Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Hysni Syla - Shqiptarët shtrojnë rrugën, KFOR-i francez heq

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Hysni Syla - Shqiptarët shtrojnë rrugën, KFOR-i francez heq Empty
MesazhTitulli: Hysni Syla - Shqiptarët shtrojnë rrugën, KFOR-i francez heq   Hysni Syla - Shqiptarët shtrojnë rrugën, KFOR-i francez heq EmptyWed Jun 24, 2009 3:47 pm

Hysni Syla - Shqiptarët shtrojnë rrugën, KFOR-i francez heq zhavorrin

Mitrovicë, 23 qershor - Shqiptarët që kanë zgjedhur të kthehen në shtëpitë e tyre në veri assesi të rehatohen. Kësaj here ata janë shqetësuar nga sjellje të pakuptueshme të KFOR-it francez. Pak pas mesdite, të martën disa ushtarë të KFOR-it francez me një buldozer e kanë hequr tërë zhavorrin nga një pjesë e rrugës në lagjen veriore të Mitrovicës “Kroi i Vitakut”, të cilën të hënën e kishin shtruar shqiptarët.

Përfaqësuesi i lagjes, Musa Halitit tha se është i befasuar dhe se ende nuk mund ta kuptojë dhe ta besojë atë që pa në rrugën e lagjes së tij, që i lidh pronat shqiptare, në zonën ku kanë filluar rindërtimi i shtëpive. “Mbeta pa mend, kur pashë një buldozer që drejtohej nga një ushtar francez i KFOR-it dhe që kishte filluar largimin e zhavorrit nga rruga, që ne shqiptarët e kishim shtruar një ditë më parë”, rrëfen i tronditur Haliti për “Bota sot”. “Heqja e zhavorrit të shtruar, madje deri në dhe, si dhe hedhja e tij në pronën, përkatësisht livadhin e Agim Vitakut, pa e pyetur fare atë, nga ushtarët francez, me një buldozer dhe në prani të disa policëve serbë të Kosovës, policëve të EULEX-it dhe të një përfaqësuesi të UNMIK-ut”, ishte e pashpjegueshme. Edhe më i zhgënjyer kishte mbetur nga përgjigja që e kishte marrë. “I pyeta se pse po veproni kështu? Dhe ata më thanë se ju nuk mund të punoni asgjë në këtë pjesë, pa lejen e serbëve dhe të UNMIK-ut!”, rrëfen i shqetësuar Haliti. Ai njoftoi se kishte biseduar më gjatë me të gjithë ata, që ishin aty të pranishëm, duke bërë përpjekje t’ua sqaronte se shtruarja e zhavorrit ishte bërë për të mirën e shqiptarëve dhe të serbëve, por kjo nuk kishte ndikuar fare tek ata. “Kjo që po bëni ju, është e turpshme dhe nuk është në favor të krijimit të një klime të mirëbesimit, e cila këtu kishte filluar të ndërtohet këto ditë. Zotëri ju duke e hedhur zhavorrin në livadh, po e dëmtoni pronën e shqiptarëve jashtë çdo norme civilizuese. Ju jeni duke punuar sipas urdhrave të ekstremistëve serbë, por jo edhe të qytetarëve të ndershëm, sepse rrugën e duan të gjithë, andaj edhe po gaboni. Më mirë është të ndërprisni këtë punë të ligë dhe të ktheheni nga keni ardhur”, u kishte thënë Haliti pjesëtarëve ndërkombëtarë dhe serbëve të uniformuar. Ai ua kishte kujtuar edhe njëherë, se po e prishnin rrugën. Ai tha po ashtu, se më pas ka rritur në vendin e ngjarjes një patrullë tjetër e KFOR-it francez, e cila po ashtu u befasua nga ajo që pa. “Ata më thanë se do të interesohemi se me urdhër të kujt është bërë ky veprim dhe nesër do t’iu informojmë. Ne mendojmë se kjo nuk është në rregull”, rrëfen Haliti. Gjatë gjithë kohës situate ka qenë e qetë në lagje dhe punët në rindërtimin e shtëpive të filluara më parë nuk janë ndërprerë për asnjë moment.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Hysni Syla - Shqiptarët shtrojnë rrugën, KFOR-i francez heq Empty
MesazhTitulli: Re: Hysni Syla - Shqiptarët shtrojnë rrugën, KFOR-i francez heq   Hysni Syla - Shqiptarët shtrojnë rrugën, KFOR-i francez heq EmptyThu Jun 25, 2009 9:11 am

Franqezet kur shtrihen se po te ndihmoin,apo adhurojne, ruju se dreqi ta ka q.ate nonen !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Hysni Syla - Shqiptarët shtrojnë rrugën, KFOR-i francez heq
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hysni Milloshi-produkt I tradhëtisë
» Tadici vjen me helikopter të KFOR-it
» SHBA: Muslimanët amerikanë shtrojnë iftare për jomuslimanët
» A DUHET NDJEKUR RRUGËN E GJERMANISË POPULLI YNË
» "NË RRUGËN E BLERIMIT" CIKËL POETIK NGA BUKURI BUÇPAPAJ

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: