Historia, si u ndertua burgu i Burrelit ose burgu i te rrezikshmeve
Burgu i Burrelit, nje nder me te vjetrit ne Shqiperi eshte ndertuar gjate kohes kur mbreteronte Ahmet Zogu. Ky burg eshte ndertuar ne vitin 1938, dhe shiriti i perurimit te tij eshte prere nga kryeministri i kohes Koco Kota, per te cilin, per ironi te fatit, ky burg do te behej edhe varri i tij. Vetem pak vite me pas, kur ky burg u mor ne dorezim nga fitimtaret e luftes nacional-clirimtare, ish-kryeministri Kota eshte vrare, pas denimit qe mori ne kete burg. Ahmet Zogu e ka dizenjuar per kriminele ordinere me rrezikshmeri te larte, dhe me kete justifikohen edhe masat e larta te sigurise ne ndertimin e tij. Ne kete burg per 40 vite me radhe jane mbajtur ne qelite e tij te denuar, te cilet kishin tradhetuar interesat e Atdheut, nisur nga pikeveshtrimi dhe rregullat e atij sistemi. Por nuk ka qene me i tmerrshem ne kohen e komunizmit se sa ne kohen e Zogut, kur thuhet se ishte nje ferr i vertete. Menjehere pas renies se komunizmit burgu nderroi banore nga te denuar politike ne ordinere, por asnje here nuk u mbyll. Burgu i Burrelit ndodhet vetem pak metra larg godines se Komisariatit te Policise duke krijuar nje lidhje mes uniformave te dy institucioneve, qe ne fakt kane varesine nga dy ministri te ndryshme. Shume prane godines se komisariatit te shfaqet rrethimi i telave me gjemba, rreth 5 metra i larte.
Burgu i Burrelit prej kohesh konsiderohet si nje nder institucionet me te sigurta te vuajtjes se denimit. Fale kesaj cilesie jane sjelle ne kete burg dhe te denuar te njohur te bandave me te rrezikshme ne Shqiperi si Zani Caushi, Jaho Salihi, Gaxhai, Dritan Kateshi, Tafili i Shkodres, Lul Caka e te tjere. Ndonese ne nje fare menyre autoritet e Ministrise se Drejtesise jane mundur qe te jene te rezervuar ne lidhje me pranine e elementeve te rrezikshem ne kete burg, burime te sigurta konfirmojne se brenda tij jetojme afersisht 40 te denuar me rrezikshmeri shume te larte dhe madje me denime te perjetshme. Referuar disa burimeve te brendshme te ketij burgu, ky numer eshte i papranueshem nga rregullorja, pasi ne nje rast revolte, ata jane shume te rrezikshem dhe neutralizimi i veprimeve te tyre kur jane ne numer te madh eshte mjaft i veshtire. Por nese burgu do te mund te hapej, prania e tyre ne publik mund te kthehet ne nje fatkeqesi me permasa te medha. Mund ta quajme burgu i "te forteve", pasi ne kete institucion vuajne denimin persona te cilet kane denimin maksimal te dhene nga gjykata.