Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Deri tek demostratat e vitit 1981

Shko poshtë 
AutoriMesazh
urtesia
Fillestar/e
Fillestar/e
urtesia


Male
Numri i postimeve : 7
Age : 58
Vendi : Dardani
Registration date : 02/06/2010

Deri tek demostratat e vitit 1981 Empty
MesazhTitulli: Deri tek demostratat e vitit 1981   Deri tek demostratat e vitit 1981 EmptyThu Mar 29, 2012 9:07 am

“ ME KON KOLLAJ ME BO SHPI, KOLA JEM I KISH BO TRI,
…”

Çdo e sotme, rrënjët e veta i ka thellë në të kaluarën, andaj duhet ditur se zënafilla e çdo levizje kombëtare, për bazë ka pasë fjalën e shkruar ose më mirë thënë arsimimin.

Filluar nga Skenderbeu, nevoja për organizimin e besëlidhjes së Lezhës ishte hartimi dhe përpilimi i kanunit si dokument legjislativ.

Shumë më vonë më 7 mars 1887 për herë të parë themelohet shkolla e parë shqipe si çerdhe për prodhimin e njerëzve të shkolluar, po këta njerëz panë të arsyeshme se një komb është unik vetëm kur kanë gjuhën e unjësuar. Unifikimi i gjuhës bëhet atëher kur përcaktohen në përdorimin e shkronjave të përbashkëta, dmth. Abetarja e përbashkët. Kjo u bë më 14 nëntor 1908 në kongresin e Manastirit. Po ky kongres i intelektualëve shqipëtar i udhëhequr nga Mit’hat Frashëri i biri i Abdylit rezultoi me shpalljen e pavarsisë së Shqipërisë jo më vonë se pas 4 viteve dhe ate më 28 nëntor 1912 nën patronat të portës së lartë të ndihmuar nga deputet dhe veprimtarë të shquar të asaj kohe..

Ndikimi i vatikanit i ndihmuar nga disa shpirtshitur e detyruan Ismail Qemalin që të jep dorëheqje nga postii kryeministrit që në vend të tij të na vij princ vildi të cilin nuk e kishim as farë e as fis, por vetëm meritë nga disa pis.
Që të hyj shqipëria në mesin e familjes së madhe të gjakut blu, Mbreti Ahmet Zogu nga kryministër,i Shqipërisë pasi u martua me Gjeraldinën nga familja mbretërore hungareze shpallet mbret i shqipëtarëvet.

Lufta e dytë mbretërore e detyroi që në vitin 1939 të lëshoj Shqipërinë në natën e parë të lindjes së princit Leka Zogu I. Në vitin 1941 pas një takimi me Kryeministrin e Britanisë së madhe Rudolf Çerçill i cili i rekomandon mbretit Zog që në Sqipëri të të themeloj parti politike dhe gardën mbretërore ta kyç në luftë kundër fashizmit. Rezultat i kësaj do të ishte që pas luftës së dytë botërore Shqipëria rendin juridik të saj ta ketë monarhi parlamentare sipas sistemit anglez. Astu me ndihmën e Muahrem Bajraktarit dhe veprimtarë tjerë në itin 1942 u formua Balli Kombëtar. me në krye Mit’hat Frashërin.
Një marrëveshje të këtill e mësuan sovjetikët të cilët me ndihmën e françezëve të cilët gjithmon kanë qene popull nacionalist dhe kundër britanik duke shfrytëzuar lidhjet e vjetra miqësore dhe ideologjike të Bajram Curit që kishte me Vladimir Iliç Leninin e takojnë Gjon Sereçin në Gjakovë dhe aty për aty themelojnë Lëvizjen Nacional demokratike shqipëtare të njohur si NDSH-ja. Duke i futur në luftë mes vete ballin kombëtar dhe ndsh-në, Franca ariti të përgatit dhe në shqipëri të kyç Enver Hoxhën i cili me ndikimin e politikës Titiste të ndihmuar nga Milladin Popoviqi dhe Dushan Mugosha themeluan komitetin e partisë komuniste të Shqipërisë.

Shqipëria edhe pse e ndarë me vendimet e kongresit të berlinit dhe konferencës së ministrave ne Londër ariti të mbijetoj, por nën sistemin bolshevik të një diktature staliniste. Në konfancën e bojanit u bë tradhtia e rradhës ku Kosova përsëri mbeti jashta shqipërisë dhe më vonë si pjesë konstituive e Jugoslavisë kishte stausin e autonomise te cenguar nen mbikqyrjen e Sërbisë.

Edhe pse sistemi i Enver Hoxhës ishte i vrazhde, gjatë kësaj periudhe populli shqipëtar në Shqiperi ariti që në çdo fshat të saj duke përfshirë edhe malsin e madhe të ketë mësuesin e saj dhe populli të arsimohet.
Në vitin 1963 në shkup ndodhi tërmeti katastrofal ku në mision humanitar takohen ushtria amerikane dhe ajo sovjetike për herë të parë pas luftës së II botërore. Në vizitë vjen edhe kryeari i BRSS Nikita Hrushov i cili në maqedoni takon një popull sllav të ngjashëm me rusët si në fizionomi, në gjuhë, në tradita kombëtare dhe fetare. i lind ideja për ta dëmtuar Jugosllavinë dhe për ta detiruar Mareshallin tito që t’i këthehet paktit të Varshavës.
Në Moskë Hrushovi në vitin 1965 fton dy burashtetesh Mehmet Shehun e shqipërisë dhe Todor Zhivkovin e Bugarisë
Në atë takim përgatisin planin MARESHAL ku Bugaria dhe Shqipëria do të ndikojnë në organizimin e padëgjueshmërisë qytetare brenda ne jugosllavi sidhe ngacmimin e zonës kufitare me jugoslavinë e Titos. Shpërblim për këte është ndarja e maqedonisë me ndihmën e Rusisë. 3 vite pas kësaj marrëveshje shqipëtarët u ngritën në demostratat masive të vitit 1968 të njohura si demostratat e flamurit kombëtar. Mashineria ushtarake dhe ajo policore i gufatën ëto demostrata dhe nje numër të madh të veprimtarëve shqipëtar i burgosën dhe denuan me dënime të rënda she tepër barbare.
Austriakët duke ndihmuar dhe kurajuar kroatët 3 ite meë vonë më 1971 organizuan demostratat studentore kroate për separe, për shkëputjen e Kroacisë nga Federata Jugosllave.

Komiteti qënror i partisë komuniste të Jugoslavisë duke u tundur dhe shkundur nga shumë anë, asaj kohe caktoi grup pune me në krye Eduar Kardel për ndryshimin e kushtetutës së RSFJ e cila u aprovua nga kongresi 3 vite me vonë dhe ate më 1974.

Me kushtetutën e vitit 1974 Kosova legalizoi Univerzitetin e Prishtinë sidhe u bë pjes konstituive e jugosllavisë, vetëm që nuk e kishte emrin republikë krejt kjo si vendim politik e jo juridik.
4.maj 1980, ora 15.4 min. vdes diktatori jugoslav Josip Broz Tito dhe pas kësaj në fabrikën knor u ndëgjua reklama: bronhi, lakshe se dishe.

Univerziteti i Prishtinës i ndihmuar me profesor të shquar dhe të dalluar nga Shqipëria krijoi brumin e parë të shëndosh dhe intelektual të ngritur të cilët dëshironin të trajtohen si popull i lashtë i barabartë me popujtë e tjerë, njerëz të qytetruar sidhe faktor vendimarrës në gjitha organet legjislative dhe egzekutive të shtetit.
Filluan në mënyrë ilegale të pajisen me literaturë shqipe, me studime posdiplomike duke pas qasje në arhikive të ndryshme, duke mbjellë ditë e më shumë atdhedashurinë dhe duke sjpalosur padrejtësitë që politika titiste ua bëri shqipëtarëve në Jugosllavi sidhe eksploatimin dhe diskriminimin e shqipëtarëve që jetojnë në Kosovë ushtruar nga sërbët shovenist.

Shqipëtarët diplomonin dhe nuk mund të gjenin punësimin adekuat, Sërbia dëshironte që shqipëtarët akoma t’i trajtoj si sharaxhinjtë e 45-së kur mbanin qymyrë dhe sharonin dru nëpër beograd.
E gjithë kjo e lindi 11 marsin e vitit 1981 kur studentët e fakultetit filologjik, në restaurantin e universitetit ngritën zërin e protestës duke kërkuar kushte më të mira, ushqim më kualitativ. Zëri i kësaj proteste pos përmbysjes së pjatave, mori një jehon edhe më të gjërë duke kaluar në rrugët e qyteteve mbar Kosovës.

O Zot i madh. O Allah, O Krisht, O Perëndi, …

Vallë a po habitesh edhe Ti sikur që po habitemi edhe ne njerëzit që jemi krijes e Juaj.
i tërrë populli në këmbë, pleq e plaka, burra dhe gra, student, të ri dhe pioner. Ishte kjo e tërë Kosova, pos parollave: DUAM LIRI, BARAZI, më vonë me zë kumbues u dëgjuan zërat që vinin edhe nga varrezat shqipëtare të viteve 1945, 1954, 1968 dhe tani në vitin 1981: REPUBLIK KUSHTETUT, NDASH ME HATËR NDASH ME LUFTË.

KOSOVA REPUBLIK, KOSOVA REPUBLIK, KOSOVA REPUBLIK …

Zërat e këtill shpërthnin qiellin, por zërat e këtill i luajtën themelet e Jugosllavisë titiste, por, ça të shohim pas këtyre zërave, hordhitë fashiste, armata barbare sërboslave gjuante me armë zjarri duke mos shikuar drejtimin, duke vrar dhe plagosur qindra shqipëtar.

Para kolonës së demostrantëve gufonte kënga, fryn murlani me stuhi, qielli bumbullonte, për flamurin kuq e zi Skenderbeu luftonte,… ku po shkoni o burra? vendin ta çlirojm, për liri nëse duhet dhe ne do luftojmë. Kurse në fundin e kolonave toka lahej me gjakun e foshnjeve, gjakun e studentëve më të mirë që do të kishte Kosova. LAVDI o trima, lavdi sepse zëri i juaj edhe sot e kësaj dite freskon zemrat tona dhe është bërë shqetësim shqirti i gjithë atyre që morrën pjesë në vrasjen tuaj.

Pranvera e vitit 1981, Kjo kryengritje gjithpopullore, kjo lëvizje ilegale e frymëzuar nga Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri zeka, Nuhi Berisha, Rexhë Mala, Metush Krasniqi, Idajet Hiseni, Ukshin Hoti, Adem Demaçi, Halil Alidemaj dhe shumë e shumë të tjerë mundësoi lindjen, formimin, organizimin, jetësimi, zhvillimin dhe krenarinë kombëtare të quajtur USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS, me në krye komesarin politik Zair Pajaziti dhe komandanti legjendar ADEM JASHARI.

Po ata student dhe demostrant të vitit 1981 aritën të reshtohen në rradhët e ushtrisë me shkronja të larta, por sot zërri i tyre nuk ndëgjohej vetën nga goja e tyre, ata sot po flisnin edhe me armët shqipëtare. Pushka e tyre, jo vetëm që u kunorëzua me shpalljen e pavarsisë, por po këta njerëz i krijuan Kosovës miq dhe aleatë nga e mbarë bota. miq edhe nga armiqët e dikurshëm të atyre shteteve që ndihmuan vendimin e kobshëm për ndarjen dhe copëtimin e Shqipërisë.
Sot në vitin jubilar të pavarsisë së Shqipërisë, në 100 vjetorin e saj, ne gjeneratat e reja zotohemi se do të vazhdojmë me nder dhe krenari, me forcë dhe zgjuarësi që të çojmë në vend amanetin e tyre, amanetin e shqipes dy krenare e cila thot:

Flet Shqiponja në Flamur,
mbeta n’ushë kryq e përmbi urë,
shikoj në lindje, shikoj në perendim,
bashkimi kombëtar, i vetmi shpëtim.


QOFTË I LEHTË, DHEU I PËRGJAKUR - LA
VDI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Deri tek demostratat e vitit 1981
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi
» marsi 1981....
» Fronti i Rezistences Antikomuniste 1981-1990
» BABA QAZIM BAKALLI (1895-1981)
» deri kur arrestime te shqiptareve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: