kacimix Anëtar i ri
Numri i postimeve : 104 Age : 46 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika Registration date : 26/10/2008
| Titulli: Ne mbrojte te historise tone !! Prof Ardian Ramadani Sat Dec 20, 2008 1:26 am | |
| Shkrim qe i kundershton ata ,,shqipetar" qe po e njullosin historine tone !! Duke lexuar nëpër forume dhe nëpër libra të ndryshëm kam hasur në shumë individ dhe persona të cilët promovojnë idetë e rrezikshme se kinse identiteti i shqiptarëve është gjysmak, është semi oriental dhe semi oksidental. E në fakt ata vetëm se afirmojnë tezat serbe se shqiptarët nuk kanë kurrfarë lidhjesh me civilizimin perëndimor dhe se ata duhet të trajtohen si njerëz ardhacak, me identitet të dyzuar dhe të parcializuar. Poashtu në mesin e atyre njerëzve gjen edhe të tille që nxitojnë të deklarojnë se kinse heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu na qenka një figurë e dyshimtë, gjoja se paska punuar në favor të çështjeve kombëtare të të tjerëve, e jo për shqiptarët, duke "harruar" se ishte ai që bashkoi Shqipërinë dhe që qëndroi burrërisht dhe stoikisht kundër pushtuesve turq. Andaj e pash të udhës që të plasoj disa argumente dhe ti hudh në shesh për ti kundërshtuar të gjithë ata që deklarojnë dhe shpifin teza të tilla të rrezikshme. Populli shqiptar nuk ka identitet të fshehtë, konspirativ, gjysmak, të parcializuar. Identiteti kombëtar i shqiptarëve është më se i qartë, andaj edhe nuk duhet shumë përpjekje për ta kuptuar dhe për ta parë atë. Ky identitet është ndër më të vjetrit në Ballkanin e trazuar, e këtë e vërteton edhe gjeografia. Tentativat e njerëzve të ndryshëm se kinse kemi identitet gjysmak, krijojnë impresionet se kinse shqiptarët qenkan një popull në skaj të Europës, andej kah Iraku, Turqia ose kah Lindja e Mesme, ose Azia. Ndërsa për të kuptuar se ku e kemi vendin, se çfarë identiteti kemi nuk duhet shumë punë, sepse mjafton që të shihet harta e Europës, e më konkretisht e Ballkanit dhe shumë lehtë kuptohet se ku gjendemi gjeografikisht, por edhe historikisht. Pse them historikisht? Sepse është dëshmuar se kemi personalitete të famshme me të cilat mburret jo vetëm kombi ynë, por edhe Europa dhe më gjerë. Pra, kemi personalitete shqiptare që gjenden në mozaikun apo panteonin e vlerave ndërkombëtare, të cilët kanë dëshmuar për identitetin tonë europian. Njeriu i parë që arriti të jetë pjesë e këtij mozaiku ishte Gjergj Kastrioti-Skendërbeu për të cilin kanë shkruar poet, shkrimtarë të njohur kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Për Skëndërbeun ka shkruar poeti i madh amerikan i shekullit XIX Longfellou. Skëndërbeu në mes tjerash ishte edhe në fokus diplomatik dhe politik të mbretërisë së Napolit dhe Vatikanit. Në Enciklopedinë e Vatikanit gjendet i gdhendur me ar emri i tij dhe i Shqipërisë si personalitet i madh që mbrojti pushtimin e Perëndimit nga hordhitë turke. Për Skëndërbeun janë shkruar shumë vepra. Llogaritet se deri në vitin 1900 janë shkruajtur diku rreth 195 vepra historike, filozofike, teologjike dhe artistike. Për Skëndërbeun studiuesja e njohur bullgare Antonina Zheljaskova do të shprehte mendimet dhe konsideratat më të larta duke e vendosur në piedestalin më të lartë të luftëtarëve me famë ndërkombëtare që ka njohur historia për shekuj me radhë. Për Skëndërbeun mendim të lartë dha edhe poeti i madh francez i shek. XVI Ronsard, ndërsa për hir të tij është kompozuar edhe një operë me emrin "Skanderbeg" nga kompozitori i madh klasik italian Antonio Vivaldi. Voltaire, filozofi i madh francez me një rast në veprën e tij të vitit 1756 do të thoshte se po të kishte Roma një njeri si Skëndërbeu, ajo do të kishte mbijetuar. Në mesin e atyre shiptarëve të mëdhenj që dëshmuan se jemi edhe ne Europë dhe që dhanë kontribut për një gjë të tillë janë edhe nobelistja e famshme shqiptare, simboli i paqes dhe dashurisë, nëna e famshme Nëna Terezë, e cila me rastin e marrjes së çmimit Nobël për paqe më 1979 e tha me gojën plot" Nga gjaku jam Shqiptare. Nga shtetësia jam Indiane. Nga feja jam murgeshë katolike. Pas thirrjes sime, unë i përkas botës." Andaj shtrohet pyetja se a ka më nder dhe krenari që të kemi një njeri të tillë në mozaikun e njerëzve ndërkombëtarë. A ka më nder dhe krenari të kemi një Ferid Murat që kanë ëndërr të tjerët ta kenë. Ky nobelist i famshëm e tha me gojën plot se prindi i tij kishte lindur në Shqipëri dhe se ai personalisht me gjak ishte shqiptarë. Ky njeri me gjak shqiptari njerëzimit i dhuroi për katër vite 24 medikamente për kurimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme si dhe shumë rezultate të tjera në lëminë e mjeksisë, e që këto rezultate të tija janë tejet utilitare në nivel botëror. Shqiptarët në mes tjerash duhet të mburren që kanë edhe shkrimtarë që i njeh e tërë bota dhe që kanë kontribut të spikatur në drejtim të afirmimit të asaj se shqiptarët janë europian, apo siç thotë këngëtari i famshëm shqiptar nga Kosova, Ilir Shaqiri, "dje dhe sot, sot e nesër jam Europë". Ismail Kadareja me pendën e tij arriti të dëshmojë se jemi para të gjithëve që kemi promovuar vlera europiane dhe e kemi mbrojtur Europën.Andaj e meritojmë respektin si popull. Ky kandidat për laureat i çmimit nobël më shumë se të gjithë arriti që me veprat e tij të të ndërtojë një urë mes letrave shqiptare dhe botërore. Më shumë se prej kujtdo tjetër lexuesit e huaj mësuan për vlerat e letërsisë shqiptare. Kadareja ka një mori çmimesh dhe pozitash të larta. Ai është anëtar i Akademisë së Shkencave të Sqhipërisë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Kosovës, anëtar i Akademisë Franceze, Doktor Honoris Causa i shumë universiteteve amerikane dhe europiane. Në mesin e mozaikut të njerëzve që kontribuan dhe që vazhdojnë të kontribuojnë në drejtim të afirmimit të asaj se jemi komb europian, ndër të parët në Ballkan, që meritojmë të jemi të bashkuar ka edhe shumë të tjerë. Ka edhe politikan që gëzojnë respekt dhe autoritet jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe më gjerë. E pse mos ta them është Arbër Xhaferi, për të cilin më 2005 kur isha si pjesëmarrës në sesionin e tretë të Parlamentit Frankofon të të rinjve në Bruksel-Belgjikë, Andre Bushat, President i Seksionit Belgjikë/Komuniteti Francez Valoni-Bruksel i Asamblesë Parlamentare Frankofone do të më thoshte : « Në Maqedoni dhe Ballkan ka dy lloje politikanësh, oratorë dhe njohës të mirë të rrethanave. Këta janë Arbër Xhaferi dhe të tjerët. Arbërin të gjithë e shohim me pasion për maturinë, diturinë dhe mençurinë e tij ». Ishte nder i madh të dëgjoja nga një njeri si z. Andre Bushat, fjalë miradije për një personalitet shqiptarë. Andaj me të drejtë do të shtroja hipotetikisht pyetjen se sikur të bashkohen aktualisht në të njëjtën kohë, apo në një kohë të vetme fuqia e Skëndërbeut, bamirësia e Nënë Terezës, racionaliteti i Ferid Muratit, zëri letrar i Kadaresë dhe guximi politik, mençuria dhe diplomacia e Arbër Xhaferit, populli dhe kombi shqiptar do të ishin më ndryshe. Unë nuk mund të di se si do të ishim, por me siguri që do të ishim më ndryshe nga ç`jemi aktualisht. Sigurisht më mirë. ARDIAN RAMADANI - profesor i gjuhes frenge ne Universitetin e Europes Juglindore dhe magjistrant i studimeve te Diplomacise | |
|