Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Hysni Milloshi-produkt I tradhëtisë

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mariglen Gjoka
Fillestar/e
Fillestar/e
Mariglen Gjoka


Male
Numri i postimeve : 46
Age : 45
Vendi : Athine (Greqi)
Registration date : 14/01/2009

Hysni Milloshi-produkt I tradhëtisë Empty
MesazhTitulli: Hysni Milloshi-produkt I tradhëtisë   Hysni Milloshi-produkt I tradhëtisë EmptyMon May 30, 2011 9:56 pm

Hysni Milloshi-produkt I tradhëtisë







“Revolucioni nuk përgatitet duke bërë llafe,siç bëjnë revizionistët e ndryshëm.” E.Hoxha-Imperializmi dhe revolucioni”
, bot.II,fq 229



Në ditët e para të shkurtit të vitit 1991,gazeta “Zeri i popullit” ka botuar një komunikatë mbi ecurinë e bisedimeve për vendosjen e marrëdhënjeve diplomatike midis Shqiperisë dhe SHBA-s.

Sipas komunikatës,gjithçka ishte gati,mbetej veç një “detaji teknik”. Shumëkush e kuptoi atëhere,se “detaji teknik” nuk qe gjë tjetër veçse rrëzimi i monumentit të shokut Enver Hoxha,që do të pasonte heqjen natën,hajdutçe,të monumentit të J.V.Stalinit,pikërisht në përvjetorin e ditëlindjes së tij,më 21 dhjetor 1990.

Reaksioni i jashtëm dhe ai i brendëshëm kishin marrë revan, tradhëtia vepronte hapur.Dy gjëra dalloheshin veçanërisht qartë në ato momente.

E para,banda e Ramiz Alisë ishte tradhëtare, e vënë tërësisht në shërbim agjenturor antishqiptar,antipopullor e antikomunist dhe e dyta, prania e dukshme e lojes dhe e diktatit në rritje të SHBA-s.Tashmë këto dihen dhe pranohen nga të gjithë.

Rrëzimi i monumentit të shokut Enver Hoxha nuk qe thjesht një “detaj teknik”,as edhe një akt i shkëputur në vetvehte.

Enver Hoxha,me veprën e tij të pavdekshme,qe bërë simbol i lirisë dhe i pavarësisë së vëndit,i drejtësisë dhe i barazisë,i përparimit dhe i emancipimit të pandërprerë ekonomik-shoqëror,i dinjitetit kombëtar dhe i demokracisë së vërtetë proletare.

E tërë lufta vigane e Enver Hoxhës qe e lidhur pazgjidhshmërisht me interesat e masave popullore në tërësi dhe të klasës punëtore në vecçanti. Si i tillë Ai ishte THEMELI dhe MISHERIMI i PUSHTETIT TE POPULLIT NE FUQI.

Prandaj rrëzimi i monumentit ishte demostrim kriminal vandalësh i përmbysjes së pushtetit popullor dhe sistemit socialist,i permbysjes dhe asgjesimit të të gjitha vlerave dhe arritjeve historike,që lidheshin me këtë pushtet dhe me këtë sistem.

E parashtrojmë këtë hyrje,sepse ka ndonjë shok komunist,që është shprehur se “ne nuk mund të fusim popullin në gjakderdhje për një monument”. Eshtë e qartë,se s’bëhej fjalë për një monument,por për pushtetin.Dhe kur shtrohet çështja e pushtetit,populli ka të drejtën morale të zgjedhë mjetet,mënyrat dhe rrugët për mbrojtjen e interesave të tij jetike. S’bëhet fjalë për “gjakderdhje” të pafajshme,përkundrazi reaksioni kishte një frikë të tmerrshme nga kundërvënia e popullit nga pozitat e forcës,sepse çdo lloj raporti forcash e mundësish në planin e brëndshëm fliste në favor të popullit dhe në disfavor të kundërrevolucionit.

Reaksioni e dinte mirë këtë dhe as që guxonte t’i hynte një ballafaqimi të tillë.

Nga kjo pikpamje, kurrfarë gjakderdhje nuk do të ndodhte. Por,në çastin vendimtar klasa punëtore dhe aleatët e saj u gjetën të tradhëtuar,të çarmatosur,të paorganizuar dhe më keq akoma të çorganizuar.

Nga sa thamë më lart,ky argumentim vlen edhe për parrullën false,krejt demagogjike se gjoja R.Alia “e shpëtoi vëndin nga gjakderdhja”,falsitet,që i shkon aq për shtat R.Alisë,dhe që për çudi,ka zënë vend tek të gjitha organizatat me pretendime komuniste aktualisht në Shqipëri. R.Alia nuk e shpëtoi vëndin nga gjakderdhja,përkundrazi,me permbysjen që ai realizoi,e zhyti vëndin në një gjakderdhje të përbidshme dhe afatgjatë. Ka edhe ndonje mendim naiv,që shprehet dëndur,bile dhe me zemërim,nga komunistë të ndryshëm dhe që ka depërtuar si “pa të keq” në gazetat aktuale me pretendime “komuniste” se R.Alia u tregua frikacak,prandaj edhe e dorzoi pushtetin.Pa shiko!?.... Ky Ramiz Alia,ishte një tradhëtar dhe agjend i hershëm i imperializmit,që përgatiste prej vitesh përmbysjen e pushtetit popullor,apo thjesht një drejtues partie dhe shteti,që në momentet e fundit u tregua vërtet frikacak?

Naivitete të tilla janë mjaft të dëmshme dhe nuk lejojnë të analizohet drejt dhe qartë tradhtia e R.Alisë,në mos qofshin këmbalecë për ta shpëtuar R.Alinë pikërisht nga kjo analizë.

Që R.Alia kishte frikë,kjo nuk diskutohet.Por nuk kishte frikë nga kundërrevolucioni,me të cilin ishte lidhur prej kohësh dhe të cilit i shërbente me aq zell,me besnikëri dhe me zgjuarsi.(Se kur mund të jetë rekrutuar si agjend për herë të parë R.Alia,këte ne nuk e dimë me saktesi. Në një botim të vitit 1964 nga një institutë sociologjik austriak gjëndet një shënim,sipas të cilit R.Alia,fillimisht ka qënë i regjistruar në rininë fashiste dhe më pas ka kaluar me rininë komuniste shqiptare.Rrënjët e R.Alisë dhe veprimtarinë e tij agjenturore,me saktesi mund t’i njohin vetëm shërbimet e huaja secrete,nga të cilat e fundit sipas radhës duhet të jetë CIA-amerikane.)

E,megjithatë,R.Alia kishte frikë.Ai e njihte mirë popullin shqiptar,dashurinë e pakufishme,që ky popull ushqende ndaj Enver Hoxhës,forcën,mënçurinë dhe trimërinë tipike shqiptare,ndaj dhe kishte frike. R.Alia e dinte fort mirë,se në gjirin e popullit dhe të Partisë Punës së Shqipërisë kishte forca të shëndosha revolucionare,komunistë të vërtetë,të gatshëm të sakrifikonin dhe jetën për mbrojtjen e pushtetit popullor dhe të fitoreve të socializmit,ndaj kishte frikë.

Perballë tyre,kundërrevolucioni nuk do të mund të fitonde. Pikërisht,për të shmangur kundërshtimin popullor,të organizuar nga pozitat e forcës,R.Alia ndërmerr një manovër,e cila për një kohë të gjatë do të lërë shije të hidhur në kujtesën e komunistëve shqiptarë.

Vetëm një mëndje djallëzore e kalibrit të R.Alisë,mund të sajonte në vorbullën e tensionuar të situatës,atë grackë,ku do të binin fillimisht dhe për fat të keq shumica e komunistëve,një pjesë e të cilëve nuk ka dalë nga ky kurth as sot e kësaj dite. Fjala është për atë,që u afishua si “Shoqata e veprimtarëve vullnetarë “Enver Hoxha”.Një emër pëllumbash (“veprimtarë vullnetarë”),që të kujton më tepër një shoqatë të pafajshme femijësh,të cilët kanë vendosur të mirëmbajnë lulishten e lagjes,se sa një organizatë revolucionare,që merr përsipër të mbrojë,qoftë edhe vetëm Enver Hoxhën.


Le të përpiqemi të argumentojmë për sa thamë më sipër.

Siç dihet,monumenti i shokut Enver Hoxha u rrëzua më 20 shkurt të vitit 1991.

Pikërisht një ditë më parë,më 19 shkurt të atij viti,në faqen e parë të gazetës “Zëri i Popullit”,në vënd të kryeartikullit,botohet mesazhi,që një “askushi”,me emërin H.Milloshi i drejtonte “shokut Ramiz Alia” në emër të kësaj shoqate.

A e dinte H.Milloshi,se të nesërmen do të rreëzohej monumenti ι shokut Enver?

A ishte thjesht rastesi formimi i shoqatës vetëm një ditë para rrëzimit të monumentit?

Nuk ishte aspak rastësi.

Por kush i organizonte,kush i kombinonte paralelisht,në të njëjtën kohë këto veprimtari të kundërta?

Sigurisht,që ky njeri nuk mund të qe Hysni Milloshi.

Ai s’kishte e s’ka takt te fshijë as qurret e tij,jo më te ngrinte shoqata të nivelit kombëtar.

Ky ishte dikush tjetër, që jo vetëm zotëronte një mëndje djallëzore të kalibrit të Zhozef Fushesë,por sidomos që kishte fuqi dhe pushtet mbi të dyja palët kundërshtare,edhe mbi revolucionin edhe mbi kundërrevolucionin. Eshtë e qartë se këetë rol mund ta lunate vetëm R.Alia me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë,që mbanin funksionet më të larta në PPSH-në. Dhe në shtetin shqiptar dhe njëherësh ishin agjentë të zbulimeve të huaja.Që R.Alia ishte tradhëtar dhe drejtonte në fshehtësi kundër-revolucionin,këtë nuk e diskuton askush prej komunistëve,bile edhe vetë agjentët e tij të futur në gjirin tonë,janë të detyruar të flasin kundër ustait të tyre. Por,kur vjen fjala tek “Shoqata e Enverit” tek shumica dërrmuese e komunistëve zotëron një opinion pozitiv për këtë shoqatë. Ata mendojnë me naivitet të pafalshëm se ky ishte një akt i drejtë,me karakter e mission revolucionar,më i mundshmi për kushtet e asaj kohe.

Por,nuk është aspak kështu,në të vërtetë është krejt e kundërta. Autori i vërtetë,ideatori i krijimit të Shoqatës “Veprimtarët vullnetarë të Enverit” ishte R.Alia dhe që i nevojitej atij për qëllimet e veta të mbrapshta.

Për të argumentuar këtë mendim,le të kujtojmë situatën,që u krijua fill mbas 20 shkurtit 1991.

Rrëzimi i monumentit të shokut Enver Hoxha shkaktoj një tronditje dhe zemërim popullor,shumë më të fuqishëm si të thuash,nga tërmetet apo vullkanet,zemërim, i cili edhe sot mbas njëzet vjetësh nuk është fashitur ende,përkundrazi.

Në vend u krijua një situatë shpërthyese.Populli,kudo në Shqipëri vërshoi masivisht drejt pikave të hapjes (ushtarake) si në situatat e kushtrimit luftarak dhe kërkonte armë e drejtim për të marrshuar drejt Tiranës.

Breënda natës midis 20-21 shkurtit,komanda e regjimentit të aviacionit në Qytetin Stalin u dërgoi rradiograme komandave të të gjitha divizioneve të ushtrisë,ku kërkonte mbështetjen dhe gadishmërinë e tyre në mbrojtjen e pushtetit popullor. Kuadrot e ministrisë së mbrojtjes e shpallën tradhëtar R.Alinë,ndërsa minatorët në Selenicë portretin e R.Alisë e varnin në bisht të qënëve të rrugës. Studentët e Shkollës së Bashkuar të oficerave “Enver Hoxha”,ajka e Ushtrisë tonë Popullore,u ngritën në këmbë me një vendosmëri të admirueshme,plot pathos revolucionar,në mbrojtje të atdheut e të socializmit. Në resonancë me ta ishin edhe studentët e shkollës së ministrisë së punve të brentëshme. Kudo në Shqipëri,oborret e degave të brendeshme,për ditë e netë me rradhë ,buçisnin nga kengët për Enver Hoxhën.

E gjithë Shqipëria ishte elektrizuar. Një popull i tërë më këmbë,së bashku me forcat e veta të armatosura,besnikë të interesave të tij,është i pamposhtur. Por tradhëtia shok,të bën gjëmën.Në çastin vendimtar,revolucioni u gjënd i tradhëtuar e i çorientuar përballë kundërrevolucionit të organizuar,të drejtuar nga fuqitë imperialiste euroatlantike.

Situatën,që do të krijohej mbas rrëzimit të monumentit të shokut Enver,R.Alia qe aq i aftë ta parashikonte. Ai e njihte mire gjëndjen.

Në qoftëse mund të lunate hapmbyllësyçe me antarët e byrosë politike apo të Komitetit Qëndror të atëherëshëm dhe t’i tërhiqte ata prej hunde,këtë gjë se bënte dot me të gjithë popullin. Duhej një mekanizëem i hollë për të realizuar mashtrimin e madh.

Dhe mëndja e tij,aq e djallëzuar,pjell shoqatëen,që u njoh si e Enverit,po,që në fakt qe e Ramizit dhe kundër mësimeve të Enver Hoxhës e të marksizëm-leninizmit.

Kjo shoqatë nuk u krijua për të vepruar.Ajo u sajua për të paralizuar veprimin revolucionar të masave.

Nëpërmjet këtij mekanizmi dinak,R.Alia synonte të arrinte disa nga objektivat kriesore të tradhëetisë së tij.



1.Të likujdohet roli udhëeheqës i PPSH-së dhe i komunistëve revolucionarë në mbrojtjen e socializmit e të pushtetit popullor.Sikurse në luftën për marrjen e pushtetit nga proletariati,ashtu edhe në mbrojtjen e tij,roli udheheqës i partisë është faktor përcaktues. Ky është një nga parimet themelore të botkuptimit revolucionar të marksizem-leninizmit.

Pavarësisht nga tradhëtia e udheheqjes së saj,populli shqiptar edhe më 1991 e deshi dhe e kërkoj PPSH-në, çka u dëshmua fort mirë në zgjedhjet e 31 Marsit të aitj viti.

Sistemin socialist,pushtetin popullor dhe veprën monumentale të Enver Hoxhës nuk mund t’i mbrojë kurrëfarë shoqate. Ato mbrohen nga vetë populli,të udhëhequr nga një parti e vërtetë komuniste. Me sajimin e shoqatës së Enverit,R.Alia,në fakt (De Jure do ta bënde katër muaj më vonë),e likujdoi dhe e fshiu PPSH-në nga skena politike,jo vetëm si faktor udhëheqës,jo vetëm ideologjikisht,por edhe politikisht e fizikisht. Edhe pse me shoqatën u muarën një numër instruktorësh partie, sinë Komitetin Qendror,ashtu edhe nëpër rrethe,ata ishin thjesht aparatiçkët partiake të R.Alisë,që me apo pa vetdije,mbështetën tradhëetinë e tij.

2. Duke likujduar rolin udhëheqës të PPSH-së dhe duke nxjerrë në skenë një Shoqatë në mbrojtje të Enverit,krijohej në popull imazhi i rremë,se PPSH-ja,dhe të gjithë komunistët “e tradhëtuan Enverin”,se partia “nuk e ka dashur Enverin”,se edhe vetë Enveri nuk ka patur një parti të atillë,siç e pretendonte,pra “edhe Enveri ka gabuar,na ka gëenjyer”, etj. etj. etj.!

Pikërisht nga një qëllim i tillë frymëzohet edhe provokatori Milloshi, që plot vrer deklaron se “të 160 mijë komunistët e tradhëtuan Enver Hoxhën”,duke fyer mijëra komunistë të ndershëm,që i kanë qëndruar dhe i qëndrojnë besnikë deri në vdekje Enver Hoxhës.

Fakti,që këta komunistë nuk aderojnë në grupin provokator të H.Milloshit,flet më së shumti për intuitën dhe mprehtësinë e tyre prej komunisti,për mosbesimin dhe dyshimet e rënda, që ata kanë ndaj vetë Hysni Milloshit dhe rolit të tij.



3. Me sajimin e shoqatës, frenohej e mbahej nën kontroll zemërimi dhe revolta e popullit,shmangej kundërshtimi i organizuar dhe me forcë nga masat popullore,çka përbënte edhe frikën më të madhe të reaksionit. Populli kerkonte armë,ata i dhanë portrete,populli kërkonte udhëheqje për veprim,kukuvajka Milloshi vajtonte per “shaminë e zezë,që ka lidhur Shqipëria në qafën e saj”,populli kërkonte veprim konkret,Milloshi me eprorët e tij e mbanin larg çdo lloj veprimtarie.(Ashtu siç mbajti e mbanë për njëzetë vjet me radhë krejt të përgjumur,të mefshtë e të pandjerë gjekundi edhe vetë të ashtuquajturën “PK”,që ai ka “drejtuar e drejton”.)



4. Τë evidentohen forcat e shëendosha revolucionare dhe të goditej që në embrion çdo tentativë e tyre për t’u organizuar.Të gjithëve na kujtohen listat e përgatitura,që më parë,ku regjistroheshin antarët e shoqatës,por askush nuk e dinte,se ku do përfundonin këto lista. Eshtë tepër kokëfortë fakti,që H.Milloshi nuk dispononte as atehëre dhe as sot,qoftë edhe një listeë të vetme.Ku shkuan këto lista emërore?

Kush i ka!?

Po kështu na kujtohet fare qartë ai çorganizim i habitshëm dhe i turpshëm,ai mish-mash njerëzish,që s’dinin ç’të bënin,ajo rrëmujë,ku masa e njerëzve,jo për faj të tyre,herë të kujtonin turma të ekzaltuara fetare,herë rryma të turbullta e të papërmbajtëshme ujore,duke i dhënë armë reaksionit për të na sulmuar,pse jo,edhe për të na ironizuar.

Revolucionarët, në pergjithësi dhe komunistët, në vecçanti,dinë të organizohen.Organizimin ata e kanë element të jetës së përditshme e jo më kur drejtojnë masat në aksione vendimtare politike.Sikurse dhe disiplinën e vetëdijshme,sikurse edhe mjaft cilësi të tjera,të cilat Milloshi nuk e di fare se nga bien. H.Milloshi ,me atë megallomaninë e tij,që të kall datën,mburret,se medemek ai e ka krijuar shoqaten. Që ai ka qënë një nga oficerët më të paaftë,këtë e di kushdo,që e ka njohur nga afer,por çorganizimi total i shoqatës nuk shpjegohet vetëm me paaftesinë e tij tepër të dukshme.

Degjenerimin e shoqatës në një turmë kaotike,ai e kish dhe e ka për mission,për t’i paraqitur pasuesit e Enverit si njerëz anakronikë,primitivë,injorantë,ashtu siç në të vërtetë është ai vetë.

Kur themi,se Milloshi e kish për detyrë një gjë të tillë,ky nuk është një sllogan i rëndomtë dogmatik,por konkluzion i argumentuar i kësaj analize.

5. Objektivi kriesor i eleminimit të PPSH-së dhe afishimin e shoqatës,në vënd të saj,ishte që të garantohej fitorja e kundërrevolucionit,që ai të zhvillohej e të triumfonte pa pengesa.Për më tepër,përmbysja e pushtetit popullor,para opinionit të brëndeshëm e të jashtëm,të paraqitej si vullnet dhe aksion i vetë popullit,ndërsa kundërshtimi i popullit të denigrohej thjesht si qëndrime sporadike të disa nostalgjikëve të Enverit. E zeza behej e bardhë dhe anasjelltas.

6. Νgritja e shoqatës sikur krijonte një kundërpeshë ndaj reaksionit,një “forcë”,që do të balanconte kampet kundërshtare dhe të ekuilibronte situatën aq të acaruar.Në fakt,shoqata i duhej R.Alisë si mjet shantazhi e kërcënimi ndaj të dy palëve,veçanërisht ndaj popullit,prej të cilit ai ndjente një frikë të vazhdueshme.Nga njera anë ai përdorte shoqatën,si një mjet presioni ndaj asaj pjese të reaksionit,që nuk i dinte skenarët e përgatitur dhe rolin e R.Alisë në këto skenare,në mënyrë që kjo pjesë e reaksionit të mos ndërmerrte veprime të pakontrolluara prej tij,apo, akoma më keq,kundër tij.

Nga ana tjeteër,duke e truajtur shoqatën si gogol,ai nxiste artificialist klimën e paraluftës civile,të cilën e pomponte me të madhe në mjetet e propagandës.

Me shantazhin e “luftëes civile”,të “gjakderdhjes vëellavrasëese”,etj.R.Alia kërcëenonde drejtperdrejt popullin dhe elementët e shëndoshë revolucionarë,për të mos lejuar kurrfarë kundërshtimi serioz nga ana e tyre.Duke luajtur me të dy palët,sa herë që i rreëshkiste nga duart kontrolli i reaksionit,ai nxiste “antimitingjet” e shoqatës dhe kur vetdija popullore merrte vrrull e agresivitet ndaj reaksionit,ai e kalonte në zbaticë shoqatën dhe kërcënonte me rrezikun e luftës civile. Me bymimin dhe çfryrjen e shoqatës,lidhen edhe ecejaket e Hysos… në zyrën e Xhelil Gjonit,në atë kohë krahu i djathte i R.Alisë,ku Hysoja… merrte udhëezimet krisore.Të tjerat,më hollësisht,i merrte nga eprorë të rangjeve më të ulëta,si Muharrem Xhafa,etj.

(Keto “detaje”apo grimca faktesh do t’I trajtojmë më vonë.)Kështu,përms bllofit të shoqatës,R.Alia,autor i të gjitha skenarëve të zeza,shfajsonte indirekt tradheëtinë e tij,si një “udhëheqës,që s’kish ç’të bënte”.Jo vetëm kaq,por në fasadë ai paraqitej si “arbitër”,”burrë shteti i ekuilibruar” dhe kërkoi të merrte atributet e njeriut,që shpëtoi vëndin nga gjakderdhja.



7. Së fundi,likujdimi në fakt i rolit udhëheqës të PPSH-së,perveç fatkeqësive,që sillte për atdheun dhe popullin,krijonte sidoqoftë një vështirësi edhe për vetë R.Alinë në zgjedhjet e afërta të 31 Marsit 1991,duke rrezikuar qëndrimin e tij të mëtejshëm në pushtet.

R.Alia e ruante lekurëen e vet dhe të qënurit në pushtet,ai e shikonte rrugën më të sigurtë për t’i shpëtuar ndëshkimit të menjëehershëm nga populli i revoltuar.

Mungesa e rolit drejtues të PPSH-së,krijonte një boshllëk,që mund ta perpinte dhe atë vetë,prandaj R.Alisë i duhej një pikë mbështetëse,një mekanizëm që të rikuperonte sadopak këtë vakum për interesat e tij,gjithsesi kundërrevolucionare. Dhe këtë vakum,sipas tij,do ta mbushte në një farë mënyre pikërisht shoqata e “veprimtarve vullnetarë”,frenat e së cilës i lëviste ai vetë në prapaskenë. Duke analizuar faktorët,që ndriçojnë prapaskenën e sajimit të shoqatës,kupton se çdo veprim është i kalkuluar hollë dhe saktë,se ai ka objektiva fatalisht të kundërta nga ato që janë shpallur publikisht,dhe se,së fundi shoqata (me këtë term nenkuptojmë idenë,jo antarët), ishte vetëm njera nga pjesët e atij skenari të kobshëm,që u luajt në Shqipëri aq tragjikisht. Kjo është e vërteta mbi shoqatën.

Në tërë këtë farsë, roli i H.Milloshit,nuk mund të qe tjetër,veçse ai i një shërbëtori të rëndomtë,rol që atij i pelqeu dhe që perputhej plotësisht si me karakterin e tij aq të dobët,ashtu dhe me mediokritetin e tij aq të theksuar.

Pretendimi i tij qesharak si themelues i shoqatës,nuk është vetëm megallomani,por edhe një përpjekje e dështuar për të fshehur të vërtetën. “Genjeshtra I ka këmbët e shkurtëra” thotë populli,a thuajse ka patur parasysh këmbët e shkurtëra të këtij xhuxhmaxhuxhi hileqar.

Që H.Milloshi është produkt i tradhëtisë,kjo tashmë nuk diskutohet. E tërë veprimtaria dhe qëndrimet e tij konkrete gjatë këtyre njëzetë vjetëve përshkohen nga filli i zi i tradhëtisë. Bubullimat pseudorevolucionare e pseudokomuniste,që ai lëshon poshtë e lart,synojnë të mbulojnë tradhëtinë e tij,për të gënjyer e mashtruar syleshët.Por a nuk është pikërisht ky,tipari dallues i të gjithë tradhëtarve,që ndryshe flasin e ndryshe veprojnë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Hysni Milloshi-produkt I tradhëtisë Empty
MesazhTitulli: Re: Hysni Milloshi-produkt I tradhëtisë   Hysni Milloshi-produkt I tradhëtisë EmptyMon May 30, 2011 11:36 pm

Hipokrizia e njeriut takohet ne çdo varrim, lindje,darsem dhe çdo intrvju. Njerezit qe kurre nuk mashtrohen jane te vdekurit.Por genjeshtari tradhetohet,gjithemone, kur te betohet.Denimi dihet,me kerkush atij me nuk i beson, bile nuk i besojne edhe atehere kur e jep fjalen e nderit qe po genjen. "Por me e rendesishmja e te gjithave eshte mos me e genjyer vehten.Ai qe genjen vete vehten,ai e degjon vetem genjeshtren e vet. Ai vjen ne ate situate qe nuk mund ta dallon asnje te vertete tjeter per vehte,as nga rrethi i vete.Prandaj vjen ne at gjendje te mos i besoj as vehtes e as te tjereve". Thote shkrimtari dhe humanisti i madh F. D.Gje qe eshte edhe rasti me tipik i ketyre,si ne te kaluaren e edhe ne te sotmen pra....))

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Hysni Milloshi-produkt I tradhëtisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: