|
| Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi | |
|
+10adonis xhiti Andi Ballshi rrimtaf Delia haxhiu zeriatdheut Sema Sofra Mirushe 14 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi Tue Aug 11, 2009 12:35 pm | |
| He haxhi si te duket shkrimi po meresh me qimet tani hahahahaha | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi Tue Aug 11, 2009 12:48 pm | |
| Zeri
qimet te hifshin ne goje ti nuk je shqiptar dhe shkruan çka sofistizoin te tjeret dhe vetja te duket ne ate vend!Budall je ka fryne era qasaj ja mban,e me ba me frye drejte ne WC mbytesh ne te ! | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi Tue Aug 11, 2009 12:51 pm | |
| Haxhi a ke me thane me shume me me duket se i harxhove ike mer matriale akoma haxhi se iken edhe rezervat hahahaa ha i mjeri Haxhi hahaha qimja te paska bere patriot Haxhio ahahaha | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi Tue Aug 11, 2009 12:54 pm | |
| zeri zi
Po qimja me ka bere patriot zeri zi
E ti ne ate kohe jo qimen por majmunin me ta pas shtie nuk kishe guxue me demostrue ! Mos u gajlo se kam me vagona dituri per me tu pergjigjur jo ty por tanve shqiptareve ku do qe jetoin ! | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi Tue Aug 11, 2009 1:01 pm | |
| PO po haxhi padiskutim qe pergjigjesh e kame parasyshe ju pergjigje edhe ADEM JASHARIT duke e share nuk e ve ne dyshym dyturine tuaj jo po duket!!! | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi Tue Aug 11, 2009 1:03 pm | |
| zeri Nuk po me intereson as Adem Jashari as ti as nje shqiptar gjere sa nuk behet bashkimi shqiptar | |
| | | Delia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 514 Registration date : 13/01/2008
| Titulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi Fri Sep 11, 2009 4:13 pm | |
| Thon se Historija përëritet po nuk u msove nga ajo . | |
| | | rrimtaf Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1090 Age : 55 Vendi : kosov Registration date : 30/07/2009
| Titulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi Fri Sep 11, 2009 11:05 pm | |
| Demonstratat ne kosove gjithmone ikane nisur pjesa me e ndieshme eshoqerise sone ,studentet.Studentet me se miri kane ditur ti artikullojne kerkesat e popullit tone ,dhe ato jane cilesu si vazhdimesi e perpjekjeve tona per demokraci dhe liri . Edhe demonstratat kane pasur cmimin evet si vrasje ,burgosje ,maltretime nga me te ndryshmet nga okupatori,por megjithate kane pasur jehonen e vet ne arenen nderkombetare . | |
| | | Andi Ballshi Fillestar/e
Numri i postimeve : 50 Age : 64 Vendi : Prishtine Registration date : 03/09/2009
| Titulli: Titulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi Tue Sep 29, 2009 7:47 pm | |
| Mirushe e ke lexuar "Kadri Mani: Letër shoqërore zotit Ilaz Pireva, kryetar i komunës në Besianë Nese jo athere lexoje:
Fort i nderuari Koleg, para do dite u festua 40-vjetori i demonstratave të vitit 1968, më duhet t’iu them juve dhe lexuesve se as e di datën as vendin e mbajtjes, sepse kanë qenë aq të kujdesshëm, sikur edhe dermëtash, ish-shokët e mi të burgut që të veprojnë tinëzisht pas shpinës time në mënyrën më të shëmtuar që kanë mund ta bëjnë tinëzarët në histori.
Se po përgatitet një tubim për këtë përvjetor, më ka treguar sindikalisti zotni Hasan Abazi, nga Ferizaj, i cili edhe m’i ka kërkuar shënimet e mia e të shokëve të mi nga ajo kohë; dhe unë ia kam dërguar, për vete, për zotin Xhafer Leci... trakte pati shpërnda edhe një fqinja jonë, Gjyle Veseli, tash burrin dhe të birin dëshmorë nga lufta e UÇK-së, ama shënimet e kërkuara ende nuk po arrijnë?
Vashën e atëhersshme, fqinjën tonë Gjyle Veseli, e pata takuar në rrugë për kah Shkolla Normale ku isha nis të shpëndaja traktet dhe një pjesë i mori Gjyla për t’i shpërnda në Shkollën Bujqësore ku ishte nxënëse.
Ne atëherë nuk ramë në burg, por një vit më vonë (1969) e patëm manifestuar Njëvjetorin e suksesit të Demonstrave të ’68-shit, dhe më sollën në Nish te ju.
Nga bisedat me juve dilte se ju demostzrantët e ’68-shit keni vepruar vetëm një muaj ditë: i keni nda fakultetet për propagandim dhe e keni marrë përsipër organizimin, për të mos u zbuluar profesori Ismajl Dumoshi me shokë nga Qendrës Shollore “Nikolla Teslla” në Obiliq. Dhe kjo ishte në rregull, derisa ishim nën robëri dhe derisa i ndjeri Ismajl Dumoshi ishte gjallë, ama pas vdekjes së Ismalj Dumoshit dhe pas pavarësisë, të rrahni gjoks se ju paskëshit qenë organizatorët, dke mohuar veprimtarinë atdhetare e vizionare të Ismajl Dumoshit dhe kolegëve të tij, është shtrëmbërim i realitetit, dëm dhe turp për për sojin shqiptar!?! Shokët komunikojnë, ata që s’komunikojnë, nuk janë shokë!
Atëherë në burgun e Nishit shpesh më ke përkrah, në konflikt me Osman Dumoshin me kompani, pas daljes nga burgu s’ke dashtë të kontaktosh me mua (paçka se ne dy ngelëm demokratë, kurse shumica tjetër u futën në LDK për ta pushtuar Kalanë nga Brenda!!): njëherë rastësisht jemi takuar në hyrje të selisë të LDK-së, ku fill pas përshëndetjes, kinse të përzemërt, ta kam treguar këtë anekdotë: KALLAJXHIU E DHELPRA
Njëherë fshtarët e kishin ndjekur dhelprën, dhe fshatrëve iu bashkohet edhe kallajxhiu që kishte qëlluar për të kallaitur tepsiat, kusiat...
Iku dhelpra dhe shpëtoi disi, e tani nga shpati po mendimonte:
-Fshatarët kanë të drejtë që më dëbojnë, se jua kam ngrënë pulat, ama nuk e kam të qartë çfarë faji i kam bërë kallajxhiut!?!
Pas rrëfimit të kësaj anekdotet, kolegu im Ilaz Pireva tha:
-Jo, ne dy nuk jemi në ndjekje të njëritjetrit, por, ja, e kemi lënë punën në asgjë, se unë ta di edhe shtpinë, a je në atë shtpinë e vjetër?- do të shihemi...
Dhe më vonë ju erdha në zyrë e jua urova zgjedhjen për Kryetar, me atë rast jua dhashë adresën time fizike dhe elektronike, ama ju sërish nuk u lajmëruat!?
Ishte i nevojshëm ky përshkrim, që lexuesit ta kenë të qartë përse të komunikonim me anë të mjeteve të informimit publik, kur thjesht kemi mund të takohemi që nga viti i lirimit tonë nga burgu më 1991!?!
Dhe në fund, unë mendoj se ju “demonstrantët e ’68-shit”: Adil Pireva, Afrim Loxha, Ilaz Pireva, Osman Dumoshi, Selatin Novosella, Skënder Muçolli, Skënder Kastrati... i keni marrë përsipër ato demonstrata, pa qenë organizatorët e vërtetë!?!
Në pritje e sipër, ju përshëndes përzemërsisht. Kadri Mani, kryeredaktor
www.zemrashqiptare.net Ndersa une po shtoj dhe kete:
Po shtoj vetem kete: sipas pohimeve-lavderimeve te atyre qe i permende, dhe shkrimeve te "komunistit te viogel - Adil Pireva, e "patriotit' , tash bisnesmenit, pa thojza, të Selatin Novosella, ata, demonstratat ne Podjeven e athershme e Besinane e sotm, i kane organizuar vetem per dy (2) dite e gjysme. A ka koment ky konstatim i tyre!!!??? | |
| | | Andi Ballshi Fillestar/e
Numri i postimeve : 50 Age : 64 Vendi : Prishtine Registration date : 03/09/2009
| Titulli: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi Wed Sep 30, 2009 3:19 pm | |
| Pse bre Mirushe po rren??? Ku mund te jesh ti autore kesaj teme. Po ky fare materiali, qe ka shume te verteta [por edhe shume genjeshtra, eshte botuar edhe neper gazetat e mahalles se Muhaxhereva. Njeri, njeri prej jush, po rreni, bre Mirushe, ose Ti ose Selatini, apo mos jeni i njejti autor. | |
| | | Andi Ballshi Fillestar/e
Numri i postimeve : 50 Age : 64 Vendi : Prishtine Registration date : 03/09/2009
| Titulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi Thu Oct 01, 2009 10:34 am | |
| Titulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi Thu Feb 26, 2009 12:10 am Admin te lumte qe ke sjelle ketu kujtimet e Abdullah Nishefcit rreth organizimit te demostratave ne Podujeve, i cili sipas bindes time eshte shkrimi me seroiz, por ketu mungon edhe nje pjese e madhe, kisha deshiruar qe ta sjellesh, ketu dhe le ta shohin lexuesit, duke krahasuar me shkrimet e lavderimet e autoreve te tjere. Abdullahun e kam perjelle edhe para disa vitesh ne gazeten BUjku, por edhe ne gazeten Zeri. Te pershendes.Andi | |
| | | Andi Ballshi Fillestar/e
Numri i postimeve : 50 Age : 64 Vendi : Prishtine Registration date : 03/09/2009
| Titulli: Demonstratat shqiptare të vitit 1968 në (Podujeve) Kosovë Thu Oct 15, 2009 4:14 pm | |
| Demonstratat shqiptare të vitit 1968 në (Podujeve) Kosovë Fleta Gurguri tek Forumi Bashkimi Kombetar: Titulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi (fq.3), lidhur me organizimine demostratave te 68-shit ne Podujeve, Abdullah Nishefci, shkruan edhe kete: E di, madje këtë edhe na e kanë thënë, se sipas disave jemi treguar të pavendosur, madje, madje edhe na kanë quajtur qyqarë e frikacakë, por, me një çiltërsi të plotë, mund të pohoj se në mëngjesin e 8 nëntorit 1968, që të gjithë anëtarët e Grupit, ashtu si edhe ditën e 27 të nëntorit 1968, kanë dalë nga shtëpia, por nuk kanë menduar se si dhe kur – pas sa vjetësh do të kthehen në shtëpitë dhe në familjet e tyre... Në vitet e 60-ta kanë ekzistuar dy bindje: E para: Sa më shumë të burgosur aq më mirë; e dyta që të ruhen intelektualët. Në fillim bindja e parë kishte më shumë përkrahës. Të gjithë dëshironim të bëheshim Demaça e Shabana!. Por, më vonë një numër i madh i intelektualëve llapjanë nuk pajtoheshin me këtë ide, që të mbusheshin burgjet jugosllave, që edhe ashtu gjithmonë kanë qenë plotë e përplot shqiptarë. Që nga vitet e 50-ta, edhe para se të burgosej, edhe më vonë, gjithnjë emri i Adem Demaçit u bë sinonim i lirisë... Është më se e vërtetë se brezi ynë u edukua, u formua dhe u frymëzua nga ODA e burrave – mysafirët, mësuesit atdhetarë, si Shaban Shala, emri i bacës ADEM, Radio Tirana dhe librat e ndaluar... Sidoqoftë, përgatitja për protestën – demonstratat e 8 nëntorit i ka paraprirë përgatitjes së demonstratave të 27 nëntorit 1968, dha natyrisht, demonstratat e 27 nëntorit 1968, në Podujevë, është dashur të bëhen, por as ato të 8 nëntorit nuk është dashur të lihen. Mbledhja 6 nëntorit dhe 24 nëntorit janë dy gjëra të pandara, e para ka mundur pa të dytën, (e dyta ishte pjellë e të parës, që do të thotë se nuk ka mundur pa të parën), dhe se pa këto dy mbledhje, nuk mund të themi se nuk do të kishte kurrfarë demonstratash në Podujevë, por organizimi i tyre më 27 nëntor 1968 do të vihej në një pikëpyetje të madhe...
Nuk më ka rene te lexoj shkrim me te sinqerte, po ajo qe eshte per mua e pakuptueshme, dhe qe me intereson te dij, eshte se perse as Adil Pireva, as Selatin Novosella, qe me tani na ka lodhe me keto perseritje rreth organizimit te dem. Te 68-shit, nuk kan shkruar per keto mbledhje ne dyqanin dhe shtepine e Abdullah Nishefcit! A po e fshehin nje te vertete zoterinjte dhe perse, nese e bejne kete, apo po na genjen!, Nje gje e di, se flamurin kombetar se pari e kam pa ne vitrinene e dyqanit “Kosavari”, si vajze 12-13 vjeçare. Dhe me vone e am ndegjue se ai flamur, te cilin e ka bartur Hasan Shala, u ka pri demonstrueve rrugeve te Podjeve e jo , siç shkruan Sheradin Berisha: Në ballë të demonstruesve (ku u bashkuan edhe fshatarë që kishin ardhur për të bërë treg) valonte flamuri kombëtar, i qëndisur nga Elhame Shala-Bogujevci." Di edhe nje gje se shume nxenes te gjimnazit “8 Nentori:, me vone kam degjuar se jane furnizuar me libra dhe revista tjera te botimeve te Tiranes.... Nga Avdulla Terzia siç e quanim athere, z. Abdullahun | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi Sat Oct 17, 2009 10:53 am | |
| REAGIM I SHOKUT ENVER HOXHA PER DEMONSTRATAT 1981 NE KOSOVE Fytyrën e vërtetë të armiqve të tij, robëruesve revizionistë dhe shërbëtorëve të tyre shqiptarë, populli ynë e ka njohur edhe përpara, por ngjarjet e fundit në Kosovë e kanë bërë që t'i njohë ata edhe më mirë. Edhe ata që kanë qenë të mashtruar dhe kanë pasur ndonjë iluzion ndaj krerëve të Kosovës, tani e kanë kuptuar qartë se kush janë ata, kujt i shërbejnë dhe për kënd punojnë e luftojnë ata. Me qëndrimin e tyre frikacak, kapitullues dhe krejtësisht antipopullor e antishqiptar, krerët tradhtarë dëshmu*an edhe një herë se ata mbrojnë interesat e armiqve të popullit, tek të cilët janë të shitur, dhe jo aspak interesat e popullit, të cilin e kanë tradhtuar dhe e kanë shitur.
Këta sahanlëpirës jo vetëm që nuk përkrahin luftën e drejtë të popullit, jo vetëm që nuk përkrahën asnjë nga kërkesat e tij të ligjshme, por përkundrazi, morën hapur anën e armiqve më të urryer të popullit tonë, u bënë bashkautorë të forcave më të zeza ran*koviçiane në veprimet e tyre mizore.
Hyzmeqarët besnikë të të huajve dhe armiq si Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Mahmut Bakalli, Dushan Ristiqi, Ali Shukriu, Asllan Fazlija etj., jo vetëm që u dalluan në masat e egra që u ndërmorën kundër rinisë dhe popullit tonë, por po tregohen shumë të zellshëm edhe në fushatën propagandistike që revizionistët jugosllavë kanë shpërthyer në të gjithë Jugosllavinë për t'i dënuar demonstratat e Kosovës dhe kërkesat e tyre.
Të hutuar e të sekëlldisur, duke u djersitur e duke shkumbëzuar, këta altoparlantë të bindur të shovinistëve të Beogradit, në deklaratat dhe fjalimet e tyre të pafund, nuk lanë gjë pa thënë kundër rinisë sonë, sido*mos asaj studenteske, që "me demonstratat e tyne armiqësore" paskan pasur për qëllim "me e damkosë popullin shqiptar", "me e prishë vllaznimin dhe bashkimin", "me thye izllogat e me vjedhë mallin"!!!
Këta prefektë anadollakë të tipit të Qazim Mulletit, me fjalimet e tyre gjysma shqip e gjysma serbokroatisht, akoma pa u tharë gjaku rinor që u derdh, akoma pa i varrosur dhjetëra djem e vajza që i vranë mizorisht, u munduan të na bindin se bijat e bijtë e popullit genkan "rrugacë", "nacionalistë" e "reaksionarë", se ata qenkan "agenta të të tjerëve", se rinia e pastër e Kosovës qenka "plehu i Kosovës" !!
Jo, tradhtarë, i përgjigjemi ne, gjithë populli, Fadil Hoxhës dhe bandës së tij. Bi*jat dhe bijtë e Kosovës kreshnike nuk e kanë damkosur dhe nuk e damkosin as sot kombin e popullin shqiptar, ata nuk janë "huliganë" e agjentë të të huajve, por janë bijtë më të mirë e më besnikë të popullit, ata nuk janë plehu i Kosovës, por floriri i Kosovës, janë lulëkuqja më e bukur e Kosovës. Jo rinia, po tradhtarët e njollosin popullin shqiptar. Jo rinia, po tradhtarët janë agjentë të të hu*ajve. Jo rinia, por tradhtarët janë plehu i Kosovës..
Më kot çirren dhe shkumbëzojnë tradhtarët duke thënë "rinia është e jona", "rinia do të jetë me ne" etj. Jo, rinia revolucionare e Kosovës kurrë nuk ka qenë e tradhtarëve dhe e armiqve të saj; kurrë nuk ka qenë me ta, nuk është sot dhe as që do të jetë ndo*njëherë. Rinia heroike e Kosovës ka qenë, ësh*të dhe do të jetë e popullit dhe me popullin. Ajo ka zgjedhur rrugën e saj të vetme, rrugën që i tregon marksizëm-leninizmi, rrugën që i kanë lënë amanet mijëra yje të pashuar, që derdhën gjakun për liri e Shqiperis të vërtetë, rrugën që ia lanë amanet edhe dëshmorët e demonstratave të fundit, që ranë me heroizëm për të mos vdekur kurrë.
Nuk ka forcë në botë që mund ta largojë rininë e Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nga kjo rrugë e lavdishme.
Propaganda revizioniste në Jugosllavi dhe Kosovë mundohet t'i paraqesë demonstratat e grevat e Kosovës si gjoja "vepër diversioniste të forcave armiqësore të brendshme e të jashtme", të cilat "me organizim mjeshtëror" dhe "me parulla demagogjike" ia paskan arritur "t'i mashtrojnë masat dhe t'i hedhin në luftë"!
Në këtë mënyrë revizionistët jugosllavë e shërbëtorët e tyre shqiptarë duan t'i fshe*hin shkaqet e vërteta që e shtynë popullin të ngritet në greva e demonstrata. Ata e di*në mirë se këto shkaqe janë në pozitën e vështirë dhe të pabarabartë të Kosovës dhe popullit të saj, në shtypjen e shfrytëzimin e egër dhe të shumëfishtë që ushtrohet mbi masat e saj punonjëse, në mungesën e një sërë të drejtash dhe lirish kombëtare e demokratike, në pakënaqësinë e madhe që mbretëron kudo dhe që po shtohet çdo ditë, por i fshehin ato, sepse pikërisht ata dhe politika e tyre janë shkaktarë të një gjendjeje të këtillë dhe rrjedhimisht edhe të demonstratave e të grevave që u bënë në Kosovë. Po të mos ishte kjo gjendje kaq e vështirë dhe populli të jetonte vërtet i lirë e i lumtur, siç duan të thonë ata, atëherë asnjë forcë e brendshme as e jashtme nuk do të mund ta nxirrte popullin në rrugë, sado që të përdornin "parulla demagogjike". Përse nuk po bë*hen greva e demonstrata në Shqipërinë socialiste, ku populli jeton vërtet i lirë dhe i lumtur, por bëhen sidomos në vende të tilla borgjeze, fashiste ose revizioniste si Spanja, Italia, Jugosllavia, Turqia, Polonia etj.?
Në çdo fjalim e artikull rreth demonstratave thuhet se "masat u mashtruan nga paru*llat demagogjike që u hodhën", por nuk thu*het se pse ato parulla na qenkan "demagogji ke" dhe, deri sa qenkan të tilla, si u bë që populli të jetë aq "mendjelehtë" (siç e quajtën tradhtarët) sa jo vetëm që përkrahu që në fillim parullat e kërkesat e demonst*ruesve, por po i përkrah ato edhe tani,bile akoma më me forcë? Është interesant të dihet gjithashtu, përse krerët revizionistë e kalemxhinjtë e tyre nuk i zënë fare në gojë edhe parullat e tilla të demonstruesve si "DUAM PUNË", "KTHENI KURBETÇINJTË", "STOP,ÇMIMEVE", "LIRONANI SHOKËT", "TË BURGOSURIT KOSOVARË, KTHENI NË KOSOVË" etj.? Pse ata nuk po e shpjegojnë "karakterin demagogjik dhe armiqësor" edhe të këtyre parullave dhe pse nuk i zgjidhin këto probleme të mëdha, në mënyrë që "forcat armiqësore" të mos mund t'i "mashtronin" masat herëve të tjera?
Duke i paraqitur demonstratat dhe grevat e fundit në Kosovë si vepër të grupeve e forcave të ndryshme të organizuara, revizionistët u bëjnë atyre një nder të madh, e madje edhe të tepruar. Pararoja e organizuar në Kosovë, komunistët, revolucionarët dhe patriotët e vërtetë, pa dyshim që kanë luajtur rol të rëndësishëm në këtë lëvizje revolucionare, por, duhet thënë hapur se detyrën e saj në organizimin dhe udhëheqjen e masave, ajo ka qenë dashur dhe ka mundur ta kryente edhe më mirë. Grevat dhe demonstratat në Kosovë, më shumë se të organizuara ishin spontane. Ato nuk janë dhe nuk mund të ishin vepër e askujt tjetër, por e vetë popullit të saj heroik. Ai është iniciatori, udhëheqësi dhe organizatori kryesor.
Këtë të vërtetë të madhe e dinë mirë edhe revizionistët e tradhtarët, dhe pikërisht kjo i tmerron ata. Pikërisht këtë të vërtetë të rëndësishme duan ta fshehin ata, kur ngjarjet e fundit në Kosovë ua mveshin "forcave reaksionare, dogmatike e staliniste".
Është për t'u theksuar edhe qëllimi tjetër i poshtër i krerëve dhe kalemxhinjve revizionistë, të cilët, edhe pse e dinë mirë orientimin e shëndoshë të rinisë dhe të demonstruesve, edhe pse e dinë sigurisht se gjatë gjithë demonstratave brohoritej pa ndërprerë e nga të gjithë për Shqiperin, për lirine e vërtetë dhe internacionalizmin proletar, mundohen t'i paraqesin demonstratat e Kosovës si vepër edhe të reaksionit antishqiptar. Duke qenë të bindur se mbeturinat e reaksionit zogist, ballist etj., nuk kanë pothuajse kurrfarë influence në popullin e sidomos në rininë e Kosovës dhe të viseve të tjera të banuara me shqiptarë, revizionistët mundohen ta bindin popullin tonë se pikërisht këta reaksionarë qëndronin në krye të demonstratave dhe jo bijtë e popullit, Shqiptar, revolucionarët dhe patriotët e vërtetë. Në këtë mënyrë ata orvaten t'i shkëpusin masat popullore nga pararoja e tyre kombetare dhe revolucionare që në të vërtetë, siç treguan ngjarjet e fundit, janë një dhe të pandarë. Propaganda e tillë e poshtër është edhe një shërbim i mirë i revizionistëve për reaksionin antikombtar shqiptar, i cili është shumë i interesuar për të krijuar bindjen se ai është akoma gjallë dhe se ka ende ndikim në popullin shqiptar.
Duke folur për demonstruesit, tradhtari Fadil Hoxha tha se i njeh ata që nga lufta, se gjatë luftës ata paskan qenë bashkëpunëtorë të okupatorit fashist, kurse pas luftës qenkan "agjenta" të agjencive të huaja të spiunazhit, "armiq jo vetëm të Jugosllavisë por edhe të Shgipërisë" etj.,etj. Lind pyetja: a thua nuk e di Fadil Hoxha se shumica e demonstruesve janë të rinj që kanë lindur pas luftës, prandaj s'ka pasur si t'i njohë në luftë, se edhe ata demonstrues që kanë qenë në luftë, nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të okupatorit, por kanë qenë partizanë, ndoshta edhe në aradhën e Fadil Hoxhës? Paska harruar vallë Fadil Hoxha se kriminelët dhe emigrantët që kanë ikur nga Shqipëria, e për të cilët flet ai, janë strehuar pikërisht në Kosovë, se pikërisht nga Kosova e Jugosllavia i kanë nisur ata Dushan Mugosha e Rankoviçi për të vrarë kuadro të Partisë, gra e fëmijë në Shqipërinë socialiste, në kohën kur në Kosovë UDB-ja famëkeqe bënte kërdinë mbi shqiptarët. Fadil Hoxha dhe shokët e tij këto edhe mund t'i "harrojnë", por populli nuk i harron kurrë. Prandaj populli nuk mashtrohet nga shpifjet dhe trillimet e tradhtarëve, sado që të hiqen ata si "luftëtarë" të rrallë dhe "burra të ngritun shyptarë".
Nuk pi ujë as përpjekja për t'i paraqitur ngjarjet e Kosovës si vepër të superfuqive imperialiste dhe demonstruesit si përkrahës të njërës apo tjetrës superfuqi. Agjentë të superfuqive janë revizionistët jugosllavë, që gjithmonë u kanë shërbyer atyre dhe po u shërbejnë edhe tani me propagandën që po bëjnë rreth demonstratave, dhe jo populli i Kosovës e bijtë e tij, të cilët jo vetëm s`kanë pasur as iluzionin më të vogël ndaj ty re, por i kanë konsideruar gjithmonë dhe i konsiderojnë edhe sot si armiq të tyre, si armiqtë më të mëdhenj të popujve, të revolucionit dhe të socializmit. LAVDI VEPRES SE SHOKUT ENVER | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi Sat Oct 17, 2009 12:48 pm | |
| LPK dhe AKSH përsëri në këmbë! | | Shkruan: Besnik Prishtina
Mbi LPK-ën!
Duke e lexuar shtypin ditor këto ditët e fundit, në veçanti me ranë në sy këto dy shkrime me të cilat do të merrem në këtë shkrim timin. - “LPK: Reagim ndaj marrëveshjes Shqipëri-Greqi për kufijtë detarë” të lexuar te www.mekulipress.com dhe - Reagim i AKSH-ës të lexuar te www.albaniapress.com, që mbanin datën 14 tetor 2009.
Së pari heshtja e LPK për një kohë relativisht të gjatë pas shkëputjes së PSK nga gjiri i saj po tregon se ajo e mbijetoi edhe këtë lindje të re. LPK tani më është një nënë nga cila linden shumë parti politike, fatkeqësisht jolojale, që sa herë që linden vet, të amën u munduan të e shpallën të shuar. Dhe megjithatë LPK vazhdon të jeton fal bijve e bijave të këti populli që nuk e lejojnë shuarjen e saj para se ajo të arrin aty ku duhet – në cakun definitiv të bashkimit.
Të përkujtojmë lexuesit se LPK është organizata me e vjetër politike e rezistencës e Popullit Shqiptar në kohën sundimit të ish RSFJ, e cila synonte bashkimin e gjitha viseve shqiptare si dhe krijimin e Republikës Shqiptare të Kosovës. Dhe nëse RSFJ do të refuzonte këtë kërkese ajo do të vazhdonte luftën për bashkimin me shtetin amë Shqipërinë.
Rrënjët historike të kësaj Lëvizje nisen nga koha e Lidhjes së Prizrenit të 1878, gjeneratë pas gjenerate, dhe intensivisht nga koha e demonstratave të vitit 1968 kur për herë të parë në gjitha viset shqiptare u demonstrua me kërkesën për Republikën e Kosovës si dhe me kërkesa tjera të asaj kohe.
Pasi që në vitet e më pasme nga pushteti i atëhershëm u realizuan tëra kërkesat e këtyre demonstratave përveç të kërkesës për REPUBLIKËN E KOSOVËS e cila nuk u realizua as pas Kongresit të X të ish LKJ, në vitin 1975 nga pjesëmarrësit e demonstratave të vitit 1968, pra nga gjenerata e re erdhi deri te krijimi i bërthamës që filloi krijimin e Organizatës së PKMLSHJ e cila do të vepronte në Platformën Politike të krijimit të Republikës Shqiptare të Kosovës.
Kjo Organizatë në vitet e më vonshme do të shndërrohet në një organizatë të mirëfilltë ilegale e cila ne demonstratat studentore të vitit 1981 ia arriti që të e ndryshon kursin e tyre social në kursin politikë të kërkesës për REPUBLIKËN E KOSOVËS. Deri në atë kohe në Kosovë ajo ishte e vetmja organizatë që vepronte në Platformën Politike të kërkesës për REPUBLIKËN E KOSOVËS. Ndërsa organizatat tjera ilegale si LNÇKVSHJ e OMLK e tj. vepronin në Platformën e Bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.
Pas këtyre demonstratave u krijuan kushte më të mira për bashkimin e forcave ilegale dhe kështu me iniciativën e PKMLSHJ dhe me përgjigjen pozitive të palëve tjera me 17 shkurt 1982 e 15 maj 1982 kur në këtë Lëvizje u bashkuan edhe LNÇKVSHJ e OMLK. Në udhëheqjen e PKMLSHJ ishte edhe Mr. Halil Alidemaj, deri sa ishte i gjallë. Në udhëheqjen e LNÇKVSHJ merrte pjese edhe Jusuf Gërvalla. E edhe në udhëheqjen e OMLK merrte pjese edhe Kadri Zeka, deri në vrasjen e tyre në atentatin e UDB-es të 17 Janrit 1982. Ky atentat ndaj tyre u ekzekutua nga ana e UDB-es pikërisht për të penguar bashkimin e këtyre organizatave ilegale, por shokët e tyre vazhduan bisedimet për bashkim me PKMLSHJ dhe një muaj pas atentatit me 17 shkurt 1982 u realizua bashkimi në LRSSHJ, që më vonë do të quhet LPK.
Nga ajo kohë e deri me tani LPK zhvilloi një luftë kolosal politike e të armatosur ndaj armiqve fqinj sllav dhe është meritë edhe e kësaj Lëvizje që sot më nuk ekziston burgu kolektiv i popujve i quajtur Jugosllavi. Por, LPK u ndesh edhe me shumë vështirësi të brendshme që i ngjanin shumë veprimtarisë së Mugoshes e të Tempos në kohën kur u krijua PKSH. Tani ata vepronin jo vet, por përmes të instrumentalizimit të disa njerëzve meskin e kokëshkrete ose përmes disa të tjerëve që mbi lirin e popullit i kishin ambiciet e veta për pushtet. Ata hynin apo dilnin nga LPK me të njëjta ambicie për pushtet personal.
Edhe LPK u ndesh me tendenca që të eliminohen kuadrot kryesore dhe që ajo të mbetet në disa diletant të cilët me kohë do të e përçanin dhe fundosnin LPK në detin e intrigave. Mirëpo, LPK i mbijetoi tëra këto sfida të mëdha në kushte jashtëzakonisht të vështira fal veprimtarëve të tre krahëve që e përbënin atë e të cilët me këmbëngulje vepronin në zbatimin e programit të 17 shkurtit 1982.
Pat raste që të tillët njëherë imponoheshin rrejshëm si “themelues dhe pararojë e majtë” në rastin tjetër e braktisnin LPK dhe e shpallnin “inekzistente” e vet shpalleshin “të djathtë”dhe ngjiteshin në postet e imagjinuara të pushtetit të LDK, e pastaj prapë me akrobacione politike ktheheshin në LPK dhe thurnin intriga për të ndarë nga atë UÇK apo anasjelltas. Kjo dukuri u bë ma masive sidomos në kohën e përfundimit të luftës së armatosur dhe menjëherë pas qershorit 1999 kur u mendua se erdhi koha për të "hipur" në një pushtet të ri vasal edhe pse brenda vendit u instaluan ushtritë e policitë dhe administrata e huaj. LPK nuk mashtrua pas këtij pushteti nën sundimin e huaj diktatorial dhe ajo në kushte teje të vështira e vazhdoi punën e vet. Në momentin kur u shpall pavarësia e rrejshme, planin e Ahtisarit e miratoi edhe një formacion i LPK që hyri në koalicion me partin në pushtet për pushtet vasal nën sundimin e huaj. Kjo klas politike po përpiqet të na imponojnë një demokraci te rrejshme! Ata së bashku po krekosen se Kosova po shkon drejtë integrimeve NËN sundimin e BE dhe të NATO-s, ku politikën ndaj shqiptarëve e diktojnë grekët e miqtë tjerë pro sllav e antiangloamerikan, që po na mbajnë të ndarë në 6 shtete.
Në këtë shkrim të nënshkruar nga Hasan Metaj po thuhet se LPK po jeton dhe se gjallërisht është e interesuar për çdo pjesë të atdheut. Këtu shihet se LPK misionin e vet do të e sheh të përfunduar vetëm kur Kombi i ynë me VETËVENDOSJEN e vet të është nën një Flamur dhe brenda një Shteti. Po shihet qartë se te gjenerata e re trashëgimtare po e merr detyrën e vet!
Mbi AKSH-ën!
UÇK-ën e lindi LPK, ndërsa AKSH është vazhdimësia e UÇK-ës.
Duke e lexuar REAGIMIN e AKSH të nënshkruar “...Prizren, 14 tetor 2009 SHP i AKSH-s Zëdhënësi, Sokol Deliu...”, mu kujtua se këto ditë e kam lexua një shkrim tjetër ku thuhej(po citoj)::
“...Nuk duhet të ndodhë që mbi AKSH të flitet vetëm kur çetniket e Car Lazarit ia mësyjnë Kosovës. Nuk mund të sillemi me ushtri si me shallin, të cilin e përdorim për të shpëtuar kokën nga acari, e kur kalon acari e hedhim të këmbët. Sepse acari kthehet prapë...”!
Pastaj aty në vazhdim thuhej:
“...Heshtet e vërteta edhe pse dihet hapur se AKSH është vazhdim i UÇK-së dhe se ajo përbëhet nga ata veteran që nuk pranuan demobilizimin para së të përmbushet BETIMI, të cilin ata e kanë dhënë me rastin e bashkëngjitjes së tyre në radhët e UÇK-së. Është sekrete publik se një pjesë e UÇK u transformua në TMK ndërsa një pjesë tjetër në AKSH. Dihet se AKSH-ja po akuzohet me po ato intriga sikur është akuzuar UÇK-ja.
Për veprimet për interesa private të individëve nuk mund të ngarkohet AKSH apo ndonjë institucione tjetër por vetëm personat që bëjnë veprime të tilla për interesa egoiste.
Është e çart se rregullat e ushtarake të AKSH janë të ashpra si në çdo ushtri tjetër për ata që në emër të AKSH bëjnë keqpërdorime, dhe të mjerët ata që i thyejnë ato. AKSH-në, si formacion ushtarak, i cili i ka vu detyrë vetit që të realizoj misionin e UÇK-së deri në fund, nuk ka mundësi të veproj pa mbështetjen morale e materiale të popullsisë, për lirinë e së cilës ajo i ka vu në dispozicion edhe jetët e veta që nga hyrja në UÇK. Njerëzit e tillë nuk mundet me i ndal as kush deri në vdekje.
Para shpalljes së pavarësisë në RTK e kemi pa një insert ku AKSH shfaqet në ruajtjen e kufijve të Kosovës në kohën kur vinin kërcime serioze për agresion nga paramilitaret serb të Gardës të Car Lazarit, dhe që nga atëherë mjetet e informimit po heshtin. AKSH ekziston dhe për te opinioni duhet të informohet njësoj si për FSK. Duhet ditur se FSK pas një kohe mund sërish të transferohet në diçka tjetër dhe nga ajo ti nxjerrin edhe ata pak ushtar të UÇK që kanë mbet aty dhe ajo të shndërrohet në një shoqatë të gjuetareve të patave...“ (përfundim i citatit)!
Në REAGIM po thuhej se “AKSH nuk vepron në Kosovë”, megjithatë ky REAGIM i lëshuar në Prizren tregon se ku është selia e SHP të AKSH! Pastaj në kufijtë administrativ të Republikës së Kosovës jetojnë dhe veprojnë numri më i madh i ushtarëve të UÇK. E ata nuk heqin dorë nga BETIMI dhe se në luftë për të e realizuar amanetin e DËSHMORËVE të KOMBIT nuk i kërkojnë leje askujt!
Do të shtoja vetëm faktin se kaluan gati dy vite dhe kufirin verior nuk po e ruan as SHPK, as UNMIK-EULEX-i dhe as KFOR-i! Serbët kufirin e kanë shtyrë brenda Mitrovicës! Për një shekull Serbia e shtyu kufirin në tokat tona nga Nishi në Mitrovicë! Tani po vazhdohet të sulmohen shqiptaret në anën tjetër të Ibrit dhe ata po kërkojnë mbrojtje urgjente! Mitrovica po i thërret Kosovës. Po i thërret Isa Buletinit! Prandaj në çdo lagje në çdo Fshat e në çdo Qytet shqiptar duhet ti krijohen Njësitë e AKSH për bashkimin dhe mbrojtjen e Shqipërisë etnike! Kur të çlirohet e bashkohet Shqipëria e lirë, do të lind demokracia – e vërtetë! | Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| |
| | | Andi Ballshi Fillestar/e
Numri i postimeve : 50 Age : 64 Vendi : Prishtine Registration date : 03/09/2009
| Titulli: REAGIM I SHOKUT ENVER HOXHA PER DEMONSTRATAT 1981 NE KOSOVE Mon Nov 02, 2009 1:34 pm | |
| zeriatdheut! Ne rradhe te pare eshte dashur, sipas mendimit, tim te citosh burimin nga e ke marre materialin, dhe ajo qe eshte me e rendesishmja, edhe Enveri yt, qe dikur ka qene po aq, ndoshta edhe me shume edhe imi, disahere ka cekur se nuk kane mundur te hyne ne nje thes edhe Alija edhe Fadili, keshtu medoj se eshte dhe keshtu duhet te jete e te vleje edhe per politiknat e sotit, te djeshit e te ardhshem. Zeriatdheut ne mesin e tyre ka "gjthëçka", edhe njehere "gjthëçka"! Kaq. te pershendes pa fare nervoze. Andi Ballshi | |
| | | adonis Fillestar/e
Numri i postimeve : 1 Age : 34 Vendi : Gjilan Registration date : 21/01/2010
| Titulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi Fri Jan 22, 2010 4:46 pm | |
| Sa i perket demostrates se pare te vitit 1981 , do te citoj nje fragment nga biografia e deshmorit Abdullah Tahiri : "Abdullahu është njëri prej organizatorëve të Demonstratave të vitit 1981. Për datën e 11 marsit të vitit 1f981, që shumkush mendon se ka ndodh rastësisht nuk është e vërtet sepse për këtë ditë është biseduar edhe më parë nga Abdullahu, Riza Demaj, Ibrahim Nikqi, Bajram Kosumi e të tjerë. Kjo ngjarje Abdullahun e gjeti në Mensën e studentëve ashtu siq e kishte planifikuar. Ai me përmbysjen e tabakut te ushqimit fillon ta shpreh pakënaqësinë gjëja për ushqim të pamjaftueshëm e jo kualitativ e pastaj fillon rrëmuja në Mensë. Roli i Abdullahut padyshim ishte në epiqendër. Ai nga situata e krijuar kërkon nga një grup shokësh të dalin në qytet dhe të protestohet dhe kërkesat të artikulohen. Pra Abdullahu është njëri prej të parëve që ka kërkuar që studentët të mos mbesin vetëm në kërkesat ekonomike por të artikulohen edhe në politike. Marshimi në qytet i prirë nga Abdullahu, Riza Demaj, Ibrahim Nikqi, Ali Lajçi, Bajram Kosumi dhe shumë studentë tjerë ishte i sukseshëm dhe u dha studentëv vullnet që të vazhdohet në këtë mënyrë. Në anën tjetër policia ishe e pamundur ta ndalte turmën e studentëve ajo nuk ishte përgaditur për një ngjarje të tillë. Prandaj ajo planifikoi që një grup prej studentëve ta arrestonte. Abdullahu ishte në shënjestër prandaj ate dhe grupin e tij e ndoçin dhe kur vie një moment për ta arrestuar Ibrahim Nikqi shtin me revole mbi policinë duke e plagosur njërin prej tyre dhe ky grup studentësh atë ditë shpëton nga arrestimi. Pra protesta e 11 marsit ishte mjaft e sukseshme dhe ajo bëri kthesë në mendjen e studentëve se tani e tutje ata i kishin hy një rruge krejtësisht tjetër. Adullahu për një kohë kaloi në ilegalitet sepse ishte piketuar nga policia dhe me 25 mars sërish takohet me shokët student për ta vazhduar formën e protestave. Atë ditë ai me Riza Demaj, Ali Lajçin, Bajram Kosumin, Ibrahim Nikqin e shumë studentë planifikojne demonstrata për ditën 26 mars sepse në të njëjten ditë kalonte stafeta e famshme e Titos nëpër Prishtinë. Në konviktet e studentëve kishin ardhur hyzmeqarët e policisë gjëja për të biseduar me studentë e njëhërit ata tentonin që t`i mashtronin ata dhe në këtë formë t’i arrestonin. Abdullahu ka qenë njëri prej më të dalluarve ndaj tyre dhe u ka thënë së askush prej studentëve nuk guxon të arrestohet. Por përgaditjet për datën 26 marsit Abdullahu kërkoi nga një grup i studentëve që të ngushtohet rrethi me shokët rreth organizimeve të mëtutjeshme sepse policia kishte arrit që të fus njerëzit e vet në mesin e studentëve. Kështu një grup i studentëve si Abdullahu, Riza Demaj, Bajram Kosumi, Hamdi Hajdin e të tjerë futen në një dhomë dhe planifikojnë veprimet organizative të studentëve për ditën 26 mar 1981. Pra këto janë fakte dhe tani duhet të bindet çdo kush se ngjarjet e vitit 81 nuk ndodhën as nga Beogradi, as nga Moska e as nga asnjë vend tjetër por ato i organizoi rinia studenteske e Kosovës. Më 26 mars 1981, pushteti atëhershëm kishte organizuar takim tradicional në qendër të Prishtinës për stafetën e Titos, në anën tjetër kishte ftuar policë nga Beogradi që të shtypte me dhunë protestat e studentëve. Në qendrën e studentëve numri i protestuesve ishte rritë dhe po thuaj nuk mungonte asnjë studentë. Policia e frikësuar nga kjo turmë studentësh kishte vendosrur që ata jo vetëm t`i shpërndante por edhe të shtypte me format më mizore. Policia e Beogradit së bashku me ata të Kosovës, së pari kishtin rrethuar konviktet e studentëve në mënyrë që ata të lodhen dhe të mos mundin të manevrojnë me veprimet e tyre. Sërish roli i Abdullahut është në epiqendër sepse ai shkon ne Restorantin e Konviktit Nr. 3 dhe bisedon me pergjegjësin e Restorantit, Bacën Mon dhe atij i kërkon ushqim për studentët. Ktë kërkesë të Abdullahut baca Mon e mirëpret dhe kështu studentët atë ditë e kalojnë mirë. Por më vonë kur kerkohet që të çbllokohen konviktet Abdullahu kërkon nga studentët që të dalin prej konvikeve sepse tjeter rrugë nuk kishte mbet. Shumica e studentëve dalin në formë të qëte e dinjitoze prej konvikteve por Abdullahu me disa të tjerë detyrohet që të dalë për dritare sepse atë ditë do të ishte arrestuar. Kështu Adullahu largohet nga aty dhe sërish kalon në ilegalitet. Policia edhe pse u kishte premtuar studentëve se nuk do të maltretoheshin ata u maltretuan në atë formë sa që nga ajo formë brutale e policisë të iritohet i tërë populli ynë dhe protestat të marrin kahje gjithë popullore më 1, 2 e 3 prill 1981 | |
| | | feride Anëtar
Numri i postimeve : 427 Age : 39 Vendi : alanese Registration date : 13/12/2009
| Titulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi Fri Jan 22, 2010 11:56 pm | |
| Demonstratat i nisen patriotet,meritat ua vodhen hajdutet emri patrioteve kerkund nuk u permendet,pos spiunat u veteshpallen si organizator te demonstratave per mos me ua lene patrioteve ,keshtu e ka qeveritari dhe nuk leshon penje kurr qe qeverisjenta marrin patriotet.!
Edhe uçk e nisi soldateska tradhetare,dhe na la ne balten e gjalle.Ku nuk do komente! Dhe tani disa azgana qe behen dhe flasin ne emer te uçk,aksh,uksh nje here thone po pushoin,pastaj krijoin tjera nisi ,pastaj thone u ngjalle prape kjo e ajo nisi e aksh uçk e uksh,hajde moj Dudi hajde po trima qe jeni e lodhet popullin e shkret! | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi Sat Jan 23, 2010 12:18 am | |
| feride shum mir e paske pershkru, njejt ja banen dhe uck-s, a njerz ardhetar ja nis, e u futen tani ne vende kyqe tuli udbashi dhe qoj UCK-n ne ABORTIM NE RAMBUJE; por fati se ne faktorin uck pat trima te medhej dhe nuk leshun pej, se pa tjeter te largohen forcat serrbe nga kosova se po ta marrshin komplet ldk-stat ka qen marrveshja shkit te largohen nga kosova por kufijt te ruhen nga ushtrija serrbe.por hapi i uck-s ishte i madh pra shpurrja e shkaut-ushtris serrbe,ky asht hapi i vetum i uck-s per momenti a dot te aktivizohet perseri uck-ja dhe per njihap tjeter mun te ndodh por mbetet te shifet. por gati harrova dhe shpalljen e pavarsis me 1244, por ket jav banen LDK-STAT;se i kan ne gjak shkiet dhe vyn dekada deri te zhduket kjo shtres e pist e popullit ton!!!!.........etj.. | |
| | | feride Anëtar
Numri i postimeve : 427 Age : 39 Vendi : alanese Registration date : 13/12/2009
| Titulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi Sat Jan 23, 2010 12:42 am | |
| Aktivizohet po po si jo more nese serbi me argatet e vete kan mbetur pa lake e ja nisin ndonje dasem mi plaqkit shqiptaret pse jo dhe serbet sjav ndin palla vallahi! Lufta une e kam dite se niset per pavaresi apo per bashkim,por kjo ish kon parolle e magarit vetem ne emer te luftes kinse uçk e futjav shqiptareve se nuk marrin vesh majmunat,kete udbashet e banen hallall kurr mos u koft ua nxent frymen vrasjet qe na banen ,dhunimet ,plaqkitjet si dhe debime masive !!!!!!
A nuk jan te verteta keto qe i them Xhem ? | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi Sat Jan 23, 2010 12:51 am | |
| Ket e kan ber nga mllefi se si udbashet tan sun e lokalizuan luften veq ne mahall te jasharajve, dhe tani me na hi e me na ba postav, per ket tani i kordinunet gjerat ushtrija e shkive me udbasht tan dhe ju hishin popullit. qe te mos e perkrahin uck-n se e dim ne ferizaj paramilitarve serrb ju kan pri ca shqiptar dhe kan qu bir e skut qe ato vende i din veq vendast,e shum shum e tj........ | |
| | | feride Anëtar
Numri i postimeve : 427 Age : 39 Vendi : alanese Registration date : 13/12/2009
| Titulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi Sat Jan 23, 2010 12:54 am | |
| Xhem Qeshtu ka ndodhe ne te gjitha komunat e kosoves e ne luften e madedonise e ne luginen e presheves hiq mos u bane marak se nuk e luan kete thenjen tende . | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi Tue Jul 13, 2010 2:53 pm | |
| Enver Hoxha: Autonomi per Kosoven, jo Republike |
» Dërguar më: 12/07/2010 - 12:25 | Darina TanushiZbulohet për herë të parë dokumenti i bisedës sekrete mes ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha dhe të ngarkuarit me punë në Jugosllavi, në shtator të vitit 1970. Në këtë bisedë, ku ka ndërhyrë edhe Ramiz Alia, kuptohet qartë diplomacia e ndjekur nga komunistët shqiptarë në marrëdhëniet me Josif Broz Titon dhe qëndrimet ndaj krijimit të një republike të Kosovës. Në këtë dokument kuptohet qartë se Enver Hoxha dhe udhëheqja komuniste e Shqipërisë në vitin '70 ishte kundër krijimit të një republike të dytë shqiptare. Madje në këtë bisedë sekrete, ish-diktatori Hoxha kërkon të dijë shumë për qëndrimin që mbajnë komunistët kosovarë që drejtoheshin në atë kohë nga Fadil Hoxha. "Në botë ka vetëm një Republikë Popullore të Shqipërisë", - shprehet në një përgjigje që Enver Hoxha i kthen Hoxhës. Këtij të fundit ai i sugjeron që të mbajë kontakte me Titon. "Ju mund të keni pikëpamjen tuaj, por për ne, Titua është antimarksist. Megjithëkëtë, ne ju themi që në këto konjuktura, nuk bëni keq të mbështeteni tek Titua, sepse jua lehtësoi disi vuajtjet", - shprehet në këtë pjesë të parë të bisedës sekrete të shtatorit 1970 Enver Hoxha, në përgjigjen që i dërgon Fadil Hoxhës, përmes të ngarkuarit me punë në Jugosllavi, Lik Seiti. Takimi i Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të PPSH, shokut Enver Hoxha, me të ngarkuarin me punë të Republikës Popullore të Shqipërisë në Jugosllavi, Lik Seiti, në Tiranë, në datën 19.9.1970 Në këtë takim merr pjesë dhe Sekretari i KQ të PPSH-së, shoku Ramiz Alia. Shoku Enver Hoxha, pasi e pret dhe njihet me shokun Lik Seiti, e pyet atë nëse e ka mësuar gjuhën serbo-kroatisht dhe kur merr përgjigje se ai nuk di dhe aq mirë, e porositi Likun ta mësojë, mbasi diplomati ynë është e domosdoshme ta mësojë mirë gjuhën e vendit ku është ngarkuar të shërbejë, aq më tepër në një shtet si Jugosllavia, ku është në fuqi një klikë tradhtare e marksizëm-leninizmit, ndryshe nuk lufton dot. "Në përgjithësi, ju diplomatë, - vazhdoi shoku Enver, - nuk bëni përpjekjet e duhura për mësimin e gjuhëve të huaja. Nuk është aspak mirë që ju të punoni kurdoherë me përkthyes. Një praktikë e tillë nuk na çon larg. Të jesh në një vend me shërbim dhe të mos dish gjuhën e tij, as shtypin nuk e shfrytëzon dot. Mund të ndodhë që tjetri të kërkojë një bisedë urgjente, por po të mos kesh përkthyesin aty, t'i thuash prit se tani nuk ka kush të na bëjë përkthimin, nuk është e hijshme. Shumë nga ju u mësuat të punoni me përkthyes, por kjo nuk duhet të vazhdojë më në të ardhmen. Çfarë thotë Fadil Hoxha, ka ndonjë çik ndjenjë shqiptarizmi te ky njeri, se sa për marksist-leninist është tjetër punë, është shumë larg që ai të jetë i tillë". Shoku Lik Seiti: Nga takimi që pata me të, më la përshtypjen e asaj që thatë më përpara, d.m.th, tek ai ekziston ndjenja e shqiptarizmit. Të them të drejtën, mua më bëri përshtypje preokupacioni i tij i madh për rininë, lidhur me mbajtjen e fotografive. Këtu ai theksoi se për sa i përket ndjenjave të njerëzve të moshuar, këto ne jemi në gjendje t'i dominojmë. Për sa i përket rinisë që është një masë më e gjerë dhe që manifeston hapur dashurinë për Shqipërinë dhe shokun Enver, e kemi më vështirë ta frenojmë atë në këtë vrull, jo se unë jam kundër dashurisë ndaj shokut Enver dhe mbajtjes së fotografisë së tij nga ana e rinisë kosovare, përkundrazi, jam unë i pari që e dua më shumë se kushdo shokun Enver, por se kjo na prish punë. Ju e dini se unë edhe gjatë luftës, kur fotografia e shokut Enver filloi të hiqej tek ne, e vura në dijeni shokun Enver dhe ai më këshilloi me të drejtë që këtë çështje ta ngrija në komitetin krahinor të partisë së Kosovës. Shoku Enver Hoxha: Mos do të thotë Fadili me këtë se rinia nuk duhet të ekzaltohet shumë, prandaj ngriti çështjen që fotografinë e Enverit të mos e mbajnë të rinjtë e të rejat? Shoku Lik Seiti: Ai la të kuptohej që po të jetë puna për të mbajtur fotografinë e shokut Enver, atë do ta mbaj unë i pari, pastaj të tjerët. Kur ra fjala lidhur me eventualitetin e një agresioni kundër Shqipërisë, Fadili theksoi se ai personalisht do të jetë ushtar besnik i shokut Enver dhe se Kosova kurrë nuk do t'i kundërvihet Republikës Popullore të Shqipërisë. Pastaj më foli për përpjekjet që bën ai për të fituar Kosova autonominë. Këto përpjekje, siç më tha, i ka bërë që në kohën kur ish në fuqi Rankoviçi, prandaj edhe ishte vënë në shenjë prej tij. Fadili atëherë kish gjetur kundërshtarë në këtë çështje, midis të cilëve Petër Stamboliçin. Shoku Enver Hoxha: Ç'bën tani Stamboliçi? Shoku Lik Seiti: Tani ai është mënjanuar, po jo në atë shkallë siç janë lënë mënjanë Tempua me shokë. Ndryshe është me Stamboliçin, këtë diku e aktivizojnë për të dorëzuar në emër të Titos ndonjë dekoratë, apo për të prerë shiritin me rastin e inaugurimit të ndonjë vepre etj. Shoku Enver Hoxha: Po Tempua bën ndonjë punë, duket nëpër pritjet? Shoku Lik Seiti: Jo. Siç duket, tani shkruan kujtimet. Shoku Enver Hoxha: Po Koça Popoviçi? Shoku Lik Seiti: As ky. Edhe ky si Stamboliçi është. Shoku Enver Hoxha: A e kanë nënpresident tani? Shoku Lik Seiti: Jo, me organizimin e ri jugosllavët nuk kanë fare nënpresident. Kryetari i Kuvendit Federativ, në formë kryen njëkohësisht edhe funksionin e nënpresidentit. Në këtë post është Milentije Popoviçi. Kur punohej për përgatitjet e Kongresit të 9-të, për disa kohë në Jugosllavi u bënë përpjekje për të nxjerrë Kardelin si zëvendës të Titos në kryesinë e Lidhjes së Komunistëve, po pati reagim nga të tjerët. Kështu, kur u mësua për funksionin e nënpresidentit të Lidhjes së Komunistëve, të gjithë të tjerët thanë ç'është kjo e panjohur. Prandaj, në Kongresin e 9-të të Lidhjes së Komunistëve jugosllavë nxorën nga udhëheqja të tërë të vjetrit. Titua mbajti vetëm Kardelin dhe ndonjë tjetër, por theksoi që midis tyre dhe të rinjve që hynë në udhëheqje nuk ka të parë dhe të dytë, të gjithë janë njëlloj. Shoku Enver Hoxha: Po udhëheqësit kosovarë si i kanë marrëdhëniet me njëri-tjetrin? Kanë grindje midis tyre? Për shembull, si janë marrëdhëniet midis Fadil Hoxhës, Veli Decës, Ali Shyqriut etj? Shoku Lik Seiti: Gjer tani nuk kemi dëgjuar asgjë serioze që të na ketë tërhequr vëmendjen, megjithatë gjëra të vogla midis tyre ka. Nga sa dimë, del sikur Fadili dhe Veliu janë një, kurse Xhavit Nimani me Ali Shyqrinë janë më ndryshe. Kur ish në fuqi Rankoviçi, Ali Shyqriu pozitat i kishte më të forta se Fadili me Velinë. Sidoqoftë, edhe këto gjëra të vogla që kanë ata midis tyre ne nuk i kemi akoma shumë të qarta e të argumentuara. Për sa i përket aktivizimit të krerëve shqiptarë të Kosovës me funksione të rëndësishme, nga ana e udhëheqjes jugosllave veprohet njëlloj si për njërin, ashtu edhe për tjetrin. Shoku Enver Hoxha: Nga krerët shqiptarë të Kosovës, kush tregohet pro rrymës serbomadhe të Rankoviçit? Shoku Lik Seiti: Dyshime ka për Xhavit Nimanin dhe Ali Shyqrinë, megjithëse këtë të fundit Titua e aktivizon mjaft, i ka dhënë edhe popullaritet. Shoku Enver Hoxha: Është i vjetër nga mosha Aliu? Shoku Lik Seiti: Rreth 45-50 vjeç. Ky ka qenë edhe në Shqipëri. Midis të gjithë të tjerëve, Aliu është njeriu më i përgatitur për funksione qeveritare. Tani merret me ekonomi, e aktivizojnë sidomos në marrëdhëniet që ka Jugosllavia me vendet arabe. Shoku Enver Hoxha: Kanë fëmijë këta, dhe ç'qëndrim mbajnë? Shoku Lik Seiti: Të gjithë fëmijët e këtyre, gjatë manifestimeve patriotike që janë zhvilluar nga populli kosovar, kanë qenë pro flamurit dhe pro një autonomie më të gjerë të Kosovës. Veç kësaj, kur kanë ardhur në Jugosllavi skuadrat tona sportive, të gjithë këta elementë të rinj janë treguar të afruar dhe kanë shfaqur interesim për Shqipërinë. Në këtë drejtim, qëndrimi i djalit të Fadil Hoxhës është më i theksuar. Ky është edhe më serioz dhe qëndron vazhdimisht në Prishtinë me nënën e tij. Edhe vetë Fadili, me përjashtim të rasteve kur në qendër bëhet ndonjë mbledhje ose konferencë, kur autorizohet të bëjë ndonjë takim, apo kur e dërgojnë jashtë shtetit, pjesën më të madhe të kohës në Kosovë e kalon. Në Kongresin e 9-të zgjedhjet e udhëheqjes kryesore u bënë në mënyrë të atillë, që në përbërjen e saj të përfaqësoheshin në numër të barabartë të tëra republikat. Kjo u bë me qëllim ekuilibri të forcave. Kështu, për çdo republikë u zgjodhën nga dy veta në Byronë Politike të Lidhjes dhe nga një për të dyja krahinat autonome. Nga sa na del nga shtypi dhe nga të dhënat e ndryshme që disponojmë, ashtu siç qëndron Fadili në Kosovë, edhe Kardeli pjesën më të madhe të kohës në Slloveni e kalon. Kështu veprojnë edhe udhëheqësit nga republikat e tjera, të cilët gjithashtu e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në vendlindjet e tyre dhe vetëm kur kanë mbledhje shkojnë në Beograd. Shoku Enver Hoxha: Si qëndron Nikeziqi me shqiptarët? Shoku Lik Seiti: Kemi dëgjuar sikur i përkrah. Ai ka dhënë mjaft këshilla kur ka qenë në Kosovë. Shoku Enver Hoxha: Po Veselinoviçi me Tempon etj, me serbët janë? Shoku Lik Seiti: Po. Shoku Enver Hoxha: Si mendon ti lidhur me bisedën që pate me Fadilin, a vlen t'i kthejmë ndonjë përgjigje? Ku të takoi ai ty? Shoku Lik Seiti: Më takoi një natë në pritjen që u dha në ambasadën sudaneze, me rastin e vizitës që bëri në Jugosllavi kryetari i shtetit të Sudanit. Fadili në atë pritje qe bashkë me Ali Shyqrinë, por ndofta, sepse s'më njihte mirë ose për ta justifikuar takimin me mua erdhën të dy së bashku. Mirë po me t'u takuar, Aliu u largua menjëherë, duke u justifikuar se i duhet të takohej me një tjetër. Fadili, pra erdhi vetë i dytë dhe takimi u bë në një pritje përpara syve të të gjithë të tjerëve. Sa mbetëm vetëm, u hoqëm të dy mënjanë dhe aty Fadili gjeti rastin për të më folur. Shoku Enver Hoxha: Po Velinë, kur e ke takuar? Shoku Lik Seiti: Me Velinë kam biseduar në takimin e parë me Fadilin. Takimi me të u bë në kohën që po dilnin diplomatët nga stadiumi dhe zgjati gjithsej 2-3 minuta. Kështu, kur po largohesha edhe unë, u takova rastësisht me Fadilin, i cili i tha Veliut që ndodhej prapa nesh, eja të të takoj me të ngarkuarin me punë të Republikës Popullore të Shqipërisë. Pas këtij takimi të shkurtër u ndamë menjëherë. Shoku Enver Hoxha: E, si thua, ç'mendon ti, a vlen t'i përgjigjemi Fadilit duke i dërguar nëpërmjet teje një përgjigje nga ana ime? Shoku Lik Seiti: Nga biseda që bëra me të kam përshtypjen që ai pret një përgjigje. Shoku Enver Hoxha: Konkretisht, ç'kërkonte ai nga unë, pse nga sa më kujtohet nga radiogrami që na ke dërguar, ai sikur të ka drejtuar pyetjen ç'mendon shoku Enver. Shoku Lik Seiti: Këtë pyetje ai e bëri kur ngriti problemin lidhur me lëvizjen e Rezak Shalës, i cili ishte për krijimin e republikës së shqiptarëve të Jugosllavisë. Fadili më tregoi se qe shprehur kundër një gjëje të tillë. Unë nga ana ime, theksoi ai, njoh vetëm një republikë shqiptare, Republikën Popullore të Shqipërisë. Personalisht kam qenë dhe jam, - vazhdoi ai, - për autonominë e plotë të Kosovës, prandaj nuk si mendon shoku Enver për këtë çështje. Unë, - tha ai, - nuk e besoj që të jetë kundër. Shoku Enver Hoxha: Ç'është ky Rezak Shala? Shoku Lik Seiti: Ishte prokuror. Tani, pas orvatjes që bëri për krijimin e republikës, e kanë hequr. Shoku Enver Hoxha: Po si t'u duk ty, këto pikëpamje që të shprehu Fadili, i ka me dijeninë e udhëheqjes jugosllave, apo të vetat? Shoku Lik Seiti: Unë mendoj se i ka me dijeninë e udhëheqjes mbasi ai e vuri shumë theksin te Titua, kur donte të më tregonte sa shumë interesohet ky dhe si na ka këshilluar vazhdimisht ta duam Shqipërinë dhe shokun Enver, për arsye se atë e do një popull I tërë dhe tani autoriteti i Republikës Popullore të Shqipërisë është rritur shumë në botë. Këtë çështje ai e theksonte shumë. Çështja tjetër që preku Fadili dhe nga një pyetje që I bëra lidhur me perspektivat e ngjarjeve në Jugosllavi pas vdekjes së Titos. Shoku Enver Hoxha: Ç'tha ai, ç'mendon se mund të ndodhë në Jugosllavi pas vdekjes së Titos dhe si e ngriti këtë çështje? Shoku Lik Seiti: Pyetjen ia bëra unë kur Fadili tha që Titua interesohet shumë për shqiptarët në Kosovë. Dëshira jonë, vuri theksin ai, është që legatat e të dy vendeve t'i ngremë tani në rang ambasade, megjithëse duhet njohur se ka edhe kundërshtarë, siç janë forcat serbomadhe që nuk e duan këtë gjë. Në këtë rast unë ia bëra pyetjen dhe ai u përgjigj se Titua që tani sa është gjallë po punon që federata të mbetet e pandryshuar pas vdekjes së tij, po merr masa që as më vonë të mos dominojë shovinizmi serbomadh, as të ngrihet konfederata, siç ka pasur zëra, por as të mos jetë Jugosllavia një federate e përqendruar, ku të dominojë serbomëdhenjtë. Dhe kësaj pak a shumë po i arrihet. Duke ngritur problemin e udhëheqjes së Lidhjes Komuniste, ai theksoi se tashmë kjo është e siguruar, megjithëse mund të ngjallen forca për ta rrezikuar federatën. Shoku Enver Hoxha: Me bindje i thoshte këto Fadili, apo si me gjysmë zëri? Si t'u duk, i thoshte me gjallëri, apo vetëm sa për t'i thënë se e kishim ngarkuar që t'i transmetonte. Ç'përshtypje pate ti prej tij në këtë kohë? Shoku Lik Seiti: Për Titon dhe vijën e tij Fadili fliste me entuziazëm, në kuptimin që kosovarët ai i favorizon, kurse për Rankoviçin fliste me urrejtje, nga një herë bile edhe me nervozizëm dhe deklaroi se koha e tij nuk ka për të ardhur kurrë. Por unë nuk kuptova mirë premtimin e tij nëse do të jetë ushtar besnik i shokut Enver, jo vetëm po të rrezikohet Shqipëria nga ndonjë agresion, por edhe në rast se vjen përsëri në fuqi Rankoviçi, do të punojë ai që Kosova të mos i kundërvihet Republikës Popullore të Shqipërisë? Kjo mua më shpëtoi pa sqaruar, për arsye se në atë kohë vinin vërdallë nesh plot njerëz, midis të tjerëve edhe dy sovjetikë, njërin nga të cilin e njihte. Fadili në këtë rast tha që nuk fund të fundit ne do të bëjmë punën tone, sado që të mos duan këta (për sovjetikët) që janë armiqtë tanë. Shoku Enver Hoxha: Foli gjë Fadili për ndjenjat antiserbe të popullit kosovar, kur përmendi ato ndjenja gjoja të ekzaltuara të rinisë kosovare? Shoku Lik Seiti: Nuk tha gjë. Shoku Enver Hoxha: E do populli Fadilin? Shoku Lik Seiti: E do, tek ai duket se ka besim më shumë se tek cilido tjetër nga maskarenjtë e kalibrit të tij. Njerëzit për të flasin mire. Qarkullojnë edhe zëra sikur ai ka qenë kundërshtar i largimit të shqiptarëve jashtë Jugosllavisë. Shoku Enver Hoxha: Ka kosovarë që kthehen nga Turqia në Jugosllavi? Shoku Lik Seiti: Këta gjer tani janë fare pak, gjithsej 3-4 veta. Kjo çështje po diskutohet midis vendeve, po thonë sikur nuk i lejojnë turqit. Megjithatë, nuk ka akoma gjë të qartë. Shoku Enver Hoxha: Kur të vijë rasti t'i duhet t'ia bësh kujtdo të qartë vijën tonë, sipas së cilës kosovarët e emigruar duhet të kthehen në vendin e në shtëpinë e tyre dhe në këtë drejtim të bëhem përçapje që të mos nxirren pengesa. Të bëhet e qartë se pikëpamja jonë është që jugosllavët t'i zhdukin pengesat që kanë vënë duke u kërkuar si kusht atyre shqiptarëve të emigruar që dëshirojnë të kthehen në Kosovë se duhet të disponojnë një sasi të hollash. Shoku Lik Seiti: Fadili pret përgjigje edhe lidhur me kthimin e legatës sonë në Beograd në rang ambasade. Shoku Enver Hoxha: Po ja, sikur të t'i themi ty disa gjëra që, për të qenë më preciz, unë i kam shkruar. Këto ti mund t'i kesh në vete, po Fadilit duhet t'i thuash gojarisht, se ai me shokë nuk janë njerëz të sigurt. Idetë, që po t'i jap të shkruara, janë mjaft koncize dhe për të dyja tablotë, edhe për vetë Fadilin personalisht në rast se ai do të dëshirojë t'i mbajë vetë në mendje, edhe po të jetë që t'ia thotë Titos, pse ne e dimë që ai i Titos është dhe kjo s'na prish asnjë punë. Natyrisht, ti duhet të gjesh rastin për t'ia thënë këto ide kështu, në përgjithësi. Po më mirë le të t'i lexoj një here, pastaj të shohim ç'mendim ke edhe ti: "Duke vlerësuar bisedën që patëm bashkë, si dhe faktin që ju më dhatë të kuptoj se donit të dinit edhe mendimin e shokut Enver për çështjet që ngritët, kur isha në Tiranë, kërkova një takim me shokun Enver dhe ia raportova gjithçka që më folët. Shoku Enver, më porositi, t'ju sjell të falat e tij dhe t'ju përshëndes për ndjenjat e pastra patriotike, që janë karakteristike për shqiptarët, qofshin këta qytetarë të Republikës Popullore të Shqipërisë, qofshin të Kosovës. Shoku Enver ishte i prekur nga ajo që thatë ju se në rast rreziku për Republikën Popullore të Shqipërisë ju do të jeni përkrah tij. Shoku Enver, që ju njeh personalisht, nuk dyshon për këtë, sepse qëndrimi juaj për këtë problem është në vazhdën e traditave luftarake heroike të popullit tone që ka luftuar në shekuj dhe në vazhdën e patriotizmit të lartë të popullit të Kosovës. Ne ndjekim me vëmendje ndryshimit që kanë ndodhur në Kosovë, të drejtat që janë fituar në çështjen e gjuhës, të arsimit, në drejtim të administrimit, etj. Padyshim këto janë fitore kundër korenteve antishqiptare, rankoviçiane e serbo-madhe. Por, siç e thonë edhe vet, s'është kjo e gjitha. Ka edhe shumë të drejta të tjera që duhet të fitojnë vëllezërit kosovarë. Mendimin tuaj për të mos pranuar krijimin e një Republike të dytë shqiptare ne e quajmë të drejtë. Ky është qëndrimi i drejtë dhe patriotik. Një qëndrim të kundërt Republika Popullore e Shqipërisë do ta luftojë me të gjitha forcat. Ne jemi dakord me mendimin tuaj se në botë ka vetëm një Republikë Popullore të Shqipërisë. Gjithashtu është I drejtë mendimi juaj që duhet punuar për forcimin e autonomisë së Kosovës. Autonomi e plotë, ashtu siç e thatë edhe ju, do të thotë sigurim i të drejtave të plota: në pushtet, në ekonomi, në arsim e kulture, në përgatitjen e kuadrove të të gjithë sektorëve, duke përfshirë edhe oficerë për ushtrinë, për sigurimin e shtetit, etj. Dhe kjo jo vetëm përputhet me politikën e drejtë nacionale, siç e kuptojmë ne, por edhe se Kosova është një entitet kombëtar i madh, i njohur nga vetë kushtetuta jugosllave. Prandaj të kërkosh autonominë e plotë dhe të drejta të plota për Kosovën, në kuadrin e Federatës, nuk është antiserbe, as antijugosllave. Me këtë kërkesë, përkundrazi, luftohen vetëm shovinistët serbë të cilët kanë luftuar e luftojnë për të kufizuar e mohuar të drejtat e Kosovës, sepse këtë duan ta kenë nën administrimin e tyre absolute, në mënyrë që të diktojnë, sipas interesave të tyre shoviniste, gjithë zhvillimin politik, ekonomik e shoqëror të Kosovës. Për sa i përket bashkëpunimit tone me ju, ne do ta zhvillojmë këtë brenda kuadrit të Federatës Jugosllave. Por jua themi hapur: në këtë marrëdhënie preferencën ne ua japim marrëdhënieve me ju, me Kosovën. Ne jemi të disponuar ta ndihmojmë Kosovën në të gjitha drejtimet, veçanërisht lidhur me zhvillimin e arsimit, me përgatitjen e kuadrove, me tekstet që ju nevojiten, qoftë për universitetin, qoftë për shkollat e tjera. Mund të shkëmbehet eksperiencë midis kuadrove të sektorëve të ndryshëm, mund të shkëmbehen kuadro për të mbajtur cikle leksionesh etj. Gjithashtu mund të vine tek ne, për vizita për të pare, në forma të ndryshme, vëllezërit kosovarë. Shoku Enver Hoxha më porositi t'ju them juve, shoku Fadil, se nga ana jonë nuk ka asnjë pengesë. Bile do të jeni të kënaqur të plotësojmë të gjitha kërkesat tuaja. Republika Popullore e Shqipërisë, më tha shoku Enver, ka detyrimin ndaj vëllezërve të Kosovës. Por rëndësi ka dhe kjo varet edhe nga ju, nga mbështetja juaj, që në Shqipëri të vine sa më shumë kosovarë e studentë, vetëm përpiquni të jenë njerëz të mire dhe t'ju shërbejnë juve sa më shumë në të ardhmen. Përgjithësisht lidhur me marrëdhëniet me Federatën Jugosllave ju duhet të na kuptoni drejt. Ju keni politikën e qëndrimin tuaj ndaj Federatës, edhe ne kemi tonin. Të flasim hapur:Historia provoi se nga Jugosllavia e Titua është bërë një politikë e egër kundër vendit tonë, saqë tani edhe vetë udhëheqja jugosllave e njeh zyrtarisht. Ju, që keni hequr mbi kurriz ato çka bërë Rankoviçi e kini kuptuar politikën antishqiptare që është ndjekur në Kosovë, e kuptoni se sa të drejta kanë qenë dhe janë qëndrimet tona ndaj udhëheqjes jugosllave. Ju mund të keni pikëpamjen tuaj, por për ne Titua është antimarksist. Megjithëkëtë, ne ju themi që në këto konjuktura, nuk bëni keq të mbështeteni tek Titua, sepse jua lehtësoi disi vuajtjet. Por ky qëndrim i Titos ndaj Kosovës sipas pikëpamjes sonë nuk diskutohet nga dashuria, ai diktohet nga rrethanat që u krijuan në të cilat çështja shtrohet: o t'ju ketë armiq, ose t'ju ketë miq. T'ju armiqësojë është e rrezikshme për të. Prandaj do që t'ju ketë miq, gjë që ka rëndësi edhe në luftën e Titos kundër rankoviçianëve. * * * Në këtë konjukturë ka probleme të interesit të përgjithshëm, për të cilat qëndrimet tona janë pozitive. Në këto qëndrime ne udhëhiqemi nga parimet e marksizëm-leninizmit, nga interesat e Republikës Popullore të Shqipërisë, nga interesat e shqiptarëve të Kosovës si dhe nga interesat e popujve të Jugosllavisë dhe të popujve të tjerë. Prandaj, kur shohim se në konjukturat konkrete rrezikohen popujt e Jugosllavisë dhe të Shqipërisë, ne mbështesim luftën e popujve të Jugosllavisë për mbrojtjen e vendit të tyre. * * * Edhe udhëheqja jugosllave i sheh këto konjuktura dhe në përputhje me to kërkon që marrëdhëniet me Republikën Popullore të Shqipërisë t'i zhvillojë me vrull. Ky është interesi i saj, por ajo ka edhe merakun që të tregojë se Shqipëria socialiste ndryshoi vijë e ngjyrë, se titizmi ka pasur të drejtë në qëndrimet e tij. Ne ju themi juve se këtë kënaqësi dhe kapital politik nuk ua japim titistëve. Ne jua themi juve si shok e vëlla i yni, se marrëdhëniet tona me Federatën Jugosllave do të vijnë duke u përmirësuar në rrugë shtetërore. Edhe çështjen e shkëmbimit të ambasadorëve po e studiojmë. Po udhëheqja jugosllave duhet të dijë që ka bërë shumë të këqija ndaj Republikës Popullore të Shqipërisë dhe shumë qëndrime të saj duhet t'i dënojë publikisht që të mund të pastrohet sadopak rruga nga pengesat që ajo vetë ka krijuar prej vitesh me radhë. * * * Ne i kuptojmë vështirësitë tuaja, shoku Fadil, ashtu siç dimë edhe dallgët nëpër të cilat keni kaluar, si dhe qëndresën tuaj. Ky është një nder për ju dhe për shqiptarët e Kosovës. Ne i kuptojmë drejt gjithashtu edhe qëndrimet tuaja në konjukturat e ndryshme. Të jeni të bindur se çdo qëndrim marksist-leninist i Republikës Popullore të Shqipërisë, ashtu si deri tani edhe në të ardhmen do të ketë parasysh gjithnjë interesat e Republikës Popullore të Shqipërisë dhe interesat e vëllezërve tanë shqiptarë të Kosovës, duke forcuar miqësinë me popujt e Jugosllavisë në rrugën marksiste-leniniste. Siç e sheh, të gjitha këto çështje ti do t'ia thuash Fadilit. E, si mendon tani? T'ia japim këtë përgjigje apo jo? Pastaj mund t'ju themi kështu? Shkon? Mos është e butë apo e fortë, domethënë mos është nevoja ta zbusim ca akoma, apo ta forcojmë më tej? Thuana mendimin tënd, është një përgjigje politike apo sektare, apo mos është liberale? Si të duket pra, se të kemi ekspert për problemet jugosllave. Shoku Lik Seiti:... (pasi mendohet pak) Mua më duket një përgjigje e plotë. (vijon në numrin e nesërm) | |
| | | Xili Hero anëtar
Numri i postimeve : 4309 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi Wed Jul 14, 2010 1:50 pm | |
| Demonstratat e vitit 1988 \ 89 ishim në shkollen fillore Ismail Qemajli në Mitrovicë kurr braktisnim orët e mësimit dhe u tubonim dhe fillonim me brohoritje dhe vendin e kemi pas tek ura e gjakut e cila sot dhe asaj dite quhet keshtu kur u vra deshmori Selman Vojvoda një student nga Llausha e Skenderait | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi | |
| |
| | | | Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |