|
| Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Uskana Anëtar i ri
Numri i postimeve : 141 Age : 44 Vendi : Uskanë Registration date : 08/12/2008
| Titulli: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) Tue Dec 09, 2008 6:59 pm | |
| Meditim mbi glob
Hija e flokëve të mi, Mbuloi Europën. Nën diell, mbete, Ti. Shqipëria ime e vogël…! Dhe, si një princeshëzë e artë, Dritë lëshon mbi glob…! Faleminderit, Përfytyrimi im, Snob...!!! | |
| | | Uskana Anëtar i ri
Numri i postimeve : 141 Age : 44 Vendi : Uskanë Registration date : 08/12/2008
| Titulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) Tue Dec 09, 2008 7:00 pm | |
| E bardha eshte pak
Një mur, i lyer me të zezë dhe me të bardhë... E zeza - është shumë. E bardha - pak. Ngjyrat, luftojnë ashpër. Ngjyrat, lëshojnë gjak. Përpëlitet e bardha. E zeza, shumohet. Syri, më tmerrohet…! Mur. Mur i zi, larë në gjak. S’dalloj dot të bardhën. E bardha, .............është, ......................pak…!
| |
| | | Uskana Anëtar i ri
Numri i postimeve : 141 Age : 44 Vendi : Uskanë Registration date : 08/12/2008
| Titulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) Tue Dec 09, 2008 7:01 pm | |
| Nga sytë e tu
Nga sytë e tu, buron një dritë e mirë. Kjo dritë, ka kohë që më mungon… Më duket vetja shkretëtirë, Ti – oaz që më tundon. Jemi kaq larg…! (ndonëse dy hapa) Mos e zgjat dorënme ngurim. Se digjem, Digjem porsi flaka... Dhe, mbetet veçse, Hiri im!!!
| |
| | | Uskana Anëtar i ri
Numri i postimeve : 141 Age : 44 Vendi : Uskanë Registration date : 08/12/2008
| Titulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) Tue Dec 09, 2008 7:01 pm | |
| Një gjethe
E zgjidha, magjinë e egzistencës. Jam gjethe, e flakur mes rrugës… Kalojnë mbi mua, pushtete, këpucësh…! | |
| | | Uskana Anëtar i ri
Numri i postimeve : 141 Age : 44 Vendi : Uskanë Registration date : 08/12/2008
| Titulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) Tue Dec 09, 2008 7:03 pm | |
| "Unë - Udha jote, Ti - Qumështi im..." | |
| | | Uskana Anëtar i ri
Numri i postimeve : 141 Age : 44 Vendi : Uskanë Registration date : 08/12/2008
| Titulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) Tue Dec 09, 2008 7:03 pm | |
| . . .
Të ndiej… Hapash yll më yll, ..................qiejve të kërkoj. Jam hapësira që në kohë të gjej, Jam tisi i natës, .............puthjesh të mbuloj.
Mbrëmjeve të kthjellëta, E etur për zgjim, Unë - udha jote, Ti - qumështi im… | |
| | | Uskana Anëtar i ri
Numri i postimeve : 141 Age : 44 Vendi : Uskanë Registration date : 08/12/2008
| Titulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) Tue Dec 09, 2008 7:04 pm | |
| Kthehu…
Zvarrite hapin e plogësht, Mbi gjurmën që le kur erdhe, (E parmja dhe e mbrapshta S’përputhen aspak)
Këpucët e ikjeve pa kthim, Lermi në prag.
Ktheje me fund kupën e verës – gjak. Edhe trishtimin…
Për dashurinë që nuk t’i ngrohu ……………………….ankthet e ftohta, Për zjarrin që mbi hirin e saj u mpak.
Mëshoji me forcë gjurmës së ikjes, Për të gdhendur kthimin…
| |
| | | Uskana Anëtar i ri
Numri i postimeve : 141 Age : 44 Vendi : Uskanë Registration date : 08/12/2008
| Titulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) Tue Dec 09, 2008 7:04 pm | |
| “N”
“Askush, askund, asnjehere…Vetem ti…”
(fragment)
Shkula një copëz shpirt. Me pelenën e formësuar prej tij, Të mbulova… Deshifrova pafajësinë e syve të tu trembur… Klitha pa zë…
Qielli, Mes errësirës së virgjër, Po pikturon një të errët vrimë, E cila, Herë me duket si Ferri që më pjek me të nxehtin zeher, E herë ylber që ngjason me një “N”.
Një shkronjë asgjëprurëse, Na largon skajesh, ty dhe mua. Hepohet, përplaset Humbet dhe…s’na nxë…
Kafshova gjuhën. Me buzë të perpiva. (Mbase të helmova) I trembur, U lëshove rrugëve që si dije.
Sot, Kërkoj një fjalë prej teje… Një fjalë të pa shkruar në asnjë plazh të lagur, Zodiak, Alfabet të mykur, Apo gjuhë të shuar…
E ke harruar…?
Nesër, Në mëngjes, Do pres këmbë e duar… Sokakëve të askundit pa dyer, pa emra…
……………………………………………..
Pyllit tim të errët me gjemba, Iu largove Ti dhe Zemra…
| |
| | | Uskana Anëtar i ri
Numri i postimeve : 141 Age : 44 Vendi : Uskanë Registration date : 08/12/2008
| Titulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) Tue Dec 09, 2008 7:05 pm | |
| Mesnate 21. 04. 2008
“Dashuria vret” - tha ajo, Teksa petalesh gurgulloi vesë. Derdhur, në “tokën e premtuar”…
Mikja ime lule. Lulëzuar, kopshteve të huaj, Ka dashuria atdhe? E ka “rendja” një kthim?
Gjethesh, gjelbëroi perlën e klorofiltë: “Jemi ne”
Mikja ime lule, Mbytu, në lotin tim… | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) Tue Dec 09, 2008 7:05 pm | |
| Mund te na sillni pak fjale ketu per Suzana Zisin, Uskana, sepse ka shkruar poezi vertet te bukura ? Faleminderit. | |
| | | Uskana Anëtar i ri
Numri i postimeve : 141 Age : 44 Vendi : Uskanë Registration date : 08/12/2008
| Titulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) Tue Dec 09, 2008 7:07 pm | |
| INEKZISTENCE
Mpreh limat e krahëve, Fluturimthi për tek ti… Jashte shi , brenda diell… Aroportit tënd, i gjëmojnë stuhi… Mosqenia, veson qiell. Pa re të rozta kujtimesh, Pa shtreter të ngrohtë trupash të lëmuar… Do puthen nga tonat buzë – mungese, Filxhanët e kafesë duke flirtuar, në “të përgjumurin” takimin tonë… Dimri, Na la te ngrire. Pranvera na gjeti mumjezuar. Poleni yt i ikjes, ngjiz mitren time – hon… Në horizontin e munguar, Foshnja e asgjë-së, Vetveten pikon… | |
| | | Uskana Anëtar i ri
Numri i postimeve : 141 Age : 44 Vendi : Uskanë Registration date : 08/12/2008
| Titulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) Tue Dec 09, 2008 7:08 pm | |
| Mëngjes i çmendur me(pa) ty…
| |
| | | Uskana Anëtar i ri
Numri i postimeve : 141 Age : 44 Vendi : Uskanë Registration date : 08/12/2008
| Titulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) Tue Dec 09, 2008 7:09 pm | |
| Si një tymnajë hipnotike, Ti tret shikimin mëngjesor mbi botë, Në shtratin e reve të dashurisë sime/tënde Derdhen rënkimesh dhe ca pika lotë… Të sotmet, Do ia nis me krahë ëndrrash Hënës, Netëve të gjata të pritjes përvëluese… Shuaje etjen në burimet e mia të buzëve, Që dhembin nga uria jote e mëndafshtë gjarpëruese. Ma jep gjuhën e nxehtë ta gëlltis brenda vetes E shpirtin të ta thith gjer në pafundësi. Flokët që mu lagën buzëve nga puthjet Do ia thur pelena “bebes dashuri”, “Foshnjës” që po çmend e dhemb tek unë E dhemb e klith pashmangshmërisht tek ti… Dorën e bardhë , të brishtë mos e zgjat, se shemben konturet e rinj të padurimit, Lermë të largohem udhës së pasosur, T’i rrembej vdekjes, agun e zgjimit. Sytë mos i çel pasi shpinën mua, ma kthen me një: “Dua” të pa thenë, Rrugës ku gjëmojnë, e mbyten dashuritë, trete atë lot ende të parënë… Se, lagu pa dashur puthjen e brishtë Që të lashë mbi faqe kur thamë: “Paçim shpirt…” | |
| | | Uskana Anëtar i ri
Numri i postimeve : 141 Age : 44 Vendi : Uskanë Registration date : 08/12/2008
| Titulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) Tue Dec 09, 2008 7:09 pm | |
| . . .
Gjysma - mashkull. Gjysma - femër. Lind, rron, vdes ndër sy.
Hapësire dhe kohë e matur me zemër, Dashuri… . | |
| | | Uskana Anëtar i ri
Numri i postimeve : 141 Age : 44 Vendi : Uskanë Registration date : 08/12/2008
| Titulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) Tue Dec 09, 2008 7:10 pm | |
| . . .
Pëshpëritmë ëmbël në gojë. Se rrugës zëri, ftohet. Dashuria është drithërimë, Nga fjalët tona ngrohet.
Dhe,“mua” tretet në “ty”.
I ndez buzët në zemër, Digjet heshturazi në sy…
| |
| | | Uskana Anëtar i ri
Numri i postimeve : 141 Age : 44 Vendi : Uskanë Registration date : 08/12/2008
| Titulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) Tue Dec 09, 2008 7:11 pm | |
| Intime...
Tretem thellësish... Thërrmohem… Struku brenda meje .................duke u zvogëluar, Që "të zmadhohem"… | |
| | | Uskana Anëtar i ri
Numri i postimeve : 141 Age : 44 Vendi : Uskanë Registration date : 08/12/2008
| Titulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) Tue Dec 09, 2008 7:16 pm | |
| Suzana Zisi
| Suzana Zisi |
Suzana Zisi e lindur në Vlore ne 1967, është diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe ne Elbasan ne 1990. Prej vitit 90’ deri në 2000, ka prezantuar krijimtarinë e saj në faqet e gazetave letrare të kohës. Boton vëllimin e parë poetik “E bardha ështe pak” në 2004. Libri u prit mirë nga kritika dhe lexuesit. Ai u përzgjodh ne 5 vëllimet poetike më të mira nga Juria e Konkursit Kombëtar “Penda e artë” 2005. Në 2006, botohet vëllimi i dytë poetik “Imazhet kanë ftohtë” me parathënie të kritikut dhe studiuesit të mirënjohur kosovar, Agim Vinca | |
| | | Uskana Anëtar i ri
Numri i postimeve : 141 Age : 44 Vendi : Uskanë Registration date : 08/12/2008
| Titulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) Tue Dec 09, 2008 7:18 pm | |
| Suzana Zisi
| Suzana Zisi |
Në librin e saj të pare, Suzana, prezanton një botë të veçantë poetike, nëpërmjet një ndjeshmerie filozofike dhe universale moderniste, e cila e shpalos trajtën e saj, përmes metaforave dhe simboleve individuale. Këtë metaforë dhe simbolikë, autorja e ngre në një shkallë më të lartë në frymëzimin dhe ligjërimin poetik të librit të dytë, ç’ka ka sjellë jo vetem modernizimin e imazhit poetik, por edhe një pjekuri më të madhe në vleresimin dhe materializimin e ideve dhe dukurive të jetës dhe botës shpirtërore. Janë duke pritur radhën e botimit, 3 libra, një roman, një vëllim poetik dhe një përmbledhje me proza të shkurtra.” | |
| | | Uskana Anëtar i ri
Numri i postimeve : 141 Age : 44 Vendi : Uskanë Registration date : 08/12/2008
| Titulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) Tue Dec 09, 2008 7:20 pm | |
| | |
| | | Uskana Anëtar i ri
Numri i postimeve : 141 Age : 44 Vendi : Uskanë Registration date : 08/12/2008
| Titulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) Tue Dec 09, 2008 7:21 pm | |
| Me vjen te te mbys...
Që ti, nuk je rastësisht në rrugën time, Këtë ma pëshpëritën Zotat, Duke pirë në haremin tim të përfytyrimit, kafen e marrëzisë ... Shpesh më vjen të të mbys, E, më pas, të të ha, (sigurisht pa dhimbje) atë fytyrëzën tejet të bukur. Pa tendina të shqyera e gjak, në shtratin e madh të urisë. Si thua, së pari (se fund me sa duket nuk ka), E nisim me një të puthur? | |
| | | Uskana Anëtar i ri
Numri i postimeve : 141 Age : 44 Vendi : Uskanë Registration date : 08/12/2008
| Titulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) Tue Dec 09, 2008 7:21 pm | |
| Duke degjuar “Kastadiva”…
Kjo melodi, Më tërheq flokësh dhe më flak thellë aty… Në atë stinën gjethe – flakëruar… E shkuara rrëzëllitëse më përpin. Imazhe puthjesh, më mbarsin me uri.. Hijet e buzëqeshjeve dhe duarve ………………………………kapluar… Tatuazhe mesjetare, gri… Zjarresh, lëkurën e nxirë ……………nga pritja e stërgjatë… Le të themi ishte ditë Pse jo edhe natë... Perëndim i çmendur apo ……………………mëngjes i marrë… Pleksur blertësisht tek ti. "Agim i ndritur", të kujtohet, mbrëmja kur dogje çadërzën – shtëpi, për një përqafim të gjatë, të gjatë, ...............................që shojti flakë tabush .................................................e ndezi shandanët e mi…? Kjo melodi, thërrmon vargjet dhe i shpërndan skutave ....................ku s’ka mundur të shkelë askush, Udhëve të thara te askundit, ndiej therje vetëtimash, thellë zemrës - prush… Eja, struku duke u zvogëluar ............................në tënden fole, ......................................diku aty në gushë… Të të marr udhëve, me vete… Duke të pëshpëritur: "Je aty?" Ti, metamorforizuar në një rrënqethje, Ngërthyer mbi lekurën - përqafim – stuhi…
Sot, në pyllin gjethendezur, Seleksionoj erërat e heshtjes, Duke dëgjuar këtë melodi… | |
| | | Uskana Anëtar i ri
Numri i postimeve : 141 Age : 44 Vendi : Uskanë Registration date : 08/12/2008
| Titulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) Tue Dec 09, 2008 7:22 pm | |
| . . .
Ndez një zjarr me krizantemat e përqafimit. Shuaj lumenjve epshin kafshëror të jetës. Shtriqem mbi një fije bari dhe… fle gjumin e pakohë, të kohës. Shpëlaj mëkatin në lotin e rëndë te qerpikut tënd… Edhe trishtimin…
Ngarkoj në shpinë hijen se… (Nuk u bera Amazonë në trojet e frikës, As Zanë në pyllin e panjohur të vetëflijimit) Nuk kam kohë të pres. I heq një vijë të bardhë(ose të zeze), jetës. E ndërkohë që ju, ……………….të përpiktë, …………………………..bëni llogaritë e mia,
Prehem një copë here tek vetja, Vdes… | |
| | | Uskana Anëtar i ri
Numri i postimeve : 141 Age : 44 Vendi : Uskanë Registration date : 08/12/2008
| Titulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) Tue Dec 09, 2008 7:33 pm | |
| Një fjalë…për ty…
Fjalë... Thënë ashtu sic duhet, Hieroglif që thote shumë, Bëhet gërmë pas gërme varg. Rrënjët kapen fort tek unë, ….Degët e heshtura, ……….të atyre që kurrë nuk i thashë, ……………Blerojnë tek ti… Agoninë time përtypin kukuvajkat rrugës. E nëse s’mundin, Mos e prek! Dimri e ngroh në muzgun e gjumit te tij… Nëse thahen njomështirat degë, ..........Trokit me grushta kraharorin tim, …………..Mund ta gjesh aty të strukur. ……………….Atë që kurrë nuk njohu zgjim. Shtrydhe,që të pikojë Etjen për një këngë të harruar, Apo thjesht, pikëllim… Qumësht dëshirash, ….mbetur nga shtatëzania e fundit me dritën, ……..Që…çuditerisht, ……………..kish shijen e dashurisë, E, kurrë nuk pikoi kur duhej, në “të zezën” e syve te mi… Kam frikë ti shfaqem hijes. ………..Veten, e mas me metrin e memecërisë... Degë të njoma thyer nga era, Si vargjet e mia këputen mëngjeseve të fjalës… ……(Që duhet thëne së mbari, jo së prapthi) …………Hieroglif i vogël që flet aq shumë, ……………..E, gërmë pas gërme, bëhet poezi… Rrënjët kapen aq fort tek unë , …………Degët e heshtura ……………..të asaj që kurrë nuk e thashë, ..............................................Blerojnë tek ti… | |
| | | Uskana Anëtar i ri
Numri i postimeve : 141 Age : 44 Vendi : Uskanë Registration date : 08/12/2008
| Titulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) Tue Dec 09, 2008 7:36 pm | |
| Dilemë…
Vizatoj një mur, Me brinjë dhe lëkurë… Mish dhe gjak, Vrer, Katran… Mjafton amalgama kocka + ujë, Për të të mbytyr në sy? E zbërthyer atom pas atomi, Brenda rrethit, Gjendem, Jam. Kush do e ngujojë tullën e fundit aty?
| |
| | | Uskana Anëtar i ri
Numri i postimeve : 141 Age : 44 Vendi : Uskanë Registration date : 08/12/2008
| Titulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) Sat Dec 13, 2008 3:45 am | |
| Sureale…
Trokojnë hapat e mi mbi këto kalldrëme. Edhe pse fajin që jam, …………………....nuk ma ka guri. Damarët e prere dje, Pikojnë pamundësinë për tu përgjakur. Ulërijnë pa zë, këto rrugica pa emër.
Infarkti i radhës, Më rrëfen udhën për në zemër… | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) | |
| |
| | | | Suzana ZISI - Meditim mbi glob (përzgjedhje ) | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |