Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Gjallica, sekreti “berthamor” i diktatures

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Gjallica, sekreti “berthamor” i diktatures Empty
MesazhTitulli: Gjallica, sekreti “berthamor” i diktatures   Gjallica, sekreti “berthamor” i diktatures EmptySun Apr 19, 2009 11:26 pm

Uraniumi, minerali i vdekjes ne “barkun” e malit. Si filluan germimet nga kinezet. Lenda radioaktive qe “vulosej’ pas zbulimit. Interesimi i te huajve ne vitet e fundit dhe “vizitat” misterioze ne galeri


Nese do te besh “iventarin” e fshatrave perberes te qarkut te Kukesit, nder me pak te permendurit prej 17 vitesh, eshte ai i quajtur Nimce. I vendosur ne lindje te malit, qe ben hije mbi Kukes, Gjallice, Nimca eshte totalisht jashte vemendjes se kujtdo e me se shumti te vete natyres. Por ajo cfare ka bere qe njerezit te hedhin vemendjen mbi kete fshat, ka te beje me faktin, se kohe me pare, ndoshta vetem dy muaj, banoret kane pare “te sillen ca si teper” disa helikoptere mbi qiellin e fshatit te harruar. Ata me te vemendshmit kane kujtuar se dikur, ndonese ne menyre te heshtur, ky fshat kishte bere emer ne te gjithe vendin, madje tej kufijve, sidomos ne vendet e besuara socialiste te botes. Madje, ketu ne malin e Gjallices, gjate viteve te dashurise me kinezet, keta te fundit kishin ngritur nje kamping misterioz. Te pajisur me aparatura speciale te kohes, kinezet perfundimisht kishin zbuluar se poshte tokes se Nimces gjendeshin sasi te konsiderueshme uraniumi. Per ta, ky vend do te prodhonte “floririn”, por edhe vdekjen.

Ne vitet ’70, kinezet filluan te shtoheshin nga keto ane, te shoqeruar nga njerez te mberritur nga kryeqyteti. “Ata benin matje, verdalloseshin ca ore, mbushnin ca qese me gure dhe largoheshin”, tregojne me te mocmit. Pas tyre vinin te tjere. Perseri te tjere. Derisa nje dite kamione te ngarkuar filluan te sillnin materiale dhe vegla ndertimi. Brenda disa muajsh ishin ndertuar ca godina te vogla, ndersa njerezit e ardhur nga kryeqyteti, mes tyre dhe shume kineze, filluan rekrutimin e fuqise punetore.

Per te punuar ne galeri te Nimces ka ekzistuar nje urdher, i cili ndalonte te porsamartuarit per te punuar ne keto galeri. Ky urdher nuk eshte zbatuar asnjehere, pasi njerezit per nevoja ekonomike insistonin per te punuar. Por edhe personat pergjegjes nuk i propagandonin pasojat e kesaj pune per arsye te mbajtjes se sekretit. Madje, ish-minatoret tregojne se puna behej pa mjete mbrojtese. Askush nuk tregonte se cfare kerkohej nen toke dhe se sa e rrezikshme ishte. Ne emer te ruajtjes se sekretit, malesoret dergoheshin drejt vdekjes pa doreza, pa maska dhe vetem me kominoshe, te cilat me pas i merrnin ne shtepi

Inxhinieret e tekniket kineze, por edhe ata shqiptare, vinin shpesh here ne galeri. “Ata benin matje me aparate, te cilat hera-heres jepnin zhurme, por ne nuk na tregonin asgje”, tregon 65-vjecari, L. Hoda, nje nga te fundit e mbijetuar te nentokes. Kur i dergonim kampionet e mineralit ne Tirane, punonjesit e laboratorit sapo merrnin vesh se jane te Nimces, vinin menjehere dy pale maska. Specialistet kineze na porosisnin qe rrobat qe i vishnim ne pune, te mos i merrnim ne shtepi, por ne nuk ua zbatonim porosite, pasi dhe ata, si dhe specialistet shqiptare, nuk qene kembengules ne urdhrat e tyre”, perfundon minatori.

Germimet qe ngjallen interesin e Pekinit

Punimet per kerkimin e mineralit te uraniumit ne fshatin Nimce kane filluar ne vitin 1970. Gjate vitit 1970-1974, kerkimet jane drejtuar nga specialistet kineze ne bashkepunim me ato te gjeologjise se Kukesit. Pas kesaj kohe, punimet ne Nimce jane drejtuar nga gjeofizika e Tiranes, nderkohe qe specialistet kineze kane qene deri ne prishjen e marredhenieve te Shqiperise me Kinen ne vitin 1980. Punimet ne kete miniere jane nderprere ne vitin 1987, nen pretekstin se minerali i nxjerre nuk kishte mundesi perpunimi ne Shqiperi. Gjate viteve te fundit, mbi kete fshat jane konstatuar nga banoret here pas here fluturime helikopteresh vendas apo edhe te NATO-s, ku thuhet se ata kane realizuar matjet e radioaktivitetit ne kete zone.

Rezervat jane ende brenda malit

Puna ne nje miniere te tille kerkon mjaft kujdes, per te mos rene pre e rrezeve. Por, megjithate, punetoret asnjehere nuk u pajisen me veshjet e nevojshme per t’u mbrojtur nga rrezatimi. Madje, paradoksi arrin kulmin: ata nuk kane mbajtur maska as ne fytyre per t’u mbrojtur nga pluhurat e rrezikshme. Ne vitin 1972 filluan punet per germimet ne kete zone, pasi u konstatua se kishte uranium te niveleve te kenaqshme boterore. Fshataret, qe punonin ne keto galeri, tregojne se asnjehere nuk eshte nxjerre uranium, por vetem jane bere germime ne kete miniere. Pasi arrihej tek minerali, vazhdohej puna neper galeri te tjera. Ne fshat meson se nje sasi minerali, kur eshte mbyllur miniera, eshte groposur ne njeren prej galerive, e cila eshte mbajtur sekret gjate asaj kohe, por edhe sot e kesaj dite kjo galeri nuk dihet, pasi punetoret qe kane punuar ne fshehjen e mineralit kane vdekur te gjithe. Kur u mbyll miniera, specialistet thane se ky lloj minerali nuk mund te perpunohet ne Shqiperi.

20 te vdekur, qindra te shperngulur

Qe nga fillimi i punimeve deri tani numerohen rreth 20 te vdekur nga rrezatimi. Pastaj nuk llogariten demet e shkaktuara ne shendetin e njerezve. Duke germuar, ishte arritur te damaret e uraniumit, te cilet, ashtu sic e kane zakon, filluan punen e tyre te ndikimit vdekjeprures ne zonen perreth. Ajo qe duhet thene eshte se akoma ato gropa jane te hapura dhe jane nje kercenim per fshatin, qe ngadale ka filluar te rrallohet. Pjesa me e ndikuar nga rrezatimi ishte Nimca e Vogel, e cila ishte me e ekspozuar ndaj rrezatimeve. Nga 300 shtepi, tani ne fshatin e vdekjes ka vetem 120 shtepi.

Te huajt qe “vizitojne” naten galerite

Banoret e fshatit tregojne se vitet e fundit mbi kete zone jane verejtur fluturime helikopteresh. Ata shprehen te trembur per faktin, se ndoshta miniera e vjeter mund te riaktivizohet. Ndersa interesimi per Nimcen ka qene evident edhe ne shume raste te tjera. Ne skedaret policore te drejtorise se qarkut te Kukesit mund te konstatosh se ne vitin 1994 jane arrestuar dy shtetas gjermane, te veshur me petkun kishtar te kristianit, pasi ata jane gjetur ne oret e vona te nates ne afersi te galerive te mbyllura. Po ashtu, ne vitin 2001, nje diplomat i OKB-se ne Kosove ka terhequr vemendjen e rrugoreve kuksiane, teksa me automjetin e tij me mbishkrimin UNMIK, eshte gjetur ne kete vend, por me pas eshte lene i lire fale imunitetit diplomatik qe gezonte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gjallica, sekreti “berthamor” i diktatures
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!
» SEKRETI I JETES
» Sekreti i pavdekësisë
» Sekreti i nje gruaje të çuditshme, Thoma Papa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: