|
| Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:57 pm | |
| 45. Mall
Dielli si një disk i zjarrtë,
ftohet oqeanit prej etjes së etshme,…
Kjo është e pathëna e çastit,
qëndresa e urrejtjes së përjetshme.
U helmova prej nepërkës tokësore
në zemër më kafshoi keq malli,
gjithçka dhe tingulli ngriu,
qetësia lëvizi nga varri. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:57 pm | |
| 46. Oqeani i mjegulluar
Dita ia la vendin ditës,
mjegulla mbuloi oqeanin, hija e turbulltë s’e pengon
fluturimin e rëndshëm të pelikanit.
Portit fluturojnë pulëbardhat,
vinxhi i palëvizur, rënë nëkoma,
pa ty, jam krejt i helmuar,
mendja s’ më shkon te norma. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:58 pm | |
| 47. Rrahja e zemrës
Nëse zemra gjallë gjallon,
nëse heshtin kullave frëngjitë,
nëse mbjellin dhe korrin,
nëse në fushë janë jetësitë,
nëse shkëlqejnë agimet prej vesës,
nëse ëmbël kuqojnë perëndimet,
nëse vera na jep ngrohtësinë,
nëse s’ alarmojnë kushtrimet,
nëse gjak s’derdhet askund,
nëse shpirti kërkon qetësinë,
lejoje zemrën të rrahë,
le të rrahë me plot kumbim! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:58 pm | |
| 48. Gjendje vjeshte
Ndien një farë brishtësie qiellore,
sikur gjithçka është brishtësuar,
mjegullnaja mbi tokë, pyje të venitur,
një jetë si në ëndërr, jetë e pajetuar.
Fryn erë pishat zhurmërojnë,
sikur kanë shekuj zhurmëruar,
zemra qan, ankohet, dhëmb,
aroma u prish, aroma e thartuar. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:58 pm | |
| 49. Akulli shkriu
Kundroj qumështinë tënde,
puth buzëtkuqet e nxehta
akulli, ja, shkriu,…
Ç’ndryshime mori jeta!
Qëkurse m’u shfaqe ti,
u shuan ëndrrat e frikshme
si nimfë thjesht m’u shfaqe,
ti e lirë, krejt e lirshme.
Qëkurse m’u shfaqe ti,
akujt e ftohtë i shkrive
dhe mund të ishe ëndrra
e gjithë ngrohtësive.
E shenjtë, ledhatare
dhe s’folëm për të fjalë,…
Gjithçka shkrin, shkrin
dhe ne vrap nëpër valë.
Dhe kur mëngjesi erdhi,
gjithkund akull s’gjen,
vetëm fryma mbeti,
por flaka rrotull vjen. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:59 pm | |
| 50. Puthmë fort!
Puthmë fort! Më fort!
Puthmë gjersa të dërsitem!
Gjersa afshi të më shuhet,
gjersa mbi ty të pulitem.
Më puth kaq fort, moj e dashur,
sa puthja të më shkojë në deje;
besomë, askush s’më ndalon,
s’ka forcë të më ndalë drejt teje.
Puthmë më fort! Më fort!
Të më kthehet afshi i zjarrit,
besomë tani, s’jam i aftë,
s’e ndal dot vrapin e kalit.
Le të fluturojë me të katra
dhe zemrën të ma ndajë në pjesë,
kjo është lumturia e çmendur
e ditës së lumtur që vdes. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:59 pm | |
| 51. Vrull dashurie
O mall i përvëluar,
pa fund, pa fillim!
O brengë e dëshpëruar,
pa grua s’gjen shërim!
Dhe dukesh se në shekuj
ty helmi të përpin,
kur thahesh e venitesh,
ku lumi ka burim.
Po hë! Dëgjoj së largu
të zjarrtën vetëtimë,
që ngroh dhe dashurisë
i jep një ëmbëlsim.
Sulmo si vetëtima!
Gjëmo! Me plot gjëmim,…
Si lumë rrjedh dashuria,
qetësia e shpirtit tim. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 11:00 pm | |
| 52. Çudi e jashtëzakonshme
E kuptova të vërtetën e thjeshtë,
si vetë jeta qenkwrka kaq e çuditshme,
se gjithçka prej dritës së diellit,
çdo gjë qenkërka e mahnitshme.
Dhe le t’i lëmë të gjitha dhimbjet,
le të bëhet siç qe më parë.
O jetë e parë, e përjetshme,
s’ka varr ty të të marrë! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 11:00 pm | |
| 53. Të kujtoj shpesh
Midis andrallave të jetës
shpesh në mendje të mbaj,
edhe pse dita ikën, fiket,
Unë prej kujtesës s’të laj.
Çdo vit që shkon e kuptoj,
se s’kthehet i shtrenjti thesar,
Visaret e mia shtrihen
kaq thellë,… Askush s’i ka parë.
Po, a ishin ditët parajsore,
kur ty të puthja gjithmonë?
Dhe botën të tërë do të jepja
për ditën e majit tonë.
Dhe sikur Krimeja malore
të mbytet në mjegull a mjerim,
kështu do të mbaj ëndrrën time ,
çdo ditë gjer në flijim. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 11:00 pm | |
| 54. Mbrëmje e përgjumur veriore
Dita e nxehtë u shua, u ngrys
dhe perëndimi ledhatar, ende kuqon,
farkëtarët e heshtën këngën monotone,
nata tashmë qiellin zotëron.
Gjithçka u qetësua dhe nganjëherë
duket se qetësia e përjetshme afrohet.
Shpirtin nënënor qetësoje,…
E mposhte atë, që ende krenohet?
Jeta qetësohet, barra dhe lodhja
ajo që na dha trashëgim…
Zgjohu, o plak! Doli tashmë hëna,
pas perëndimit qiellit i jep shkëlqim…
Eja, të kujtojmë si qeshej pranvera,
si asnjeherë një e tillë qetësi.
Nuk mundesh ti dhe bie në ëndërr,
gjithçka dikur lehtë e zgjidhje ti!
Gjirokastër 07,07.2007 | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 11:01 pm | |
|
Pasthënie mirënjohje
për poetin Adolf
Murat Memallaj
Dialog me detin
Shokët dhe shoqet e lanë
dhe ajo e vetme mbeti,
Detit se ç’i thosh ca fjalë,
seç i pëshpëriste Deti!
Deti i fliste me valë,
Ajo e mbytur në mendime,
valët ktheheshin në fjalë,
Ajo mbytur në meditime…
Unë i thirra: “Eja lart…”
Ajo m’u gjegj e hutuar:
“Ju lutem, prisni dhe pak,
Unë me Detin s’kam mbaruar!”
Dhe Unë mbeta fillikat,
ç’mund të bëja unë i shkreti,
Nimfa kishte zbritur malit,
kërkonte dashuri “DETI”.
“Vetëm ty, o Det i madh, - tha, -
veç ty të jepem e tëra,
s’ka ndjenjëtar më të zjarrtë,
veç për ty s’më hapen zërat…” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 11:01 pm | |
| 2. Dhe prapë do të nisja dashuri
Rinia ime ka qenë e heshtur,
rinia ime ka qenë e mbyllur,…
Në shkollë kam qenë si një murg.
Rinia ime ka qenë e ndrydhur.
Dhe femrat shumë s’më kanë dashur,
s’qeshë shumë i bukur në rini,
se gjuhën e kam pasur të hidhur,
dhe s’bëja kurrë përkëdheli.
Por ju prapë s’më besoni,
se nuk ka mbetur “laraskë pa bisht”,
e kisha dhe unë një vashë si veten,
që nuk më linte vetëm, të trishtë,…
E s’e harroj dot atë vashë,
kohën që shkova bashkë me të,
bankën e fundit, këndin e heshtur ,
ku ish shkruar: “Matura B”.
Ta gjeja prapë në këto vise,
çiltër ju them, të gënjej s’di,
Rininë do të sillja prapë në mendje
dhe prapë do të nisja dashuri. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 11:01 pm | |
| 3. Shpirtin për ty e bëj zgjua Kam një dhimbje, ia di shkakun, por s’dua ta di merakun, Ti ma turbullove gjakun, lule, shoqe me zambakun. Veç me ty e kaloj ditën, gjatë gjithë ditës shoqe frikën se kërkoj ta vras të ligën, si bariu që ruan grigjën. Jam i vetëm dhe po vuaj, jam marrosur, gati luaj. “Kam bërë gabim, - mos më thuaj, - - S’dua ta vras shpirtin tuaj”. Nëse është kështu si thua se ti gjen shërim tek mua, s’kam se si të të them”: “S’dua!” Shpirtin për ty e bëj zgjua…. Nëse ke kaq mall, sa thua, kur e ndien, se unë të dua, se jam bërë e verdhë ftua, eja, eja lehtë mbi thua.Që për mua të mos vuash, eja moj, sa herë të duash, mjafton një fjalë të më thuash: “Erdha,… Me mua të luash…” Sa herë që të duash duku,një çast nga shoqet shkëputu, në gjoksin tim eja futu dhe me shpirtin tim zbutu. Mjafton që pak të më prekësh, veten tënde të mos djegësh, Trupi im e ndien ndijimin, ia heq zemrës hidhërimin”. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 11:02 pm | |
| Përmbajtja
1. Të dua gjer në vetmohim
2. Vështroj në sytë e tu fshehtësitë
3. Ju jeni si dielli në qiellin e kaltër
4. Jeta
5. Pasioni i fshehtë
6. E fshehta
7. Era e fortë rrëmbehet me shpirtin tim
8. Dashuri qiellore
9. Ç’të bëj
10. Ëmbëlsi
11. Dëbora eparë
12.O pasqyrë e shpirtit tim!
13. E dua afshin e tokës
14. Do të bëhen heshtja jote
15. Natë jugore
16. Bukuroshja e fjetur
17. Vashë e ëndrrës sime
18. Nyje e përjetshme
19. Hijet
20. Zjarri i dashurisë
18. Papërcaktueshmëri
19. Ëndrra e jetës
20. Trishtim
21. Unë kujtoj atë perëndim
22. Afrim
23. Vetëm ty
24. Zhgënjim
25. Dehem me erën e pishës
26. Kënga e mbrëmjes
27. Trupi i gruas
28. Unë mbytem
29. Gruaja, të cilë cilën dashuroj
30. Trupi dhe shpirti
31. Fëshfërima e pishës
32. Ti je imja
33. O ti, të cilën ende s’e kam takuar
34. Dredhëza
35. Vogëlushe
36. Kush je ti
37. Retë lundrojnë si shami të bardha
38. Miku im i heshtur
39. Sa larg je ti… Kaq larg
40. Kujtesë
41. Zemra si lule e lodhur
42. Mall
43. Oqeani i mjegulluar
44. Rrahje e zemrës
45. Gjendje vjeshte
46. Akulli shkriu
47. Puthmë fort!
48. Vrull dashurie
49. Çudi e jashtëzakonshme
50. Të kujtoj shpesh
51. Mbrëmje e përgjumur veriore | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 11:02 pm | |
| Adolf Shvjedçikov
Është një shkencëtar rus, poet dhe përkthyes, ka lindur në 11 maj të vitit 1937 në Shahty Rusi. Graduar Doktor në Universitetin e Moskës. Punonjës shkencash në Institutin e Shkencës Fizike në Akademinë e Shkencës Ruse në Moskë. Shef of Kemis. Los Anxhelkis USA. Ai ka publikuar më shumë se 150 letra shkencore dhe 300 nga poemat e tij në revista të ndryshme ndërkombëtare të poezisë, në Rusi, SHBA, Brazil, Indi, Kinë, Kore, Japoni, Itali, Maltë, Spanjë, Francë, UK dhe Australi. Poemat e tij janë përkthyer në italisht, portugalisht, spanjisht, greqisht , kinezçe dhe indisht. Ai është Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë, Kongresit Botëror të Poetëve, Anëtar i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, ALIAS. Adolf është gjithashtu i njohur për poezitë e tij në gjuhën angleze. 150 sonetë anglisht të shekujve XVI-XIX, 150 sonete angleze (Moskë 1992), Ulliam Shekspir (Moskë 1996) si dhe ka përkthyer shumë poetë modernë nga Brazili, India, Itali, USA, Kinë dhe Japoni.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 11:03 pm | |
|
Ky libër është publikuar në SHBA me asistencë nga grupi “Harris Ragan”, grup menaxhimi me këmbëngulje, bazuar me firmat e konsultimit të policës publike me interes në Rusi dhe miqtë asistuar miqve Fondacion jopërfitues, që sigurohet nga person në person ndihmë për individualë në formë USSR.
Pjesë të këtij libri mund të transmetohen, të ripriodhohen ose të prodhohen në ndonjë formë ose në shumë kuptime elektronike ose mekanike, duke përfshirë këtu fotokopjimin, rikujtimin, ose nga ndonjë informacion logjistik sistem, pa të drejtën e lejes së autorit, që mund të jetë në kontakt, nëpërmjet rrugës së E – mail, ose numrave të fax dhe telefonit si më poshtë:
Harris /Ragan Manaxhement /Group 9200 Sunset Blvd 404
Los Anxhelos CA 90069
Tel + (1) 3102788038 FX: + (1) 3102713649
Em: hrmg@aol.com
USA Friends Assisting Friends
P.O. Box 260012 Encino Ca 91426
USA
Shvjedçikov, Adolf
“Gruaja, të cilën dashuroj”
( Puthmë më fort! Më fort! )
poezi
Redaktor letrar: Kristaq F. Shabani IWA, WPS
Përktheu prej gjuhës ruse : Murat Memallaj,
poet, përkthyes WPS | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 11:08 pm | |
| Poezia lirike ruse e kohëve të sotme e përfaqësuar nga miku ynë, Adolf Shvjedçikov, kërkon mendim. Në lidhje me aftësinë përkthyese përkthyesi dhe poeti Murat Memallaj kërkon gjithashtu mendime, pavarësisht nga qendrimet e deritanishme të kritikes letrare. Kjo ështe një punë pasiionante që zhvillon në shkëmbimin e vlerave universale LIDHJA E KRIJUESVE "PEGASI" ALBANIA.... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 11:09 pm | |
| Forumistë dhe forumiste ndaluni në këtë poezi lirike... | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov | |
| |
| | | | Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |