Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Uniforma e Ilirit, dëshmi e sakrificës për liri.... Wed Oct 22, 2008 5:42 pm | |
| Uniforma e Ilirit, dëshmi e sakrificës për liri....Laura Papraniku Familjarë dhe të afërm të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, kanë vazhduar të japin “nga një pjesë të vetvetes” për Muzeun e Lirisë. Prekëse ka qenë rrëfimi i bacë Ahmetit, babait të Isa Lika, gjatë dhurimit të uniformës dhe disa gjërave të tjera personale të luftëtarit që të gjithë e njohim me nofkën e luftës, Komandant Iliri. “Çdo pjesë e mbetur nga Isai është e shenjtë për mua. Megjithatë, po ua dorëzoj këtë uniformë dhe këto gjëra tjera personale të tij, që ti ruani këtu, në Muzeun e lirisë, dhe që t’ua tregoni gjeneratave të ardhshme sakrificën për liri”, tha babai i Komandat Ilirit, duke përgëzuar organizatorët e themelimit të muzeut. Në aktin e dhurimit të gjësendeve, ishte i pranishëm edhe Hazbi Lika, kryetari aktual i komunës së Tetovës, i cili u shpreh i privilegjuar që ka pasur rastin të ejët ushtar i Komandat Ilirit. “Komandat Iliri e kishte për detyrë të organizojë luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Pollog dhe në atë aspekt ishte i suksesshëm. Luftoi edhe në Kosovë për të fituar pavarësinë dhe e përgëzoi babin e Ilirit që pranoi t’i dorëzojë uniformën dhe sendet personale të djalit të tij”, theksoi ai. Isa Lika lindi në Tetove, në vitin 1973 dhe ishte student i historisë në Universitetit atëherë të pa legalizuar të Tetovës, kur kapi pushkën për iu bashkëngjit radhëve të ushtrisë çlirimtare Kombëtare, për kërkuar lirinë dhe kthimin e dinjitetit të shqiptarëve. Paraprakisht kishte qenë luftëtar i UÇK-së së Kosovës. Vrasja e tij në qendër të Tetovës, më 19 tetor të 2006-ës, vazhdon të mbetet mister edhe sot e kësaj dite. Organet shtetërore nuk kanë dhënë asnjë informacion lidhur me atentatin, që spekulohet të jetë i motivuar politikisht, pasi ishte funksionar i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim. http://www.lajmpress.com/index.php?faqe=shfaqlajm&id=2996 | |
|
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Uniforma e Ilirit, dëshmi e sakrificës për liri.... Wed Oct 22, 2008 5:57 pm | |
| Shqipo, ke hapur një temë shumë të mirë për ta diskutuar, ashtu edhe unë mendojë se uniforma dhe gjërat e tjera që i ka dorzuar babai i Ilirit, duhet të jenë dëshmi sa më e drejtë përdrejtë për gjeneratat e ardhëshme se në trojet tona është bërë luftë për Çlirim dhe se ky popull donë të jetojë në Liri.
me respekt, Sofra. | |
|
zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Uniforma e Ilirit, dëshmi e sakrificës për liri.... Wed Oct 22, 2008 6:20 pm | |
| Uroje SHQIPON qe ka hapur kete teme per KOMANDANT ILIRI Isa LIKA bashke luftare ne KOSOVE dhe organizatore i luftes ne Iliride Ilirin e kame pase shoke te luftes kemi mare pjes se bashku ne shume aksione me Ilirin e disa shoke tjere se bashku me ilirin kemi ra ne nje prite ne rugen e sharit vendi i quajtur bazhdar hane tek ura e haxhise ka qen aty edhe Deshmori AMET KACIKU me vjen mir shume e nderuare/a SHQIPO kame shume te flase per kete te lumte dhe falmderit qe respektone figuren e K, ilirit | |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Uniforma e Ilirit, dëshmi e sakrificës për liri.... | |
| |
|