Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 EDHE VEPRIMET E FUNDIT TË BAN KI MOON, DO TË PËRFUNDOJNË NË

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Perparim
Fillestar/e
Fillestar/e
Perparim


Male
Numri i postimeve : 2
Age : 75
Vendi : Gallab
Registration date : 07/11/2008

EDHE VEPRIMET E FUNDIT TË BAN KI MOON, DO TË PËRFUNDOJNË NË Empty
MesazhTitulli: EDHE VEPRIMET E FUNDIT TË BAN KI MOON, DO TË PËRFUNDOJNË NË   EDHE VEPRIMET E FUNDIT TË BAN KI MOON, DO TË PËRFUNDOJNË NË EmptyFri Nov 07, 2008 2:50 pm

EDHE VEPRIMET E FUNDIT TË BAN KI MOON, DO TË PËRFUNDOJNË NË KOSHIN E PLEHËRAVE TË HISTORISË

Shkruan: Sejdi Veseli

Një dokument i cili pritet të miratohet së shpejti në KS apo nga Kreu i OKB, flitet me 07 nëntor, në bazë të cilit do të merret leja nga Serbia për vendosjen e EULEX-it në tërë hapësirën e “shtetit” të “ pavarur” të Kosovës, pra edhe nëpër enklavat serbe dhe, në bazë të këtij dokumenti, do të përmbushën të gjitha kërkesat e Beogradit, të cilat e kushtëzojnë vendosjen e strukturave organizative dhe vepruese të EULEX-it në Kosovë. Besojë se është e mjaftueshme që në kuadër të këtij shkrimi të veçohet vetëm njëri prej këtyre kushteve të parashtruara nga Kreu “demokratik” serbijan: Para se të vendoset në Kosovë, EULEX-i duhet të garantojë, se do të jetë neutral në raport me statusin e këtij vendi. Pra, të konsiderojë pavarësinë e Kosovës si të pa qenë dhe, për rrjedhojë edhe mos jetësimi i “Pakos së Ahtisarit”, përkundër faktit se në bazë të tij, jo vetëm se është hartua Kushtetuta e Kosovës dhe të gjitha ligjet përcjellëse të saj, por edhe ardhja e EULEX-it , si dhe të gjitha aktet normative për funksionalizimin e tij të plotë, janë hartuar mbi bazat e kësaj “Pakoje”.

Vendimi i KS të OKB-së për shtrirjen dhe funksionalizimin e EULEX-it në Kosovë, si Shtylla e IV-të e administratës neo-kolonialiste unmikistaneze, pra me legjitimitet të bazuar në paragrafët e Rezolutës famëkeqe nr. 1244 të KS të OKB-së, është pezullim i aktit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, thjeshtë është një devalvim i kësaj “pavarësie të koordinuar”, është një devalvim i Pakos së Ahtisarit”, është një (vet)flakaresh publik për autoritetet e të gjitha atyre shteteve që ishin pjesë e shpalljes të koordinuar të kësaj “pavarësie”, përfshirë këtu edhe Ban Ki Moon dhe organizatën që “drejton”- OKB-në, si dhe për ato që e njohën atë zyrtarisht menjëherë pas shpalljes!

Nga krejt kjo mund të përfundohet, se nga disa faktorë të fuqishëm të arenës botërore, kanë filluar të luhen serish të gjitha kartat, për të gjetur formën dhe mënyrat për të përmbushur edhe njëherë orekset kolonialiste të të përkëdhelurës së tyre lazdrake-Serbisë; për të ruajtur pozitën e saj koloniale mbi trojet shqiptare dhe përfundimisht për t’i dhënë atributet e xhandarit të Ballkanit. Për këtë qëllim, janë zhvilluar dhe vazhdojnë të zhvillohen shumë takime konfidenciale (prapa kulisave), jo vetëm diplomatike por dhe ushtarake, gjatë të cilave janë arritur marrëveshje dhe janë ndarë punët për përgatitjen e terrenit, në të cilin do të defilojë Ban Ki Moon-i me gjoja kundërshtimet e tij, jo vetëm ndaj politikës amerikane por edhe ndaj asaj të shumicës së anëtarëve të Bashkësisë Evropiane, në lidhje me pranimin e statusit të Kosovës, si shtet i “pavarur” dhe “sovran”.

Kështu dhe po ndodhë. Përveç veprimeve të “guximshme” dhe të “vendosura” kundërshtuese, nga Ban Ki Moon i “gjithëfuqishëm” u ndërmorën edhe këto veprime:

1.-Me 22.10.2008 e cakton diplomatin nga Australia, z. Andrew Ladleyn, në postin e ndërmjetësuesit gjatë bisedimeve të cilat pritet të zhvillohen në ardhmen jo të largët, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të ndihmuara nga administrata e rikonfiguruar(dështuar) e UNMIK-ut dhe në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Dihet, se ky përfaqësues, filloi punën menjëherë. Falë “ekspeditivitetit të tij, pa i bërë as 10 ditë punë, para drejtuesve të institucioneve kryesore kosovare, parashtroi propozimin “e tij”, por, sipas asaj që u publikua në mjetet komunikimit masiv, ishte kundërshtimi i vendosur i drejtuesve shqiptar të Kosovës, që nuk i dhanë mundësinë që ta parashtrojë të tërin.

Çka parashihet në këtë propozim të këtij të besueshmi të Ban-it të Plotfuqishëm?

Për t’u përgjigjur në këtë pyetje, prapë duhet t’u referohemi mjeteve të komunikimit masiv, veçanërisht, atyre të jashtme, nga të cilat mësohet se ky propozim i “këtij” zotërie, parasheh ndarjen funksionale të Kosovës. Në kuadër të kësaj ndarje, doganat në veri të funksionojnë jashtë sistemit doganor të R. e Kosovës, ndërsa të ardhurat nga doganimi i mallrave që hyjnë, të shfrytëzohen nga komunat serbe të cilat udhëhiqen nga strukturat paralele dhe sipas akteve normative të Serbisë. Në këtë propozim, ky i deleguar i mospërfillësit të vullnetit të popullit të Kosovës, të “madhit” Ban, parasheh që policia nëpër komunat e drejtuara nga falangat e pushtetit të Serbisë, duhet të jetë autonome në raport me Komandën Qendrore të Policisë së Kosovës. Përballë kësaj pakoje të propozimeve, dashtë e pa dashtë, të imponohet përfundimi, se ato, më shumë çka i përngjanë një thirrje për luftë dhe se bërja e punës së Beogradit dhe Moskës, qenka detyra e vërtetë e z. Andrew Landley.

2-I drejtohet me një letër zyrtare Sollanës së Spanjës (të njohur për “mbështetje” të vendosur për pavarësinë e Kosovës), duke i komunikuar me “forcë” vendimin e “tij” se EULEX-i mund të instalohet në Kosovë, vetëm duke mos e njohur “pavarësinë” e saj. Ndërsa veprimtaria e tij mund të zhvillohet vetëm mbi bazat e Rezolutës 1244 të KS të OKB.

Këto sjellje të Ban Ki Moon-it, janë edhe një akt i luajtur keq dhe në kohë jo të përshtatshme, për mashtrimin e opinionit ndërkombëtar, në përgjithësi dhe të atij shqiptar, në veçanti, se gjoja OKB dhe drejtuesit e saj, si gjatë trajtimit të çështjeve, procesit të vendimmarrjes dhe të zbatimit të vendimeve të tyre, qenkan të pavarura, të autoritetshme dhe jashtë çdo ndikimi nga cilido nga mujsharët kryesor ndërkombëtar.

Popullit duhet t’i sqarohet se arsyetimet e Ban Ki Moon, se gjoja veprimet e tij kanë një synim të vetëm: Zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare e problemit serbo-shqiptar, si dhe vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkan, janë një frazeologji e diplomatike e sajuar për qëllimet e mashtrimit të popullit shqiptar. Dua të besojë, se edhe këto arsyetime demagogjike të Ban Ki Moon edhe për veprimet tij të fundit, të cilat favorizojnë me pa të drejtë politikën shoviniste të Serbisë dhe që dëmtojnë rëndë interesat e ligjshme të shqiptarëve, do të përfundojnë në koshin e plehrave të historisë.

Këto veprime të “njëanshme” të Ban Ki Moon-it, po u shërbejnë si bazë mjeteve serbe të komunikimit për të trumbetuar zëshëm, duke i klasifikuar ato si dëshmi për sukseset e mëdha të politikës shtetërore serbe. Megjithatë nga ky trumbetim i shfrenuar propagandistik mund të nxirret edhe një përfundim i qëndrueshëm, se informatat për këto veprime të hartuara nga mujsharët ndërkombëtar dhe që po zbatohen nga Ban Ki Moon, qysh në fazën përgatitore të tyre paskan qenë të njohura për Beogradin. Andaj, edhe nuk mund të kuptohet ndryshe kjo transparencë kaq e madhe e këtyre mujsharëve, vetëm ndaj njërës palë në konflikt, pra ndaj palës serbe pos si përkrahje e plotë për planet hegjemoniste e serbomëdha dhe hile e skajshme ndaj të drejtës legjitime të popullit shqiptar, për të vetëvendosur lirshëm për të sotmen dhe për t’u përcaktuar për të ardhmen e tij. Me siguri, edhe intensifikimi dhe intensiteti në rritje i veprimeve kundër Kosovë nga strukturat paralele dhe nga falangat kriminale të Serbisë nëpër enklava e paska gjet pikëmbështetjen mbi këto informata. Mjafton që të lexohen pakë rreshta nga deklaratat e disave nga drejtuesit politik, ushtarak dhe kishtarë serbijan dhe për të përfunduar, se edhe politika e gjithanshme serbijane, në raport me Kosovën dhe Bosnjën, hartohet duke pasur për bazë këto informata:

1-a).Pas përfundimit të Mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, të mbajtur me 21 prill 2008, në mes tjerash Tadiq, deklaron para gazetarëve: ... “Serbet nga Kosova, qofshin ata që jetojnë në anën veriore të lumit Ibër, apo në enklavat në jug, nuk kanë besim në organet e pushtetit në Prishtinë. Serbët e Kosovës nuk janë të gatshëm për të bashkëpunuar me misionin e Eulex-it deri në momentin kur ky misin ta fitojë mandatin nga KS i OKB-së... “

b).”Kuvendi i Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë”, në një mbledhje të mbajtur me 13 10 2008, në pjesën veriore të Mitrovicës, në mes tjerash kërcënon: “pasi që në një pjesë të territorit të Kosovës dhe Metohisë është vendosur misioni i EULEX-it, pa pasur ndonjë mbështetje relevante juridike, Kuvendi i Bashkësisë së Komunave të Kosovës dhe Metohisë konstaton, se Eulex nuk mund të zgjerohet në komunat dhe vendbanimet serbe, kështu që çdo përpjekje në këtë drejtim do të hasë në rezistencë të popullit serb në Krahinë...” (evropaelire@rferl.org.)

2. Gjeneral-koloneli Zdravko Ponosh, për të përditshmen “PRESS”, me 10 prill 2008, në mes tjerash deklaron: “...ushtari serb për nga aftësitë e tij luftarake, nuk ka as edhe një arsye që të ulë kokën para askujt... ...Gjatë bashkëpunimit me ushtritë tjera, kemi krijuar dhe përforcuar bindje të bazuar, se mund të matemi me ato ushtri në të gjitha drejtimet....Po e mori urdhrin, US me siguri është në gjendje, që me veprimet e saj ushtarake ta marrë Kosovën...Çështja e Kosovës në Serbi nuk është vetëm çështje e kontrollit ushtarak të kësaj pjese të territorit tonë. Kjo është një çështje më komplekse e cila meriton shqyrtim të të gjitha modaliteteve që të arrihet prosperiteti i plotë i Serbisë...Ushtria duhet të jetë e gatshme për të gjitha detyrat që i parashtrohen dhe në çfarëdo variante...”

3.-"Lufta është e pashmangshme ne te ardhmen e Ballkanit për shkak te pozicionit ne te cilin gjendet minoriteti serb ne Kosove". Kështu i deklaron kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Mitropoliti Amfilohije Radovic, gazetarit të agjencisë “Reuters”, Adam Tanner (Cetine, me 18 tetor 20080

Nuk ka nevojë të harxhohet shumë mund për të ardhur deri te përfundimi, sepse “çka shihet për diell kallauz nuk do” thotë populli, se qëllimi real i këtyre veprimeve që po ndërmerren nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon, është legjitimimi prezencës se pushtetit paralel të Serbisë nëpër të gjitha enklavat serbe në Kosovë dhe edhe një hap para drejt legjitimimit të copëzimit dhe ndarjes së saj. Dhe popullit duhet t’i sqarohet se arsyetimet e Ban Ki Moon, se gjoja veprimet e tij kanë një synim të vetëm: Zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare e problemit serbo-shqiptar, si dhe vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkan, janë një frazeologji e diplomatike e sajuar për qëllimet e mashtrimit të tij.

Përfundimi...

Kjo gjendje do të jetë kështu, deri në momentet kur populli do ta merr fatin në duart e veta dhe me veprime konkrete dhe të vendosura, t’i detyrojë mujsharët ndërkombëtar që të besojnë, se po nuk ju lejua edhe shqiptarëve, ashtu siç ju lejua më herët edhe popujve tjerë konsumimi i të drejtës universale për të vetëvendosur lirshëm për të sotmen dhe të ardhmen e tyre, as mos ta paramendojnë se do të mbretëroj paqja dhe stabiliteti në këtë pjesë të Evropës!

Tjetër rrugë nuk po u mbetet shqiptarëve, pos përbashkimit të potencialit të tyre, mendor dhe veprues përkrah atyre subjekteve të organizuara shqiptare, të cilat qëndrojnë në pozicionet e ndërtuara në përputhje me amanetin e Dëshmorëve të Kombit, me synim të shkrirjes pa kushtëzime të këtyre subjekteve në një të vetëm dhe gjithëkombëtar!

Ky përbashkim duhet të jetë i sinqertë dhe nën autoritetin e plotë të Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe me synim të qartë, të përdoren të gjitha mjetet dhe format demokratike të veprimit, për realizimin e aspiratave të tona të ligjshme njerëzore dhe kombëtare, për të jetuar i lirë dhe me dinjitet në Atëmemëdheun e tonë të vetëm dhe të ribashkuar në një shtet, as të vogël e as të madh- në Shqipërinë Natyrale!

Kjo është rruga e vetme për sigurimin e një baze të shëndosh për një paqe të qëndrueshme në Ballkanin e lodhur nga politika hegjemoniste sllavo-greke!

Me 02 nëntor 2008, Prishtinë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
EDHE VEPRIMET E FUNDIT TË BAN KI MOON, DO TË PËRFUNDOJNË NË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Edhe student edhe deshmore...
» "Lamtumira e fundit"
» MANDRITSA - FSHATI I FUNDIT ME SHQIPTAR NE BULLGARI
» Sa jemi afer fundit?
» Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: