Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje )

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Uskana
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Uskana


Female
Numri i postimeve : 141
Age : 44
Vendi : Uskanë
Registration date : 08/12/2008

Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje )   Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) - Faqe 2 EmptySat Dec 13, 2008 3:46 am

NJË PËRQAFIM…

Mos po kërkoj shumë,
ndërsa shtretërish naivë rrjedh
…………………….e rrugësh pa kthim, shtrihem?

Shndërrohem, e detit shkumë
……………………. dhe gurëve të tu lëpihem…

………………………………………………….

Mos po i kërkoj shumë,
………………..erës çmendake të dashurisë?
Tek përplas
trupave tanë të lakuriqtë,
Degët e harlisura të gjymtyrëve,
Që mbërthejnë dëshirat
…………………….dhe i ngrohin aty…midis…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Uskana
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Uskana


Female
Numri i postimeve : 141
Age : 44
Vendi : Uskanë
Registration date : 08/12/2008

Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje )   Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) - Faqe 2 EmptySat Dec 13, 2008 3:46 am

Baladë plehrash…!



Endem rrugëve të tua,
duke lënë gjymtyrët,
.............................qelizat,
.....................................indet,
.............................................peng.
Endem, skutave të tua,
duke i falur frymën plehrave.
Endem,
..........hijesh,
...................fantazmash,
Duke vrarë ëndërrat,këtu.
Ç’fatkeqësi
...............për mua
...........................me ju,
...................................fëmijët e së keqes…!
Endem legjendash,
duke vjedhur virtyte,
për t’ia arnuar, jetës...!!!

Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) - Faqe 2 User_offline
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Uskana
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Uskana


Female
Numri i postimeve : 141
Age : 44
Vendi : Uskanë
Registration date : 08/12/2008

Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje )   Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) - Faqe 2 EmptySat Dec 13, 2008 3:47 am

I miri im, ti…


“E mira ime…” - pëshpërite,
Unë,
Harruar…në tëndin përfytyrim,
që petalesh më vizatoi,
Në puthjen që mbeti udhëve,
………………………… pelegrin…
Në atë rrymën e nxehtë
që,
u nis prej reaksionit kimik të një vatre të trurit,
Dhe fundbarkut falje i kërkoi…
Në atë që kurrë nuk gjeti tharm brenda teje
dhe…
u struk kraharorit tim si fëmi…
Asnjëherë nuk më deshe,
E asnjëherë s’më gënjeve.
I miri im, ti…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Uskana
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Uskana


Female
Numri i postimeve : 141
Age : 44
Vendi : Uskanë
Registration date : 08/12/2008

Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje )   Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) - Faqe 2 EmptySat Dec 13, 2008 3:48 am

Argjiro…


Ti,
seksin tënd e konsumon pacipërisht,
E lakuriqta mikja ime - femër…
Yjet ,
marrin ç’duan,
Ti, ç’të mundësh u dhuron:
Lëkurën,
Fundbarkun e brishtë,
Qumështorët gjinj – oaze perëndish…
Mes territ,
Si para një ekrani të errët,
Nder, epshoren nudo të myshktë…
Ti,
Shekujsh,
Seksin tënd,
në teatrin e madh të natës, shfaq…

Aktorë,
të zjarrtët - dashnorët e tu…

E vetmja spektatore,
duke tymosur cigare në ballkon,
Unë, që drithëroj këtu…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Uskana
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Uskana


Female
Numri i postimeve : 141
Age : 44
Vendi : Uskanë
Registration date : 08/12/2008

Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje )   Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) - Faqe 2 EmptySat Dec 13, 2008 3:49 am

Mulliri i kafesë


Ti bluan,
bluan skelete.
Përtyp kafka,
mbeturina brinjësh,
Cdo ditë.
Ti,
bluan.
Bluan hije,
Linjash,
........konturesh,
.......................gjinjsh.
Ti,
bluan,
zhurmat,
............klithjet,
....................përkëdheljet.
Dashuritë…!
Bashkë me të ligun,
Bluan dhe të mirin.
Ti.
Mulliri i kafesë,
që, s’ta mbush syrin...!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Uskana
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Uskana


Female
Numri i postimeve : 141
Age : 44
Vendi : Uskanë
Registration date : 08/12/2008

Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje )   Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) - Faqe 2 EmptySat Dec 13, 2008 3:50 am

Ëndërr ...

Mbrëmë,
Gjithë natën
isha me ty...
T’i këputa venat.
T’i zbërtheva eshtrat.
T’i gjakosa floket.
Te putha
në sy.
Mbrëmë,
gjithë natën,
isha me ty.
Në mëngjes,
s’munda të të rikrijoja…
S’më dilnin gjymtyrët.
S’më mjaftonin flokët.
Buzët e kafshuara,
fytyra e plogët.
Dhe, ika…
Ika,
mora malet…!
Zjarri,
që kam brenda,
As shuhet,
As falet...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Uskana
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Uskana


Female
Numri i postimeve : 141
Age : 44
Vendi : Uskanë
Registration date : 08/12/2008

Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje )   Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) - Faqe 2 EmptySat Dec 13, 2008 3:50 am

Pa kohë...


Në Atlantik,
u zhyta në magjinë e egzistencës joreale.
Në Bermude,
u njësova me të fshehtat magnetike.
Ligjet e fizikës,
i shumëzovame ligjet morale.
E dolën jashtë kohe:
Njerëzit,
Jeta,
Paranojat biblike...!
S’ka mëngjese,
.....................vjeshtë,
..............................shekull.
S’ka nocione fundi e fillimi.
Mbete vetëm ti...
Mbi botë.
Pa kohë.
Pafundësisht imi…!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Uskana
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Uskana


Female
Numri i postimeve : 141
Age : 44
Vendi : Uskanë
Registration date : 08/12/2008

Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje )   Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) - Faqe 2 EmptySat Dec 13, 2008 3:51 am

Natën, kur ti flije…


Natën,
kur ti flije,
T’u futa në shpirt.
Nga rruga që vetëm unë e di.
U përballa,
me dhjetra portrete femrash.
U përgjaka,
në qindra skelete emrash.
Qava me oiii...!
U ngatërrova,
në labirintet e psherëtimave.
Mes premtimesh boshe, vuaj...
Puthjet pijanece belbëzojnë:
“E dashur, je në dhe të huaj!”
Dhe...rend...
Shpirti s’paska fund.
Ti,
po zgjohesh.
Një sekondë ka ngelur…
Po shkoj me shpresën,
se,
Imazhi im,
Do jetë diku…
Në tokën e pashkelur...!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Uskana
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Uskana


Female
Numri i postimeve : 141
Age : 44
Vendi : Uskanë
Registration date : 08/12/2008

Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje )   Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) - Faqe 2 EmptySat Dec 13, 2008 3:52 am

Po hirin ku ta çoj?


Dua…
Ta pastroj këtë farë,
nga mbeturinat.
Të mbjell dhe të korr,
Një bar të ri.
Një bar,
që të ftillojë lëndinat,
e të harlisë në liri.
Dhe,
mbeturinat,
t’i helmoj…!
Pastaj,
me zjarr ferri t’i djeg.
I djeg...
Po,
Hirin,
Ku ta çoj?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Uskana
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Uskana


Female
Numri i postimeve : 141
Age : 44
Vendi : Uskanë
Registration date : 08/12/2008

Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje )   Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) - Faqe 2 EmptySat Dec 13, 2008 3:52 am

Nëse mëngjesi yt, gdhihet pa mua…



Nëse
mëngjesi yt,
…………..zgjohet pa mua,
Dije se, jam larguar vetë për atje.
Ku, e ëmbla cicërimë,
…………………….tingëllon krrokatje,
Blegërima e qingjit - një shtëllungë me re…


Nëse kraharorit,
………………një brinjë të mungon,
Ashtu mes dhimbjesh, si kurrë më parë,
Dije se, me të, në terrin e përjetshëm,
Kam ndezur.errësirës,
………………..........të vetmin zjarr.

Te digjen aty, në të nxehtin tim,
Të përpëliten,
……………shkrijnë,
…………………… derdhen,
………………………………treten,
Djajtë e ndotur e ëngjëjt e ngrirë
Prej kollarisjes së bronxtë
…………………………të dashurisë për veten…



Atje mes amullisë,
…………………edhe pse larg,
Nuk do harroj kurrë të të dua,
Shpirtin,
me e-mail fluturimesh, do të ta nis,
Nëse, mëngjesi yt,
………………...gdhihet pa mua…


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje )   Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje )
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» PROZE- nga autore te ndryshem.
» Aftesia perzgjedhje e ushqimit,Majlinda Shabani (Aleksandra)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: