Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Misionari i Dijes nga Limos Bihuci

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci Empty
MesazhTitulli: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci   Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci EmptySat Dec 27, 2008 10:24 pm

LIMOZ B. BIHUCI























Misionari i dijes













(Sejat Qerim Bihuci)
















Shtëpia botuese “Marin Barleti”, 2004
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci Empty
MesazhTitulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci   Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci EmptySat Dec 27, 2008 10:24 pm

Limoz B. Bihuci

“Emisari i dijes”

monografi









Redaktor letrar

dhe konsulent: Kristaq F. Shabani

Recesent: Hysen Ali Hormova

Art grafik: Elton Galanxhi



Copyright Limos B. Bihuci



Libri u përgatit nën kujdesin e Lidhjes

së krijuesve “Pegasi” Gjirokastër, Albania









U shtyp në Shtypshkronjën

e Shtëpisë botuese “Marin Barleti “, 2004











Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci Empty
MesazhTitulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci   Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci EmptySat Dec 27, 2008 10:25 pm



ïdô"DIALOGU i GJUHËS "Óô÷



I.


E FOLURA



nuse e urtë, e lashtë :

jetëgjatësi e paimagjinueshme,

përcjellë në korda zëri magjik...

E hedhur në flakë: E paprerë...

Përpjekur në djep për ta mbytur:

"E pambytur... "

E qëllimtë në lidhje:

" E palidhur... "

E FOLURA pa thembër akiliane !

II

E shkruara: vellobardhë,

martuar në “KONGRES MANASTIRI”,

Krushq:" Tingujt e së Folurës"...

III

E FOLURA e kapi përdore

si motra motrën e një mitre në përrallë,

i tregoi HISTORINË ME TINGUJ:

"Dëgjomë, o e shkruara ime,

tani ndihem e qetë.

Rrëmbyesit kërkonin vjedhjen,

thikat laringun,

Kokëposhtë hidhnin tingujt,

shpërndaheshin në rënie,

e përsëri në hone lidheshin,

dhe përsëri ngjiteshin,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci Empty
MesazhTitulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci   Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci EmptySat Dec 27, 2008 10:25 pm

pritave mbytëse, dashakeqe

u hapeshin kurthet...

Nuk lëshoja fraza,

veç lindje sythesh fjalësh të reja,

shkruaja, shkruaja

në odise shpëtimi,

sistemoja: “Bibliotekat e mendjes",

Biblioteka e Aleksandrisë lëshonte tymin,

shkrumbëzonin frazat e tyre

në gjyqe inkuzicioni, invadime,...

Unë përcillja në mendje njerëzish:

“Lirika, legjenda, balada, këngë..."



E folura këtu heshti,

me gjest fisnik

flokët tërë push të së shkuarës përkëdheli:

"Tani të fortë e ndiej veten larg vetmisë!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci Empty
MesazhTitulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci   Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci EmptySat Dec 27, 2008 10:26 pm

IV

“Oh, sa paske vuajtur, o motër,

gjithë jetën,

por, ja tek je, si mal tingujsh e gërmash

në këmbë...

Kush mund ta presë të vërtetën ?

Edhe tortura më e gjaktë

nuk mund ta shprishë gërmën

dhe tingullin shqip, gjuhën e flaktë…



Marrë nga romani “Kryefjala e fatales”

i autorit Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci Empty
MesazhTitulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci   Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci EmptySat Dec 27, 2008 10:26 pm



Prolog

Rend e starto, o misionar!

Ai është një nga ata që rend e starton në shekuj dhe përcjell dritën e ndezur me shkronja. Çuditërisht gjithçka i ndrit. Më tepër i shkëlqejnë sytë e tij të menduar dhe pyetja e tundimit të madh: “Kur?” Pyetje që lëviz e gjallëruar në labirintet e mendjes së tij të ndriçuar, për të ndezur ndriçimin te njerëzit, të cilët të huajt i quajnë vetëm “trima”, që pronë kanë vetëm trimëritë dhe kaq. Emri i tyre dhe krahina e tyre, tashmë, është e njohur edhe në Kontinentet e botës, falë bëmave të tyre. Kërkojnë ta lënë në errësirë këtë vend shqiponjash, ta shndërrojë në një vend pa gërma… Ndize pishtarin, o njeri i mirë, dhe vrapo, shmangu nga honet dhe pengesat me prezencë gjarpëri. Gjuhët e huaja kërkojnë të vënë skeptër sundimi. Por, a mund të vihen skeptra të pamerituar, atje ku mbretërojnë tingujt e një gjuhë të lashtë? Po a mund të shmanget gjiri, qumështi i tij shqip. Ai është një nga misionarët, që ka në dorë të ndezur pishtarin… Ç’sakrifica iu desh Koto Hoxhit, Petro Nini Luarasit e të tjerëve për të shkruar shqipen.

Në fund ata shkruan emrin e tyre shqip me penën e ngjyer me gjakun e tyre shqip. Sa i madh është flijimi?! Ç’përmasa ka martirizimi për një sakrificë të madhe, ku kënga e dritës dëgjohet në çdo majë mali të bukur të Atdheut të Shqiponjave dhe si përcillet kënga “Majë krahu” në Bjeshkët e Malësive (të Nëmuna)… Shumë të sakrifikuar, shumë të gijotinizuar, shumë të eliminuar vetëm e vetëm për të eliminuar farën e dritës shqip. Gjithmonë misionarët rendin. Çdo epokë ka misionarë, të cilët dallohen nga misionet. Por misioni për gjuhën, dijen, diturinë është një nga misionet më të mëdha që ndërrmerr njerëzimi. Ne na është dashur shumë të rendim dhe të përpiqemi për gjuhën tonë të shtrenjtë, që donin të na e mohonin. Por a mohohet gjuha më e lashtë e Globit?! N ë kët korsi përpjekje për gjuhën e mëmës shkëlqen edhe protagonisti i kësaj monografie të thjeshtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci Empty
MesazhTitulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci   Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci EmptySat Dec 27, 2008 10:26 pm

Pse një periudhë të gjatë kjo figurë u sfumua? Nga kush u sfumua? Natyrisht nga vetë njerëzit. Sa figura të mëdha, që janë përpjekur për progresin e Shqipërisë janë sfumuar kështu dhe janë lartësuar ata, të cilët kanë bërë përpjekje më të vogël. Historia reale duhet të shkruhet nga historianë realë apo nga njerëz, që transmetojnë historinë. Kjo është një detyrë e madhe, kur shpesh herë kërcënohet identiteti kombëtar, duke sulmuar MAJAT apo arrat me plot “kokrra të mëdha”.

Kristaq F. Shabani

Gjirokastër, nëntor 2004
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci Empty
MesazhTitulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci   Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci EmptySat Dec 27, 2008 10:27 pm



Në vend të hyrjes



NJË KËNDVËSHTRIM I SHKURTËR PËR PICARIN

Fshati Picar është një ndër fshatrat më të mëdhenj të krahinës së Kurveleshit. Ai përbëhet nga…….. shtëpi me një popullsi prej….. banorë. Sipas lëvizjeve demografike, që janë bërë, pas proceseve demokratike, në të gjithë vendin plus edhe emigrimi i detyruar për fitimin e mjeteve finaciare për ndryshesë, mbas viteve ’90, Picari përsëri mbetet një nga fshatrat më të mëdhenj të Kurveleshit. Nuk ka patur lëvizje masive të njerëzve në qendrat urbane, siç ka ndodhur me fshatra të tjerë si: Golemi, Progonati e tjerë.

Picari ka një shtrirje të tillë gjeografike: nga veriu kufizohet me fshatin Luzat dhe pjesërisht me fshatin Lekdush të rrethit Tepelenë. Nga Jugu kufizohet me fshatin Kolonjë dhe me lumin e Kardhiqit; nga lindja kufizohet me lumin Drino; nga verilindja me fshatin Shtëpëz, ndërsa nga perëndimi me fshatin Progonat të rrethit Tepelenë dhe Kolonjën. Picari i vjetër është quajtur, për vetë pozicionin e tij, në mënyrë figurative: “Ballkoni i Kurveleshit”. Fshati Picar, për vetë pozicionin e tij strategjik të zgjedhur me kujdes nga të parët e këtij vendi, ka luftuar kundër armiqve, të cilët kanë synuar të merrnin këtë pozicion dominues. Picariotët kanë luftuar, jo vetëm të ruajnë fshatin e tyre, por atyre u ka takuar edhe për të mbrojtur pjesën Jugëlindore të Kurveleshit, i cili ka qenë një nga synimet dhe objektivat e armiqve. Ky pozicion dominant i lakmuar zotëron një fushë pamje të madhe dhe kjo përligjte qëndrimin e banorëve, të cilët e kanë shfrytëzuar vendosjen edhe në favor të pjesë tjetër të vendit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci Empty
MesazhTitulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci   Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci EmptySat Dec 27, 2008 10:27 pm

Banorët e Picarit i kishin marrë mirë parasysh edhe pikat e dobëta të kësaj vendosjeje strategjike, dominuese. Kështu mund të përmendet mosprezenca e ujërave të pijshëm, e tokës arë për të kultivuar bimët bujqësore të nevojshme për jetesë, të cilat në raste invadimi, krize, sillte kanosje dhe fushë të gjerë të urisë dhe të prezencës së sëmundjeve. Megjithatë, ujin banorët e Picarit e siguronin nga sterat, që kishin ndërtuar pranë shtëpive të tyre dhe që e sillnin nga një vend i thellë e i thepisur i quajtur “MYSHNJE”, vend ky i rrezikshëm për jetën e tyre, i specifikuar nga konfiguracioni i terrenit. Kjo sakrificë e madhe u ka kushtuar shumë njerëzve jetën. Krahina e Kurveleshit, në të cilën bën pjesë edhe edhe fshati Picar, përfshihet në zonën e Labërisë dhe shtrihet në pjesën jugperëndimore të vendit. Kufizohet me rrethin e Gjirokastrës, Tepelenës, Sarandës dhe Vlorës. Fshatrat, të cilët bëjnë pjesë në këtë krahinë janë të sistemuara e të vendosura në një terren tepër malor dhe karakterizohen me një klimë me dimër të ashpër me ngrica e dëborë, ndërsa vera e tejzgjatur dhe me temperatura të larta e shumë e thatë. Malet e larta, prezenca e pyjeve të dendura dhe e kullotave për bagëti në stinën e verës dhe të vjeshtës e humbasin këtë veti në dimër, ku këto troje mbulohen me dëborë me trashësi të madhe. Picariotët gjithmonë janë marrë me blegtori, e cila ishte e vetmja burim bazë i jetesës, nga ku siguronin të ardhurat financiare për jetesë. Në tokat e pakta kultivohej misër, thekër dhe grurë, prodhime këto, që nuk plotësonin as nevojat më minimale, ndaj ishin të detyruar të blinin prodhime bujqësore në Myzeqe e gjetkë.Kurveleshi përbëhej prej 15 fshatrash dhe ndahej në Kurvelesh të sipërm dhe të poshtëm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci Empty
MesazhTitulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci   Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci EmptySat Dec 27, 2008 10:27 pm

Në Kurveleshin e sipërm bëjnë pjesë këto fshatra: Picar, Kolonjë, Kaparjel, Golem, Progonat, Lekdush, Gusmar, Nivicë, Rexhin.

Në Kurveleshin e Poshtëm: Kuç, Fterrë, Çorraj, Kallarat, Bolenë dhe Vërmike.Krahina e Kurveleshit, si gjithë populli shqiptar, është ndeshur e përballur me pushtues të huaj në luftra të ndryshme. Ajo përballoi sundimin e gjatë të perandorisë osmane; u ndesh e përballoi pushtues të huaj në luftërat e ndryshme, duke treguar vitalitetin, fisnikërinë sakrificën më sublime, për të siguruar lirinë e trojeve. Është vërtetuar katërcipërisht nga përvoja kurveleshase sinteza poetike e bërë nga Rilindasi i madh, Anton Zako Çajupi: “Luftën, që prish njerëzinë nuk do ta doja kurrë, por në më shkeltë kufinë do të luftoja si burrë”. Kurveleshi ka lindur nga gjiri i tij burra të mençur, të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci Empty
MesazhTitulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci   Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci EmptySat Dec 27, 2008 10:28 pm

zgjuar, trima e të guximshëm si : Zenel Gjoleka, Çobo Golemi, Çelo Picari, Hodo Nivica, Rrapo Hekali e Tafil Buzi e tjerë, të cilët kanë qenë burim frymëzimi i masave popullore, duke u bërë kryetrima e udhëheqës të lëvizjeve për liri e pavarësi.

Këtyre trimave populli u këndoi:

“ Kush lufton sipër në majë,

Çelo Mehmeti me pallë,

bashkë me Levend Picarë…

Çelo Picari me vulë,

Ç’i mban topat në buzë,

Lufton me Sulltan Mahmunë,

që ka topa e gjyle shumë,

dyzet vjet s’e sos barutnë…

apo:

Në Kurvelesh tre nishanë,

Çelo Picari i parë,

Gjolek Kuçi me pallë,

Hodua që mban kalanë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci Empty
MesazhTitulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci   Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci EmptySat Dec 27, 2008 10:28 pm

Edhe Picari ka vendin e tij histori, në këtë veprimtari të madhe patriotike. Bëmat dhe heroizmat, karakteri burrëror dhe drejtues kanë qenë disa nga karakteristikat kryesore më të spikatura të picariotëve. Protagonistë kryesorë kanë qenë: Maliq Halil Rama, Merko Tare Koroni, Sejat Qerim Bihuci, të cilët janë dalluar për aktivitetin e tyre patriotik dhe atdhedashës, që ata kanë zhvilluar për të mirën e këtij fshati, të kësaj krahine apo më gjerë. Sikundër dihet, në mbledhjen e organizuar nga disa patriotë shqiptarë më 1885, në Bukuresht të Rumanisë, u ra dakort që të krijohej Shoqëria “Drita”, e cila kishte si qëllim botimin e librave në gjuhën shqipe. Një ndihmë të madhe në këtë drejtim ka dhënë edhe Maliq Halil Rama nga fshati Picar, i cili me influencën e tij dhe me ndjenjën e atdhedashurisë propagandonte përhapjen e leximin në gjuhën shqipe. Ky patriot i shquar ka dërguar në Picar libra të ndryshëm të botuara në gjuhën shqipe, me qëllim që të mësonin gjuhën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci Empty
MesazhTitulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci   Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci EmptySat Dec 27, 2008 10:28 pm

shqipe bashkëfshatarët e tij. Në testamentin e lënë ka dhuruar për fshatin e tij të lindjes 950 napolona flori për ndërtimin e një çezme në fshat, por këto flori nuk erdhën kurrë. Shkaku dhe arsyeja e mosardhjes së tyre nuk dihet. (Shih historikun e fshatit Picar,faqe 52. Shënimi im L.B.).

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci Empty
MesazhTitulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci   Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci EmptySat Dec 27, 2008 10:29 pm

Pritja e bukur

Atë ditë të mëngjezit të 22 dhjetorit të vitit 1852 Qerim Bihucit i lindi djalë… Qerimi kishte shkuar në “Myshnjë” që pa gdhirë. Priste nga çasti në çast i emocionuar lindjen e fëmijësë tij të parë. “Ç’të jetë?”- pyeti veten, duke ecur më rrugën e theptë. Sulltanën e kishte lënë me nënën. Lindjet ishin punë grash. Ato ishin mësuar me kësisoj punësh. Para shumë kohësh, kishin filluar përgatitjet për këtë fëmijë. Diçka ndiente në gjoks. “Të jetë vajzë?”- ripyeti përsëri veten. - Këtij vendi i nevojiten djemtë, - vazhdoi dialogimin me veten. Papritmas, doli një Diell i plotë në qiellin, që, çuditërisht atë ditë, ishte hapur, pavarësisht se kishte trokitur stina më egër në këto troje, dimri. Qielli dukej sikur diçka shkruante me dorën e një reje. “Ç’të jetë vallë, kjo sjellje e qiellit? Ç’po shkruante ajo dorë pak e dukshme? Iu duk hapësira qiellore si një kartëshore… Ai nuk dinte të lexonte, por ndjente se ajo dorë shkruante një emër dhe mbi këtë të shkruar u lartësua një kontur fëmije. Ishte një djalë, që mbante në dorën e tij të vogël një si pushkë… Filloi të vraponte, pa marrë parasysh se rruga ishte e theptë dhe nga pakujdesia mund dhe të rrëzohej në hone. Parandjeu emocione. Dëgjoi një si thirrje të bukur: “Babi…” Vrapoi në ëndrrën e tij, duke iu afruar Picarit. Papritur, pa Lajmësit, që po i transmetonin një lajm të bukur: “Qerim u bëre për herë të parë baba dhe që herë e parë “djalë”! I përqafoi lajmësit dhe iu drejtua qiellit. Donte ta përqafonte gjithë qiellin Qerim Bihuci atë ditë dhjetori të vitit 1852 me krahët e tij të forte donte të përqafnte qiellin, por s’mundte. Ishte i madh Qielli. Me gëzimin e shpërthyer u fut në shtëpinë e Bihucajve. Sulltana lehonë buzëqeshte. Buzëqeshte nëna e tij plakë. E mori bebin në dorë, që peshonte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci Empty
MesazhTitulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci   Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci EmptySat Dec 27, 2008 10:29 pm

mbi katër okë dhe, tha “Mashalla, mashalla, mashalla!” Pastaj i erdhi në mendje një emër i bukur, që e kishte mbajtur një i pari i tyre, që kishte jetuar një shekull: “Mirë se erdhe, Sejati im i dashur! Ti do të bëhesh i ditur…” E kishte pikasur. Të gjithë njerëzit në shtëpi brofën në këmbë: “Ta gëzoi emrin picarioti i vogël, djali i vogël i Bihucajve, Sejati!…”

Sejati nuk kishte si të “kuptonte” këtë pritje të bukur të familjes picariote. Ishte fatlum, që erdhi në jetë në këtë stinë, e cila sjell sjell ngricë, acar, dëborë. “Këtë dimër nuk do ta ndjejmë të ftohtin…,” – tha Qerimi dhe qeshi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci Empty
MesazhTitulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci   Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci EmptySat Dec 27, 2008 10:29 pm

GASTO DODIA



Gastua ishte shumë e mërzitur. Rrinte si qyqe. I kishte ndodhur gjëma e madhe. Ajo gjëmë që s’mund ta durojë zemra e nënës. I kishte vdekur djali i saj i vetëm. I kishte humbur syri. Prej tij vareshin lotët rrëke- rrëke. Ata lot tregonin dhimbje të pamatur. “As 25 vjet s’mbushe, djalo, o unë e mjera. Më mbylle derën. djalo, o unë e zeza…” Ligjëronte elegjinë e humbjes të djalit Gastoja. Nusja e djalit, Zonja, ishte nga fisi i Budajve, motra e Mahmud Budos dhe ajo lotonte, qante dhe shikonte vjehrrën e saj me zemrën plagë. “Nuk na le as trashëgimtar, o unë e mjera!… Ç’i kisha bërë Allahut, që na la qyqe pa djalë, pa nip, pa nuse…” Ishte këngë e vajit, që përcillej ato ditë dhimbjeje në lagjen “Teqe” të Gjirokastrës. Qerimi mbante motrën, por ngashërehej edhe vetë, nga humbja e trefishtë, që rëndonte mbi motrën e vet. Edhe burri i Gastos mundohej të mbahej, por s’mundte. Sejati vështronte hallën, që qante me ligje dhe nuk e përfytyronte që kushëririn e tij nuk do ta shihte më. “S’është e mundur, që ai të ikte kaq shpejt!… Ai kishte ikur për pak kohë dhe do të kthehej!…” Por kjo shpresë i humbiste në ligjërimin e grave, të kryesuar nga halla e tij, e cila nuk e përmbante dot veten. Nuk mund të hiqte nga mendja atë varrim madhështor e përcjellje, që iu bë kushëririt në varrezat e qytetit dhe lulet e shumta të hedhura nga njerëzit mbi varr. Varri i kushëririt u mbush plot me lule të freskëta. Qerimi i ndodhej gjithmonë pranë motrës. I
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci Empty
MesazhTitulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci   Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci EmptySat Dec 27, 2008 10:30 pm

dhimbsej aq shumë. Mbaruan pritjet e njerëzve lumë, që ngushëllonin dhe Qerimi duhej të kthehej në shtëpi, me gjithë Sejatin. Në çastin, që po përqafoheshin, Gastua i tha Qerimit: “Vëlla, do të ma lësh Sejatin këtu tek unë… Do ta kem në vend të djalit… Do të bëjë shkollën këtu… Hë, të keqen motra! Plotësoma këtë dëshirë, për të pakësuar, sadopak, dhimbjen time që do të më trondisë gjithë jetën…” Qerimi e pa një herë Sejatin siç shikojnë burrat në kësisoj rastesh dhe tha prerë: “Sejati, motër do të rrijë këtu , me ty!” E përqafoi djalin, siç përqafojnë burrat, dhe i tha: “Bir, këtu do të jesh mirë, kur të kesh ndonjë nevojë na lajmëro… Mos e dëshpëro hallën…” E puthi dhe e përqafoi. Do t’i thoshte Sulltanës se Sejatin e kishte lënë te Gastua për t’i pakësuar dhimbjen, meqënëse dhe ajo e kërkoi. U përshëndet me të gjithë të shtëpisë dhe doli jashtë. Djali mbeti në Gjirokastër, për të vazhduar jetën e tij të re në qytet dhe babai u nis për në Picar. Për Sejatin e vogël po fillonte një jetë e re. Gjendja ekonomike e hallës ishte mjaft e mirë. Sejati filloi shkollën dhe hallë Gastua intersohej për djalin, i cili ishte i urtë dhe i dashur. Ai u fut shpejt në jetën e qytetit. U njoh me shumë shokë në lagjen ”Teqe”. Ishte shumë i mbarë. Gastos, duke u marrë me të, i lindi ideja: “Ta birësonte, ta bënte djalin e saj… Këtë do t’ja thoshte një ditë Qerimit… Qerimi kishte djem të tjerë. I pëlqente ky djalë i dashur, se e kishte të parin dhe të mbarin, i cili, pavarësisht se erdhi nga fshati, filloi të dallohej në mësime… Kishte ëndërr të paktën ta quante “djalin e saj”. Do t’ja thoshte në kohën e duhur Qerimit dhe Sulltanës… Ata s’kishin pse t’ja prishin. Filluan ëndrrat të thureshin zinxhir. Pasi të mbaronte shkollat në Gjirokastër, halla do ta çonte djalin në shkollë të lartë, jashtë vendit. Shpesh i thoshte Sejatit: “Mëso të keqen halla, se jashtë vendit në Stamboll, ka për të çuar halla! S’të lë pa shkollë të madhe halla!”

Sejati e përqafonte Gaston dhe i thoshte: “Hallë është larg Stambolli?”

Ajo i përgjigjej: “Larg është, por me hallën do të të duket shumë afër. Do të t’i plotësoj të gjitha…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci Empty
MesazhTitulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci   Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci EmptySat Dec 27, 2008 10:30 pm

Sejati, si i thonë fjalës, kishte lindur me këmishë. Ai nxitonte t’i thoshte Gastos: “Më rrofsh, moj hallë! Unë do të bëj ashtu, siç thua ti dhe hallushi…” Edhe hallushin e donte. Në pushimet e shkollës vinte në Picar. Lozte me shokët dhe u tregonte për kasabanë dhe për ëndrrat e tij. Prindërit e shikonin në dritë të syrit djalin dhe i thoshnin njëri tjetrit: “Po na bëhet djali i mirë dhe i mësuar…” Vinte dhe Gastua në Picar dhe të dy niseshin për në Gjirokastër. “Nuk ka ardhur akoma koha, të them ç’kam në mendje, - thoshte dhe bluante me mendjen e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci Empty
MesazhTitulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci   Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci EmptySat Dec 27, 2008 10:30 pm

***

Kështu kalonin vitet njëri pas tjetrit dhe Sejati rritej dhe mënçurohej. Erdhi koha që ai përfundoi shkollat e qytetit të Gjirokastrës.

Një ditë Gastua me të shoqin i thanë: “Dëgjo, Sejat, tani ti u rrite. Shkollën këtu e mbarove. Ne premtimin, që të kemi dhënë se do të shpiem në Stamboll për studime, do ta bëjmë realitet…”

“Ajo është dëshira ime, por ta pyesim edhe një herë babain…”

“Babai këtë na e ka lënë ne në dorë. Ti, tashti, je bërë si djali ynë. Ne të duam shumë, Sejat. Dhe kemi menduar të të çojmë në Shkollën fetare “Mulqine “ në Stamboll, për të dalë hoxhë. Është një profesion, që do të vlejë dhe t’i do të bëhesh njeri i mençur, i ditur dhe i madh, që njerëzit do të të duan…”

“Jam dakort”, - u tha djali dhe i puthi të dy.

“Në nëntor të keqen, o djalë, fillon shkolla. Kemi vendosur të të çojmë ne të dy në Stamboll, të të sistemojmë atje. Do të mbetesh i kënaqur. Ishte qershor i vitit 1870.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci Empty
MesazhTitulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci   Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci EmptySat Dec 27, 2008 10:31 pm

Në Stambollin e bukur

Në shkollën fetare “Mulqine”

“U morën të gjitha masat dhe javën e fundit të tetorit do të nisemi,”- i tha Gastoja. - S’të lëmë ne, Sejat. Në shkollë, siç të kam thënë, do të shpiem vetë. Do të shkosh të takosh njerëzit dhe …” Sa s’fluturoi… Ato që thoshte halla gjithmonë i bënte realitet. E njihte mirë hallën dhe e dinte se ç’dashuri të madhe kishte për të. E ndiente këtë dashuri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci Empty
MesazhTitulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci   Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci EmptySat Dec 27, 2008 10:31 pm

Ajo nuk donte ta largonte nga syri, por ishte e etur që djali të shkollohej, se kështu do të bëhej i zoti në jetë, do të shpëtonte nga varfëria…

“Plane të tjera më të mëdha do të kemi në të ardhmen.” – thoshte shpesh. Ato, që kishte menduar t’i bënte me djalin e saj do t’i realizonte me Sejatin. Në shpirtin e saj ishte “burrëruar” ëndrra:

“Do t’ia kërkonte Qerimit këtë djalë, ta kishte të vetin, të vetin…”

Sejati shkoi në fshat. I takoi të gjithë. U çmall me njerëzit, me shokët, me të afërmit, me vendet, që tani nuk do t’i shikonte shpesh. Doli në ato vende, që i pëlqente. Kishte qejf të shikonte larg dhe ky ballkon i plotësonte këto kushte. Picari ishte vendi, ku u tundën në djepe dhe u burrëruan trimat, të cilët kishin lënë gjurmë në historinë e këtij vendi. Iu shfaq Çelo Picari me famë, burrë i mençur e trim. Po sa burra të tillë pati Kurveleshi dhe gjithë vendi gjatë shekujve, që kërkonin lirinë dhe pavarësinë e vendit, duke organizuar kryengritje të përgjithshme, për të eliminuar robërinë. Në shpirtin dhe në zemrën e Sejatit po lindte një ndjenjë e madhe patriotike dhe, papritmas, duke soditur vendin e tij, shpërtheu në fraza shpirti: “S’ka si vendi yt! Kudo që do të jem do të përpiqem për të dhe do të luftoj që të bëhet i bukur dhe të jetë i lirë… Por që të jesh i lirë duhet të jesh i ditur…” Ishte ky një mendim apo një dëshirë e rastit në kalim i djaloshit të ri Sejat Bihuci… Jo, ç’kishte bërë, deri në atë moshë të njomë, vërtetonte se Sejati po formohej dhe malli e dëshira e mirë për vendin e tij do të lulëzonte, siç lulëzonin lulet në një “shpirt të ri”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci Empty
MesazhTitulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci   Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci EmptySat Dec 27, 2008 10:32 pm

Atë natë Qerimi dha një pritje të madhe në shtëpi. Të gjithë gëzonin, uronin prindërit dhe Sejatin për vazhdimin e shkollës dhe i uronin: “Rrugë të mbarë për në Stambollin e bukur!”. Në krye të kësaj pritje qëndronte dajua i djalit, Fejzo Delaj, i cili ishte shumë entuziast për të nipin.

Të nesërmen Qerimi i dha porositë e fundit të birit. Nëna Sulltanë e porositi, siç porositin nënat, kur u largohen bijtë larg, larg shumë nga sytë e tyre dhe i stërmundon pyetja: “A do të na kthehet djali?” Por, kjo pyetje, në këtë rast, ishte e humbur. Djali i saj po shkonte në shkollë dhe ku, në Stamboll që të gjithë e kishin ëndërr, pasi ishte Kryekasabaja e Perandorisë më të madhe. E puthi dhe një herë dhe i tha: “Sejat, rrugë të mbarë të keqen nëna dhe mire u kthefsh!” Dhe Sejati, pasi mori bekimin e prindërve, fluturoi si një zog i bardhë për në Gjirokastër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci Empty
MesazhTitulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci   Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci EmptySat Dec 27, 2008 10:32 pm

*****

Halla i kishte blerë një kostum të bukur, i cili e burrëronte dhe që i shkonte mjaft mirë. Po tjetërsohej. Po e ndiente që, tashmë, ishte i rritur dhe do të fillonte të ecte vetë në rrugën e diturisë, pa patur ndonjë këshilltar të përditshëm. Këshilltar do të kishte këtej e tutje vetveten.

Një udhëtim i panjohur me anije, e çuditi. Ishte herë e parë që shihte kaq shumë ujë. Dhe ja, pas një udhëtimi të gjatë, nën përkujdesjen e hallës dhe të hallushit, mbërritën në skelën “Gallata Ritkin”, të Stambollit. Zhurmë e madhe, njerëz të shumtë, qytet i madh Stambolli. Gastoja, e cila dinte mjaft mirë turqisht, pyeti për ndonjë hotel të afërm, ku mund të vendoseshin të tre. Dhe kështu u bë. Atë ditë u njohën me Stambollin. Ishte një mrekulli. Sejati kishte ardhur në një ëndërr dhe për këtë falënderonte çiftin e mirë, që kishte sakrifikuar dhe po niste një sakrificë e madhe. E priste një jetë plot tensione mësimesh. Megjithatë, kishte besim te vetja e tij. Turqishten e zotëronte dhe do ta kishte lehtë me mësimet, që ishin sprovë e madhe për Sejatin.

E nesërmja u gdhi e bukur. Të tre shkuan në shkollën fetare “Mulqine”, shkollë fetare kjo, ku kishin studiuar njerëz të mëdhenj nga gjithë Perandoria Osmane dhe pastaj kishin shkuar në vendet e tyre, duke shërbyer në plan fetar, por duke dhënë edhe një kontribut të madh në zhvillimin e vendeve të tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci Empty
MesazhTitulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci   Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci EmptySat Dec 27, 2008 10:32 pm

Sejat Qerim Bihuci u regjistrua në shkollë dhe filloi vitin e parë. Gastoja dhe burri i saj po ktheheshin në Atdhe, duke lënë Sejatin e ri në Stamboll. Gastoja i tha të shoqit : “Sejati do ta ketë vështirë pa ne, por edhe ne do ta kemi vështirë pa të…” I shoqi e qetësoi të shoqen: “Vitet kalojnë shpejt dhe ai pastaj do të jetë midis nesh…” Për Sejatin po fillonte një “epokë” e re e vështirë , epoka e “shkollimit”.

Në Picar vajti lajmi: “Sejati filloi shkollën në Stamboll.” Të gjithë u gëzuan dhe ata që e njihnin, por edhe ata që kishin dëgjuar për të.

Një plakë e lagjes së tij, Xhuxhumeja e Seferaj shprehu entuziazmin: “Bravo i qoftë Qerim Bihucit, e çoi djalin për të mësuar në Stamboll. Si i thonë djalit?… Sejat. Kur të kthehet nga Stambolli atij do t’i thonë Sejat Efendiu… Picari do t’i rritë njerëzit e ditur, që do të përpiqen për vendin”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci Empty
MesazhTitulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci   Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci EmptySat Dec 27, 2008 10:33 pm

***

Sejati u mësua shumë shpejt me shkollën, pasi ai ishte një nxënës, që shquhej për të mësuar. I kishte vënë vetes si qëllim vetes të nderonte familjen, hallën dhe fshatin e tij. U mësua dhe u mrekullua me Stambollin. Shpesh here, shkolla, për të njohur sa më mirë Stambollin, organizonte veprimtari në vende historike si dhe në qendra të mëdha fetare.

Kalonin vitet dhe Sejati njohu shumë shokë, që studionin në këtë shkollë nga Shqipëria . U miqësua me ta. Maliq Halil Rama, patrioti nga Picari, e vizitoi disa herë hoxhën e ardhshëm dhe zhvilloi biseda intime me të për probleme të mëdha dhe sidomos në fushën e mësimit të gjuhës shqipe. Kontakti me të e “ndezi” Sejatin. Në mendjen e tij ai bluante e bluante si të përpiqej për gjuhën e mëmës dhe si të jepte kontribut.

Dhe ja një ditë Sejati e përfundoi shkollën fetare “Mylqine” me rezultate të mira. Gjatë këtyre viteve prindërit e, sidomos, halla kujdeseshin shumë për të. Por më shumë nga ana ekonomike e ndihmonte Dodia, e cila e kishte “prerë” mendjen se Sejati, tashmë, i përkiste vetëm asaj. Diplomimi i tij ishte një çast i këndshëm. Sejati e ndiente veten tashmë të rritur, të burrëruar, të edukuar. Me kulturën që kishte tani kishte qëllime të mëdha. Ai përforcoi vendimin e tij: ‘T’i shërbente me të gjitha forcat etij mendore dhe fizike vendit të tij.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci Empty
MesazhTitulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci   Misionari i Dijes  nga Limos Bihuci Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Misionari i Dijes nga Limos Bihuci
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: