Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 12:17 am

-Pres mendimin tuaj...! përsëriti kryetari,duke i tonuar fjalët një e nga një.

Asnjë përgjigje.

-E dija që jini të papërgatitur për një befasim të tillë.Dhe kjo e ka shpiegimin e vet.Jini mësuar t'i nxirrni gështenjat nga zjarri me duart e të tjerëve.Dhe jo vetëm t'jua nxjerrin,por edhe t'jua qërojnë e t'jua japin të gatshme

në gojë e t'iu thonë:-Urdhëroni,zotërinj,hajini ! Po thuaj mirë që jam unë,se ndryshe do të bridhnit si beduinët në shkretëtirë dhe nuk do të gjenit asnjë oaz poetik,ku të freskonit dhe të shuanit etjen tuaj të zhuritur !

Puna e mendjes,do mendje,thotë një fjalë e urtë.Dhe unë kam qenë përherë një lundërtar i zoti i detit të urtësisë...

-Po sikur të propozonim Ilirin,-theu heshtjen zëri i butë i Halimit.

-Unë do të shtoja edhe Albanin,-tha Andoni.-T'i diskutojmë.Të dy janë shkrimtarë të vërtetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 12:18 am

-Kopukë ! u shfryu ashpër kryetari.-Kopukë e shkuar kopukut ! Kini ardhur për të ndarë çmimet këtu,apo për t'u tallur ? Kini ardhur me mend në kokë,apo e kini lënë mendjen në shtëpi dhe kini ardhur këtu si teveqelë ?

Ç'më propozoni Ilirin dhe Albanin ! Oh,mjerë ju për mendjen tuaj ! Mjerë ju që nuk shikoni më tej se hunda juaj ! Po ju mësoj unë si ndahen çmimet letrare !

U ngrit nga vendi me vrrull dhe shkoi në dhomën tjetër.Paspak u kthye me një glob në dorë.Halimi me Andonin mbetën gojëhapur.Po kjo...? Por nuk patën kohë ta linin habinë e tyre të lëshuar,si kalë pa zot.Jua mblodhi frerët kryetari.

-E shihni këtë? Ky quhet glob.Dhe e rrotulloi me lehtësinë e rrotullimit të një fuge nga dora fëminore.Ndërsa globi rrotullohej,ai vuri gishtin e tij tregues në një pikë të tij.Globi ndaloi në çast.-Këtu ! tha.-Pikërisht këtu,tek kjo pikë e globit do të shkojë çmimi ''Pena e artë'' !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 12:18 am

Dy antarët e komisionit shqyen sytë dhe i përqëndruan me vëmendje të veçantë tek pika nën majën e gishtit, ashtu siç përqëndrojnë mjekët vështrimin e tyre mbi një plagë.Po nuk kuptuan gjë prej gjëje.Misteri nuk po e griste ende perden e zezë dhe ata mbetën si më parë..

-Këtu,zotërinj,-ndodhen ishujt Fixhi.Po,po,ishujt Fixhi.Po ç'lidhje kanë ishujt Fixhi me çmimet e revistës sonë ?

Kanë atë lidhje,që nuk jua rrok dot mendja juaj e varfër.Mendja juaj nuk del dot jashtë mureve të kafeneve.Pas vitit 1990,kur shqiptarët u shpërndanë si bletët anembanë globit,njerin prej tyre e shpuri fati në ishujt Fixhi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 12:18 am

Ky shqiptar e bir shqiptari,kur e pa veten mes palmave tropikale, rrethuar nga të katër anët nga uji i oqeanit, pati një shpërthim të talentit të tij të madh,të cilin e mbante të ndrydhur si nusja e martuar me mblesëri, dashurinë e saj të parë.Talentit të tij të madh i dha shtysë malli i zjarrtë për atdheun e tij të largët,i cili e brente përbrenda si krimbi zemrën e drurit.Ai na ka dërguar pesë poezi të mrekullueshme e bashkë me to edhe një ftesë për të vizituar këta ishuj magjikë brenda vitit të ardhshëm.Në poezitë e tij brilante,malli për atdheun e tij të dashur,derdhet si mjalti mbi ëmbëlsirë.Po ju lexoj vetëm njerën prej tyre.Titullohet ''Mall''.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 12:19 am

''Nën palmat e larta,

si qafa xhirafash,

rri dhe mendohem:

si më solli fati,

në këtë pikë të dheut?

I etur pi ujin e gjithë oqeanit,

po prapë s'më shuhet,

malli i mëmëdheut''.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 12:19 am

Ky art i madh,meriton edhe vlerësim të madh.Desha të them ''Penën tonë të artë''.Ta gëzosh ''Penën e artë'', o shqiptar i ishujve Fixhi ! -tha me zë të lartë,me vështrim mbi pikën e vogël të ishujve të mesoqeanit dhe mati me sy Halimin dhe Andonin,që vazhdonin të rrinin si të ngrirë.E meqë ata nuk po bëheshin të gjallë,

kryetari e ngriti zërin:-Mos kini ndonjë kundërshtim,zotërinj?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 12:19 am

-Jo,jo,-thanë të dy me zë të ulët,si nxënësit me njohuri të kufizuara,që nuk kanë ç't'i shtojnë sqarimit të mësuesit.

-Atëhere shqiptari i ishujve Fixhi,bëhet fitues i çmimit ''Pena e artë''.Ta gëzojë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 12:20 am

Ndarja e çmimeve mori fund. 2008.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 3 EmptyMon Dec 22, 2008 12:21 am

Autori ILJAZ BOBAJ nepermejt ketyre epigrameve, fabulave dhe shkrimit humoristik u uron gjithe forumisteve :"Gezuar Vitin e RI 2009 dhe Krishtlindjet".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj   Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
 Similar topics
-
» - ESE - DHE FABULA TË NDRYSHME

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: