Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kushtetuta - mohon sovranitetin dhe integritetin territorjal

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kushtetuta - mohon sovranitetin dhe integritetin territorjal Empty
MesazhTitulli: Kushtetuta - mohon sovranitetin dhe integritetin territorjal   Kushtetuta - mohon sovranitetin dhe integritetin territorjal EmptySat Apr 19, 2008 2:46 pm

Kushtetuta - mohon sovranitetin dhe integritetin territorjal te Kosoves

Kushtetuta - mohon sovranitetin dhe integritetin territorjal Kushte12
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Kushtetuta - mohon sovranitetin dhe integritetin territorjal Empty
MesazhTitulli: Re: Kushtetuta - mohon sovranitetin dhe integritetin territorjal   Kushtetuta - mohon sovranitetin dhe integritetin territorjal EmptySat Apr 19, 2008 4:06 pm

Biligoa para se ta hapesh temen behuni me konkrete se cili eshte thelbi i kesaj teme, sepse sa do u mundova nuk po arrij te kuptoj se cka kerkon nga forumistet per kete teme ?!!!

Paj shume e kollajshme cka kerkone forumistja Biligoa nga forumsitet Premtim. Kerkon debat, kerkon mendim politik e kritik per kete fare kushtetuten e mjeruara qe na beri gazialem te botes. Kushtetute e cila eshte bishtlaec i Pakos se Ahtisaarit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kushtetuta - mohon sovranitetin dhe integritetin territorjal Empty
MesazhTitulli: Re: Kushtetuta - mohon sovranitetin dhe integritetin territorjal   Kushtetuta - mohon sovranitetin dhe integritetin territorjal EmptyWed Sep 10, 2008 5:28 pm

Kushtetuta e kohës

Shkruan: Skender KORÇA – Gjilan

Në esencë koha është plotë fakte në kohën e saj,
është plotë ngjarje për ngjarjet e saj, është histori për historinë e
saj. Koha është një kujtim por edhe nje shënim në historinë, në faqen e
saj të epokës së luftës, paqës dhe të ardhmës plotë dëshirë për të
kujtuar vyrtytin e vlerës. Në këtë parim është ndërtuar edhe historia
ndër shqiptarët, shqiptarët e Kosovës, është lind dhë rilind një
popull, është fërkuar dhe rrënqethur njeriu në këtë histori. Historia e
shtetit është e dyfishtë. Është historia që mbajti gjallë vlerën e
kombit, është historia që ishte synim i kohës për të krijuar simetrinë
e politikë për të qenë të pavarur në pjesën ku nuk ishte arritur kjo
shtetësi. Është historia në Kosovë. Shpallja e pavarsisë së Shqipërisë
ishte modeli i për të cilën duhej ndjekur rruga e shtetësisë, ishte
frymëzimi i idealit për liri, për shtet, për integrim. Sot kjo është
një histori që për Kosovën do jetë një vlerë, një kujtim dhe një e
kaluar. Kështu menduan dhe veproi politika nga Kosova.
Rruga për të
qenë të lirë, të pavarur në simetrinë boshtore dhe identike të një
populli të ndarë në dysh, e herë në shtetin tjetër si pakicë, por edhe
hërë herë edhe në ndarjen e shqiptarit autokton që biente ligjërisht në
natyrën mëmë në tokën Kosovë ishte dhe mbeti edhe një model historik
tjetër për të kuptuar në esencë ndarjen. Ndarja është jo tash më vetëm
gjeografike, por është një shtet i ri që nga trungu i madh nacional u
nda, u bë shtet, u nda nga okupuesi, por që po ecën në rrugën plot
gjemba për të sëndërtuar vlerën e shtetit të ri, identitein e tij,
është në rrugën e “përmbysjejes” së historisë së kombit, krijimit të
vlerës së pa definuar të unjësimit të shtetit që do bëjë apo nuk do
bëjë pjesë edhe më në Europë. Kjo është Kosova.
Identiteti i
Kosovës shtet nuk është vetëm një deklarim se do jemi të pavarur dhe që
do duhet të na pranojnë. Është një ruajtje në rrugën e saj se si kemi
ecur deri tek sublimja e shekujve, si erdhëm në këtë ditë pavarsie. Kjo
është historia e shtetit të Kosovës. Ishte koha e kushtetutës së
Kaçanikut, koha kur shpërbërja e politikës shoveniste serbe po ecte në
mënyrë rapide në luftë dhe në një faqe të re në historinë e re të
popullit shqiptarë asaj historie të dëshmuar në kohë kundrejt tyre. Kjo
është pjesa e luftës, e heroizmit, pjesa e ruajtjës së vlerës dhe
identitetit njerzor që tregoi populli dhe ushtria e saj.
Paqja ishte
një synim për të u rikëmbur në jetë, për të shpallë luftën si ndryshim
në epokë, për të rikujtuar luftën si ruajtje e identitetit dhe për të
ruajtur historinë e kësaj Kosove. Sa u arritën këto jemi dëshmitarë të
një plejade të re kohe, të një shkelje të pa moralshme të historisë, të
një gjunjëzimi jo meritor që po bëjmë në kohën e pritjes së shtetësisë
dhe pas shtetsisë së Kosovës.
U shkel historia, u shkelën ata që
ndërruan historinë, u shkel forca e çlirimtarës, u shkel Kushtetuta e
Kaçanikut, u shkelën shumë gjëra që mbetën në rrugën e të shkelurit. Ky
është mallkimi i kohës së re, është çmendia e pamorlashme që po na
përdhunon , është historia që do na kushtojë një ditë, sepse ende është
e njomë toka me gjak, është e njomë dhe jeshile politika e jashtme,
është skajshëm e rëndë kërkesa për të rishtypur dhe coptuar Kosovën,
është ende një Kosovë me një qeveri që nuk administron me tërë
territorin e saj, është një Kosovë që ka të pa definuar ende kufinjët
me fqinjët edhe pse ata janë të definuar dhe dihen që nga koha e
hsitorisë, është një shtet i ri që ka shumë probleme dhe këto janë
gjërat që na mundësojnë të devijojmë edhe më në kohë dhe në histori.
Po
kujtojmë një betejë të fituar, po nxjerrim në pah vlerën e legjendarës,
heroizmit dhe të sakrificës për Kosovën, që vërtetë janë histori e
bujshme e çlirimtarëve të kohës. Por nëse kujtojmë edhe historinë e
shtetit dhe politikës, Kushtetuta e Kaçanikut është një betejë në
politikën e kohës, ajo që ruajti për të krijuar synimin e identitetit
të shtetit të definuar me akte juridike.
Andaj koha në Kosovë, e
Kosova në kohë janë plotë ndryshime, por kurrë nuk do pajtohet edhe
vlera e kohës dhe të adaptohet synimi artificial se Kosova duhet të
shkel mbi moralin e vet, sakrificën e vet dhe rrugën kah është
shtegtuar për liri, shtetformim dhe intergime.
Devijante do të jetë
historia, por jo vlera e saj, sepse nuk meritojmë të ikim nga trungu i
shqipës dhe të pësojmë tragjedinë epokalipse të gjakut që do na
rikujton historinë e shtetit më të ri, e kombit më të vjetër në
Ballkan. Kushtetuta e re do duhet të jetë rruga e kujdesit sa kah po
shtegtojmë....jo pra ndryshe se një kushtetutë kohe...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kushtrimi86
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Kushtrimi86


Male
Numri i postimeve : 172
Age : 38
Vendi : Prishtine
Registration date : 29/08/2008

Kushtetuta - mohon sovranitetin dhe integritetin territorjal Empty
MesazhTitulli: Re: Kushtetuta - mohon sovranitetin dhe integritetin territorjal   Kushtetuta - mohon sovranitetin dhe integritetin territorjal EmptyThu Sep 18, 2008 7:21 pm

Kjo kushtetutë përshkruan mungesën e sovranitetit dhe demokracisë brenda Kosovës. Pas nenit 142 thuhet që Plani i Ahtisaarit është mbi kushtetutën në fuqi, dhe që Prania Civile Ndërkombëtare (ICO/EULEX) në Kosovë mban autoritetin përfundimtar ekzekutiv. Vetëm Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar ka të drejtë ta interpretojë Planin e Ahtisaarit dhe të marrë vendime për të. Të gjithë nenet deri te ai 142 përshkruajnë një botë imagjinare kompetencash që qeveria e Kosovës do t’i ketë pasi BE-ja të ketë ikur, me shpresën që askush nuk do të ketë energji t’i lexojë 20 nenet e fundit të cilat tregojnë qysh BE-ja do të na qeveris tash dhe kur do të vendos të shkojë (nëse vërtet do të vendos).

Preambula e kësaj Kushtetutë nuk thirret në të kaluaren dhe Historinë,nuk i referohet askund viteve të luftës për Liri që prej vitit 1912.Nuk përmend Konferencen e Bujanit,as luftën çlirimtare duke na pezulluar kështu Historinë.

Në Kushtetutë thuhet se Kosova është shoqëri shumetnike duke mohuar realitetin sipas të cilit mbi 90% të popullatës është shqiptare.

Është interesant të theksohet se në këtë Kushtetutë 13 here përmendet fjala “serb”,dy here fjala “serbe dhe vetëm një here fjala “shqiptarët”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kushtrimi86
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Kushtrimi86


Male
Numri i postimeve : 172
Age : 38
Vendi : Prishtine
Registration date : 29/08/2008

Kushtetuta - mohon sovranitetin dhe integritetin territorjal Empty
MesazhTitulli: Re: Kushtetuta - mohon sovranitetin dhe integritetin territorjal   Kushtetuta - mohon sovranitetin dhe integritetin territorjal EmptyFri Sep 26, 2008 1:29 pm





Të gjitha kuptimet,nocionet dhe frazat që e ndertojnë tërësinë normative të kësaj Kushtetute,nuk rrezatojnë ndjenjën e burimit të tyre të vërtetë nga një mendje krijuese ekspertësh që mendojnë dhe flasin shqip,por thjesht,na shpalosen si përkthime të zbehta dhe joprofesionale të bëra nga një gjuhë tjetër.Andajm mund të konstatoj së Kushtetuta jonë e cila do të hyn në fuqi me 15 qershor mendon anglisht,por fol shqip.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk është shkruar nga ne, të cilëve ajo duhet të na përfaqësojë si qytetarë.

Më 3 prill agjencia e lajmeve Associated Press, nëpërmjet një artikulli të gazetarit Zinie Chen Simpson bëri të ditur përpiluesit kryesor të kushtetutës së Kosovës. Ata janë profesoresha Christie S. Warren,drejtuese e Studimeve Legale Krahasimore dhe Drejtësisë Postkonfliktuale në College of William and Mary Law School në shtetin e Virginias; Louis Aucoin, profesor në Fletcher School of Law and Diplomacy në Boston; dhe John Tunheim, gjykatës në Gjykatën Federale të Rrethit nga Minnesota. Kjo gjë konfirmohet edhe nga vetë Zyra për Marrëdhënie e kolexhit William and Mary Law School.Christie S. Warren paska qenë njëra prej ekspertëve kryesor në përpilimin e kushtetutës së shtetit të dështuar ("failed state") të Kamboxhas.Kushedi cili do të jetë vendi tjetër i ardhshëm turistik fatkeq që ajo do t'ia përpiplojë kushtetutën?!



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kushtetuta - mohon sovranitetin dhe integritetin territorjal Empty
MesazhTitulli: Çifti Klinton: "Kushtetuta e Kosovës është Kanuni i Ahtisaar   Kushtetuta - mohon sovranitetin dhe integritetin territorjal EmptyTue Oct 07, 2008 3:36 am

Kushtetuta - mohon sovranitetin dhe integritetin territorjal Kushte10
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kushtetuta - mohon sovranitetin dhe integritetin territorjal Empty
MesazhTitulli: Re: Kushtetuta - mohon sovranitetin dhe integritetin territorjal   Kushtetuta - mohon sovranitetin dhe integritetin territorjal Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kushtetuta - mohon sovranitetin dhe integritetin territorjal
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: