Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shqipëri i thonë gjithë atij vendi tek rrinë shqiptarët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shqipëri i thonë gjithë atij vendi tek rrinë shqiptarët Empty
MesazhTitulli: Shqipëri i thonë gjithë atij vendi tek rrinë shqiptarët   Shqipëri i thonë gjithë atij vendi tek rrinë shqiptarët EmptyTue Sep 30, 2008 3:01 am

Kosova dhe viset tjera shqiptare ishin, janë dhe do të jenë Shqipëri

 

“Shqipëri i thonë gjithë atij vendi tek rrinë shqiptarët” (Sami Frashëri) 

   

Pas deklarimit të pavarësimit nga Serbia, rryma e vjetër titiste, filosllave, e përkrahur fuqishëm nga vende dhe qarqe të njohura kundërshqiptare, ka marrë hyxhym kundër flamurit, kundër gjuhës dhe kundër çdo gjëje shqiptare. Dikur të veshur me petkun ideologjik të titizmit dhe patriotizmit jugosllav, ndërsa sot me petkun ideologjik të “solanomisë” dhe patriotizmit evropian, ky soj i “shqiptarëve” po përpiqen të na bindin se copëtimi i Shqipërisë dhe i kombit shqiptar është i përfunduar dhe i përjetshëm!? Shqiptarët e krahinës shqiptare të Kosovës tashmë, sipas tyre, janë “kosovarë”, gjuha e tyre është “gegërishtja”, ndërsa “flamuri” i tyre është lecka e propozuar nga plani i Atisarit dhe e miratuar nga klasa politike kozmopolite dhe kombmohuese e Kosovës. Gjithmonë sipas tyre, Kosova dhe “kosovarët” tashmë janë vend dhe popull më vete!? Me vendin dhe shtetin e tyre, Shqipërinë, mund të kenë vetëm marrëdhënie të fqinjësisë, njësoj si me Serbinë, si me Malin e Zi dhe si me “Maqedoninë”!? Madje, ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, Kosova duhet të jetë më e hapur se ndaj vendit të saj AMË, Shqipërisë! Pastaj, në Kosovë secili mund të jetë dhe është ai që është (serb, malazez, rom, turk, hashkali, egjiptian, etj.), vetëm shqiptari nuk mund të jetë SHQIPTAR, por duhet të bëhet “kosovar”!? Secila nga këto pakica mundet dhe do ta përdor lirshëm flamurin e saj, përveç shumicës, shqiptarëve (95% e popullit të Kosovës), të cilët duhet “doemos” të heqin dorë nga flamuri i tyre dhe ta përvetësojnë si të vetin “flamurin” (leckën) e Atisarit!? Ky përfundim doli edhe nga një debat në RTK-në kundërshqiptare nga sahanlëpirsit e tipit Kelmendi, Matoshi e Spahiu. Ndërsa filozofi i shkretë, Kullashi, tha se “flamuri i ri ishte bërë me plebishit”!? Nëse u besojmë shpjegimeve që japin fjalorët për fjalën “plebishit”, del se Kullashi ka gënjyer… Plebishit, sipas fjalorit, do të thotë “votim i përgjithshëm për një çështje politike me rëndësi të veçantë; referendum: plebishit popullor”. Për leckën-flamur, more zoti filozof, jo që nuk ka pasur votim të përgjithshëm, referendum, por për të nuk është votuar as në Kuvendin e Kosovës!! Sikur nuk është votuar as për planin dhe kushtetutën e Atisarit. Mbase ke qenë larg, në Paris, e s’e ke marrë vesh!  

  

 Propagandë dhe dhunë e shfrenuar institucionale dhe mediale ndaj identitetit shqiptar


   

Këta kalemxhinj të paguar mirë nga qarqe, fonde dhe shtete kundërshqiptare kanë në dorën e tyre dhe i kontrollojnë plotësisht edhe mediat e shkruara dhe ato elektronike. Soji dhe sorollopi i tyre ishin të lirë dhe të paguar mirë edhe në kohën e pushtimit. Pena e tyre villte helm e vrer kundër përpjekjeve kombëtare për ruajtjen e identitetit gjuhësor, kulturor e kombëtar dhe kundër përpjekjeve për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë nga Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Kjo bandë mercenarësh dhe soji i tyre atëherë përpiqeshin dhe angazhoheshin për krijimin e kombit “jugosllav”. Eksperimenti i tillë u kushtoi popujve jo serbë të Jugosllavisë qindra mijëra viktima dhe shkatërrime kolosale. Fitorja e kombit shqiptar ndaj forcave pushtuese serbe në Kosovë i frikësoi dhe i luhati përkohësisht këto forca, që vepronin si kolonë e pestë brenda kombit shqiptar. Mirëpo, kalimi i disa drejtuesve të Luftës Antipushtuese Çlirimtare të UÇK-së në anën e tyre u dha zemër dhe forcë këtyre bastardëve të gjuhës dhe të kombit shqiptar. Shpalosja e leckës së Atisarit në kullën e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, nuk ishte vetëm fyerje dhe provokim i pashembullt për KULLËN e Jasharajve dhe për KULLËN shqiptare, por ishte edhe një shenjë dhe dritë e gjelbërt për forcat kundërshqiptare në Kosovë e më gjerë në trojet shqiptare. 

  

“Ai që s’do kombin e mëmdhenë e tij është tradhtar e i lig; i tilli s’mund të quhet njeri. Shqiptarët më tepër se çdo komb duan dhe e nderojnë kombin e mëmdhenë e tyre. Shqiptari i vërtetë vritet për kombin e tij dhe s’mund kurrë të duroj e të dëgjoj njeri t’i shaj shqiptarinë” – shkruante i madhi Sami Frashëri. Sot, njëqind e nëntëmbdhjetë vjet pas botimit të veprës madhore të S. Frashërit, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e çdo të bëhet”, sot, gati nëntë vjet pas çlirimit të krahinës më të madhe shqiptare të pushtuar, Kosovës, jetojnë ca matoshër, ca kelmendër, ca spahinj e ca politikanër, të cilët, me moton “grusht bashkuar”, kanë marrë përsipër zhbërjen e shqiptarisë në Kosovën e mbetur pas copëtimit dhe ndarjes së tokave të pushtuara të Shqipërisë midis Serbisë, “Maqedonisë” dhe Malit të Zi. Veprimtaria e kalemxhinjve të paguar mirë dhe e politikanëve të dalur nga shkolla titisto-kolaboracioniste nuk i habit shqiptarët. Ajo që ka ngjallur habi dhe shqetësim është nënshtrimi dhe bashkimi me shkollën titisto-kolaboracioniste i disa figurave të dalura nga shkolla e qëndresës dhe e luftës kundërpushtuese!! Të parët janë betuar e stërbetuar para padronëve të vjetër e të rinj për zhbërjen e qenies shqiptare në Kosovë, ndërsa të dytët ishin betuar e stërbetuar për çlirimin dhe bashkimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë!! Populli shqiptar i Kosovës dhe i gjithë Shqipërisë nuk mund ta besonte kurrë se pas Luftës së UÇK-së, pas gjithë atyre përpjekjeve, flijimeve dhe pas atij gjenocidi e holokausti serb do të përpiqej dikush t’ia ndërronte flamurin dhe përkatësinë kombëtare!? 

   

Klasa politike dhe institucionale atisariane, media e shkruar dhe ajo elektronike, si dhe një pjesë e inteligjencies në Kosovë po prodhojnë dhe ushtrojnë dhunë të pashembullt institucionale, mediale, politike, psikologjike dhe shpirtërore ndaj popullit shqiptar. Nuk po lënë formë as mjet pa përdorur për ta detyruar këtë pjesë të popullit shqiptar të heq dorë nga identiteti i tij kombëtar, gjuhësor, kulturor, shpirtëror, etj., në një kohë që të gjitha pakicave në Kosovë u njihet e drejta, madje janë paraparë garanci kushtetuese, ligjore, administrative, politike, financiare, etj., për mbrojtjen dhe fuqizimin e identitetit të tyre!! 

   

Askush nuk ia ndalon Matoshit, Kelmendit, Spahiut dhe sojit të tyre, por as atyre që kanë tradhtuar bindjet dhe shpirtin e tyre shqiptar, të deklarohen francezë, italianë, evgjitë, romë, “kosovarë” ose “jugosllavë”, e çka të duan, sepse kombi shqiptar nuk mbetet keq pa ta, por duhet t’u ndalohet të ushtrojnë dhunë mediatike, politike dhe institucionale ndaj popullit shqiptar. Këtë e ndalojnë edhe të gjitha dokumentet dhe aktet ndërkombëtare, të cilat është zotuar t’i respektojë “paria” e Kosovës. As ata, dhe askush në botë nuk ka të drejtë ta përdor gazetën, televizionin, institucionin shtetëror, arsimor a politikë për t’ia mohuar të drejtën një populli dhe për t’ia dhunuar dhe nëpërkëmbur identitetin e tij gjuhësor, kulturor dhe kombëtar. Po të bëhej një fushatë dhe dhunë e përmasave shumëherë më të vogla se kjo ndaj pakicës serbe, ndaj gjuhës, flamurit dhe kulturës së saj, do të bëheshin fletëparaqitje dhe ndjekje penale, do të dënoheshin autorët dhe të mbylleshin mediat me arsyetimin “e nxitjes së urrejtjes kombëtare”, etj. Edhe përpjekjet dhe dhuna për spastrimin shpirtëror, kulturor dhe gjuhësor të popullit shqiptar në Kosovë duhet të denoncohen, të ndiqen penalisht dhe të dënohen e të ndalohen. Barra kryesore për mbrojtjen e shqiptarëve jashtë kufijve të shtetit shqiptar bie mbi Tiranën zyrtare, e cila për këtë detyrohet edhe nga Kushtetuta. Kjo fushatë dhe dhunë e shfrenuar ndaj shqiptarisë duhet të denoncohet edhe në gjykatat ndërkombëtare.

   

Nuk mund të zhbëhet identiteti shqiptar në Kosovë

   

Këta maskarenj të tipit Matoshi, Kelmendi e Spahiu, që kapen shumë pas demokracisë evropiane (sa për t’i hedh hi syve opinionit), asnjëherë nuk e ngritën zërin kundër ndarjes dhe copëtimit të tokave shqiptare. Këta mercenarë, që thirren në filozofinë e integrimeve evropiane, kur vjen puna te integrimet shqiptare, kanë fytyrë dhe guxim të ngriten edhe kundër gjuhës së njësuar shqipe!! Porosinë e Samiut të pavdekshëm se “s’mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë, s’mund të ketë shqiptarë pa gjuhë shqipe, s’mund të ketë gjuhë shqipe pa shkronja shqipe, pa shkolla në të cilat mësohet gjuha shqipe” e kanë kuptuar ashtu siç e ka kuptuar Serbia dhe shovinistët tjerë, që i tremb për vdekje ribashkimi i Shqipërisë dhe i kombit shqiptar. Prandaj, janë kaq të zëshëm kundër çdo gjëje që bashkon, janë për një copëzim sa më të madh të qenies shqiptare. Sepse, vetëm kështu Serbia, Greqia, Rusia, etj. mund të shpresojnë të sundojnë në Ballkan pa asnjë telashe dhe t’i shfrytëzojnë dhe zhbëjnë tokat e pushtuara të Shqipërisë. Këta paloshqiptarë kur shkruajnë dhe flasin gjuhën e Vuk Stefanoviç Karaxhiçit, kur shkruajnë dhe flasin gjuhën angleze apo ndonjë gjuhë tjetër të huaj u përmbahen tërësisht normave të atyre gjuhëve. Vetëm normën dhe njësimin e gjuhës shqipe nuk mund ta durojnë këta maskarenj të padenjë për emrat më të bukur në botë, SHQIPTAR dhe SHQIPËRI. Ata parapëlqejnë të vetëquhen “kosovarë”, sepse kështu ndihen më afër Serbisë se sa Shqipërisë… Të bindur se kanë marrë përsipër një “mission impossible”, ky grup dhe politikanët që e mbështesin atë po kërkojnë shpëtim dhe mbështetje kudo dhe te kushdo që është i gatshëm t’i përkrah. Për realizimin e këtij misioni dhe të këtij programi të papërfunduar (pjesë të tij janë realizuar më herët) të Garashaninit, Cvijiçit, Çubriloviçit, Pashiçit, Rankoviçit e Titos kanë dështuar dhe kanë thyer qafën dhe kokën e tyre sa e sa presednikë dhe sa e sa laro të tipit Hasani, Shukriu, Vllasi, Morina, etj. Në përpjekjet e tyre për ta zhbërë popullin shqiptar, gjuhën dhe flamurin e tij kanë dështuar edhe sa e sa perandorë, sulltanë e krajla. Do ta thyeni qafën dhe kokën tuaj edhe ju në murin shqiptar. Për këtë nuk ka asnjë dyshim.  

   

Në ndihmë të kësaj bande “kosovare” ditë më parë u vu edhe Solana, i cili deklaroi se “në Kosovë po lind një komb i ri”. Po ta “përkthejmë këtë deklaratë i bie që në Kosovë nuk do të ketë më popull shqiptar!? Kjo deklaratë sigurisht që ishte një frymëzim i fuqishëm për zvarranikët e tipit Matoshi. Mirëpo, të nesërmen, Ambasadori amerikan në Tiranë, i erdhi në ndihmë popullit të pathyeshëm shqiptar, duke deklaruar se “në Kosovë duhet të fuqizohet identiteti shqiptar”. Deklarata e Solanës u botua në të gjitha gazetat e Kosovës dhe u dha në media elektronike, ndërsa deklarata e Ambasadorit amerikan, që ishte përgjigje publike në deklaratën e Solanës, nuk u botua në asnjë gazetë dhe as u transmetua nga ndonjë medium elektronik “kosovar”!! Megjithatë, populli shqiptar i Kosovës, i përkrahur nga mbarë kombi, po ecën rrugës së tij shekullore, rrugës shqiptare. Është fat që kjo rrugë e ka edhe përkrahjen e Amerikës dhe të gjitha vendeve që respektojnë të drejtën e popujve dhe të njerëzve për ta ruajtur dhe deklaruar identitetin e tyre kombëtar. Por, nuk duhet të mungojnë edhe përpjekjet dhe bashkërendimi i tyre nga të gjithë atdhedashësit dhe shqiptarët përparimtarë, të cilët, bashkë me mbarë kombin shqiptar, do të duhej të krijonin një digë të pakapërcyeshme për fundrrinën e kombit dhe për vendet kundërshqiptare, që duan një gjeografi, një histori, një kulturë shpirtërore e materiale, një gjuhë, një ekonomi dhe një komb shqiptar të copëzuar dhe të shkërmoqur. Kjo DIGË (ribashkimi i Shqipërisë në një shtet) do të ishte ndihmesë jashtzakonisht e madhe edhe për paqen dhe qëndrueshmërinë afatgjate në Ballkan e më gjerë. Zaten edhe nuk kemi rrugë tjetër. Jemi të detyruar ose “të dënuar” të bashkohemi dhe të jetojmë si popujt tjerë të qytetëruar me nder dhe dinjitet…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shqipëri i thonë gjithë atij vendi tek rrinë shqiptarët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dallimi mes shqiptarit te Shqiperise mes atij te Kosoves
» Dallimi mes shqiptarit te Shqiperise mes atij te Kosoves
» ATA NA THONË...
» Per mua thone?
» KËTU I THONË DRENICË

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: