tepelenës. Ka kryer shkollën e mesme profesionale për laborante mjekësore.

Është martuar me Bilbil Qamil Mërtirin nga fshati Krahës nr. 2 i Tepelenës.

Në familje dhe në shkollë ka qenë e urtë dhe e sjellshme. Në mësime ka qenë më përparim të mirë. Me mbarimin e shkollës së mesme mjekësore e deri sot punon në Spitalin e Krahësit të Tepelenës. Është vlerësuar si punonjëse e mirë e punon me tre turne.

Me Bilbilin kanë lindur katër fëmijë: Elvisin, Aurorën, Anisën dhe Klajdin.



. Ervis Bilbil Mërtiri

Ka lindur me 17 shkurt 1982 në Lulëzim,Tepelenë. Ka mbaruar shkollën e mesme. Punon në Tiranë.

. Aurora Bilbil Mërtiri

Ka lindur më 5 maj 1986, në fshatin Lulëzim,Tepelenë. Vazhdon arsimin e lartë për gjuhën angleze.

. Anisa Bilbil Mërtir

Ka lindur me 1 shkurt 1984, në fshatin Lulëzim, Tepelenë. Vazhdon arsimin e lartë për mësuese, dega Bio-Kimi.

. Klajdi Bilbil Mërtiri

Ka lindur me 21 janar 1990 në fshatin Lulëzim Tepelenë. Vazhdon shkollën e mesme profesionale elektronike në Tiranë.



2. Ismail Shefqet Gërbi



Ka lindur me 18 gusht 1963 në Qesarat Tepelenë dhe me banim familjarisht në qytetin e Tiranës. Ka arsim të mesëm.

Pasi mbaroi shërbimin ushtarak në Tiranë, për një kohë qëndroi nënoficer në atë repart e me kërkesën e tij doli në lirim. Aktualisht punon në punë të ndryshme private.

Është martuar me Shefikate Sefer Gërbin (Seferaj) me prejardhje nga fshati Prezë e rrethit Tiranë, por me banim në qytetin e Tiranës.



Fëmijët e Ismailit



. . Najada Ismail Gërbi

Ka lindur më 30 gusht 1989 në qytetin e Tiranës. Vazhdon shkollën e mesme. Është vajzë e qetë, e sjellshme dhe e respektueshme. Meqënëse shquhet në lojën e basketbollit, është e federuar në skuadrën e basketbollit të DHL të qytetit të Tiranës, në kategorinë e parë.

. Arsilda Ismail Gërbi

Ka lindur më 2 korrik 1993 në qytetin e Tiranës. Vazhdon shkollën e mesme .



. Klajda Ismail Gërbi

Ka lindur me 28 tetor 1997 në qytetin e Tiranës.



. Mikael Ismail Gërbi

Ka lindur me 30 gusht 2003 në qytetin e Tiranës.





3. Aleks Shefqet Gërbi





Ka lindur me 14 shkurt 1967 në Qesarat Tepelenë dhe banon familjarisht në qytetin e Tiranës. Ka arsim të mesëm. Ka qenë fëmijë dhe nxënës i sjellshëm dhe në mësime me përparim të mirë. Ka patur talent në fuboll. Pasi kreu shërbimin ushtarak për pak kohë punoi në fshat. Punoi dy vjet emigrant ne Greqi me gjithë familjen. U kthye në Shqipëri në qytetin e Tiranës, u mor me tregti e aktualisht punon shofer.

Është i sjellshëm dhe i gatshëm për ndihmë, kur paraqitet nevoja.

Është i martuar me Sanie Sefer Liçkaj nga fshati Mëzezë i Tiranës. Kanë lindur dy fëmijë: Xhuljon dhe Xhoanën.



Sanie Sefer Gërbi (Laçkaj)



Ka lindur me 13 prill 1969 në fshatin Mëzezë të Tiranës. Ka arsim të mesëm. Është punëtore e mirë. Administron mirë buxhetin e familjes, kujdeset shumë për fëmijët. Aktualisht punon në një sipërmarrje private në Tiranë.



Fëmijët e Aleksit



. Xhuljano Aleks Gërbi

Ka lindur më 28 shkurt 1994 në Qesarat Tepelenë dhe banon me prindërit ne qytetin e Tiranës. Ka rezultate shumë të mira në mësime.



. Xhoana Aleks Gërbi

Ka lindur më 20 tetor 2000 në Qesarat Tepelenë dhe banon me prindërit në qytetin e Tiranës. Vazhdon Ciklin e ulët dhe ka rezultate të shkëlqyeshme.



4. Vasilika Shefqet Gërbi (Liçi)



Ka lindur më 16 maj 1969 në Qesarat Tepelenë dhe banon familjarisht në qytetin e Tiranës. Ka arsim të mesëm. Është e shkathët dhe mjaft punëtore. Aktualisht jeton e punon emigrante në Greqi në qytetin Rrethimno, të ishullit të Kretës. Është humane dhe i ndihmon nga afër të gjithë njerëzit e saj në Greqi. Është martuar me Ibrahim Myftar Liçi me origjinë nga rrethi i Korçës, por me banim në qytetin e Tiranës. Kanë lindur dy fëmijë: Enean dhe Kristinën.



Fëmijët e Vasilikës



. Enea Ibrahim Liçi

Ka lindur në qytetin e Tiranës. Banon pranë prindërve në Greqi.

. Kristina Ibrahim Liçi

Ka lindur në qytetin e Tiranës dhe banon pranë prindërve në Greqi.



Familja e Vasilikës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI Empty
MesazhTitulli: Re: ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI   ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI EmptyThu Apr 30, 2009 11:54 am

4. Mysybe Nelo Gërbi ( Pasha)



Ka lindur më 17 mars 1937 në Qesarat të Tepelenës. Me arsim fillor. Ka qënë nxënëse e sjellshme dhe e edukuar, me përparim shumë të mirë në mësime. Kishte më shumë prirje të lexonte dhe të interpretonte. Midis të tjerave i ishte bërë si refleks disa herë në ditë që, kudo të ndodhej do të recitonte: “Flutur, flutur, zonjë e bukur, barbare, bjerë përdhe….”.

Si motër e parë dhe e vetme, midis shumë vëllezërve, ishte e dashur dhe e respektuar për ata, ajo i donte më shumë vëllezërit po kështu edhe njerëzit e shtëpisë. Si moshatare me kushërirën e parë, Zyhranë, dhe kunatën, Dilon, duheshin shumë e nuk ndaheshin kurrë me njëra-tjetrën. Madje edhe punët e shtëpisë që i takonin secilës i kryenin së bashku.

U martua me Safet Pashaj në fshatin Bejar të Mallakastrës, me të lindi një vajzë, Vitorinë. Në dhjetor 1955 Mysybeja vdiq duke lënë Vitorinë gjashtëmuajshe. Pak më vonë vdiq edhe i shoqi. Në librin e tij ““Këngërim…” vëllai Sulo shprehet figurativisht:



SYRI YNË TY TË KËRKON



Mysybe, moj motra jonë,

syri ty të kërkon!

Të kishim motër të zgjuar,

si një zogëz krahëshkruar.

Në shkollë, sa shembullore.

në shtëpi, shumë punëtore.

Më e urta ndër fëmijë,

o Engjëlli krahështrirë!

Shkëlqeje në gjirin tonë,

ti moj drita në gjitonë!

Të kishim motrën e dytë,

po pse na ike nga sytë?

Që kur shkove, s’të kam parë,

loti i syrit i patharë.

Për vite na ke munguar,

shpirtra, zemra ke lënduar.

Viton gjashtë muajsh e le,

Për të u kujdesëm ne.

Tri mbesa t’i ka dhuruar,

porsi gjak i shenjtëruar.

Sa e doje nënë Havanë,

të ka ardhur, e ke pranë.



Të vijmë në përvjetorë

me lot e lule në dorë!



Tepelenë, maj 2008





Mysybeja



Fëmijët e Mysybesë



1. Vitori Safet Xhuveli (Pasha)



Ka lindur në 14 qershor 1955 në fshatin Bejar të Mallakastrës. Për arsye se i vdiqën prindërit, kur ishte gjashtë muajshe e morën gjyshërit në Qesarat, Neloja dhe Havaja, të cilët e rritën, e edukuan, e arsimuan dhe e martuan. Pasi mbaroi shkollën profesionale si laborante dentare, punoi në Qendrën shëndetësore Krahës të Tepelenës, si laborante stamatologe.

Meqënëse Vitoria mbeti jetime, qysh kur ishte gjashtë muajshe dhe, si e tillë, ajo nuk mundi kurrë ta shihte e ta njihte fytyrën e nënës dhe nuk e ndjeu ngrohtësinë e kujdesin e saj. Ishte kjo arsyeja që Vitorinë e deshën e u kujdesën të gjithë në mënyrë të jashtëzakonshme dhe i qëndruan gjithnjë pranë gjyshërit Nelo dhe Hava e sidomos xhaxhesha e mirë e mamasë, Vezirja, si dhe dajot Sulo, Shefqet, e gjithë familja e fisit Gërbi. Pavarësisht nga përkëdhelitë dhe plotësimi i të gjitha dëshirave, që shprehte, ajo megjithatë nuk mësoi e manifestoi vese e teka negative të moshës dhe as më vonë, kur u rrit. Edhe sot Vitoria ruan e manifeston vetëm cilësi pozitive.

Aktualisht banon e punon emigrante në Athinë të Greqisë.

Vitoja qe e martuar me Vilson Nexhip Xhuvelin me origjinë nga fshati Tragjas i Vlorës, por me banim familjarisht në qytetin e Vlorës. Vilsoni u nda nga jeta duke qenë të dy emigrantë në Greqi. Kanë lindur tri vajza: Henerin, Jonidën dhe Nevinën.





Fëmijët e Vitorisë



1. Heneri Vilson Beshaj (Xhuveli)

Ka lindur në 22 tetor 1975 në qytetin e Vlorës. Ka arsim të mesëm.

Është martuar me Arben Hamdi Beshaj në qytetin e Selenicës të Vlorës, por me origjinë nga fshati Gorishovë e Fierit. Aktualisht jeton, banon e punon së bashku me bashkëshortin emigrantë në Athinë të Greqisë. Kanë dy fëmijë:

.Meri Arben Beshaj

Ka lindur më 8 shtator 1996 në Athinë të Greqisë.

. Aleksandër Arben Beshaj

Ka lindur më 21 gusht 2003 në Athinë të Greqisë



. Jonida Vilson Muçi (Xhuveli)



Ka lindur në qytetin e Vlorës. Ka arsim të mesëm. Është e martuar me Edmond Koço Muçi në qytetin e Vlorës. Është e punësuar në sektorin privatë. (S’ka lindur fëmijë).



.Nevina Vilson Xhuveli(r((i (RIGOPULLOS)

pullosrrIGOPULO

Ka lindur në 8 prill 1981 në qytetin e Vlorës. Ka arsim të mesëm. Ka jetuar së bashku me prindërit emigrantë në Athinë të Greqisë dhe kohët e fundit është martuar me Mihal Rigopullos, shtetas grek në Athinë dhe kanë një djalë : Vasil Mihal Rigopullos.









Familja eVitos









1. Qemal Nelo Gërbi



Ka lindur më 11 gusht 1939 në Qesarat të Tepelenës dhe banon në qytetin e Tepelenës. Ka kryer Institutin e Lartë Pedagogjik dhe Fakultetin e Drejtësisë. Është martuar me Merjeme Xhafer Osmanin nga fshati Batër-Buzë të rrethit të Tepelenës.

Ka punuar fillimisht mësues në shkollën 8 vjeçare e më vonë drejtor në Qesarat, Krahës e Bruz. Pastaj u emërua në Komitetin Ekzekutiv të KP të rrethit të Tepelenës; në fillim inspektor e shef i seksionit të arsimit e më vonë u zgjodh sekretar i këtij komiteti, jurist në drejtorinë e minierës Qymyrgurit në Memaliaj, drejtor i sigurimeve shoqërore në Tepelenë, përgjegjës zyre në Bashkinë e qytetit të Tepelenës dhe më mandej avokat po në rrethin e Tepelenës. Kudo ka me punuar me përkushtim e profesionalizëm.

Ka qenë i zgjedhur në këto funksione: Anëtar i Këshillit Popullor të rrethit si dhe anëtar i Kryesisë së Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit. Ka marrë pjesë si i ftuar në mbledhjen e Plenumit të IV të PPSH, në qershor 1963, për problemet ekonomike-shoqërore të fshatit.

I pëlqen estetika dhe e bukura. Është korrekt në të gjitha problemet. Mundohet të jetë i drejtë, jo lëshues e liberal tej masës, por kur e do puna tregohet tolerant si në familje, në fis e më gjerë.

Si prind shembullor është fakti kokëfortë i dukshëm dhe tregues: të tre fëmijët qenë të edukuar, shembullorë në mësime dhe morën arsimin e lartë. U tregua human, shumë njerëzor, kur vdiq vjehrra dhe vjehrri i moshuar mbeti i vetmuar në fshat, e mori, e mbajti e trajtoi si prind në familje. Aktualisht ka bërë bashkim familjar me djalin, i cili është mjek në Milano, Itali.



Merjeme Xhafer Gërbi (Osmani)



Ka lindur më 26 janar 1948, në fshatin Batër-Buzë të rrethit të Tepelenës. Ka arsim të mesëm pedagogjik. Është e martuar me Qemal Nelo Gërbi, nga Qesarati i Tepelenës dhe banon në qytetin e Tepelenës. Aktualisht jeton me djalin në Itali ( Milano).

Pasi mbaroi shkollën e mesme pedagogjike në Vlorë ka punuar mësuese, deri sa doli në pension, në fillim në shkollën 8 - vjeçare Buz dhe më vonë në qytetin e Tepelenës. Sipas vlerësimeve të bëra, ka qenë mësuese me aftësi të mira profesionale dhe, për punën e gjithanshme me nxënësit edhe nxënësit e saj kanë ecur në jetë në disa në fusha të ndryshme.

Si mësuesja e parë e shkolluar e familjes dhe e fisit Gërbi, nga të gjithë pjesëtarët e familjes si: vjehrri, vjehrra, kunatat dhe kunetërit u prit dhe u respektua si e tillë. Administron mirë buxhetin e familjes, është nikoqire e mirë. Ka treguar kujdes për të respektur të gjithë njerëzit e fisit të Qemalit.

Si nënë e si mësuese ka qenë shumë korrekte për punën me fëmijët e saj, rezultat e kësaj përkujdesje u dukën se rriti tre fëmijë të edukuar dhe mbaruan arsimin e lartë. Ky ishte një manifestim i dëshirës për të vijuar e përforcuar traditën e arsimimit në këtë familje dhe një nga protagonistet ishte dhe Merjemja, krahas objektivave të vetë fëmijëve për shkollim.



Foto e Qemalit me Merjemen



Fëmijët e Qemalit



1. Antoneta Qemal Bardhi (Gërbi)



Ka lindur më 11 prill 1969, në qytetin e Tepelenës. Ka mbaruar U.T. Fakultetin ekonomik.

Ka qenë vajzë e urtë dhe e sjellshme e me plot edukatë. Në mësime, në të gjitha klasat (fillore, 8 -vjeçare dhe të mesme) ka qenë e shkëlqyeshme.

Pasi mbaroi fakultetin, u emërua ekonomiste në Ndërmarjen e Grumbullim - Përpunimit; më vonë në Bankën e Kursimeve Tepelenë. Në të dy sektorët ka punuar me ndërgjegje e korrektësi. Aktualisht banon e punon në qytetin e Tiranës.

U martua me Gëzim Durim Bardhin nga fshati Gusmar i Tepelenës e me banim në qytetin e Tepelenës e së fundi familjarisht banojnë në qytetin e Tiranës. Kanë lindur dy fëmijë: Anrin dhe Rean.



Fëmijët e Antonetës



. Anri Gëzim Bardhi

Ka lindur më 25 maj 1995 në qytetin e Tepelenës dhe banon së bashku me prindërit në qytetin e Tiranës. Është fëmijë i zgjuar dhe mjaft i shkathët. Në mësime është nxënës shembullor.



1. . Rea Gëzim Bardhi

Ka lindur më 18 tetor 2000, në qytetin e Tepelenës dhe banon

së bashku me prindërit në qytetin e Tiranës.





Antoneta me familjen





2. Neritan Qemal Gërbi



Ka lindur më 4 dhjetor 1971 në qytetin e Tepelenës dhe tani me banim e punësim në Milano të Italisë familjarisht. Ka mbaruar arsimin e lartë për mjekësi dhe ushtron profesionin e mjekut. Ka qenë fëmijë i qetë, i urtë dhe i sjellshëm në familje. I tillë ka qenë dhe në shkollë e me përparim mjaft të mirë në mësime. Kur Neritani bëri kërkesën për të vazhduar arsimin e lartë, kolektivi i klasës së gjimnazit vendosi që Neritani t’i jepet e drejta për të vazhduar studimet për mjekësi dhe kështu u bë. Pasi mbaroi studimet dhe u diplomua mjek, filloi punën në Qendrën Shëndetësore të Izvorit të Tepelenës, detyrë të cilën e ushtroi me vullnet e ndërgjegje dhe fitoi respektin e banorëve të zonës. Si edhe shumë intelektualë të tjerë për një jetë më të mirë, emigroi në fillim në Greqi e së fundmi në Itali. Atje, pasi likujdoi edhe disa provime shtesë, fitoi të drejtën e ushtrimit të profesionit të mjekut si mjekët vendas, në një spital në territorin e Milanos.

Është martuar me mjeken Jolanda Salvador Qyrtaqin nga qyteti i Shkodrës e sot jeton me Neritanin në Itali. Kanë lindur dy vajza: Ana dhe Laura.



Jolanda Salvator Gërbi (Qyrtaqi)



Ka lindur më 28 janar 1972, në qytetin e Shkodrës. Ka mbaruar UT, Fakultetin e Mjekësisë.

Ka qënë vajzë e sjellshme, e edukuar dhe e dashur me prindërit e të gjithë fisin e saj. Ka në karakterinë e saj edukatën, kulturën dhe zgjuarsinë shkodrane.

Pasi mbaroi fakultetin, filloi të punoi mjeke në Velipojë të rrethit të Shkodrës. Më vonë së bashku me bashkëshortin emigroi në Itali, pasi dha provimet përkatëse të mjekësisë italiane. Aktualisht punon mjeke në një spital në territorin e Milanos. Administron mirë buxhetin familjar dhe kanë blerë shtëpi e me pajisjet e kohës.

Për të dy vajzat që i do shumë, kujdeset për mirërritjen dhe edukimin e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI Empty
MesazhTitulli: Re: ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI   ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI EmptyThu Apr 30, 2009 11:55 am

Fëmijët e Neritanit

. Ana Neritan Gërbi. Ka lindur më 19 nëntor 2000, në Milano të Italisë.

. Laura Neritan Gërbi. Ka lindur më 21 shkurt 2003, në Milano të Italisë.





Neritani me familjen





1. Valbona Qemal Gërbi



Ka lindur më 28 janar 1977, në qytetin e Tepelenës dhe aktualisht jeton në Milano të Italisë. Ka arsim të lartë.

Në familje, në kopsht dhe në shkollë ka qenë vajzë shembullore në urtësi, sjellje dhe edukatë. Ndoshta ngaqë ishte fëmija më e vogël e donim dhe e përkëdhelnim të gjithë, ndoshta edhe për emrin e bukur “Valbona”. Në shkollë ka qenë nxënëse e sjellshme, e zellshme e me vullnet e me horizont në të gjitha lëndët si në fillore, 8 - vjeçare dhe gjimnaz. Ju dha e drejta dhe vazhdoi e mbaroi Universitetin e Gjirokastrës, Fakultetin “Gjuhë Letërsi” dhe u emërua mësuese në rrethin e Tepelenës. Si e lindur dhe e etur për studime dhe se i kishte aftësitë e plota, me përpjeket e saj mundi të marrë të drejtën për të studiuar jashtë shtetit në Itali, në Universitetin e Milanos, për Gjuhë e Letërsi të huaj, të cilin e përfundoi në vitin 2008.





1. Xhelal Nelo Gërbi



Ka lindur më 13 dhjetor 1943, në Qesarat të Tepelenës. Ka arsim të mesëm bujqësor.

Pasi mbaroi shërbimin ushtarak u kthye në fshat, punoi në Kooperativën Bujqësore të Bashkuar Qesarat dhe për 12 vjet në Minierën e Qymyrgurit Memaliaj, deri sa doli në pension. Aktualisht është në emigracion në Greqi familjarisht me të pesë djemtë.

Për kohën në të cilën ishte në fshat është aktivizuar shumë me problemet shoqërore, ka qenë sekretar i organizatës së rinisë; është aktivizuar me grupet artistike të Vatrës së kulturës dhe në Festivalet Folklorike të zonës si profesionist me fizarmonikën.

Është shumë punëtor për çdo lloj pune si: marangoz, murator, suvaxhi e tjera; mjaft i dashur dhe i respektuar në vëllezëri në fisin Gërbi e në rrethin miqësor. Ka shpirt human. Mundohet e tregohet i gatshëm t’u japi ndihmesën e tij të tjerëve.

Për disa vjet punoi në Greqi. Së bashku edhe me djemtë, Arbenin e Ilirin, kanë treguar përkujdesje për emigrantët shqiptarë dhe disa i ka mbajtur e strehuar në shtëpi si fëmijët e tij.

Aktualisht është kthyer në Shqipëri dhe ndërtoi shtëpi të re, vilë dykatëshe me ambiente e pajisje të kohës.

Është i martuar me Hënë Teme Gërbin (Malaj) nga Vasjari i Tepelenës dhe kanë lindur pesë djemë: Arbenin, Ilirin, Leonardin, Ermalin dhe Ernestin.









Është shpirtmirë dhe tregon gatishmëri të ndihmojë të tjerët edhe duke sakrifikuar dhe si e tillë mund të quhet një nënë Terezë e vogël.



Hënë Teme Gërbi (Malaj)



Ka lindur më 3 shkurt 1950 në Vasjar të Tepelenës. Ka arsim 8 vjeçar.

Është martuar me Xhelal Nelo Gërbi, në Qesarat të Tepelenës. Në familjen Gërbi, Hëna është njëra nga nuset që ka ardhur në moshë të vogël, prandaj vjehrra Havaja dhe xhaxhesha Vezirja, (kjo e fundit e ka dhe bashkëfshatare) e kanë trajtuar si me status të veçantë e sidomos e kanë dashur, edukuar e mësuar si dhe vajzat e tyre. Kjo ka ardhur si rrjedhojë se edhe Hëna ka qenë e qetë, e urtë dhe mjaft e dashur me to dhe kërkonte të mësonte çdo gjë si t’i bënte punët e shtëpisë. Këto cilësi i ka edhe tani në moshë madhore. Ka punuar në bujqësi dhe ka përballuar vështirësitë e jetës, kjo edhe për vetë faktin se, kur krijoi familje më vete, u bë me shumë fëmijë, por diti t’i kaloi me kurajë ato, duke rritur e edukuar pesë fëmijë.

Për shumë vjet punoi familjarisht si emigrante në Greqi. Edhe atje përballon punë të shumta e plot vështirësi. Veç punëve të tjera mbante dhe 4 të tjerë dhe u shërbente 7 nipër e mbesë (të fëmijëve të saj) si dhe fëmijë të shqiptarëve të tjerë. Është shpirtmirë dhe tregon gatishmëri të ndihmojë të tjerët edhe duke sakrifikuar dhe, si e tillë, mund të quhet edhe një nënë Terezë e vogël. Vjehrra e saj, Havaja, 98 vjeçe ishte e sëmurë, në rregjim shtrati dhe Hëna i bëri shërbim të përsosur, më shumë se të ishte nënë e saj. Havaja ndërroi jetë në dhjetor 2007.







Familja e Xhelal Gërbit









Fëmijët e Xhelalit



…Kur po shkonte në një mbledhje të shoqatës ditë festë shqiptare, kishte veshur një pulovër me flamurin kombëtar shqiptar, por policia greke e ndaloi, i bënë thirrje ta zhvishte, por ky nuk pranoi dhe protestoi me kurajë, derisa me forcë policia ia grisi me thikë pulovrën.



1. Arben Xhelal Gërbi



Ka lindur më 1 gusht 1967, në Qesarat të Tepelenës. Ka arsim të lartë ushtarak. Si në familje dhe në shkollë ka qenë fëmijë i mbarë, i urtë dhe i sjellshëm brenda e jashtë shkollës. Pasi mbaroi shkollën ushtarake, u gradua oficer dhe u emërua në një repart të Tiranës. Më vonë u transferua në Sarandë. Gjatë kohës së tranzicionit u largua nga ushtria dhe emigroi në Greqi së bashku me prindërit, vëllezërit e familjen e tij, duke punuar e banuar në qytetin Rrethimno, në Ishullin e Kretës. Gjatë gjithë kohës atje ka manifestuar hapur me krenari ndenjën atdhetare dhe është zgjedhur kryetar i shoqatës së emigrantëve shqiptarë të qytetit. Kur po shkonte në një mbledhje të shoqatës, ditë feste shqiptare, kishte veshur një pulovër me flamurin kombëtar shqiptar, por policia greke e ndaloi, i bënë thirrje ta zhvishte, por ky nuk pranoi dhe protestoi me kurajë, derisa me forcë policia ia grisi me thikë pulovrën.

Është martuar me Razie Imer Gërbi (Zotaj) nga Frashëri i Përmetit dhe kanë lindur dy fëmijë: Juljandën dhe Dorjanin.



Razie Ymer Gërbi (Zotaj)



Bashkëshorte e Arbenit. Ka lindur më 28 shkurt 1968 në fshatin Frashër të Përmetit. Ka arsim të lartë ushtarak. Është tip i zgjuar, e njeh jetën dhe bënë përpjekje ta shijojë atë. Është shtëpiake dhe nikoqire e mirë. Është nënë mjaft e kujdesshme dhe tregon respekt e dashuri për dy fëmijët e saj e sidomos për rritjen dhe edukimin e tyre. Është emigrante në qytetin e Rrethimnos, në ishullin e Kretës, Greqi. Aktualisht banon dhe punon në qytetin e Tiranës.



Fëmijët e Arbenit



. Julianda Arben Gërbi

Ka lindur më 1 qeshor 1990 në qytetin e Kuçovës. Aktualisht banon me prindërit në ishullin e Kretës. Vazhdon shkollën e mesme. Si nxënëse dhe fëmijë është e edukuar dhe e sjellshme.



2. . Dorian Arben Gërbi

Ka lindur më 26 tetor 2002 në qytetin e Rrethimno të ishullit Kretës, në Greqi dhe aktualisht banon me prindërit po aty.







Familja e Arben Gërbit







2. Ilir Xhelal Gërbi



Ka lindur më 12 tetor 1970 në Qesarat të Tepelenës.

Pasi mbaroi shërbimin ushtarak, kreu edhe kursin për oficer rezervë. Punoi në policinë e burgut të Bënçës, Tepelenë. Për arsye se ishte me bindje të majta u pushua nga puna sipas nenit 24/1. U detyrua të emigroi në qytetin Rrethimno në ishullin e Kretës, Greqi.

Qëkur ishte i vogël ka qenë fëmijë i mirë, siç thonë, përsëmbari, shumë i urtë dhe i dashur me të gjithë. Respekton me korrektësi prindërit dhe sidomos gjyshen, Havanë, të cilën e do shumë. Ka shpirt të madh dhe zemër të bardhë.



Liza Liço Gërbi (Hysi)



Bashkëshorte e Ilirit. Ka lindur më 13 shkurt 1973 në Izvor të Tepelenës. Ka arsim 8-vjeçar. Për kohën që ka qëndruar në Qesarat, së bashku me prindërit e burrit u tregua nuse e sjellshme, e respektuar dhe punëtore.

Së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët banon dhe punon në qytetin e Rrethimnos në ishullin e Kretës, në Greqi, duke punuar në sektorin e turizmit. Tregon kujdes në rritjen dhe edukimin e fëmijeve, veçanërisht kujdeset për t’u mësuar gjuhën shqipe.



Fëmijët e Ilirit



. Eraldo Ilir Gërbi



Ka lindur më 30 dhjetor 1994 në Qesarat të Tepelenës. Tani së bashku me prindërit jeton në Greqi. Megjithëse atje ka shkuar në moshë të vogël, ka mësuar të flasë edhe shqip.



Armando Ilir Gërbi

Ka lindur më 31 janar 2001 në qytetin Rrethimno në Greqi. Ka mësuar dhe flet mirë shqip.







Familje e Ilirit



3. Leonard Xhelal Gërbi



Ka lindur më 6 dhjetor 1972 në Qesarat të Tepelenës. Ka arsim tetëvjeçar.

Pasi mbaroi shërbimin ushtarak u kthye në fshat e pas pak vitesh emigroi në Greqi, ku banon e punon në qytetin e Rrethimnos të ishullit të Kretës së bashku me familjen.



Arlinda Ilmi Gërbi (Mahmutaj)



Bashkëshortja e Leonardit. Ka lindur më 6 mars 1974. Ka arsim të mesëm. Është e urtë, e sjellshme dhe punëtore si në punët e shtëpisë dhe jashtë saj. Së bashku me të shoqin, Leonardin, ka emigruar në Greqi. Atje punon në sektorin e turizmit.



Fëmijët e Leonardit



1. . Andrea dhe . Angjelo Leonard Gërbi (binjakë)

2.

Kanë lindur më 9 nëntor 1997 në Qesarat të Tepelenës, binjakë. Kanë shkuar në moshë të vogël; vazhdojnë shkollën në greqisht, por kanë mundur të flasin mirë gjuhën shqipe.



.Maria Leonard Gërbi

Ka lindur më 9 shtator 2003 në qytetin e Rrethimnos të ishullit të Kretës.









Familja e Leonardit



4. Ernest Xhelal Gërbi



Ka lindur më 25 gusht 1983 në Qesarat të Tepelenës. Aty ka filluar dhe mbaruar përkatësisht shkollën edhe të mesmen. Ka qenë nxënës me përparim mesatar në mësime dhe me sjellje të mira në shkollë dhe jashtë saj. Edhe në familje dhe në shoqëri ka qenë korrekt, i edukuar, i sjellshëm, i dashur dhe komunikues me të gjithë njerëzit e familjes e të fisit si dhe me të gjithë moshatarët e vet në fshat. Me ta ruan të njëjtin respekt e mban lidhje të rregullta. Është emigrant në qytetin e Rrethimnos, ishulli i Kretës në Greqi. Ka përvetësuar mirë gjuhën greke, komunikon lirshëm në mjediset ku punon dhe jeton. Në punë është shumë i rregullt. Ka shumë mall dhe ruan respekt për vendlindjen dhe Atdheun dhe vjen shpesh.





5. Ermal Xhelal Gërbi

(është binjak me Ernestin). Ka lindur më 25 gusht 1983 në Qesarat të rrethit të Tepelenës. Aty filloi shkollën dhe mbaroi edhe të mesmen. Ka qenë nxënës i disiplinuar dhe i sjellshëm brenda dhe jashtë shkollës dhe me një përparim mesatar në mësime. Në familje ka qenë fëmijë i urtë, i qetë, i sjellshëm dhe i respektueshëm me të gjithë e sidomos me prindërit, të cilëve u bindej me çiltërsi. Aktualisht është në Greqi. Ka mësuar mjaft mirë gjuhën greke. Kjo ka bërë që të komunikojë lirshëm në punë dhe në ambientet shoqërore me shtetasit grekë. Me shumë prej tyre ka lidhur miqësi. Si pozitive e tij është se ka respekt për simbolet shqiptare dhe i mbron ato. Ka mall dhe vjen në vazhdimësi në Shqipëri.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI Empty
MesazhTitulli: Re: ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI   ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI EmptyThu Apr 30, 2009 12:06 pm

7. Avni Nelo Gërbi



Ka lindur më 17 shkurt 1948 në Qesarat të Tepelenës. Ka arsim të mesëm pedagogjik.

Pasi mbaroi shkollën e mesme në Vlorë, u emërua mësues matematike në rrethin e Tepelenës, fillimisht në shkollën tetëvjeçare “ Golem” e më vonë në fshatin e tij, Qesarat. Lëndën, që jep, e zotëron mirë dhe ka nxjerrë nxënës me kualitet, të cilët e kanë ndjekur dhe në arsimin e lartë.

Në shkollë e jashtë saj ka qenë veprimtar i dalluar shoqëror, sidomos me rininë, ku është zgjedhur në forumet drejtuese të saj. Është aktivizuar në grupet artistike e kulturore të shkollës e në vatrën e kulturës në fshat. Ka dhënë kontribut të veçantë për veprimtaritë sportive e sidomos për futbollin.

Krahas punës në shkollë, punon edhe në ekonominë bujqësore private, duke kryer vetë të gjitha proceset e punës.

Është njëri nga vëllezërit, që mban të gjitha lidhjet miqësore duke shkuar në të gjitha ndodhitë e tyre.



Nado Rexho Gërbi (Goga)



Bashkëshortja e Avniut. Ka lindur më 8 shkurt 1954 në fshatin Iliras (Prrenjas) të Tepelenës. Ka arsim të mesëm pedagogjik.

Pasi mbaroi shkollën e mesme pedagogjike në Gjirokasër, u emërua mësuese në Qesarat të Tepelenës, ku jep mësim në shkollë tetëvjeçare e gjimnaz. Për një kohë ka qenë dhe nëndrejtoreshë e gjimnazit. Detyrën e mësuesis e ka me pasion, ka vullnet; është mjaft e ndërgjegjëshme dhe ka arritje të mira në lëndët që jep. Është mësuese me personalitet dhe autoritet në shkollë.

Është aktivizuar edhe për problemet shoqërore. Ka qenë e zgjedhur kryetare e bashkimeve profesionale të shkollës. Po kështu ka marrë pjesë në grupet artistike kulturore dhe në të gjitha festivalet e zhvilluara në bazë fshati, zone e rrethi, deri në Festivalin Kombëtar të Gjirokastrës si marrëse e këngës në grupin e Qesaratit.









Familja e Avni Gërbit





Fëmijët e Avniut



1. Elona Avni Gjoni (Gërbi)



Ka lindur më 21 gusht 1977 në Qesarat të Tepelenës. Ka arsim të lartë për infermiere.

Ka qenë vajzë shumë e urtë, e sjellshme dhe e turpshme. Në shkollë ka qenë me përparim të mirë në të gjitha lëndët përkatëse. Pasi mbaroi universitetin, u emërua në spitalin ushtarak në Tiranë.

Është martuar me Altin Gjonin me origjinë nga Mezhgorani i Tepelenës, por me banim në qytetin e Tiranës. Aktualisht të dy janë emigrantë në Itali dhe kanë një djalë, Flavion, i cili ka lindur në Itali.



2. Irena Avni Gërbi



Ka lindur më 13 nëntor 1982 në Qesarat të Tepelenës. Shkollën tetëvjeçare e të mesme i ka kryer në Qesarat. Ka qenë nxënëse me përparim të mirë në mësime. Ka mbaruar në Universitetin e Gjirokastrës për shkenca të edukimit. Aktualisht punon si edukatore në kopshtin e fëmijëve në Qesarat, ku shfaq dhe vlera të larta njerëzore.



3. Blerina Avni Gërbi

Ka lindur më 13 mars 1986 në Qesarat të Tepelenës. Ka qenë nxënëse me rezutate shumë të mira, si në tetëvjeçare ashtu edhe në gjimnaz, arsim, të cilin e kreu në fshatin e Qesaratit. Përfundoi studimet për Jurisprudencë në qytetin e Tiranës me përparim të mirë. Është fejuar me Besmir Rrokun nga qyteti i Lezhës, por aktualisht me banim në qytetin e Shëngjinit. Besmiri ka përfunduar studimet këtë vit për jurist.





8. Dhurata Nelo Musallari( Gërbi)



Ka lindur më 1 prill 1951 në Qesarat të Tepelenës dhe banon me të shoqin në qytetin e Tiranës.

Pasi mbaroi gjimnazin në qytetin e Tepelenës, iu dha e drejta për të vazhduar studimet në Universitetin e Tiranës për degën Histori - Gjeografi. Me mbarimin e tij u emërua mësuese në rrethin e Krujës dhe më vonë në qytetin e Tiranës. Në punën si mësuese dhe si shtëpiake është karakterizuar e shkathët. I pëlqen e bukura dhe estetikja. Dallohet për rregull e pastërti shembullore në shtëpi. Më 21 korrik 1974 martohet me mjekun Sybi Demir Musallari nga fshati Dolan i rrethit të Korçës, në një familje të dëgjuar e fisnike. Aktualisht kanë hapur një klinikë mjekësore private në Tiranë, ku si pronare menaxhere dhe financiere njihet Dhurata, ndërsa Sybiu kryen vetëm detyrën si neoftiziatër.





Familje e Sybiut dhe Dhuratës





Fëmijët e Dhuratës



1. Daniel Sybi Musallari



Ka lindur më 26 tetor 1975 në qytetin e Tiranës. Me mbarimin e shkollës së mesme në Tiranë shkoi në Itali, vazhdoi studimet e larta për mjekësi, por ende nuk është diplomuar. Punon si kryeinfermier në një spital të Romës.



2. Elton Sybi Musallari



Ka lindur në një ditë me binjakun e tij, Danielin. Pasi mbaroi shkollën e mesme në Tiranë dhe u specializua për Ushqim Social, shkoi me punë në Itali, ku punoi kuzhinier në ambasadën franceze në Itali dhe, pasi u martua me Rozalinda Karvahal me shtetësi amerikane, jetojnë e punojnë së bashku në SHBA. Kanë krijuar stabilitet dhe bëjnë jetë të nivelit të lartë jetësor. Kanë lindur djalin Laert më 19 tetor 2003.







ZAMBAKU ME TRËNDELINËN

BUZËQESHUR ME PLANETIN





MBESËS ROZALINDA,

NIPIT ELTON DHE STËRNIPIT

LAERTI MUSOLLARI



Nipi im shumë i mirë,

Elton Sybi Musallari.

Është bir’ i Shqipërisë.

Mes shokëve qenka i pari.

Ia del me sukses në shkollë,

ka një nuse teksasiane.

Nëna e saj është spanjolle,

Baba nga toka meksikane.

Rozalindë emrin e ka,

është si lule manxuranë,

Vajzë e zgjuar, sa më s’ka!

U bë nuse në Tiranë,

gjuhëtare dhe artiste,

tani mëson gjuhën shqipe.

Në Tiranë vjen pa përtim,

për të gjet’ “lëndën e parë”,

Ajo po bën një studim

për folklorin shqiptar.

Eltoni me Rozalindën,

një çift që rrallë e gjen,

Zambaku me Trëndelinën,

sa na gëzon, kur na vjen!

Kanë lindur Laertin,

si të kenë gjithë Planetin.

Zotëron mirë anglishten

e jo më pak italishten.

Kur të rritet, do dijë plot.

Shqipen do ta dijë me fort.

Gjysh Sybiun e gëzon,

kur mbiemrin ia lakon.

Mbiemrin Musallari

Laerti e thot’ “Muçollari”.

Dhurata, paksa më ndryshe,

si nënë edhe si gjyshe,

mburret se ka nip të bukur,

i lëvizshëm porsi flutur.

Dajo Sulua, si poet,

i uron nga Shqipëria,

të kenë gëzim e shëndet

e t’u shtohet lumturia!



Tepelenë, nëntor 2006





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI Empty
MesazhTitulli: Re: ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI   ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ORIGJINA DHE VAZHDIMËSIA E FISIT GËRBI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Origjina e Paragjykimeve
» Origjina e Skenderbeut
» Origjina juaj !!
» Origjina e pabarazise mes njerezve
» AKILI - ORIGJINA E TIJ E MOHUAR

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: