Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 I madhi Aleksander Moisiu

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

I madhi Aleksander Moisiu Empty
MesazhTitulli: I madhi Aleksander Moisiu   I madhi Aleksander Moisiu EmptyThu Oct 02, 2008 11:14 am

Shqiptari i madh
Aleksander Moisiu






Aleksander Moisiu
lindi ne qytetin e Durresit ne vitin 1879. I ati ishte nga Kavaja ndersa e
ema nga jugu i Italise. Me bashkimin e prinderve te tij
aktori e kaloi pothuaj gjithe rinine e tij ne qytetin e Durresit dhe me pas ne
Tirane duke u larguar ne moshen 20-vjecare nga Shqiperia per t'u zhvendosur se
bashku me nenen dhe dy motrat e tij ne Vjene te Austrise. Me kalimin e kohes
qyteti austriak, pervecse shtepia e tij e re, u be edhe stacioni i pare i
karrieres se tij. Aty aktori i madh shqiptar Aleksander Moisiu, pati fatin te
njihej me aktorin austriak qe ne ate kohe perjetonte nje sukses mjaft te
konsiderueshem. Xhosef Kainz, i cili e ndihmoi shume aktorin tone per hapat e
tij te para ne boten e aktrimit. Shekulli XX ishte edhe momenti kur Aleksander
Moisiu filloi te njihej ne rang boteror dhe te konsiderohej si nje aktor mjaft
fisnik.

Me pas aktori i shquar shqiptar merr vendimin te zhvendoset ne Prage dhe ne
Berlin, ku aty perseri ka fatin te njihet me nje aktor tjeter te suksesshem,
Maks Reinhardin. Pikerisht ne kete vend ne Reinhard Asamble ne Rusi, aktori i
shquar shqiptar vleresohet me cmimin e pare nga dramaturgu dhe kritiku Anatoliy
Lunacarski, per interpretimin e tij tek Odipusi. Ky vleresim perben edhe cmimin
e pare ne karrieren e madhe te Moisiut, si dhe nismen e nje periudhe te re plot
vleresime e interpretime te suksesshme. Aktori i madh shqiptar vazhdon te interpretoje
ne rolet me te spikatura te asaj kohe. "Hamlet" ne Teatrin Popullor
te Vjenes ne vitin 1922, "Fedia" e Leo Tolstoit dhe "The alive
Cadaver" ne Berlin ne 1922-in. Akeksander Moisiu vazhdon te aktroje
vazhdimisht ne veprat me te spikatura duke arritur majat e teatrit boteror me
perzgjedhjen e tij ne rolin e Romeos ne vepren e famshme Shekspirane
"Romeo dhe Xhulieta" ne 1907-en duke lene te gjithe te shtangur me
aftesite e tij interpretuese.

Biografia e Moisiut gezon nje pasuri dhe nje vlere qe do ta deshironte cdo
njeri i rangut te tij. Nder komentet e shumta per biografine e tij mund te
vecohen disa vleresime te sinqerta nga koleget e tij. Maks Brod shkruan per
aktorin tone: "Hamlet eshte shkruar vetem per Moisiun dhe vetem ai mund ta
interpretonte." K. Stanislavski shkruan: "Nje artist edhe nje njeri
kaq i madh sa Moisiu, i perket gjithe botes". Aleksander Moisiu,
pavaresisht se po perjetonte nje sukses te jashtezakonshem, nuk e harroi kurre
origjinen edhe kombin e tij. Pas shume tentativash dhe kerkesash ndaj
autoriteteve te shtetit shqiptar arrin te marre pasaporten shqiptare se bashku
me bashkeshorten e tij, Johana Tervin, ne 1934-en. Aktori i madh shqiptar
nderroi jete ne mars te vitit 1935 duke lene pas tij kujtime te pavdekshme.
Trupi i tij i pajete aktualisht ndodhet ne Leik Lugamo te Zvicres.Emri i tij i
fali Shqiperise nje nga dimensionet me interesante e te jashtezakonshme. Rolet
e tij qene nje kolane brilante e artit pamor te drames. Eshte per t'u cuditur
se megjithese ai luajti personazhe te interpretuara nga majat e aktrimit
boteror, perseri ishte krejt i vecante dhe po kaq i madh sa edhe koleget e tij
evropiane. Te marresh persiper e te realizosh personazhe te dramaturgjise
elitare eshte sa lodhje dhe mallkim, aq dhe mrekulli e relaks. Detyra te tilla
madhore i marrin persiper, jo vetem vullnete titanike, por edhe talente te
jashtezakonshme. Ne keto dimensione, ne kete arene, hyri me modesti, u zhvillua
universalisht dhe mbylli jeten i rrethuar nga respekti dhe admirimi aktori
Aleksander Moisiu.


Të panumërta janë
shfaqjet e dhëna me sukses prej tij në dhjetëra vende të botës. Vetëm kaq do të
mjaftonte, që ai të joshej nga e mira dhe begatia e vendeve të tjera, ku kaloi
shumë nga jeta e tij artistike. Por jo, aspak! Nga Aleksandër Moisiu na vjen
prova më e qartë e dashurisë së tij për Shqipërinë.
Në Arkivin Qendror të Shtetit (AQSh) gjenden plot materiale dokumentare që
flasin për dramaturgun e madh Aleksandër Moisiu. Madje në fonotekë gjendet i
regjistruar zëri i tij, që mund të emocionojë gjithkënd edhe sot pas kaq shumë
vitesh. Pikërisht ai zë që bëri të famshëm atë vetë dhe kombin e tij shqiptar.
Midis shumë materialeve të tjera arkivore, që dëshmojnë pa më të voglin dyshim
madhështinë e këtij personazhi botëror të fillimshekullit të kaluar, më bëri
përshtypje një letërkëmbim zyrtar për A. Moisiun, i cili kërkon nënshtetësinë
shqiptare. I gjithë ky material gjendet i plotë në AQSh, Fondi 152, viti 1933,
dosja 484.
Letra përmban vlera të rralla si dëshmi e qartë dhe e padiskutueshme që ky artist
i jashtëzakonshëm i skenës, megjithë suksesin e madh të arritur në një kohë,
kur universi shqiptar i atëhershëm ishte i panjohur dhe i paragjykuar, kërkon
që ai dhe familja e tij të marrin nënshtetësinë shqiptare.
Në një kohë kur mjaft emra të ndritur të kulturës botërore u magjepsën përpara
artit të Moisiut. Ai nuk e fsheh aspak faktin e të qenit shqiptar dhe vërteton
edhe një herë se vendi ynë mund të lindë të tillë viganë.





Ja nje
pjese nga leterkembimet zyrtare te kohes:


“Kam nderin të
njoftoj se dramaturgu i njoftun, prej gjaku dhe fisi shqiptar, z. Alexander
Moissi, i lindur në Trieste, më 2. IV. 1880, që ndodhej për një muej në një
turne theatrore në Vjenë, iu drejtua sot kësaj Konsullate Mbretnore me lutjen
që të ja parashtroj Shkëlqesis Suej dëshirën e tij që t’i akordohet sa ma parë
shtetësia shqiptare bashkë me zonjën e tij Giovanna Moissi-Terëin, artiste, e
lindur në München më 18.III.1884.
Ky artist i përmëndun, që nuk e ka mohue kurr kombësinë shqiptare dëshiron që
të njifet tutje dhe përjashta si shtetas shqiptar.
Z.Alexander Moissi e mori në kohë të luftës së madhe proforma shtetësinë
gjermane, dmth mbas një intervecioni personal të Princit Otto Bismark dhe prej
vitit 1932 rron në vilën e tij në Lugano (Svicër). Ky i refuzoi gjithë shtetësitë
e tjera dhe dëshiron vetëm të pranohet si shtetas shqiptar, siç ka qenë familja
e tij e dalun me kohë prej Kavaje dhe n.q.s pranohet lutja e tij do të jetë
kurdoherë mirënjohës kundrejt shtetit tonë për këtë gjest bujar. Emri i këtij
dramaturgu do të jetë me të vërtetë një reklamë e gjallë dhe propagandë e
vlefshme për Shqipërinë, e cila do t’ishte krenare me e quejtur si të tijnë
këtë artist të përmëndun në të gjithë botën. Tue i marrë parasysh arësyet e
naltshënueme i lutem Shkëlqesis S’uej që t’i akordohet në një mënyrë të
jashtëzakonshme shtetësia shqiptare Z. Alexander Moissi dhe zonjës së tij.

Letërkëmbimi vazhdon me letrën me të cilën ministri i Punëve të Brendshme i
drejtohet Kryeministrisë. Pasi citon kërkesën që Aleksandër Moisiu ka bërë në Vjenë,
ai thekson:

“Tue marrë parasysh racën e tij shqiptare, kohë shpërnguljen e familjes prej
Kavajës në vise të huaja dhe marrjen e shtetësisë gjermane në një kohë të mbas
sundimit ottoman në periudhën e okupacioneve të huaja në Shqipni e si dhe profesionit
dramaturg që t’i vyejë historisë së kombit tonë, propozojmë pranë P.T.
Këshillit Ministror të kombit tonë, regjistrimin e tij bashkë me gruan në
shtetësinë e racës së vet, me banim definitiv në Kavajë me lutje që pasi të
merret në studim nqs e mundur të parashtrohet për dekret Mbretnuer në bazë të
Art. 9 të Kodit Civil tue ju akordue shtetësia shqiptare dy artistave të
përmëndun me rëndësi, njani prej të cilëve i racës sonë shqiptare.
Kryesia e Këshillit të Ministrave, data 17.III.1934
Për dije e veprim, këtu ngjit ju dërgohet Kopje e dekretit Mbretnuer mbi
akordimin e shtetësis shqiptare Z. A. Moissi, tash shtetas gjerman me banim në
Svicër bashkë me zonjën e tij, Giovanna Moissi-Terëin.





Nga varrmihës,
në vdekjen skenike


Biografinë e Moisiut, kritiku gjerman, Rudiger Schaper, e ka ndarë në 15
kapituj, ku pa një kronologji të rregullt, pasqyron jetën e njeriut të madh, djalit
te shqiptarit Konstandin Moisiu dhe italianes Amalia De Rada, lindur në 2 prill
1879, deri në ditën e vdekjes, në 22 mars 1935. Një jetë e trazuar, një fillim
i vështirë dhe më pas një karrierë brilante. Një mori faktesh, shkëputur nga
arkivat e vendeve të ndryshme, nëpër teatro, shtypin e kohës, monografi dhe
biografi të shkruara nga autorë të ndryshëm. Ndonëse i përkasin epokave të
ndryshme, duket sikur autori udhëton së bashku me aktorin e madh. Duket sikur
ka jetuar bashkë me djalin harrakat në brigjet e Durrësit, më pas në Trieste,
Grac, Vjenë, Berlin, ku Aleksandri kaloi vitet e rinisë. Atëherë, kur me një
gjermanishte të çalë dhe i shtyrë nga e ëma i futet rrugës së kantos. Kishte
një zë të mrekullueshëm, por sipas mësuesve të tij, ishte tepër i
padisiplinuar. “Një talent natyror i egërsuar, por nuk ka disiplinë. Thjesht
këndon pa asnjë rregull, me sa ka në kokë”, - thoshin mësuesit. Ky do të ishte
kontakti i parë i Moisiut të ri me artin, por nuk u hodh menjëherë në rrugët e
tij. Për disa kohë ai punoi në një varrezë të Vjenës dhe mendohet se pikërisht
kjo e ka ndihmuar atë të realizojë në mënyrë të përsosur skenat e vdekjes.
“Askush nuk vdiq aq shpesh dhe aq mrekullisht bukur në skenë sa Moisiu. Vetëm
tek “Kufoma e gjallë” e Tolstoit, gjatë viteve 1913-1935, ai ia veshi vetes me
plumb mbi 1500 herë”, - thotë Schaper në librin e tij. Ndërsa vetë aktori, për
realizimin e skenave të vdekjes, do të thoshte: “Ajo që më shtynte, ishte një
vrull i nëndheshëm për të bërë gjënë e duhur në çastin e duhur”. Para se të
fitonte emër, ai është quajtur i paaftë, madje kishte nga ata që janë shprehur
ashpërsisht “Nuk bën për aktor!”, pa nuhatur tek ai, “magjistarin” e ardhshëm
të skenës. Ishte dhjetor 1903, kur për herë të parë, në listën e programit
teatror, renditej emri i Moisiut. Shumë shpejt do të fitonte zemrat e publikut
me rolet e tij në dramat “Elektra” e Hugo fon Hofmanstalit, “Papagalli i
gjelbër” i Artur Shniclerit, “Azili i natës” i Maksim Gorkit. Pas tre vjetësh
ai do të bëhej protagonist i Teatrit të Dhomës (vetëm me 2-3 aktorë) dhe do të
luante në disa pjesë që bënë bujë në atë kohë, për idetë iluministe, si “Zgjimi
i pranverës” i Frank Vedekindsit dhe “Fantazmat” e Henrik Ibsenit. Ishte
pikërisht “Fantazma”, që do hipte atë në piedestalin e aktorit të madh. Në
vitin 1912, zëri i tij i mrekullueshëm, në interpretimin e monologut të
“Faustit” të Gëtes, “Prometeut” dhe monologun e “Hamletit” të Shekspirit, do të
incizohej në pllaka gramafoni, duke e bërë të pavdekshëm. Ndonëse ishte munduar
t’i bënte ballë emocionit që të injektonte zëri dhe interpretimi i aktorit
shqiptaro-italian, shkrimtari Franc Kafka, do të thoshte për Moisiun: “Mezi ia
shohim aty-këtu lëvizjet e gojës, ngase e mban fytyrën poshtë dhe në vend që
t’i thotë ai vargjet, i lë ato të flasin sipër kokës së tij. Ndonëse dëgjohen
tërë ato melodi, zëri dukej sikur drejtohej si varkë e lehtë mbi ujë, por
melodia e vargjeve nuk dëgjohej, ç’është e vërteta. Disa fjalë artikuloheshin
nga ai zë sikur çliroheshin, kapeshin me aq ëmbëlsi, saqë kërcenin në ajër dhe
nuk kishin më fare të bënin me zërin njerëzor…”. Ndërkohë që Stefan Cvajg, do
të shprehej për zërin e tij: “Zëri përkëdhel vetveten, i rrëshqet mendimet e
thurura poshtë e lart nëpër shkallë si macja lëmshin në oktava muzikore që
ngrihen dhe ulen përgjatë tërë shkallës së instrumentit kumbues të fytit.
Nganjëherë njeriu mbyll sytë vetëm për një hop për ta ndier ligjërimin e tij si
muzikë…”.

Me Moisiun nëpër skenat e botës

Qëllimi i Rudiger Schaperit, në librin biografik për Aleksandër Moisiun, ishte
ta paraqiste atë si një aktor botëror. “Shqiptar, italian, gjerman, europian -
qytetar i botës”, - kështu do të thoshte kritiku gjerman i teatrit, i cili
është gjithashtu gazetar dhe autor i disa dramave. Duke pasur këtë fije të artë
që përshkon gjithë librin, Schaperi i kushton një vëmendje të veçantë turneve
dhe shfaqjeve që Moisiu, ka dhënë në skena të mëdha botërore, si në Nju Jork,
në skenën e famshme të Broduejit. Aty ai ka interpretuar rolin që e kishte bërë
të famshëm, në fillim të karrierës së tij, Osvaldin te “Fantazmat” e Ibsenit.
Spektatorët kërkonin me brohorima, ridaljen e tij në skenë, por askush nuk e
dinte që në mes të interpretimit, ai kishte marrë njoftimin për vdekjen e nënës
së tij. Në vitin 1927, i gjithë teatri i Berlinit, do të transferohej në
Amerikë, ku kanë dhënë shfaqje të shkëlqyera, si “Endrra e një nate vere”,
“Kufoma e gjallë”, etj. Më pas vijnë shfaqjet në Buenos-Aires. I sëmurë me
verdhëz, ka interpretuar në teatrin “Odeon” dhe menjëherë prej andej, niset për
në Kili dhe sërish në SHBA. Gjatë vitit 1929, ka shëtitur skenat e Spanjës,
Rumanisë, Bullgarisë, Austrisë dhe Berlinit. Në vitin 1930, do të shfaqej për
publikun e Bratislavës, Londrës, Vjenës, Berlinit, Hamburgut, Zalcburgut,
Moskës, etj. E ndërsa korrte suksese njëra pas tjetrës në skena të mëdha
botërore, në të njëjtën kohë, po shndrisnin dhe yje të tjerë në botën e artit,
si Karuzo, Valentino dhe Nijinski. Ishin vite të artistëve të mëdhenj. Kur
flitej për Karuzon, dyshohej në e kishte shpikur gramafoni Karuzon, apo ai
gramafonin. Valentino, po korrte sukses në kinematografi, kurse rusi Nijinski,
quhej “Zoti i kërcimit modern”. Por kur flitej për teatrin, padyshim që ishte
Moisiu “lojtari” kryesor. Talenti, mënyra e të jetuarit, skandalet, dashuritë,
xhelozitë, i bashkonin të gjithë, megjithatë, Moisiu konsiderohej më i madhi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



I madhi Aleksander Moisiu Empty
MesazhTitulli: Re: I madhi Aleksander Moisiu   I madhi Aleksander Moisiu EmptySat Oct 04, 2008 1:10 pm

Faleminderit shume, e nderuar, per informatat qe na solle per kete aktor te famshem shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

I madhi Aleksander Moisiu Empty
MesazhTitulli: Re: I madhi Aleksander Moisiu   I madhi Aleksander Moisiu EmptySun Dec 21, 2008 7:02 pm

Shikim ne boten e Aleksander Moisiut

Ai nuk ishte vetëm i papërsëritshmi i skenës. Jashtë saj, në orët kur i zhvishte kostumet e roleve botërore, jetonte brengat, tallazet, pendimet dhe dhimbjet që nuk tjetërsoheshin. Para se të ishte aktor, Aleksandër Moisiu ishte njeri. Ndërsa jeta e tij një subjekt i përkryer i një drame që nuk iu shfaq kurrë publikut. Këtë nuk e rrëfeu dot. E ndërsa endej nga një skenë në tjetrën, në salla të mbushura plot ku u jepte jetë personazheve tragjikë, ai mbeti gjithnjë i lidhur shpirtërisht me familjen e tij. I takonte shumë rrallë, por ishte i “robëruar” prej tyre. Vuante vazhdimisht shqetësimin e një familje të ndarë, ndante me ta dhimbjen, e prekte çdo fantazi e tepruar e nënës dhe e motrave ndaj tij. Mes rreshtave që ndër vite flasin për suksesin e madh të aktorit me origjinë shqiptare, gjen shumë pak ose aspak të filtet për të si njeri. Çfarë bënte ai kur perdet uleshin e fikeshin dritat? Çfarë mendonte thellë në shpirt dhe sa e ndjente gjakun që i kalonte në deje, për të cilin thoshte se është gjak shqiptari? Një letërkëmbim prej 24 letrash e kartolinash që Aleksandër Moisiu ia dërgonte prindërve e motrave të tij zbulojnë këtë anë të panjohur. Janë me shkrimin e tij të dorës e të firmosura me emrin e shkurtuar Aleks apo edhe me iniciale. Nisen në emër të nënës apo të motrave nga adresa hotelesh të qyteteve italiane dhe gjermane ku ai lëvizte për të dhënë shfaqje. Prej vitesh ruheshin me origjinalitetin e tyre në muzeun teatror “Carlo Schmidl”, Trieste, ku edhe janë zbuluar nga dr. Sali Hidri, arkeolog dhe historian durrsak. Ky fond letrash(që përbën vetëm një pjesë të letërkëmbimit të tij me familjen) ka qenë një nxitje e madhe për dr. Hidrin që të kërkojë të dhëna dhe materiale arkivore që flasin për anën njerëzore të Aleksandër Moisi Moisiut, aktorit me origjinë shqiptare nga i ati. Prej vitesh, çdo mëngjes, ai shkon të punojë në “Shtëpinë Muze” ku Aleksandri kaloi pesë vite të fëmijërisë së tij(1884-1889). I ati i tij(sipas Hidrit quhet Moisi dhe jo Kostandin) me një pjesë të familjes u shpërngul në Durrës, ndërkohë që gruaja e tij me fëmijët e tjerë qëndroi në Trieste. I vogli i nëntë fëmijëve, Moisiu do të kalonte në qytetin bregdetar vitet më të bukura të fëmijërisë, aty ku “mësova të lexoj e të shkruaj shqipen e babës”. Kujtimet do t’i merrte me vete e bashkë me to një pjesë të karakterit shqiptar. Pas një pune më shumë se 10 vjeçare, këto letra, por edhe materiale të tjera dokumentare që dëshmojnë jetën e aktorit me origjinë shqiptare, dr. Hidri i ka hedhur në faqet e një libri të titulluar “Aleksandër Moisiu- Mes Triestes dhe Durrësit, Epistolae”. “Arsyeja dhe, mbi të gjitha, dëshira ime, është ta paraqes Aleksandrin në gjirin familjar, në nostalgjitë e tij për të dy qytetet, atë të lindjes, Trieste, dhe atë të fëmijërisë, Durrësi, si dhe letërkëmbimin e tij me nënën, babain e motrat”, tregon Hidri në një bisedë të gjatë për figurën komplekse të Aleksandër Moisiut. Letërkëmbimi përbën materialin bazë të këtij libri, ndërkohë që pjesë e tij është edhe një album fotografish(disa të botuara për herë të parë) e dokumentash. Një CD me regjistrime zanore të Aleksandër Moisiut që shoqëron librin, nxjerrë nga disku austriak “Alexander Moissi”, risjell në kujtesë zërin e këtij korifeu të skenës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

I madhi Aleksander Moisiu Empty
MesazhTitulli: Re: I madhi Aleksander Moisiu   I madhi Aleksander Moisiu EmptySun Dec 21, 2008 7:16 pm

Letrat

Janë 24 letra dhe kartolina që aktori me origjinë shqiptare ai dërgonte nënës dhe motrave të tij. Nuk janë shumë, por as pak për të zbuluar një anë tjetër të tij. Në fletët e këtyre letrave, që në disa raste janë edhe të dëmtuara, gjejmë një botë të thellë shpirtërore të Aleksandër Moisiut. Një botë e mbushur me shqetësim e brenga të përhershme. Ato janë një dialog dramatik që Aleksandri shkëmbente me familjarët e tij. Mes tyre ka vetëm një letër dërguar babait, me të cilën fillon edhe letërkëmbimi. Mban datën 23 dhjetor të vitit 1893. Përmes saj ai i bën urime të përzemërta për Krishtlindje të atit nga Graci ku ai ndodhej për studime. Një ditë më vonë, një letër të tillë ia ka nisur edhe të ëmës, çka dëshmon që prindërit e tij jetonin të ndarë. E fundit, drejtuar motrës Sofi mban vitin 1934. Plot 41 vjet komunikim. Nuk ka asnjë letër për vëllezërit. Në këtë arkiv Hidri nuk ka gjetur as ndonjë letër dërguar atij nga familja. Këto nuk kanë munguar, por nuk dihet se nëse mund të ruhen dhe ku. Vet fjalët e Moisiut tregojnë se ai merrte urime për premiera të sukseshme e njoftime shqetësuese nga familja e tij. Nënës dhe motrës Sofi i adresohen shumica e këtyre letrave. Në të shumtën e rasteve brendia e tyre është e dhimbshme. Ai gjithnjë flet me brengë për një problem të rëndë të familjes së tyre. Ato, nëna dhe motrat janë shqetësim i përhershëm për të. Rropatet mes fjalëve të qetësojë “fantazitë e tyre të tepruara” dhe vuan gjithnjë e më shumë. Ai është rob i tyre. E ndonjëherë këtë ndjenjë e shpreh deri në nota proteste. “Më lodhët!”, “Më helmuat jetën...”, shkruan mes rreshtave. Nga fitimet e shfaqjeve ai u nis gjithmonë një rrogë mujore. Që në fillim të letrave të tij, njofton nënën dhe motrat se i kishte nisur 1000 liretat apo se do t’ua niste sapo të merrte honoraret. U shkruan atyre nga hotele ku mbërrinte për premiera, por edhe nga qendra të shumta kurimi e sanatoriume. Shkonte aty për të marrë kurimin e turbekulozit e më pas kthehej në skenë. Letrat e tij e tregojnë kokëfortë ndaj kësaj sëmundje. Nga ana tjetër ka gjithnjë tone shqetësuese për nënën dhe motrat, që me sa duket janë të prekura po si ai. Nga ky letërkëmbim nuk del e qartë se çfarë e mundonte kaq shumë aktorin e madh. Por sigurisht që deri në fund e vuajti idenë e një familje të ndarë, pavarësisht se me ta ndante edhe fitoret dhe frytet e punës së madhe që bënte. Por ai sakrifikoi vazhdimisht për familjen e tij. E këshillonte nënën që të shkonte në qendrat më të mira kurative, ndërsa vet neglizhonte vazhdimisht ndaj turbekulozit që i ishte shfaqur që në vitin 1907. Ditët e fundit tij qenë plot vuajtje. “Tabela e temperaturës e pacientit Moisiu”, e mbajtur në klinikën e spitalit vienez, midis datave 16-21 mars 1935 tregon gjendjen e rënduar të tij. Temperaturën që luhatej deri në kufijtë maksimalë nuk e kontrollonin dot qetësuesit që merrte në doza të mëdha. Në vijat e këtij grafiku që shënonte luhajtjet mes jetës dhe vdekjes, Aleksandër Moisiu, në orën 7.30 të mbrëmjes së 22 marsit 1935 mbyll sytë. La pas kujtimin e një aktori të papërsëritshëm të skenës dhe të një njeriu me botë të madhe, i lidhur përjetësisht me familjen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arber01
Fillestar/e
Fillestar/e
Arber01


Male
Numri i postimeve : 34
Age : 43
Vendi : arberia
Registration date : 20/12/2008

I madhi Aleksander Moisiu Empty
MesazhTitulli: Re: I madhi Aleksander Moisiu   I madhi Aleksander Moisiu EmptyMon Dec 22, 2008 3:36 am

Per veprat e ti dhe boten e ti artistike kane shkrruajtur personalitete te artit,kulltuare ,politikes Veprat e te madhit A.M ndodhen neper Muzeume..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

I madhi Aleksander Moisiu Empty
MesazhTitulli: Re: I madhi Aleksander Moisiu   I madhi Aleksander Moisiu EmptyWed Dec 31, 2008 7:31 pm

I madhi Aleksander Moisiu Default


I madhi Aleksander Moisiu Default

I madhi Aleksander Moisiu Default
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





I madhi Aleksander Moisiu Empty
MesazhTitulli: Re: I madhi Aleksander Moisiu   I madhi Aleksander Moisiu Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
I madhi Aleksander Moisiu
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Aleksandër Gjoka
»  “SULMET” TURBUNADE ANTIPEGAS TE NJE FARE RAIMONDA MOISIU
» Xhelozia R. Moisiu, mllefi Kolec Traboini nga Agron Shele

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: