|
| Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:49 pm | |
| 21. Papërcaktueshmëri
Si krejt papritur nganjëherë
zinxhirin e ngjarjeve pranojmë,
si turbullohemi dhe vuajmë,
mendimet dehëse na rrethojnë.
Shpeshherë dhe turpërohemi,
të vendosim nuk kemi guxim
dhe jemi gati të vazhdojmë
në botën boshe pa frymëzim. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:49 pm | |
| 22. Jeta jonë
Jeta jonë - kjo ëndërr e të parëve,
herë dramatike, herë në gëzim,
herë entuziaste, herë hidhëruese,
herë dehëse, pastaj…. pikëllim. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:50 pm | |
| 22. Ëndrra e jetës
Jeta jonë – kjo prej të parëve ëndërruese,
herë dramatike, herë lëngatë,
herë në gëzime, herë dëshpëruese
herë në ekstazë, herë heshtje që zgjat…. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:50 pm | |
| 23. Trishtim
E dashur, hoqëm shumë gjatë jetës,
në shpirt mbeti veç trishtim,
as më mirë dhe as më keq, s’u bëra
dhe ditët me miqtë, si duket s’kanë shërim.
Në të shkuarën ishim më të qeshur,
mua tashmë çfarë s’më shqetëson,
bota është ndërtuar që të prishet,
tronditet kështu dhe jeta jonë.
Kështu në zbrazëti derdhen lotët,…
Ku çon kjo rrugë? Në moskuptim,…
E vetmja që më gjallon – dashuria.
Harresë gjithçka,…Për ty s’ka harrim!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:50 pm | |
| 24. Unë kujtoj atë perëndim
Dita perëndoi dhe agimi mbaroi,
ne mbi një stol pranë detit qëndruam,
vështrimin valët e errëta trishtueshëm,
nata u afrua dhe dashurinë vajtuam.
Të dy të heshtur dhe e kuptuam
se minuti i ndarjes qe në të afruar,
na pret përgjithmonë ndarja,
kaq afër me ty s’kishim qëndruar.
Ti ishe kryeneçe, kryeneçësinë doje,
ti nuk i pranove veprimet e mia,
ti nuk e kuptove shpirtin tim të fshehur,
prandaj mes nesh mbaroi dashuria.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:51 pm | |
| 25. Afrim
Zemra vetëm gëzimit i afrohet,
por ta vjelim atë s’kemi kaq veti,
dritarja mbyllet plotësisht
dhe dera nuk hapet kurrsesi.
Zemra thahet, vuan, këputet,
Ditët bredhin dhe ty e njëjta gjë,
gjithçka e zbehtë dhe pëlhura e zbehtë,
midis dëborës rruga s’gjendet më. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:51 pm | |
| 26. Vetëm ty
Vetëm ty të jepem pa vonesë,
gjithë ndjenjat, zjarrin e zemrës,
mos e shuaj zjarrin tim në shpirt,
vetëm ty të kushtoj gjithë këngët e këngës.
Vetëm ty, krijesë qiellore,
të dhuroj përjetë të madhin premtim,
vetëm tek ty u rrita me dritë,
dashuria ime, ti që nuk ke çmim. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:51 pm | |
| 27. Zhgënjim
Mundesë dhimbja e kujtesës,
plagosje tingulli i vrarë i telit,
prej dhimbjeve, dëshpërimit, vuajtjeve
Ilaç shpëtimi… Veç gjumi i Ferrit.
Kur zhytem thellë në soditje
kërkojmë fëmijërinë e dikurshme,
si ëmbëlsi e gabimit të helmuar,
na vjen një shpresë e papushtueshme.
O dhimbje të përjetshme të njohjes,
o maja të pakapshme të shkëlqimit,
o frymë e fundit, përpjekje paarrirë,
o vrer i dëshpërimit…
i zhgënjimit…
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:51 pm | |
| 28. Dehem me erën e pishës
Dehem m e erën e pishës,
me buzët e tua si mjaltë
futem tërësisht në ëndërr…
Oh, si ngjitem në qiellin e shtatë!
Dhe vala me valë shkëmbehet,
kurrë s’mbaron kënaqësia…
Hë, pra, zgjohu me mua,…
Ja, kjo qenka lumturia! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:52 pm | |
| 29. Kënga e mbrëmjes
Natyra e ndezur luan nëpër mure,
ngadalësisht dielli i zjarrtë perëndon,
nata afrohet, gjithçka qetësohet,
gjithçka këputet, mbaron, s’zëron.
Natyra e ndezur luan nëpër mure,
Diell’ i zjarrtë perëndon ngadalë,
gjithçka errësohet, afrohet nata,
bie qetësia, heshtja s’ka fjalë.
Vezullon kandili, u largua dita,
zogjtë këndojnë këngët e qeta,
ëmbëlsohem prej këngës së fundit,
nata po afrohet, fluturoi jeta… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:52 pm | |
| 30. Trupi i gruas
O trup gruaje, minierë fshehtësie,
në shekuj torturove piktorët, poetët,
u munduan të gjejnë misteret e tua,
më kot, më kot u munduan të shkretët,…
Konture të holla, linja të derdhura
të quajtën ty joshësit dredharë,
margaritarë deti të kulluar,
të falën dhe hiret e Afërditës së Parë.
Trupi delikat i Botiçelit,
i Rubensit, trupi më i mirë,
Pikasos, Rembrandit, Modiljanit
Modelet e gjalla rrinë shtrirë.
Të dehur prej muzës poetike,
vizuan piktori dhe poeti,
tregime trupit të gruas…
Emri në këta trupa u mbeti.
Shekull në shekull na tërheq drejt vetes,
nga hiri i së shkuarës si Feniks u ringjall
dhe duke gjetur fuqinë e magjishme,
përsëri të josh me forcën e paparë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:52 pm | |
| 31. Unë mbytem
Fundosem në sytë e tu joshës,
lëshohem gjer në fund të fundësisë
parajsën, kurrsesi, s’do ta doja,
përpara verëëmblës së dashurisë.
Humbas në detin e fjalëve,
nuk gjej dot fjalën që dua,
në dehje puth supet e tua,
humbas gjireve të tua.
Le të kumbojnë trumpetat e argjenda,
Engjëjt e qiellit të harbohen,
buzët e ndjeshme epshëndjellëse
djegin dhe tek ty më shërohen. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:53 pm | |
| 32. Gruaja, të cilën dashuroj
E ndjeshme, e ëmbël, e shenjtë,
Gruaja, të cilën dashuroj,…
Hapi ti Dyert e Parajës,
unë me sytë e tu vështroj…
Prej ndjenjës së fshehtë digjem,
flakem edhe kur ringjallem,
Unë vetëm Ty të adhuroj,
si Zotit, ty të falem. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:53 pm | |
| 33. Trupi dhe shpirti
Trupi yt, porsi zambak i bardhë,
pushi i ndritshëm mbi buzë përvëluar,
mermer i hollë, krejt i larë,
përjetësisht do ta mbaja në duar.
Mëngjeseve me ty do të më zgjonin,
supet e tu do të më ledhatonin si sedef,
do të prekja ëmbël hiret e tua,
trandafilat e dashurisë
mëngjeseve do t’i “derdh”. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:53 pm | |
| 34. Fëshfërima e pishës
Fëshfërima e pishave, e pishave pëshpërimë
mbi brigjet me rërë plot,
tashmë vjeshta ende nuk ka ardhur,
po unë pa dshuri nuk po jetoj dot.
Jo, dashuria ime nuk shuhet,
shtati yt i epur ç’po më josh,
Amuri 1) le t’ë lëshojë komplet shigjetat,
edhe këllëfin, në dashtë, le ta lërë bosh.
1). Perëndesha e dashurisë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:54 pm | |
| 35. Ti je imja
Ti je imja, s’mund ta besoj,
Gruaja, të cilën dashuroj!
Dyert i lë hapur krejt
erës së marrë mesazh i dërgoj.
Këndoj këngën time të dashurisë,
merre, lëshoje, le të marrë jetë,
në botë nuk ka krijesa të çuditshme
dhe dashuri të çuditshme s’mund të ketë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:54 pm | |
| 36. O ti, të cilën unë ende s’e kam takuar
O ti, të cilën unë ende s’e kam takuar,
Tek ty majë e frymëmarrjes qiellore,
drita e ndritshme e luginave alpine
të ëmbla, koralja trëndafilore.
O Zot, sa gjatë kam pritur,
qëkur prej ujit të detit lindi Afërdita,
kur kupton se në jetë s’jetohet kot
dhe ti dashurinë e shenjtë e ndeze si drita. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:54 pm | |
|
37. Dredhëza
U rrita pas murit të gurtë,
qëndrova, durova, erë dhe tufan,
ato vit pas viti vinin më të egër
dhe gjethet e mia të gjitha m’u thanë.
Një herë një tufan i tërbuar
filizën e dredhëzës e futi në mur,
ajo mes të çarës shpërtheu.
Mbulesë kishte mua dredhëzën e sëmurë.
E mbrojta atë prej të ftohtit dhe erës
në murin e pajetë dredhëza u rrit,
luante me bukurinë gjelbërore
dhe gurit të thinjur i solli bukuritë.
Dredhëza u rrit, u rrit duke u dredhur
me qilim të gjelbër gjithçka mbuloi,
shkorreti i vjetër i dha ngrohtësitë,
dredhëza e re gjithë zogjtë i ftoi.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:55 pm | |
|
38. Vogëlushe
Vogëlushe e vogël, zgjohu me mua,
mjaltin e dashurisë sate e dua,
një çikë verë veriore më jep mua…
Vogëlushja ime, zgjohu me mua.
Vogëlushja ime, zgjohu me mua,
mjaltin ta pi para agimit, e dua,
më jep të pi një çikë verë veriore,…
Vogëlushe e dashur, zgjohu me mua.
Ti gjumashe gumëzhi me bletën,
Flutur, fluturo në livadhet paanë,
pikëzën e nektarit për mikun mblidhe.
Vogëlushe e bukur, eja, më rri pranë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:55 pm | |
|
39. Kush je ti?
Je e pranishme, e mistershme,
më ndjek kudo, si hije më vjen,
e lidhur je me mua si mishi me thoin,
je e pashmangshme si dita që vjen.
Herë shndrin si yjet e largët,
herë si agim i kuq perëndon,…
O lulja e egër e Lindjes,
pse tashmë asgjë s’më kumton?! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:55 pm | |
| 40. Retë lundrojnë si shami të bardha
Retë lundrojnë si shami të bardha
përhapen në arat pa kufi,…
Ah, dashuria im e nxehtë,
mërzia e mallkuar të përpin përsëri!
Duke marrë verën e djegur
Shirat vjeshtore kthehen përsëri.
E di që edhe ti diku vuan.
Prit! Mos ik gjer në paardhësi!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:56 pm | |
| 41. Miku im i heshtur
Ti humbet detit të thinjur,
tashmë i vetëm, pa miq
dhe unë jam i vetëm, krejt
i vetëm si gishti lakuriq.
Si ta vras këtë heshtje të marrë?
Miku im, ku je ti tani?
Po lëpin nata ëndërrimtare
derën e shtëpisë së huaj ku je ti.
Yje të huaj janë në qiell,
ndrijnë në natën e huaj,
klithma të pikset në buzë,…
Përgjigje… Ç’pret?! Ma thuaj… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:56 pm | |
| 42. Sa larg je ti. Kaq larg…
Ti fluturon në Planetin e largët,
tërësinë e orbitës ke provuar,
tani nëpër botë endemi vetëm,
kështu fati ynë qe paracaktuar.
Përsëri ti bëhesh e huaj,
sikur unë s’të kam përqafuar,
vetëm një çast është dashuria,
por brenga do krahë për t’u shëruar.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:56 pm | |
|
43. Kujtesë
Vargje të hidhur pa dritë shkruaj,
gjithnjë derdh lot të nxehtë,
kujtoj kohën që ka shkuar,
një jetë të hidhur pa jetë.
Pa ty s’jetoj, s’frymëroj,
shkoj këtu një jetë të mpitë…
A do të shihemi prapë, si dikur,
të shkruaj vargje të ëmbla, plot dritë?! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov Sun Dec 07, 2008 10:57 pm | |
| 44. Zemra si lulja e lodhur
Zemra thyhet prej luleve të lodhura,
në rrudhat kohore rrudhoset,
Kali nuk merr forcë prej kalorësit,
zvarriset gjersa forca i soset.
Mbi oqeanë, në qetësinë e ngrirë,
Hëna dybrirëshe si ajo varet,
mundet ne në pranverë të dukemi,
mundet që rruga e mpirë të ngjallet!
ku trupi pret që të kallet. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov | |
| |
| | | | Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |