Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa Empty
MesazhTitulli: Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa   Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa EmptyTue Dec 30, 2008 12:53 pm




Thoma M. Papa




















Sekreti


i një gruaje


të çuditshme








































Thoma Papa





“Sekreti i një gruaje të çuditshme”

novelë



Redaktor letrar: Kristaq F. Shabani



Copyright Thoma M. Papa, 2005

Përktheu nga origjinali në greqisht

me lejë të autorit: Kristo Ndrico



Libri botohet nën drejtimin e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër, Albania

Shtypur në Shtypshkronjën e Shtëpinë botuese “Marin Barleti” Tiranë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa Empty
MesazhTitulli: Re: Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa   Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa EmptyTue Dec 30, 2008 12:53 pm

Portreti i Zonjës

Bashkë me erën përvëluese të verës, futej në hyrjen e hapët të kishës së shenjtë dhe drita e fortë e diellit. Shkrihej ajo në thellësi me dritën elektrike dhe të llambadarit, duke ndriçuar në mënyrë uniforme pjesën e brendshme dhe besimtarët e ftuar. Shkimet e të gjithëve ishin përqëndruar mbi një ëngjëll të vogël, që pagëzohej. Uji që derdhej mbi të dhe të qarat e tia të forta shpinin mendimet e besimtarëve në skena të së kaluarës. Të gjithë ishin të prekur dhe të zhytur në ceremoninë e shenjtë. Një njoftim i shkurtër, si në një tel të padukshëm, kalonte nga të parët e deri tek ata në pagësore. Njëri pas tjetrit kthejnë fytyrat e tyre drejt hyrjes. Shikimet e të gjithëve ishin ngulur tek një zonjë, që po futej në kishë. Trupi i saj lastar, pamja e saj krenare, koka lart, ashtu siç ia thoshte instikti i saj. Drita e hyrjes, duke ndriçuar nga ana e pasme, tregonte paraqitjen e trupit të saj të drejtë, sikur të pështillte një skulpurë të bukur trupore. Trupi i saj ishte mesatar, qipariz i drejtë. Duke ecur më tej, ana e saj e përparme ndriçohej uniformë, duke përshkuar si në radiografi veshjen e saj të hollë, të tejdukshme, e të dredhur njësh, duke zbuluar, si pa kuptuar, dhe pjesët më të fshehta të trupit të saj. Ato ishin të tepërta. Thuajse se i vishte vetëm e vetëm që të bënin pjesët e fshehta më të dukshme dhe më tërheqëse për të gjithë. Dilnin përpara me format e tyre, ashtu siç i kërkonte shpirti dhe fantazia e saj. Trupi i saj ngushtohej në mes, sikur kalonte brenda një ure të madhe, të paduksme. Nga mezi e deri në gjunjë, kjo pjesë e trupit të saj, e ngjeshur me lëkurë të ndritshme e të bardhë, përbënte sallonin e bukurisë së saj të ndritshme. Kolonat ishin dy këmbët e saj të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa Empty
MesazhTitulli: Re: Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa   Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa EmptyTue Dec 30, 2008 12:54 pm

majme, të derdhur, të bardha e të gjata. Mbështetësja e tyre ishin dy këpucët e zeza, të holla, verore, me takë stiletë. Reflektonin si lama të ndritshëm, thuaj se kjo skulpturë e bukur mbinte kështu nga toka midis shpatesh të ndritshme drite. Flokët e saj valë - valë në kokën e saj, dukeshin si pendë të një fazani të fryrë. Derdheshin më të poshtë duke përkëdhelur qafën e saj të gjatë, të lëmuar e të bardhë, duke mbëritur deri në të. Pamje mode në vitin gjashtëdhjetë. Vijat e qafës së saj, duke u zgjatur, shtriheshin të lakuara në supet e saj të fildishtë. Në qafë dhe më poshtë, në gjoks, shkëlqente me refleks një zinxhir i artë me një kryq të ndritshëm. Ai në paradhomën e bukurisë së saj, flë pa lëvizur butë, midis dy jastëkëve të fryrë, të freskët, të bardhë. Fytyra e saj duket si hëna e bardhë me vija të arta. Fytyrë e një bukurie ideale. Vetullat si urat e Artës. Të dendura, të zeza, mbulonin poshtë tyre dy sy të mëdhenj, të zes, të njomë dhe tërheqës, që reflektonin e të tërhiqnin, si me magji. Shikimi i saj gjithashtu tërheqës, imponues. Goja e saj si kuti e vogël, mbrojtur nga dy fletë karafili të kuq me vesë prilli; buzë të trashë, të freskëta, që lëshonin flakë të kuqe gjithë zjarr. Dukeshin se ato kishin lindur që të mos preknin ushqim, as për biseda që të belbëzonin fjalë, as të përshëndesnin, por vetëm të puthnin. Duke ecur, bënte kryqin me thjeshtësi; pastaj ndezi një qiri dhe në vazhdim puthte ikonat. Statuja e gjallë e perëndeshës Afërditë m’u vendos nga ana e djathtë e kishës. Gjatë ecjes së saj, me lëvizjet e saj magjepsëse tundeshin, si pa kuptim, të gjitha pjesët e fshehta të trupit. Trupi i saj, në pamje të hapët, elektrizonte, me magji të gjithë njerëzit. Turma, si një det i fryrë, lëvizi dhe u kthye nga ana e saj. Një det i tërë vështrimesh binin mbi të. Shikimet e burrave e lanin, e përkëdhelnin butazi me fantazinë e tyre. Pa lëvizur, të mbërthyer, lakmonin së largu pjesët e ndaluara të trupit të saj, dhuratë satanike bukurie, që i shpinte drejt mëkatës. Sytë e saj si projektorë me dritë; shikimi i saj binte me shpejtësi mbi secilin dhe mbi të gjithë. Sytë e burrave, të uritur nga bukuria e saj, me shikimin e tyre të pangopur, ndiznin dhe flakëronin trupin e saj. Pjesët e saj të fshehta fryheshin, çelnin para tyre sytë dhe shikimi i saj tregonin rezerva marrërie. Një det i qetë, që ndjente rryma të nëndheshme feminiliteti. Diçka po lindte brenda saj.

Një fotografi po gjallërohej në fantazinë e saj. Dilte nga brendia e saj, zmadhohej, qëndronte përbri saj, dilte para saj.

“E, Kosta! Tani rron? Je i lumtur? Rron? Rron? Rron brenda meje, rron në fantazinë time e të gjithë kësaj turme njerëzish. Trimi im! Je gjithnjë me mua,… Tërë trupi im të përket vetëm! Të gjithë këta janë spektatorët e tu. Janë adhuruesit e tu, sepse janë adhuruesit e bukurisë sime, që zgjerohet, ashtu siç e kërkoje, me gjithë madhështinë e saj.

Dukej sikur u zgjidhën buzët e njerëzve.

- Të isha ikonë që të më puthnin buzët e saj.

- Të isha kryqi i saj që të flija butë midis jastëkëve të saj.

Kjo dëgjohej nga burrat, që ishin rreth meje dhe kush e di se ç’thoshnin buzët, që lëviznin, e të tjerëve më tutje.

Ata e kishin fajin? Apo ylli i bukurisë mëkatare, që i bënte të binin në mëkate?

Sytë e grave ishin të hapur dhe gjithë zemërim. Dërgonin drejt saj shikime me shigjeta të helmuara dhe rrufe që ta digjnin.

Të gjithë pyesnin veten:

- Pse erdhi kështu kjo vajzë këtu sot?

- Mos kujton se është bregdet që të notojë? Apo mos erdhi kështu mëkatarja që të pagëzohet për të larë mëkatet?

- Mos vallë është e marrë dhe erdhi të çmendë burrat këtu, brenda në kishën e shenjtë?

- Ajo duhet të dalë jashtë! Ta zëmë me gurë!

- Avash, ajo është besimtare. Unë e adhuroj. Admiroj bukurinë e saj, kurse ju e keni zili dhe e urreni!

- Ajo është yll! Unë e admiroj dhe e adhuroj!

- Sa qirinj ndezi kjo vajzë? Për kë i ndezi? E martuar është? Në atë çast si shpata të padukshme duelistësh, kryqëzohen shikimet e zonjës dhe të priftit.

Për një çast prifti shtangu si një pemë e zezë, e djegur, që e ka goditur rrufeja. Ceremonia kishtare u ndërpre.

Prifti, sapo u përmend, ngriti fort zërin. Përnjëherësh turma si anije e ngadalshme kthehet drejt tij. Zëri i tij i lartë u bë si një mur “i shenjtë” prej qelqi midis priftit dhe zonjës.

Perëndesha Afërditë qëndronte në vendin e saj, pa lëvizur. Dy zonja guxuan të thyejnë murin “e shenjtë” prej qelqi dhe iu afruan. Që të dyja ngjanin si dy pika shiu. Të shkurtra, zeshkane dhe të bukura. Shikimi i zonjës mbi to ishte i rëndë si guri. Me ngurim dhe me zë të ulët, sikur të trokisnin në derën e saj, guxuan t’i thoshnin diçka, pa e dëgjuar të tjerët. Shikimi i zonjës u lehtësua si era. Fytyra e saj shkëlqeu, buzët e saj çelën në një buzëqeshje të ngrohtë, të ëmbël, të gjerë, si margaritarët e një dymbëdhjetëvjeçareje.

I përqafoi me dashuri prindërore. Zonjat me radhë, me majat e këmbëve, ngrihen duke i dhënë nga dy të puthura të ngrohta në ajër, që të mos vishkeshin buzët e saj prej margaritari.

Zonja, pa folur, me shpejtësinë e dritës, hap kuletën e saj të zezë e të ndritshme dhe diçka u ofron.

Asnjëra prej tyre nuk pranoi ta merrte.

Lëvizjet e saj të pizmatuara lanë të binin për tokë, si fletët e rrapit në vjeshtë, dy dhjetshe. Me ndrojtje ulen dhe i marrin. Shtrëngojnë secila dorën e zonjës dhe largohen për në vendet e tyre. Fytyrat e tyre shkëlqenin nga gëzimi, sikurse dhe fytyra e zonjës, që ndieu një kënaqësi të madhe, sepse i kujtuan një njeri të shenjtë të jetës së saj. Nga ana e majtë e tempullit, ato që ndodhën më lart, i dëgjuan dhe i ndiqnin dy zonja pa bërë zë. Buzët e tyre, që dridheshin, ishin gati të shpërthenin. Shtrëngonin duart e njëra - tjetrës, sikur ndonjera prej tyre do të ikte me vrap. Njëra prej tyre ishte e gjatë, me flokë të çelta, me fytyrë të imtë dhe të bukur. Tjetra ishte e shkurtër, e majme, brune në të verdhë. E gjata quhej Sofi, vajzë e zonjës së ardhur. E shkurtra, Elektra, vajza e Sofit dhe mbesa e zonjës. Zonja e ardhur quhej Ndinë.

- Na turpëroi e marra! E shikon? U marros. Çmendi dhe një turmë të tërë. E dëgjove priftin si e ngriti zërin e tij? E për të e ngriti. Apo ato gratë që aq shumë u indinjuan! Këto i thoshte Sofi vajzës së vet, Elektrës.

- Nënë, i dëgjove dhe të tjerat se ç’thoshnin? Admirojnë bukurinë e saj. Të gjitha ia kanë zilinë. Vërtet, nënë, gjyshja, është yll, asnjë nuk mund ta mohojë! Nënë! Ia kam zilinë, ia kam zilinë shumë, shumë!

- Ta dijë se sa shumë ia kanë zilinë! Deri në vdekje, - u përgjigj nëna e saj dhe vazhdoi. - Nga ditët e para, çdo ditë e gjithnjë, e di se ç’më thotë babai yt? E mirë je dhe e bukur, por unë të mora më shumë për bukurinë e nënës sate. Ajo sa rritet dhe më shumë zbukurohet. Ajo nuk ka pleqëri! “ E ç’e thua këtë? Unë e di se ç’zënka përballoj me të për shkak të saj. Nuk më çmend ai! Bukuria e saj më çmend!

- Dhe ç’faj ka ajo, o nënë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa Empty
MesazhTitulli: Re: Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa   Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa EmptyTue Dec 30, 2008 12:54 pm

Ç’faj? Ka faj, si s’ka faj! Ndoshta të mos jetë kështu. Por unë ndiej thellë në zemrën time, se ajo diçka merr nga pjesa e jetës sime. Ajo vjedh esencën e lumturisë së jetës sime. Nuk dua të ketë pjesë nga jeta ime. Mjaft rrojti dhe dëfreu. Le të na lëjë edhe neve, më në fund, të dëfrejmë lirisht jetën tonë, të paktën të bëhemi si ajo. Ia kam thënë mijëra herë dhe e di se si është përgjigjur? Bën be dhe rrufe: “Jam e pafajshme, - thotë. - Jam e shenjtë!” Dhe kush mund t’i besojë çmendurisë së saj. E! Atëherë bukuria e saj e ka fajin, vetë jeta e saj. Boll jetoi! Të zhduket nga ne, nga dheu, të vejë në qiell!

Dhe duke bërë së shpejti fshehtas kryqin, murmëriti: “

- Falna, Perëndi, me atë të marrën, që na çmendi edhe brenda shtëpisë sate!

Zonja diçka kuptoi.

Si shpërblim i hedh një shikim të lehtë, përkëdhelës, plot sinqeritet, dhëmbëshuri, që të çajë membranën e zilisë së tyre, ndoshta dhe të urrejtjes.

- E shikon? – i thotë nëna vajzës së saj. – Ne i hedhim shigjeta vdekjeje dhe ajo na dërgon shikime të ëmbla.

- E! Vajza ime, nuk shoh më tej. Ajo këtu çmendi një popull të tërë dhe jo vetëm mua.

Ceremonia arriti fundin.

Zonja kreu të gjitha detyrimet e saj ndaj njerëzve, që e ftuan në pagëzim. Largohet prej andej e para.

Gjuhët e “liga”, të po atyre grave, nisën avazin e tyre:

- Erdhi e fundit që të ekspozojë bukurinë e saj të pjesës së parme dhe tani largohet e para që të tregojë pjesët e pasme. Vetëm e vetëm i bën këto që të çmendë burrat tanë. Nuk ishin të pakta edhe ato që e adhuronin.

- Yjet e mëdhenj dhe në hënë duken! Shikoni para dhe prapa, yll është, statujë bukurie e paparë! Kjo nuk është vetëm bukuri gruaje, është mrekulli bukurie njerëzore, që perëndia nuk ka krijuar tjetër në natyrë.

Shikimet e egra të grave, të ngulura mbi të, e ndiqnin me zili. Shikimet e burrave e ndiqnin me admirim, shikime të uritura, të pangopura nga bukuria e saj.

Ajo ecte ngadalë, thuaj se dielli së largu e ndiqte me kujdes, që ta ndriste kudo e të mos bëhej asnjë hije në pjesët e saj të pasme. Drita e fortë e diellit përshkonte veshjen e saj të hollë e të dukshme, duke treguar lëkurën e saj të hollë, të shkëlqyeshme e të bardhë, në pjesët e saj përreth dhe poshtë, që tundeshin ritmikisht, sipas hapave që hidhte. Ato pjesë përbënin dhomën e pasme të bukurisë së saj sekrete. Ajo dhomë ishte lentja e saj optike që, në vend të rrezeve diellore, mblodhi shikimin e ngrohtë të burrave. Për herë të dytë i fantazonte dhe i ndiente të gjitha të ngrohta mbi vete, duke krijuar kështu, si rryma feminiliteti të ndezur, që i rregullonin dhe i bënin më tërheqëse lëvizjet e trupit të saj, duke çmendur më shumë burrat dhe duke irituar gratë.

Disa nga burrat këmbësorë, duke e ndjekur, gabonin trotuarët. Një çift vraponte ngadalë përbri saj. Gruaja me bashkëshortin e saj filloi zënkat dhe i hodhi një sharje të fortë, që çau erën përvëluese dhe arriti në veshët e saj. Zonja nga të sharët u krekos, drejtoi mirë trupin e saj si selvi, duke ecur më me krenari dhe kapardisur. Kështu arriti në shtëpinë e saj e kënaqur, sepse ekspozoi me mënyrën më të mirë monedhën e artë të bukurisë së saj.

Të gjitha ishin të vërteta si ajo ditë qershori e vitit 1998.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa Empty
MesazhTitulli: Re: Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa   Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa EmptyTue Dec 30, 2008 12:55 pm

Shtëpia e saj



Përballë nesh, shumëlarg, ngrihej Partenoni. Ritmi i shtëpisë së saj i ngjante disi atij të Partenonit. Ishte një shtëpi përdhese, përreth me lulishte. Ishte e ndarë simetrikisht për dy familje. Njëra ishte marrë me qera nga zonja e vetme Ndina. Në tjetrën qëndroja unë, vetëm, qirramarës i ri, i porsavajtur. Veç derës së jashtme të përbashkët dhe nga një derë hyrjeje, kishte dhe një derë për secilin nga ana e pasme, ku ndodhej lulishtja qendrore. Me këtë njeri që, megjithëse, takoheshim shumë herë në derën e jashtme nuk kemi këmbyer kurrë ndonjë fjalë dhe nuk dija në se ishte zonjushe apo zonjë.

Jeta e saj rridhte ngadalë, e vetmuar në atë kafaz prej fildishi. Ditët për të ishin të pandryshueshme njera nga tjetra. Po ashtu dhe dimrat dhe beharët. Ishte e kamur, me të gjitha komoditetet e jetës. Nuk i mungonte asgjë. Ishte lule në serat. E mbyllur ditë e javë. Na ndante vetëm një mur.

E mora vesh se kur bën kafen e saj të mëngjesit. Mëngjes herët, gjithnjë në orën pesë,dimër e verë, në atë orë dëgjoj ujin të rrjedhë nëpër tubot.

Zgjimi i saj herët më bëri të dyshoj për moshën e saj. Atë e mbulon bukuria e saj e ndritshme. Të rinjtë nuk zgjohen kaq shpejt. Jeta jashtë rrjedh, ndërsa ajo qëndron larg saj, e palagur. E mbyllur atje në varrin e saj të mbitokshëm, larg njerëzve, miqve dhe shoqeve. Ndoshta qëndis stofën e saj të së kaluarës. Ndoshta qëndis me ëndrra të saj të ardhmen e saj të paditur. Siç duket, ashtu e vetmuar, shkruan me këmbëngulje dhe durim historinë e saj. Ndoshta do të kthejë shtëpinë e saj në tempull adhurimi për një idol të saj personal, shumë të dashur.

Pas shumë muajsh e mori guximin vetë ajo dhe kështu këmbyen përshëndetjen tonë të parë.

Kur del jashtë ndrit lagjja nga reflekset e bukurisë së saj që rrezatojnë si një margaritar gjigant.

Fqinji ynë përballë, Jorgoja, një zotni i mbajtur mirë, mbi të shtatëdhjetë e pestat, është i vetmi në lagjen tonë që diçka di dhe kupton më shumë se të tjerët për jetën e saj. Kjo ndodh kur takohen, e lë të kalojë ajo e para dhe pastaj bën kryqin duke thënë:

- E! Në këtë zonjë këtu Perëndia ka logjikën e vet, në vend që të plaket, ajo po zbukurohet çdo ditë e më shumë.

Si të mos çmenden të rinjtë dhe ne pleqtë akoma më shumë, ajo çmend dhe gurët që shkel.

Kur e shikon xha Jorgua bën kryqin dhe po ato fjalë thotë mekanikisht. Vetëm një ditë më tha diçka: - Dëgjo, djali im. Ajo i ka të tetëmbëdhjetat,mund të ketë edhe të tridhjetë e gjashtat e saj, sepse te gruaja atëherë bukuria merr pamjen e saj përfundimtare dhe fillon të bëhet dashuria e ëmbël pas të dyzetedytat e saj… Ajo, siç e marr vesh, i ka dhe të tetëmbëdhjetat dhe të tridhjetëgjashtat dhe të dyzetedytat dhe të pesëdhjetegjashtat e më shumë dhe përsëri kthehet te tetëmbëdhjetat.

- Ku i di ti, o xhaj, të gjitha këto?

- Po të kesh grua që të do sinqerisht dhe një vajzë mjeke dhe kujdeset, të gjitha këto i mëson.

Qëndroi pak me atë trupin e tij të ngjeshur si qiparis dhe ndezi duhanin, thuaj se do të frymëzohej për bisedën, që do të vazhdonte. Bashkëmoshatarët e mi pinë ilaçe, kurse unë pi duhan. Lavdi Zotit, të gjitha m’i ka dhënë deri më sot dhe veçanërisht shëndetin. Fytyra e tij e bardhë në të kuq dhe e tendosur shkëlqente, plot shëndet. Njeri gazmor xha Jorgoja, me një aftësi vëzhgimi të fortë.

- Vajza ime ka studiuar për mjeke në Amerikë. “ Të tillë bukuri, baba, nuk kam parë as atje, as te gratë dhe as te studentet e reja! Ajo, mbase pi verë, mbase pi gjak nga virgjëreshat, prandaj dhe nuk plaket, - më tha. - Vajza ime e admiron e quan “Yll magjik”. Kur e shikon më thërret: “Eja të shikosh, doli “Ylli magjik!”

Ecën në trotuar dhe përbri saj mbushen dritaret me kokë grash, që shikojnë me sy të egër, gjithë zili e cmirë, ndërsa burrat e shikojnë me sy të uritur gjithë kënaqësi. Të gjithë duan të hyjnë në dritaren e jetës së saj.

Pas përshëndetjes së saj të parë, përshëndetemi vazhdimisht, madje, kur largohet, më thotë:- Kujdes shtëpinë. Kam lënë dritaret hapur. Po shkoj,hajde shëndet!

Qysh atëherë çdo përshëndetje e saj dhe një gur në urën midis nesh.























Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa Empty
MesazhTitulli: Re: Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa   Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa EmptyTue Dec 30, 2008 12:55 pm

Vizita e parë



Paradite. Dita mbytëse nga zhegu. Po bie dera e pasme e shtëpisë sime. Me shpejtësi, me një frymë, pa rrotullime zonja Ndina më thotë:

- Jashtë derës sime është një zotni. E pashë nga syri magjik i derës. Po bie vazhdimisht zilja. T’i thoni se zonjën e pashë në mëngjes që ikte me taksi. Nuk besoj se do të kthehet sot. Shko dhe llafosemi pastaj.

Një zotni me të gjitha. I veshur që s’i ngjitet qimja. I gjatë, i zeshkët në të kuq, pak tullac para ballit, rreth të dyzetave. E gjeta t’i bjerë derës me durim. I thashë sa më lart. Fytyra e tij u vërejt dhe ndërroi ngjyrë. Fryma iu zu, kokëulur, me hapa të rënda e ngadalë u largua. Sa hapi derën e një automjeti bojë qielli, kthehet dhe më thotë:

- Mos vallë e dini me saktësi se kur kthehet?

- Vetëm ajo e di, - i thashë.

Automjeti iku me shpejtësi. Te dera e pasme më priste zonja, që i mori vesh të gjitha. Nuk dha shumë rëndësi. Nga një shikim i saj serioz mora vesh se ajo duhesh të ishte zonjë dhe jo zonjushe.

- Mos keni kohë në dispozicion që pas një ore të më vizitoni?

Pasi i thashë se isha dakort me propozimin e saj, më tregoi derën e pasme. Ajo orë m’u duk vit. Koka më buçiste si gjatë kohës së provimeve, duke u munduar të hyja në mendjen e saj, të zbuloja arsyet. Mendimet më shpinin tutje, më larg nga ndodhia e sotme.

Erdhi ora. Si ndonjë kusar që do të provoja ekzistencën e të zotit që të dijë ta bëjë më mirë punën e tij, me drojtje dhe me frymë që më mbahej i bie derës.

Nevoja e zonjës, tani si një fik i pjekur, më thërret për vizitë. “Duhet të jem shumë i rezervuar dhe i matur!”- mendoja me vete.

Dera u hap kryqëzimi i dritës së fortë të diellit me dritën e dobët të brendshme, më krijuan një përfytyrim sikur shikoja një ylber. Dëgjova fjalën ”Shoqëromë!”, por njeri nuk shikoja ende. Duke ecur shikoja më mirë, më qartë. Ajo përpara dhe unë prapa. Veshja e saj e trëndafiltë, e hollë, e gjatë, deri në syrin e këmbës. Flokët e saj të fryrë, të gështenjtë, m’u dukën si të rreme, si ata të teatrit. Por jo. Ishin ato të saj, natyralet, me një erë të çuditshme, që të dehte. E ndiqja si sonnambul. Kaluam nga banja e saj. Shkëlqente si dielli. Dhoma e gatimit ishte tërë dritë, e pastër dhe e rregulluar me shumë kujdes, si për reklamë.

Më drejtoi drejt dhomës së gjumit. Muret ishin të bardhë, skeleti i krevatit po i bardhë, vetëm jorgani dhe perdet ishin në ngjyrë trëndafili.

Të gjitha këtu ishin të bardha dhe ngjyrë trëndafili, si trupi dhe veshja e saj. Dhoma dukej bosh, ndoshta si shpirti i saj. Më tregoi kolltukun përbri krevatit me komodinën. Ajo ndënji përballë meje.

- Të kam parë që pi duhan, - më tha dhe më vuri mbi komodinë tabakanë e duhanit. – Pi sa të duash. Asnjë problem. Dritaret janë të hapura. Unë nuk pi.

Kafet ishin gati.

Pinim të dy pa nxjerrë fjalë. Heshtje varri. Koha nuk ecte. Shikimi i saj ishte ngulur mbi mua. Për një çast u kryqëzua me timin. Heshtja, si në zi, mbajti minuta të tëra. Zemra po më coptohej. Para një gruaje të tillë ka turp njeriu të jetë i parëndësishëm dhe kërkon nga vetja shumë. Isha gati të ikja. I hedh shikimin tim të fundit, disi të ashpër , të indinjuar.

- Sytë e tu më vrasin, - më tha.

Me këto fjalë u ça akulli i heshtjes dhe vazhdoi:

– Sikur ta dije se si ky shikimi yt më shpon, si shigjetë, dhe del pas flokëve të mi. Vetëm për këtë shikim mendova të vije këtu.

Mori frymë thellë, sikur të më çlironte mua.

- Dua të të them sekretin e jetës sime, - dhe shtoi:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa Empty
MesazhTitulli: Re: Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa   Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa EmptyTue Dec 30, 2008 12:55 pm

Në valle



Isha dhe e ndiej veten akoma vajzë fshati. Një vajzë e panënshtruar, gjithë vullnet. Që kur isha e vogël dhe më vonë ndjenja brenda meje se kisha gjak aventurieri dhe jam femër hiperbolike. Si fëmija më i madhe në familjen time, bëja punët më të shumta dhe më të rëndat të fushës. Kurrë nuk ndieja lodhje. Nëna ime thoshte se i ngjaja gjyshit tim, babait të babait. Që kur qe i ri akoma e kishin vrarë turqit. Nuk e shihnin dot. Fliste sikur flisnin për dikë të tretë, person pa interes për të. Thoshnin se isha e bukur dhe që nga të katërmbëdhjetat e mia hapeshin dhe mbylleshin dyert e shtëpisë sime duke më kërkuar për nuse. Mua më dukeshin të gjitha lodra, kur këmbëngulnin prindërit e mi, unë refuzoja sikur të ishte vdekje.

Në rrethinat tona bëhej, gjithnjë në qershor, në ditën e Shën Parashqevisë, pas cermonisë fetare, nën hijet e pishave, festë e madhe. Vinin shumë, shumë edhe nga qyteti ynë, nga Vullosi… Nuk kisha mbushur të gjashtëmbëdhjetat. Prisja festën si toka shiun në verën. Unë isha në çdo valle, e lodhur, siç themi ne: “Ja, ku jam!”

Njërën nga vallet e hiqte një trim rreth të njëzet e pestave. I gjatë, i zeshkët, me flokë të valëzuar, të zezë , me vetulla të zeza, me dy sy të zinj që i shkëlqenin, që i rrotullonte nga të gjitha anët, magjepsëse si sy gruaje. Në fytyrën e ngushtë shkëlqenin mustaqet e tij të mbajtura me kujdes. Fytyra e tij merrte pamje të ndryshme sipas muzikës, sikurse trupi i tij si selvi që merrte kthesa dhe rrotullime, gjarpëronte, dukej si flutura e valles. Sytë e njerëzve ranë mbi të. E duartrokisnin pa ndërprerje. Akoma edhe sot nuk e marr me mend pse e duatrokisnin më shumë njerëzit për vallen apo për trupin e tij të lartë si selvi. “E lumtur do të do të jetë ajo që do ta marrë për burrë,”- dëgjova tek thotë një vajzë e panjohur e moshës sime, e cila më mbante dorën në valle. Duartrokitjet jehonin aq shumë saqë jehona e tyre mbulonte orkestrën. Sazexhinjtë u ngritën në këmbë dhe e shoqëronin. Ai filloi të bëjë rrotullime në qendër të valles. Duke kënduar i vinte klarinën në vesh dhe asi sikur të mos shkelte në tokë, fluturonte. Duartrokitjet gjithnjë shtoheshin, pa pushuar. Për një çast ishim në valle ballë për ballë. Më hodhi një shikim magjepsës që ndjeva se para meje ,si me thikë u nda më dysh. Në atë vapë të padurueshme ndjeva në trupin tim një vapë tjetër, që s’e kisha ndjerë kurrë, një flakë sa m’u skuq fytyra. Trupi filloi të më dridhej. Për një çast mendja ime pushoi së menduari. Tërë trupin tim e kishin pushtuar ndjenjat. Pas pak mendja ime filloi të punojë. Ai m’u zhduk nga përpara, duke më lënë fotografinë e tij, atë trup të shkathët, ata sy të zes tërë magji, atë shikim magjik që më çmendte.

Që nga ai çast isha një e marrë. Më erdhi marrëzia nëpërmjet atij shikimi.

Vura re se të gjitha këto, ndryshe nga më parë, i thoshte me një akcent të mrekullueshëm plot pathos, sikur t’i jetonte prapë ato çaste, dhe vazhdoi:

- Filloi përsëri vallja, por unë nuk e ndiqja. Nuk di se kush ishte n ëkrye dhe as në fund, sikur të ishte hapur dheu dhe i përpiu. Sipër meje një re krejt e zezë. Vendi u errësua.

Befas dora ime e majtë shtrëngohet fort nga një dorë e ashpër, dorë burri. U hodha përpjetë sikur të isha në krye të valles. Kur e pashë, m’u duk sikur u largua reja dhe u ndrit çdo gjë. Thuaj se më njihte që fëmijë.

- Pas kësaj valleje, - më tha, - do të marrim dhe një tjetër, vetëm ne të dy në krye. Ai fliste, por unë nuk e shikoja. Shihja ëndërr me sy hapur.

- Do të të vjedh, - më tha. - S’ke për të vajtur gjëkundi!

I mendova të gjitha fill e për pë. Vallja nuk kishte filluar akoma. Pa bërë zë humba midis njerëzve. Ai nuk u kthye fare të shikonte se ku shkoja. Kështu m’u duk. Ecja në mes të njerëzve si e hutuar. Filloi vallja tjetër. Nuk e shikoja as në krye të valles dhe asgjëkundi.

Më gënjeu, - mendova.

Në atë çast dy duar si pincë më shtrëngonin në mes. Nuk e kuptova si u ndodha në krye të valles.

Më dukej se sazet luanin më mirë se çdo herë tjetër. Në valle ishin dy flutura. Të gjithë duartrokisnin, ritmikisht dhe vendi gjëmonte, si era në pyll. Shikimet e njerëzve kishin rënë të gjitha mbi ne, sikur të ishim ne fëmijët e tyre dhe ata prindër. Të gjithë na jepnin kurajo dhe gëzim. Dhe ne si dy zogj që fluturonim para tyre. Ndieja vetëm gëzim, gëzim të pandërprerë ndonjëherë. Mendjen nuk e kisha në vend. Sikur nuk e kisha. Shikoja ëndrrën time përsëgjalli. Isha më e lumtura në botë. Lumturia është për një çast, nuk është e përherëshme.

Vallja mbaroi. Duke më mbajtur nga dora, bashkë shkuam në sazet dhe i pagoi shtrenjtë.

Të dy morën të tatëpjetën. Sazexhinjtë të entuziazmuar, dolën deri në krye dhe luanin për ne që iknim me vrap.

Si pa kuptuar kthenim kokat tona drejt sazeve. Rreth tyre njerëzit na shikonin dhe duartrokisnin. Me duar të bashkuara, sikur të ishin një, i përshëndesnim duke u dhënë lamtumirën. Thuaj se e dinin se ajo ishte dasma e jetës sonë.

Ato vazhdonin të binin dhe le se ishim aq poshte dhe larg.

Atje, poshtë një peme na priste kushëriri i tij me një kalë pa shalë. Hipëm të dy. Unë para në prehrin e tij. Kishte rënë nata. Kali vraponte si era. Ne të dy mbi të si Aretusa me Konstandinin, vetëm se ishim gjallë. Vraponim drejt parajsës. Gjatë gjithë rrugës asnjë fjalë nuk këmbyen. As i fola dhe as më foli. Çdo gjë ishte e tepërt.

Unë e përqafova së gjalli ëndrrën time dhe ai ëndrrën e tij.

Në shtëpinë e kushëririt të tij qëndrova një javë. Përnjëherësh të nesërmen u shkrova njerëzve të mi.

“Jam në duar të sigurta. Fatin e mora në duart e mia. Jam tepër e gëzuar. Të puthura të gjithëve!”

Ndina.





























Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa Empty
MesazhTitulli: Re: Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa   Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa EmptyTue Dec 30, 2008 12:56 pm

Atë natë



Me gishtat e saj të hollë e të bardhë kapi filxhanin tim bosh. E mbante shtrënguar fort, duke e tërhequr nga ana e saj. U hodhi si magjistare një vështrim maleve, lumenjve dhe luginave, që formoheshin nga kafeja si ndonjë hartë në faqet dhe në fund të filxhanit. Shikimi i saj kaloi dhe u ngul në fytyrën time. Shikimet tona u kryqëzuan dhe nuk e ndjenë veten mirë. Shikimi i saj kalonte alternativisht herë në fytyrën time dhe herë në faqet e brendshme të filxhanit. Si duket i krahasonte të dyja dhe do të kërkonte të çante e të futej midis viaskave të trurit dhe të jetës sime. I thashë:

- Je fallxheshë? Unë nuk u besoj këtyre.

- Jo, nuk jam, por diçka marr vesh, dhe nuk para besoj. Këtu je i mërzitur. Ndoshta nga llomotitjet e mia, atëherë ta ndërpresim.

Përkundrazi. Këto fjalët e mia sikur i çelën fytyrën, sikur e ripërtëritën. Vazhdoi të shfillte…….. lëmshin e jetës së saj.

- Pas nëj jave u ndodha në hyrjen e një banese shumëkatëshe në qytetin e Vollos. Të nesërmen më pruri një mesogrua, ndihmëse shtëpie. ‘Të mos lodhesh, ta kesh edhe për shoqëri”, - më thotë.

Ndoshta kishte frikë se mos ikja.

Kosta ishte sipërmarrës. Punën e kishte larg. Më dashuronte fort sikurse dhe unë atë. Kurrë nuk mora vesh se kush nga ne të dy e donte më shumë njëri - tjetrin. Në të shtatëmbëdhjetat linda fëmijën tonë të parë, Sofin. Gëzimi im nuk kishte kufi, kurse Kosta donte djalë.

“Të rinj jeni do të bëni dhe të tjerë, “ – e qetësonte ndihmësja e shtëpisë. Me të lindur Sofin ai pruri dhe një ndihmëse të dytë shtëpie. Ishte shumë i zoti, i palodhur, energjik. Shtëpia jonë kishte dhe qumështin e dallëndyshes. Njihte shumë njerëz. Si sipërmarrës bënte vepra të mëdha: pallate, ura, rrugë, kisha. Kishte të bënte me arkitektë, avokatë, priftërinj, mjekë, me ajkën e inteligjencës. Ndonëse nuk kishte shkollë të lartë, të gjithë ata ishin shkolla e tij e madhe. Mendja e tij ishte si sfungjeri: i thithte sa dëgjonte, thuaj se i dinte të gjitha. Për mua ishte mësues i jetës sime. Nga ai mësova shumë.

Pasi lindëm Sofin, çdo të shtunë dhe të diel dilnim shëtitje në qytet. Hanim e pinim deri vonë natën, nëpër tavernat. Sikur vajti sharra në gozhdë, sikur të kishte ndonjë thile, peri i lëmshit të hijes së saj, këtu qëndroi. Mora frymë të thellë, mori filxhanet dhe i shpuri në kuzhinë, pasi më parë më kërkoi të falur. U vonua pak. Më dukej si nxënëse, që harroi vazhdimin e orës së mësimit dhe shkoi ta gjejë fshehtas në libër. Natyra e fytyrës së saj sikur ka ndryshuar. Fytyra dhe qerpikët i dukeshin të fryrë. Sytë i kishte të njomë dhe si të skuqur anëve. Kur filloi të flasë, zëri i saj ndryshoi, u hollua. E kuptova vonesën e saj. Donte të fshihte nga unë dobësinë e saj. Filloi të shtjellohet peri nga ky lëmsh.

Një të shtunë me Kostën në një tavernë, që shkonim për herë të parë u bëmë xurxull nga të pirët e shumtë. Ndoshta mezet gjithë shije na detyruan të zbraznim shishe të tëra me verë.

“Dhe mezet të mira dhe vera e mrekullueshme, - më thotë Kosta. – Dua të pish sonte, sa kurrë në jetën tënde”.

Pinim për shëndetin tonë dhe për ëngjëllushen tonë. Për lumturinë tonë të pafundme.

“Dua të pish aq shumë sa të të hedh me duart e mia në shtrat!”

Vonë, shumë vonë, u kthyem në shtëpi. Në pjesën më të madhe të rrugës më mbante në duar. Qyteti kishte rënë në qetësi dhe në gjumë dhe me rojet e tij. Akoma dhe era e freskët flinte dhe ajo si e lodhur. I fiku dritat e dhomës së gjumit. Në tavanet dhe në muret sikur mbiu si nga degët e pemëve drita, gjithë nuanca e rrugëve,duke krijuar kështu një pamje dehëse, si ajo e verës. Atë mbrëmje jetuam një ëndërr të çmendur, të vërtetë dhe të pabesueshme, ëndërr lumturie, që thoshja me vete se nuk do të jetoja më. Kam frikë nga gëzimi im. Për mua gjithnjë në gëzim e sipër, gëzim e frikë i ndjej si dy binjakë. Kur çdo gjë mbaroi në krevat, Kosta doli në tarracë të ulej, kurse unë u zhyta në gjumin e lumturisë sime. Nuk kuptova se sa fjeta, kur befas ndjeva në faqen time dy pika të rënda të njoma. Kujtoja se shikoja ëndërr. Në fytyrën time dhe dy pika të tjera, si ato të një pjergulle të lënduar dhe një murmëritje, sikur të dilte nga thellësitë e tokës. Hap sytë si e tronditur nga një ëndërr e keqe. Shoh Kostën në këmbë më fytyrën të ulur mbi fytyrën time.

“Mos u trëmb, - më thotë me një zë tjetër, sikur të mos ishte zëri i tij. Më rrëmbeu dhe më përqafoi fort. Kështu të përqafuar u shtrimë të dy, me fytyrat të ngjitura si një pjeshkë e madhe. Po ashtu dhe frymëmarrjet tona. E ndjeva fytyrën e tij të lagur nga ajoi e Kostës. “Kosta, shpirti im nuk të bën vera!” Atëherë shpërtheu së qari, si ndonjë fëmijë. Pas pak ndjeva buzët e tia ngjitur në veshin tim të djathtë. Fjalët e tij, me një zë tjetër nga të qarët dhe të lagura nga lotët, më prunë në veshë dy sekete të jetës sime. Ishte nëntëmbëdhjetë vjet më i madh se unë, ishte i martuar dhe kishte dy vajza.

Ndjeva sikur u ngulën dy thika në zemrën time, njëra më e madhe se tjetra. Në atë çast ndjeva se vera në gjakun tim po bëhej helm. Duart e mia u zgjidhën nga ai. U zgjidh trupi im. Mendja pushoi së funksionuari. Më kujtohet mendimi im i fundit:

“Gota me verën e lumturisë u thye!”





Ura – Bulevardi



Për aq orë sa fliste, shikimi i saj ishte ngulur në tabakanë e cigareve me bishtat e cigareve dhe hirin. Mos vallë mendohej se lumturia dhe ëndrrat e saja u bënë hi dhe la kujtimet mbi bishtat e cigareve? Apo mos vallë mendonte ç’efekt bënin fjalët e saj në shpirtin tim? Sapo mbaroi, rrëmbeu tabakanë e mbushur dhe u zhduk si era. Mendja ime u zhyt “në gotën e thyer” me verën e lumturisë. U vonua aq, sa fillova të shqetësohem. M’u paraqit me një fytyrë që tregonte qartë se gjithë atë periudhë qante.

- Lë tabakanë me një paketë cigaresh mbi komodinë.

- Kjo është jotja, - më thotë.

Cigaret e mia po mbaronin. Përsëri tërheq lëmshin nga thileja.

Që ishte në tëmbëdhjetë vjet më i madh se unë, kjo nuk më kushtonte aq sa e dyta. Fytyra e tij dhe çdo gjë nuk e tregonin diferencën e madhe të moshës sonë. Për mua, përsa jetuam bashkë, ishte gjithnjë njëzetepesëvjeçar. Ajo që më goditi shumë ishte fakti që ishte i martuar me dy fëmijë. Gruaja e tij, nga dashuria e madhe për Kostën, mbeti në shtëpinë e tij atërore që të rriste vajzat e tij. Pasi qëndruam gjithë ditën palëvizur në shtrat, kur u përmenda, i thashë:

“Pse ma bëre këtë?”

- Nuk e kam fajin unë, - më thotë. E ka fajin bukuria jote dhe momenti i keq që u njohëm. Ishte moment i keq për ty, kurse për mua ishte dhuratë nga Zoti. Para kësaj bukurie djalli futet edhe në shpirtin e shënjtorëve”.

- Tani, - i them, - paguajmë shkëlqimin e bukurisë, embëlsinë e mëkatit me lot të hidhur. Kam edhe unë brejtje në ndërgjegje, sepse isha vajzë e marrë. E ka fajin gjaku im aventuresk. Nuk u thellova dhe bukuria e tij më çmendi. Kujtova fjalët e nënës sime: “Vajza ime, shqetësohem për jetën tënde. Je krijesë e pamposhtur. Vështirë të gjesh një burrë që të të sundojë!” Vërtet gjeta burrin më ideal të jetës sime, që më bën gjithnjë të lumtur. Gjithnjë doja një burrë që të më sundonte, të më mposhtte. Të më sundonte, jo vetëm në krevat, por të sundonte karakterin tim, gjithë jetën time. Ai realizoi ëndrrën time ,qëkur isha e vogël doja të isha nënë, një burrë të tillë ëndërroja,. Vertet Kosta më doli dy herë burrë dhe dy herë baba.

- Të ushqesh vajzat dhe gruan tënde, t’i rritësh, - i thoshja. - Nuk duhet të paguajnë gabimet tona. ‘Të kem shëndetin, - më tha, - unë do të punoj për të gjithë juve. Ty të dua mbretëreshë! E çfarë nuk u dërgonte. Dhe unë nga ana ime. Vetë i martoi mirë vajzat dhe janë mbretëresha në shtëpitë e tyre. Lindëm dhe dy fëmijë të tjerë, djem. Tani janë me nipër në shtëpitë e tyre. Tek të gjithë ka lënë trashëgim, pasuri të madhe dhe të drejtë, sikurse dhe tek unë. Djemtë e mi çdo ditë më marrin në telefon. Kur i kam nevojë, kush të vijë i pari, por jo dhe nuset e tyre.

Më hodhi një vështrim kontrollues, sikur kërkonte diçka nga unë. – Kjo është jeta jote, - i them, - mbase shumë e dinë. Nuk më duket si sekret.

- Ju lodha , - më thotë. – Po të keni kohë dhe dëshirë të mirë, në orën gjashtë i themi më mirë. Ura midis nesh tani u bë bulevard.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa Empty
MesazhTitulli: Re: Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa   Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa EmptyTue Dec 30, 2008 12:57 pm

Bie dera



Ora gjashtë e pasdites. Kafet ishin gati. Zonja shkëlqente, e ripërtërirë nga gjumi i drekës. Çdo gjë tregonte diçka ndryshe. Në ngushticë, midis pishave dhe dritares nga ana e përëndimit, frynte një erë e lehtë dhe e freskët, që tundte perdet ngyrë trëndafili dhe na ledhatonte fytyrat. Pinim kafetë në heshtje të plotë. Ajo nuk më shqetësonte më. Buzët e saj ngjyrë trëndafili u vunë në lëvizje.

– Pra në këtë jetë dua Zotin, shënjtorët e fesë sonë dhe Kostën tim që humba. Shkoj në kishë, por jo rregullisht dhe gjithnjë në orët e vona të ceremonisë fetare. Këtë e bëj se vuaj nga veshkat. Në Egaleo është një nefrolog i dëgjuar.

Në atë çast piu dhe pikën e fundit të kakfesë, sikur të merrte fuqi për elokuencën e mëtejshme.

Një ditë i vajta me vonesë përgatitej të dilte.

- Zonjushe, - më thotë, - lini numrin e telefonit apo adresën t’ju lajmëroj, përndryshe ejani të mërkurën. Bëra ç’më tha. Asnjë lajmërim. Shkova të mërkurën. Në dhomë kishte shumë njerëz. Të gjithë në këmbë, sikur të ishin në grevë. Ndoshta se në atë çast kalonte mjeku. Sapo arrita në derën e klinikës, hodhi një vështrim drejt njerëzve. Më bëri me shenjë me guisht duke më thënë: “Të kalojë vajza që erdhi pardje me vonesë.” Njerëzit u revoltuan. Dëgjova një zonjë të thotë: “Pa tjetër, bukuria e saj është si pasaportë. Ajo ka yllin në ballë!” Dhe dikush tjetër shton: “Ajo ndal dhe trenat, siç thotë kënga!” U ula në kolltuk. Mjeku ngrihet, qëndron përballë meje rreth një me një metër e gjysmë : “Dëgjoni, zonjushe, - më thotë. – Para se t’ju them nga se vuani, jam i detyruar t’ju them…” Një parandjenjë e keqe m’u ngjall përbrenda. Pa e vëne re, zgjata veshët. Midis nesh një qetësi mbytëse dhe e rëndë. Prisja me padurim. “Jam dyzet e dy vjeç. Ju bëj propozim martese. U hodha përpjetë sikur të më kishte kafshuar një gjarpër. Tavani, si gur varri, më ra përsipër.

- Po, ç’thoni, doktor, unë jam me nipër?

- Po ç’thoni kështu zonjushe? (Dëgjoj dhe zonjushe). Mos vallë nuk ju pëlqej?

- Urdhëroni letërnjoftimin tim! E kontrollon me kujdes, si ndonjë kumarxhi që humbet lojën dhe shikon përsëri letrat.

- Gabim shkrimi, - më thotë.

- Po ç’thoni kështu, doktor, mbaj unë letërnjoftim me gabime?

- I rrëmbeva letërnjoftimin dhe u ula përsëri në kolltuk.

- E atëherë, - më thotë, - dëgjo! Unë nuk kam nënë. Do t’ju bëj me nënë, t’ju kem në kolltuk, ashtu siç jeni. Vetëm t’ju shoh dhe t’ju adhuroj bukurinë tuaj.

- Po ç’thoni, doktor, kam fëmijët dhe nipërit e mi që më adhurojnë.

U ngrita si e marrë duke kërkuar daljen. Sa dola te dera, i them: “Doktor, je për mjekim!” Zëri im i fortë u nda mëdysh duke mbushur me valë akustike ajrin e klinikës dhe të dhomës. Dola përjashta si ndonjë kafshë e egër dhe e trembur që dikush ka ushtruar forcë mbi të. Klientët në shumë qëndronin në këmbë dhe dëgjonin. Nuk di se ç’thoshnin, nuk më interesonte. U futa në taksinë, që priste dhe ika si era…

Duke më treguar sa mëlart, fytyra e saj ishte e vrejtur dhe e egërsuar. Mbi të shikoja një bukuri të egër që, megjithatë, nuk ia pakësonte bukurinë. Shikimi i saj i ashpër mbi mua më bënte të mendoja se në atë çast isha unë mjeku për t’u mjekuar.

- Bëra gabim që i lashë adresën dhe telefonin. E dini se kush ishte mjeku? Zotnia, q ë, sot, i binte ziles së derës sime!

Hapa sytë, nuk u besoja veshëve të mi.

- Nuk besoni? Dhe megjithatë ai zotnia ishte. Pa le propozim martese. “Zonjushë duket se nuk iu pëlqej!” Pale dhe zonjushe!…

Më gjeti derën i pabesi. Po ç’ka ai me mua, mund të më thuash? Dua të më ndihmosh. Kam nevojë për ndihmën tuj. Më besoni nuk duan të dinë fëmijët e mi, nuset dhe aq më shumë vajza Sofi!… Atëherë kam për të vdekur.

E besova. M’u duk sikur binte nga një greminë e thellë dhe zgjati dorën ta ndihmoja. U preka. I shfaqa mendimin se si duhej të vepronim më pas. Retë u shpërndanë. Fytyra e saj shkëlqeu si qielli i pastër, i ndriçuar nga dielli.

- Të faleminderit shumë. Jam dakort me ato, sa më thatë. Do të jeni shpëtimtari im.

Pyesja veten: “Vallë ishte çasti i përshtashëm ta pyesja mos ky ishte sekreti i saj…”. E pyeta. Nuk m’u përgjigj.



Pija



- Më falni, një minutë, - më thotë.

U ngrita me një qëndrim zonje, ashtu siç dinë zonjat e vërteta të imponojnë qëndrimin e tyre. M’u duk se nuk ishte zonja e mëparshme. U largua drejt drejtimit të ditur dhe u vonua pak. Duke qënë i lirë nga shikimi i saj imponues, i hedh një sy dhomës së fjetjes. Në qoshe, mbi krevatin e saj, nga ana ime e djathtë, ishte një kornizë e madhe, e mbajtur mirë, prej argjendi, e Shën Mërisë me Krishtin e vogël. Mbi të ishte lidhur fjongo një kordele ngjyrë trëndafili. Brenda korniza ndriçohej nga një kandil i vogël me rrathë paralele e lyer me flori. Drita e saj e zbehtë sa vente dhe ndriçonte më shumë, gjë që tregonte se fillonte të errej. Poshtë kondismës ishte vendosur një fotografi burri me ngjyra, brenda një kornize të lyer me flori. Fytyra nuk i dallohej së largu. Ndoshta të ishte Kosta i saj?! Ndoshta idili i saj që adhuron e malluar ditë e javë të tëra, brenda tempullit të saj. Kthehet. Në dorën e saj të djathtë mbante një fotografi me ngjyra brenda një kornize të florinjtë me distanca tetëmbëdhjetë me trembëdhjetë të qinda. Në dorën e saj të majtë mbante një album me fotografi familjare. Psherëtiu thellë dhe puthi fotografinë e madhe. Në sytë e saj shkëlqenin dy lot prej rubini. Ky është Kosta im! Hodhi në krevat albumin dhe u zhduk. U zhyta duke studiuar… e saj. Ishte fotografia e e tij e fundit me flokë të rëna mbi ballë dhe kaçurrel. Fytyra e tij ishte ngjyrë kafe. Balli dhe fytyra të vijosura tej e tej prej rrudhave të thella. Fytyra e një njeriu të lodhur e të munduar. Shikimi i tij ishte i ndritshëm dhe disi melankolik. U mallëngjeva. Hap albumin. Në fillim ishte vendosur një fotografi bardhë e zi. Një çift i ri, gjithë dritë, i zgjedhur si dielli dhe hëna. Kosta i saj yll, trup selvi. E krarahasova me fotografinë e fundit me ngjyra. Vërejta se bukuria e tij ishte fishkur nga furtunat e jetës. Ndina ishte vajzë e re, e hollë, e bukur, si më e gjatë nga ç’është sot. Vetëm shikimi i saj i zgjuar mbetej po ai. Shumë pak i ngjan së sotmes, që është me të vërtetë yll! Ndoshta të jetë e vërtetë ajo që, thonë, se disa gratë të mbajtura mirë në të tridhjetë e gjashtat e tyre bëhen të bukura. Ndryshimi që kanë pësuar në rrjedhën e viteve, më bëri përshtypje. Thuhej se Ndina thithte bukurinë e tij. Ai vishkej, kurse ajo lulëzonte gjithnjë e më shumë. Nuk aprovova ndryshimin e tyre të bukurisë dhe të paraqitjes. Në album kishte shirita filmash familjarë me fëmijë, nuse e nipër. Lexoj: Romë, Bon, Paris, Bruksel, Kopenhagen, Budapest, qytete të ndryshme të Amerikës dhe të Kanadasë dhe në fund Lefkosi. Thuaj se Ndina ishte shoqëruese avionash të pikturuara në fytyrën e Kostës, që tregonte fotografia e fundit me ngjyra. I zhytur në ato që shikoja, nuk kuptova se si u vendos para meje një tavolinë e bardhë dhe e lehtë e mbushur me pije uiski, si dhe lloje birrash, verë, uzo………. Në mes avullonin mezet e ngrohta. Era e tyre përhapej në dhomë, duke ngacmuar nuhatjen dhe duke krijuar kështu një ambient të mrekullueshëm për të pirë. M’u kujtua ajo tavernë, që vizituam për herë të parë të dy atë të shtunë, kur u thye gota me verën e lumturisë. Ky mendim, diku brenda meje, më krijoi një ndjenjë krejt të kundërt me atë të nuhatjes nga mezet e mira. Dy ndjenja të kundërta më bënin të menduar.

-Pi ç’të duash, zgjidh vetë. Unë nuk pi pije, vetëm verë të kuqe. Cigare kam. Janë ato që mbaj për djemtë e mi, kur i ftoj. Unë nuk pi cigare, jua kam thënë.

Ngrihet dhe vë mbi tavolinë dy paketa.

- Këto janë për ty.

Të gjitha këto diçka tregonin. Cigaret dëshmonin predispozicionin e zonjës për shumë kohë për të pirë dhe për çdo gjë që përpunonte në atë çast mendja e saj e zgjuar dhe e djallëzuar. Nga e papritura në të paprtiturën më shpinte ai sfinks. Ishte e vështirë të dilje nga ai labirinth.

- Unë, uzo, - i thashë.

- Ke shpirt të bardhë, dhe po të hedhim dhe copa akulli, e tregon më mirë.

- Jo, shqeto e dua.

- Je shumë i pastër…

Mbushi gotën e saj me verë të kuqe.

- Mos je agresive? – e pyeta.

- Këtë e thua nga e “kuqja” e verës? Jo, por dhe në një farë mënyre edhe thellë n ëshpirt jam…

Dyshimi im u vërtetua. Përplasëm gotat. “Shëndet dhe për Kostën tim!”

Zbrazi me një frymë gotën e saj të parë dhe e mbushi shpejt, sikur të donte të më gënjente se ajo ishte gota e parë për të. Ndërsa pinim, mendja ime, si një laborator biologjik, kërkonte të zbulonte mikrobin e kuptimit të fjalëve: ”Për shëndetin e Kostës tim!” Konkludova se zhvillimet e mëtejshme do ta tregonin. As vetë ajo nuk i dha arsyet, që u hodhëm në pije, por as unë nuk e pyeta.

- Ti, pse nuk pi? – më pyet dhe më mbush gotën e dytë.

- Shërbeji vetë vetes. Në çdo gllënkë vere që pi ndjej buzët e mia dhe një të puthur të ngrohtë nga Kosta im.

E vështroj në sy. Sytë e saj u zvogëluan. Fytyra e saj, flakë e kuqe si shega, lëshonte flakë. Mbështeti kokën në duart dhe filloi të qajë. Për t’i larguar vëmendjen, e pyes:

- Nuk e kuptova mirë, mos ke vallë në mendje mjekun?

Fshiu lotët dhe përsëri nuk m’u përgjigj. E vërejta përsëri. Vera e kuqe, drita dhe ngjyra e trëndafili e dhomës i jepnin një bukuri të dukshme, sa asnjëherë në Botë. Bukuria e saj dhe vera më dehën. Nën nxitjen e tyre mora guxim si asnjëherë tjetër. Doja ta provoja në se ajo ishte me të vërtetë verë, apo “gjak”virgjëreshe”, siç thoshte vajza e xha Jorgos.

- Dua pak verë nga vera jote!

Më jep gotën e saj. Përnjeherësh ngrihet dhe bie dhe një gjysmë litër tjetër verë. E provova. Si vera e saj, pa asnjë ndryshim. Me dashje, apo jo, e piva deri në pikën e fundit.

Pijet po na mbaronin. Më propozoi të binte tjetër. Përgjigjja ime ishte thikë e mprehtë.

–Dëgjo , - më thotë. - Sekretin e jetës së tij njeriu e thotë vetëm në çastet e fundit të jetës së tij. Kam një parandjenjë se po më afrohen ditët. Ndryshe nuk mund të shpjegoj këtë dëshirë time kaq të madhe t’ia them sekretin e jetës sime një tjetri. Dhe ky tjetri je ti. Këtë do t’ia them vetëm njerit. Kështu e pruri fati im. Pi duhan, - më tha, dhe iku si era. U vonua të kthehej dhe u trëmba.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa Empty
MesazhTitulli: Re: Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa   Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa EmptyTue Dec 30, 2008 12:57 pm

E pabesueshmja

Ardhjet dhe ikjet e saj, si fantazmë, më impononin diçka të paparashikuar. Parandjenja ime për diçka më të keqe më bëri të vështroja dritaren si shpëtimtaren time. Fletët e saj të hapura, gurët në murin përballë më dukeshin si gojë njeriu, që qeshte me mendimete mia të liga për zonjën etyre. Po vazhdonte para syve të mi ajo gojë e çuditshme, sikur të më thoshte: “S’ke për të pësuar asgjë, zonja jonë është mirë!” Alkooli në mendjen time të turbullt prodhonte edhe mendimet më të pabesueshme. Pjesë nga fjalët e saj buçasin në kokën time:“Vështro, në një farë mënyre, në brendësi jam sulmuese”.

Nga një grua që zbraz një litër e gjysmë verë dhe kush ta dijë se ç’ka pirë tjetër, t’i presësh të gjitha. U kthye me një vështrim imponues zonje, flak në krevat një krehër të madh gruaje ngjyrë trëndafili dhe një krajon dhe më thotë:

- Dëgjo që të mësosh sekretin e jetës sime! Nuk do të ta them unë, do ta kuptosh vetë nga sa do të shohësh me kujdes të madh dhe nga pyetjet që do të të bëj.

M’u duk se u bëra lodër në duart e saj, të luajë me mua si me tespijet në duart e saj. Befas u zhduk. Më kujtonte fantazma në skena teatrosh të veprave të Shekspirit. Po vjen. Mengadalë ulet në kolltuk dhe vështrimi i saj imponues dhe i mbërthyer mbi mua përballet me shikimin tim për ta kontrolluar se mos i shmanget. Nga lart - poshtë ngadalë hap rrobën e saj ngjyrë trëndafili. Gjoksi i saj lakuriq. U shtanga! Nuk u besoja syve të mi. Hap më poshtë. Vetëm në pjesën e saj të fshehtë m’u duk se kishte veshur diçka të zezë. Ngrihet në këmbë dhe në mënyrë të rrufeshme hedh rrobën e saj në krevat. Trupi i saj tani më shfaqet tërësisht lakuriq. Lëkura e saj shkëlqente e tëra. Dukej si një margaritar gjigand krej i bardhë. Tani e kuptova se nuk kishte asnjë veshje. Me gishtat e dy duarve të saj të ndërur në ballë, në vijën poshtë flokëve të saj simetrikisht nga të dy pjesët, prek majat dhe i ledhaton, duke ecur poshtë dhe pas veshëve të saj, duke vazhduar në vijat e qafës. Këtu qëndroi. Përsëriti dhe një herë lëvizjet si më lart. Dy nga dy gishtat e duarve të saj përkëdhelnin butas dhe pastaj me të dy duart e saj kapte të dy hemisferat në gjoksin e saj. I çonte lart, i hapte anash, fërkonte thithat e tyre. Përsëri anash, i bashkonte nga ana e brendshme, përsëri fërkonte thithët e tyre dhe ata rriteshin e fryheshin si ballonat e fëmijëve, që i fryjnë për të lojtur në ditët e festave. Nga hemisfera u bënë sferike. Tani i çonte lart, ulte kokën dhe me gjuhën e saj lëpinte thithat e tyre. Ata po rriteshin gjithnjë e më shumë, sa që zunë gjithë gjoksin e saj. Sytë e saj filluan të zmadhoheshin dhe të shkëlqenin më shumë. Buzët e saj fryheshin dhe bëheshin më të kuqa. Lëshonin flakë. Filluan të bëjnë valëzime të vogla e më të shpeshta. Hapte gojën e saj, thuaj se do të gëlltiste sferat e gjoksit të saj. Po ato lëvizje i përsëriste disa herë. Me dorën e saj të majtë bashkonte sferat e saj të gjoksit dhe fërkonte fort thithët, ulte dorën e djathtë dhe prekte pjesën e poshtme sekrete të trupit të saj. Nga lart – poshtë përkëdhelte buzët e saj pa pushuar. Gjoksi i saj rritej më shumë. Fuste thellë në pjesën e saj të dy gishtat dhe vazhdonte me lëvizje përpara. Trupi i saj i tëri filloi të lulëzojë. Lëkura i nderej dhe i hapeshin poret. Shkëlqente e tëra. Sytë e saj të mëdhenj shkëlqenin. Goja e saj e hapur sa vente dhe hapej më shumë. Trupi i saj filloi të kthehej dhe të rrotullohej. Lëkundjet, që ndiente nga rrymat e poshtme sa vente dhe shtoheshin. Dora e saj e madhe vazhdonte intesivisht të fërkonte thithët. Nxjerr të dy gishtat e saj dhe nga pjesa e sekrete e trupit që tani ishte fryrë duke hapur anash këmbët, ku dukej e tëra dhe gishtat e saj të lagura iu drejtuan gojës. Filloi të lëpijë lëngun femëror. Shpejt e shpejt, pa humbur kohë, i fuste në gojën e saj të poshtme dhe përsëri i lëpinte, si maniake me gjuhën. Po këto lëvizje i përsëriste për shumë kohë. Lëngun femëror e lëpinte vazhdimisht me gjuhën e saj. Vijat e lakuara po bëheshin gjithnjë e më të lakuara, për aq sa dora e saj bënte sa më shpejt e sa më shumë lëvizje përpara. Lëkundjet e saj të brendshme i kalonin në tërë trupin, që e drejtonin në lëvizje përpara prapa. Me një kthesë të menjëhershme njëqind e tetëdhjetë gradë nxjerr para meje pjesën e prapme të trupit. Sa e bukur që ishte! Meshollë me një ndarje të artë! Ledhatonte butë lëkurën e bardhë në të të dy malet e saj poshtë ijeve dhe dora e saj futet përnjëherësh në gojën e fryrë të pjesës së saj të fshehtë dhe me të njëjtat lëvizje të dorës para prapa lëvizte gjithë trupi i saj i bardhë, si i derdhur në mermer. Vazhdonte të lëpinte lëngun e saj fëmëror.

Nga dritarja dëgjoheshin zëra të ndryshme dhe thirrje fëmijësh, që luanin si dhe zhurma e automjeteve që kalonin pa pushuar. Në pallatin përbri disa të rinj po dëfrenin. Melodia e muzikës, lëvizjet dhe përuljet e trupit të saj lakuriq bashkoheshin dhe më dukej se ato melodi bëheshin nga lëkundjet dhe lëvizjet e vetë trupit të saj, sikur të ishte një vegël muzikore e mahnitshme, e paparë njeriu. Me një lëvizje tjetër të papritur, pa e hequr dorën e saj nga pjesa e saj e fshehtë e trupit, na nxjerr pjesën e përparme të trupit. Vazhdon lakimet e trupit dhe lëvizjet ritmike me sytë mbyllur.

Lulëzonte e tëra si një trëndafil i çelur. Gjithë trupi i saj lëkundej nga afshi i dashurisë. Në lëvizjet e saj të fundit bërtiti dhe me një zë që i dridhej u dëgjua fjala: “Kosta im!”

Këtu iu zu fryma. U përul, siç ishte me sytë mbyllur dhe ra mbi kolltuk.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa Empty
MesazhTitulli: Re: Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa   Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa EmptyTue Dec 30, 2008 12:57 pm

Sekreti



Poret e hapura të lëkurës së saj, në të gjithë trupin, pikonin nga erotizmi. Siç ishte me sytë e mbyllur në kolltukun e saj, hap këmbët. Me gishtat e saj nga goja e saj e poshtme vazhdonte të shpinte lëngun në gjuhë dhe ta pinte. Lyente thithët dhe ballonat e saj, buzët e saj, vetullat dhe qerpikët dhe së fundi flokët e saj. Vazhdonte për mjaft kohë të lyente malet e saj te pasme dhe pasi u dha fund pjesëve erotike, filloi të lyejë gjithë lëkurën e trupit si medikament sëmundjeje të lëkurës. Nga këto gjera të pabesueshmem, që më shikonin sytë, më dukej se isha në ëndërr. Mendoja se kisha përpara një kurvë me gjithë karakteristikat e saj. Vallë gjithë orën me sytë të mbërthyer tek unë mund të futej ndokush në viaskat e mendjes së saj? Ç’mendonte? Mos vallë idoli i ikonës sime të gjallë në sytë e saj, kur i mbylli, fantazia e saj me sytë mbyllur e transformoi në atë të Kostës. Këtë vetëm mendja e saj e di. Në çastin që hapte sytë, shikimi im u largua nga ajo, por u kryqëzua me të sajin. Si një thikë me dy presa në zemrën time, buzëqeshja e saj e hidhur dhe ironike. Me një qëndrim serioz, lakuriq siç ishte, u ngrit në këmbë duke bërë para meje një kthesë treqind e gjashtëdhjetë gradë, sikur të më thoshte: “Shikoje mirë trupin tim!” Sikur të më provokonte për ta patur zili. Rrëmbeu krehërin nga krevati, krehu flokët e saj të spërkatura me lëngun femëror, lyen buzët e saj me krajonin e kuq, që nuk ngjiste kollaj mbi to dhe dukej si diçka prej maske që ishet gati të shqitej. Veshi rrobën e saj prej trëndafili duke lënë të hapur gjoksin e saj deri te thithët dhe mori një qëndrim, sikur të dilte në të fotografi, pa folur, dhe me shikimin mbi mua. Sytë e mi ishin mbërthyer te buzët e saj, duke pritur krajonin të binte poshtë, si diçka artificiale. E çuditshme! Krajoni i saj (në të kuqtë të buzëve) ndërronte ngjyrë, bëhej më i kuq. Bashkohej me lëngun e saj fëmëror dhe filloi të lëshojë një shkëlqim të kuq të çuditshëm. “Reaksione të çuditshme kimike,”- thashë me vete. Në buzët e saj dukej se kishte një të kuq natyral që në lindje. Flokët e saj të lagura kishin një shkëlqim dallues me reflekse të çuditshme si prej copërash guri të çmuar, po ashtu dhe vetullat e saj. Fytyra e saj e njomë dhe e butë shkëlqente si hëna e bardhë ngjyrë trëndafili. Sytë me madhësinë e tyre të rregullt, kishin një shkëlqim dhe qetësi të çuditshme.

Të gjitha kishin marrë një bukuri qiellore që prekte të përsosurën. Me ato që shikonin sytë e mi, m’u kujtuan fjalët e vajzës të xha Jorgos:

“Ajo nuk pi verë, pi gjak virgjëreshash”. Ajo nuk pi gjak virgjëreshash, por verën e saj të bardhë. Më hedh një vështrim serioz në sy dhe më pyet:

- Kujt i ke zilinë, Kostës tim apo mua?

- Kostës!

- Fytyra e saj, sikur të ishte poshtë një prozhektori, shkëlqeu.

- Po! E gjete. Ky është sekreti im.

U hodh si flutur nga kënaqësia.

- Ti pi duhan, - më thotë, - unë do të bëj kafet.

Me një ecur të lehtë maceje u zhduk nga sytë e mi. Unë i shtangur nga surprizat, mendoja: “Kjo është e çuditshme, interesante grua. Gjithë enigma, nga njëra te tjetra, si një sfinks i vërtetë. Kush vallë do të jetë sekreti i saj? “E gjete?” – më thotë, por unë nuk gjeta asgjë. Kur pi alkool bën vepra, kur pi kafe ka fjalë. Të tilla gjëra prisja tani që po pinim kafet. Prisja si do të lidhte veprimet e saj të paarsyeshme me fjalët.

- Kosta im në momentet e fundit të jetës së tij, më la porosinë e fundit: “Unë po iki nga kjo jetë, por dua të jem gjallë sa të jesh dhe ti mbi tokë. Këtë do të doje dhe ti po të ikje para meje, kur unë do të isha i ri, siç je dhe ti tani, që kurrë kjo të mos të ndodhte. Dua të rroj brenda teje. Në trupin tënd, në shpirtin tënd, në fantazinë tënde. Jo vetëm të rroj te ti, por nëprmjet teje dua të rroj te të gjithë ata, që do të të shohin, burra apo gra që mund të jenë. Ti vetëm nga turpi i botës vetëm një vit do të vishesh me të zeza për mua. Bukuria jote duhet gjithnjë të ekspozohet me çdo mënyrë, megjithë madhështinë e saj. Të mos mbahet e fshehtë dhe e përbuzur. Ajo ka lindur vetëm për mua dhe do të kushtohet vetëm për mua, deri në fund të jetës sate. Unë, për dashurinë tonë të marrë, sakrifikova gruan time, vajzat e mia, sakrifikova për ty gjithë jetën time, të të bëj mbretëreshë sa munda. Ti, këtej e tutje, si ngahera, të mbash trupin tënd dhe të sakrifikosh bukurinë tënde të rrallë, vetëm e vetëm për mua pale që nuk do të jem. Kur të shkëlqejë bukuria jote, çdo burrë që do të të shohë, do të thotë me vete: “I lumtur do të jetë ai burrë që do të shijojë këtë bukuri!”

Kështu në fantazinë e tij do të krijohet një pmje burri. Ai do të jem unë. Do të rroj brenda zilisë së fantazisë së tij. Gratë do të thonë: “Lum si ajo, që shijon bukurinë e ndonjë trimi”. E përsëri ai burri fantastik do të jem unë. Kështu kam për të rrojtur dhe te gratë. kështu bukuria jote do të bëhet rruga e mbidheshme që unë kam për të kaluar nga vdekja në jetë. Kjo është porosia ime e fundit. Kjo është dhe urata dhe mallkimi im. Mallkimi im më i madh dhe më i rëndi, po të mos e zbatosh, më keq nëqoftëse do ta tradhëtosh, duke lejuar ndonjë burrë të të prekë apo ta prekësh”.

Kjo ishte urata dhe mallkimi i një njeriu, që po vdiste.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa Empty
MesazhTitulli: Re: Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa   Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa EmptyTue Dec 30, 2008 12:58 pm

Muri prej qelqi



Ndërsa ajo fliste, vjaskat e trupit tim mbusheshin me mendime kontradiktore. Mos vallë zilia e Kostës arriti në një vend të atillë absurd që kërkonte të sundonte jetën e saj dhe pas vdekjes së tij? Të jetë për të hija e tij e zezë, ta ndjekë në jetë për çdo çast, madje dhe në gjumin e saj, në mendimet e saj. Atëherë ajo do të jetë viktima e tij, hija e tij e gjallë, që do të eci në tokë. Shpirti i saj do të jetë i vdekur dhe në trupin e saj do të rrojë i vdekuri. Ky është sekreti i tyre apo mëkati i tyre? Ai është i marrë me këtë porosinë e tij absurde, pa arsye, për atë që e zbaton ose dhe për të dy? Apo mos vallë dashuria e tij e marrë për të ishte burim jete dhe tani që humbet, bukuria e saj bëhet etje për jetën? Mos vallë paraqitja e trupit të saj lakuriq, me lëvizjet dhe përuljet e saj si pikëpyetje, lind për mua pikëpyetje që të gjej të vërtetën, si më thotë:

- Shikoje lakuriq të vërtetën e bukurisë sime! Për një të vërtetë të tillë a mos nuk ka të drejtë Kosta im të ketë etje për jetë, për një jetë edhe pas vdekjes? Bukuri e saj e bëri absurd apo pas vdekjes së tij bëri absurde me porosinë e tij bukurinë e saj? Pas humbjes së tij, spontanisht ndjeva se dashuroj vetëm trupin tim, siç e patë dhe ju vetë. Akoma nuk e kalova klimakterin. Thonë se pas atij erotizmi i gruas përhapet në lëkurën e saj. Akoma nuk e di. Këtë që patë sot që të mbaj bukurinë time, nuk mund ta bëj më shumë se dy herë në javë, dhe për këtë arsye qëndroj e mbyllur në këtë shtëpi, si krimbi i mëndafshit në fshikëzën etij. Për të zbatuar porosinë çaj dhe dal jashtë me shkëlqimin prej mëndafshi të bukurisë sime.

Mendimet e mia, për çka pashë dhe dëgjova, ishin kontrdiktore dhe më mërzitën. Fjalët e saj ishin melodioze dhe ritmike me atë të muzikës, që tani pa asnjë zhurmë fëmijësh dhe automjetesh, derdheshin dhe mbushnin dhomën nga dritaret. Alkooli në mendjen time bashkonte pamjet e trupit të saj lakuriq me meloditë e muzikës dhe dehesha më shumë. Por fjalët e saj për sejkretin e saj nuk i duroja dot. Larg një realiteti të tillë të dhimbshëm, porosinë e tij, që e mbante me betimin e saj, që e mbante si një amanet I shenjtë besimi, që e mbante me aq dhëmbshuri brenda saj. Por larg nuk duroja lehtas dhe haluçinacionet e mia. Si një zog, që, padashur, futet nga dera në një vend të panjohur e të mbyllur dhe kërkon të fluturojë jashtë dritares, doja dhe unë të fluturoja jashtë. E tashmja fluturonte jashtë drejt së ardhmes, kurse ne të dy, sa kalonte koha, thelloheshin në detin e së kaluarës. Ishte marrëzi që një “sekret” i tillë i dhimbshëm të lindë nga bukuria, ta ushqejë pandërprerje dhe të mos e shijojë asnjë, vetë ajo që e ka, që është pasuria e saj natyrale, një bukuri e tillë të vret. Pashë në jetën time bukurinë që të vret. Pashë lakuriq të vërtetën dhe vuajtjen e kësaj bukurie dhe nuk rrashë në mëkatë. I etur arrita deri në burim dhe ujë nuk piva. Mjalti ishte në buzët e mia, por nuk e preku gjuha ime. Kjo është bukuria e mallkuar që ngjall të vdekurit dhe vret të gjallët. Këtu flisnim për të vdekurit, të moshuarit dhe mendja ime vraponte në valët akustike të muzikës së gostisë të të rinjve përbri nesh. Atje që me muzikën e tyre lulëzonte jeta duke vrapuar drejt së ardhmes. I dehur nga dashuria e pabesueshme e një gruaje, shumë më e madhe në moshë se sa unë, nga pija e saj e pasur…………. dhe nga muzika e të rinjve, mendja ime, si në ëndërr, pjesërisht regjistroi fjalët e zonjës magjike, që pas gjithë këtyre, pa tension, e qetë, si gishtat e ndonjë të moshuari, radhiste fjalët e saj si tespijet. Por mendja ime? Dhe ajo vazhdonte:

” Kosta të thoshte: “Nuset tona nuk flasin, jo sepse të urrejnë, por sepse të kanë zilinë, i veros bukuria jote. Vajzës tënde t’ia kesh frikën. Ndoshta ajo të fsheh brenda saj urrejtje. Kujton se ti e ke fajin, që nuk e linde kaq të bukur sa ti”.

- Me të vërtetë. Sofi im që nuk më viziton. Sa herë që më merr në telefon fjalët e saj tëpara janë: “Vetëm je? Akoma nuk të ka gjetur ndonjë dashnor që të ikësh sa të jetë e mundur më larg nesh, ose të mos të të shohim, të qetësohemi më në fund!”

Fjalët e tij gjithë mend. Dobësia e tij, dashuria e tij e madhe për mua më bëri që të pi me dhimbje esencën e jetës së tij. Siç më thoshte: “Djersa e burrit në krevat e shton jetën e gruas!” Sa zbukurohesha unë, aq më shumë rrudhat thelloheshin në fytyrën e tij. “Gëzimi i jetës sime, - thoshte, - është mbi të gjitha, të luftoj, të përpiqem. Të vuaj dhe të rroj, vetëm e vetëm të shijoj sa më shumë bukurinë tënde. Shpërblimi im është të mos prishet bukuria jote. Ky është kuptimi i jetës sime. Nuk dua të të adhuroj. Atë që e adhuron, nuk duhet në esencë ta prekësh. Ndryshe fjala adhurim e humbet kuptimin e saj, vdes. Unë dua të shijoj gjithë ekzistencën tënde.

Dhe unë tani, që tani më nuk e prek, e adhuroj fuqinë time. Rroj që të rrojë Kosta im.”

Me të vertetë, ky “sekret” i shenjtë i Kostës së saj e mbante gjithnjë të ripërtërië dhe shumë të bukur.

– Ju lodha shumë. Tani shkoni. Është vonë. Që këtej e tutje dera e pasme e shtëpisë sime do të jetë gjithnjë e hapur për ty. Sidoqë të jem nuk do të trembem. Nuk kam asgjë të të mbuloj ty. Jua thashë dhe jua tregova të gjitha. Ta tregova krejt trupin tim, me gjithë pamjet e bukurisë lakuriqe. Derën e shpirtit tim ta hapa tej e përtej. Me vete e more sekretin e shenjtë të jetës sime. Xhevahirin tim. Do ta mbash me vete Kostën tim.

- Të gjitha m’i the. Të gjitha m’i tregove. Asgjë nuk më dhe, asgjë nuk të mora.

Që të dy besnikë në “sekretin” e saj të shenjtë do ta ruaj si gur xhevahiri më të shtrenjtë të jetës sime. Ky është dhe betimi im më i shprehuri. Më la një buzëqeshje të ngrohtë dhe shpërtheu në sytë e mia një shikim të çuditshëm, magjik, gjithë pikëpyetje që më çmendi dhe më gozhdoi. Kjo ishte kërkesa e saj në fjalët e mia se nuk më dha dhe nuk më mori asgjë.

Ky sfinks, kjo grua, që paraqiti përpara meje monedhën e artë të bukurisë së saj, më çmendi me të papriturat e saj. Kuptova se qysh tani e tutje ka për të na ndarë një mur i hollë, transparent prej qelqi. E përshëndeta dhe ika. Era dhe muret e dhomës që kaloja, mbushur me aromë femërore, më zinin frymën. Ndjeja se ato mure ishin diçka nga trupi i saj. Po largohesha nga një e vërtetë e pabesueshme që i ngjante një ëndrre të vërtetë.



Bukuria paguhet



Pas gjithë këtyre, ndjeja se ndodhesha në dy tempuj. Ajo jo vetëm shtëpinë, por edhe trupin e ka kthyer në tempuj adhurimi të burrit të saj. Qyssh atëherë, megjithëse nuk e kam parë kurrë, në fantazinë time më del si një tempull lëvizës njerëzor. Në hijen e bukurisë së saj lakuriq, që aq shumë më ka magjepsur, shikoj hijen e Kostës që e ndjek nga afër. Bukuria e saj tani më vret mendjen me hijen e tij. Kjo hije dalngadalë, së bashku me bukurinë e saj filloi të më futet në shpirt dhe në mendje. Nuk doja më as ta shikoja dhe as ta takoja. Përpiqesha gjithmonë t’i largohesha, t’i shmangesha. Nga çdo zhurmë që dëgjohej nga muri që na ndante, padashur mendja më shkonte në bukurinë lakuriqe të zonjës dhe përnjeherësh më dilte përpara hija e burrit të saj të vdekur. Një pamje me fytyrë të turbullt, ashtu siç e pashë në fotografinë e tij të fundit. Pamje burri, që transformohet në hije të zezë të frikshme, si fantazmë. Hija e tij filloi me të vërtetë të më bëhet gjithnjë e më shumë një mendim i pëhershëm. Në fillim më vriste gjumin, pastaj më ndiqte ditë e natë. Përpiqesha ta largoja nga mendja. Bukuria e saj lakuriqe dhe fantazma po lëshonin rrënjë saqë tani fantazma nisi të më fliste dhe të më kërcënonte. “Do të hakmerrem! Sepse ti mban me vete jo vetëm ”sekretin”, por dhe bukurinë lakuriqe të gruas sime. Po ta bëje këtë gjë kur isha gjallë, do të të vrisja, kurse tani do të hakmerrem ndryshe. Bukuria e saj lakuriqe më përket vetëm mua! Për këtë bukuri kam bërë mëkat. Braktisa gruan dhe dy vajzat. Sakrifikova, sa asnjë tjetër, gjithë jetën time për ta bërë, sa kisha mundësi, mbretëreshë. Mëkatari dënohet. Nuk do të të shkulem nga mendja dhe nga shpirti, deri sa të të çmend!”

M’u bë e padurueshme ajo hije e mallkuar, ajo fantazmë e tmerrshme, që më ndiqte gjithnjë. Më dukej se merrja me vete trupin e saj, si një copë mishi i huaj dhe gjigant, që më shkrinte trupin si qiri. Thashë me vete të ndërroj banesë se mos vallë më harronte apo e harroja. E provova. Një të shtunë ika larg, tek një i afërmi im. Ajo fantazma e mallkuar më shqetësonte më shumë. Për problemin tim mendova të këshillohem me të afërmin tim, që aq shumë u shqetësua dhe më bezdiste me pyetjet e tij, pse kisha rënë nga shëndeti. Nuk ia thashë sekretin e ”sekretit” tim. Kisha frikë se mos më ndodhte ndonjë gjë më e keqe. Në këto mendime më kërcënonte fantazma: “Sado larg që të ikësh, unë nuk iki nga ty, do të të vij pranë! Do të të çmend sa më parë! Mos harro se gruas sime i ke dhënë fjalën se do ta ndihmosh!”

Vendosa të mos ndërroj banesë. Përsëri pranë asaj banese të mallkuar, asaj grua të xhindosur, që më çmendi me bukurinë e saj lakuriqe, me paraqitjen e vazhdueshme të fantazisë së mallkuar. U bëra dhe unë një njeri i xhindosur. Çdo bukuri paguhet me monedhën përkatëse.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa Empty
MesazhTitulli: Re: Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa   Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa EmptyTue Dec 30, 2008 12:58 pm

Letra



Nga dita që vizitova shtëpinë e saj dhe pashë atë bukurinë e saj lakuriqe magjepsëse e të mallkuar, deri të dielën e pagëzimit në kishë, kanë kaluar më shumë se dy muaj, dy muaj për mua me stërmundim me mikrobin e marrëzisë. Unë, sa isha futur në kishë, dhe, pas pak, erdhi, pas meje, zonja e çuditshme. Sa e pashë, interesante! Fantazma m’u zhduk. Thonë se fantazmat nuk dalin në vendet e shenjta. Përpiqesha ta rikujtoja, por ishte e pamundur. Bëra dhe një herë kryqin dhe u çlirova nga kjo gjë që më torturonte. Sa u largova nga kisha dhe ajo u zhduk nga sytë e mi, por më paraqitet përsëri fantazma.

Kaloi një javë pas pagëzimit. Bie dera e pasme e shtëpisë sime me ritmin dhe mënyrën e mëparshme, por më e fortë. E hap dhe shikoj zonjën Ndina. Fytyra e saj dukej shumë më e gëzuar se sa e pikëlluar. Në dorën e saj të majtë mbante një zarf të hapur dhe në të djathtën një letër të shkruar me dorë. E stolisur, si ngahera, sikur dilte nga fshikëza e mëndafshit. Fytyra e saj ishte ripërtërirë, e freskët, të verbonte bukuria e saj. Shikimi i saj magjepsës, që m’u ngul në sy më gozhdoi. E çuditshme, sapo e pashë, fantazma e tmerrshme m’u zhduk nga sytë. Për një çast m’u duk se isha në kishë. Por jo! Para meje ishte e gjallë bukuria e saj magjepsëse, pa fantazmën. U përpoqa ta rikujtoj, por e pamundur. Në vendin e tij ishte bukuria e gjallë dhe magjepsëse. Më në fund e kuptova se kush ishte fantazma. Pa e hequr shikimin nga sytë e mi, m’u afrua aq shumë sa dëgjohej frymëmarrja e saj e shpejtë. Fliste me ngut, sikur të mos i premtonte koha, të rroja ………edhe unë si një njeri i lirë nga torturat e fantazmës. Duke më treguar zarfin e hapur me dorën e saj të majtë, më thotë:

- E njoh dërguesin. Të dielën ju pashë në pagëzim. Pranë Sofit dhe Elektrës time, nga ana ime e majtë. Që të tre më ndiqnit me shikimet tuaja të ngulura mbi mua. Po, patë dhe skenën që m’u afruan të dy zonjat. E kjo letër është nga ato dy zonjat. Ato janë vajzat e Kostës tim nga gruaja e tij e parë. Nuk e lexoj dot shkrimin e tyre. Ju lutem, po të doni, ejani të ma lexoni…

Më priste në dhomën e saj të gjumit. Ajo, që të dëgjonte mirë, u ul në krevat. Atje në krye të tij ishte komodina me telefonin mbi të, kurse unë u ula në kolltukun tim të njohur, afër komodinës. Lexoj:

“Zonja Ndina!

E dashur dhe e respektuar, nëna jonë e dytë! Nga çasti që ju njohëm për herë të parë në kishë hoqëm çdo akuzë apo mallkim që i kemi bërë babait tonë të paharruar për shkakun tuaj. Për ju, për dashurinë e tij të marrë, braktisi përqafimet e nënës sonë dhe u largua si shoku i jetës së saj. Më i miri, më i zgjuari, më trimi, më i bukuri i botës para bukurisë suaj magjepsëse, që të verbon, do të bënte të njëjtën gjë. Na ndihmoni gjithnjë, sikur të jemi vajzat tuaja të vërteta. Si bukuria juaj, po ashtu dhe shpirti juaj është një oqean i pafund.

Respektet tona, dashurinë tonë dhe të puthurat tona të ngrohta.

Si vajzat tuaja.

Dhimitra dhe Athina

Athinë, gusht 1998 firmat



Fyutyra e saj gjithë gëzim çelte tej e tej dhe shkëlqente.

- Lexoma përsëri!

Sa mbaroi me dorën e saj të djathtë të lirë, rrëmbeu letrën dhe e puthte vazhdimisht duke e lagur me lotët e saj. Kjo është dhurata më e shtrenjtë e jetës sime, pas fëmijëve të mi, që as Kosta im nuk më ka prurë. Tani ma prunë vajzat e tia. Sot unë rilind, kurse Kosta ringjallet. Tani do të pimë.

Duke mbajtur në njërën dorë zarfin dhe në tjetërn letrën të hapura si krahë të ndonjë zogu dhe duke kërcyer, iu drejtua kuzhinës. Në atë çast ra telefoni.

- Sofi me Elektrën.

Zonja përnjëherësh më bën shenjë me dorë dhe më ftoi ta dëgjoj. Vuri receptorin midis veshëve tanë.

–Vetëm je?

- Me kë të jem?

- Akoma nuk ke gjetur ndonjë dashnor?

Zonja nuk fliste. Priste me padurim të merrte vesh arsyet e telefonatës.

- Dëgjo, nënë!

- E di përse të morëm? Të themi ta dish që tani që je gjallë. E mbaruam bile. Nuk e bëmë as afër babait, as këtu në Athinë. Në fshat e bëmë.

Fytyra e Zonjës u zverdh. U mbush me pika djerse të ftohtë. E zunë të dridhurat. Flokët e saj u ngritën përpjetë. U zverdh. Buzët e saj morën ngjyrë tjetër. Filluan të dridhen. Dridhej e tëra së bashku me telefonin në dorë. Edhe zëri i dridhej.

- Nuk e kuptova mirë. Çfarë bëtë?

- Varrin tënd, moj nënë, e bëmë në fshatin tënd.

Sikur e kafshoi një gjarpër i zi, u hodh përpjetë. Telefoni i rrëshqiti dhe iu var në dorën e saj të djathtë, që mbante letrën, duke thirrur fort: - Zili! Zil…

Nuk arriti të mbarojë fjalën e dytë “Zili”. Ashtu e zbehtë e tëra u shtri në krevat pa ndjenja. Letra i mbeti në gjoks. Receptori ra në dysheme. Vazhdonte të fliste…

14 shkurt 1999
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa Empty
MesazhTitulli: Re: Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa   Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa EmptyTue Dec 30, 2008 12:59 pm

Thoma M. Papa

U lind në Jorgucat të Dropullit të Gjirokastrës. U diplomua mësues i Matematikës dhe Fizikës, pas përfundimit të studimeve të larta. Ka ushtruar profesionin e tij në rrethin e Tepelenës dhe të Gjirokastrës, në Dorpull dhe në fshatin e tij të lindjes.

Njeri i apasionuar pas shkencës, historisë dhe letërsisë që nga mosha e vogël. Si rrjedhojë e kësaj gjallërie intlelektuale dhe pasioni ka botuar tri libra të sukseshëm, të vlerësuar shumë nga kritika dhe personalitete letrare, jo vetëm në Greqi, por edhe më gjerë.

Në fillesë u shfaq me një libër publicistik të titulluar domethënshëm “Ata s’erdhën, ne shkuam”, 1997; mandej fillon botimin në gjininë e tregimit të shkurtër dhe të gjatë duke botuar dy libra të tjerë po në Greqi “Histori të vërteta të pabesueshme” dhe “Sekreti i gruas së çuditshme”. Substrati i ketyre veprave është mbi ndodhi reale të vërteta të përjetuara direkt a indirekt në jetën e tij.

Libri “Sekreti i gruas së çuditshme” është një tregim i gjatë, i shkëputur nga libri me të njëjtin titull. Kjo është sprova e parë në gjuhën shqipe e këtij autori, i cili të trondit me aftësinë e tij pëshkruese, me fjalën e saktë dhe të temperuar që të gjallon, të ankthon, të intrigon dhe të lë ngulitje për të vijuar e kërkuar libra të këtij karakteri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa Empty
MesazhTitulli: Re: Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa   Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sekreti i pavdekësisë
» SEKRETI I JETES
» Gjallica, sekreti “berthamor” i diktatures
» PAPA NË SHESHIN E XHAMIVE ...
» PAPA, PATRIARKU DHE KOSOVA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: