|
| Misionari i Dijes nga Limos Bihuci | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sun Dec 28, 2008 10:09 pm | |
| Portretizim heronjsh zgjuarsie dhe trimërie
O Picar, madem rubini,
o ballkon i Kurveleshit,
linde dhe rrite këta levendë,
që dolën me pallë sheshit.
Ti rrite Çelo Mehmenë,
Burrin, që bëri epokë,
Picari ka dhe të tjerë,
Maliq Halilin me shokë.
Marko Tarua penëndrituri
që nga Amerika shkroi,
për vendlindjen e tij të dashur,
penë e tij flori pikoi.
Sejat efendiu me derte,
që luftove aq shumë
sa dhe pleqërinë e mposhte
për t’i dhënë vendit kulturë.
Ata qenë trimat me pallë,
mençuria s’u mungonte,
zemrat e tyre plot zjarr
për vatanin u vëlonte.
Limoz Bihuci Mësuesi i parë
Thinjur mal me borë,
ti plak edhe djalë,
hape abetaren
shkollën në Picar.
Kryeplak në fshat
20 vjet me radhë,
Nënprefektura lart
në Gusmar
i duheshin burra
vajte sekretar,
mësues në punë
edhe luftëtar;
ishe edhe mbete
mësuesi i parë
Ti, Sejat Bihuci,
mbi piedestal!
Shkëlqim Guçe, Picar | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sun Dec 28, 2008 10:11 pm | |
| Bibliografi
dhe Referencë
Lefter Dilo: “ Gjirokastra në shekuj” (dorëshkrim)
“Labova një rrëzë mali çel shkollën e parë shqipe” (22 mars 1910) (Botim i Muzeut)
“Intelekt 2001…” 1, 2 Kristaq Shabani
“Një fshat i vogël dhe një kasaba e madhe” Mari J. Ristani
Periudha : 1924 –1925 Tepelenë
AQSH Fondi i M. Arsimit (për Gjirokastrës) Inspektoriati i Arsimit (Pasqyrat e shkollave e M.Arsimit).
1920 pjesëmarrës në Luftën eVlorës në çetën e fshatit shkruar në Historikun e fshatit Picar, në faqen 69 numri 18.
Artisti popullor mërgimtarëve të ditur u ka kënduar:
“Ju nuk vajtët në kurbete
për flori dhe salltanete,
por për të sjellë plumb dhe shkronja,
që të dil në dritë shqiponja”.
Pjesëmarrës nga rrethi i Tepelenës në kursin pedagogjik organizuar prej datës 05. 08.1921 deri më 26.10.1921 në fshatin Labovë – Tepelenë - Gjirokastër.
1.Prokop Bezhani nga fshati Lekël
2. Reshat Mullai Mezhgoran
3.Hazis Mullai Mezhgoran
4.Muharrem Çelo Bënçë
5.Sabri Banushi Sinanaj
6. Dino Malo Dhëmblen
(Këta janë personat e identifikuar në fotografi)
Gjeneza e familjes Bihuci
Çertifikatë për dhënie titulli”Nderi i Komunës”
Përmbajtja
Dialogu i gjuhës
Prolog: Rend e starto, o misionar!
Një këndvështrim i shkurtër për Picarin
Pritja e bukur
Gasto Dodia
Në Stambollin e bukur, në shkollën fetare “Mulqine”
Festa e kthimit
Kërkesa e ripërsëritur e Gastos
Në kujtesën e bashkëkohësve
Pjekuria mendiore e Sejatit
Hoxhë dhe “mësues”
Si thoshte Papapanoja:
“Të gjithë njerëzit e ditur dhe të zotë kuptojnë kombësinë e tyre…”
Imigrimi dhe zhvendosja Kryetaksidari
Zotërues i gjuhëve të huaja
Burrë i ndershëm dhe patriot i flakët
Martesa e Bejaziut
Një prind dhe një edukator i mirë
Dëshmi okulare
Enigma e emrit
Të gjithë i flisnin “Sejat Efendi”
E kam gjallë në kujtesë. A mund ta harroj mësuesin e parë?
Jeta e Sejatit kaloi në peripeci edhe të dhimbshme
Një pikëllim i madh: Sejat Efendiu ndërron jetë
Pema gjenelogjike e familjes BIHUCI
Portretizim heronjsh zgjuarsie dhe trimërie
Veprimtaria e organizuar
Fjala e hapjes Dr. Roland Zisi,Drejtor i Drejtorisë Arsimore Gjirokastër
“Mbi jetën dhe aktivitetin e S. Bihucit si mësues” Daver Budo, Drejtor i Shkollës së Mesme Picar
”Kontributi dhe roli, që ka dhënë S. Bihuci në përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe në vendlindje e më gjerë” Çelo Lamaj, mësues
”Mbi kontributin e S. Bihucit në administratën shtetërore të asaj periudhe” Besnik Shehu
”Kontributi i S. Bihucit në lufëtrat e krahinës së Kurveleshit në vitet 1914 dhe 1920” Lifto Peçi, Kryetari i Këshillit të Komunës Picar, mësues
Përshëndetja e Këshillit të Qarkut Gjirokastër.
Falenderim i Familjes Bihuci
Ilustrime | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sun Dec 28, 2008 10:12 pm | |
|
Materiale ndihmuese për lexuesit për të kuptuar situatën arsimore në Jug në këtë periudhë, para dhe kur Sejati filloi veprimtarinë për çeljen e shkollave shqipe si ishte gjendja në treva dhe zona të veçanta, që kanë bashkërendim dhe që me disa prej mësuesve, të cilët përmenden në këto materiale ka qenë në kursin e Labovës si dhe vërtetojnë episode nga pjesëmarrja në Luftën eVlorës.
DHJETËVJEÇAR I NDESHJES DHE MBIJETESES SË SHKOLLIMIT SHQIP
ARSIMI NË ZAGORIE NË VITET 1916 – 1924
(fragment)
Zagoritët e kanë kthyer shkollimin në për largimin e errësires mesjetare. Janë të njohura shkollat e para të hapura në fund të shek. XVIII në Zagorie, të cilat vijuan edhe gjatë shek. XIX. Në vitet e fundit të atij shekulli dhe veçanërisht në fillim të shekullit tonë, shkrimi dhe leximi në gjuhën amtare mësohej ilegalisht në pjesën më të madhe të fshatrave të krahinës sonë.
Veçanërisht zhvillim më të vrullshëm mori arsimi edhe në këtë krahinë, pas shpalljes së pavarësisë. Por duhet theksuar se me gjithë programin e Ministrit Luigj GURAKUQI për çeljen e shkollave shqipe, këto mbeten të kufizuara në shtrirje dhe në zhvillim, deri në vitin 1916. Kjo bëhej edhe me e vështirë në krahinat jugore, pas “Protokollit të Korfuzit”, nënshkruar më 17 Maj 1914 midis Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe përfaqësuesve shqiptarë, sipas të cilëve shkollat do të ndiqeshin nga nxënësit ortodoksë dhe mësimin do ta zhvillonin në gjuhën greke. Megjithatë, dokumentet vërtetojnë se në Zagorie vazhdoi tradita e mësimit në gjuhën amtare, tashmë legalisht.
Në vitin 1916 arsimi hyri në fazë të re, në zonat e pushtimeve te huaja. Zagoria bënte pjesë në viset e pushtuara nga italianët, të cilët mbyllnin kudo në Shqipëri shkollat greke e turke dhe hapnin ato italiane. Synimi i tyre ishte i qartë : të krijonin vatra të ndikimit të politikës së tyre dhe në këtë fushë.
Komanda italiane e pushtimit krijoi administratën e saj ushtarake. Gjithashtu solli mësues nga Italia, fillimisht nje kontigjent prej 40 mësuesish. Për problemet e arsimit ajo krijoi sekretariat dhe Zyrën e Arsimit në Gjirokastër.
Gjatë viteve 1916-1920 në gjithë prefekturën e Gjirokastrës lulëzuan shkollat italo –s hqiptare.
Në Zagorie në vitin 1916, nën preteksin e një kriteri të vendosur prej tyre, sipas të cilit në fshatrat nën 500 banorë nuk kanë prespektivë për të patur shkollë, mbetën të çelura shkollat në Hoshtevë dhe në Zhej. Këto, edhe pse nuk e plotësonin këtë kriter, i afroheshin atij. Prej këtij viti krahina jonë administrohej nga Përmeti, i cili kishte në atë vit 22 shkolla me 19 mësues shqiptarë e 15 italianë dhe 826 nxënës.
Sipas një statistike të vitit 1917 në Zagorie funksiononin 4 shkolla me 122 nxënës dhe 5 mësues nga të cilët 1 italian.
Shkolla e Konckës me 19 nxënes dhe ajo e Nivanit me 26 nxënës me nga një mësues secila; Shkolla e Sheperit, italo -shqiptare, kishte 35 nxënës dhe një mësues shqiptar, ndërsa ajo e Zhejit me 42 nxënës e dy mësues, nga të cilët 1 italian. Shkollat frekuentoheshin kryesisht nga djem. Vetëm në shkollën e Sheperit vijonin shkollën 11 vajza.
Në vitin shkollor 1917-1918 ka pasur shkollë edhe në Topovë e Ndëran, por nuk përmenden nga Zyra Arsimore e Permetit. Me sa duket nga që vazhdonin mësimin në gjuhën greke.
Sistemi arsimor ishte ai italian, 5 - klasësh, shkollat kontrolloheshin nga inspektorë italianë dhe drejtoheshin nga “Zyra Arsimore”. Në shkollat italo -shqiptare të Zagories gjuha shqipe mendohej vetëm 1 orë ditën. Rrogat e mësuesve në vitet 1916-1919 u paguan nga ndihmat e mbledhura nga zagoritët, ndërsa në vitin 1918 shkollat u njohën zyrtarisht dhe u paguan nga arkat e financës. Arsimtarët përparimtarë demokratë situatën e krijuar e kthyen në favor të arsimit kombëtar dhe në Konckë, Nivan e më vonë në Topovë e Ndëran funksiononin vetëm shkolla shqipe. Shkolla e Topovës u hap në vitin 1918, ndërsa ajo e Ndëranit më 1919.
Shkollës shqipe iu desh të çante nëpërmjet vëshirësish të shumta, të luftonte kundër shkollave te huaja, të siguronte mësues, tekste, orendi shkollore etj. Ndërsa për parimet pedagogjike e didaktike s’mund të bëhej fjalë fare, kapërcimi i këtyre vështirësive në Zagorie është rezultat dhe i drejtimit të zyrës arsimore në Gjirokastër nga Thoma PAPAPANO, Jani MINGA , Ilia Dilo SHEPERI.
Ndihmesë të veçantë për përgatitjen dhe kualifikimin e mësuesve zagoritë dhanë kurset pedagogjike të organizuara në muajit gusht – tetor të viteve 1918 –1919. Në kursin e parë morën pjesë 50 vetë nga rrethi i Gjirokastrës, midis të cilëve 6 nga Zagoria, të cilët kishin mësuar shkrim e këndim në gjuhën shqipe në mënyrë private. Të gjitha lëndët në këto kurse zhvilloheshin në gjuhën italiane, përfshi dhe historinë e Shqipërisë, me përjashtim të gjuhës shqipe, që jepeshin nga shqiptarë. Ndërsa kursin e vitit 1919 e drejtuan shqiptarë dhe mësimet jepeshin kryesisht në gjuhën shqipe nga mësues vendas. Këto kurse krijuan mundësi për çeljen e shkollës së Topovës dhe të Ndëranit, sepse aty u përgatitën mësuesit e këtyre shkollave.
Gjatë vitit shkollor 1919-1920 drejtimin e shkollës ne Zagorie e morën vetëm shqiptarë. Në këtë kuadër ndihmë me vlerë të madhe dha mësuesi me kulturë të lartë gjuhësore dhe ndjenja të zjarrta patriotike Ilia Dilo SHEPERI.
Pas Kongresit të Lushnjës, qeveria e Sulejman DELVINËS, e dalë prej tij, çështjen e shkollave dhe të arsimit e quajti armë kryesore për shpëtimin dhe përparimin e kombit shqiptar. Organizimi i shtetit të ri shqiptar dhe fitorja e Luftës se Vlorës më 1920, entuziasmuan masat popullore, forcuan shpresat e tyre dhe nxitën mësues e nxënës të veprojnë aktivisht për shtrirjen dhe kualifikimin e arsimit. Kongresi arsimor i Lushnjës në gusht të atij viti, delegat aktiv i të cilit ishte Ilia Dilo SHEPERI, ishte një hap i rëndësishëm për zgjidhjen e problemeve, që dilnin në ato vite para arsimit në krahinën tonë.
Viti 1920 – 1924 i dhanë një hov të ri zhvillimit të arsimit kombëtar të Zagorisë; U zbatua sistemi fillor i detyrushëm 6 –11 vjeç, u krijuan këshillat arsimorë në çdo fshat, të cilat kishin për detyrë të ngrinin dhe mirëmbanin ndërtesat shkollore, të plotësonin nevojat dhe orendi shkollore, të ndihmonin fëmijët të ndiqnin rregullisht shkollat, si dhe administronin gjobat që u jepeshin atyre prindërve, fëmijët e të cilëvë nuk vijonin shkollën.
Por edhe në këto vite pati pengesa e vështirësi të mëdha. Kuadri arsimor ishte me shkolla fillore – gjysëm të mesëm dhe me një kualifikim vetëm në kurset pedagogjike, që përmendëm më lart, ose me kursin e vitit 1921 të Labovës së Madhe. Prej tyre vetëm Ilia Dilo SHEPERI ishte me shkollë të mesme gjimnaz. Kishte mungesë të theksuar tekstesh. Edhe ndonjë teks,t që përdorej si ai i këndimit i N. NIKAJ, kuptohej me vështirësi, sepse ishte në dialektin e veriut. Megjithatë mësuesit demokratë Stathi PULESHI, Odhise NGJELA, Qirjako PAPULI e Petro STANE, të përkrahur nga populli arsimdashës zagorit, punon me pasion për t’u dhënë nxënësve arsim e kulture dhe e kishin për turp të dilnin me rezultate të dobëta nxënësit e tyre.
Duke ju referuar relacioneve dhe karakteristikave individuale të mësuesve zagoritë, dërguar nga zyra e arsimit, që ruhen në arkivat qëndrore, mësojmë se të gjithë punonin me zell e pasion të admirueshëm dhe kishin një autoritet të padiskutushëm e një përkrahje të pakursyer e të vazhdueshme nga popullsia e fshatit. Ata kapërcyen vështirësitë e kohës edhe në tekste dhe orendi shkollore. Vetëm një hartë të 5 racave njerëzore kishte mësuesi Seve NGJELA në shkollën e Topovës dhe kur u mbyll kjo, e shpuri edhe në Zhej.
PETRIT IDRIZI Dr. APOSTOL PANGO
Marrë nga “Intelekt 2001…” i autorit Kristaq F. Shabani | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sun Dec 28, 2008 10:13 pm | |
| “PATRIOTI QË S’RRESHTI”…
fragment i shkëputur
Stathi Andoni lindi në Vithuq më 15 Janar 1898, në një familje ekonomikisht të varfër. Mbas përfundimit të shkollës egzistuese në Hoshtevë dhe shquarjes së tij si një nxënës i vullnetshëm, pavarësisht nga dëshirat e tij, por nga diktimi i gjendjes së vështirë ekonomike, u detyrua së toku me babanë e tij, në moshë të njomë, të niset në rrugën e mërgimit. Vendi, që preferoi të mërgohet: Maqedonia. Atje punoi për shtatë vjet. Mbas kësaj mërgoi në Amerikë. Nga viti 1911 deri në vitin 1920 Stathi, punoi në fabrikat e lëkurës në Biedenford. Kjo periudhë i mjaftoi të njohë mirë elementët kapitalistët si dhe shfrytëzimin e egër të sistemit, që po zhvillohej dhe në shpirtin e tij lindën elementë të rinj të përjetimit të jetës. Lufta e pamposhtur dhe e guzimshme, që bënte populli maqedon ndaj pushtuesve, ndezi dhe në zëmrën patriotike të tij ndjenja të reja. Sapo mbërriti në Amerikë, ai u bë anëtar i shoqatës “Vatra”, duke marrë pjesë aktive në të gjitha veprimtaritë, që zhvillonte kjo shoqatë thellësisht patriotike. Ai veprimohet kudo, sidomos ne fushatat, që zhvilloheshin, duke dhënë kontributin e tij mendor, por dhe me ndihmë materiale. Ai është dalluar në luftën përkushtuese ndaj “Megalidhesë” si dhe në luftën tjetër për një kishë autoqefale, tërësisht shqiptare. Ai ka dhënë kontribut në shugurimin e Fan Nolit prift dhe më vonë peshkop.
Ne vitin 1920, qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës i kërkoi shoqatës “Vatra” që të dërgonte një trupë vullnetare nga Amerika për mbrojtjen e atdheut. Sthathi ishte ndër të parët, që iu përgjigj thirrjes dhe u bë pjesëtar i trupës vullnetare të shoqërise “Vatra”. Në prill të vitit 1920, trupa vullnetare e përbërë prej më se 300 pjestarë, të armatosur dhe me bandën orkestrale në krye mbërritën në Durrës. Në krye të bandës ishte Stathi si dirigjent i orkestrës, kjo falë specializimit të tij në dy shkolla në Amerikë dhe në Kanada. Mbas mbërritjes në Durrës vazhdoi itinerari i lëvizjes: Tiranë - Shkodër - Elbasan-Berat - Korçë. Qytetin e Korçës e morën në dorëzim nga okupatorët francezë, Gjirokastrën dhe Sarandën nga italianët. Kjo trupë vullnetare ka marrë pjesë aktive në luftë së bashku me forcat popullore në Tepelenë kundër italianëve. Në të gjithë veprimtarinë trupa vullnetare e “Vatrës” ka gjetur përkrahjen mbarëpopullore, ngrohtësinë, e cila është shprehur në pritjen triumfale si çlirimtarë të ligjshëm. Në nëntor 1920, trupa vullnetare, duke përfunduar misionin për të cilën ishte krijuar: ndihmesën në çlirimin tërësor të Shqipërisë, të cilën ë përmbushi me sukses, u shpërnda.
Stathi Andoni, së toku me shokët e tij demokratë, duke parë se nuk ja mbërritën plotësisht qëllimit për të cilin u përpoqën, pasi pushteti ra në dorë të njerëzve, që përfaqësonin feudalizmin konservator dhe disi të ndikuar nga borgjezia pa vizion të përcaktuar, u kthye në fshatin e tij të lindjes si shumë demokratë të tjerë. Ne vitin 1921, Stathi, ngarkohet me detyrën e drejtuesit të kursit të arsimtarëve ne Labovë së bashku me Thoma Papapanon, detyrë e cila u krye me përkushtim. Në periudhën që rrok vitet 1921-1929, nuk ka rreshtur të propogandojë idetë e reja dhe të jetë në kontradiksion të plotë me rregjimin zogollian. Vrasjet e ndërmara si ato të Avni Rustemit, Bajram Currit dhe të patriotëve të tjerë të mëdhenj si Luigj Gurakuqi, i ka dënuar rëndë dhe i ka përjetuar si humbje të mëdha kombëtare si asgjësim të elementit progresiv.Dhimosten Peti. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sun Dec 28, 2008 10:13 pm | |
| Portrete
GAFUR QYRDEDI
E para shkollë shqipe në Hormovë
“Sa të jetë mbi dhe Teqeja edhe shkolla jonë shqipe”
sheh Ali Hormova
Hapja e shkollës së parë shqipe në Labovë në vitin 1910, nxiti natyrshëm hapjen e shkollave edhe në fshatra të tjerë të krahinës sonë. Kështu, tetëdhjetë vjet më parë, në vitin 1923, atdhetari i shquar, i nderuari dhe i paharruari Ali Sheh Hormova, në kushte shumë të vështira të asaj kohe, me guxim dhe nisiativë çeli në Hormovë të parën shkollë shqipe. Sheh Aliu ishte aso kohe vetëm njëzet e një vjeç. Dihet që fshati nuk kishte për shkollën ndonjë ndërtesë të veçantë dhe as mundësi ta ngrinte atë shpejt e shpejt, ndaj ai shndërroi në shkollë disa nga odat e teqesë ku punonte. Madje punoi dhe vetë si mësues, falas kuptohet. E bëri këtë për shumë vjet me radhë, deri sa veshi petkun e shehut të Hormovës, njëlloj si i jati, gjyshi dhe paraardhës të tjerë të familjes. Hapja e kësaj shkolle nuk ishte thjesht një gjest atdhetar. Ishte një përpjekje titanike për dije e kulturë, një përgjigje e denjë për gjithë ata që, veçanërisht për Hormovën, kërkonin ta mbanin përjetësisht në errësirë. Mungesat dhe vështirësitë e shumta të asaj kohe, sidomos mungesa serioze e teksteve shkollore e tjera, e vështirësonin shumë vazhdimin normal të shkollës, por sheh Aliu nuk jepej kollaj. Me shumë përpjekje ai mundi të siguronte një abetare të gjuhës shqipe nga mësuesi i nderuar gjirokastrit Thoma Papapano si dhe libra didaktike të rilindsave tanë. Kështu sheh Ali Hormova u bë si një prind i dytë për të gjithë djemtë dhe vajzat hormovite, që mësonin në shkollën e parë shqipe. Ata mësonin jo vetëm ABC- në, po edhe se si të bëheshin më të vlefshëm për familjen, fshatin e Shqipërinë, si ta donin njëri – tjetrin, si t’i donin edhe djemtë dhe vajzat e tjera të krahinës, pavarësisht nga dallimet fetare.
Në traditat dhe zakonet e mrekullueshme të krahinës sheh Aliu ngulte këmbë gjithnjë, ndërsa vargjet e Naimit, veçanërisht “Qorbelaja”, ishin pasion i madh i tij. Natyrisht që punët nuk mund të ecnin si në vaj. Shkolla u hap dhe u mbyll disa herë. Dhe sa herë ajo mbyllej për arsye nga më absurdet, meraku i sheh Aliut bëhej edhe më i madh, po kaq të mëdha ishin edhe përpjekjet e tij mbinjerëzore pë ta nisur çdo gjë nga e para. Përsëri dhe përsëri. Në vitin 1934, ajo do të rihapej dhe një herë. Ajo rihapje ishte e fundit dhe që shkolla shqipe të mos mbyllej kurrë më , sheh Ali Hormova vuri përsëri në dispozicion të fshatit dhomat e teqesë së tij. “Sa të jetë mbi dhe teqeja, aq do të jetojë dhe shkolla jonë shqipe,”- thoshte Shehu me atë urtësinë dhe mençurinë e vet karakteristike.
Pas Ali Sheh Hormovës të tjerë mësues atdhetarë do të punonin, pothuajse falas, në odat e asaj teqeje – shkollë, madje edhe nga krahina jonë. Të tillë ishin mësuesit tanë të dashur labovitë: Filip Tola, Gaqe Meksi e Pano Noçka, më vonë Koço Hila nga Tërbuqi e të tjerë, që sot brezat e Hormovës i kujtojnë me nderim e mirënjohje. (Gazeta “Odria”, mars 2003 si dhe gazeta “Rreze Aleviane” Nr. 7 2004)
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sun Dec 28, 2008 10:13 pm | |
| Limoz Bejazi Bihuci u lind n ë vitin 1943 në qytetin e Gjirokastrës, në të cilin edhe banon.
Profesioni i tij: “Ekonomist kontabël”.
Gjatë periudhës që ka ushtruar profesionin e tij ka kryer një sërë detyrash, ndërmjet të cilave mund të përmendim:
Llogaritar dhe shef i Llogarisë i Rep. Ushtarak Nr. 8855 Gjirokastër
Drejtor i Shtëpive të Ushtarakëve (për anën sociale) për: Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Leskovik, kjo e diktuar nga shtrirja operative e Rep. Ushtarak 8555.
Kryetar i Degës së Furnizim – Shpërndarjes në Fabrikën e Duhan Cigareve Gjirokastër
Kryetar i Degës së Kontroll Revizionimit në Drejtorinë Rajonale e Sigurimeve Shoqërore, Gjirokastër (D.R.S.SH.)
Aktualisht është pensionist.
Gjatë veprimtarisë së tij është marrë edhe me shkrime të ndryshme, qoftë profesionale dhe artistike, të cilat janë botuar në shtypin qendror dhe ushtarak.
Libri “Misionari i dijes” (Monografi) është libri i tij i parë.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci | |
| |
| | | | Misionari i Dijes nga Limos Bihuci | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |