Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 .Kah po shkon shoqëria shqiptare, pse po degjenerohet

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

.Kah po shkon shoqëria shqiptare, pse po degjenerohet Empty
MesazhTitulli: .Kah po shkon shoqëria shqiptare, pse po degjenerohet   .Kah po shkon shoqëria shqiptare, pse po degjenerohet EmptyTue Oct 07, 2008 6:24 am

.Kah po shkon shoqëria shqiptare, pse po degjenerohet dhe pse po lëngon ajo?!

 

Shkruan: Fadil Shyti


...Nga mesi i korrikut të këtij viti, kam shkruar për këtë temë kaq të gjerë dhe të thellë, për të cilën jam i vetëdijshëm që me një shkrim dy apo tri, është e pamundur të trajtohet nga të gjitha aspektet jetësore me baticat dhe zbaticat me të cilat po ballafaqohet sot kombi shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë Natyrale. 


Për këtë temë të domosdoshme duhet të flasin dhe të shkruajnë dhe të japin kontributin e tyre: pedagogë, sociologë, mjekë, filozofë, shkrimtarë, e të tjerë... 


Konsideroj që duke u ballafaquar me këto dukuri jetësore: sjellje dhe veprimtari kundër- njerëzore dhe kundër- kombëtare të shëmtuara e të pakëndshme, të cilat shoqërinë shqiptare, nuk e nderojnë por vetëm e turpërojnë; duke i luftuar kudo dhe kurdoherë ato; duke filluar nga embrioni i parë kombit siç është familja dhe më tej. 


Këto “sëmurje” të shoqërisë kapitaliste, duhet luftuar pa hezitim dhe pa kompromise, kur dihet se burimet i kanë në të gjitha kohët; duke ngritur kokë herë më shumë e herë më pak; duke ua kërkuar gjenezën e së djeshmes, nga shoqëria feudale, për ta shëruar të sotmen këtyre rrënjëve të pista dhe të çoroditura që kanë hyrë nga ndikime të huaja reaksionare në qenien tonë si viruset; si ushunjëzat, si gjarpërushet ;duke e gërryer, thithur e helmuar herë hapur e herë maskuar shqiptarinë ; padyshim mund t´i kontribuojmë një të nesërme të ndritur. 


Tani, shtroj pyetjen që konsideroj që është më se e domosdoshme: 

- po, kush mund ta bëjë dhe kush mund ta fitojë këtë luftë të heshtur, e cila i ka hapë kthetrat pamëshirë në trojet tona etnike; e cila po na helmon, po na tmerron, po na plagosë, po na syrgjynosë, po na asimilon dhe po na vret e po na vet-vret pamëshirë?! 


Konsideroj që, nëse vërtetë jemi të vendosur kombëtarisht, këtë luftë mundemi dhe duhet ta fitojmë ne, dhe vetëm ne?! 
...Por, kjo luftë e heshtur; njëkohësisht, kjo luftë e egër, hiq më pak se lufta çlirimtare frontale në llogore, nuk mund të fitohet përpjekje titanike, që secili shqiptar dhe secila shqiptare kudo dhe kurdoherë si një ushtar/e, i devotshëm, të hyjë në betejat e përditshme të saj!



Jetën, nëse kjo merr tatëpjetat dhe shkon së prapthi, duhet ta kthejmë në beteja të pandërprera për t´u zhvilluar dhe ecur së mbari!... 


Vetëm kështu, jetën do ta jetojmë njerëzishëm, shqiptarisht në paqe dhe në rrugën e saj nderit!

Është krejt e natyrshme që edhe mund të humbim ndonjë betejë, por kjo pastaj të kthehet në qëndresë dhe forcë, për të marrë mësime nga pësimi, për të ecur më tej drejt rrugës së qëndresës; për ta fituar luftën “moderne” me fatkeqësi të reja e të vjetra... 


Të jemi secili pra, luftëtarë/e, vigjilentë dhe kurdoherë të pa kompromise; përse të mos luftohen dukuritë e këqija si: dhënia e mitos, korrupsioni, hajnia, shpifjet, mashtrimet, vëllavrasja, analfabetizmi (injoranca), prostitucioni, droga, snobëria, pse të mos luftohen ndikimet e huaja si tradhtia kombëtare , si loja me flamurin kombëtar; ndryshimi dhe heqja e tij nga institucionet kombëtare; pse të mos luftohet tradhtia që shkelë mbi parimet thelbësore njerëzore si: -shkelja e nderit dhe mohimi i identitetit të tjetrit, përse të mos luftohet injorimi dhe shkelja e traditave tona të pastra siç janë mikpritja, bujaria, besa?! 


Pse të mos luftohen dhe të demaskohen me emra konkretë elementët reaksionarë/e, që sot kudo në radio dhe televizione dhe në media; kudo në trojet tona etnike dhe kudo nëpër botë; po e çorodisin gjuhën tonë të lashtë dhe të re po e degjenerojnë dhe artin tonë të mrekullueshëm duke e zëvendësuar me fjalë dhe melodi të huaja?!!! 

 

- Vallë, a nuk po “shkrihet” kështu ngadalë, por tepër tmerrshëm dhe pahetueshëm - gjuha jonë dhe muzika e saj etnike në vorbullat e fjalëve të huaja dhe në përroskat e zhurmave të huaja?! 


- Pse të mos luftohet kjo sëmurje “moderne” kur mjerisht, shumica e këngëtareve shqiptare, të mashtruara dhe të verbuara nga lakmitë; për të fituar lekët, kanë shkuar po deri aty sa i kanë hedhur në muze kostumet tona të mrekullueshme tradicionale, për më keq; ato, nuk i veshin si duhet njerëzisht dhe ndershmërisht as rrobet që sot i përdorin këngëtaret e ndershme, brenda dhe jashtë atdheut?! Konsideroj, që kjo errësirë në art, po vjen si pasojë e një gjendjeje të përgjithshme të një niveli të ulët kulturor. 


Vallë a nuk po pësojnë një kthim prapakthehu të gjitha llojet e arteve tona, të zhytura në vorbullat e modernizmit dhe të mbytura nga ndikimet e huaja si : piktura, skulptura, filmi etj etj?! 


- Pse të mos luftohet dhe të demaskohen pamëshirë keqbërësit e mbjelljes së drogës- kësaj mortaje të bardhë?! 

Kur të gjithë e dimë mirëfilli se ku e katandisë njeriun shqiptar përdorimi i saj?! Është krejt e natyrshme dhe bile e pamundur që kjo detyrë t´ju takoj vetëm organeve të ndjekjes: policisë, gjykatave etj etj... 

Grushti i popullit i demaskimit të bie pamëshirë mbi kriminelët të cilët për t´i realizuar përfitimet e tyre milionëshe, pamëshirë po e vrasin në heshtje shoqërinë shqiptare! 


Shqetëson fakti që kjo kolonë armiqësore këto vitet e “ndritura” të demo (n ) kracisë , i ka përfshirë “majat” e shoqërisë shqiptare nga pushteti dhe deri në bazë;kujtoj rastet tepër të hidhura kur pushtetarë dhe shkrimtarë me “famë” janë kapur me “presh” në duar, me këtë gangrenë të botës kapitaliste e revizioniste. 


A nuk është tepër tragjik dhe i tmerrshëm fakti që: sipas shtypit të kohës njoftohet që sot në Shqipërinë “demokratike” drogën e përdorin hiq më pak se 50.000 shqiptarë të shkretë; kjo shifër jepet brenda Shqipërisë administrative, kur i shtojmë këtu edhe numrin e atyre të shkretëve (përdorues droge) jashtë kufijve të shtetit të copëtuar shqiptarë; vallë deri në sa mijëra të tjera viktima të kësaj lufte do t´i numëronim?! 


Arsyetimi se tani droga e ka marrë dheun, pra, po përdoret kudo nëpër botë; nuk shkon!

E theksoj faktin që edhe para viteve 90- ta, “mortaja e bardhë” përdorej dhe sillej vërdallë rreth kufijve të Shqipërisë Socialiste, por, në Shqipëri nuk i gjeje dot as dhjetëra të shkretë përdorues droge, pa lëre me qindra e mijëra! 
- Kjo, ishte shoqëria e pastër shqiptare e cila nuk lëngonte as nga droga as nga i ashtuquajtura sëmurja “HIV”, i cili burimet i ka nga prostitucioni , e cila po merr sot jetën e miliona njerëzve, natyrisht edhe të qindra e mijëra shqiptarëve, të cilët sot e janë futur në vorbullat e botës së errët kapitalisto- revizioniste. 


Nga një Shqipëri e hapur, si hon pa porta, popullit tonë po i bien fatkeqësi të papara që në vitet e epokës së Shqipërisë Socialiste, si ka vuajtur as në ëndrra. 


Nuk do të ishte kaq shumë e dëmshme sikur kjo “hapje ndaj botës” të bëhej me maturi, pasi që në Shqipëri të fuqizohej rendi dhe ligjet, pasi të krijoheshin kushtet që secilit keqbërës/e, t´i jepej me kohë dënimi i merituar dhe tejet kapital, për krime të rënda. 


Por, përballë zhurmave të turmave pa tru; pra, të biznesmenëve të sotëm të pandershëm, nga të gjitha anët dhe nga të gjitha fushat e jetës dhe të politikanëve “demokratë” e “vizionarë”, kinse Shqipëria paska qenë e mbytur, e ngulfatur, se paska qenë e mbyllur ndaj botës, në të vërtetë tentuan dhe po tentojnë ta mbysin Shqipërinë, duke e ngulfatur nga kjo hapje e pakontrolluar e kufijve shqiptarë dhe më tej... 


Këtu i parashtrova vetëm disa nga elementet e errësirës jetësore që sot e kanë përfshirë Shqipërinë; për të dalë tek pyetja dhe përgjigjet: kah po shkon shoqëria shqiptare, pse po degjenerohet dhe pse po lëngon ajo?! 

 

Po e ritheksoj që: për këto pyetje dhe përgjigje mbetet edhe shumë për të thënë, këto plagë që e kanë përfshirë kombin tonë, munden të shërohen dhe të tejkalohen më lehtë dhe më me pak dhembje, duke luftuar për kurimin e tyre, të gjithë, pa dallim gjendjes civile që e disponojmë dhe moshave që i kemi: të rinj e të vjetër, vetëm të bashkuar në ke¨të front të jetës do t´i tejkalojmë edhe këto sulme kundër- njerëzore. 


Suedi, Më 5 tetor 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

.Kah po shkon shoqëria shqiptare, pse po degjenerohet Empty
MesazhTitulli: Re: .Kah po shkon shoqëria shqiptare, pse po degjenerohet   .Kah po shkon shoqëria shqiptare, pse po degjenerohet EmptyTue Oct 07, 2008 10:07 pm

PErgezime per temen Biligoa ,vertete ia vlene shume te diskutohet .
Shoqeria shqiptare ballafaqohet cdo here me sfida te reja ,te panjohura ne te cilat mendoj se po kalojme shume te papregatitur si shoqeri .
Ja se cfar te mira ka bashkimi kombetar ;populli te orientohet kah bashkimi dhe integrimi brendakombetar, te zhvillohemi dhe te punojme per ate qe ne duam dhe jo per ato qe te tjeret projektojne per neve ;
Orientimi i shoqerise shqiptare drejt bashkimit ,forcimit dhe zhvillimit ketu ku jemi ,do te kishte rendesi shume te madhe si dhe do te ndikonte ne ruajtjen e kultures dhe traditave te mirefillta qe nuk guxojme t'i humbim per hire te "modernizimit" apo t'i marrim traditat qe nuk na takojne..
Duhet pune , duhet pune shume por mbi te gjitha do te ishte zgjidhje e vetme qe shoqeria shqiptare (ne te gjitha trojet) te orientohej ne integrim kombetar-bashkim kombetar, e pastaj si teresi .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
.Kah po shkon shoqëria shqiptare, pse po degjenerohet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Perse devijon shoqeria?
» Si kujdesët shoqëria jonë per fëmijët mental?
» Kah po shkon Kosova?
» Kah po shkon Kosova!
» Sa Shqiptarë ka në Iliridë ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: