| Lufta e Kosoves: eshte harruar??? | |
|
+27xhavo_ Sofra L1ndush3 Xili kadiss Blerti_Gashi Eva0506 feratkoca agim__barja Delia stabili anila Best Argent Melyssa Kushtrimi86 Nezir Myrta Orfe@ Ali Baba Tepelena njonidrenica istogalia murturi zeriatdheut Euridika STUPCAT Parapsikologu Fjona 31 posters |
|
Autori | Mesazh |
---|
Fjona Xhelozja...
Numri i postimeve : 2283 Age : 36 Vendi : n'matiqan Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta Registration date : 07/10/2008
| Titulli: Re: Lufta e Kosoves: eshte harruar??? Sat Oct 11, 2008 1:00 am | |
| ...........♥...♥ ........♥.........♥ .....♥...............♥ ...♥....................♥ ..♥......................♥ .♥........................♥... ......♥....♥ ♥.........................♥... ♥..............♥ .♥.........................♥.. .................♥ ..♥.........................♥. ...............♥ ...♥.................KOSOVA.. ......♥ .....♥........................ ..........♥ ........♥..................... ......♥ ...........♥.................. ....♥ ...............♥.............. .♥ ..................♥..........♥ .....................♥.....♥ ......................♥..♥ ........................♥ ........................♥ .......................♥ ........................♥ ..........................♥ | |
|
| |
Fjona Xhelozja...
Numri i postimeve : 2283 Age : 36 Vendi : n'matiqan Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta Registration date : 07/10/2008
| Titulli: Re: Lufta e Kosoves: eshte harruar??? Sun Oct 12, 2008 4:08 pm | |
| | |
|
| |
Ali Baba Tepelena Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 187 Age : 68 Vendi : greqi Registration date : 13/08/2008
| Titulli: Re: Lufta e Kosoves: eshte harruar??? Sun Oct 12, 2008 6:32 pm | |
| Shkruar nga Danel Cana Greqi-Janar -2000 - ERË KOSOVARE
Më vjen mirë dhe më shtohet jeta kur shoh përpjekjet e Kosovës dhe të kosovarëve në përgjithësi, për të mbijetuar ndaj gjenocidit të madh Serb.Eshtë jo një përpjekje e thjeshtë, por luftë e vërtetë vigane, për jetën dhe me jetën. Kjo i detyroi kosovarët të rrëmbejnë armët. Për këtë shkruan historia dhe atë do ta mësojnë brez pas brezi të gjith shqiptarët dhe ata të huaj që dëshirojnë të njohin rracën e luftuar në shekuj, atë shqiptare. Nuk kam ndërmënd të tregoj mënyrat që përdori Serbi për eleminimin dhe shkombtarizimin e Kosovës, as kohën kur filloi dhe sa vazhdoi. Për këto kanë shkruar historianët kompetent ,e të përgatitur, pa ngjyra politike, sepse historija e mirfilltë nuk është politikë, e as duhet lejuar të bjerë pre e politikës .Historija është kronika e ngjarjeve dhe ndodhive që kalon një vënd, një popull, shumë vënde, shumë popuj, në periudhë të caktuar kohe.Tregon atë luftë që bën një komb për të mbrojtur vëndin, gjuhën, kulturën, historinë e tij të vërtetë, pa synuar cënimin e të drejtave të dikujt tjetër.Kosovari thotë një proverb: " Historinë kush e harron, mallku kjoft për gjithmonë " Tani më vjen mirë që Kosova jonë, shqiptare, i kurorëzoi me sukses këto përpjekje dhe po shkon drejt pavarsisë së saj, nga kthetrat e shovinizmit të pa skrupullt që tregoi dhe akoma po tregon politika Serbe.Mendoj se iku koha e Krajlëve dhe e shitjes e blerjes së pushteteve.Sot pushtetin e vendos populli në mënyrë demokratike me votën e tij të lirë.Besoj se me mendimin tim bashkohen të gjith ata që shikojnë të ardhmen si përparim i njerëzimit dhe jo si viktimë të mediokritetit të politikave të gabuara. Më vjen mirë kur shikoj përpjekjet e mëdha të kosovarëve për kulturën dhe arsimin shqiptar. Janë për t'u marrë shëmbull, se sa bukur i ruajnë traditat edhe në emigrim fëmijët e Kosovës, të cilët kanë një periudhë më të gjatë, se sa ne, shqiptarët e tjerë të Shqipërisë mëmë. Admiroj përpjekjet që bëjnë gjithashtu shqiptarët e Maqedonisë e Malit të Zi . Ky fenomen është në heshtje , (të mos them tjetrën), në emigracionin shqiptar këtu në Greqi , të cilin e njoh mirë.Jemi përpjekur me forma të ndryshme të ( sensibilizojmë) ngacmojmë opinionin publik, por nuk kanë mjaftuar, përpara mos dashjes së ndonjë pushtetari, nga cilado anë qoftë. Këto janë fenomene që e dëmtojnë dhe e shkatërrojnë kulturën e një kombi. Sepse kultura ruhet nëpërmjet gjuhës dhe gjuha ruhet nëpërmjet të folurit dhe arsimimit. A mund të mos e dijë ndonjë, se çfar është kultura e një kombi ? Ajo që quhet kultura popullore! Ç'do të thotë dhe si e nga lind ajo? Për këtë mund të mbaj disa leksione një studjues i folklorit, një gjuhëtar. Populli që askush nuk mund të rivalizoj me të, krijon natyrshëm gjuhën,këngët vallet, zakonet e tij, ato që plotësojnë gjith folklorin e një kombi.Për mendimin tim, në kulturën e një kombi gabimisht kanë futur disa edhe fenë. Feja dhe politika, nuk duhet të ngatërrohen me kulturën. Ato janë dy gjëra të tjera dhe janë e njëjta gjë.Unë nuk bashkohem me idenë se feja është kulturë. Në qoftë se flasim për " Kulturën kristiane apo kulturën islamike ", siç janë emëruar, kjo e ka një sqarim.Të mos ngatërrohet roli që luajti krishtërimi, me rëndësin e tij. Periudha e kryqëzatave, u emërua si mbrojtja e kulturës së krishterë nga gjysëm hëna ose nga ndikimi i kulturës islamike. Në të vërtetë ishte një luftë e ndezur, në emër të bindjeve fetare, për kufij ekspasioni. Pikërishtë këtu duket rëndësia dhe roli politik i ideologjisë fetare.Feja ka shfrytëzuar zhvillimin e kulturës popullore ,duke i dhën asaj ngjyrat fetare, sikur vetëm ngaqë egziston sipas asaj një bindje dhe përulësi e madhe tek zoti, mundësohet çdo arritje dhe zhvillim kulturor apo shkencor.Këtu ka mjaftë debate nga anë të ndryshme. Për të sqaruar edhe një herë pozicionin tim, e theksoj se feja është një lloj propagande e cila rrjedh nga politika e njeriut për pushtet. Të njëjtin spiegim ka edhe politika, ndaj kemi shumë lloje politikash, aq sa lëvizje ka dhe gjuha në gojë.Natyrishtë fiton pushtet ajo politikë që sundon me një farë mënyre masat e popullit. Po kështu edhe feja, ndaj ka shumë lloje fesh'ë e propagandash fetare, që tani për fat të keq të tyre, po e shtojnë presionin mbi masat e popullit. Për Kosovën veçanërisht, tani po shfletohet një faqe e re e historisë.Historia e saj, ka çuditur, ka tronditur, e vazhdon të trondisë gjithë botën, për vetë rrugën, shtigjet nga të cilat vjen. Këto fjalë nuk shprehen për romantizëm, sepse do të ishte i tepërt në këtë rast, por thuhen për të treguar botërishtë një të vërtetë, të cilën me qëllim e kanë luftuar.Përsëri po përmënd një shprehje Kosovare " Mbas çdo abetare, janë shumë varre " Një binom i thënies së njohur " Gjuhë e larë me gjak", të cilën e nxorën Rilindasit tanë.Njerëzit nuk lindin as të mirë, e as të këqinj. Njerëzit edukohen nga nevojat e jetës, nga qëndrimi i shoqërisë përreth, nga vështirësitë që hasin në jetë, nga mundësitë e arritjeve të ideve etj.Prandaj themi se " Historinë e bën koha.Kohën e bëjnë njerzit. Vepra i bën ata të pa vdekshëm." Ndaj për periudha të ndryshme, njerëz të ndryshëm kanë lënë gjurmë të ndryshme.Në histori mbeti edhe sulltan Mehmeti, e sulltan Murati , por mbetën si pushtues ! Në histori mbeti edhe Huniadi e Skënderbeu, por mbetën si mbrojtës të lirisë e të pavarsisë së popullit ! Në fillimet e shekullit të XX, me ndarjen që ju bë Ballkanit, dihet botërisht historia se, Shqipëria ishte ajo që humbi, nga gjykimi i pa drejtë e shovinist i fuqive të mëdha. Trungun e saj e coptuan padrejtësisht, duke kënaqur pretendimet e shteteve fqinje, e duke u hedhur nga një copë qeverive grabitqare, që ato i përfaqësonin. Zërat e patriotëve shqiptar si Avdul Frashëri, Ismail Qemali, Isa Boletini ,Luigj Gurakuqi,Fan Noli,Hasan Prishtina etj, nuk i mori njeri për bazë, megjithëse ata mundën të arrinin deri në sferat e larta të Evropës.Kjo nuk u zgjidh as pas dy luftrave botërore që pasuan më mbrapa. Sepse qeveritë përkatëse që dolën nga këto luftëra, nuk mundën të gjejnë gjuhën e paqes. Kjo e pruri Kosovën dhe kosovarët në rrëmbimin e armëve më 1998. Pikërisht atëher u poqën kushtet politike, që lufta e Kosovës të konsiderohej e drejtë. Gjykimi më i drejtë do të ishte, që palët të mos arrinin në konflikte të armatosura, por si gjithmonë pala sërbe e ka shum të vështirë tërheqjen.Ai nacionalizëm kokëfortë e i sëmurë, që karakterizon sërbët, e çoj Serbinë në shkatërrim, në shpërbërje. E kjo është mjaft e natyrëshme. Nuk mund të quhet padrejtësi, as historike e as shoqërore. Një fjalë e urtë popullore, në mënyrë metafizike thotë : " Duhet të vejë guri tek vëndi " Edhe përpjekjet diplomatike, me sa kam ndjekur, këtu e kanë hasur vështirësinë, për çështjet e pakicave kombëtare. Këtu nuk bëhet fjalë për ndryshim kufijsh por për njohje të drejtash themelore e kushtetuese, që ju takojnë këtyre përzierjeve të ndryshme në Ballkan. Shtetet përkatëse duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për plotësimin e këtyre të drejtave.Është shumë anakronike tashmë që qeveritë e sotme serbe apo greke të mbrojnë gabimet e bëra nga qeveritë e viteve 1913, afërsisht një shekulli më parë! Sot duhet, e ka ndryshur mentaliteti i njerëzve në përgjithësi dhe i atyre që qeverisin në veçanti. Mos vallë e kishte të lehtë Gjermania të kërkonte falje publike ? Mos vallë e kishte të lehtë Japonia të kërkonte falje Kinës ? Mos vallë e pati më të lehtë Izraeli të tërhiqej nga Gaza pas 38 vjet lufte ? Përse duhet të flasin me gjuhën e armëve popujt ? Pikërishtë këtë zgjidhje ka nevoj sotë edhe situata në Ballkan , duke mësuar nga pësimet e vëndeve të tjera. Unë shpresoj dhe kam besim se popujt e Ballkanit, nuk do lejojnë padrejtësi të tjera dhe si populli më i lashtë që është, do zgjidh pa dhimbje mosmarrveshjet. Sot vetëm perfeksionimi e plotësimi i kuadrit ligjor, është detyra urgjente e qeverive përkatëse. Dhe për këtë nuk mungon as dëshira e popujve të Ballkanit, e as mundësia e qeverive përkatëse. Thonë se;" Pas çdo zjarri lulëzon një jet e re".Pikërisht këtë jetë shpresojnë edhe popujt e Ballkanit, pas atij zjarri të madh që ndezën padrejtësitë shekujve që shkuan. Le të filloj një jetë e re këtë shekull të ri. Ndjejmë se po fryn kjo erë e ngrohtë e pranverës që presim Ajo pranverë që do çeli lulet e shpresës së ëndërruar për shekuj me radhë, që popujt të jenë të bashkuar, të lumtur e të rrojnë në paqe me njëri tjetrin. Të largohet përgjithmonë hija e luftës nga shpirtrat e mëndjet e këqija. Edhe ato pak re, që kërkonin të zinin diellin e gëzimit, të lirisë e pavarsisë, era e së vërtetës që fryn me furi, po i shpërndan. Dita e shumpritur tani troket edhe për Kosovën trime dhe bujare. Zakynthos-Janar -2000 | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Lufta e Kosoves: eshte harruar??? Tue Oct 14, 2008 1:54 pm | |
| E harojne ata qe iken neper plazhe luften ! | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Lufta e Kosoves: eshte harruar??? Tue Oct 14, 2008 1:56 pm | |
| Keta familje nuk e harojne kure luften !Kjo listë është marrë nga libri "Drenica" i autorit Mr. Ibrahim Çitaku.Bajram Zeka 1962 Abri e Ulët Afrim Smakiqi 1976 Abri e Ulët Avni (I) Kuliqi 1982 Abri e Ulët Hamdi (M) Bytyqi 1981 Abri e Ulët Hasan (Z) Gashi 1983 Abri e Ulët Halim (F) Smakiqi 1933 Abri e Ulët Hazir (S) Kuliqi 1969 Abri e Ulët Ismet Qerkini 1965 Abri e Ulët Milazim Smakiqi 1924 Abri e Ulët Mustaf (J) Zeka 1944 Abri e Ulët Osman (H) Kuliqi 1944 Abri e Ulët Ramiz (J) Zeka 1946 Abri e Ulët Ramë (B) Gashi 1919 Abri e Ulët Ukë (Çun) Bytyqi 1918 Abri e Ulët Vesel (H) Smakiqi 1960 Abri e Ulët Xhavit (R.) Sulejmani 1960 Abri e Ulët Shaban (Bislim) Shabani 1948 Aqarevë Ismet Rrahmani 1962 Aqarevë Nifa Jashari 1946 Aqarevë Zymber Tahiri 1948 Aqarevë xhafer (Avdullah) Avdullahu 1962 Aqarevë Rafet (Sylë) Haxha 1989 Aqarevë Nexhat (Mursel) Haxha 1987 Aqarevë Sejdi (Sokol) Beqiri 1938 Aqarevë Fazli (Binak) Beqiri 1952 Aqarevë Ganimete (Luan) Beqiri 1976 Aqarevë Qazim (Nurë) Nura 1928 Aqarevë Arben (Hetem) Nura 1978 Aqarevë Zyrafete (Zenel) Nura 1977 Aqarevë Shehide (Xaxhi) Haxha 1935 Aqarevë Asllan (Çun) Hasani 1945 Aqarevë Sahit (Mehmet) Idrizi 1929 Aqarevë Qamil (Qerim) Jakupi 1963 Aqarevë Hasan (Hajdar) Dani 1919 Aqarevë Shaban Rexhepi 1916 Izbic Mujë Rexhepi ………. Izbic Azize Spahia ………. Izbic Bajram Bajra 1932 Izbic Muhamet Emra 1939 Izbic Sami Bajra ………… Izbic Idriz Gjemajli 1928 Izbic Azem Osmani 1933 Izbic Hetem Osmani 1936 Izbic Muharrem Osmani 1930 Izbic Ismet Osmani 1957 Izbic Fatmir Osmani 1931 Izbic Rabishe Osmani 1912 Izbic Zoja Osmani 1924 Izbic Demush Behrami 1939 Izbic Afrim Halil Behrami 1971 Izbic Ardita Behrami 1987 Izbic Edona Behrami 1992 Izbic Çlirim Behrami 1999 Izbic Muhamet Behrami 1938 Izbic Nuradin Behrami 1937 Izbic Halit Ramaj 1934 Izbic Qerime H Hajra 1935 Izbic Muhamet Hajra 1929 Izbic Islam Halitaj 1934 Izbic Besarta Hajra 1992 Izbic Enver Hajra 1959 Izbic Hilmi S Aliaj …………. Izbic Qazim Bajrami ………. Izbic Zaim Bajrami 1942 Izbic Xhevdet Dobrani 1975 Izbic Zeqir xhemajli 1909 Izbic Mustaf Hajriz Hyseni 1948 Kostirc Bajram Osman Dervishi 1930 Kostirc Kamer Ali Spahiu 1949 Kostirc Vesel Ibrahim Haliti 1940 Kostirc Riza Murat Spahiu 1946 Kostirc Sali Azem Kajtazi 1940 Klinë e Mesme Isuf Maliq Isufi 1970 Klinë e Mesme Zymer Hajzer Jashari 1931 Klinë e Mesme Zelfije Jashari 1952 Klinë e Mesme Muharrem Rrustem Hetemi 1958 Klinë e Mesme Halit Rrustem Hetemi 1935 Klinë e Mesme Sadik Rrustem Hetemi 1936 Klinë e Mesme Hetem Rrustem Hetemi 1939 Klinë e Mesme Vesel Muharrem Hetemi 1920 Klinë e Mesme Arsim Tahir Tahiri 1976 Klinë e Mesm Daut Fazli Avdiu 1944 Klinë e Epërme Dibran Rexhep Mecini 1932 Klinë e Epërme Vehbi Sejdi Hamza 1970 Klinë e Epërme Bajram Cenë Bajraktari 1927 Klinë e Epërme Xhevdet Sefer Hamza 1967 Klinë e Epërme Njazi Sefer Hamza 1979 Klinë e Epërme Haxhi Azem Beka 1934 Kllodernicë Sala Haxhi Beka 1954 Kllodernicë Shpresa Haxhi Beka 1980 Kllodernicë Esat Qerimi 1982 Kllodernicë Nazmi Bajram Osmani 1977 Kllodernicë Rexhep Halim Osmani 1964 Kllodernicë Xhevdet Halim Osmani 1967 Kllodernicë Ramadan Qunë Bekaj 1933 Kllodernicë Elfije Qun Bekaj 1928 Kllodernicë Shaban Murat Osmani 1913 Kllodernicë Ahmet Mehmet Osmanaj 1956 Kllodernicë Smak Hasan Smakaj 1939 Kllodernicë Halime Bajram Smakaj 1939 Kllodernicë Fatmir Ferat Abazi 1972 Kllodernicë Halil Adem Abazi 1981 Kllodernicë Sadri Fejzë Abazi 1939 Kllodernicë Bajram Avdi Hasani 1931 Kllodernicë Kadri Imer Hasanaj 1939 Kllodernicë Driton Gani Mulaj 1981 Kllodernicë Abedin Gani Mulaj 1984 Kllodernicë Zekë Fetah Mulaj 1993 Kllodernicë Shaban Zekë Mulaj 1914 Kllodernicë Bajram Sejdi Bajraj 1931 Kllodernicë Ilaz Sadik Bajraj 1929 Kllodernicë Ibrahim Ramadan Bajraj 1919 Kllodernicë Bajram Hasan Bajraj 1929 Kllodernicë Fazli Sejdi Bajraj 1939 Kllodernicë kajtaz Zenel Kajtazi 1937 Kllodernicë Naim Hatil Kajtazi 1978 Kllodernicë Hamide Sadri Kajtazi 1956 Kllodernicë Asllan Hasan Bajraj 1939 Kllodernicë Emine Hajriz Latifi 1944 Kllodernicë Ibadete Sheremet Hoxhaj 1979 Kllodernicë Elvana Sheremet Hoxhaj 1990 Kllodernicë Sheremet Sejdi Mulaj 1959 Kllodernic Daut Sheremet Durmishi 1945 Kopiliq I Epërm Zenel (Haxhi) Osmani 1965 Kopiliq I Epërm Hata (Haxhi) Osmani 1924 Kopiliq I Epërm Regjep (Sefer) Regjepi 1922 Kopiliq I Epërm Fazli (Rrustem) Rrustemi 1930 Kopiliq I Epërm Zetëhane (Islam) Musliu 1948 Kopiliq I Epërm Gazmend (Zeqir) Ismajli 1972 Kopiliq I Epërm Sejdi Idrizi 1923 Kopiliq I Ulët Dibran (Sh) Idrizi 1926 Kopiliq I Ulët Rushit Shala 1976 Kopiliq I Ulët Ibrahim Shala 1953 Kopiliq I Ulët Xhevat Shala 1971 Kopiliq I Epërm Sejdi Shala 1965 Kopiliq I Ulët Fatmir (Gj) Sahiti 1972 Kopiliq I Ulët Shefqet Shala 1976 Kopiliq I Ulët Hamit Shala 1912 Kopiliq I Ulët Fazile Shala 1925 Kopiliq I Ulët Beqir (Mujë) Hajzeri 1936 Kotorr Azem (Beqir) Hajrizi 1966 Kotrr Faik (Beqir) Hajrizi 1970 Kotorr Xhemajl (Sylë) Behrami 1906 Kotorr Kada (Hajdin) Behrami 1912 Kotorr Xhafer (Hajriz) Behrami 1950 Kotorr Baki (Xhafer) Behrami 1983 Kotorr Azemine (Sherif) Ademi 1939 Kozhicë Zahide Xhema 1979 Kozhicë Lumnije Zymeri 1979 Kozhicë Bukurije Dibrani 1975 Kozhicë Antigona Dibrani 1980 Kozhicë Mirishahe Dibrani 1972 Kozhicë Miradie Dibrani 1949 Kozhicë Fahrie Ademi 1947 Kozhicë Hamdi Ademi 1945 Kozhicë Halim Brahimi 1967 Kozhicë Zarife Ahmeti 1972 Kozhicë Januz Brahimi 1942 Kozhicë Hafize Sahiti 1926 Kozhicë Mustaf Halimi 1944 Kozhicë Hashim Jashari 1975 Kozhicë Shpresa Haliti 1980 Kozhicë Besarta Seferi 1987 Kozhicë Shehide Xhena 1927 Kozhicë Sala Jashari 1939 Kozhicë Arsim Shabani 1925 Kozhicë Zeqirë Shabani 1934 Kozhicë Bajram Pajaziti 1929 Kozhicë Islam Sallahu 1953 Krasaliq Hasan Hetemi 1926 Krasaliq Zoja Sallahu 1921 Krasali Habib Mehmeti 1936 Krasmirofc Nazif Selim Sadriu 1919 Krasmirofc Sherif Mehmeti 1934 Krasmirofc Eshref Mehmeti 1936 Krasmirofc Ali Mehmeti 1927 Krasmirofc Hajriz Isufi 1935 Krasmirofc Vezire Isufi 1983 Krasmir | |
|
| |
Nezir Myrta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 660 Age : 112 Vendi : usa Registration date : 23/03/2008
| Titulli: Re: Lufta e Kosoves: eshte harruar??? Tue Oct 14, 2008 7:07 pm | |
| LAVDI DËSHMORËVE, QË DËSHMUAN LIRINË ME JETËN E TYRE!
MALLKIM - ATYRE QË SHKELIN, MANIPULOJNË, SHTIREN, KEQPËRDORIN ME EGOIZËM, E POLITIZIM MBI LUFTËN ÇLIRIMTARE ! | |
|
| |
njonidrenica Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 838 Registration date : 09/06/2008
| Titulli: Re: Lufta e Kosoves: eshte harruar??? Tue Oct 14, 2008 7:14 pm | |
| luften e kosoves nuk e haron poplli , djemet dhe mijat tona ka derdh shum xhak,dhe ska drejt as kush ta shkel qakin e deshmorve, LAVDI DESHMORVE SE EDHAN JETEN PER LIRIN. | |
|
| |
Kushtrimi86 Anëtar i ri
Numri i postimeve : 172 Age : 38 Vendi : Prishtine Registration date : 29/08/2008
| Titulli: Re: Lufta e Kosoves: eshte harruar??? Tue Oct 14, 2008 8:04 pm | |
| Lavdi deshmorve qe e kan jep jeten dhe vazhdojne te jepin jeten per Liri! | |
|
| |
Melyssa Fillestar/e
Numri i postimeve : 13 Age : 36 Vendi : prizren Registration date : 16/10/2008
| Titulli: Re: Lufta e Kosoves: eshte harruar??? Thu Oct 16, 2008 12:05 pm | |
| ohh sa urrjetje qe kam per sebert...luften e harrojn ata qe se kan perjetu mendoj ashtu fjona...kush e ka perjetu sbesoj qe mundet edhe aq let me harru, edhe me dasht me harru smundet | |
|
| |
Argent Anëtar
Numri i postimeve : 244 Age : 48 Vendi : Ilirida Registration date : 12/08/2008
| Titulli: Re: Lufta e Kosoves: eshte harruar??? Thu Nov 20, 2008 8:56 pm | |
| Deshmoret nuk aroen
LAVDI | |
|
| |
Best Fillestar/e
Numri i postimeve : 18 Registration date : 15/03/2008
| Titulli: Re: Lufta e Kosoves: eshte harruar??? Thu Nov 20, 2008 9:35 pm | |
| Leht është për ata/o të cilet nuk kanë rezistu për kët tokë , Barbarija asesi nuk harohet. | |
|
| |
anila Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 973 Age : 29 Registration date : 29/08/2008
| Titulli: Re: Lufta e Kosoves: eshte harruar??? Thu Nov 20, 2008 9:45 pm | |
| Herojte jane gjall e nuk vdesin. LAVDI deshmoreve te kombit,dhe atyre qe sakrifikuan jeten e tyre per popullin tone. POSHTE atyre qe e perbuzen dhe shkelen gjakun e deshmoreve... | |
|
| |
stabili Anëtar
Numri i postimeve : 459 Age : 66 Vendi : Kosove Registration date : 10/05/2008
| Titulli: Re: Lufta e Kosoves: eshte harruar??? Fri Nov 21, 2008 12:45 pm | |
| Për fat të keq po-është harruar ! E keqja është se ata që harrojnë detyrohen të përsërisin ! | |
|
| |
Delia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 514 Registration date : 13/01/2008
| Titulli: Re: Lufta e Kosoves: eshte harruar??? Fri Nov 21, 2008 1:31 pm | |
| Është harruar bile si shpejt ,nga ata që po përfitojn mbi gjakun e atyre që dhan edhe më të shtrejët Jetën , e që sod shumica prej fsamiljarve të tyre kan mbet për lëmosh . E ku jan ata që premtuan shum e nuk ju doli siq menduan por kan rrok vrapin mbas tradhtive të një pas njishme ndaj Popullit të vetë dhe vet vetes e që nuk e shofin fare se jan futur në qorr sokak ,por deri kur ? Nuk e harrojn ?Jo atë që dhan fëmijët e tyre Baballarët e Motrat e tyre për kët vend , | |
|
| |
Best Fillestar/e
Numri i postimeve : 18 Registration date : 15/03/2008
| Titulli: Re: Lufta e Kosoves: eshte harruar??? Sat Nov 22, 2008 1:12 am | |
| Kan haruar bashkpuntorët e shkaut siç kan vepru para luftës me araç ,, e gjat luftës kan dhuruar araçin çetnikut për të pshtuar kokën e duke braktisur tokën ..... | |
|
| |
agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Lufta e Kosoves: eshte harruar??? Sat Nov 22, 2008 2:13 am | |
| lufta ne kosove nuk eshte harruar por nje gje eshte ketu ata qe dijn dhe munden sot nuk kane ne dore asgje ata profitert qe fituan dhe u bene milioner mbrenda nates i kane uzurpuar edhe medijat dhe sipas deshires se tyre duhet te jipen edhe informacionet dhe ditari i lajmeve ne lajme mund te ndiqim vetem kur kane me shku diku jashte vendit kur te ju vije dikush sa per reklam te tyre a kur duhet diqka te tregohet realiteti politika ne terene jeta e qytetareve keto heshtin sikurese ne kosove gjitheqka eshte oky ata qe skan bere agje sot kane fluturuar me poste papa a ne kohen e luftes as qe ka guxuare ta kqyr luften clirimtare ne tv e lere me te merr pjes e sot shiten patriota por keto ne veteranet i kemi fajet se kemi heshtur dhe jemi tradhtuare mbas shpine perseri sot duhet kujtuar luften se nuk e kemi harruar se pa te nuk do mundemi perseri se ashtu na e bene keta politikanet e deshtuare duke tenderu duke e shitur tere pasurin shoqerore per nje cmim shume te ulet po sikur ti kishin shitur shkretetirat e saharas tani qka edhe PTK duhet shitur qe sherbimet e huaj m lehte ta kontrollojn qeverin presidencen policin te gjitha ti ka nen kontrolle e sherbimet inteligjences sone duhet te marrin info nga te huajt per mbrenda kosoves shtetit te pavarure te cilen keta e kane shpallur shtet sovran dhe po punojn qe ti forcojn institucionet shtetrore te kosovese duke i shitur te gjitha edhe ato ndermarje te cilat per kurfare cmimi nuk guxojn te bien ne duar te privatizimit e lufta per dike ka mbaruar dhe harruar per ata qe i qojn femijt e tyre me truproje ne shkolle me xhipa te blinduare jeten lux qe e kane bere pa u ndjersit e pa i munguar asgje po a shte harruar lufta do te pyesim nje nene qe nuk dij ende se ku e ka djalin te zhdukur apo te vrare apo te burgosur ato nena qe rrin pa gjume me dore ne faqe pa gjume ne sy duke thirrur ne heshtje po ku te ka nena biri ime po leshoje njeher nje ze o biri ime te ta ndegjoje zerin lotet e saj pikojn si shiu sikur toka do te pelsase e lufta nuk harrohet jo nuk harrohet se ne jemi shume me shume qe nuk harrojmi se ata qe e harruan luften e gjakune e te gjitheve atyre qe dhane jeten per ribashkimin e trojeve shqiptare per shqiperin natyrale SHQIPERIN ETNIKE LAVDI DESHMOREVE TE KOMBITE QOFSHIN TE HARRUAR TE GJITHA ATA QE SHKELEN MBI GJAKUN E DESHMOREVE . | |
|
| |
zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Lufta e Kosoves: eshte harruar??? Sat Dec 13, 2008 11:46 am | |
| Luften e Kosoves e kane haruar ata qe nuk kane perjetuar asgje nga ajo nuk harohet ajo lufte e tmershme. Te haroshe luften e Kosoves dote thote te haroshe Deshmoret e Kombit LAVDI DESHMOREVE | |
|
| |
feratkoca Anëtar
Numri i postimeve : 294 Age : 35 Vendi : Shqiperi/Mitrovicë Registration date : 21/10/2008
| Titulli: Re: Lufta e Kosoves: eshte harruar??? Sat Dec 13, 2008 3:36 pm | |
| Luften e Kosoves nese e shofim realitetin nga pjesa me e madhe e popullit eshte harruar ,por nje gje eshte e sigurt Nje popull kur ta harroj te kaluaren dhe historin e tij ajo do te ju perseritet prap . Deshmoret nuk jan te Kosoves por te Shqiperise .Te Shqiperise per shkak se qe te gjithe u betuan nen flamurin e Skenderbeut e Ismail Qemailit pra nen flamurin me shqiponjen dy krenare . u betuan per Çlirim dhe Bashkim te trojeve Shqiptare ne nje shtet te vetem me emrin Shqiperi Lavdi te gjithe deshmoreve te Kombit Shqiptar | |
|
| |
Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Lufta e Kosoves: eshte harruar??? Sat Dec 13, 2008 3:54 pm | |
| Nuk ka se si te harrohet gjaku shqiptar i derdhur per lirine e Atdheut, per kete arsye nuk mund te harrohet kurre Lufta e Kosoves.
Lavdi Deshmoreve Shqiptare! | |
|
| |
Blerti_Gashi Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 593 Age : 36 Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !! Registration date : 20/10/2008
| Titulli: Re: Lufta e Kosoves: eshte harruar??? Sat Dec 13, 2008 4:03 pm | |
| Lufta e Kosoves dhe Gjaku i Deshmoreve eshte harruar nga " Politikanet tone te dashur ", dhe nga disa qe e quajne veten Shqiptar, ndersa mendjen kane tek Tito, Millosh, e ne gjith serbin. Sepse jan vet serb, por jetojne ne tokat Shqiptare . Luften e Kosoves dhe Gjakun e Deshmoreve e harroj Hashim Thaci, Fatmir Sejdiu, Jakup Krasniqi ( KUPA TU KOSOVES ). Lufta e Kosoves nuk eshte harruar dhe nuk do harrohet kurr, dhe nuk ka per tu harruar kurr. Lavdi Deshmoreve te Kombit . | |
|
| |
Fjona Xhelozja...
Numri i postimeve : 2283 Age : 36 Vendi : n'matiqan Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta Registration date : 07/10/2008
| Titulli: Re: Lufta e Kosoves: eshte harruar??? Thu Jan 08, 2009 1:08 pm | |
| SHIKONE KETE VIDEO PAMJE NGA HELMIMET E KOSOVAREVE TE VITIT 1990 | |
|
| |
Fjona Xhelozja...
Numri i postimeve : 2283 Age : 36 Vendi : n'matiqan Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta Registration date : 07/10/2008
| Titulli: Re: Lufta e Kosoves: eshte harruar??? Thu Jan 08, 2009 1:10 pm | |
| FOTO NGA MASAKRAT | |
|
| |
kadiss Fillestar/e
Numri i postimeve : 9 Age : 40 Vendi : uk Registration date : 07/01/2009
| Titulli: Re: Lufta e Kosoves: eshte harruar??? Thu Jan 08, 2009 2:40 pm | |
| nuk besoj se eshte qofte nje shqipetare qe mund te kete harruar luften e kosoves , luften e gjate e te dhibshme, mendoj se ajo lufte nuk do te harrohet kurre por gjithmone do te rikujtohet ne shkresa ne fjale e sidomos ne zemrat e te gjitheve pasi te gjithe shqipetaret ngado qe jane e kane vuajtur me ata qe luftuan ..! jane bere masakrime qe nuk mund te harrohen , eshte derdhur gjak qe nuk mund te fshihet, jane kallur zemra nenash e bijsh qe nuk mund te falen , .. persh kadiss | |
|
| |
Xili Hero anëtar
Numri i postimeve : 4309 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: Lufta e Kosoves: eshte harruar??? Thu Jan 08, 2009 7:00 pm | |
| Nuk besoj se Njerëzit qe ekan Përjetuar këtë Luftë e harrojn letë une kur e paramendoj më duket sikur dje qe ka qen Lufta sepse vetëm Shoqëria ime qe kemi qenë në Luftë e din sa kemi hek dhe nuk është kollaj me harru ja e ceku një rastë qe mëka ndodhur në Prill 1999 ishim në Pozicione në Vaganicë fshat i Mitrovices aty ka qenë Shtabi i UÇK-së dhe ishim ne pozicione mbi Kodren qe shpie ne Frashër 5 ditë pa leviz vendi dhe kur erdhi ndrimi nga Njësia Speciale Z.O.SH nga Bekim Shyti zbritem poshtë ne për te pushuar dhe isha i raskapitur pa fjet nje shok imi qe tani eshte i vrar erdhi dhe me zgjoi nga gjumi metha Xili zgjohu ze të ka ardhur Motra me Femije dhe sdim ka ti dergojm e shihja Motren Time dhe nuk e njihsha isha bere sikur i eger dhe me gjuajten uj ne fytyre dhe qafe sepse skisha par njeri afer 5 dite vetem ishim te urritur per shkie te vrasim por Lufta ska Mbaruar ende sepse vendet kyqe te Kosoves ikan Uzorpuat Serbet duhet te i Çlirojm te gjitha keto qytete si Mitrovica dhe Brezovica e shum e shume troje te tjera Shqipetare pra une as nje here smundem te ta harroj kete Lufte por Duhet prap Sakrifice nese kerkojm Bashkim Kombetar Nuk ka asnjë shtet apo organizatë në botë fuqi të c'armatosin Shqiptarët sepse Shqiptarët gjithmonë kan qenë të okupuar dhe të sunduar dhe gjithmonë kan mbajtur arme për vetëmbrojtje. | |
|
| |
L1ndush3 Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 553 Age : 42 Vendi : Gjk Registration date : 04/12/2008
| Titulli: Re: Lufta e Kosoves: eshte harruar??? Thu Jan 08, 2009 11:11 pm | |
| Lufta ne Kosov kurr nuk harrohet !!! | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Lufta e Kosoves: eshte harruar??? | |
| |
|
| |
| Lufta e Kosoves: eshte harruar??? | |
|