|
| Daniel Cana | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Daniel Cana Thu Oct 16, 2008 9:54 am | |
| BUKURIA Nga një vogëlushe, sytë dot si heq. Shikoj shoqen time, bërë si mos më keq. Në gjoksin e saja, sytë i përqëndrova. Hidhej i hazdisur, dotë nuk durova.
Buz e saj e kuqe, jetë të dhuronte. Syri i saj i kaltër, zëmrën shigjetonte. Trupi i saj i bukur, tundej si Selvija. Ku ta përqëndroja, vështrimin s'po dija! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Daniel Cana Thu Oct 16, 2008 9:54 am | |
| SHOQATA E PIJANECËVE Raki rrushi,raki mani, Si shum të ka dalë nami. Kurrë fara mos t'u shoftë, Edhe na dheu buroftë.
I bashkove vajza e djem, Pinë,kërcejnë,u bën ujem. Qyfyre e shaka bëjnë, E kan zemrën në pëllëmbë.
O Arben t'u bëfsha ferrë, Merre gotën dhe një herë. Ta kthejmë e ta bëjmë gëzuar, Për atë që na ka ftuar.
Për zotin e shtëpis do pimë, T'ja mbarojmë gjith rakinë. Meze e mish të mendojë, Le të gjejë ku të dojë.
E zonja e shtëpisë rroftë, Dhe çifti u trashëgoftë. Në të tjera raste vafsha, Dasma e aheng u pafsha. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Daniel Cana Thu Oct 16, 2008 9:54 am | |
| Don zhuan, e Shoku-Tanku Bëni vënd se erdhi plaku. Mos bëni hile në pije! Jeni të rinj e s'u ka hije!
Ti thua që unë do pi. Pi mo! Kush ta mbajti ty? Por vetëm këtë punë dini? Këtej nga plazhi nuk do vini?
Hajdeni se është shum mirë. Deti i kripur si shëllirë. Të çan ballin seksi femër, Shih me sy dhe plas me zemër. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Daniel Cana Thu Oct 16, 2008 9:55 am | |
| MYSLIMANI...! O ti, që mbahesh Mysliman! Të duket jeshil anë e mbanë. Mohon gjithçka që të mbanë, Mohon Nënën dhe Babanë.
Një'ri që s'njeh veten e vetë, Ikën si kali në të përpjetë. Barrën e rëndë mban mbi shpinë, E djersët rrjedhin, mbulojnë synë.
Një herë kastile i thanë dhelprës, Ta vizitonte "zotin e saj". S'më ka lën mëndja,u'a ktheu dhelpra! Nuk do më puthë,do të më hajë.
Feja, i dashur,është bërë Luanë. Ka ngrënë,po ha dhe do të hajë. Ku gjen si ty të nënështruar. Kur i venë n'fole...Përse të luaj? - 2007- | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Daniel Cana Thu Oct 16, 2008 9:55 am | |
| RRACË PIJEXHIU! A vemi, a s'vemi,në mes të pyllit do vemi, Atje, si të marrë, raki e mish do kemi. Do pimë sa të dehemi,sa t'na e ketë ënda! Natën do ta shkojmë,në kasolle brënda.
Le të bjeri shi! Le të bëj tufan! Me vajzën në gji, je si nën jorgan. Ska ç'na bën tufani! Nuk na lag ne shiu! Jemi rrac e fortë, rracë pijexhiu. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Daniel Cana Thu Oct 16, 2008 9:56 am | |
| RAKIA E MALLKUAR! Ah rakia! Kjo rakia...! Të bën që ta duash vetë. Se kur pi raki e dëndet, Prifti,hoxha s'di ça fletë.
Zënë flasin,dërdëllisin, Gjithë botën e bekojnë. Kur nuk gjejnë faqoren para, Kthehen shajnë e mallkojnë. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Daniel Cana Thu Oct 16, 2008 9:56 am | |
| TA PIMË ME FUND Ju paça o miq sa malet. Rakia i shkoftë hallet. Aq e fortë qoftë drejtësia. Njëzet gradëshe,sa rakia.
Nuk kuptojnë ca shejlerë, Që u zunë e që u therë, Na u funë në pus të thellë! Që andej,s'ka zot t'i nxierrë.
Ligj për t'a është porosia. Që "na vjen na perëndia" Nuk shikojnë nga syt e ballit, Që njerzit jan gjithësia!
Pa mësuan dhe kompiuter! Kështu thotë i madhi zot! Kokën e mbajnë nga qielli! I harrojnë këmbët në tokë! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Daniel Cana Thu Oct 16, 2008 9:57 am | |
| SHOKË DO PI Do të pi o shokët e mi, Se kam të madhe mërzi. Nga forumi më përjashtuan, Për ca njolla në biografi!
Sado të na shesin mënd, Disa njerëz "me parti" Prapë jan ata që janë, S'mësohen n'demokraci.
Nuk ndryshojnë kurrsesi!!! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Daniel Cana Thu Oct 16, 2008 9:57 am | |
| MOS GABO Kam një hall të madh,s'di ku ta kërkoj! Më besoni shokë..s'mundem ta harroj. Nga dora më iku...,largë fluturoj. Më ndihmoni shokë,ku mund ta kërkoj? Më gënjeu Qënia,më tha ta ndihmoj! Sapo hodhi lumin...Kalin përdhunoi. Ah moj botë mizore,nuk i vë dot emër! Si i mban k'ta njerëz,pa mëndje,pa zemër? Zëmra kur ka krisur,shpirti pikon lotë! Dhimbjes saj largoju,se nuk matesh dotë! Dhimbja e dashurisë,dhimbja më e fort, Edhe gurin plasi,s'i rezistoj dotë. Kurr nuk do të shohësh një ditë të bardhë, Gjersa plaga ime të më mbajë zvarrë. Gjumi është prishur,nuk mundem të flë. Do ta hedh në lumë...lumi nuk e nxë! Do ta hedh në det..po nuk duket gjë! Nuk do që të dali,pa mëndje më lë. Dhimbja do kaloi,mua do më lërë, Vetëm kur një tjetër vëndin tënd ta zërë. 9/2007 | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Daniel Cana Thu Oct 16, 2008 9:58 am | |
| -KËSHILLIM ME DIANËN
Si je?.. Të thonë e dashur Diana, Ç'ke qënë?.. Iku ,perëndoi. Se koha rrjedh porsi ujëvara, Asnjë nuk mundet ta ndaloi.
Kaq shum të vuash nuk të pëlqen, Këtë të gjith e thonë tani. Por fakti është,nuk do të bindesh! Apo e ke për inerci?
Inercia nuk të mban gjatë. Një vrull është dhe...pastaj? O del nga shinat!...O rri në to... Dhe zemra s'ka përse të vuajë!
Asnjë nga k'to nuk është më duket. Eshte vetem UNI që të mban pengë. Se zëmra jote të tjera vënde, I do..i meriton..është e vërtetë. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Daniel Cana Thu Oct 16, 2008 9:58 am | |
| EJA DALLANDYSHE
Ti nuk je e para! As e fundit jo! Që një zemër e brishtë vuan për dashuri! Jeta njerëzore sic e sheh, është kjo! Përmban brënda saj edhe Mizori...
I ke parë zogjtë kur ndërtojnë folezat? Fillojne të reja,asnjë s'do të vjetër.. Edhe zemra jote,do gjej qetesinë. Eja Dallandyshe...Bëj një fole tjetër.
Eshtë një legjendë " Vajz e Valëve". Duhet ta kuptoshë; Si ajo nuk je! Legjendat tregohen që ne të mësojmë, Që të dimë çfar marrim dhe kur dashurojmë.
Gjakosja e zemrës është si hekur i nxehtë, Sado të shërohet, prapë shënjë do ketë. Shenja nuk është dhimbje, po ka një sekret, Është kujtim i çmuar për këdo në jetë. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Daniel Cana Thu Oct 16, 2008 9:59 am | |
| -LËRE ZEMRËN TË BUROJË
Burim i kulluar ku t'a gjesh të jeshë! Kush nuk do të donte t'i ngjante atij? Lëre zemrën tënde,ende të burojë, S'kan ç'ti bëjnë rrëketë,dot s'e turbullojnë.
Ajo që kalove është si rrëkeja, S'është as lum,as detë,ti këtu gabohesh! Ulërin nga gjembi, kur ka dhe më keqë...?! Ashtu si rrëkeja, shkon e turbullohesh! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Daniel Cana Thu Oct 16, 2008 9:59 am | |
| -E KEQJA S'KA VËND
Pikërishte këto pyetje dua të sqaroj! Sa mire qe i di? Isha i sigurtë. Shpirti jotë ka brenda,aq shum kaltërsi, Pse akuzon zemrën se qënka e Gurtë?
Gjithe kthielltësia e shpirtit tënd, Nuk do të vej dëm, as edhe nje pikë. Po ti merre pakë me seriozishtë! Ajo të pranon, puno dhe një çikë!
Pastaj ndoshta, edhe do uroshë, Por jo mua...veten ta bekosh. Se i ke të gjitha, brenda shpirtit tend. Paç vetëm të mira. E keqja s'ka vënd. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Daniel Cana Thu Oct 16, 2008 10:00 am | |
| -MOS M'A MBAJ SEKRET
Ç'Bukuri e madhe të la pa martuar? Shtati si Selvi', apo syri i shkruar? Ç'dorë e mbinatyrëshme të ka pikturuar? Më trego të lutem,mos rri e mbuluar!
Më trego të lutem,mos i mbaj sekret, Se nga mënd' po luaj, po luaj vërtet! Kur të pikturuan gjith atë bukuri, Si s'mundën të jepnin më shumë Dashuri?! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Daniel Cana Thu Oct 16, 2008 10:00 am | |
| -LAVDI DASHURISË
Dua të të shoh.., të shtrihesh..,të rrishë! Unë të të mbijë pranë si një qeparis. Me degët e mija të bëj pakë freski, Të mbijë dashurija, ashtu siç do ti.
Të mbij e të rritet, të lëshoj lastarë, Në krahët e saja zemrën të ta marrë. Ta vendos kurorë përmbi qeparis..., Që bota të thotë:"LAVDI DASHURISË" | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Daniel Cana Thu Oct 16, 2008 10:01 am | |
| -ZBUKUROJE SHPIRTIN
Bukurin e shpirtit shum e kërkojnë! Të pakët jan ata që e vlerësojnë. Sidomosë femrat,për mendimin tim. Shumë pretendojnë,ndaj s'kam besim!
Shumica kërkojnë, jo shpirt të praruar! Mashkulli i tyre, të jetë i pikturuar! Nuk i masin vlerat e zemrës së ngrohtë, Që nuk krahasohet me asgjë në botë.
E duan idhullin, të jetë i dukur..! Pa edhe xhepat t'i ketë të mbushur..! Eshtë një fjalë e urtë,po se di mësoje; "Djalli është i bukur" | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Daniel Cana Thu Oct 16, 2008 10:01 am | |
| - S'JETOJMË PA DASHURI
Prej gjaku dhe mishi shpirti i jotë gatuar. Si mundi të ngrohet duke dashuruar? Si mundi të ftohet braktisur harruar? Si mundë të jetojë prap pa dashuruar?
Ti mund të harroshë dhe të dashuroshë... Duhet që të mbushet vëndi që është bosh. Mjafton që ta flakësh,ç'ka është grumbulluar. Urrejtja, përçmimi për t'u dashuruar.
Vetë duhet ta bëshë, nuk ta fal njeri. Ajo që të falin është besnikëria, Për të jetuar gjatë unë këtë e di, Duhet pak balsam siç është DASHURIA. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Daniel Cana Thu Oct 16, 2008 10:02 am | |
| - FJALËT JAN SI DRITA
Ngrihu një ditë herët, sa të agojë dita, Shikoje pak diellin, rrezet si lëshon...! Hape gjoksin tënd, të të preki rrezja, Ajo është dashurija..E ndien?..E kupton?
Dashuria është si dielli,erret a ndriçon. Fjalët janë si drita..Janë si ato rrezet, Po s'i penguan retë, retë e djallëzuara... Kur ato ndriçojnë, hyjnë në zemrën tonë. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Daniel Cana Thu Oct 16, 2008 10:02 am | |
| - FJAL E ARTË
Dashuri..është fjalë e artë, Që natyrshëme shkëlqenë. Kush e di dhe e ka pranë, Zemrën veten s'e gënjen.
Ai që për maskë e mbanë..! Shpirtin..veten ka maskuar. Kurrë maska s'mund të fsheh, Dashurin..e dashuruar. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Daniel Cana Thu Oct 16, 2008 10:03 am | |
| - JETA ËSHTË GËZIM
Brengën nxirre,mos e mbaj. Jeta është gëzim, jo vaj! Sytë me lotë,që dot s'i thanë.. Zemrës, njerëzve, rriju pranë.
Zëmra rreh e gjak shpërndanë, Gjithë trupit anë e mbanë. Një zemër me dashuri, Shpërndan vetëm lumturi.
Të të them s'ke ndienja Për të dashuruar.. A do të m'a falje Fjalën e gabuar?
Atëherë si ta fali, Rastin jeta ty? Kur ndienjat e thyera I quan dashuri?
Të vrara të thyera,të shtrira për tokë, Saqë shpirtin tënd e kanë lënë trokë. Me një pushkë e dy nuk merret kalaja, Ndaj dhe dashurija do armët e saj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Daniel Cana Thu Oct 16, 2008 10:03 am | |
| -ËSHTË MË MIRË TË DUAM
Të ecësh në jetë, të ndiesh, të zgjohesh, Nuk mjafton të duash, por dhe t'i kushtohesh. Një zemër të lirë, asgjë s'e pengonë, Edhe kur urrenë dhe kur dashuronë.
Kur e di çfar do, çfar të ka munguar, Përse paske frikë për të dashuruar? Është më mirë të kemi paqe, dashuri? A më mirë të ndarë, t'i thurim Lavdi?!
Të duash dashuri dhe të rrosh i ndarë..! Pranë një burimi..me buzë të tharë. Janë ca pengesa që nuk t'i jep jeta, Njerzit i krijojnë, kjo është e vërteta. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Daniel Cana Thu Oct 16, 2008 10:04 am | |
| - E VËRTETË
I bukur nuk jam,të të verboj! Kam në shpirt shum zjarr e prush. Kam diçka,po ta tregoj, Diçka që nuk e ka gjithkush.
Tre të arta duhen tek burri. Epshi,shpirti edhe besa. Për fat të mirë të trija këto. Unë i kamë,siç i desha.
Nuk t'i themë për komplimentë, As dua të bëjë reklamë! Ke diçka shum njerëzore, Që gjithë femrat nuk e kanë.
Danel Cana | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Daniel Cana Thu Oct 16, 2008 10:05 am | |
| JAM I MARRË..
Më thonë bota, - “Je i marrë!” ...Se i këndoj dashurisë. “-Iku mosha, iku koha, ...Ikën vitet e rinisë.”
Iku koha porsi lumi, Hapat zemra si ndërronë! Pa dashuri s’të zë gjumi, Dashuria... të rinonë.
Koha, mosha dhe rinia, Nukë kthehen pas më, kurrë. Rrijë afër dashurisë, Largësia të sëmurë.
Më thonë bota:-“Je i marrë!” Dhe i marrë dua të mbetem. Për dashurinë dhe në varrë, Mos më fusni, se nuk tretem. Danel Cana | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Daniel Cana Thu Oct 16, 2008 10:05 am | |
| LIQENI ME DY BURIME
Që të bëhet lumi,duhet një burim. E mbushin liqenin dy burime bashkë. Një liqen i madh që nuk ka mbarim, Ne lundrojmë mbi të,të dy me një varkë.
Varka jonë lëkundet mbi dallgë kapriçoze, Herë herë pa ndierë,herë me shum inat. Mbaheshim mos binim,kapeshim për dore, ...Ah moj varkë e vogël..,lëkundu dhe pakë!
Ujët e liqenit diçka nanuriste, Thuaj kuptoi gjë ng’ato ledhatime? Ishin veç dy zemra shkëmbenin shikime, Ishte një liqen...që kish dy burime. Danel Cana | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Daniel Cana Thu Oct 16, 2008 10:06 am | |
| HIDHËRIM I DASHURISË
Dashuria..dashuria,një gisht në mjaltin e ngjyer, Por s'e kupton njerëzia se sa shum trishtim të b'je! Është e ëmbël për të gjithë,edhe mbretër ka gënjyer! Është e hidhur..shum e hidhur..kur s'e di dhe kur s'e ke !
Duke kërkuar dashurinë,njerzit rendin si një lumë! Kur na del një lule para,s'e trajtojmë ashtu si duhet! Mendojnë se largësia do bjer dashuri më shumë. Harrojmë se me dashurinë,në jetë nuk mund të luhet!
Kështu bëhemi viktimë,të pa ditur,të pa mundur! Kërkojmë të gjejmë shpëtimë nëpër vënde shum të egëra! Zëmra jote atëherë,...si pa dashur e ka humbur! Ndienjën fisnike të jetës,...është largë nga e vërteta. Danel Cana | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Daniel Cana | |
| |
| | | | Daniel Cana | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |