Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Xhelozia R. Moisiu, mllefi Kolec Traboini nga Agron Shele

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Xhelozia R. Moisiu, mllefi Kolec Traboini nga  Agron Shele   Empty
MesazhTitulli: Xhelozia R. Moisiu, mllefi Kolec Traboini nga Agron Shele    Xhelozia R. Moisiu, mllefi Kolec Traboini nga  Agron Shele   EmptyFri Jun 07, 2013 5:27 am

Pse ka kaq shumë shqetësim, trishtim dhe xhelozi nga veprimtaritë e Lidhjes Internacional “Pegasi” Albania?!
“Letërsia me magjepsjen dhe mistizmin e vet ka tërhequr gjithmonë pas vetes shpirtra të trazuar, shpirtra të ringritur mbi flirtin e bukurisë krijuese, bukurisë jetë, bukurisë natyrë dhe si e tillë ajo është shndërruar në pasqyrë e aspiratave, vlerave dhe mendimit më puritan për mbarë njerëzimin. Kjo shkallë e lartë vitaliteti njerëzor, ku fjala shndërrohet në mit dhe miti në produksion të gjenialitetit të qënësisë , ka deshifruar dhe deshifron figurshëm dhe pareshtur vetë qytetërimin tonë.”
Perfomanca e re krijuar në lidhje me imazhin e letersisë sot, unifikimi letërsisë panshqiptare (Shqipëri-Kosovë-Maqedoni dhe Diasporë), krijimi i një komunikimi të ri me Lidhësitë Ndërkombëtare(IWA; WPS;IPRTC;Poets del Mundo; ALIAS; World Poets,Cafe Ideon, 100-Thausans Poets for Change etj),prezantimi dhe publikimi vlerave më të mira në Almanakë, Antologji, Revista Letrare prestigjioze etj,zhvillimi Simpoziumeve Ndërkombëtare dhe Kongresit I International, pjesmarrja e autorëve të saj në kongrese dhe Simpoziume të ndryshme te shvilluara jashtë vendit,publikimi antologjive(Koesi e Hapur-1, 2, Pegasiada, gazeta dhe Revista “Pegasi” me autorë vendas dhe të huaj, mundësuan realisht shkëmbimin e Universalitetit tw vlerave letrare shqipe një me Letërsinë Ndërkombëtare Bashkohore sot.
Në lidhje me nëntekstet e publikuara nga Znj Rajmonda, të cilën nuk e kam hasur në asnjë event kombëtar ose Ndërkombëtar , në prononcimin e parë të saj i kam thënë që është krejt normale të pohosh ose mohosh vlerat, por kurrësesi ti shtrembërosh apo devijosh ato. Për shqetësimet e tjera të shprehura nga ana e saj, kontekst që e përvuan shpirtërisht dhe profesionalisht, për raportet krijues-lexues, kjo nuk është në dorë të lexuesit, por të krijuesit, i cili duhet të ngrihet në nivelin e duhur ideo-artistik që të pëlqehet dhe tërhiqet pastaj . . Në lidhje me Tematikën dhe zhvillimin e Kongresit Internacional “Pegasi” Albania , me shumë dashamirësi Znj Rajmonda i kam dërguar edhe linkun e kongresit të zhvilluar, pasi ajo nuk ka qënë pjesmarrëse dhe nuk ka asnjë informacion për zhvillimin e tij, përjashto dizinformimin e bërë nga dashakeqësit dhe të dështakëve që nuk arritën dot të bëhen pjesë e ketij angazhimi të madh, pasi niveli i tematikës së paraqitur, u konsiderua në nivel amatoresk, ku rast tipik është dhe Z Hyqmet, të cilit i është bërë publikim dhe stimulim për më shumë cilësi dhe art, por kurrësesi për shtjellim tematike të një niveli të tillë letrar dhe akademik. Normalisht, Znj Rajmonda shkruan opinione pas opinionesh, shpreh gëzim që është bërë pjesë debati, dhe harron që Lidhja “Pegasi”, nuk është krijuar dhe nuk funksionon për plotësime egosh personale, apo dhënie atributesh të pamerituara, por për shpalosje dhe identifikim të letërsisë së mirfilltë, përnjohje dhe publikim vlerash, si dhe universalitet të Letërsisë panshqiptare një me Letërsinë Bashkohore Botërore sot.
Në lidhje me Z Traboini, i cili ka shprehur shqetësimin e tij haptas, është më se e thjeshtë.
“Fluturon Pegasi në majë ta malit, por fluturoj dhe unë thotë Traboini në bisht të kalit”
Z Traboini shpreh zellin e tij marramendsh me përçartje dhe marrëzira që prodhohen vetëm në koka të errëtuara nga mllefi dhe xhelozia e shfrenuar.
Ai pyet:
Pse botohet autori pegasin në Antologjitë Ndërkombëtëre me korifenj të Letërsisë Botërore, sikurse është “Almanak 2008” apo World Poetry (Yearbook 2009), Pomezzia Notizee etj ?
Pse bashkëpunoni me Lidhje Ndërkombëtare apo personalitete letrare,si: Tersinka Pereiera, Manuel Lasso, Zhang Zhee (Diablo), Tozan Alkan, Domeniko De Felice, Patrik Sammut, Adolf Shvjedçikov, Hadda Sendo, Chiang Shee Leund, Ada Aron, Dimitris Kraniotis, Dino Koubatis, Nadia Cela Pop, Xhovana Di Volti, Kuldep Srivastava etj, etj
Pse janë krijuar Lidhjet “Pegasi” në Kosovë, Maqedoni, Mal të zi dhe Diasporë?
Ai pyet dhe nuk di pse pyet dhe aq më tëpër të hyjë në replikë kur nuk ka as njohutitë më minimale për të diskutuar rreth Letërsisë, stilistikës sot, gjetjeve, zhanrit, traditës së përkthimit, vlerave ideo-artistike të veprës etj, etj.
Përfundimisht Traboini me atrofizimin dhe paranojën që e ka kapur përpiqet të kacavirret pas emrit dhe vlerave të Pegasit dhe të thotë. Në këtë botë ka edhe Kolecë Traboini.
Ndërsa përsa i përket nëntekstit të Lek Dushit, kjo është për të qarë dhe për të qeshur. Ky atdhetar i paepur, i cili nuk e di fare se ku jeton, nuk di as A-në e historisë dhe nuk ka se si të dijë që Pegasi është simbol i lashtësisë tonë, Perëndisë së muzës poetike e cila ka qënë e identifikuar nga Pellazgët, por vjedhur si shumë emra dhe tradita të tjera nga Grekët dhe për fat të keq, përderi sa do ketë njerës të tillë , ky vend rrezikon të mos ketë lavdinë dhe traditën e historisë së tij.
Përfundimisht le të shpresojmë në gjetjen e identitetit krijues të Znj Rajmonda, rehabilitimit të raportit të saj (krijues-kritikë-lexues), po ashtu në qetësinë e megafonave të fjalës( … për vepra të tyre as që bëhet fjalë) dhe ti përmbahemi me fanatizëm frymës krijuese pegasiane, e cila nuk pyet se ç farë bën kombi për të (1997-2012 kjo lidhje nuk ka marrë asnjë cent të vetëm nga Instuticioni Shtetëror), por ajo ç’ farë mund të bëjë për Kombin e vet.
Shoqëria njerëzore ka dialektikën e zhvillimit të saj me të gjitha oshilacionet që e shoqërojne, por ka dhe artistët e saj, që nuk e lënë të shkaterrohet!

Ne poetët !

Ne poetët!
… e fjalës dhe dhimbjes së tokës.
Akreonë të ditëve trazim.
Zogj furtune ngritur rrebelim.

Ne poetët!
…e fjalës dhe muzës së shpirtit.
Flakë pasioni djegur lartësish.
Lule parë çelur në thëllim.

Ne poetët!
… e fjalës dhe kohës drithërimë.
Gjethe vjeshte këputur tinëzisht.
Blerim pranveror rikthyer sërish.

Ne poetët!
…e fjalës dhe agut të bardhë.
Krahë avioni tretur kaltërsish.
përpirës resh qiejve të grisur.

Ne poetët!
…e fjalës dhe pathirrmës ëndërr.
Shkrepëtimë yjesh feksur harbim
dhe pikëz e shiut netëve trishtim.

Ne poetët!
…e fjalës dhe humbjes meditim.
Telajo e hapur gjurmë ngjyrash rrëzëllim
Shtegëtarë të quajtur “Kozmopolitë”.

Sekretari Përgjithshëm
Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania
Agron Shele IWA ; WPS

Agron Shele
15 Shtator, 2012 at 21:24
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Xhelozia R. Moisiu, mllefi Kolec Traboini nga Agron Shele
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: