Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Tadici vjen me helikopter të KFOR-it

Shko poshtë 
+3
Driniiiii
xhiti
valmir9
7 posters
AutoriMesazh
valmir9
Anëtar i ri
Anëtar i ri
valmir9


Male
Numri i postimeve : 141
Age : 33
Vendi : Theranda (Slloveni)
Registration date : 27/03/2009

Tadici vjen me helikopter të KFOR-it Empty
MesazhTitulli: Tadici vjen me helikopter të KFOR-it   Tadici vjen me helikopter të KFOR-it EmptyFri Apr 17, 2009 3:05 pm

Tadici vjen me helikopter të KFOR-it Tadiq_decan02-490x320

Tadici vjen me helikopter të KFOR-it Gtadici_on_manastir

(Updated) Qeveria e Kosovës e ka lejuar vizitën në Manastirin e Deçanit të delegacionit të Serbisë, me në krye presidentin Boris Tadic. Por nga Merdari, ai është përcjellë me helikopter të KFOR-it deri në Deçan dhe jo përmes rrugëve tokësore, siç ishte paralajmëruar më herët.

Nëpërmes një letre, kryeministri Hashim Thaçi e ka informuar përfaqësuesin civil ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith, se e lejon “vizitën për arsye fetare” të Tadicit.

“Duke konsideruar faktin se ushtrimi i lirive fetare është i garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare dhe duke pasur parasysh se Qeveria e Kosovës e konsideron këtë vizitë krejtësisht private dhe të natyrës fetare, në konsultim të plotë me krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës, kam vendosur që të lejoj hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës të Presidentit të Serbisë, z. Boris Tadiç më 17 Prill 2009”, thuhet në letrën, e cila u është shpërndarë edhe mediave.

Kjo vizitë është private dhe për arsye fetare dhe e njëjta nuk mund të përdoret për asnjë arsye tjetër, theksohet në letër. “Presidenti i Serbisë do të përcillet nga Policia e Kosovës në Manastirin e Deçanit për të marrë pjesë në meshën me rastin e Pashkëve Ortodoksë dhe menjëherë to të udhëtojë prapa për në Serbi”.

Nëse Presidenti i Serbisë bën çfarëdo deklarimi politik që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 4 (1) të procedurave për vizita zyrtare të zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë në Republikën e Kosovës, atij do t’i ndalohet hyrja në Kosovë në të ardhmen, qoftë në kapacitet privat apo zyrtar, theksohet në përgjigjen e kryeministrit Thaçi, pas kërkesës së Feithit të bërë më 15 prill 2009 për të mundësuar vizitën e Presidentit të Serbisë, Boris Tadic.

I NDRYSHON PRESIONI

Edhe këto pashkë, Presidenti i Serbisë Boris Tadic do t’i festojë në Manastirin e Deçanit, këtë të premte.
Pas refuzimit të pranimit të tri vizitave të liderëve serbë në muajt e kaluar, Tadic kishte vendosur vet të testojë seriozitetin e institucioneve të Kosovës.

Duke përfituar nga një festë religjioze, Tadic jep një mesazh të fortë politik për vete në Serbi dhe dëmton kredibilitetin e autoriteteve të Kosovës - pikërisht në ditën kur përfundon afati i dorëzimit të deklaratave në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në kuadër të procesit të nxjerrjes së opinionit për legalitetin e pavarësisë.
Nëse Tadici do t’i kërkonte autoriteteve të Prishtinës leje, kjo do të ishte njohje ‘de facto’ e Kosovës.
Vizita e Tadicit, pa leje të shkruar nga Prishtina mirëpo me aprovimin e saj, është mundësuar pas një presioni të lartë diplomatik, të përfaqësuesve nga qendrat perëndimore të cilat kanë pasur ndikim të madh gjatë procesit të statusit.

Kërkesa i është bërë fillimisht përfaqësuesit të BE’së në Beograd me lutjen për të ndihmuar “vizitën e Presidentit Boris Tadic në Kosovë të premten më 17 prill 2009 në Manastirin e Deçanit”.
Kjo kërkesë ishte përcjellë te institucionet e Kosovës nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian, Peter Feith, i cili ka thënë se pret përgjigjen e Qeverisë rreth vendimit të saj.
Qeveria e Kosovës ka hedhur poshtë të enjten gjatë ditës kërkesën e Tadicit duke thënë se me këtë rast do të veprojë sipas Kushtetutës.
“Përgjigjen (Tadic) do ta marrë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, ka thënë Memli Krasniqi, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.
Qeveria thoshte se nëse Tadic dëshiron të hyjë në Kosovë duhet të bëjë kërkesë tek institucionet e vendit.

“Nëse Tadic bën kërkesë deri nesër (e premte), ne do ta shqyrtojmë dhe do t’i japim përgjigje zyrtare”, ka thënë Krasniqi.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Zenun Pajaziti, po ashtu ka komentuar rreth vizitës së paralajmëruar të Tadic.
Ai ka thënë se Policia e Kosovës nuk do të lejojë asnjë delegacion zyrtar të huaj të hyjë në territorin e vendit tonë pa një leje adekuate nga institucionet e Kosovës.
Pajaziti se Qeveria nuk ka lëshuar leje për asnjë zyrtar të huaj që do të hynte në Kosovë

Liderët kosovarë mësohet se fillimisht u kishin rezistuar presioneve nga Brukseli, por më pas kur kishin intervenuar diplomatët nga Washingtoni, ata përfundimisht kishin pranuar.
Ndoshta nuk ka qenë mirë e menduar qysh në fillim ideja e ndaljes së zyrtarëve nga Serbia, por fakti që qëndrimi ndërron tash është një autogol i institucioneve kosovare përpallë qytetarëve të Kosovës.

Plani i Vizitës

Sipas letrës që Përfaqësuesi Special i BE’së i ka dërguar Qeverisë së Kosovës, Tadic ka prezantuar edhe një plan për realizimin e vizitës së tij në Kosovë.
Një nga mënyrat e udhëtimit që është propozuar për këtë udhëtim është që Tadic të hyjë në Kosovë me helikopter të KFOR’it i cili, sipas marrëveshjes me Beogradin, do të aterronte në territorin e Serbisë për të marrë Presidentin e Serbisë dhe ekipin e tij.

Sipas propozimit të kabinetit të Tadic, në helikopter do të hipnin një numër i personelit që kujdeset për sigurinë e Tadicit dhe këshilltarë të tij. Helikopteri do ti dërgonte ata deri në afërsi të Manastirit të Deçanit.
Një pjesë tjetër e anëtarëve të Delegacionit, sipas këtij propozimi, do të udhëtonte drejt Manastirit të Deçanit para Tadicit, po ashtu, me një helikopter tjetër.
Alternativa tjetër për hyrjen e Tadic në Kosovë është që i tërë delegacioni presidencial serb të kalojë kufirin në Merdare (Gate 3) me vetura të EULEX’it apo të OKB’së, të cilat, sipas propozimit, duhet të jenë të blinduara.

Më pas në letrën që i është dërguar përfaqësuesit të BE’së në Beograd, Peter Sorensen, janë prezantuar edhe të dhënat për të gjithë pjesëtarët e delegacionit të Boris Tadic, si numri i kartave të identitetit dhe tipi dhe numri i armëve që personeli i sigurisë do duhej ta marrë me vete.
Kjo kërkesë përfaqësuesit të BE’së në Beograd i është bërë me datën 14 prill. Sipas Kabinetit të Tadicit, qëndrimi në territorin e Kosovës dhe vizita në Manastirin e Deçanit që nga hyrja në Merdare do të zgjaste 6 orë nga 11 deri në ora 17.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Tadici vjen me helikopter të KFOR-it Empty
MesazhTitulli: Re: Tadici vjen me helikopter të KFOR-it   Tadici vjen me helikopter të KFOR-it EmptyFri Apr 17, 2009 3:18 pm

Po sjena shtet kure te do Tadiqi ka thene vije ne kosove!
Keta mashtrojn popullin!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
valmir9
Anëtar i ri
Anëtar i ri
valmir9


Male
Numri i postimeve : 141
Age : 33
Vendi : Theranda (Slloveni)
Registration date : 27/03/2009

Tadici vjen me helikopter të KFOR-it Empty
MesazhTitulli: Re: Tadici vjen me helikopter të KFOR-it   Tadici vjen me helikopter të KFOR-it EmptyFri Apr 17, 2009 3:25 pm

Tadiqi ka ardh keshtu ne Kosove krejt me lehe adini pse?:
- Aj e pyti EULEX-in dhe KFOR-in te cillet jan nen rezoluten 1244 dhe qe e shojn Kosoven si pjes e Serbis, pra kjo i bjen sikur Tadiqi i ka pytur do shok e tij ne Kosove e ban me ardh pak me nejt mysafir...

Thaci ose Qeveria e Kosoves ketu ska pas kurqfar ndikim aj vetem e pranoj vendimin e KFORit dhe EULEXit.

Po me intereson qka do te ndodh nese Thaci tkish pas qef me vizitu nje Preshev ose dikun ne Kosoven Lindore.


Duhet te krenohemi per ket vizit se Tadiqi ka ardh ne Kishen SHQIPTARE hahaha....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Tadici vjen me helikopter të KFOR-it Empty
MesazhTitulli: Re: Tadici vjen me helikopter të KFOR-it   Tadici vjen me helikopter të KFOR-it EmptyFri Apr 17, 2009 7:02 pm

Mua po me habite, kjo tem si mund te hapet ne forumin tone BK, ku kemi mjaf tema me me mrendesi,
Si pershembull Greva e ishe pjestarve te UCK-es.
Kjo tem per mendimin tim e ka vendin ne Kosh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
valmir9
Anëtar i ri
Anëtar i ri
valmir9


Male
Numri i postimeve : 141
Age : 33
Vendi : Theranda (Slloveni)
Registration date : 27/03/2009

Tadici vjen me helikopter të KFOR-it Empty
MesazhTitulli: Re: Tadici vjen me helikopter të KFOR-it   Tadici vjen me helikopter të KFOR-it EmptyFri Apr 17, 2009 7:44 pm

Tadiq dërgon “mesazhe paqeje” nga Deçani

"Kam vetëm një porosi në këtë ditë hidhërimi dhe shprese njëkohësisht, për botën e krishterë. Kam vetëm porosi paqeje; paqe për serbët, shqiptarët, për të gjithë që jetojnë në Kosovë, në Serbinë tonë... Pa besuar në paqe nuk mund të jetojmë normalisht”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Tadici vjen me helikopter të KFOR-it Empty
MesazhTitulli: Re: Tadici vjen me helikopter të KFOR-it   Tadici vjen me helikopter të KFOR-it EmptyFri Apr 17, 2009 8:30 pm

Po kjo verteton qe kosova nuk eshte shtet!
Po sipas rez;1244 eshte nen serbi!"
per at ska ushtri as sovranitet!
Po e keqja eshte se kane krijue nje komb artificial at kosovar!
dhe shum pe pranojn qe te quhen ashtu!
Serbet ne kosove perveq qe naj kan marre (ja dhan keta servil tonet identitetin kulturor).
Kishat bizantine u bene ortodokse.
Pra republika serbska ne autonomin multietnike shqiptare(kosovare).
as hesat pasha NUk na tradhtoi keshtu siq tradhtuan keta ish udbashet e LDK LDD dhe kinse lideret e ,,UCK"
Tradhtija ska brina:....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Tadici vjen me helikopter të KFOR-it Empty
MesazhTitulli: Re: Tadici vjen me helikopter të KFOR-it   Tadici vjen me helikopter të KFOR-it EmptySun Apr 26, 2009 2:55 pm

A nuk ishte Thaqi ky trim qe deklaronte se pa pelqimin e qeverise se kosoves Tadiqi nuk mundet me shkel ne kosove ?Tani i han fjalet sepse Rugova ja ka len e dispozicion genjeshtrat me yndyra !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Tadici vjen me helikopter të KFOR-it Empty
MesazhTitulli: Re: Tadici vjen me helikopter të KFOR-it   Tadici vjen me helikopter të KFOR-it EmptySun Apr 26, 2009 5:35 pm

JO o Haxhi!
Sepse keta neve nuk po mujn me na rrejt!
Sepse lirija dhe shtetin nuk ta bijn te huajt ajo fitohet dhe vendoset nga populli!
PO keto nuk ndodhen te ne se jemi nen okupim te huaj dhe koloni.
Keta POlitikanet tone jane argat te tyre..
Dhe vndosin te huajt,keshtu ishte edhe hesat pasha!
i emruar nga te huajt..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
an-di
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Male
Numri i postimeve : 168
Age : 96
Vendi : Kushtrimi KOMBIT
Profesioni/Hobi : nuk rri kot!
Registration date : 11/03/2009

Tadici vjen me helikopter të KFOR-it Empty
MesazhTitulli: Re: Tadici vjen me helikopter të KFOR-it   Tadici vjen me helikopter të KFOR-it EmptySun Apr 26, 2009 5:52 pm

me befasojne fotografite e qetnikut tadiq ne kete FORUM!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Tadici vjen me helikopter të KFOR-it Empty
MesazhTitulli: Re: Tadici vjen me helikopter të KFOR-it   Tadici vjen me helikopter të KFOR-it EmptySun Apr 26, 2009 5:55 pm

nuk ja vlen kjo aspak te ze vend ne kete forum
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Tadici vjen me helikopter të KFOR-it Empty
MesazhTitulli: Re: Tadici vjen me helikopter të KFOR-it   Tadici vjen me helikopter të KFOR-it EmptySun Apr 26, 2009 5:56 pm

An-di edhe mua me befsojne keto fotografi, nuk e di pse stafi nuk i fshine.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Tadici vjen me helikopter të KFOR-it Empty
MesazhTitulli: Re: Tadici vjen me helikopter të KFOR-it   Tadici vjen me helikopter të KFOR-it EmptySun Apr 26, 2009 6:21 pm

shum mire beni ju stafi i forumit qe lejoni keto fotografi te qetnikeve serbe!
Sepse politikanet tone jane me qetnik se kata!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
an-di
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Male
Numri i postimeve : 168
Age : 96
Vendi : Kushtrimi KOMBIT
Profesioni/Hobi : nuk rri kot!
Registration date : 11/03/2009

Tadici vjen me helikopter të KFOR-it Empty
MesazhTitulli: Re: Tadici vjen me helikopter të KFOR-it   Tadici vjen me helikopter të KFOR-it EmptySun Apr 26, 2009 6:26 pm

Driniiiii shkruajti:
An-di edhe mua me befsojne keto fotografi, nuk e di pse stafi nuk i fshine.

staf-staf,nuk egziston staf i nderuari drini,prandaj
thash para ca ditesh,mos te keqperdorim tolerancen dhe
mungesen e stafit.

Ne duhet rrespektuar rregulloren e forumit !


per foto qetnikesh kush ka nevoje, ka mesiguri ne internet
por qe nuk i nevoiten forumit bash.kombtar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Tadici vjen me helikopter të KFOR-it Empty
MesazhTitulli: Re: Tadici vjen me helikopter të KFOR-it   Tadici vjen me helikopter të KFOR-it EmptyMon Jun 08, 2009 3:44 pm

Tadiqat e shkijet kur tu teket e vizitoin kosoven dhe siq u japin urdherat qeveritareve shqiptar ashtu dhe punoin se ndryshe i debunin si lopen mezati
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Tadici vjen me helikopter të KFOR-it Empty
MesazhTitulli: Re: Tadici vjen me helikopter të KFOR-it   Tadici vjen me helikopter të KFOR-it Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tadici vjen me helikopter të KFOR-it
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hysni Syla - Shqiptarët shtrojnë rrugën, KFOR-i francez heq
» Sa herë vjen Muharremi
» PO VJEN SHANCA PER TE XXXX PAKOJEN E AHTISARIT
» Mendu Thaçi dhe politika ne Iliridë.
» NUK PO MËRZITEM SE ATA PO NA RREJNË, POR PO MË VJEN INATI S

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: