kacimix Anëtar i ri
Numri i postimeve : 104 Age : 46 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika Registration date : 26/10/2008
| Titulli: O sa mirë që jam shqiptarë o hej......Ardian Ramadani Wed Jan 07, 2009 8:12 pm | |
| O sa mirë që jam shqiptarë o hej...... E fillova shkrimin me qëllim kësisoj që të bëjmë një dallim kapital se çfarë paraqet të qenunit shqiptarë, e çfarë don të thotë eskivimi nga ky identitet. Pse është privilegj të qenunit pjesë e identitetit shqiptarë? A është vështirë të jesh shqiptarë sot apo jo? Shteti si subjekt më i vjetër ka lindur para më se 6000 vjetësh për së pari herë në Mesopotami, tek shoqëritë e para bujqësore. Mandej u përforcua në Kinë si shtet burokratik i trajnuar. Ndërsa shteti-komb, apo shteti i bazuar në komb ka lindur së pari herë në Francë, edhe atë në momentin kur inicohet Paqja e Wesfalisë e nxitur nga Franca apo e motivuar nga interesat kombëtare franceze, paqe kjo e cila vendosi sovranitetin si principin më të lartë dhe më domethënës i cili inkarnon me vete elementet demokratike. Shteti- komb, projekt ky i lancuar nga Franca gjatë sundimit të kardinalit francez Rishelje, është edhe sot e kësaj dite si lajtmotiv dhe pararojë e çdo shteti dhe kombi. Kemi shtete të cilat përpos grupeve etnike të vetave përmbajnë edhe grupe etnike tjera. Këto shtete janë të prirura për të pasur më shumë probleme sepse rregullimi i konstelacioneve ndëretnike është më i vështirë dhe shoqërohet me probleme të shumta. Ndërsa kemi shtete të cilat kombin e kanë prioritet dhe të cilat bazohen në modelin shteti- komb, dhe nxitojnë të theksojnë se janë shtete të pastra etnike, edhe pse të tilla shtete në kuptimin të pastra nuk ka askund. Por ku gjendemi në këtë debat neve shqiptarët si komb i fragmentarizuar në shumë shtete; Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi (Kosovë Lindore) dhe Çamëri. Shqipëria arriti të pavarsohet më 1912, ndërsa të fitojë njohjen ndërkombëtare vetëm me ndërhyrjen e Amerikës së Uilsonit më 1920 në Lidhjen e Kombeve. Por, Shqipëria u pamvarësua në sajë të sakrificave të shqiptarëve jo vetëm të Shqipërisë së sotme të cunguar, por edhe të shqiptarëve të Shqipërive tjera të vogla të cilat sot njihen me emra të tjerë si Kosova, Çamëria, Maqedonia etj. Qysh atëherë u pa dhe shihet edhe sot e kësaj dite që është vështirë të krijohet shteti- komb shqiptarë natyral, ashtu siç edhe duhet të jetë, por për hir të rrethanave atëherë të ndryshme historike nuk është krijuar. Por si arritëm neve të mbajmë identitetin tonë të pastër etnik me gjithë tentativat e ndryshme për të na përçarë edhe në aspekt të identitetit, ashtu siç padrejtësisht na ndanë në më shumë shtete. Arritëm falë betimit në flamur, falë të qenunit koshient se jemi pasardhës të Ilirëve, dhe asaj se jemi këtu kur nuk kishte as kufi, as fqinjësi veç Iliri. Po të kërkojmë në botë njerëz të tillë si neve nuk mund të gjejmë dot. Pse? Sepse nuk mund të hasësh askund në një ndjenjë të fortë identiteti kombëtar sikurse tek shqiptarët. Po të pyesësh një shtetas belg valon, pra i cili flet frengjisht se vallë do të donte t`ia bashkangjiste pjesën frenge të Belgjikës Francës, ai do të thoshte “jamais” kurrë. Sepse ndihet krenar që është belg. Ose një shtetasi zvicerran frengjisht folës, nuk do të donte të bashkohej me Francën, edhe pse flet frengjisht. Njësoj është edhe tek gjermanët e Gjermanisë me ato të Austrisë. Edhe pse këto shtete u bashkuan me forcë nga Hitleri, sot e kësaj dite fara e mbjellur e dallueshmërisë mes tyre vërehet fare lehte. Ndërsa tek shqiptarët jo. Jo sepse edhe një shqiptarë i Kumanovës, edhe një i Vlorës, edhe një i Drenicës, ose Ulqinit zgjohen me ëndërrën e tyre shekullore të kenë shtetin- komb shqiptarë të bashkuar dhe jo të ndarë apo fragmëntarizuar. Ku të shkosh në cilën do qoftë anë të Shqipërisë Natyrale has emrin Ilir, Kastriot, Shkumbin, Vjosa, Vlora, Dardan, Flamur etj. A nuk është kjo kënaqësi vallë? Secili shqiptar i të gjashtë Shqipërive të vogla është koshient për të kaluarën ilire, për luftërat e mbretëreshës Teuta, Agronit, Bardhylit e të tjerëve. Secili shqiptar është kryelartë me figurën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skëndërbeut. Edhe pse ka tentativa për të mitizuar këtë figurë ose për ta deformuar, ajo mbetet kryelartë dhe e pacenuar. Secili shqiptarë është koshient dhe krenar për Pashain e Janinës, për Ali Pashën dhe luftrat e tij, për Lidhjen e Prizrenit, për Ismail Qemajlin, për Luigj Gurakuqin, për Isa Boletinin, për vëllezërit Frashëri, për Gjergj Fishtën, për Nolin, për Konicën, për Azem dhe Shote Galicën, për luftën nacional çlirimtare shqiptare, për shumë e shumë figura tjera të rralla, për të arritur deri tek heronjtë e kohrave të sotshme të Ushtrive Çlirimtare, me në krye Adem Jasharin për të cilin Bernard Kushner, ministër i jashtëm i Francës, do të thoshte “Po të kishte çmim Nobel për luftë, kjo do ti takonte Adem Jasharit”. Por për fat të keq çmim nobel për luftë nuk ka. Por çmin nobel për paqe ka. Këtë çmim e kanë prap figura me gjak shqiptari. E kanë Nëna Jonë Tereza (Gonxhe Bojaxhiu), Ferid Murati. A thua a ka më mirë se ky komb 8 milionësh aq i vogël të nxjerrë bij dhe bija aq të mëdhenj dhe mëdhaja sikur të ishte 60 milionësh. A ka ndokund ndonjë figurë sikurse Adem Jashari i cili do të bëhet heroi i gjitha kohrave dhe i cili do të shihej me admirim edhe nga personalitete ndërkombëtare. A ka ndokund komb i cili është aq i vogël në aspektin numeroz, por i madh në sistemin e mardhënieve ndërkombëtare, sepse nxorri bij dhe bija aq të mëdhenj dhe mëdhaja që janë pjesë e pandashme e mozaikut të quajtur Shqipëri Natyrale. Cili komb nxorri njerëz të penës të cilët e ngritën shqipen në rrokaqiej? A kanë Kadare të tjerët? Apo Fatos Kongol? Kanë njerëz si Rexhep Qosja? Kanë Ukshin Hot apo Adem Demaç? Kanë Luan Starovë? E shumë të tjerë që nuk po mund ti përmend se janë shumë. Jo nuk kanë. Kanë figura si Dobrica Qosiq të cilët afirmojnë deklarativisht se gënjeshtra është pjesë e pandashme e serbëve dhe të cilët trillojnë rrena dhe prodhojnë fatkeqësi nëpër epoka të ndryshme historike. Dhe që kanë ksenofobi.Andaj kushdo që tenton të cenojë këtë identitet të fortë do ta mallkojnë emrat e heronjve tanë për liri dhe bashkim kombëtar. Do ta mallkojë shqipja dykrenare. Nuk ka popull në botë që megjithë diversitetin fetar ka arritur të jetë më i forti kombëtarisht. Shqiptari i vërtetë megjithë fenë e tij muslimane, katolike apo ortodokse që e ka ndihet së pari njeri, e mandej shqiptarë. Ai nuk të vret në besë, ai betohet për Zot e flamur. Ai flet shqip, mendon shqip. Ai reflekton guxim, krenari, stoicitet, vendosshmëri, trimëri dhe mençuri. Asnjë komb nuk është aq altruist sa kombi shqiptar. Nuk kemi cenuar lirinë e askujt, por nuk do të lejojmë të na cenohet liria. Ata që na e cenuan lirinë kanë përfunduar me turp. Këtë leksion e kanë marrur romakët, e kanë marrur mirë turqit, e kanë marrur mirë gjermanët dhe italianët, serbët dhe maqedonasit. Andaj me gjithë këto parametra a meritojmë të jemi shtet- komb shqiptarë i pandarë? Përgjigjja ime është që PO. Po dhe vetëm Po. Në një formë apo në një tjetër po. Në formën e bashkimit njëherë e përgjithmonë nën një shtet- komb, apo nën emrin e integrimeve europiane. Pse po? Nuk kanë mundur të na ndajnë me shekuj dhe me mileniume, e do na ndajnë tani? Identiteti shqiptarë është një dhe vetëm një. Nuk ka identitet kosovar. Kosova është Shqipëri. Kosova është shtet, por përbëhet nga shumica kryesisht shqiptare. Maqedonia është shtet, por në asnjë shtëpi të shqiptarit nuk has flamur shtetëror, por has flamurin e shqiponjës me dy krena. Andaj me gjithë sfidat dhe barrierat gjeografike, historike, diplomatike dhe politike, jemi një dhe vetëm një. Jemi shqiptarë, flasim shqip, shkruajmë shqip, këndojmë shqip, recitojmë shqip. Faleminderit nëna jonë që shqiptarë na ke lindë përgjithmonë. Vallë jua shtroj pyetjen retorike të gjithë lexuesve? A jeni krenar që jeni shqiptarë? Nga vet fakti që është pyetje retorike, përgjigjja dihet. Ajo është afirmativisht dhe kuptimisht, qartazi dhe prerazi PO ARDIAN RAMADANI- profesor i gjuhës frenge në Universitetin e Europës Juglindore dhe magjistrant i Studimeve të Diplomacisë | |
|
kacimix Anëtar i ri
Numri i postimeve : 104 Age : 46 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika Registration date : 26/10/2008
| Titulli: Re: O sa mirë që jam shqiptarë o hej......Ardian Ramadani Sun Jan 11, 2009 3:01 am | |
| mendoj se eshte mire te vizitoni kete link te nje web-faqeje http://mesazhi.com/author_article_detail.php?id=565 ku disa ,,shqipetar" komentojn disa komente me nje fjale te paparamendushme ku fen e vene para kombesiise.,, ia vlen te vizitohet dhe te komentohet persh... | |
|