53 vjetë më parë, kur Kosova nxirrte vetem trima dhe luan në fshatin Vidishiq të rajonit te Shalës se Bajgorës me 5 gusht 1953 lindi Xhevat Jusufi. Lindi gëzimi i parë i bashkëshortve Ruhan e Havë Jusufi. Lindi një rreze drite e cila do të le shkelqimin e saj përjetsisht ne analet e historis së popullit shqiptar.
Babai i tij Ruhani edhe pse në skamje dhe varfëri si punëtor krahu punonte ditë e natë për të siguruar ekzistencen për fëmijet e tij që sado pak jeten tua bënte më të lumtur për kunder vështërsive të mdha që i sillte jeta.
U rrit më krip e bukë misri në sofren e beses e të bujaris pa e ditur se një ditë do të bëhet dëshmor i kombit. U kalit në traditen familjare të atëdhedashurisë, të besës e të qendreses ashtu siç e kërkonte vet koha.
Edhe pse kaloi fëmiri të vuajtur më plotë brenga e peripeti ai nuk ju nda shkollimit. Pas mbarimit të shkollës fillore Xhevati regjistrohet në shkollen e mesme Normale në Mitrovicë të cilën e mbaroi më sukses. Kushtet e vështira ekonomike e detyrojnë që të punësohet mënjiherë, edhe pse dëshira për të vazhduar shkollimin nuk e lente të qetë kështu qe viti 1973 Xhevatin e gjenë më ditar në dorë në shkollen fillore " Rifat Vidishiqi", paralele e ndarë në
Selac. Ishte kjo detyrë e shenjtë e mësuesit më ambicie të mëdha për t'ju ngulit nxënësve veprimtarit e tij patriotike e kombëtare. Krahas punës më nxënës vazhdonte studimet në SHLP të cilen e mbaroi në vitin 1986.
25 Vjet rresht Xhevati ndoqi rrugen e dritës, 25 vjet dallgët e jetës e përplasen përpara sfidave të mëdha të kohes, por njeriu më shtatë malësori e qendrim burri qëndroi i pathyshem ndaj tyre.
Në vitin 1990 kur pushtuesi serb dë debonte më dhunë shqiptaret nga puna fati i tillë e gjeti edhe Xhevatin. Në atë kohë ishte punëtor i Entit Krahinor të Statistikes dhe serish i kthehet arsimit.
Keshtu ne vitin 1995 emrohet drejtor i skollës " Rifat Vidishiqi " në Bare.
Vitet 1990 - 1998 paraqesin përiudhen e dhunës se egër të pushtuesit ndaj popullit shqiptar. Ishte kjo periudha kur Xhevati nuk u ndal kurrë në vetëdijesimin e popullit shqiptarë drejt gjetjes së rrugës për çlirim nga pushteti serbosllav.
Prilli i vitit 1998 pë Xhevatin hap faqe të re të historisë, ishte koha kur i bashkangjitet celulës së parë të armatosur të UÇK -së në rajonin e Shalës. Pikrisht ishte ky momenti kur Xhevati bashkoi pushkë e penë për ti rënë pashë më pashë ferrit për të shtrenjtën liri.
Falë trimërisë dhe aftësive të tij organizative që në fillim emërohet ndihmës komandant për logjistikë i Zones Operative të Shalës detyrë të cilen e kreu më përkushtim të madhë në frymen e fundit.
Gjatë gjithë kohës nuk u ndal duke punuar në dy fronte - në
organizimin dhe furnizimin e brigades më armatim , ushqim, veshmbathje e gjëra të tjera të nevojshme për UÇK-në të kësaj ane, dhe në anën tjetër mbante kontakte të përhershme më popullin për të bërë vetëdijësimin dhe organizimin e tij për kryengritje gjithë popullore. Pikërisht në kryrje të një detyre të tillë vritet nga pusia më 3 janar 1999. ne Smrekonicë. Nata e tre janarit ishte e kobshme për ne ishte nata ma e ftohtë e vitit e cila i ngrin zemrat e çdo shqiptari anë e kand vendit. Ishte nata kur familja humbi
birin e shtrenjtë, babain e nderuar, vëllaun e dashur, e ne humbëm
bashkëluftetarin e dëvotshëm, trimin e pa epur të Ushtrisë Çlirimtere të Kosovës, të cilës ia then krahun, ia then zemrën.
U shkputë nga gjiri familjar atëherë kur iu dashtë më së shumti.
Vdekja jote i la plagën atdheut, i la brengën familjes, i la kujtimin në zemër për jetë e mot Esatit, Rafetit Valmirit, Shpresës.
Shkove më mallin e lirisë, më brengen e shkatrrimit të Shalës më brengen e rrenimit të shkollave.
Por kullat tona po ngriten ato ishin dhe do të jenë kala kushtrimi e
qendrese e shkollat do të jenë prap vatra të dritës e të diturisë. Për ne ishe krahë e zemër, për ne mbete flakadan e flamurtarë i lirisë. Me Ty krenohet familja, vendlindja, bashkëluftetaret shokët.
E ju familja e Xhevatit me emrin e tij nderuat veten,nderuat kombin,nderuat atdheun e shtrenjt-prandaj qendroni krenar sepse ai do te jetë këtu edhe atëhere kur ne nuk do te jem.
Qoft i pa harruar kujtimi për dëshmorët- LAVDI
Kushtuar Dëshmorit të Lirisë së Kosovës Xhevat Jusufit
Kontribuoi: DIMAL BEHXHET ISUFI,Prishtinë
“KAM ARDHUR NGA GJIRI I ATYRE QË JANË TË SHTYPUR, DHE MUND TJU THEM SE E RANDË ËSHTË KJO SHTYPJE” --Guinplën
Oj toka ime, edhe sa kohë do frymosh e lirë. Të këmi borgjë të madhë. Nëpër kokë më sillët gjdo gjë vërdallë. Drejton shikimin nga malet kreshnike të Shalës dhe për një qast kujton trimat tanë. Sikur flet më vete, nga këto padrejtësi edhe qielli është mërzitur, edhe fushat e as burimet e ujit nuk rjedhin sipas dëshirës së vetë. Vetëm një gjë ë këmi të lire: ajrin që na dhuroi Zoti. Oh sa freski të sjëllë ky ajrë në mushkri e në mëndje.
Dukë qenë i mërzitur, dukë ndjer një dhimbje në shpirt, dhë për një qast fillon të mendon të kalurën historike, lavdin ë popullit tonë. Gjumi i natës nuk e merrë dotë. Seq na trazojn në ëndërr trimat tanë. Kujtoj Fishtën, Konicën, Naimin, po po kujtoj Isa Bolëtinin, Kadri Bistricën, Rëxhëp Dëdin,Bislim Bajgorën, Ahmet Selacin, oh Zot kujtoj Mëhë Ukën. Trupin më përshkon një ë rrëqethnë. Djersa të ftofta ma përshkojn ballin. Qudi kjo jetë, secili ka një histori në vete, histori të lavdishme, por histori të dhimbshme kemi vëtë
në shqiptarët, po po të till jemi ne.
Duke dashur që të jet i qetë para nxënësve, ulet me kujdes dhe ngadal shënon orën ë mësimit. Shfleton me kujdës ditarin.
Fillon ti thërras emrat simbas Alfabëtit.
Abetarja, Atdheu, Arsimi, Iliri, Shqipja, Teuta... po Atdheu pse nuk ka ardhur,ku është? Oh, Pernëndi sa emër i bukur e i shtrenjtë. Sikur për një qast fryma ju ndal. Kujtimet ikën. Po qfarë tha Fishta për gjuhën shqipe. Po, ajo është gjuha e Zotit.
Nga dritarja e vogël e klasës shikon rreth e përqark fushat, sa shumë i kënduam këti trolli, këtij flamuri, mjerimit, dashurisë, heroizmit të pashoq të kombit tanë. Ju kujta dhe në heshtje këndon kushtrimin ë Kosovës. Po,po qohuni o djem, o shaljan së ërërat që po fryjnë, do të marrin më vëtë shumë gjëra , edhe jetë edhe gjakë.
Dhe për një qast mendimet e mësuesit Xhevat prishën nga pyetja e nxënësës Teuta. Zotri mësues qfarë ke, të lutem qfarë ke?
Dhe se cdo herë, me shikim të rreptë por të natyrshëm ngritët në këmbë dhe fillon t’ju spjegoj nxënësve vendimin ë vet.
Të dashur nxënës,
Kjo është dita e fundit që do jemi bashkë. Vëtëm kur t’ju sjëllim lirin do të takohemi. Një detyrë e shënjët po më thërrt. Prandaj unë kam vendos më mirë me vdekë njëherë se sa me qenë të rrëzikuar gjithhërë. Po, po në sytë e juaj shof lirinë, atdhëdashurinë, tek ju shof shkëndija shprese. Ka ardhur koha që në vend të buzëvë të kafshoni bukën, e në vend të lotëvë të pini ujë. Ju kujtohet së c’thoshtë Migjeni; Përditë shof qartë e më qartë por vuaj thellë e më thellë.
Nxënës të dashur unë kam vëndosur që sot ta lë ditarin, sot do të
qmallemi me ju, mua po më thërret zëri i atdheut, atdhëu është në rrëzik, prandaj edhe nëse vdes mos më lotoni së për këtë dhe e për këtë fe vdekja është lindje ë re.
Dhe kështu mësuësi shaljan betohet në flamur, ku në vënd të shokës ngjësh rrethatorën, e në vënd të plisit vën kapëlën më simbolin qlirimtar në krahnor.
Sa i shenjtë je o flamur o atdhe. Emri dhe toka jonë janë të lidhura me ty. Të betohëm së jetën time do t’ja kem borgjë Kosovës, e shpirtin Perëndisë.
Ngadale fillon të reciton poezin që paraqet gjendjën ë popullit shqiptarë, që lëshon kushtrim se si luftohet për atdhe.
Po mjaftë, koha është afër
kur të ndizet lufta ashpër
lufta tri herë e bekuar
që na ka për të shpëtuar.
Dhe lufa u ndez. U ndez nën kushtrimin ë UÇK-së, në krye më mësuesin Xhevat, por tani komandant. Po ajo mori shumë njërëz, mori trimat më të mëdhenjë, mori ata që jëta nuk ju dhimb aspak, e të tillë Shala pati shumë.
LAVDI O MËSUËSI YNË I DASHUR XHEVAT JUSUFI