Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ENDE NUK DIHET KU NDODHET VARRI I FERAT MUJËS

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

ENDE NUK DIHET KU NDODHET VARRI I FERAT MUJËS Empty
MesazhTitulli: ENDE NUK DIHET KU NDODHET VARRI I FERAT MUJËS   ENDE NUK DIHET KU NDODHET VARRI I FERAT MUJËS EmptySat Apr 25, 2009 10:16 am

Këto ditë mbushen 25 vjet prej ekzekutimit nga pushteti ish-jugosllav i Ferat Mujës, nga fshati Samadrexhë i komunës së Vushtrrisë. Ekzekutimi i tij u bë me motive politike antishqiptare vetëm 20 muaj pas shqiptimit të dënimit nga Gjykata e Qarkut në Mitrovicë, e kryesuar nga gjyqtari Ismet Emra. Trupi i të ekzekutuarit nuk i është dorëzuar familjes dhe që atëherë nuk dihet as vendi ku është varrosur.
Familja e Feratit, e shpërngulur pas gjykimit të tij, në lagjen Tavnik të Mitrovicës, ka bërë përpjekje të pasuksesshme për të mësuar vendin e saktë ku ndodhet varri i tij. Sipas informacioneve që kishte marrë ajo para luftës në Kosovë, nga ish-drejtori i burgut të Qarkut të Mitrovicës, Ferati ishte varrosur në varrezat e qytetit të Mitrovicës që gjenden jo larg ndërtesës së burgut. Ndërsa avokatët e ndryshëm, familjes së Feratit i kishin thënë se sipas rregullave ligjore, eshtrat e personit të ekzekutuar nuk mund t’i dorëzoheshin familjes para se të kalonin 20 vjet prej ditës së ekzekutimit. Megjithatë, për rastin e Ferat Mujës mund të dëshmonin dhe ende mund të dëshmojnë personat e ndërthurur në procesin e tij, ndër të cilët edhe zyrtari i asaj kohe i judikaturës së Kosovës, Vesel Latifi, ish-prokurori Kapllan Baruti, ish-gjykatësi i Gjyqit të Qarkut të Mitrovicës, Ismet Emra dhe ish-personeli i Burgut të Qarkut të Mitrovicës.
ENDE NUK DIHET KU NDODHET VARRI I FERAT MUJËS Kufomaepaidentifikuar
Zgjimi i madh shqiptar në Kosovë në vitin 1981 hapi një epokë të re, jo vetëm për ndërgjegjen shqiptare, por edhe për pasionet antishqiptare të pushtuesit serb. Urrejtja dhe shtypja serbe ndaj shqiptarëve, herë-herë e kamufluar, tashmë po shprehej në formën më të hapur e të vrazhdë. Po urrehej gjithçka shqiptare: flamuri simbolet kombëtare, gjuha, kultura, emri, madje edhe qenia fizike e shqiptarit. Në atmosferën e kësaj fushate të përgjithshme antishqiptare, jeta e shqiptarit në trojet e tij të pushtuara ishte nën kërcënimin e përditshëm: nga serbi; nga ligji; nga shërbëtorët shqipfolës të pushtetit.Viktimë e kësaj fushate u bë edhe Ferat Muja nga fshati Samadrexhë i Vushtrrisë.
Ish-minatori i minierës Trepça, pensionist invalidor, Ferat Muja, më 2 qershor të vitit 1982 niset për në qytetin e Vushtrrisë, ku kishte parashikuar ta tërhiqte pensionin e tij mujor. Mirëpo, rruga në të cilën ishte nisur ai nuk e çoi dot në Vushtrri, sepse në mesin e saj qëndronte hija e vdekjes. Ai nuk ariti dot tutje fshatit fqinj Gojbulë, i banuar me popullatë serbe. Derisa po kalonte rrugës këmbësore të një livadhi të këtij fshati, në drejtim të tij ishte vërsulur me tërbim i riu Danillo Milinçiq. Sapo e kishte vërejtur Feratin, të moshuar e hall lig që po kalonte pranë arës ku ai po prashiste misër, ndërpren punën dhe me shatën të ngritur lart, vrapon ta sulmojë atë. “Po e mbyt një shqiptar!” i kishte thënë ky kriminel nënës së tij, Danicës, e cila po ashtu ndodhej në afërsi, sikur për të shuar pasionin e urrejtjes antishqiptare.
Familja Milinçiq, që herët ishte e njohur për ndjenja shoveniste, akcesive e përverse. Zoja e shtëpisë, Danica e njohur për paudhësi të ndryshme ishte një kriminele, e cila bashkë me të vëllanë dhe birin e saj më të madh, disa vite më parë e kishte vrarë të shoqin. Ndonëse për këtë krim, biri i saj ishte përgjigjur me disa vite burg, për ngritjen e histerisë antishqiptare serbe, kjo familje, mediat dhe qarqet e Beogradit, për këtë vrasje filluan t’i fajësojnë shqiptarët.
Familja Milinçiq, po ashtu ishte e njohur edhe si çerdhe e ultrashovenistit serb Rankoviq, ku ai në kohën e tij kishte kaluar shumë ditë dhe net. Në shenjë të kësaj afrie, fëmijën më të ri të Danicës, Danillon, bashkëfshatarët madje e quanin edhe Rankoviqi i vogël. Këtë Rankoviq të vogël, në ditën e atij dy qershori e kishte tërhequr vdekja nga ara në livadh, ku kishte ëndërruar ta përjetojë kënaqësinë sadiste gjatë mbytjes me shatë të një shqiptari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

ENDE NUK DIHET KU NDODHET VARRI I FERAT MUJËS Empty
MesazhTitulli: Re: ENDE NUK DIHET KU NDODHET VARRI I FERAT MUJËS   ENDE NUK DIHET KU NDODHET VARRI I FERAT MUJËS EmptySat Apr 25, 2009 10:17 am

Ferat Muja, një burrë trim e i ndershëm, duke qenë me prejardhje nga një familje me traditë atdhetare, nga fshati Kovaçicë i Shalësë Bajgorës, ishte brumosur me një ndjenjë të sinqertë të atdhetarizmit. Si pinjoll i burrave me emër të Kovaçicës, i Asllanit (babai i tij) dhe i atdhetarit Ukshin Kovaçica, ai e çmonte dinjitetin e burrit, por edhe armën si mjet për mbrojtjen e këtij dinjiteti. Prandaj Ferati, jo vetëm e adhuronte armën, por revolverin e tij, pothuajse përherë e kishte bartur me vete. Atë e kishte në një qese najloni edhe ditën kur sulmohet pa shkas nga Danilloja. Pikërisht ky revolver ia kishte pamundësuar këtij krimineli kënaqësinë të luante me jetën e një shqiptari, duke e lënë atë në çykën e shatës. Plumbi paralajmërues i shkrepur nga revolveri i Feratit, kishte marrë kuptimin e vazhdimit të dialogut të zhvilluar në fillim të kësaj ngajrjeje të kobshme, duke ia bërë të qartë këtij shovenisti rankoviqist se toka nëpër të cilën po e pengonte të ecte, nuk ishte serbe, por denbabaden shqiptare.
Tërbimi shovenist kundër shqiptarëve nuk e kishte lejuar serbin Danillo ta shihte rrezikun as atëherë kur bindet se Ferati ishte i armatosur dhe se mund ta vriste. Ai vazhdon përpjekjen për ta shijuar kënaqësinë e mbytjes së tij, duke e goditur me shatën si armë e ftohtë, mirëpo, më parë u ça gjoksi i tij nga nga plumbi i shkrepur. Plandosjen e këtij krimineli, e shoqëron edhe britma kobzezë e së ëmës. Ndonëse të birin e kishte mbështetur edhe vetë ajo, Ferati e kishte ruajtur gjakftohtësin ndaj saj. Në ato momente atij iu kishte kujtuar kodi i traditës dhe i kanunit shqiptar, i cili nuk njeh për vepër trimërie vrasjen e femrës.
Pas kësaj ngjarjeje në Gojbulë, Ferati kthehet në shtëpi ku e njofton familjen e tij për krejt atë që i kishte ndodhur. Pastaj merr pushkën të cilën e kishte mirëmbajtur me shumë përkushtim që prej shumë vitesh dhe pozicionohet në një vend të përshtatshëm në periferi të fshatit. Ishte i bindur se policia do t’ia rrethonte shtëpinë dhe vërtet kështu edhe kishte ndodhur pa vonesë, kur njësite të policisë arrijnë nga Vushtrria në Samadrexhë. Ferati po i sodiste me kujdes veprimet e tyre, i vendosur të mos dorëzohej. Mirëp, pas disa orësh, eprorët shqipfolës të kësaj policie arrijnë ta bindin familjen e Feratit se dorëzimi i tij nuk do të kishte pasoja. Madje një epror i kësaj policie, i quajtur Ismet Tërstena, edhe kishte garantuar se për vrasjen e kryer në rrethana vetëmbrojtjeje, Ferati nuk do të dënohej më shumë se shtatë vjet burg. Këto premtime bëjnë që Ferati të dorëzohet, mirëpo së shpejti bindet për lajthitjen. Vrasja që beri ai u kualifikua si vepër me motive nacionaliste e irredentiste kundër popullit serb. Ajo u bë ngjarje e ditës për shtypin e Beogradit dhe çështje e rendit të ditës në forumet partiake e diferencuese në Kosovë, si dhe e atyre shtetërore në Serbi e Jugosllavi. Rreth kësaj çështjeje u angazhua udhëheqja më e lartë e Serbisë, duke përfshirë edhe kryetarin e kryesisë së kësaj republike, gjeneralin famëkeq Nikolla Lubiçiq. Siç ia kishte komunikuar ato ditë Feratit, avokati i tij Bajram Kelmendi, Lubiçiqi kishte sugjeruar që ai të ekzekutohej pa gjyq dhe menjëherë, në mënyrë që dënimi i tij të shërbente si shembull frikësimi për të gjithë “nacionalistët” dhe “irredentistët” shqiptarë.
Kjo formë e presionit dhe e fushatës rezultoi me organizimin e shpejtë të procesit gjyqësor kundër Ferat Mujës. Tërë procedura u përgatit brenda 36 ditësh, gjë që paraqiste rast unikat në praktikën e gjyqësisë së atëhershme jugosllave. Gjykimi u organizua në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë. Atij iu shqiptua dënimi me vdekje nga Ismet Emra, gjykatës në shërbim të politikës serbomadhe, i cili për shumë kohë kishte qenë edhe kryetar i kësaj gjykate. Tani ishte e qartë se ky vendim i dalur nga ky proces gjyqësor ishte vendim politik, i marrë në fakt, në nivel të lartë shtetëror. Prandaj, për secilin ishte e qartë se dënimi i shqiptuar do të ekzekutohej në afatin sa më të afërt.
ENDE NUK DIHET KU NDODHET VARRI I FERAT MUJËS Varguivrrreve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

ENDE NUK DIHET KU NDODHET VARRI I FERAT MUJËS Empty
MesazhTitulli: Re: ENDE NUK DIHET KU NDODHET VARRI I FERAT MUJËS   ENDE NUK DIHET KU NDODHET VARRI I FERAT MUJËS EmptySat Apr 25, 2009 10:17 am

Në kohën që Ferat Muja, tashmë i dënuar me vdekje po mbahej në burgun hetues të Mitrovicës, tërë procedura pasuese dhe vendimet e instancave të tjera të gjykatës e të shtetit lidhur me dënimin e tij, përfunduan brenda njëzet muajsh. Në janar të vitit 1984, ankesat kundër vendimit të gjyqit u refuzuan përfundimisht nga të gjitha instancat gjyqësore, si dhe nga Kryesia e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës. Brenda tre muajve të ardhshëm u refuzua edhe shkresa me kërkesën për falje, drejtuar kreut më të lartë të shtetit të ish-Jugosllavisë, si procedurë formale që aplikohej në rastet e dënimeve të tilla të rënda. Kjo shkresë ishte shpresa e fundit për t’i shpëtuar ekzekutimit. Mirëpo, Ferati ishte i vetëdijshëm se për të si shqiptar, nuk do të kishte mëshirë, prandaj as që denjonte ta provonte këtë mundësi e të bënte kërkesë për falje. Përkundrazi dëshironte të shprehte gatishmërinë e tij për t’i sfiduar çetnikët e Beogradit me shembullin e qëndresës shqiptare. Në kërkesën drejtuar kryetarit të Kryesisë së ish-Jugosllavisë, e hartuar nga autori i këtij shkrimi, më tepër për ta hequr pengun e të nesërmes, Ferati nuk ishte pajtuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





ENDE NUK DIHET KU NDODHET VARRI I FERAT MUJËS Empty
MesazhTitulli: Re: ENDE NUK DIHET KU NDODHET VARRI I FERAT MUJËS   ENDE NUK DIHET KU NDODHET VARRI I FERAT MUJËS Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ENDE NUK DIHET KU NDODHET VARRI I FERAT MUJËS
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pse Prishtina nuk është ende qytet?
» Masakra e Tivarit
» Varri i Ymer Prizrenit eshte ne Ulqin
» Kush ka qenë Isa Boletini?
» Cështja Shqiptare Ende e Pazgjidhur

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: