Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Salih e Feriz Krasniqi !

Shko poshtë 
+5
xhema
PeriiKeputur
meri
STUPCAT
Ago Muji
9 posters
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
avatar



Salih e Feriz Krasniqi ! Empty
MesazhTitulli: Salih e Feriz Krasniqi !   Salih e Feriz Krasniqi ! EmptyMon Dec 29, 2008 11:41 pm

Salih e Feriz Krasniqi ! Sali%20e%20Feriz%20Krasniqi%201%20Jugoton


SALI BAJRAMI-KRASNIQI


RAPSOD I PASHLYESHËM NË KUJTESËN E POPULLIT SHQIPTAR.


( 1919-1987 )

Njeri ndër rapsodët më të mirë dhe më të njohur të Kosovës Salih Bajrami-Krasniqi, u lind më 1919 në fshatin Llashka Drenoc të Prekorupës komuna e Malishevës.Sipas pohimit të vetë Salihut ai filoj të këndoj qysh në moshën 6-7 vjeqare,kur babai i tij e merrte me vete nepër fjalë nuse, në dasma në ndeja e në ahenxhe të ndryshme.Në fillim përveq me babain Bajramin,(për të thuhet se ka qene njeri nder këngetaret më të dalluar dhe është i pari qe e solli sharkinë në Drenicë)Saliu këndoj edhe me Amrush Ymerin,Riza Bllacën (i cili njeheri kishte kënduar edhe me (babanë e Salihut-Bajramin),dhe me Feriz Krasniqin.Me këtë të fundit këndoj gjatë edhe e përfundoj të kënduarit të vetë.
Më së gjysmë shekulli këndoj një numer të madh baladash, këngësh epike legjendare, këngë historike të ashtuquajtura “kang të oxhakut”këngë lirike të dashurisë të traditës së vjetër,dhe posaqërisht këngë të ashtuquajtura të “ashikisë”.ka ditur të këndoj rrethë 500 këngë të llojeve të stileve të ndryshme, qe nga ato më të lashtat e deri të ato të historisë dhe përditëshmerisë sonë të re.
Salih Bajrami ,së bashku me kusheririn e vet Feriz Krasnqin,mbi dyzet vjet këndoj në shumë dasma të Drenicës ,Llapit e anë e mbanë Kosovës.Po keshtu mori pjesë në koncerte dhe në manifestime të shumta me karakter krahinor,republikan,federativë të ish-Jugosllavisë e Nderkombëtare. Me 1966 së bashku me Feriz krasniqin,mori qmimin e parë në Festivalin Nderkombetar të Folklorit në Langolen (England).Për merita të veqanta në ruajtjen e kultivimin e krijimtarisë muzikore popullore të shqiptareve në Kosovë dhe për pjesëmarrje të shumëta në Revisten e Folklorit Burimor Kosovar të Gllogovcit (Drenasit),me rastin e 25 vjetorit të organizimit të ketij manifestimi të rendesishem të krijimtarisë popullore më1987 u dekorua me diplomë dhe me një orë xhepi.Sali Bajrami-Krasniqi,se bashku me Feriz Krasniqin, si ansambël me qifteli e sharki (nganjehere edhe me primin e adaptuar-akorduar si qifteli), ne menyre të veqant pasuroj vlefshmërinë e procesit të trashigimisë dhe ligjësitë e eksistimit të qenjës së saj si pjesë e krijimtarisë shpirtërore të popullit tonë.
Paraqitja e Sali Bajramit si këngëtar i dalluar popullor është manifetuar në një menyrë të konsiderueshme në forma të ndryshme muzikore.Kështu përveq interpretimeve të shumta të melodive instrumentale,me endje edhe pse të gjata i këndonte baladat e vjetra,këngët epike legjendare për Muja dhe Halilin, këngët historike të përiudhave dhe heroive të ndryshme ndër të cilat dalloheshin ato të kohës së Rilindjes Kombëtare,pastaj këngët e dashurisëtë traditës së vjetër fshatare,dhe posaqerisht ato të “ashikisë”për të cilat thoshte se kane kuptim patriotik etj., përmes të cilave këngë shihej se si janë ruajtur elementet e vjetra dhe origjinaliteti interpretues.Ishte kjo menyra më e mire për të deshmuar se keto këngë në të shumtën e rasteve nuk iu kanë nënshtruar ndryshimeve të dukshme të kohës dhe ndikimeve të tjera nga jashtë. Kështu p.sh.edhe pse në të degjuar të thjesht,interpretimi vokalo-instrumental i Sali e Feriz krasniqit ishte ne një sistem tonal stabil,qe del nga lidhëshmeria e llojeve dhe tipave të këngeve qe këndohën me keto instrumente dhe të praktikës së të kënduarit të tyre në unisiono,me mjete akustike të radhës tonale të instrumenteve të vjetra me goditjen e perdeve sipas sistemit të vjeter të akordimit të ketyre instrumenteve,si dhe menyrës specifike të të kënduarit të tyre, të shumtën në menyrën e ashtuquajtur “vargore”, mund të verehej se inrervalët e rradhës tonale të këngëve të tyre shpeshherë nuk janë të sistemit të temperuar,gjë qe ketë e ka kushtëzuar menyra e lirë e goditjeve të “perdeve” të qiftëlise dhe të sharkisë,më të cilat Salih e Feriz Krasniqi luajtn mbi dyzet vjet.
Gjatë këndimit të Sali Bajramit vërehej përdorimi i shtojcave të ndryshme melopoetike,si elemente zbukuruese ,që në menyrë artistike e funksionalizon tërë këngën.Kështu p.sh.zbukurimet në formë shtojcash të vargut melo-poetik,të cilat në pikëpamje muzikore paraqitën si melizma, glisando, kombinime të ndryshme ritmike dhe theksime të tjera melo-ritmike gjithnjë sillnin efekte të fuqishme artistike.Këto elemente të ketij rapsodi të njohur më së shumti ishin rezultat i qasjeve dhe i frymëzimeve spontane me qka karakterizohëj kënga dhe interpretimi i tij i tërësishëm vokalo-instrumental.Numri i madh i këngeve të regjistruara qe gjenden në arkivin Institutit Albanologjik të Prishtinës, paraqesin lëndë të rendesishme për analiza dhe studime etnomuzikologjike nga e cila mund të nxirrën rezultate të ndryshme, qe kane të bejnë me formen e vargut apo strofës melo-poetike dhe elemente të tjera qe u përmenden,qoftë si vlera të veqanta folklorike,qoftë si bazë për një monografi apo studime të tjera etnomuzikologjike.
Jeta, kënga dhe pse jo edhe tregimet dhe barcoletat e rapsodit Sali Bajrami mbeten të pashlyeshme në kujtesen e të gjithë atyre qe e njihnin dhe qe e donin krijimtarinë e mirefilltë folklorike.Ishte mjeshterr i madh jo vetëm i të kenduarit dhe luajtjes me sharki, por edhe i krijimit të tregimeve dhe barcoletave më të cilat njesoj ishte i suksesshem sikur edhe me këngët më të mira më të cilat gjithnjë ishte në nivel të lartë artistik.
Sa herë kujtojme Sali Bajramin-Krasniqin na kujtohën këngët dhe menyra specifike e interpretimit ,të cilat i realizoj me aq pasion dhe dashuri.Ishte njohës i mire i të gjitha stileve të trevave dhe zonave etnografike të mbarë Kosovës.Me menyrën me origjinale dhe autenticitetin të theksuar,se bashku me Feriz Krasniqin interpretoj shume balada dhe këngë epike-historike, të cilat sipas sistemit modelativ të traditës sonë më të hershme lahutare i këndonin neper festa ,dasma dhe gëzime të ndryshme.Ato gjithnjë kishin si karakteristikë kryesore mbizoterimin e të luajturit me qifteli e sharki dhe tingëllimin e intonacioneve tradicionale të traditës lahutare, si parim ky qe është për ruajtjen e formave të njohura të të interpretuarit –eksekutimin të tyre origjinal e autentik.Po kështu përmes këngeve epike-historike ia doli të nxjerr në pah disa elemente të rendesishme të struktur[s formale,të mjeteve shprehëse muzikore dhe menyrës së interpretimit –këndimit të këngeve të cilat paraqesin kreacione qe me vleren artistike dhe kuptimore të tyre ,gjithnje mbahen mend,dhe vazhdojne të kultivohën e këndohën edhe nga këngëtar të tjerë të rinjë.Me këngët qe për objekt trajtimi marin ngjarjet e ndryshme të historisë kombëtare,apo edhe ndonjë figurë të spikatur patriotike siq janë këngët e Lidhjes së Prizrenit ato për Haxhi Zekën,Ymer Efendi Prizrenin,Bajram Currin,Hasan Prishtinën,Isa Boletinine shumë të tjerë,këta këngetar nuk e përseritnin historinë,por asaj i dhanë dimensione më të gjera dhe më të thella shpirtërore gjithëpopullore,të realizuara në menyre maestrale përmes të cilave ata gjithnjë i gdhendnin kujtimet vetjake për ngjarjet historike,mesazhi i të cilave,përveq tjerash,është edhe ruajtja e nderit dhe truallit shqiptar.
Në këngët e lirikës së dashurisë të interpretuara nga Sali e Feriz Krasniqi kemi dy menyra karakterizuese:Së pari mënyra ekzotike e interpretimit të këngeve të dashurisë,të cilat si frymëzim i thellë i ketyre rapsodeve,inkuadrojne ne vete ndjenjat dhe përjetimet me etotike.Dhe së dyti këngët e ashtuquajtura të “ashikisë”strukturen e te cilave Salihu e Ferizi e zhvillonin në formë dialogjësh retorike të pyetjeve, ku Salihu gjithnjëkëndone si prijsë dhe përgjegjes se Ferizit si përcjellës në regjistër të lart intonativ dhe në një fortissimo posible.Janë keto këngë të cilat paraqesin forma më të zhvilluara melo-ritmike.Mirepo e veqanta e interpretimit të tyre beri qe Salih e Feriz krasniqitë mbesin si një duo apo ansambël i paharueshëm dhe i pa përseritshëm. Ata na erdhen dhe na u paraqitën si një degëzim në të cilin.natyrisht Salihu e kishte rolin kryesor, edhe se jo gjithnjë udheheqës,ishin dhe mbetën përshkrues të përhershëm të ndjenjave me suptile të realizuara tërësisht dhe në menyrë të veqant.Shqiptimi i këngës së tyre gjithnjë ishte shprehje plotë i lartë në intonacion për qka edhe fort i vështirë për interpretim, ishte i rrjedhshëm, i pastër dhe i sakt; intonacioni i përkryer dhe ndjenja e sigurt për ritem në të gjitha shpejtësitë dhe disponimet shpirtërore,inteligjenca e virgjert e Salihut si udhëheqës i këngës gjithnjë krijoj mundësi apsorbimi artistik në realizimin interpretues të zhanreve ,stileve tipeve dhe llojeve të folklorit tonë burimor.Ishte fat i madh qe e patem një këngëtar si Salih Bajrami-Krasniqi që së bashku me Feriz Krasniqin, u bë aji Salihu i madh i cili me talentin e tij të rrallë ishte dhe mbeti si një ndër këngëtaret më të mirë të kohës sonë.

Salih e Feriz Krasniqi ! Ferizi%20portret
Feriz Krasniqi ka lindur më 1927 ne Llashkadrenoc kurse ka vdekur ne Maj 1999 në malet e Damanekut në mungesë te përkujdesjes shëndetësore dhe ushqimit.


Edituar për herë të fundit nga BiBiKiM në Mon Feb 02, 2009 12:16 pm, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Salih e Feriz Krasniqi ! Empty
MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Salih e Feriz Krasniqi ! EmptyTue Dec 30, 2008 12:25 am

Ne kete teme, mund te sjelleni tekste te kengeve Te Sali e Feriz Krasniqit, kenge te tyre etj.

Ne linkun me poshte, mund te shikoni disa foto te Rapsodeve te vjeter Shqiptar/e .

www.rapsodet.com/Jugoton/Foto/Jugoton%20foto.htm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Salih e Feriz Krasniqi ! Empty
MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Salih e Feriz Krasniqi ! EmptyThu Jan 08, 2009 4:07 pm

Ekziston edhe libri me tekstet e kengeve qe kane kenduar keta 2 kolos te medhenj, te cilet ia zgjaten jeten folklorit Shqiptar duke e ushqyer popullin e shtypur me kenget me te bukura, dhe duke e mbajtur gjall shpirtin e Shqiptarit.

Lavdi ketyre 2 heronjeve te kultures Shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
STUPCAT
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Male
Numri i postimeve : 626
Age : 43
Registration date : 17/09/2007

Salih e Feriz Krasniqi ! Empty
MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Salih e Feriz Krasniqi ! EmptyFri Jan 09, 2009 4:08 am

salihi bajrami dhe feriz krasniqi jan kan dy folklorik te njoftun ne kosov po ashtu dhe ne ish jugosllain shum her kan nxan vendin e par
ne vitin 1966 kan marr pjes ne angli ne legoland
sikur tash qe osht euro vizion kan marr pjes ne angli ne legoland dhe kan nxan vendin e par
kan ditur ma shum se 500 kang
osht nje ingjizim qe edhe vet i madhi rizah bllaca thot sa per dy vet qe kendojn ska mat fort edhe ska me pas
por per aft te keq shum pak dit sodit negjohen folklori jon qe ka qen shum i pastert dhe i fort
dhe sod e ksaj dite shum pak flitet per floklorin shqiptar
sikur ne tv sikur ne gazeta sikur ne web dhuj se kan harru qe ka pas kosova folklor ndonjher por ne te vertet
ne kangt e tyre dhe ne telat e sharkis qitelis dhe primit jan mbajt gjall historia jon pa folklorin ton te ombel dhe buker dhe te pastert shum sene si kishim marr vesh per kohen e kalume
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Salih e Feriz Krasniqi ! Empty
MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Salih e Feriz Krasniqi ! EmptySat Jan 31, 2009 2:38 pm

Salih dhe Feriz Krasniqi - E para peme piqet qershia-Drenovci
Salih dhe Feriz Krasniqi - Zuna ne kajke

salih dhe feriz krasniqi-lulezoi fusha, lulezoi mali


Salih dhe Feriz Krasniqi - E para peme piqet qershia

Salih dhe Feriz Krasniqi - Tre kavaze

Salih dhe Feriz Krasniqi - Emin Aga

Salih dhe Feriz Krasniqi - Prej Podrimes

Salih dhe Feriz Krasniqi - Konstandin heret po m' vjen

Ali Krasniqi Halil Bytyqi Shaip Berisha

salih dhe feriz krasniqi


Salih Bajrami - Qka Pom Rrin Karrshi Karrshi

Salih dhe Feriz Krasniqi - Prej Podrimes

Salih dhe Feriz Krasniqi - Zuna ne kajke

Salih Bajrami - Qane Kala

NAIMI ME XENIN DHE GANIUN - KRAHINA E NIKOLLES 2/3

FERIZ DHE ALI KRASNIQI - UNE I MJERI

Salih dhe Feriz Krasniqi - Emin Aga

AFRIM SALIH KRASNIQI ME SHOKE - 300 VETE PO I QETE VAPORRI

Salih Bajrami - Shqipetar Turqeli

Selman Kadria 3-5

Salih dhe Feriz Krasniqi - Konstandin heret po m' vjen
salih krasniqi

drenovci Po m'perpiqesh

Rifat&Avdi&Agron&Bardhyl Draga-Sali e Feriz Krasniqi

salih dhe feriz krasniqi-lulezoi fusha, lulezoi mali

SALIE FERIZ

salih dhe feriz krasniqi

GEZUAR 2008 SYLE MAHALLA & SADIK KRASNIQI

AFRIM SALIH KRASNIQI ME SHOKE - NA KETE KENG QE PO KENDOJM

MUZIK FOLKLORIKE

sali e feri kanga e rexhes

FERIZ KRASNIQI DHE ISA LLAPQEVA - ISA BEGUT

Ali Krasniqi Halil Bytyqi Shaip Berisha

syl mahalla

FERIZ DHE BAJRAM (SALIH) KRASNIQI - VALLE E SHPIRTIT
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Salih e Feriz Krasniqi ! Empty
MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Salih e Feriz Krasniqi ! EmptySat Jan 31, 2009 2:52 pm

Salih & Feriz Krasniqi - Demë Ahmeti 1/2

Ferizi e Alia - Dert mbi dert

Salih & Feriz Krasniqi - Miftar Hasani 1/3

Salih e Feriz Krasniqi (Diten e shtune)

Feriz e Ali Krasniqi Rrethimi i Salih Sylës

Feriz Krasniqi e Violeta Kukaj Karafili i zemanit 1998

Feriz, Ali, Hazir Krasniqi e Isë Llapçeva Isa Beg po thërret

Feriz e Ali Krasniqi Na po i lutemi Zotit t'madh 1991

FERIZ KRASNIQI DHE HALIL BYTYQI - QKA POM RRIN KARSHI KARSHI

Halil Bytyqi & Feriz Krasniqi- Kenga Major Lleshit

Salih Bajrami & Nazife Bunjaku & Selvete Canolli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Salih e Feriz Krasniqi ! Empty
MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Salih e Feriz Krasniqi ! EmptySun Feb 01, 2009 6:29 pm

Ago Muji dhe Stupcat, iu falenderoje qe jeni kycur ne kete teme, vertet ndihem krenar kur lexoje fjale te mira dhe shoh se interesimi per t'i degjuar kenget e Sali e Feriz Krasniqit nuk mungon.

Me larte kam sjell disa linqe te kengeve te Sali e Feriz Krasniqit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Salih e Feriz Krasniqi ! Empty
MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Salih e Feriz Krasniqi ! EmptySun Feb 01, 2009 6:30 pm

Bibikimi faleminderit per kenget qe ke sjellur, te jam mirenjohes sepse solle nje pjese nga kultura jone.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Salih e Feriz Krasniqi ! Empty
MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Salih e Feriz Krasniqi ! EmptyMon Feb 02, 2009 12:21 pm

Përkujtimi i Salih Krasniqi 1997

https://www.youtube.com/watch?v=5BpyuDBAmhI

https://www.youtube.com/watch?v=97-HifN-RGk

https://www.youtube.com/watch?v=IRq2z0YImUA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Salih e Feriz Krasniqi ! Empty
MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Salih e Feriz Krasniqi ! EmptyMon Feb 02, 2009 12:37 pm

Sali e Naim Krasniqi, Halil e Shaip Bytyqi, bisede dhe kenge .

https://www.youtube.com/watch?v=h42fCMDtYd4

Feriz Krasniqi dhe Halil Bytyqi - N'Fushe T'Kosoves.

https://www.youtube.com/watch?v=02ECU1UunVg

Feriz e Ali Krasniqi me Isen - T'Ejten Pramje

https://www.youtube.com/watch?v=VB7ccwNNPKs
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Salih e Feriz Krasniqi ! Empty
MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Salih e Feriz Krasniqi ! EmptyMon Feb 02, 2009 5:44 pm

Re: Biografite e Rapsodeve tone !!

Salih e Feriz Krasniqi ! Icon_post_target nga Trendafile Today at 3:32 pm
Salih e Feriz Krasniqi ! Default



FERIZ DHE ALI KRASNIQI - UNE I MJERI

Trendafile, kete kenge e barta ketu, pasi qe ishte postuar ne temen e biografis se Rapsodeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meri
Fillestar/e
Fillestar/e
meri


Female
Numri i postimeve : 66
Age : 59
Vendi : itali
Registration date : 12/01/2009

Salih e Feriz Krasniqi ! Empty
MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Salih e Feriz Krasniqi ! EmptyTue Feb 03, 2009 4:33 pm

Salih e Feriz Krasniqi ! Salihi%20portret

Sali Krasniqi


Salih e Feriz Krasniqi ! Ferizi%20portret

Feriz Krasniqi





  • Salih e Feriz Krasniqi Ali Pasha, Pashë dai 6 min 17 sec
  • Salih e Feriz Krasniqi Azem Bejta, burrë drenice 10 min 10 sec
  • Salih e Feriz Krasniqi Bisedë me ta dhe kënga Lulëzoi fusha, lulëzoi mali 7 min 31 sec
  • Salih e Feriz Krasniqi Boll e mirë 0 min 55 sec
  • Salih e Feriz Krasniqi çka po m'rri karshi-karshi 9 min 52 sec
  • Salih e Feriz Krasniqi Deri te kulla e Asllan Begut vers. I 4 min 43 sec
  • Salih e Feriz Krasniqi Deri te kulla e Asllan Begut vers. I 4 min 23 sec
  • Salih e Feriz Krasniqi Dert mi dert 3 min 03 sec
  • Salih e Feriz Krasniqi Ditën e rruzit të masherrit 6 min 14 sec
  • Salih e Feriz Krasniqi Ditën e shtune mas iqinisë 4 min 09 sec
  • Salih e Feriz Krasniqi Dy të mirat 3 min 10 sec
  • Salih e Feriz Krasniqi E para pemë piqet qershia 4 min 13 sec
  • Salih e Feriz Krasniqi Elifi i Madh I 8 min 17 sec
    Salih e Feriz Krasniqi Elifi i Madh II 10 min 14 sec






    Jane keto vetem pak nga titij te shumet te kengeve te Rapsodeve tane te medhenje, SAli e Feriz Krasniqi ne:
    www.rapsodet.com
  • Mbrapsht në krye Shko poshtë
    PeriiKeputur
    Anëtar
    Anëtar
    PeriiKeputur


    Male
    Numri i postimeve : 342
    Age : 111
    Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
    Profesioni/Hobi : ANTI-SERB
    Registration date : 12/05/2008

    Salih e Feriz Krasniqi ! Empty
    MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Salih e Feriz Krasniqi ! EmptyTue Feb 03, 2009 6:01 pm

    http://wideo.vena.vot.pl/movie.php?id=7C5GHCgUrvw


    Ketu i keni disa nga kenget e rapsodve te shquar shqiptar Salih e feriz Krasniqi
    Mbrapsht në krye Shko poshtë
    http://www.bashkimikombetar.com
    Vizitor
    Vizitor
    avatar



    Salih e Feriz Krasniqi ! Empty
    MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Salih e Feriz Krasniqi ! EmptyFri Feb 13, 2009 12:55 pm

    Bibikim te falenderoj shume per kohen qe ke gjetur per te postuar rreth ketyre dy rapsodeve te kenges shqipe.


    Kenget qe jan te postuara ketu dhe shume kenge te tjera mund ti degjoni dhe ti shkarkoni qe ti keni ne pc tuaj nga ky link:

    Bashkimi Kombetar - Salih e Feriz Krasniqi
    Mbrapsht në krye Shko poshtë
    xhema
    Anëtar i Suksesshëm
    Anëtar i Suksesshëm
    xhema


    Male
    Numri i postimeve : 2337
    Age : 59
    Vendi : Ferizaj -gjermani
    Registration date : 30/03/2009

    Salih e Feriz Krasniqi ! Empty
    MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Salih e Feriz Krasniqi ! EmptyFri May 01, 2009 2:24 pm

    po e vertet ja kan dy kolos por koha e ban te veten. pra i takojn antikes, sepse nese thirremi ne vlerat etyre ateher ne duhet te numrojm ne vend, pra hec me kohen edhe zhanrri i tyre dhe muzika jan te llojit te vet, zhanerr ne vete. pra nuk mund qdo kush te kendoj at zhanerr,un mendoj se salihi e ferizi jan- pavaroti i kosoves.
    Mbrapsht në krye Shko poshtë
    murturi
    Ushtarak
    Ushtarak
    murturi


    Male
    Numri i postimeve : 517
    Age : 48
    Vendi : Bruksel
    Registration date : 19/04/2008

    Salih e Feriz Krasniqi ! Empty
    MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Salih e Feriz Krasniqi ! EmptyFri May 01, 2009 6:14 pm

    Vertet keta Kan qen bilbilat shqiptar,Ne nej darsem ne nej feshat kishin qen musafir dhe ne at od tingellonte nej ze bilbili ne at od dikush kishte pa shum zogj ne dritare duke ndegjuar qiftelin e salihit dhe ferizit si benin nje valle me qifteli te ngjajshme me zanin e bilbilav.
    Sali ferizi ka kendua edhe me qifteli mas qafe sa qe qiftelija ka qen nej istrumen i mesuar permendsh qe vetem nej mjeshter i madh ka mund ta ben,rasti i mbajtjes se nej festivali ne Londer kur salihi dhe Ferizi kishin kenduar pa mikrofona ne sall ,kur disa i kishin mshel veshet nga zani i tyre pa mikrofon.
    legjendat e rrapsodit qe svdesin kurr sepse mbas tyre lan edhe Njeqind rrapsoda qe shkojn rruges se tyre Lavdi.
    Mbrapsht në krye Shko poshtë
    http://www.fbdk.eu
    gjergji
    Fillestar/e
    Fillestar/e
    gjergji


    Male
    Numri i postimeve : 25
    Age : 45
    Vendi : belgjikê
    Registration date : 09/11/2008

    Salih e Feriz Krasniqi ! Empty
    MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Salih e Feriz Krasniqi ! EmptySat May 02, 2009 2:53 am

    MURTURI doku nai dit se kamê me ti qit vesht ne tokê me kso kêngesh
    Mbrapsht në krye Shko poshtë
    ......
    Anëtar Nderi
    Anëtar Nderi
    ......


    Female
    Numri i postimeve : 4682
    Age : 36
    Vendi : Atje ku un dua ..............
    Registration date : 24/05/2009

    Salih e Feriz Krasniqi ! Empty
    MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Salih e Feriz Krasniqi ! EmptyWed Sep 02, 2009 1:05 am

    Valla ndoshta kan kendu mire. ama kur si kuptoj muziken e tyre e kan shum te pshtjellte .
    Mbrapsht në krye Shko poshtë
    BashKom
    Admin
    Admin
    BashKom


    Male
    Numri i postimeve : 767
    Age : 54
    Vendi : Prishtin
    Registration date : 27/08/2009

    Salih e Feriz Krasniqi ! Empty
    MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Salih e Feriz Krasniqi ! EmptyThu Sep 03, 2009 12:37 am

    Jan shum kangtar te mir .
    Mbrapsht në krye Shko poshtë
    ......
    Anëtar Nderi
    Anëtar Nderi
    ......


    Female
    Numri i postimeve : 4682
    Age : 36
    Vendi : Atje ku un dua ..............
    Registration date : 24/05/2009

    Salih e Feriz Krasniqi ! Empty
    MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Salih e Feriz Krasniqi ! EmptyThu Sep 03, 2009 12:44 am

    nuk them se nuk jan te mire, po shum pak i kuptoje.
    kenget e tyre se di e ken nej zhaner me te veqant si aj shembell qe kendon shyhretja shkurta. e dhe keto kendoj muzik popullore po i kuptojm ...
    Mbrapsht në krye Shko poshtë
    Vizitor
    Vizitor
    avatar



    Salih e Feriz Krasniqi ! Empty
    MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Salih e Feriz Krasniqi ! EmptyFri Sep 04, 2009 10:46 am

    Shum bukur kendojn .Ta knaqin shpirtin
    Mbrapsht në krye Shko poshtë
    xhema
    Anëtar i Suksesshëm
    Anëtar i Suksesshëm
    xhema


    Male
    Numri i postimeve : 2337
    Age : 59
    Vendi : Ferizaj -gjermani
    Registration date : 30/03/2009

    Salih e Feriz Krasniqi ! Empty
    MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Salih e Feriz Krasniqi ! EmptyFri Sep 04, 2009 10:04 pm

    jan kan shum kengetar te mir per kohen e vet se tash kush si ngon pse po rreni,shko lyp nji cd te tyre sun gjan ne krejt prishtinen se mos te folim ne ne shkup e tiran.
    Mbrapsht në krye Shko poshtë
    ......
    Anëtar Nderi
    Anëtar Nderi
    ......


    Female
    Numri i postimeve : 4682
    Age : 36
    Vendi : Atje ku un dua ..............
    Registration date : 24/05/2009

    Salih e Feriz Krasniqi ! Empty
    MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Salih e Feriz Krasniqi ! EmptyFri Sep 04, 2009 10:28 pm

    edhe un ket mendim ndaj me ju . kan qen kengetare te mir . po per kohen e vete se ne nuk e kuptojm aspak zhanrin e tyre . prinde e mi kan shum respekt per keta kengetare..
    Mbrapsht në krye Shko poshtë
    xhema
    Anëtar i Suksesshëm
    Anëtar i Suksesshëm
    xhema


    Male
    Numri i postimeve : 2337
    Age : 59
    Vendi : Ferizaj -gjermani
    Registration date : 30/03/2009

    Salih e Feriz Krasniqi ! Empty
    MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Salih e Feriz Krasniqi ! EmptySat Sep 05, 2009 12:01 am

    po fiona rrespekt per kta rapsod por duhet te jem real dhe ti percetojm gjerat siq jan e jo te sillemi verdal e te mos perqojm me realitetin po thuaj se n´gjitha aspektet,po thuaj se te till jemi ne shum qeshtje tjera fundamentale nuk i vlersojm gjerat siq duhet ju japim tretman tjeter, kjo asht shum evidente te ne....
    Mbrapsht në krye Shko poshtë
    Sponsored content





    Salih e Feriz Krasniqi ! Empty
    MesazhTitulli: Re: Salih e Feriz Krasniqi !   Salih e Feriz Krasniqi ! Empty

    Mbrapsht në krye Shko poshtë
     
    Salih e Feriz Krasniqi !
    Mbrapsht në krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » Vanessa Krasniqi *lindi nje Yll i ri*
    » POETI YNË SADIK KRASNIQI
    » Dr. Shefqet Krasniqi: Epopeja e Kosovës së Re
    » Botime të reja: Metush Krasniqi
    » DY ALBUME TË REJA-DEMIR KRASNIQI

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
    Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Muzikë-
    Kërce tek: