Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Thaçi dhe Ahmeti i shtrijnë dorën njëri tjetrit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 46
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

Thaçi dhe Ahmeti i shtrijnë dorën njëri tjetrit Empty
MesazhTitulli: Thaçi dhe Ahmeti i shtrijnë dorën njëri tjetrit   Thaçi dhe Ahmeti i shtrijnë dorën njëri tjetrit EmptyFri Jan 23, 2009 9:39 pm

PDSH bën të ditur jozyrtarisht se Ahmeti ka kërkuar nga Thaçi që të dilet me kandidat të përbashkët shqiptar në zgjedhjet presidenciale të 22 marsit.
E premte, 23 Janar 2009 18:05


Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi është takuar me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, pas ftesës së bërë të këtij të fundit. Takimi kokë më kokë dhe i papritur midis dy liderëve të partive më të mëdha politike është zhvilluar në selinë e komunës së Tetovës, ku tema kryesore e këtij takimi kanë qenë zgjedhjet presidenciale dhe vendore të 22 marsit dhe zhvillimet e fundit politike, sidomos pas debateve që kanë të bëjnë me kandidaturat presidenciale, Njofton agjencia e lajmeve INA.

"Jemi dakorduar që zgjedhjet e ardhshme të 22 marsit të kalojnë në një atmosferë të qetë dhe demokratike" , ka theksuar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Duke komentuar deklaratën e fundit se a ka marrëveshje me Gruevskin, kryetari i BDI-së ka shtuar se nuk ka marrëveshje të shkruar me kryeministrin Gruevski, por vetëm një marrëveshje që siç tha ai është principiele dhe vazhdohet të bisedohet me këtë parti maqedonase.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi ka qenë i shkurtër në deklarimin e tij për mediat, duke shtuar se "kur isha unë në pushtet Ahmeti nuk pranoi të takohet me mua, ndërsa tani unë në mënyrë korrekte pranova të takohem".

Në PDSH theksojnë për gazetën "Shqip media" se pozita e vështirë e Ahmetit me partnerin e koalicionit ka nxitur kërkesën e takimit nga radhët e partisë së "integristëve". Përveç bisedimeve për zgjedhjet , Ahmeti ka kërkuar që të dilet me kandidat të përbashkët me PDSH-në në zgjedhjet presidenciale, një ofertë që nuk është pranuar nga PDSH", theksojnë burime jozyrtare pranë PDSH-së, duke shtuar gjithashtu se Ahmeti ka kërkuar gjithashtu që të përkrahet kandidati i VMRO-DPMNE-së për president Gjorgji Ivanov.

Siç bëhet e ditur gjithashtu se Thaçi ka kërkuar nga Ahmeti që të hiqet dorë nga dhuna në zgjedhje dhe evitimi i incidenteve, me qëllim që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Thaçi dhe Ahmeti i shtrijnë dorën njëri tjetrit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mendu Thaçi dhe politika ne Iliridë.
» Komandant Shemsi Ahmeti (Shemi)
» Deklarata te FBKSH
» Pse s’reagojnë trushpërlarët Thaçi & Sejdiu...?!
» Atentat ndaj Ahmetit në fshatin Rakovec

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: