|
| Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Mon Dec 22, 2008 12:01 am | |
| PARAFUSHATË ZGJEDHORE
---------------------------------------------
Dhelpra dilte derë më derë,
mblidhte gomerë.
I ushqente me bar e tagji,
i strehonte në stallë për bukuri.
Kafshët e tjera vranë mendjen gjatë:
-Ku do të dalë dinakja bishtgjatë...?
Një ketër truppakët,
i shkoi pranë:
-Si shpiegohet ky kujdes i paparë ?
Kjo bie ndesh me tëndin karakter...!
-Eh,o ketër,s'more vesh një herë !
Veshgjatët,
nuk i mbaj kot si ujët e pakët
dhe i përkujdes me ç'më vjen për dore.
Pas dy muajsh vjen fushata zgjedhore,
s'kupton as kaq,o lumë e përrua,
Do jenë ata që do pëllasin për mua.
ATË E BIR
----------------
-Baba,nga e tërheqin njeriun ?
--Nga dora,bir,pse si është puna ?
-Unë kam dëgjuar mamin që thotë:
''Burrin tim e tërheqin nga hunda''. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Mon Dec 22, 2008 12:02 am | |
| PLEHHEDHËSI
-----------------------
Aty mes arash,në anë të pyllit,
një fshatar plehronte arën e fqinjit.
Një tjetër e pa:
-Nga të tillë na ruaj,
lë arën e vet,
plehron arën e huaj ?!
Plehhedhësi i doli përballë ironisë:
-Plehroj arën e kryetartit të partisë.
Hëm,të kuptova sapo gojën hape,
duket që s'ke përvojë partiake...
Duhet ta dish,nga këto plehrime,
do dalë edhe plehu për arën time... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Mon Dec 22, 2008 12:02 am | |
| FERRAMBJELLËSI
-----------------------------
Tani çudia kish ardhur tek dera:
në arën e fqinjit,
dikush mbillte ferra !
Një udhëtar e pa,ndaloi,shqeu sytë:
-Epo kjo është çudi mbi çuditë ?!
Ngrehuni,o duar,e bjerini kokës,
lë arën e tij,
ferron arën e botës ?!
-Më kot i fut thumba ironisë,
unë bëj thjesht detyrën e partisë.
Këtë arë-kufi me arën tonë,
kryetari i opozitës e ka për pronë.
Mesa duket,partisë sonë,
s'ia ditke taktikën:
ne nuk ndreqim veten,
shkatërrojmë opozitën. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Mon Dec 22, 2008 12:02 am | |
| ÇATIA DHE ÇADRA
------------------------------
''Burri-çati e shtëpisë'',
kësaj,grua,s'ke ç'i thua !
-Hera-herës,-tha e shoqja,-
është edhe çadra e gruas. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Mon Dec 22, 2008 12:02 am | |
| KËSHILLTARJA
------------------------
Dhelpra e pranoi detyrën,
të bëhej këshilltare e luanit mbret
dhe i përveshi krahët punës.
-Kjo,i tha ketri,-s'më duket e udhës.
Mesa gjykoj këtej,majë pemëve,
mendjen tënde e bën të varur,
nga mendja e të tjerëve.
-Përkundrazi,-tha dhelpra,
me një buzëqeshje intime,-
do veprojë edhe mbreti,
me mendjen time. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Mon Dec 22, 2008 12:03 am | |
| INTERVISTË ME NJË PUSHTETAR
----------------------------------------------------
-Më thoni,sa kohë do t'ju mbajmë mbi krye,
ju pushtetarëve,që s'kini të ngopur ?
-Ne do të jemi këtu në majë,
sa kohë t'i hajë gënjeshtrat ky popull. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Mon Dec 22, 2008 12:03 am | |
| FILMIMET
---------------
Majmunit i nxorrën filmimet,
drejt e nga aparati.
-Këtu,-i thanë,-na jep shpiegime,
se s'mban më ujë pilafi !
Tek ky filmim,për shef luanin,
fjala të rrjedh si mjaltë.
Tjetri filmim,prapë për luanin,
nga goja vjell farmak.
Leri përdredhjet e mashtrimet
dhe dili për zot fjalës !
-...Lëvdatat...ia bëj para syve,
të tjerat...prapa krahësh. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Mon Dec 22, 2008 12:03 am | |
| DHELPRA KËSHILLON DRERIN
------------------------------------------------
Dhelpra i jipte këshilla drerit,
të sapoemëruar në detyrë pushteti.
-Në punë bëj ç'të duash,-s'bën zarar,
për punën s'pyet kush,
e ndreqi,s'e ndreqi.
As aftësinë s'e vë kush në kandar.
Veç vur vath në vesh një këshillë:
në do ta mbash detyrën e pushtetit,
mos i dil kundër kryetarit të partisë !
Lere mënjanë krenarinë,që kanë drerët,
sillu urtë e butë,
ul kokën si të tjerët ! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Mon Dec 22, 2008 12:04 am | |
| MONEDHA
------------------
Mes lekëve si fletë byreku,
i zoti kish një monedhë leku.
Një ditë,si bëri dashuri,
ia dha të dashurës së tij.
Ajo drejt në shtëpi e shpuri.
E la ajo,e mori burri.
Të njëjtën gjë edhe ai,
ia dha të dashurës së tij.
Monedha rri e flet me vete:
-Në këtë botë,lere se ç'vete...! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Mon Dec 22, 2008 12:04 am | |
| TË MENÇUR DHE TË MARRË
---------------------------------------------
Pyetën të marrin:-Pse s'bëtë parti më vete ?
-E, ç'vlen,-u tha,-të drejtojë budallai budallanë,
kur na mirëpresin në partitë e të mënçurve
dhe na hapin rrugën t'u bëjmë komandë ? | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Mon Dec 22, 2008 12:05 am | |
| MISIONI I ZAGARËVE
---------------------------------
Ia nisën zagarët e rrugës,
njëherësh ham e ham
dhe iknin vrap,ktheheshin zhurmshëm,
me lehje poshtë e lart.
-Mos u kanoset ujku dhenve,
a njerëzve ndonjë kob ?
Dhe nderej pyetja si mjegull,
shpiegim nuk gjente dot.
Po një zagar,në pikë të vrapit,
me lehje dha shpiegim:
-Po përgatisim situatën,
vjen shefi i partisë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Mon Dec 22, 2008 12:05 am | |
| REKLAMA DHE MALLI
----------------------------------
Thërriste hauri:
-Jam plot e përplot !
(vetvetes i bënte reklamë).
Të joshur nga ç'dëgjuan prej tij,
njerzit shkuan e panë,
atë që s'dukej nga jashtë.
* * *
...Hauri,që thërriste me të madhe,
brenda kishte ca kashtë... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Mon Dec 22, 2008 12:05 am | |
| HAPJA E UDHËS
---------------------------
Ndodhi ajo që s'e priste njeri:
dhelpra me qenin bëri dashuri.
E pa dhelpraku,zemra i therri:
-Ah,dhelpër,dhelpër,ke shkelur nderin !
Ia ktheu dhelpra:-Thjesht hapa udhën,
të shkoj nesër në darkë të ha pulën. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Mon Dec 22, 2008 12:06 am | |
| ALEANCA
----------------
Lepujt formuan partinë e lepujve
dhe shpallën programin:
''Të mbrohemi nga gjahtarët ''.
* * *
Në zgjedhje,
bënë aleancë me zagarët. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Mon Dec 22, 2008 12:06 am | |
| NË ANË TË LUMIT
----------------------------
I mënçuri mendohej në anë të lumit:
-Do vë këmbën,
në majë të gurit,
pastaj tek tjetri,tek tjetri më tej
dhe...hop matanë ujit !
Po prapë mëdyshej:
-Po sikur të shkas?
Dhe mendjen e vriste prapë e prapë...
I marri erdhi,
në pikë të vrrullit,
një këmbë në gur,
një këmbë në ujë,
u gjend matanë lumit.
Iu kthye të mënçurit:
-Rri aty ku je,
mjerë ti i mjeri,
për mendjen që ke !
Tjetri ca fjalë,
përtypi tek dhëmbët:
-Unë dua të hidhem,
pa lagur këmbët... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Mon Dec 22, 2008 12:06 am | |
| LEHJA
----------
Sapo mbrëmja lëshonte terrin,
një qen lehte,sa të fuste tmerrin.
Kalimtarët me fjalë shprehnin simpatinë:
-Ah,ç'kafshë besnike,ruan shtëpinë !
I dëgjonte qeni,me vete nënqeshte:
-S' kuptojnë që leh,se trembem për vete... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Mon Dec 22, 2008 12:07 am | |
| DASHURIA DHE TRADHËTIA
-------------------------------------------
Në shenjë e vunë tradhëtinë:
-E pabesë,e djallëzuar !
Ti shkatërron dashurinë,
me etje të patreguar.
E ndjek ethshëm hap pas hapi,
si gjahtari prenë e vet,
në shteg,sa ta bie fati,
me dredhi e pret në besë.
-E ç'duhen kaq përcaktime,-
tha urtë e butë tradhëtia.
-Unë luftoj për veten time,
marr ç'lë mangut dashuria. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Mon Dec 22, 2008 12:07 am | |
| BISEDË FËMIJËSH
-----------------------------
Fëmija i parë:
-Kur nuk është babi në shtëpi,
tek neve vjen teta Sofi.
Sa më bezdis kur e dëgjoj,
nuk lë njeri pa zënë në gojë...!
Fëmija i dytë:
-Kur nuk është babi në shtëpi,
tek neve vjen xhaxhi Avdi.
Po nuk bën kurrë as fjalë,as zhurmë,
me mamin shkon,bie në gjumë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Mon Dec 22, 2008 12:07 am | |
| SAADIU DHE I PASURI
-----------------------------------
Saadiu,i madhi Saadi,
poeti i artë i Persisë,
sa lart ishte në dituri,
aq zhytur qe mes varfërisë.
Një ditë prej ditësh e pa ngushtë,
ai,poeti mendjelartë,
më i pasuri në dituri,
në xhep nuk kish asnjë qindarkë.
Ndaj mori rrugën i menduar,
prej varfërisë kërrusur,mpakur
dhe halli vet këmbët ia shpuri,
të kërkojë borxh tek një i pasur.
I pasuri,si e dëgjoi,
Saadinë e urtë mati me sy:
-Një pyetje në trurin tim,
më rri e varur si çudi:
Si ndodh kështu,asnjë i pasur,
nuk troket kurrë tek një i ditur,
i dituri tek një i pasur,
troket në derë,fort i uritur ?
Tani qe radha e Saadiut,
ta matëte tjetrin me sy:
dhe iu përgjigj poeti i madh,
me fjalë që rridhnin mënçuri:
-I dituri,se është i ditur,
di t'ia çmojë vlerën pasurisë.
I pasuri ka tjetër botë,
nuk ia çmon vlerën diturisë.
SHQIPTARI I ISHUJVE FIXHI
------------------------------------------- | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Mon Dec 22, 2008 12:15 am | |
|
SHQIPTARI I ISHUJVE FIXHI
-------------------------------------------
Tregim satiro-humoristik nga :ILIAZ BOBAJ
-Siç e dini,revista jonë letrare-artistike ''Era e mëmëdheut'',shpall çdo vit çmimet e saj vjetore,për krijimtarinë më të mirë këtu në emigracion,-ia nisi kryetari i komisionit të ndarjes së çmimeve, pasi u hodhi një vështrim të ftohtë Halimit dhe Andonit,që i kishin përqëndruar sytë mbi të.
Dhe vijoi:-Ky vit,që sapo uli siparin,ishte tërë befasime artistike.Njeri më i bukur se tjetri. Revista jonë,e cila mban peshën kryesore të botimit të prurjeve letrare,ka nderin dhe përgjegjësinë para letërsisë shqipe e pse jo edhe asaj botërore,të shpallë fituesit e saj.Ky nder dhe kjo përgjegjësi, i takon revistës sonë. Domethënë neve.Mua,të parit e...natyrisht edhe juve. Mendimi im është ta nisim nga fundi,për të dalë në majë.Si në një piramidë.Desha të them, nga çmimet e ulëta,për të mbërritur tek ''Pena e artë''.E di që mendimi juaj dhe imi përputhenplotësisht.Si gjithmonë.Jini ju ata,që nuk ma kini bërë kurrë fjalën dy.Prandaj mendoj se do të ishte më e udhës t'ju lexoj listën e fituesve,ashtu siç i kam parashikuar unë.Nuk besoj të kini ndonjë kundërshtim.Por edhe po të kini ndonjë mendim,natyrisht do ta diskutojmë me tolerancë e mirëkuptim të plotë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Mon Dec 22, 2008 12:15 am | |
| Demokracia ka qenë dhe mbetet brumi i punës së komisionit tonë.''Çmimin inkurajues'' mendoj t'ia japim Adrianit,atij studentit që kemi në Selanik.Kështu edhe atij i bëjmë pakëz qejfin, por edhe e mbajmë të lidhur pas qerres së revistës sonë.Halimi dhe Andoni panë njeri-tjetrin në sy, me një pamje të papërcaktuar,që më së shumti shprehte habi.
-E kuptoj mendimin tuaj miratues,-tha kryetari,duke tundur kokën.Dhe shtoi:-Adriani mbetet fitues i ''Çmimit inkurajues''.
Le të hidhemi tek ''Çmimi i tretë''.Këtë çmim mendoj ta marrë Ordeta.Është ajo vajza e re e brishtë si zanë,që i afrohet hera-herës revistës sonë.Poezia e saj është e lehtë si flladi,e bukur si ylberi.
Gjatë këtij viti ka botuar plot dy herë në revistën tonë.
-Unë nuk e njoh,-tha Halimi,me një zë të mekur,i cili nuk u kuptua nëse e lëshoi vet apo i doli padashur.
-As unë,-ngriti supet Andoni. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Mon Dec 22, 2008 12:16 am | |
| -Si nuk e njihni ! -u nxeh në çast kryetari i komisionit,duke e ngritur zërin në kreshendo.-Nuk e kuptoj, kë njihni ju,kur nuk njihni bashkëpuntorët e revistës sonë? Zaçen e Braçes njihni? Është ajo,të cilën dallga e mërgimit e hodhi në Zelandën e Re.Mos thoni që nuk e njihni,por që nuk doni ta njihni !
Thoni edhe atë,që nënvleftësoni brezat e rinj,të ardhmen e letërsisë ! Femrat krijuese,po ashtu !
Thoni edhe tjetrën,që nuk i njihni vlerat e vërteta të letërsisë së re moderne,që po troket në panteonin e letërsisë sonë ! Mendimi im është i prerë:Ordeta meriton ''Çmimin e tretë'' dhe pikë ! Kush është dakort?
Ishte në të mirë të punës së komisionit,që,pas fjalës së kryetarit,të dy antarët arritën të kuptonin vlerat artistike,që po i sillte Ordeta letërsisë shqipe.
-Jemi dakort ! -thanë me një zë.Dhe ngritën duart lart.
-Po ecim në unitet të plotë mendimi,-theksoi kryetari me zë të butë dhe vijoi:
-''Çmimin e dytë'' mendoj t'ia japim Ilir Cakinit,poetit shqiptar,mërgimtar në Kanada. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Mon Dec 22, 2008 12:16 am | |
| -Kush është ky?-pyeti Halimi.-E njeh ti,Andon?
-Jo.
Kryetari këtë herë u nxeh më shumë se herën e parë.U ngrit në këmbë.I ra edhe tryezës me grusht,aq sa Halimi me Andonin u mblodhën sa një dorë.
-Do mësoni ndonjëherë gjeografinë e krijuesve ju,apo do të mbeteni këtu,në hapësirat e ngushta të kafeneve të mërgimit? Matufë ! Dhe unë kërkoj mendimin tuaj ! Nuk e kuptoj,ka mendje kjo mendja juaj, apo ju ka lënë me shëndet? Ka gjykim ky gjykimi juaj,apo ju është firasur,si rakia në një shishe pa tapë?
Prapë fjala e kryetarit të komisionit e bëri efektin e duhur tek dy antarët e tjerë.Halimi me Andonin qenë katandisur për të qarë hallin. E kishin lëshuar timonin e gjykimit,si ai që e lë varkën të lirë në mes të detit dhe ia këput gjumit,duke e lënë atë në mëshirën e fatit.Vetëm se kishin një të mirë:me një të
bërtitur,zgjoheshin dhe vinin në vete.Pas këtij diskutimi demokratik,u arrit përsëri një mirkuptim i plotë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Mon Dec 22, 2008 12:16 am | |
| -Siç e shihni,po ngjitemi përherë e më lart.Me mirkuptim të admirueshëm.Tani kemi mbërritur tek “Çmimi i parë''.Ai i takon Agronit,mikut tonë poet.Po jo vetëm poet.Edhe dashamirës i revistës sonë, të cilën e ka sponsorizuar dy herë.Ky nuk i takon brezit të ri,por brezit të pjekur.Ka botuar pesë vjersha në revistën tonë dhe pena e tij nuk ka të pushuar.Ka një frymëzim të mbarë,si ajo era e mbrëmjes,që i shtyn varkat me vela në det.Duam s'duam ne,një talent i tillë ta rrëmben nga duart çmimin e parë dhe të thotë:''Më takon mua!''. Ne nuk kemi ç't'i themi tjetër,veçse:ta gëzosh!
Kryetari i komisionit ndali për një çast,buzëqeshi,hodhi sytë në drejtim të dy antarëve të komisionit dhe mori frymë thellë,sikur do të mësynte majën e një mali të lartë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj Mon Dec 22, 2008 12:17 am | |
| -Dhe tani na mbetet çmimi ''Pena e artë''.Vështirësia dhe bukuria,janë të dyja këtu.Të dyja madhore.
Të dyja sublime. Herë të rrëmben njera,herë të rrëmben tjetra.Herë të dyja bashkë.Si në ngjitjen e majës së Himalajeve.Këtu ju dua !
Dy antarët e komisionit prisnin emrin konkret të mëtuesit të çmimit.Por gabuan përsëri.Surpriza,që ju bëri kryetari,i hutoi.
-Pres mendimin tuaj...!
Ata u gjendën aq të papërgatirur,sa dukeshin si dy lolo fshati,që mbeten të hutuar,kur dikush i cakton në një detyrë,të cilën as që jua rrok mendja.Mbetën pa gojë. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj | |
| |
| | | | Epigrame dhe fabula nga fabulisti Iliaz Bobaj | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |