|
| Misionari i Dijes nga Limos Bihuci | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sat Dec 27, 2008 10:33 pm | |
| “Do të na vijë djali nga Stambolli,” – gëzohej Gastua.
“Do ta festojmë, “- përforconte mendimin hallushi.
Kishin filluar përgatitjet për pritjen.
Dhe ai erdhi. Të gjithë gëzonin për hoxhën e ri. Gastua e priti siç pret nëna djalin. Organizoi një pritje të madhe. I ftoi të gjithë . Të gjithë ishin shend dhe verë. Ishte viti i mbarë 1875. Hoxha i ri tashmë do të priste emërimin. Vajti dhe në fshat. U çmall. Njerëzit kishin të drejtë të thoshnin: “Sa djalë i mirë iu bë Qerim Bihucit”. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sat Dec 27, 2008 10:33 pm | |
| Duke përfunduar shkollën “Mylqine “ në Stamboll dhe duke u diplomuar “HOXHË” kishte të drejtën që të priste emërimin nga Komuniteti fetar Mysliman i asaj kohe. Dhe së fundi në vitin 1876 , ai u emërua Hoxhë për fshatrat Picar, Shtëpëz, Medar (Kolonjë), Golëm. Ishte krahina e tij që e njihte, pavarësisht se një pjesë të madhe të jetës së tij e kishte kaluar në Gjirokastër dhe në Stamboll. Emërimin e priti shumë mirë dhe menjëherë filloi ushtrimin e profesionit të tij. Ai, që në fillim, u dallua për seriozitetin dhe mençurinë e tij. Njerëzit filluan ta adhuronin dhe ta thërrisnin “HOXHË EFENDI”. S’kishte rit fetar që të mos ishte i pranishëm e të drejtonte këto rite; s’kishte gëzim familjar që të mos ishte në krye dhe të bekonte si njeri i perëndisë; s’kishte vdekje që të mos kryente ritet mortore. Sejati, krahas kësaj shpesh organizonte dhe mësime për mësimin e gjuhëve si dhe u mësonte ritet fetare klerikëve të pashkolluar. Autoriteti i Sejatit u rrit shumë më shpejt se ç’parashikohej.
( Detyrën e Hoxhës ai nuk e ushtroi plotësisht, për vetë arsyen e fortë se kreu detyra të tjera falë arsimimit dhe kulturimit të tij. Shënimi im L. B.)
Shënim:
Nga faqja 3-17 shkruar nga Kristaq F. Shabani | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sat Dec 27, 2008 10:34 pm | |
| Guri i gjatë në Zhulat
Monument natyror, mbi 30 m i lartë, i “pashkelur“ nga njeri. Në këtë kuadër mban “virgjërinë” e mos hipjes në të, me përjashtim të zogjve. Njerëzit e kanë vështruar këtë gur të çuditshëm sa me respekt e aq me frikë, duke krijuar dashurinë për të si krijesë e Zotit. Ky vënd mistik që në kohërat e para ka qenë vendi i organizimit të kuvendeve fetare dhe atyre patriotike. Nga fundi i shek. IXX dhe fillimet e shekullit XX, në këtë vend, janë mbledhur nga e gjithë krahina për shkollim fetar fetarë e patriotë të kohës të përkushtuar, të drejtuar nga shejlerët Kadri Shehu i Golemit dhe Sheh Hamdi Shehu, Shehu i Kolonjës, kryepleq dhe shumë të tjerë. Në këto takime, sipas transmetimit gojor të të parëve, merrte pjesë dhe hoxhë Sejat Bihuci nga Picari, i cili kishte studiuar në Turqi, të cilin e thërrisnin mësues, se ishte shumë i ditur dhe zotëronte disa gjuhë të huaja. Ai u mësonte fetarëve, patriotëve të shkruanin në Golëm, Picar,Kolonjë e gjetkë. Në këto takime merrnin pjesë më vonë dhe studentët e tjerë që mësuan në Turqi si: Sali, Ibrahim,Vite e Remzi Shehu nga Golemi.
(Sipas tregimit të z. Çajup Shehu, shkruar në gazetën fetare “Rreze Aleviane” Nr. 8, botim i Sektit Halveti të Jugut).
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sat Dec 27, 2008 10:34 pm | |
| Ilustrim
Gastua gjithmonë këmbëngulte që Qerimi t’ia jepte djalin, por kjo dëshirë e Gastos nuk u realizua, pasi Qerimi nuk ia dha të motrës Sejatin për ta bërë djalë. Më vonë, Gastua me gjithë të shoqin, mërgoi në Amerikë. Edhe prej andej nuk reshti së kërkuari plotësimin e ëndrrës së saj, madje, duhet përmendur, siç thoshnin, i dërgoi Qerimit dhe navllon (paratë e udhëtimit) për të dërguar Sejatin në Amerikë, por edhe me këtë mënyrë nuk iu realizua dëshira. Qerimi qëndroi kokëfortë në vendimin e tij. Gastua me të shoqin vdiqën në SHBA. Ëndrra e tyre mbeti e parealizuar, por mbetën të pashlyer në kujtimin e të gjithëve dhe veçanërisht në kujtesën e Sejat Bihucit.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sat Dec 27, 2008 10:34 pm | |
| Në kujtesën e bashkëkohësve
IMIGRIMI DHE ZHVENDOSJA
Në vitin 1914, në periudhën e pushtimit të Shqipërisë së Jugut nga andartët grekë, si gjithë fshati Picar, edhe familja e Sejatit, imigroi në Vlorë. Fillimisht u strehuan në vendin e quajtur Vllahina dhe më vonë në fshatin Babicë, ku qëndruan deri nga fundi i vitit 1916, ose deri në tremujorin e parë të vitit 1917, periudhë në të cilën u rikthyen të gjithë të imigruarit në vendlindjet e tyre, pas largimit të Ushtrisë greke. E kemi përmendur më lart faktin që, ai mori pjesë direkte në luftën ndaj ushtrisë greke. Mbas kthimit të familjes nga Vlora gjendja ishte e rëndë. Shtëpia e Sejatit, në Picar, ishte djegur e rrafshuar si shumë shtëpi të tjera të fshatit. Shtëpia lart në Picar ka qenë te sheshi i xhamisë, karshi me shtëpinë e Ziflaj dhe afër me shtëpinë e Zenel Duros.
Një nga katastrofat e mëdha, që e lëndoi shumë Sejatin, ishte djegia e bibliotekës së tij (sëndukët) me libra të ndryshme, por edhe fetare në gjuhët: turqisht e persisht. Po kështu bashkë me bibliotekën u dogjën dhe mjaft dokumente të tjera me vlerë, dorëshkrime të tij në punët e ndryshme (profesionet), që ka ushtruar, të cilat vetëkuptohet që paraqisnin rëndësi të veçantë në ndriçimin e veprimtarisë së tij të hovshme. Kjo është vërtetuar në bazë të tregimit gojor të djalit të tij, Bejaziut, i cili midis të tjerave evidentonte dhe lidhësinë, që kishte ai me librat e tij. Ai, midis të tjerave, shprehej “Babai mbetej me libra në dorë duke kënduar”.
Kur pa shtëpinë të djegur Sejati u shtang. Kishte informacione për rrënime, por jo në këtë gjendje. Iu dhimbs shtëpia, të cilën me zi e kishin ngritur të parët dhe ai kishte sakrifikuar. Pamja e Picarit atë mars të vitit 1917 ishte e paimagjinueshme, i ngjante një nate të errët, sikur mbi të kishin kaluar vandalët dhe kishin rrënuar e përmbysur gjithçka. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sat Dec 27, 2008 10:35 pm | |
| Lëshoi një pasthirrmë keqardhjeje, por përsëri e përmbajti veten në sy të të tjerëve. “O Allah, sa të pamëshirshëm janë treguar me fshtatin, me shtëpitë, me gjithçka! Si mund të digjej gjithçka?! Ishte djegur një jetë, apo shumë jetë. Kishin humbur dokumente të tëra, që ishin djegur. Librat e tij të sjella nga Turqia, librat e shenjta ishin shkrumbëzuar. Kaloi pranë tij një moshuar, Zenel Duro, dhe i tha: ”Hoxhë Efendi, pse na i kanë përmbysur të gjitha?… Picari ynë i bukur, ballkoni i Kurveleshit, e humbi bukurinë dhe namin e tij!” Dhe plaku ecte dhe mallkonte ata, të cilët ia çorrën faqen e bukur fshatit… Ç’është kjo mesele?!” Sejati e ndoqi me shikim këtë plak të moçëm, të cilin lufta e la për të pohuar gjendjen e rëndë, që kishte ndodhur, transformimin e keq.
Me ardhjen nga Vlora dhe me gjendjen e krijuar, familja e Sejatit për mungesa fondesh financiare, për të rregulluar e rindërtuar shtëpinë, u vendos në Shtëpëz. Përzgjedhja e tij për t’u vendosur në këtë fshat qëndronte edhe në faktin që gruaja e tij, Shadja, ishte nga Shtëpëzi. Pra, prej vitit 1917 e deri sa ndërroi jetë Sejati në vitin 1938, pavarësisht se jetonte në Shtëpëz, ai nuk e ndërpreu asnjëherë veprimtarinë e tij në vendlindjen e tij. Dëshmitarë okularë të kësaj veprimtarie kanë qenë: Shefqet Peçi, Riza Veipi, Xhelal Shehu, Latif Shaqo, Zenel Koko, Novruz Veipi, Bedri Zumbuli, Hyskë Ngjelina, Hasim Demiri, Lesko Fetiu, Hadër Seferi, Resmi Nazifi e shumë të tjerë…..
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sat Dec 27, 2008 10:35 pm | |
| Ilustrim nga shkrimtari Hysni Koko
“Një popull i tërë u bë muhaxhir. Picariotët e pushkës i përgjysmoi gripi spanjoll. Vdisnin nënat dhe fëmijët i mendnin në gjitë e bagëtive. Një pjesë e mirë morën arratinë deri në Amerikën e largët. Mbas dy vjetësh vuajtjesh, më të fortët u kthyen për t’i dhënë jetë fshatit të shkrumbëzuar. Bihucajt te porta do të gjenin arkivolin e plakut Çelo dhe kockat e gishtit tregues te këmbëza e pushkës. Sejati qau kushëririn, fshatin, librat, që i donte si dritën e syrit. Thonë se ndënji një orë të tërë në hirin e tyre, se në vitet e mbetura do t’i përkushtohej arsimit të fshatrave. Në sëndukun me libra mund të digjej kollaj… Në vorbullën e madhe për rilindjen e fshatit, Sejati herë do të bënte punën e kryeplakut të fshatit Picar edhe pse banonte në Shtëpëz, herë si hoxhë, herë në punët e bujqësisë e herë si nënpunës në Tepelenë, Gusmar e Gjirokastër. Në këtë vorbull Sejati mendonte për çeljen e një shkolle në Picar. Për këtë bisedoi në Gjirokastër, mblodhi kryepleqtë e fshatit, por nuk ishte e thënë që kjo dëshirë e bukur të realizohej …
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sat Dec 27, 2008 10:35 pm | |
| *** Meditimi
Shpesh Sejati meditonte. Kalonte nëpër mendje burrat trima, që kishte kontaktuar me ta, kishte folur e zgjidhur problemet. Shumë nga miqtë e tij ishin vrarë në përpjekjet, në luftrat e zhvilluara për të mbrojtur vendin. Iu shfaq para syve shtëpëzioti Ali Peta, një burrë trim, i zgjuar, i cili s’linte kuvend pa marrë pjesë, pa thënë fjalën e tij të mençur për mbrojtjen e të drejtave, traditave, zakoneve të trevës. I kujtohej pjesëmarrja e tij në kuvendet e Gurit të Gjatë në Zhulat, ku kishin qenë disa herë bashkë dhe shpesh bisedonin për kulturën, për dijen, për shkollimin, për mbrojtjen e zakoneve. I thoshte: “Hoxhë Efendi ne të gjithë duhet të përpiqemi për Labërinë, për Shqipërinë…” Ia kthente: ‘Ashtu duhet të bëjmë, o trimi Ali Peta, se kështu zbatojmë porositë e Allahut!”
Në atë çast iu fanit sikur dëgjoi këngën:
O Shtëpëz, e shofsh me mëlqinjë,
se se shpëtuat Alinë,
u njihej që qe i mirë,
konopalla vetëtimë,
këpucë me xhufka sirmë…
Në shesh të Hanit ç’e lidhë
dhe ai porositi hanxhinë,
për të shkretën martinë:
“Të ma shpien në fëmijë
se do të më rriten jetimë…”
Ishte në fshatin e Ali Petë trimit. S’kishte vend që të mos njihte hapat e rënda të Ali Petës. E kishte mbrojtur me gjak vatanin. Kishte dëgjuar për thirrjen e tij në Tepelenë, se ai shkoi si trim. Nuk e dëgjoi gruan e tij trime, Sulltanën, e cila i tha Aliut që të mos shkonte se do t’i bënin dredhinë e madhe. Kishte nuhatur diçka Sulltana dhe ashtu ndodhi. E lidhën turqit trimin Ali Peta të tradhëtuar. Ai nuk u dha. Nuk jepej kollaj trimi…Rrugën që nga Tepelena e deri në Hanin e Subashit e bëri në këmbë, zbathur. Sulltana priti e priti dhe e kuptoi që Aliu e kishte pësuar. Doli për të punuar tokën në fushën e Shtëpëzit. E pa dhe të shoqin të lidhur, por nuk afrua … Ali Peta i lidhur shikonte nga Sulltana dhe me fytyrë I tij të hequr nga stërmundimet i kërkonte të falur të shoqes që s’e kishte dëgjuar.
Ishte viti 1908. Që atë ditë Ali Peta nuk u pa më. S’dihet ku përfundoi. Kjo ngjasi u përcoll në breza. Ali Peta mbeti një idhull, por nuk ka një vend ku t’i hidhet një lule. “Megjithatë, - tha me vete
Sejat Bihuci, ka një vend ku mund t’i bëhen ritet (nderimet) fetare për të nderuar kujtimin e trimit: vendi ku është lidhur me zinxhirë…” Dhe më vonë ky nderim u përcoll në kohëra.
Sejati u përmend nga meditimi dhe i tha vetes: “Çohu, Sejat Efendi se të presin vepra të tjera…” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sat Dec 27, 2008 10:36 pm | |
| Pjesëtar në luftën eVlorës
Edhe pse burrat e fshatit ishin rralluar nga lufta e vitit 1914, nga gripi spanjoll, nga rrugët e kurbetit, përsëri çeta e luftëtarëve e kaloi numrin e 90 pjesëtarëve me në krye 14 vjeçarin Shefqet Peçin, por edhe 60 e 70 vjeçarë si: Izet Dervish Ruko, Sejat Bihucin, Hadër Ruko, Gjolek Thana dhe të rinjtë: Tushe Bihuci, Hodo Gjoni, Sherif Bihuci e të tjerë. Vetë, kënga e mëposhtme, shumë e njohur, i bën jehonë Luftës së Vlorës në vitin 1920, kësaj lufte epope, ku mori pjesë edhe çeta trime e Picarit.
Bëhet dyfek në Vlorë,
shqiptarët po luftojnë
me një mbret dyzet milionë.
Po me se luftojnë vallë,
Me sëpata dhe hanxharë,
dyfekët lidhur me gjalmë.
(Shkruar nga Hysni Koko)
Mbas fitores së Luftës së Vlorës, Sejat Bihuci do të përvishte mëngët për një betejë të re, atë të çeljes së shkollës së parë shqipe në fshatin e lindjes. Vite jete i kishin mbetur dhe për këtë duhej të nxitohej. Lidhi fort këpucët dhe u nis në qytetin e Gjirokastrës.Takoi shokët e fëminisë: Thoma Papapanon, Hysni Babameton, Elmaz Çanin e Llukan Ndreun. Intelektualët patriotë të Jugut ishin mbledhur dhe mendonin të çelnin një ndër shkollat shqipe në jug. Përkushtimi i atdhetarëve të mençur do të bënte që shteti i drobitur e i sapoformuar shqiptar, të aprovonte çeljen e një kursi pedagogjik tre mujor për mësonjës të shkollës fillore në Labovë. Kursi u çel më 3 gusht 1921 me mësuesit: Kolë Margjini nga Shkodra, Hysni Babameton e Elmaz Çanin nga Gjirokastra dhe me drejtor kursi mëuesin patriot, Thoma Papapanon. Më 26 tetor mbaroi kursin dhe Sejat Qerim Bihuci. Mësues, pra në vitin 1921. Vetëkuptohet që vështirësitë e këtyre luftrave të dijes ishin të mëdha. Fëmijët duhet të shkëputeshin nga punët e rëndomta të fshatit… Duhej të propagandohej ideja për të mësuar shkrim dhe këndim në gjuhën e mëmës. Dhe Mësuesi i ri shkollën e parë shqipe e çeli në fshatin Zhulat, vetëm disa ditë, pasi mbaroi kursin në Labovë në vitin 1921.
***
Mbas një viti, në vendin e quajtur Cëmerdel, udhëhoqi ngritjen e një kasolleje në formë drejtkëndëshi e thurur me thupra cëmërdeli dhe e mbuluar me kashtë. Mbi një dërrasë të lëmuar mësuesi Sejat Bihuci shkroi: SHKOLLA E FSHATIT. Dhe atë vit u ulën mbi gurët e bardhë rreth 26 fëmijë. Mbi gjysma bënin mbi një orë rrugë për të zbritur në Koronë, ku ishte shkolla. (H. K.) | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sat Dec 27, 2008 10:36 pm | |
| Si thoshte Papapanoja: “Të gjithë njerëzit e ditur dhe të zotë kuptojnë kombësinë e tyre…”
Kursi i Labovës 1921
Misioni
Në mendjen e Sejatit ishte ngulitur se duhej të përhapej gjuha shqipe. Ishte realizuar pjesërisht një dëshirë e tij e madhe: Liria dhe pavarësia e vendit. Ai e kishte të qartë se një vend i lirë dhe sovran ecte në rrugën e përparimit nëse qytetërohej dhe ky qytetërim vinte nëpërmjet arsimit dhe kulturës. Por që të qytetërohesh dhe të ecësh përpara, duhet të mësosh gjuhën e nënës me të folur të pastër dhe të shkruar. Deri në këtë kohë në shumë vende të Shqipërisë ishin hapur mjaft shkolla. Këtë shembull e kishte dhënë edhe Gjirokastra në shkollën e saj shqipe. Shqipëria ishte ende e dobët. Deri tani përparimi kishte ardhur nga jashtë me përpjekjet e gjithanshme të Rilindasve të mëdhenj. Sejati e njihte mirë përpjekjen e tyre të vijueshme, sakrificat deri në sublimitet. “Është një luftë e madhe, përpjekja për përparim. Shtetet fqinje nuk e dëshironin përparimin e Shqiponjës. Do të bëj përpjekje të mëdha për të hapur dritën e diturisë,- mori një betim të madh Sejat Efendiu. – Jam në moshë të madhe, por jam i ri për të bërë punë të tilla të mëdha.” Dhe betimi e zotimi i tij nisi rrugën e zbatimit. Kontakti që kishte me mësuesit e gjuhës shqipe. Ec e ardhjet në Gjirokastër. Kontaktet me Papapanon e të tjerët e përkushtuar për të mësuarit e gjuhës shqipe, bëri që t’i përvishej një pune të madhe. Kishte besim te vetja dhe te mësuesit e përpjekur për shqipen. Nuk e harronte kurrë atë ditë të madhe të korrikut 1921, kur Thoma Papapanoja i tha se do të çelnin një kurs përgatitor në Labovë për të përgatitur mësues për shkollat fillore. U emocionua pa masë dhe shprehu gatishmërinë se ishte një nga të parët, që do të vijonte këtë kurs të shumëndërruar, për të realizuar një dëshirë të madhe.
“Po vallë do t’ia aritsh dot, xha Sejat, t’u peërshtatesh kushteve?- i tha Papapanoja duke buzëqeshur…
“Do të bëj çmos…, zoti mësues…”
Kishte ardhur çasti që, ai pas shumë e shumë përpjekjesh, do të realizonte ëndrrën e madhe. “Duke hapur shkollat shqipe do të përhapim dritën, diturinë edhe në Kurvelesh.” Fluturonte nga gëzimi. E dinte dhe e ndiente se ishte një punë e madhe, që hapej përpara , e cila kërkonte vullnet të madh e përkushtim jo vetëm nga ai,por nga të gjithë. “Analfabetizmit do t’i themi ndal, zoti mësues!
U përqafuan dhe mësues Thomai i tha Sejatit : “Mirupafshim në Kursin e Labovës!… “ Sejati iu përgjigj metë njëjtën frymëmarrje: “Mirupafshim”.
Po kthehej në Picar. Ishte shumë i emocionuar. Ai kishte përvojë të madhe në jetën e tij. Kishte ndjerë emocione, kur kishte shkuar në Gjirokastër te shtëpia e Dodies, kur kishte mbaruar shkollën në Gjirokastër, kur kishte shkuar në Stambollin e bukur, kur u diplomua si Hoxhë, kur e emëruan si taksidar e Kryetaksidar në Gjirokastër, apo në punët e tij në N/Prefekturën e Gusmarit dhe në Gjykatën e Tepelenës. Kishte patur gjithmonë emocione të forta edhe gjatë ushtrimit të detyrës si kryeplak i fshatit Picar. U ishte futur punëve, që kishte kryer deri në thelb dhe i përkushtuar, por në këtë rast ndryshonte gjithçka . Ishte një qëllim dhe një synim i madh: “Të mësuarit dhe të shkolluarit. Sa kohë të shumtë kishin humbur kurveleshasit edhe gjithë shqiptarët, për të mësuar gjuhën e tyre…”
***
Dhe ditët kaluan njëra pas tjetrës. Më 2 gushtin e nxehtë të vitit 1921 Sejat Bihuci shkoi Labovë dhe filloi kursin për mësues. U njoh me mësuesit e tij,m eshokët, të cilët të gjithë e respektonin dhe e donin. Nuk I flisnin në emër por “Xhaxha”. I papërtuar, i respektuar, dashamirës, këmbëngulës gjithmonë ky njeri. Dhe erdhi momenti I shumëpritur që Sejat Bihuci të ndërmerrte një nga aksionet e tij të mëdha bashkë me misionarët etjerë të rinj: “Hapjen e shkollave të gjuhës shqipe”.
Data e “diplomimit” si mësues u festua nga të gjithë dhe kudo në qarkun e Gjirokastrës erdhi lajmi i madh: “U përgatitën mësuesit e tjerë”.
Dhe Sejat Bihuci filloi realizimin e planit të madh.
***
Këto mendonte Sejat Bihuci, pasi kishte përfunduar kursin e Labovës. Në mendje i bridhte fjala e bukur dhe aktive e drejtorit të Kursit, Thoma Papapano: “ Të mbjellin shqipen kudo, zoti Sejat Efendi! Ta mbjellim që shqipja të përhapet e të lulëzojë si një lule e bukur! Fëmijët tanë të belbëzojnë me dëshirë e dashuri gërmat e alfabetit tonë…” E vështronte me dashuri këtë mësues të madh, këtë drejtor të përpjekur. Ishte kursanti më i vjetër në moshë, por kishte etje, etje të madhe, që pastaj ta shpërndante. Shumë i thoshnin: “Xhaxha”, të tjerët : Sejat Efendi, se ai kishte qenë në shumë punë shtetërore, që ua kishte marrë anën mirë. Kishte një etikë dhe moral, i edukuar ky nga kode etike të kohës. I kujtohej ai shkrim i bukur i mësuesit Thoma, shkruar në Lëmin e Zekatëve dhe, botuar në gazetën “Tomorri“ të Elbasanit, me një titull shumë domethënës: “Çkishërimi i labovitëve dhe qëndresa burrnore e tyre”. Ia kishte treguar vetë mësuesi përmbajtjen e atij shkrimi dhe pastaj e kishte lexuar me një frymë… “Sa u çel shkolla dhe Dhespoti pa që burrat shqipëtarë nuk trëmben nga gogolët e kohës së mesme, zuri me takrire dhe kërkonte nga qeveria që shkolla të mbyllet, se është çelur pa lejën e qeverisë dhe mësonjësit paguhen nga Shoqërira, që s’janë të njohura zyrtarisht, pa ditur Dhespoti dhe klika e tij, që labovitët leje nga Qeverija kanë kërkuar dhe përgjigja u erdhi që janë të lirë të mbajnë një shkollë në fshatin e tyre, vetëm që Qeverija kërkon ca hollësira të programit, që i kanë dhënë… (Gazeta “Tomorri” Elbasan Nr. 11)
“Sejat Efendiu në bisedat, që bënte me nxënësit, - dëshmon një nxënës i tij, - kishte qejf të përsëriste gjithmonë para nxënësve disa episode të shkurtra, por mjaft domethënëse, që u ngulitën te armatat e nxënësve.”
Vargjet e Petro Ninit i buçisnin Sejat Bihucit në mendjen e tij, kur po startonte për punë të mëdha:
Patrikë e kryepriftërinjtë,
po përpiqen ditë e natë,
si kajafa me të tijtë,
qysh t’i japin shqipes datë.
Mallkime të rënda flasin
nëpër kisha anembanë
dhe si çakajtë bërtasin,
që të trembin shqipëtarë.
U thonë s’është i krishterë,
kush largohet nga Greqia,
S’beson Krishtin prish fenë
kush mëson gjuhën e tija.
Episodi:
Mësonjësi për të treguar bukurinë e gjuhës greke thoshte me zë të hollë e t’ëmbël: “Sa bukur është fjala “psomi”. Pastaj me një zë të egër, që u afrohesh më tepër atyre të kafshëve thoshte “buuukeee”. Një ditë një nxënës labovit i thotë mësonjësit: “Qirje (zoti) dhaskale, po sikur të thuash “Bukë” dhe “psooomiii”, cila vallë është më bukurë, por mësonjësi i xhindosur e rreh atë me njëzet shkopinj thane në dorë”
***
- Cilën do më tepër djali: mëmën apo njerkën?
- Mëmën,- përgjigjeshin nxënësit me një zë.
- E pra, mëma jonë është Shqipëria, jemi të gjithë bijtë e saj.
Panajot Nane Meksi
***
Si i kënduan Dhespotit në vitin 1910 në Labovë me vargjet e Nane Panajot Meksit: “Erdhe të na mallkosh, në vend që të na bekosh…”
Lypset që të hapim sytë
që të pëlcasin armiqtë.
Këto bëhen me të holla,
duhet të hapet dora
se kanë shkuar ato kohra
(Marrë nga gazeta “Dielli i Flamurit”, 10.06.1910, shkruar nga patrioti Muharem Ademi nga fshati Sinanaj i Tepelenës, i emigruar në SHBA.)
Ç’kanë transmetuar për Sejatin bashkëkohësit, njerëz të afërm, bashkëfshatarë, kolegë, që kanë punuar me të?
Riza Veipi, Xhivit Barjami, Resmi Nazifi, Qani Nelaj, Bedri Zumbuli, Hyskë Ngjelina, Hasim Demiri, Novruz Veipi, gjirokastritët Barjam Mezini, Muharrem Gjoksi, Muharrem Xarba, Fejzi Dobi, Ahmet Çabej, Harun Tushe:
“ Sejati ishte njeri i zgjuar e me shkollë, me kulturë të gjerë; zotërues i disa gjuhëve të huaja: persisht, turqishte e vjetër, italisht dhe greqishten e vjetër. Të gjithë i thoshnin “Sejat Efendi”.
Kryetaksidari
Duke u munduar të rikrijojmë portretin
Në vitin 1954 ishim bashkë me babain në Pazar dhe shkuam te një avokat, për të bërë dokumentet, që kishin blerë shtëpinë. Avokatin nuk e njihja as si emër. E pyeta për emrin dhe ai m’u përgjigj se e quanin Fejzi Dobi. U përshëndet me babanë tim. E pyeti pastaj se ç’dokumente i duheshin. U sqarua dhe filloi menjëherë nga puna. Filloi të pyesë për gjeneralitetet e babait. Kur babai im i tha emrin e babait: Sejat, ai hoqi syzet dhe u tregua i befasuar:
“Si mo, qenke djali i Sejat Efendiut?”- dhe e vështroi me dashamirësi, sikur kishte përpara vetë Sejatin.
Babai qeshi. Avokati Fejzi vijoi:
“Me babanë tuaj unë kam punuar, kur ai ka qenë Kryetaksidar. Sejat Efendiu ishte i veçantë, burrë shumë i mençur. Një njeri i qetë, i patrazuar, që me fjalën e tij të mbushte mendjen. Ai ishte një person, i cili gëzonte respektin e atyre personave, që kishin njohje me të. Sejat Efendiu ishte burrë i shkolluar, pasi kishte mbaruar shkollë në Stamboll të Turqisë. Unë për të kam patur shumë respekt, pasi më ka dashur dhe gjithmonë më mbante afër…”
Babai e ndoqi me kujdes ligjëratën e avokatit, por unë çuditesha me zotësinë e gjyshit edhe dashurinë e madhe, që tregonin njerëzit për të. Kjo më zgjonte interes dhe dëshira të mëdha për t’i ngjasuar.
Zotërues i gjuhëve të huaja
Vlorë janar 1969
Bashkëbisedim me Sami Shehun, nga fshati Picar,
ish nxënës i Sejat Bihucit
Kisha shkuar në Vlorë për ta ngushëlluar xha Samiun për humbjen e bashkëshortes së vet, Vitos. Vitoja ishte kushërira e parë e babait tim. Xha Samiu ishte njeri shumë inteligjent. Ai ishte shkolluar jashtë shtetit. Madje, me të zhvillova një bisedë shumë interesante dhe një nga “protagonistët” e bisedës ishte dhe tema, që më interesonte: “Grumbullimi i të dhënave për gjyshin”. Kjo temë gjithmonë më ka preokupuar për të zgjuar kujtesën e “humbur”.
Në një moment të bisedës, xha Samiu, shprehu konsideratën e tij për mësuesin e tij të parë, që e kishte nisur në fushën e dijes, Sejat Bihucin.
“A more, djalë, - m’u drejtua ai. - Sejat Bihuci ishte një burrë i zgjuar. Ai kishte kulturë të gjerë. E veçanta e tij ishte se dinte disa gjuhë të huaja, të cilat i zotëronte, pasi kishte studiuar në Stamboll. E mbaj mend, si sot, kur ai hapi shkollën e parë shqipe në fshat, në vitin 1921. Unë e kam përjetuar atë çast të madh. Ishim të vegjël dhe me etje për të shkruar gjuhën tonë. Atij njeriu të shkolluar ne i dedikojmë dijen. Ai hapi portën e dijes sonë dhe nderimi për të është i madh…”
Xha Samiu tregonte episode të bukura nga mësuesi i tij i parë, duke i përmendur me një shkathtësi të paparë . “Atij ne i falemi… Edhe fshati ynë e më gjerë duhet ta nderoi figurën e këtij patrioti të madh e mësuesi, që dha kontribut të madh… Ti, Limoz, duhet të jesh krenar që je nga gjaku i tij…”
Me ndjenjë krenarie u largova nga Vlora dhe gjithmonë sillja ndërmend ato fjalë zemre të thëna nga xha Samiu.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sat Dec 27, 2008 10:37 pm | |
| Burrë i ndershëm dhe patriot i flakët
Në Selinë e Presidiumit të Kuvendit Popullor
(korrik 1970)
U futa në zyrën e tij. Bëra prezantimin e rastit, duke dhënë të gjitha gjeneralitet e nevojshme, që duhen në këto raste, për të realizuar njohjen. Në zyrën e Shefqet Peçit, në atë kohë N/Kryetar i Presidiumit, ishte vetë ai, me të cilin unë kontaktoja për herë të parë dhe një burrë tjetër. Emrin e tij e mësova, kur Shefqeti iu drejtua me emrin Bilbil. Ishte, pra, Bilbil Klosi, Sekretar i Presidiumit të Kuvendit Popullor.
Shefqeti më pyeti: “Çfarë lidhje fisnore ke me Sejat Bihucin?”
Unë iu përgjigja: “Gjyshi im, nga ana e babait.”
Për një çast, Shefqeti, u shkëput nga biseda e filluar me mua dhe iu drejtua Bilbilit: “Dëgjo, Bilbil. Sejat Bihuci ka qenë një burrë i ndershëm e patriot i flakët. Ka marrë pjesë me çetën e Picarit, në luftën me andartët grekë, me armë në dorë, të cilët në vitin 1914 kishin pushtuar Shqipërinë e Jugut. Pavarësisht se ai ishte i moshuar, nuk u nda nga bashkëfshatarët e tij. Po kështu ka marrë pjesë në Luftën e Vlorës, më 1920, përsëri në përbërje të çetës së fshatit, ku përballoi me heroizëm si luftimet edhe vështirësitë. Në atë kohë isha shumë i ri dhe mbaj mend luftën, që bëmë me italianët, ku mora pjesë edhe unë. Në atë kohë ai ishte dhe Kryeplak i fshatit, si një njeri shumë aktiv, zgjidhës i problemeve dhe autoritar, njohës i ligjeve të kohës. Xha Sejati ishte burrë i mençur dhe i ditur. Kishte kulturë të gjerë, pasi kishte mbaruar shkollën në Stamboll të Turqisë. Dinte disa gjuhë të huaja. Ai ka çelur shkollën e parë shqipe në vendlindjen e tij, Picar, në vitin 1922 dhe në Koronë në vendin e quajtur “Cëmërdel”, nxënës i së cilës kam qenë edhe unë. Nga xha Sejati kam mësuar, për herë të pare, të shkruaj e të lexoj shqip. Fëmijët mësuesin e parë e kanë të ngulitur në kujtesën e tyre, ashtu sikundër e kam edhe unë në kujtesë time xha Sejatin”.
Bilbil Klosi dëgjonte me vëmendje ato, që thoshte Shefqet Peçi, dhe, herë pas here, shikonte edhe nga unë.
“Njerëz të tillë duhet të evidentohen, vlerësohen dhe të stimulohen, shoku Shefqet…,”- konkludoi Bilbili.
I sqarova Shefqetit problemin për të cilin kisha kërkuar takim me të. Më dëgjoi me kujdes për problemin për të cilin kisha shkuar të takohesha. Në qendër të këtij problemi ishte: Sejat Qerim Bihuci, gjyshi im.
Dhe ky takim i zhvilluar dha shpejt frytet e veta:
Për veprimtarinë patriotike, që Sejati kishte zhvilluar në “Luftën e Vlorës”, në 1920, Presidiumi i Kuvendit Popullor i RPSH, së bashku me të gjithë luftëtarët e tjerë të Picarit, i dekoroi me dekretin nr. 4817, datë 02.03.1971: “PËR VEPRIMTARI PATRIOTIKE”, dekoratë, që e disponon fshati Picar.
Mund të përmend edhe një fakt tjetër ilustrues: Kur u çel muzeu i fshatit Picar, fotografia e Sejatit u vendos në këtë muze, por jo me mbishkrimin e emrit të tij Sejat Qerim Bihuci, por u shkrua Rexho Qerim Bihuci, i cili ishte vëllai i Sejatit. Arsyeja e këtij “lapsusi” nuk u mor vesh! U desh ndërhyrja e Shefqet Peçit që të bëhej ky ndryshim, pasi ai, Sejatin, e njihte se, siç theksuam më lart, e kishte mësuesin e pare, i cili i mësoi të shkruajë e të lexojë në gjuhën shqipe. Ai u shpjegoi pjesëmarrësve dhe, atyre që e shoqëronin, gjithë veprimtarinë patriotike të Sejat Bihucit.
Nuk ishte i vetmi kontaktim imi me Shefqet Peçin ky, pasi, në vitin 1980, u takova sërish me të. Ai më foli për Hasan Sejat Bihucin.
Në muajin shkurt të vitit 1980, Presidiumi i Kuvendit Popullor organizonte një seminar me Kryetarët e Komiteteve Ekzekutive të rretheve të Jugut: Fier, Vlorë, Tepelenë, Përmet, Sarandë e Gjirokastër. Komiteti Ekzekutiv dhe Komiteti i Partisë nuk kishin salla mbledhjeje me sistem ngrohjeje dhe e vetmja zgjidhje ishte, që mbledhja të organizohej në sallën e mbledhjeve, në Shtëpinë e Oficerave, e cila ishte me sistem ngrohje. Në atë periudhë, unë isha Drejtues i këtij institucioni. Pas takimit të rastishëm, që pata me Shefqetin në këtë vend, ai më tha: “Të vish në orën 18.00 në Shtëpinë e Pritjes për të më takuar”.
Në këtë takim, përveç të tjerave që më tregoi, më foli për xhaxhain tim, Hasan Sejat Bihucin: “Me Hasanin unë kam qenë shok fëminie. Kemi qenë të një moshe si dhe bashkë në shkollë, madje, kemi qëndruar për krahë njëri – tjetrit. Hasani vinte shpesh tek ne, sepse kishim edhe lidhje familjare. Gruaja e xhaxhait tim, Fetiut, ishte tetua e Hasanit. Kur vinte ai te tetua, shkoja dhe unë atje dhe loznim së bashku. Kishte shumë raste që unë flija te xhaxhai dhe, në kësisoj rastesh, flija bashkë me Hasanin… “Çfarë fëmijë ka lënë Hasani dhe ku jetojnë?”- më pyeti Shefqeti. Unë iu përgjigja dhe ai u nda nga unë, duke më porositur që t’u jepja fëmijëve të xhaxhait të falat e tij. Në këtë drejtim unë isha rigoroz dhe i plotësoja “detyrat”, që më jepeshin. Shefqeti ishte shumë i kujdesshëm dhe në takimin tjetër me të, të pyeste për realizimin e detyrave që të jepte…
Këto kontaket unë i kam në kujtesë, ndaj edhe po i pasqyroj si raste ilustruese në këtë libër monografik.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sat Dec 27, 2008 10:37 pm | |
| Në martesën e Bejaziut, djalit të tij
Zia kishte pllakosur familjen Bihuci. Vdekjet njëra pas tjetrës kishin lënë vragë të madhe në shpirtin e Sejatit, i cili, duke u nisur dhe nga kjo zi e vazhdueshme dhe nga gjendja ekonomike, kishte mendimin që djalin ta martonte pa dasëm dhe të merrnin nusen. Ky mendim u kundërshtua nga të afërmit dhe miqtë, të cilët dëshironin që të prishej kjo zi. Pas shumë përpjekjesh Sejat Efendiu u “thye” dhe e pranoi propozimin e argumentuar. Ishte viti 1933, muaji qershor.
U morën masa organizative duke caktuar gratë, të cilat do të merreshin me larjen e gjërave të shtëpisë dhe me lyerjen e saj. Gjithashtu, u caktuan gratë që do të merreshin me përgatitjen e drekës, darkës dhe mëngjesit, (apo siç i thonë në Picar akçesha) deri sa të largoheshin dasmorët, të ftuarit.
Po kështu u caktuan burrat, të cilët do të merreshin me therjen dhe pjekjen e mishrave si dhe përgatitjen e mezeve për raki për burrat, që do të merrnin pjesë në trapezat e dasmës. U caktuan njerëzit që do të vinin ditën e shtunë për drutë e dasmës (karthiat). Një rëndësi të veçantë iu kushtua zgjedhjes të njerëzve, të cilët do të vinin krushq me rrobat për të marrë nusen. Masat përgatitore të marra bënë që dasma të organizohej mjaft mirë dhe të bënte përshtypje.
Ditën që erdhi nusja, Mulaizeja, në shtëpinë e Bihucajve, Sejat Efendiu, si njeri fetar që ishte këndoi në turqisht ritet fetare, që bëheshin atëhere nëpër dasma për t’u shenjtëruar lidhja midis bashkëshortëve. Pastaj buçiti kënga dhe vallja labe. Një veprimtari e tillë e organizuar, u bë sepse kësaj familje i mungonin gratë. Nusja e re ishte dhe vetë jetime, pasi babai i kishte vdekur,pa lindur ende ajo. Ai iku me merak, se s’mësoi kurrë se ç’do të ishte fëmija e tij. Ajo u rrit nga xhaxhallarët, pasi edhe mëma e saj, meqënëse ishte shumë e re, u rimartua. Deri në moshën 6 - 7 vjeç e rriti gjyshja e saj nga nëna në Plesat. Nusja i shërbeu vjehrrit me ndërgjegje të plotë sikur t’i shërbente babait të saj, që kurrë nuk e kishte njohur.
Sejat Bihuci, pas martesës të djalit të tij, Bejaziut, sikur u gjallërua dhe filloi ta ndjejë veten më mirë, t’i qeshë fytyra edhe vetë shtëpia filloi të qeshë. Ardhja e nuses në shtëpi ishte një ogur i mirë për Sejat Bihucin në pleqërinë e tij, të cilit do t’i mbushej shtëpia me fëmijë, pra do të kishte e do të linte pasardhës.
Një prind dhe një edukator i mirë
Dëshmi okulare
Mulaize Dine Bihuci
Me djalin e Sejatit, Bejaziun, jam martuar rreth vitit 1932. Me vjehrrin kam jetuar rreth 6 vjet, periudhë në të cilën unë i kam shërbyer, sikundër i takonte një nuseje të asaj periudhe. Kishte dhe një veçori të fortë e të hidhur në këtë shërbim, pasi Sejatit i kishte vdekur gruaja; nuk kishte djalë, as nuse djali, pasi ajo kishte vdekur së bashku me burrin e saj (djalin e Sejatit) dhe dy fëmijët e saj. (Jepet ky informacion në tragjeditë dhe dhimbjet. Shënimi im L.B) Isha pra e detyruar moralisht t’i shërbeja këtij plaku të mirë, të qetë, të cilin e kishte vrarë moralisht koha dhe vuajtjet e rënda shpirtërore. Kur unë jam martuar, në shtëpinë e burrit kam gjetur tre meshkuj dhe asnjë femër: vjehrrin tim, burrin, dhe nipin e burrit rreth 4-5 vjeç, të cilit i kishin vdekur prindërit dhe që e kam rritur unë si djalin tim.
Vjehrrin tim, unë e kam njohur, që kur kam qenë vajzë e vogël, pasi ai ka banuar në fshatin Shtëpëz, fshat nga i cili jam edhe vetë. Që në këtë kohë, unë kisha dëgjuar që për këtë burrë flisnin me shumë konsideratë dhe respekt për të. E kam të fiksuar edhe sot para syve të mi: Ishte një burrë me trup mesatar, me një fytyrë të rrumbullaktë, me flokë dhe me mustaqe të zeza, megjithëse kishin filluar që flokët t’i zbardheshin. Flokët i mbante të kthyera në krah të djathtë. Mbante pandallona të cohta, të zeza, këmishë të bardhë me mëngë të gjera. Në kokë mbante feste të zezë. Edhe këpucët i mbante të zeza me xhufkë. Kishte një fytyrë pak ezmere. Në stinën e dimrit, kur shkonte në qytet, ose kur e thërrisnin për konsultime në ndonjë fshat tjetër, vishte pallto të madhe, të zezë si dhe përdorte shark të zi me jakë të bardhë. Ishte një njeri me autoritet dhe me hije të rëndë, fjalëpak dhe i matur, kur jepte ndonjë mendim, për ndonjë problem.
Sejati, sikundër e përmenda dhe më sipër, ka qenë burrë i ditur e i mençur, ishte me shkollë, pasi kishte mbaruar për hoxhë në Stamboll. Ai dinte disa gjuhë të huaja. Këto i kisha të dëgjuara në kohën, kur vinin njerëz të ndryshëm në shtëpi për të përkthyer apo për të shkruar ndonjë letër, për t’ua dërguar djemve të tyre, që i kishin ushtarë, apo në vende të ndryshme të botës. Kur fshati kishte ndonjë problem (konflikt) për prona apo ndonjë problem tjetër, vinin dhe konsultoheshin me vjehrrin ose e thërrisnin në pleqësinë e fshatit për të dëgjuar mendimin e tij, megjithëse ai ka qenë i zgjedhur si kryeplak i fshatit Picar, pavarësisht se banonte në Shtëpëz. Ai gëzonte respektin e bashkëfshatarëve, të miqve, të shokëve dhe të afërmëve të tij. Kishte një autoritet të madh. Atij nuk i fliste njeri në emër. Gjithmonë i flisnin “Sejat Efendiu”. Ne që ishim të vegjël i flisnim “Xha Sejat”.
Vjehrri kishte shumë miq dhe shokë qoftë në Gjirokastër e në Tepelenë apo në fshatrat e Kurveleshit, ku ai kishte punuar si sekretar i Nënprefekturës së Gusmarit. Më kujtohen dy raste, të cilat i kam të freskëta, sikur kanë ndodhur tani si: Kur unë bëra celebrimin me burrin (isha e martuar dhe shtatzanë), gjendja civile ishte në Tepelenë, pasi fshati ynë në atë periudhë ka qenë në administrim nga Tepelena. Kur vamë në gjendjen civile në Tepelenë, në moment ndodhi një incident: Një çift u nda, për arsye se nuk donin njëri – tjetrin dhe burri e goditi me thikë gruan dhe u krijua një rrëmujë. Në këtë kohë vjehrri më merr dhe më çon të qëndroja tek një miku i tij, i quajtur Adem Arapi, i cili pasi mbaruam nga gjendja civile na mbajti për drekë.
Rasti i dytë: Donim të blinim disa toka, por nuk kishim para dhe burri i kërkoi vjehrrit. Ai tha se nuk kishte, por e adresoi për të marrë te një miku i tij në Gjirokastër, që quhej Bame (Barjam) Mezini. Erdhi burri dhe takoi Bamen dhe i kërkoi 10 napolona flori, të cilat ai ia dha menjëherë, kur mori vesh se burri ishte djali i Sejat Efendiut, miku të tij. Bame Mezini jepte para me ozur, por, kur e mori vesh se ishin për Sejatin, i tha burrit: “Ti bjeri, kur t’i kesh dhe janë pa ozur”.
Vjerri ishte shumë i vrarë moralisht, për arsye se i kishin vdekur shumë njerëz të afërt si: vëllezër, gruaja e vëllait, djali dhe vajza e vëllait, gruaja e tij, djemtë e tij, nusja e djalit së bashku me djalin dhe vajzën e djalit të tij, nipër e kushëri e tjerë.
Kështu, që krahas problemeve ekonomike që ne po kalonim së bashku me gjithë të tjerët, vjehrri u përball me këto probleme, që i përballoi me mënçuri dhe zgjuarsi.
Tek unë ky njeri ka lënë mbresa të mira, pavarësisht se isha fëmijë e tij, dhe ai për mua ishte gjyshi im. Pavarësisht se ishte tejet i rënduar nga mosha dhe hallet, që e kishin zënë, për mua do të ishte një prind dhe edukator i mirë.
Enigma e emrit
“Emrin e mësuesit, që ka hapur shkollën e parë shqipe e kemi lënë bosh në historic, se nuk ia dimë emrin…”
Dita 3 qershor e vitit 1987 më gjeti në fshatin Zhulat, për arsye se një mikut tim familjar i vdiq, papritmas, djali. Qëndrova, deri vonë natën, në shtëpinë e mikut tim. Varrimi do të bëhej të nesërmen. M’u afrua pranë një zhulaqot, i cili më tha që kisha nevojë të pushoja pak. E kishte porosi nga miku im. Kjo ishte e lidhur edhe me gjendjen time jo të mirë shëndetësore. Emri i zhulaqotit ishte Myrteza Pulaj, njeri i afërt i mikut tim. Vendosa të shkoja. Në kësisoj rastesh bëhen prezantime me pyetje përgjigje. Myrtja, siç i flisnin shkurt në fshat, pasi u informua dhe mësoi edhe origjinën time nga Picari, më tha: “ Më ka treguar babai se mësuesin e parë e ka patur nga Picari. Ai ka çelur shkollën e parë shqipe në vitin 1921, këtu në Zhulat. Babai im quhej Serjan Pulaj. Emrin e mësuesit nga Picari unë nuk ia di. Ne si fshat kemi bërë edhe historikun, por emrin e mësuesit, që ka çelur shkolllën e parë shqipe në fshat, në vitin 1921, e kemi lënë bosh për arsye se nuk ia dimë .”
Po e dëgjoja me vëmendje Myrten dhe e pashë të arsyeshme të zgjidhja “enigmën” e atij emri, që kishte mbetur bosh në historikun e fshatit Zhulat.
“Çudi, - thashë me vete, - s’u gjet një ish nxënës të tregonte emrin e mësuesit, që i dha rrugë mësimit të gjuhës shqipe?”
“Myrte, - e ndërpreva, - unë jam nipi i mësuesit, që ka çelur…”
Ai nuk më la të vijoja frazën, duke shprehur habi dhe kureshti: “Ju nipi i mësuesit, që ka çelur shkollën e parë shqipe në fshatin tonë?!”
“Po unë jam. Mësuesi juaj ishte gjyshi im, Sejat Bihuci…” Përsëri ai po më shikonte me mëdyshje dhe, për të më dhënë fakte të reja, nxitoi të portretizonte fizikisht mësuesin, sipas transmetimit që i kishte thënë i jati i tij, Serjani: “Mësuesi ishte një burrë me trup mesatar, me mustaqe të zeza, me feste të bardhë, me këmishë të bardhë me mëngë të gjera, pandallona të zeza, me këpucë të zeza me hundë. Ishte një burrë i zgjuar, fjalë të shtruar dhe të avashme”.
“M’i ka treguar të gjitha këto babai, Bejazi Bihuci… Më treguar edhe se si u hap kjo shkollë në vitin 1921…”
Myrtezai po më shikonte me admirim. Ai po lidhte fenomenet jetësore njëra me tjetërn: “E po, Limoz, ne paskemi lidhje të madhe… Rastësia shi se ç’sjell! Emri i mësuesit do të vendoset menjëherë në historik… sa të gdhijë…”
Enigma e emrit të mësuesit të fshatit Zhulat, që çeli shkollën e parë shqipe u zgjidh…
Të gjithë i flisnin “Sejat Efendi”
Rastësitë janë të çuditshme. Ishim në rradhën e marrjes së qumështit në barakat, që tregëtonin qumësht dhe u njoha me Muharrem Gjoksin. Muharremi ishte nga Lagjja “Dunavat i Dytë”, Gjirokastër. Në bisedë e sipër i thashë se isha nipi i Sejat Bihucit. Ai u entuziazmua dhe u shpreh: “Sejat efendiu ishte burrë i lartë dhe gëzonte respektin e të gjithëve. Nuk i fliste njeri në emër. I flisnin “Sejat efendi”. Unë atë e kam njohur se ai banonte në lagjen “Teqe”, te një hallë e tij dhe ishim miq, pavarësisht nga diferenca në moshë, që kishim. Gjithmonë vishej mirë dhe mbahej pastër. Kishte shumë miq e shokë të mirë, të cilët e respektonin dhe pinin kafe me të. Në dimër mbante një shark të zi me jakë të bardhë.”
2.E kam gjallë në kujtesë. A mund ta harroj mësuesin e parë?
Vetëkuptohet, që në raste gëzimi, merr kontakte me njerëz të panjohur, por, kur gëzon me ta afrohesh, njihesh dhe, çuditërisht, në bisedat me ta zbulon gjera të reja të paditura. Kështu më ndodhi në Picar me Fejzo Sherametin nga Tepelena. Kishte ardhur i ftuar te Kujtim Peçi, i cili martonte djalin. Të dy të ftuar dhe të dy të gëzuar. Në një moment, kur ai mësoi mbiemrin tonë Bihuci, m’u drejtua: “Ç’ju lidh ju me Sejat Bihucin?”
“Është gjyshi ynë?”
Kaq donte Fejzua dhe filloi: “E kam të gjallë në kujtesë dhe nuk kam ndërmend ta harroj atë njeri, sa të jem gjallë. Ai ishte mësuesi im i parë. Dhe a mund të harrohet mësuesi i parë, që të ka mësuar abc -në? Kurrën e kurrës! Për këtë jam kategorik. Mësues Sejati, nga ky fshat, më ka dhënë mësim gjuhën shqipe në qytetin e Tepelenës në vitin 1924.” Pastaj filloi të përshkruante Sejatin: “Një burrë me trup mesatar, me flokë dhe mustaqe të zeza. Mbante në kokë një feste të zezë. Vishte këmishë të bardhë me mëngë të gjera, mbante pandallona cohë të zezë dhe vishte këpucë me xhufka me hundë. Siç kishim marrë vesh, në atë kohë, në shkollën tonë do të vinte mësues Avni Rustemi, por ai nuk erdhi. Arsyen e mosardhjes nuk e morëm vesh. Në vendin e tij na erdhi Sejat Bihuci.”
Jeta e Sejatit kaloi në peripeci edhe të dhimbshme
Jeta e Sejatit ishte e pasur në dije dhe patriotizëm, kishte një shpirt të madh, por ai pati edhe vështirësi të mëdha ekonomike, me të cilat edhe përballej i gjithë vendi në atë kohë, që ai jetoi dhe punoi. Këto vështirësi Sejati i kalonte së bashku me bashkëfshatarët e tij. Kështu të grupuar ai dhe ata u bënë ballë këtyre vështirësive jetësore. Por, krahas këtyre në moshën e tij madhore, ai përjetoi drama të mëdha jetësore, humbje të shumë pjesëtarëvetë familjes së tij, të cilat shkaktuan dhimbje në atë kohë të trazuar, plot tundime e brenga. Humbi njërin pas tjetrit njerëz të dashur të familjes, por karakteri i tij i fortë, mençuria e tij mundi t’i mposhtë e t’i kapërcejë.
Cilët ishin plagët e mëdha të shkaktuara dhe përballimi?
1.Rexho Qerim Bihici, i vëllai
2.Asile Bihuci, bashkëshortja e vëllai
3.Kadire Rexho Bihuci, vajza e vëllait,vdiq gjatë lindjes
4.Sejdi Qerim Bihuci, i vëllai, i vrarë
5.Shade Sadik Bihuci, bashkëshortja e tij.
6.Qemal Sejat Bihuci, i biri
7.Hasan Sejat Bihuci, i biri
8.Rahime Hasan Bihuci, vajza e djalit
9.Qerim Hasan Bihuci, djali i djalit
10.Farfuri Çano Bihuci, nusja e djalit
11.I vdiq gruaja e dytë, që mori, pasi i kishte vdekur gruaja e parë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sun Dec 28, 2008 10:03 pm | |
| Një pikëllim i madh: Sejat Efendiu ndërron jetë
22 mars 1938. Sejati, papritur, sëmuret. Plaku i mençur nuk ngrihet nga shtrati. Në kokë të krevatit të tij djali, nusja, nipi. Të gjithë e morën vesh që Sejat efendiu është i sëmurë. Allahu e di ç’bën… Ai të sjell dhe ai të merr, pasi përfundon misionin në tokë. Sejat Efendiu ishte plot 86 vjeç. Njeri i përpjekjes, fetari, i shkolluari, patrioti, njeriu që solli dijen, shpërndau dijen dhe u nderua për veprat e tij nga njerëzit e thjeshtë. Njeriu, që hapi shkolla të gjuhës shqipe në krahinën e tij dhe ata mësuan gjuhën e nënës dhe e përhapën nëpër breza.
Edhe i sëmurë lutej për ata, që po linte pas. I lutej Zotit që të mos e linte të vuante shumë. Këtë lutje e bënte edhe kur nuk ishte sëmurë, ndërsa këto ditë e përsëriste shpesh. Më datën 25, DITËN E EMRIT TË SULLTAN NOVRUZIT, Hoxhë Sejat Efendiu preu të folurit në gjuhën e nënës dhe mbylli përjetësisht sytë.
Lajmi u përhap me shpejtësi të madhe në të gjithë krahinën. Dëshpërimi i njerzve shprehte dashurinë e madhe, që kishte rrënjosur ky emisar i madh i dijes, ky emisar i madh i dritës. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sun Dec 28, 2008 10:04 pm | |
| Labëria i bëri Sejat Efendiut të gjitha nderimet sipas traditës. Në përcjelljen e tij, në banesën e fundit, morën pjesë njerëzit nga Shtëpëzi e Picari, Kolonja e Golëmi, Progonati e Lekdushi, Tepelena e Gjirokastra… Hoxhë Sejat Efendiu nuk kishte lënë vaki pa vajtur, nuk kishte lënë nderim pa bërë. Të gjithë qanin. Midis atyre kishte shumë ish nxënës të tij, të cilët e konsideronin atë njeriun e tyre më të dashur.
Si njeri fetar Sejat Bihuci duhet të varrosej me “Hoxhë”. Këtë detyrë e kreu një i afërmi tij, i cili ishte dervish në teqenë e fshatit të tij, Picar. Labëria ishte e përlotur. Njeriu i saj i madh, Sejat Bihuci, u përcoll pikërisht në një ditë të madhe fetare emrin e Sulltan Novruzit. Ai la bekimin e madh për të forcuar e lulëzuar gjuhën shqipe. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sun Dec 28, 2008 10:04 pm | |
| Kronika e kohës
Serjat Qerim Bihuci ka lindur n ë Picar më 20.12.1852.
Arsimimi:
1860-1870 Ka kryer Shkollën e Mesme në Gjirokastër
1870 – 1874 Shkollën Teologjike “Mulqine”, në Stamboll,ku u diplomua “Hoxhë”.
1875 –1885 Hoxhë [Picar,Kolonjë,Medar, Shtëpëz, Golem]
gjithashtu kësaj periudhe shquhet edhe si hoxhë ,por edhe si mësues dhe pjesëmarrës aktiv n ë veprimtaritë patriotike dhe fetare.
1914 Merr pjesë në luftën kundër andartëve grekë.
1914 – mars 1917 Vlahinë , Babicë Vlorë
1920 Merr pjesë në Luftën e Vlorës
Në vitin 1921(në moshën 69 vjeçare) mbaroi Kursin normal për mësues, në
Labovën e Madhe prej 05.08 deri më 26.10.
I shquar si veprimtar në fushën arsimore e sidomos në çeljen e shkollave të para shqipe:
N ë vitin 1921 Zhulat
Në vitin 1922 Picar
Në vitin 1923 Kardhiq
Në vitin 1924 në qytetin e Tepelenës.
Në vitin 1924 në Lekdush
Ai është veprimuar në detyra të rëndësishme:
Kryeplak i fshatit Picar për 20 vjet rresht,
Sekretar i Nënprefekturës së Gusmarit
Kryesekretar i Gjykatës së Tepelenës
Taksidar dhe Kryetaksidar në rrethin e Gjirokastrës
Është pjesëmarrës në dy luftëra:
Në luftën e vitit 1914 | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sun Dec 28, 2008 10:05 pm | |
| Në luftën e Vlorës, viti 1920
Vdiq më 22 mars 1938 në Shtëpëz të Gjirokastrës.
Kursi Labovë (fotografia)
Në këtë fotografi njihen këta persona:
1. Sejat Bihuci nga Picari i Gjirokastrës, kursant
2. Koço Hila nga Tërbuqi i Gjirokastrës, kursant
3. Llukan Ndreu nga Humelica e Gjirokastrës, kursant
4. Qirko Rexhi nga Labova e Gjirokastrës, kursant
5. Miho Beduli nga Labova e Gjirokastrës, kursant
6. Petro Xhavara nga Labova e Gjirokastrës ,kursant
7. Miho Beduli nga Labova e Gjirokastrës, kursant
8. Sokrat Meksi nga Labova e Gjirokastrës, kursant
9. Sami Çafka nga rrethi i Përmetit, kursant
10. Reshat Mullai nga Mezhgorani i Tepelenës,kursant
11. Hazis Mullai nga Mezhgorani i Tepelenës, kursant
12. Sabri Banish nga Tepelena, kursant
13. Dino Malo nga Tepelena, kursant
14. Muharrem Çelo nga Tepelena, kursant
15. Thoma Papapano nga Gjirokastra, Drejtori i Kursit
16. Kolë Margjini nga Shkodra, mësues i kursit
17. Hysni Babameto nga Gjirokastra, mësues i kursit
18. Elmaz Çani nga Gjirokastra, mësues i kursit
19. Leko Leka nga Labova e Gjirokastrës, mësues i kursit.
Kaq është mundur të realizohet njohja. Janë dy fotografi ku duket qartë emblema e saj
“KURSI NORMAL 1921 LABOVË” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sun Dec 28, 2008 10:05 pm | |
| Dëftesë aftësie për shkolla fillore 30 tetor 1921, e marrë në kursin e Labovës nga Sejat Bihuci
Në vitin 1922 në shkollën e çelur nga Sejati në Picar, vendlindje, nxënësit e parë të shkollës së parë shqipe të deklaruar, ose që i kanë deklaruar shokët e tyre, kanë qenë personat e poshtëshënuar:
1. Shefqet Peçi 2. Ali Peçi (nipi i gruas të Sejatit, djali i motrës) 3. Lahedin Peçi (Nipi i gruas së Sejatit, djali i motrës). 4. Ali Ruci 5. Neki Mahmuti 6. Izet Devish Ruko 7. Meto Ruko 8. Bilal Bilaj 9. Xhelal Shehu 10.Sami Shehu 11.Ymer Ngjela 12.Subi Malo 13.Ymer Xhaferi 14. Bejushe Peçi 15.Veliko Peçi 16. Lesko Fetiu 17.Laze Koko 18. Zenel Koko 19. Sako Shehu (kushëriri i parë me Sejatin) 20. Bedri Zumbuli (Djali i kushëririt të parë të Sejatit) 21. Hyskë Ngjelina 22. Hasim Tefiku (Demiri, nipi i Sejatit) 24. Hasan Çaush Bihuci 25.Tushe Seit Bihuci 26. Sherif Çaush Bihuci
(Mund të jenë edhe të tjerë, por kaq është mundur të evidentohet).
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sun Dec 28, 2008 10:05 pm | |
| Ilustrime
Në kuadrin e 150 vjetorit të lindjes së Sejat Qerim Bihucit dhe 80 vjetorit të çeljes së Shkollës së parë shqipe, në fshatin Picar, Drejtoria Arsimore e rrethit në bashkëpunim me Komunën Picar, shkollën e mesme të bashkuar dhe familjen Bihuci, organizuan më 13 nëntor 2002 në shkollën e fshatit një veprimtari përkujtimore kushtuar kësaj figure.
Kjo veprimtari pati dy lajtmotive: “ Më të mirën gjë që njohu dhe kuptoi njeriu në jetë është të mësuarit”. (Naum Veqilharxhi)
dhe “Njeriu… duhet të sillet për dobi të shpirtit të vet e të popullit.” (Pjetër Bogdani)
Veprimtaria u organizua sipas këtij programi:
1. Fjala e hapjes Dr. Roland Zisi,Drejtor i Drejtorisë Arsimore Gjirokastër
2. “Mbi jetën dhe aktivitetin e S. Bihucit si mësues” Daver Budo, Drejtor i Shkollës së Mesme Picar
3.”Kontributi dhe roli, që ka dhënë S. Bihuci në përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe në vendlindje e më gjerë” Çelo Lamaj, mësues
4.”Mbi kontributin e S. Bihucit në administratën shtetërore të asaj periudhe” Besnik Shehu
5.”Kontributi i S. Bihucit në lufëtrat e krahinës së Kurveleshit në vitet 1914 dhe 1920” Lifto Peçi, Kryetari i Këshillit të Komunës Picar, mësues
6.Përshëndetja e Këshillit të Qarkut Gjirokastër.
7. Falenderim i Familjes Bihuci
8. Dokumentar kushtuar figurës së Sejat Bihucit.
Në të gjitha kumtimet e mbajtura evidentohet figura shumëplanshe e Sejat Bihucit, kontributi i tij në fushën e arsimimit shqip si një emisar i nevojshëm, që e lindi dhe e kërkoi koha, duke mbetur në Altarin e madh të Kujtesës dhe të Dijes. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sun Dec 28, 2008 10:06 pm | |
| Midis të tjerash Dr. Roland Zisi, Drejtor i Drejtorisë Arsimore të Qarkut Gjirokastër,duke çelur veprimtarinë midis të tjerave theksoi: “ Mësuesi atdhetar Sejat Bihuci, pas përfundimit të kursit të arsimtarëve të çelur në Labovë nga Thoma Papapano në vitin 1921, n ëtë njëjtin vit çeli shkollën e parë në gjuhën shqipe në fshatin Zhulat të krahinës së Kardhiqit dhe një vit më vonë çeli shkollën eparë në fshatin e tij të lindjes, në Picar”.
2. “Mbi jetën dhe aktivitetin e S. Bihucit si mësues” Daver Budo, Drejtor i Shkollës së Mesme Picar
“Është nder dhe kënaqësi për mua që, në emër të familjes të Sejat Bihucit, nëpërmjet këtij kumtimi, të bëj prezent në këtë auditor fisnik e të mrekullueshëm, pjesë nga aktiviteti i këtij personi si patriot, pjesëmarrës në luftën e 1914-së kundër andartëve grekë dhe në atë të vitit 1920-të kundër Italisë edhe si mësues, që hapi shkollën e parë shqipe në vendlindjen e tij, në Picar, më 1922, dhe më gjerë, i cili, deri më sot, nuk është nderuar sa dhe si duhet nga bashkëfshatarët dhe nga autoritetet vendore në rreth.
Nga materialet, që disponohen nga ana e familjes, si dhe nga të dhënat gojore, që janë treguar nga ata, të cilët e kanë njohur nga afër, apo që kanë jetuar me të, rezulton se, ai ka pasur aktivitet si me pushkë ashtu dhe me penë, kjo në dobi të fshatit, krahinës, rrethit dhe më gjerë.
Me mbarimin e shkollës në qytetin e Gjirokastrës, mundësi, të cilën ia krijoi halla e tij e quajtura Gasto Bihuci (Dodia), ai vazhdoi studimet e larta në Stamboll të Turqisë, në shkollën fetare “MULQINE”, ku prej andej doli hoxhë, profesion të cilin nuk e ushtroi plotësisht, pasi u angazhua me detyra të tjera si: Kryeplak i fshatit Picar për 15 -20 vjet rresht, Sekretar i N/Prefekturës në Gusmar, K/Sekretar i Gjykatës në Tepelenë, taksidar e më vonë Kryetaksidar për rrethin e Gjirokastër, detyra në të cilat ka qenë i zgjedhur nga populli, apo i emëruar nga qeveria e atëhershme. Gjithashtu, ka qenë hoxhë për fshatrat: Picar, Shtëpëz, Medar (Kolonjë) e Golem, ku kryente ritet fetare të asaj periudhe (për festat fetare dhe për raste vdekjeje).
Me pushtimin, që ju bë Shqipërisë së Jugut nga andartët grekë si të gjithë burrat e fshatit Picar, të cilët luftuan me armë në dorë për mbrojtjen e trojeve të fshatit dhe të mbarë krahinës së Kurveleshit, edhe Sejati, megjithëse ishte në moshë të thyer, u bashkua me ta dhe luftoi burrërisht kundra kësaj ushtrie barbare.
Por, pa iu mbyllur ende plagët Shqipërisë, që i shkaktoi lufta me grekun, përsëri ajo fillon luftën më 1920 me një shtet më të madh në numër dhe me një potencial të pallogaritshëm luftarak në raport me të.
Në këtë situatë tepër vështirë e të ndërlikuar, që po i krijohej në atë kohë Shqipërisë, lindi si domosdoshmëri imperative: Mbrojtja e vendit nga Italia. Për këtë qëllim, u krijua Komiteti Kombëtar për Shpëtimin e vendit, i cili i bëri thirrje gjithë burrave dhe djemve të Shqipërisë, që në mënyrë të organizuar të niseshin drejt Vlorës e Durrësit, për të luftuar kundër italianëve.
Në këtë luftë mori pjesë edhe çeta e fshatit Picar e udhëhequr nga Izet Dervish Ruko dhe Zenel Demiri. Në këto luftime mori pjesë edhe 68 vjeçari Sejat Bihuci, i cili, në atë kohë, para interesave kombëtare, që shtroheshin për momentin, nuk llogariti moshën e thyer, por luftoi së bashku me shokët e çetës, deri në çlirimin e plotë të Vlorës dhe të rrethinave të saj.
Në kuadrin e 50 vjetorit të çlirimit të Vlorës, në vitin 1970, Presidiumi i Kuvendit Popullor të RPSH i asaj kohe, me dekretin Nr. 4817, luftëtarët e Picarit, që luftuan në Vlorë në vitin 1920, i dekoroi me medaljen: “Për veprimtari patriotike”.
Në faqen 69, në nr. 18 të listës së çetës së Picarit, përmendet në historikun e fshatit Sejati, i cili cilësohet për aktivitet patriotik të kryer në këtë luftë. Historikisht dihet se pushka nuk është ndarë asnjëherë nga pena. Ato kanë qenë bashkudhëtare me njëra - tjetrën. Njëra në mbrojtje të lirisë e të pavarësisë së vendit dhe tjetra në mësimin dhe përhapjen e gjuhës kombëtare, të kulturës e dijes. Koha dhe eksperienca ka treguar se në momente dhe në periudha të caktuara, dalin figura, që luftojnë për të ruajtur lirinë e pavarësinë e vendit, nderin e tij, traditat kombëtare, si dhe luftojnë për të mësuar e përhapur gjuhën e tyre amtare. Në këtë aspekt, Picari ka pasur djem, që janë dalluar për guximin dhe trimëritë e tyre, që kanë luftuar me pushkë në dorë në luftrat të ndryshme si: Çelo Mehmet Picari më parë, apo Shefqet Peçi e të tjerë në Luftën e madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare. Por, ka pasur edhe nga ata djem, të cilët nuk e kanë ndarë pushkën nga pena si dhe kanë luftuar për mësimin e gjuhës amtare dhe përhapjen e kulturës dhe dijeve në mbarë vendin. Të tillë kanë qenë: Maliq Halili, Merko Taro Koroni dhe Sejat Qerim Bihuci, i cili ka qenë mësuesi i parë, që ka çelur shkollën shqipe në fshatin Zhulat, në vendlinjrn e tij në Picar dhe në qytetin e Tepelenës, Lekdush e tjerë. Krahas shumë vështirësive, që po kalonte vendi ynë në atë periudhë si: mjerimin dhe varfërinë ekonomike e të tjera, bashkudhëtare e këtyre vështirësive ishte injoranca dhe padituria, që kishte pllakosur vendin tonë, ku njerëzit nuk dinin të shkruanin e të lexonin shqip.
Me shpalljen e Pavarësisë, më 1912, qeverisë shqiptare të asaj periudhe, krahas detyrave të rëndësishme e të domosdoshme, që i dilnin përpara si në të gjithë fushat e tjera edhe në fushën e arsimit i dilte detyrë: Mësimi i gjuhës amtare nga të gjithë shqiptarët, të çdo lloj feje, apo krahine qofshin ata.
Sikundër, dihet se në atë periudhë Shqipëria u shkëput nga sundimi i Turqisë, i cili, jo vetëm kërkonte ta mbante Shqipërinë nën sundimin e saj, por, ajo nuk lejonte të hapeshin shkolla shqipe, ku të mësohej dhe të shkruhej gjuha amtare.
Në këtë drejtim, duke u nisur nga qëllimet e saj djallëzore dhe Patriarkana e Stambollit ishte në një linjë dhe në mendim të përbashkët me Turqinë: Të mos lejonte të hapeshin shkollat për mësimin e gjuhës shqipe. Por, në atë kohë u mblodhën burrat patriotë, të mençur e intelektualë të Shqipërisë së Jugut, diskutuan dhe ranë dakort që të hapeshin shkolla për mësimin e gjuhës shqipe. Për këtë u vendos më parë të përgatiteshin kuadrot, të cilët do të jepnin mësim në shkollat shqipe që do të çeleshin.
Për këtë u ra dakort që të çelnin në Labovë shkollën për të përgatitur mësuesit, për vetë arsyen e fortë se ajo shkollë kishte përvojë në këtë drejtim si dhe për vetë faktin kokëfortë se po në këtë vend më 22 mars 1910, u çel shkolla e parë shqipe. Si rrjedhojë e këtij akti, në bashkëbisedimet, që u bënë midis këtyre burrave patriotë të Qarkut të Gjirokastrës dhe atij të Vlorës, u ra dakort dhe u vendos të fillonte puna për përgatitjen e kuadrove, të cilët do të merrnin pjesë në këtë kurs për mësues të gjuhës shqipe, Kursi u hap në vitin 1921 në Labovë të rrethit të Tepelenës, që në atë periudhë, sipas ndarjes administrative territoriale i përkiste këtij rrethi, sot rrethit të Gjirokstarës.
Në kursin normal të Gjuhës shqipe, që u çel më datën 3 gusht 1921 morën pjesë 94 kursantë nga rrethet: Vlorë, Tepelenë, Përmet, Sarandë, Delvinë e Gjirokastër. Duke parë dhe vlerësuar rëndësinë e problemit, që shtrohej për zgjidhje në atë moment, qëllimin dhe veprimin e mirë, që sillte ky veprim në interes të kombit Shqiptar edhe Sejati, si njeri i zgjuar dhe me kulturë, pavarësisht se ishte i moshuar në atë kohë, vendosi që t’i përgjigjej kërkesës së bërë nga autoritetet e shoqërisë, e cila drejtonte këtë lëvizje të rëndësishme mbarëkombëtare, për të marrë pjesë në kursin, që do të çelej në Labovë, për përgatitjen e mësuesve për gjuhën shqipe.
Duhet theksuar se, sipas dokumentave, që disponohen si dhe thënieve të të tjerëve, të cilët kanë pasur njerëzit e tyre pjesëmarrës në këtë kurs si: Pano Meksi, Qirjako Hila e tjerë, trupa mësimore e këtij kursi normal të gjuhës shqipe, përbëhej nga këta persona: Thoma Papapano nga Gjirokastra ishte drejtor i kursit, ndërsa Kol Margjini nga Shkodra, Hysni Babameto, Elmaz Çani nga Gjirokastra dhe Leko Leka nga Labova e Gjirokastrës ishin mësues. Gjithashtu në këtë shkollë ishin edhe tre mësues italianë, emrat e tyre nuk dihen. Ashtu, siç u theksua edhe më lart në këtë material, pjesëmarrja në këtë kurs ishte nga rrethet e Jugut të Shqipërisë. Me përfundimin e kursit, kursantët iu nënshtruan provimeve dhe, në përfundimin e tij, u pajisën me ”Deftesë aftësie për shkollë fillore”, ku në deftesën e Sejatit thuhet se Sejat Bihuci ashtë i zoti si mësues i kategorisë së dytë të japë mësim në ndonjë shkollë fillore të Shqipërisë”. Por, për këta mësues të rinj puna nuk përfundonte me përfundimin e kursit. Ajo tani fillonte për ta. Ata duhet t’i përvisheshin punës për përgatitjen e këtij aksioni të madh. Ata duhet të fillonin nga propagandimi për rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe nga të gjithë shqiptarët, pasi, sikundër dihet, në atë periudhë niveli i kulturës së popullit nuk ishte në lartësinë e duhur për të kuptuar dhe vlerësuar se sa i rëndësishëm ishte mësimi i gjuhës shqipe dhe se duhej të çelej shkolla për të mësuar shkrim dhe këndim. Për këtë duhej një punë propaganduese për të ndërgjegjësuar fshatarët, për të shkëputur fëmijët e tyre nga punët e rëndomta, që ata i kishin ngarkuar të bënin dhe për t’i çuar në shkollë për të mësuar të shkruanin dhe të lexonin shqip.
Në përfundimin e kursit, në muajin tetor 1921, Sejatin po brenda këtij viti çeli shkollën e parë shqipe në fshatin Zhulat, sipas thënieve të djalit të Serjan Pulës, i cili ka qenë nxënës i Sejatit, në atë kohë, kur ai ka dhënë mësim në Zhulat. Në vitin 1922, ai çeli shkollën e parë shqipe në fshatin e tij Picar. Sipas të thënieve të ish nxënësve të tij pjesëmarrja në këtë shkollë, në atë periudhë, ka qenë shumtë. Nxënësit e parë të kësaj shkolle: Shefqet Peçi, Ali e Lahedin Peçi,Ali Ruci, Neki Mahmuti, Izet Dervish Ruko, Meto Ruko, Bilal Bilaj, Xhela, Sami e Sako Shehu,Ymer Ngjela, Subi Malo,Ymer Xhaferi, Bejushe e Veliko Peçi, Lesko Fetiu, Laze e Zenel Koko, Bedri Zumbuli, Hyskë Ngjelina, Hasim Tefiku (Demiri), Hasan Sejat Bihuci, Hasan,Tushë e Sherif Bihuci.
Gjithashtu, në vitin 1924, sipas të thënave të ish nxënësit të Sejatit, i quajturi Fejzo Sherametaj nga fshati Lekdush i Tepelenës, i cili pohon : “Sejati ka çelur shkollën e parë shqipe në qytetin e Tepelenës. Unë kam qenë nxënësi i tij.” Ai ka thënë gjithashtu se në këtë shkollë do të vinte si mësues Avni Rustemi, por ai nuk erdhi dhe në vend të tij erdhi Sejat Bihuci”.
Sejati mund të ketë hapur edhe shkolla të tjera në krahinën e Kardhiqit, apo në atë të Kurveleshit, por mungesa e dokumentacionit, i cili është djegur së bashku me shtëpinë më 1914 dhe më vonë, gjatë Luftës së madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare, vështirësojnë hedhjen dritë në këtë aspekt për këtë material kushtuar punës dhe jetës së Sejat Qerim Bihucit.
Krahas vështirësive ekonomike, me të cilat po përballej vendi ynë në atë kohë, edhe familja e Sejatit po i kalonte këto vështirësi së bashku me bashkëfshatarët e tjerë, të cilët ditën t’u bënin ballë këtyre vështirësive. Por, ai, krahas vështirësive ekonomike dhe moshës së tij të thyer, u përball edhe me halle të rënda e tepër të vështira, morale e shpirtërore, pasi i vdiqën njëri pas tjetrit njerëzit më të afërt si: vëllai, kunata, gruaja, fëmijët, fëmijët e fëmijëve të tij, kushërinj e të afërm të tjerë.
Por, ai me pjekurinë, zgjuarësinë dhe mençurinë e tij diti t’u bëjë ballë këtyre vështirësive kaq të rënda morale e shpirtërore për të dhe familjen e tij.
Ai vdiq më 25 mars 1938 në fshatin Shtëpëz, në moshën 86 vjeçare. Duhet thënë se familja e Sejatit, mbas ardhjes nga migrimi nga Vlora, më 1917, u sistemua në fshatin Shtëpëz, pasi shtëpia e tij në fshatin Picar ishte djegur nga ushtria greke dhe, si rrjedhojë e kësaj gjendjeje, ai qëndroi në këtë fshat duke blerë edhe shtëpi. Por, pavarësisht se ai qëndronte në këtë fshat, aktivitetin e tij e zhvillonte në vendlindjen e tij, në Picar, kjo sipas thënieve të tyre, që e kanë njohur nga afër dhe kanë jetuar me të. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sun Dec 28, 2008 10:06 pm | |
| 3.”Kontributi dhe roli, që ka dhënë S. Bihuci në përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe në vendlindje e më gjerë” Çelo Lamaj, mësues
Sejat Bihuci e filloi punën si mësues i shkollave të para shqipe në Zhulat më 1921, në Picar 1922 dhe në Tepelenë më 1924, pa ndonjë trashëgimi, pa ndonjë përvojë pedagogjike, pa mjedise për zhvillimin normal të mësimit, pa mjete didaktike. I kapi fëmijët nga dora dhe u mësoi të shkruanin a-në e parë shqipe. E pastaj këta fëmijë u bënë gjeneral legjendar, nëpunës të thjeshtë a me funksione, barinj e bujq të mësuar. E kërkuan interesat e vendit dhe Sejat Bihuci ngjeshi armët e doli në luftë, krahas burrave të fshatit, më 1914 kundër shovinistëve grekë dhe më 1920 kundër pushtuesve italianë, pa e rekrutuar dikush. Figura e Sejat Bihucit, mësuesi i parë patriot dhe shkolla e parë shqipe në Picar në atë kohë, kur ajo përpiqej të niste rrugën e saj, janë të lidhura ngushtë. Ato nuk janë inkluzive , por kanë përmasa, që dalin nga rrethi i vatrës dhe bëhen elementë të traditës kombëtare. Si të tilla ato duan më shumë interesimin e të tjerëve se sa të familjes. Kush duhet të merret më shumë me to se sa familja? Së pari i takon Shoqatës së Veteranëve. Së dyti intelektualëve të fshatit, kudo që ndodhen, duhet të formojnë shoqatën Atdhetare – Kulturore dhe me organin e saj publicistik, i cili do të zbulojë, bashkojë dhe do të ruajë identitetin picariot, do të evidentojë, do të përjetojë e do të propogandojë ngjarjet dhe figurat qendrore, që marrin pjesë aktive në zhvillimin e tyre. Sejat Bihuci jetoi në vitet 1852- 1938, gati ekskluzivisht dy periudha historike: Rilindjen Kombëtare dhe Pavarësinë. Ai u rrit bashkë me Rilindjen Kombatrae dhe jetoi momentet më kulmore të saj: Lidhjen e Prizrenit 1878 -1881, hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887 si dhe të shkollave të tjera që pasuan, gjer te hapja e Shkollës Normale në Elbasan më 1909; dy Kongreseve të Gjuhës Shqipe për vendosjen e alfabetit të njehsuar shqip në Shkodër në vitin 1902 dhe në Manastir në vitin 1908, ku u vendos alfabeti, që ka sot gjuha shqipe. Kjo ishte periudha e formimit gjuhësor, atdhetar dhe kulturor i Sejat Qerim Bihucit. Gjatë kësaj periudhe ai mbaroi shkollat, që kishte atëhere në Gjirokastër dhe pastaj vazhdoi studimet e larta fetare në shkollën “Mulqine” të Stambollit, ku u diplomua edhe “Hoxhë”. Periudha e dytë e jetës së tij, ishte ajo pas shpalljes së pavarësisë. Në shpalljen e pavarësisë shqiptarët nuk e fituan lirinë politike. Pushtimi i Shqipërisë me fillimin e Luftës Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, u bë prezent e luftrave territoriale për shpëtimin kombëtar, përfshinë gjithë Shqipërinë e zgjatën që nga viti 1914 deri më 1920. Në këto rrethana, hapja e shkollave shqipe, që filloi nga rilindasit u kufizua. Prandaj mund të themi se hapja e shkollës shqipe në Zhulat nga Sejat Bihuci më 1921 dhe në Picar më 1922, është vazhdim i aksionit të rilindsave e ai rradhitet ndër ata atdhetarë. që lidh këto të dy periudha, bashkëkohës i Çajupit, Mjedës, Nolit, Asdrenit e tjerë. Krahas vështirësive që i delnin Sejat Bihucit si mësues i shkollave Shqipe, mund të flasin edhe për rrethana favorizuese. Me mbarimin e kursit pedagogjik në tetor 1921, Sejati çel shkollën në Zhulat po në këtë vit. Ka ekzistuar edhe më përpara interesi i picariotëve për të mësuar. Dihet të paktën se që nga viti 1909 në Picarin e sipërm ka pasur shkollë, ndonëse mësimi zhvillohej në gjuhën turqishte. Në mësimin e gjuhës turke zhvillohej edhe matematikë. Në këtë kohë hoxha, që zhvillonte mësim ishte Ahmeti nga Trikalla. Si klasë shërbente dhoma e xhamisë ku flinin të huajt, e cila quhej “Amelikua”. Në vitn 1921 u hap për herë të parë shkolla shqipe me mësues Qemalin me mbiemër anonim nga Nivica. Fakti që sheh Bastrua dërgoi vajzën e tij, Ballkëzen në shkollë, tregon për dëshirën që kishin picariotët për mësimin e gjuhës shqipe. Kjo shkollë nuk pati më shumë se një muaj jetë. Një nga arsyet e mbylljes ishte mungesa e mjedisit për të zhvilluar mësimin, pasi mësimi u zhvillua në shtëpinë e Halil Haskës.
Në vitin 1922, Sejat Bihuci hap shkollën e parë shqipe me nxënësit e mëposhtëm (shih tabelën me emrat e nxënësve faqe…. shënimi im L.S.)
Siç shihet me hapjen e shkollës së parë për të mësuar 26 nxënësit e midis tyre dhe një vajzë, tregon dëshirën e picariotëve për të mësuar. Me interesimin e intelektualëve picariotë u shit kullota e quajtur “Gjanar”, u siguruan lekët dhe më 1923 u ndërtua godina shkollore. Që nga ajo kohë shkolla në Picar do të vazhdojë të presë e të përcjellë të mësuar, deri sa u mbyll në vitin 1939 me pushtimin e Shqipërisë nga Italia.
Më 1942 u hap përsëri me mësues Vehap Muçon nga Gjirokastra. Pas Luftës së madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare u shënuan hapa të tjerë në fushën e arsimit në Picar: U hap shkolla në Picarin e sipërm dhe të poshtëm. Të gjithë fëmijët u ulën në bangat e shkollës. Në vitin 1947 figurojnë 15 nxënës në klasën e parë, në vitin 1948 13 nxënës, më 1949
10 nxënës, më 1950 6 nxënës.
Në vitin 1950 fshatarët me punë vullnetare grumbulluan materialet e ndërtimit dhe u ndërtua godina e re shkollore. Në atë kohë u hap shkolla 7 vjeçare. Nga kjo kohë, shkolla e Picarit u bë qendër e arsimimit për fshatrat Shtëpëz, Kolonjë dhe Humelicë. Krahas mësimit që zhvillohej, ditën u organizuan kurse kundër analfabetizmit. Krahas mësimit me shkëputje nga puna u hapën shkollat e natës e pjesa më e madhe e të rinjve u pajis me arsim 7 vjeçar. Në këtë kohë dhe arsimi parashkollor 550- 600, 25 mësues. Në vitin 1976 u hap shkolla e mesme e mbrëmjes, në degën ‘Agromoni”, e cila vazhdoi deri në vitin 1984. Nga viti 1984 hapet shkolla e mesme e ditës në degën “Agronomi” me shkëputje nga puna. Që nga viti 1993 funksionon shkolla e mesme e përgjithshme. Nga kjo shkollë kanë dalë e kanë vazhduar shkollat rreth 120 djem e vajza, nëdegë të ndryshme. Ndryshimet demografike, që ndodhën kohët e fundit në fshat kanë bërë që të pësojnë ndryshime rrënjësore sasiore e cilësore në shkollë, pra bie numri i nxënësve. Krahas dukurive të tjera negative u shfaq dhe braktisja e shkollës nga ana e nxënësve. Kontigjentin më të madh të fëmijëve, që i kthyen krahët shkollës e përbëjnë fëmijët në emigacion, të cilët iu nënshtruan punës së rëndë fizike dhe padronit të huaj. Vitet 1990 ishin më të errtat në historinë e arsimit dhe të kulturës shqiptare. Në sajë të pushtetit vendor që mori shkollën në ruajtje si objekt me rëndësi, kujdesit të nxënësve dhe mësuesve, u ruajt struktura e shkollës, kontigjenti i mëuesve dhe i nxënësve sa për të mbijetuar, pa u dëmtuar baza materiale: kabinetet, laboratorët e biblioteka.
Me gjithë shënjat e shpresës, shkolla dhe mësuesit, sidomos në fshat, nuk e kanë fituar kujdesin, që meritojnë. Nga fshati kanë dalë intelektualë e shkencëtarë modestë, por edhe politikanë. Lënia e shkollës dhe e mësuesve në fshat në harresë ose anash vëmendjes, do të bëjë që burimi i talenteve të reja që do të rrjedhë nga fshati do të derdhet kot. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sun Dec 28, 2008 10:07 pm | |
| 4.”Mbi kontributin e S. Bihucit në administratën shtetërore të asaj periudhe” Besnik Shehu
Vjen një kohë apo një moment sa jetësor edhe njerëzor që vetëgjykimi apo gjykimi i brendshëm i një individi, institucioni apo komuniteti ta ndiejë të nevojshme të flasë, të vlerësojë individët, që jetuan apo jetojnë midis njerëzve të thjeshtë, të shumtë. Me këtë këndvështrim dhe motivim do të shikoja edhe aktivitetin e sotëm si një nismë tepër njerëzore dhe domethënëse të Komunës Picar në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore,në përkujtim dhe vlerësim të njeriut, mësuesit, patriotit dhe pushtetarit Sejat Bihuci. Nuk hyn në kategorinë e atyre njerëzve, për të cilët është shkruar,por hyn në kategorinë e atyre njerëzve që është folur dhe flitet për të. Që të shkruhet për të është gjë e mirë, por e shkruara mund të qe e mbyllur në një broshurë dhe në një bibliotekë dhe jo kushdo mund të interesohej për ta lexuar, ndërsa, kur flitet në gëzime apo hidhërime, në përkujtimore apo biseda të çastit, tregon se dikushi nuk e mori nisiativën për të shkruar për të, por, ndërkohë, shumëkushi e kujton dhe flet gjithnjë për Sejatin.
Në këtë pikëpamje emri i Sejat Bihucit, kontributi i tij merr vlera me të mëdha, siç duket kujtesa njerëzore masive nuk e ka harruar. Sejati në jetën e tij të gjatë është motivuar nga dy momente: a. T’i shërbejë vetvetes që nga mosha e re, duke u arsimuar dhe deri në pleqërinë e tij përsëri duke u arsimuar.
b. Gjithë arsimi i tij, po nga ai është vënë në shërbim të nevojave që koha, historia ka kërkuar përballë individit shqiptar.
Sejatin e shikon njeri të penës e të pushkës, e shikon mësues, fetar, e pushtetar në fshatin etij të lindjes, në nënprefekturë, në gjykatë. Pra, një njeri midis fëmijëve për të mësuar shqipen, një njeri midis besimtarëve, një njeri midis luftëtarëve dhe një njeri mes njerëzve për të zgjidhur hallet e tyre. Nuk ka gjë më të vyer që kujtesa e fëmijës, e besimtarit, e luftëtarit, e njeriut të thjeshtë të të mbajë midis tyre. I përjetshëm qoftë kujtimi i njeriut midis njerëzve!
5.”Kontributi i S. Bihucit në lufëtrat e krahinës së Kurveleshit në vitet 1914 dhe 1920” Lifto Peçi, Kryetari i Këshillit të Komunës Picar, mësues
Kumtim
Picari ka qenë i lidhur vazhdimisht për jetë a vdekje me të gjithë fshatrat e Kurveleshit. Me gjokset e trimave të Kurveleshit, trojet u mbrojtën me gjak dhe u shkrua faqe e lavdishme në historinë e tij. Kurveleshi ka qëndruar kështjellë e pamposhtur, duke mbajtur kurdoherë të pashuar zjarrin e luftës për liri. Mbi këtë kështjellë të pamposhtur, duke mbajtur kurdoherë të pashuar zjarrin e luftës për liri. Mbi këtë kështjellë të pampomposhtur, rrethuar prej maleve, valoi flamuri i lirisë, i cili u mbajt lart kurdoherë nga bijtë dhe bijat e tij. Një ndër ata bij, që ka luftuar me pushkë në dorë kundër pushtuesve të huaj, ka qenë dhe mësuesi patriot i këtij fshati, Sejat Qerim Bihuci. Në vitin 1914, në kohën, kur ushtria e andartëve grekë të Elefter Venizollisit sulmuan Kurveleshin për ta plaçkitur e djegur, patrioti Sejat Bihuci, megjithëse në moshë 62 vjeçare, luftoi së bashku me gjithë picariotët e tjerë për mbrojtjen e trojeve të fshatit dhe mbarë krahinës së Kurveleshit. Pas 6 muajsh rezistencë të përgjithëshme, duke u shkaktuar humbje të ndjeshme forcave armike, të ndodhur përballë mungesës së furnizimeve me municion e ndihmës për t’i shpëtuar barbarizmave të ushtrisë greke, gjithë kurveleshasit e me ta ehe picariotët, u shpërngulën dhe u vendosën në lumin e Vlorës. Mësuesi dhe patrioti Sejat Bihuci, së bashku me familjen, deri në vitin 1916, qëndroi në Vlorë. Në tremujorin e parë të vitit 1917, pas largimit të ushtrisë greke, rikthehet përsëri në vendlindjen e tij. Mbas dy vjet sakrificash në ullishtat e Vlorës, së bashku me fshatarët e tij, kur kthehen në vendlindje, çdo gjë e gjen të kthyer në gërmadha. Nga 225 familje që ishin më parë, vetëm 163 mbetën të gjallë, kurse pjesa tjetër vdiqën nga uria dhe epidemitë, që u përhapën. Jeta në fshat ishte e rëndë.Ata nuk kishin asnjë mbështetje. Grekët nuk lanë gjë pa bërë, megjithatë, picariotët pranuan të strehoheshin në shpella e kasolle për të mos e braktisur vendlindjen e tyre. I ndodhur në këto rrethana, mësuesi patriot, Sejat Bihuci, vendoset në fshatin Shtëpëz, por ai punën dhe aktivitetin e tij s’e ndau asnjëherë nga vendlindja e tij Picar. Kështu sa herë që çeta e fshatit mblidhej për të luftuar, ai vinte dhe bashkohej me të. Këtë e tregojnë luftrat, që ka zhvilluar me çetën e fshatit Picar në vitin 1917 dhe në vitin 1920. Viti 1917 është viti i ardhjes së ushtrisë italiane në Shqipëri, ku ashtu si gjithë populli shqiptar edhe picariotët e pritën me luftë. Në këto luftra u dallua dhe i moshuari 65 vjeçari Sejat Bihuci. Patriotët gjithmonë kanë luftuar si brenda dhe jashtë tij, në mërgim për çështjen kombëtare. Kështu në vitin 1919 të 68 patriotët, të cilët ishin në mërgim së bashku me patriotë të tjerë, pjesëtarë të Shoqërisë “Vatra” të Amerikës, përveç protestave të shumta të kësaj organizate, për mbrojtjen e patriotit të madh Avni Rustemi, i cili eliminoi nga skena tradhëtarin Esat pashë Toptanin, dhanë falas pagën e një jave, duke dërguar të holla në Paris. Për shqiptarët në vitin në vitin 1920 problem i rëndësishëm mbetej largimi i trupave italiane nga vendi, por Italia ishte e vendosur të mos e dorëzonte Vlorën dhe rrethinat e saj. Në këtë situatë të krijuar qeveria shqiptare zgjodhi rrugën e kryengritjes së armatosur. Në Vlorë krijohet “Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare të Vlorës”. Me vendosjen e shpërthimit të kryengritjes më 19 maj 1920, çeta e Picarit e përbërë nga 64 vetë e komanduar nga Izet Dervish Rukua dhe Zenel Demiri, i përgjigjet menjëherë thirrjes së “Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare të Vlorës” për të marrë pjesë në luftë. Në përbërje të çetës merrnin pjesë nga më i riu 14 vjeçari Shefqet Peçi e deri te mësuesi 68 vjeçar Sejat Bihuci, i cili luftoi me trimëri në luftimet e përgjakshme, që u zhvilluan për çlirimin e Tepelenës. Me çlirimin e Tepelenës, ai së bashku me çetën shkoi në ndihmë të forcave vullnetare, që vepronin për çlirimin e Vlorës dhe të rrethinave të saj. Çetës së Picarit i takoi të sulmonte në mbështetje në afërsi të llogoreve italiane, pranë Qafës së Fierit. Nga presioni i ushtruar nga kjo çetë u kapën pozicionet e armikut. Në këto luftime u plagosën Tushe Bihuci, Jashar Hajredini dhe një person tjetër luftëtar i kësaj çete nga Lekdushi i Tepelenës. Patrioti 68 vjeçar, Sejat Bihuci, para interesave kombëtare, që shtroheshin për momentin, ai nuk llogarit as moshën e tij të thyer dhe luftoi së bashku me shokët e tij të çetës, deri në çlirimin e Vlorës dhe të rrethinave të saj. Për këtë meritë patriotike, në kuadrin e 50 vjetorit të Luftës së Vlorës, në vitin 1971, Presidiumi i Kuvendit Popullor të RPSH, me dekretin nr.4817 datë 02.03.1971, luftëtarët e çetës së Picarit i dekoroi me medaljen “PËR VEPRIMTARI PATRIOTIKE”Në kuadrin e 150 vjetorit të lindjes, që përkujtojmë sot me këto të pakta të dhëna që kemi, u mundova të ndriçoj sadopak figurën e këtij mësuesi patriot, i cili deri më sot për ne ka qenë i panjohur. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sun Dec 28, 2008 10:07 pm | |
| 6. Përshëndetje në emër të Këshillit të Qarkut
Të nderuar pjesëmarrës!
Në emër të Këshillit të Qarkut, dua t’ju them se ndjejmë obligim që të nderojmë e respektojmë kontributin e mësuesit patriot, Sejat Bihuci, ashtu si edhe të shumë patriotëve e atdhetarëve të kësaj zone dhe të krejt rajonit tonë, në kuadrin e 90 vjetorit të pavarësisë së Atdheut. Në këtë rast, përshëndes inisiativën e Drejtorisë Arsimore, të Komunës, të Kolektivit të mësuesve të shkollës së Picarit dhe të familjes së Sejdi Bihucit për organizimin e kësaj veprimtarie. Njëherësh sjellim ndërmend: përkushtimin e tij në vite në Zhulat, këtu në Picar, në qytetin e Tepelenës, në fshatra të zonës së Kurveleshit për mësimin e gjuhës shqipe, por edhe në strukturat vendore të pushtetit të asaj kohe si kryeplak i fshatit Picar për shumë vite, si sekretar i Nënprefekturës së Gusmarit, si sekretar i Gjykatës së Tepelenës dhe si kryetaksidar i rrethit të Gjirokastrës. Veprimtarinë e sotme e vlerësoj si një nderim dhe homazh, që i bëhet kontributit të këtij mësuesi e intelektuali patriot e që ashtu si shumë të tjerë, i kreu me përkushtim detyrat e tij arsimore e atdhetare.
Por, kjo veprimtari ëhtë shprehje e nderimit dhe respektit të kontributit të mësuesve të tjerë në vite të Picarit e të krejt zonës, si dhe për drejtuesit e mësuesit e sotëm të kësaj shkolle, të cilët po ecin në gjurmat e parardhësve të tyre. Shpreh bindjen se aktiviteti, puna dhe përpjekjet e mësuesit, intelektualit patriot dhe luftëtarit Sejat Bihuci, do të të mbeten të paharruara, jo vetëm për mësuesit dhe nëpunësit e administratës së sotme, por për të gjithë banorët e Picarit dhe më gjerë.
Gëzuar 80 vjetorin e çeljes së shkollës shqipe! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sun Dec 28, 2008 10:08 pm | |
| Fjala përmbyllëse e aktivitetit përkujtimor
Të nderuar pjesëmarrës: të ftuar, bashkëfshatarë, miq, shokë e të afërm!
E nderuara Nënkryetare e Parlamentit!
I nderuari Ministër i Arsimit dhe Shkencës!
I nderuari Deputeti i zones!
Të nderuar Prefekt i rrethit, Kryetar i Qarkut, Kryetar i bashkisë së Gjirokastër ,Drejtor i Drejtorisë Arsimore të Rrethit!
Me përundimin e këtij aktiviteti përkujtimor, kam kënaqësinë që në emër të familjes së Bihucajve, t’ju falënderoj për nderin dhe respektin që na bëtë me pjesëmarrjen tuaj për të të përkujtuar ndihmesën atdhetare e arsimore të Sejat Bihucit, që gjer më sot, por pa kujdesin tonë dhe të kufizimeve që buronin nga sistemi monist, nuk është njohur e vlerësuar figura e këtij personaliteti. Megjithëatë, ashtu siç thotë ,një fjalë e urtë popullore “Më mirë vonë se kurrë”.
Sot u krijuan kushtet që u hodh dritë mbi veprimtarinë e kësaj figure, që zë vend nderi në historinë e Picarit dhe më gjerë. Ashtu, siç u theksua nga parafolësit në kumtesat e tyre, Sejat Qerim Bihuci ka zhvilluar një aktivitet të gjerë shtetëror si i zgjedhur ose i emëruar, si luftëtar i lirisë dhe i pavarësisë, si nismëtar i çeljes të shkollës së parë shqipe në krahinën e Kardhiqit, Tepelenës, Kurveleshit për mësimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe. Nuk kam ndërmend të përsërit parafolsit, por dua të theksoj se Kurveleshit në përgjithësi edhe Picarit në veçanti, nuk i kanë munguar burrat, që janë dalluar për guximin, trimërinë, mençurinë, zgjuarsinë, të cilat i kanë vënë ato në shërbesë të interesave të vendit dhe të popullit të tij. Artisti popull, bëmat e këtij kontigjenti inteligjent atdhetarësh i ka ngritur në piedestalin e përjetësisë në vargjet:
“Kurvelesh s’të kanë munguar,
djemtë e tu mendjendritur,
që gjithmonë kanë luftuar
për një Shqipëri të ditur”.
Së fundi, shpreh mendimin tim se në të ardhmen me fakte e dokumente të reja, që mendoj se do të zbulojmë e grumbullojmë, do të pasurojmë veprimtarinë njohëse të Sejat Qerim Bihucit, me qëllim që të ngrëmë figurën e tij në lartësinë që i përket.
Në përfundim, më lejoni që të falënderoj organizatorët e kësaj veprimtarie, ata që kontribuan në përmbajtjen e saj, autoritetet qendrore, të cilët me prezencën e tyre vlerësuan këtë figure, që e kishte zënë pluhuri i harresës. Dua të falënderoj të gjithë të ftuarit, miqtë, shokët, bashkëfshatarët dhe të afërmit, që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet përkujtimor, i cili është një eveniment i rëndësishëm edhe për familjen tonë dhe më gjerë. Gjithashtu dëshiroj të falënderoj të gjithë ata persona, të cilët mundësuan financiarisht për zhvillimin e këtij aktiviteti. Ju faleminderit të gjithëve!
Limoz Bejazi Bihuci
Gjirokastër, 13 nëntor 2002 | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sun Dec 28, 2008 10:08 pm | |
|
Vendimi i Komunës Picar
Nr.6 datë 04.03.2003
“Nderi i Komunës” me motivacion : “Patriot dhe veprimtar i shquar për hapjen e shkollave shqipe, për dije e emancipim kombëtar”
Sejati ishte martuar me vajzën e Sadik Nelës, ose Kohilës, nga fshati Shtëpëz, e quajtura Shade, me të cilën ai lindi katër fëmijë, tre djem: Hasanin, Qemalin, Bejazin dhe vajzën Adile. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci Sun Dec 28, 2008 10:09 pm | |
| Pema gjenelogjike e familjes BIHUCI
Një nga pikësynimet e njerëzve të arsimuar,krahas të tjerave është evidentimi i gjenezës së familjes. Në këtë kuadër për të krijuar një plotësi pasqyrimi kërkohet një angazhim i madh për të zbuluar pemën gjeanologjike. Është detyrë imediate dhe e qenësishme një përcjelleje e bukur e breznive, ku brezat janë të interesuar për brezat e tyre parardhës. Krahas njohjes së origjinës, që është e domosdoshme, është dhe krenaria origjinore, e cila të jep shtysë për të vijuar dhe rritur degëzimet e pemës brezive. Duke u marrë me rastin konkret:
Fisi Bihuci, fis autokton picariot. Bën pjesë në Mëhallën e “Skëndo Agare”, e cila ishte mëhalla më e madhe në fshat. Fiset nga të cilat përbëhej kjo mëhallë: 1. Fisi Bihucaj (Në këtë fis përfshihen edhe familjet e Zumbulajve, të Demirajve, të cilët më parë janë quajtur Bihucaj, por më vonë e kanë ndërruar mbiemrin). Fisi i Ziflaj, Seferaj, Begaj, Ngjelinaj, Xhemaliaj (Hajdinaj) dhe fisi i Sinanaj. Nga fakti i djegies së dokumenteve të shtëpisë në Picar, në vitin 1914, rëndon edhe eliminimi i shumë njohjeve dhe përcjelljes së gjenezës të fisit Bihuci, por unë jam munduar që të hedh dritë për këtë problem, i cili gjithmonë përcillet në brezat pasardhës. Babai im, Bejaziu, më ka dhënë një kontribut të madh për të ndriçuar këtë gjenezë. Fisi i Bihucajve përbëhej nga 6 vëllezër dhe një motër. Nuk dihet emri i babait të pesë vëllezërve: Çelos, Çaushit, Seitit, Shametit dhe vajzës Merzo……… Merzua ishte nëna e Kapo Vesel Bihucit. Babai i Merzos, meqënëse nuk kishte djalë, mori dhëndër brenda ( Veselin).
Gjeneza e fisit të Bihucajve përbëhet nga kjo vëllazëri:
6 vëllezër dhe një motër
I. Qerim Bihuci II. Gasto Bihuci (Dodia)
a. Sejat Qerim Bihuci
b. Rexho Qerim Bihuci
c. Sejdi Qerim Bihuci
III. ? Bihuci IV. ? Bihuci
a. Merzo Bihuci a. Çelo Bihuci
V. ? Bihuci VI. ? Bihuci
a. Seit Bihuci a. Çaush Bihuci
VII. ? Bihuci
a. Shamet Bihuci
b. Kadife Bihuci (Gjoni)
Vëllazëria Bihuci ka patur këta fëmijë:
1. Qerim Bihuci, Babai i Sejatit
A. Sejat Bihuci B. Rexho Q. Bihuci C. Sejdi Q. Bihuci
1. Hasan S. Bihuci 1. Kadire R. Bihuci (Peçi) s’ka qenë i martuar
2.Qemal S. Bihuci 2. Ziver R. Bihuci
3.Bejazi S. Bihuci
4. Adile S. Bihuci
II. Gasto Bihuci (Dodia) Gjirokastër
III. Bihuci, emri i babait të Merzos
A. Merzo Bihuci
1. Sirme Vesel Bihuci (Malaj) Picar
2.Nurihan Vesel Bihuci (Koko) Picar
3. Kapo Vesel Bihuci
IV. ? Bihuci, emri i babait të Çelos
A. Çelo Bihuci
1. Sherif Çelo Bihuci
2. Kali Çelo Bihuci (Goxhaj) Picar
V. ? Bihuci, emri i babait të Çaushit
1. Çaush Bihuci
1. Selman Çaush Bihuci
2. Sherif Çaush Bihuci
3. Hasan Çaush Bihuci
4. Gjylfidan Çaush Bihuci (Aloçi) Prongji
VI…………?……….., emri i babait të Seitit
A. Seit Bihuci
1. Tushe Seit Bihuci
2. Hajredin Seit Bihuci
3. Shero Seit Bihuci (Çeli) Kolonjë
4. Farfuri Seit Bihuci (Gërbi) Kolonjë
VII. Bihuci, emri i babait të Shametit
A. Shamet Bihuci B.Kadife Bihuci (Gjoni) Picar
1.Hamzo Shamet Bihuci
2.Hatixhe Shamet Bihuci (Muro) Picar
Babai i Sejatit, Qerim Bihuci, ka qenë i martuar me Sulltanën, nga fisi i Delajve nga Picari | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Misionari i Dijes nga Limos Bihuci | |
| |
| | | | Misionari i Dijes nga Limos Bihuci | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |