Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KËTU I THONË DRENICË

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË Empty
MesazhTitulli: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË EmptyTue Jul 15, 2008 6:10 am

Mehmet BislimiKËTU I THONË DRENICË- Jeta e një populli ka kuptim vetëm duke qenë i lirë.E tërë filozofia e të qenit të lirë, s’është asgjë tjetër përveçguximit dhe vendosmërisë për t’iu kundërvënë pushtuesit!...- Autori

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË EmptyTue Jul 15, 2008 6:12 am

Parathënie
Në fillim të librit të tij të ri " Këtu i thonë Drenicë" publicisti i njohur Mehmet Bislimi, në mënyrë tepër modeste, thotë se me këtë libër nuk ka dashur të bëjë asgjë tjetër, veçse të hapë portat për biografinë e një njeriu të rrallë, trimërisht i lartësuar dhe mrekullisht i njohur, Tahir Meha. Me synimin për të parë pikërisht këtë fakt, "hapjen e portës" për biografinë e një njeriu të njohur, u nisa ta lexoj këtë monografi,
e cila tashmë gjendet në duart e lexuesit. Më shtynte gjithnjë ideja për të ditur më shumë për jetën e një njeriu, për të cilin, si çdo shqiptar, kisha dëgjuar shumë herë. Mbi të gjitha kisha dëgjuar për aktin e tij të qëndresës së 13 majit të vitit 1981, si njëri ndër epilogët e demonstratave të mëdha të pranverës së këtij viti. Kisha dëgjuar për luftën që ishte bërë atë ditë, në gjurmët e një beteje tjetër të njohur, të Ahmet Delisë, ashtu si do të dëgjonim më pas e do të mburreshim përjetë, me qëndresën e fisit të jashtëzakonshëm Jashari, të komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Adem Jasharit.
Njeriu mund t'i hapë portat e një biografie gjithsesi. Mund t'i hapë në një mënyrë që "portat" të duken të shqyera, pra të përçudnohet historia; mund t'ihapë "portat " nga vetja, ku autori të jetë më i merituar se sa njeriu për të cilin shkruhet, mund t'i hapë "portat" në mënyrë spekulative, duke i veshur fakte e ngjarje që nuk kanë ndodhur, si kemi lexuar në ndonjë biografi të kohëve të fundit.
E kisha kureshtjen për të ditur hapjen e portës për biografinë e një njeriu, i cili ndërsa kishte përmasat e një miti, nuk kishte ende një libër për të; i cili, megjithëse gjendej në dhjetëra e qindra faqe të dosjeve sekrete të zbulimit të fshehtë jugosllav eserb, përsëri nuk ishte i dritëzuar në historinë e popullit të tij; i cili, megjithëse i kishte këngët e tij dhe populli nuk i fal aq bujarisht këngët, përsëri mungonte në shtjellimin e plotë të së vërtetës. E kisha menduar këtë, sepse të bësh një akt si ai i 13 majit të vitit 1981, të të rrethojë ushtria serbe që në orët e para të mëngjesit, të të krijohet një qark rrethues prej disa brezash etj., jo vetëm që nuk është e rastësishme, por donte të thoshte se njeriu i rrethuar ishte bërë tashmë rrezikshmëripër sistemin, dhunën, shtypjen, vrasjet, mjerimin; donte të thoshte se njeriu, që kishte emrin Tahir Meha, kishte filluar të bëhej një shpresë, një thirrje, një rrugë që duhej ndjekur. Kjo rrugë ishte e rrezikshme, sepse ishte e papërfytyrueshme që forcat e sigurimit serbo-jugosllav të bëjnë gjithë këtë rrethim, në të cilin vriten më shumë se dhjetë milicë, plagosen më shumë se dyfishi i të vrarëve etj., vetëm se ashtu paskan menduar të bëjnë terror.
Normalisht shërbimi i fshehtë serb, UDB-ja, e kanë studiuar mirë objektin e goditjes së tyre, për t'i dhënë mësim të tjerëve dhe për të shuar çdo vatër rezistence. Nëse ndodhi e kundërta, nëse flakët e rezistencës u rritën, kjo është në nderin e bijve të Drenicës, të cilës i takonte edhe Tahir Meha, edhe i ati i tij Nebih Meha, të cilës do t'i takojë edhe dëshmori i mëvonshëm Beqir Meha, vllai i Tahirit.
Mehmet Bislimi, mendoj unë se, nuk ka hapur thjesht vetëm një portë. Unë mendoj se ai ka hapur njëkohësisht disa porta. Po ashtu ai ka bërë edhe një punë tjetër: ka biografizuar jetën dhe luftën e një njeriu, duke dhënë një vepër të dobishme. Më tej se kaq: një vepër të nevojshme. Edhe më tej: një vepër e cila ka qenë e domosdoshme të shkruhet. Fakti që ajo del në dritë në 23 vjetorin e rënies së Tahir Mehës, nuk do të thotë se ajo nuk ka qenë e punuar prej kohësh në mendimin e autorit. Do të thotë se mosngutja e deritanishme ka bërë që të kemi një libër të mirë në dorën e lexuesit, i cili, në se kthehem në fillimin e idesë sime, ka hapur disa porta.
Mehmet Bislimi është Drenicas, kjo do të thotë se ai e njeh mirë Drenicën. Ai ka bërë të ditur pjesë të historisë së saj, histori përmes së cilës ka kaluar edhe Tahir Meha. Duke i treguar lidhjet fisnore të Tahir Mehës, autori e ka parë të arsyeshme, dhe mirë ka bërë, që gjeografinë e trimërisë drenicase ta shtrijë përtej vatrës ku ka lindur Tahir Meha, përtej cakut të fisit të tij, duke e bërë kështu një simbol të një populli të përvuajtur, mrekullisht luftëtar.
Mehmet Bislimi është njëri ndër veprimtarët e hershëm të çështjes kombëtare. Me aq sa di unë, ai ka më shumë se 25 vite që është përfshirë në këtë përkushtim. Kjo do të thotë se më shumë se gjysmën e jetës së tij ai e ka bërë me idenë se duhet bërë më shumë për lirinë e Kosovës. Duke qenë kështu ai i ka njohur mirë rrethanat në të cilat janë zhvilluar ngjarjet ilegale në Drenicë, apo më gjerë se kaq, ka sjellë fakte të reja për fillesat e kësaj lëvizjeje apo për përmasat që mori ajo. Duke qenë i tillë, ai e ka njohur nga afër Tahir Mehën, familjen e tij, ka qëndruar në të njëjtën qeli burgu me të vëllain e Tahirit, dëshmorin e kombit Beqir Meha, e kjo do të thotë se jo rrallëherë, kujtimet e tij janë autentike. Ai ka mundur t'i shmanget "unit" që mund të dëmtojë një histori biografike, por nga ana tjetër, herë pas here, me stilin e thjeshtë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË EmptyTue Jul 15, 2008 6:13 am

rrëfyes, përzier me humorin që e ka edhe në jetën e përditshme, e bën historinë më të saktë, më bindëse e njëkohësisht më jetësore.
Mehmet Bislimi e shkruan këtë libër kur ka kaluar një kohë, disi e gjatë, pas ngjarjes së 13 majit të vitit 1981. Do të ishte dashur ta bënte më herët, por edhe kjo e ka të mirën e saj. Në këtë kohë ai është njohur me të vërteta të reja, me fragmente të dosjes së Tahir Mehës në organet e sigurimit të fshehtë serb, ndonëse jo plotësisht dhe kjo duhet bërë sa më parë. Ka pasur kohën e duhur të gjejë fakte të reja që nuk janë ditur deri më tash, të bëj analizën krahasuese të ngjarjeve, për të arritur në përfundimin e saktë se Tahir Meha nuk ishte një fragment i veçantë i lëvizjes ilegale çlirimtare të Kosovës, se ai ishte produkt i kësaj lëvizjeje dhe i vendit ku kishte lindur, të cilin po ashtu nuk e idealizon.
Tahir Meha e dinte se në rast lufte, Drenica do ta mbështeste. Herët a vonë kjo do të ndodhte. Ai, po ashtu e dinte, se do të kishte mes bijve të vendit të tij edhe plëngprishës. Të dyja përdallimet e Tahir Mehës do të shfaqeshin gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe nëse përmasat e kësaj lufte do të ishin krejt të jashtëzakonshme, kjo do të kishte lidhje edhe me vizionin e Tahir Mehës për lirinë e atdheut të tij.
Shkrimi i biografisë së një njeriu të njohur, aq më shumë i një njeriu si Tahir Meha, ka vështirësitë e veta. Disa prej tyre janë, shpeshherë, të pashmangshme, sidomos kur ende shumë dosje janë pas një mijë e një çelësave. Mehmet Bislimi ka bërë të gjitha përpjekjet që përmes grumbullimit të materialit të futet përmes këtyre vështirësive, dhe nëse ndonjëherë nuk ia ka arritur, kjo ka ardhur më shumë nga mungesa e informacionit të fshehtë. Kjo edhe është e kuptueshme.
Narracioni i librit "Këtu i thonë Drenicë" është i thjeshtë, kjo do të thotë se është i bukur. Megjithëse Mehmet Bislimi është poet, ai nuk e ka futur në këtë libër përdorimin poetik të fjalëve dhe të fjalive, nuk ka rendur pas gjetjeve poetike, por ka dëshmuar thjesht, në një ndërtim tradicional të biografive, jetën e një martiri, si ishte Tahir Meha. Ndoshta kjo do ta bëjë librin më interesant.
Personalisht do të isha për një ndërthurje, disi më dramatike, duke shkuar disi tej asaj që është e përhershme në biografitë e një njeriu, por kjo nuk e zbeh librin. Një dëshirë e dikujt është vetëm një dëshirë, secili e sheh vetë rrugën që do të bëjë në përshkrimin e jetës së një heroi. Mehmet Bislimi e ka parë në këtë mënyrë, por dramatikja është ruajtur deri në fund. Dhe kjo i bën mirë librit të tij. Mehmet Bislimi i hapi portat për jetën e Tahir Mehës. Pra, ka hapur shumë porta. Duhej një libër i tillë. Dhe ky libër tashti erdhi. Është i mirëseardhur.
Bedri Islami
NJË BORXH I KAMOTSHËM
( Fjala e redaktorit )
Emri i martirit Tahir Meha opinionit shqiptar dhe më gjerë iu bë i njohur me 13 maj 1981, datë që shënonte ditën e forcave të milicisë famëkeqe jugosllave. Asokohe Kosova vlonte nga demonstratat mbarë popullore që e kishin goditur për vdekje Jugosllavinë. Masat që kishte ndërmarrë pushtuesi kundër demonstruesve dhe diferencimet ishin të paefektshme. Zemërimi i Kosovës sa vinte e rritej. Ndaj, shteti, për ta frikësuar një popull të tërë, me qëllim nënshtrimi, e ngriti në ligj dhe aplikoi metodën e shfarosjes së familjeve të shquara shqiptare. Si fillim i fushatës u zgjodh Drenica kryengritëse dhe pikërisht Prekazi heroik. Pra, në datën e cekur më sipër, forca të shumta të milicisë dhe të ushtrisë e rrethojnë shumëfish kullën e Nebih Mehës mbi të cilën Serbia e derdhi tërë mllefin dhe urrejtjen shovene përmes zjarrit, hekurit dhe barotit. Tahir Meha me të atin plak, Nebihun, si dhe me mbarë familjen qëndruan dhe luftuan deri në flijim, duke e kthyer kullën e tyre në një kala të pamposhtur, në një mit modern. Menjëherë pas kësaj tragjedie të rëndë, shtypi dhe mjetet elektronike të Beogradit, si dhe ato të pushtetit vasal në Kosovë, Tahir Mehën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË EmptyTue Jul 15, 2008 6:14 am

e shpallën terrorist, ndërsa TV Shqiptar, Radio Tirana, gazetat:“Zëri i Popullit“,“Zëri i Kosovës“ dhe shtypi revolucionar i kohës,Tahir Mehën, fshatarin e përvuajtur të Prekazit, e ngritën në nivelin e heroit.
Nga dita e rënies heroike e deri me sot, pothuajse një çerek shekulli, emri dhe vepra e Tahir Mehës, jo vetëm u mbajtën gjallë në zemrën e kombit shqiptar, por ata u bënë edhe gurrë e pashtershme frymëzimi dhe shembull i lartë vetëmohimi për rininë tonë liridashëse. Në ruajtjen e emrit, veprës dhe të kujtimit të Tahir Mehës rol të madh ka luajtur edhe muza popullore, vlerësuesja e pagabueshme e moralit të shpirtit kombëtar. Në këto dhjetë vitet e fundit, në shtypin shqiptar, emri i Tahir Mehës dhe i familjes së tij, është zënë në gojë sipërfaqësisht, sa për të thënë diçka, por a është e mjaftueshme vetëm kaq?
Nxënësit, studentët dhe mbarë populli kërkojnë të dinë më tepër për rrënjët, jetën, edukimin dhe veprën e Tahir Mehës. Një punë të këtillë ia kemi borxh martirit që ra për të mos rënë Kosova në ditët e veta më të rënda. Prandaj libri monografik: ”Këtu i thonë Drenicë” për Tahir Mehën, që po i afrohet lexuesit, besoj se e lanë këtë borxh të kamotshëm, si ndaj heroit ashtu edhe ndaj lexuesit. Libri vjen nga autori Mehmet Bislimi, veprimtar i orëve të para, poet e publicist, militant si dhe bashkëfshatar i heroit. Pra, Mehmet Bislimi jo vetëm e ka njohur Tahir Mehën si një person të fshatit të lindjes së tij, por ai heroin e ka prekur nga afër, si në kohëra të mira ashtu edhe në kohëra të liga dhe, ndonëse jo moshatarë, të lidhur rreth një ideali, vazhdimisht së bashku i kanë qarë hallet e Kosovës së robëruar. Vlerë tjetër e këtij libri është puna dhe serioziteti i autorit për ta dhënë sa më besnikërisht figurën e Tahir Mehës. Libri për jetën dhe veprën e Tahir Mehës i autorit Mehmet Bislimi i plotëson të gjitha elementet që i duhenshkrimit të një monografie të mirëfilltë. Prandaj përgëzoj autorin për punën e tij.
Kadri REXHA - letrar
NË VEND TË HYRJES
Në luftë për liri kombëtare nder shekuj, luftëtarët tanë u shquan duke bërë sakrificat më sublime, duke dhënë shembullin e sprovës së madhe në shërbim të atdheut. Ata me guximin, treguan shpirtin e tyre human dhe para vetës vunë çështjen e përgjithshme të kombit, duke u flijuar në altarin e lirisë.
Populli ynë nëpër shekuj u përgjak, por krenarinë kombëtare e ruajti me fanatizëm. Ai edhe sot i ruan të gjalla kujtimet për bijtë e vet më të mirë, futur thellë në gjirin e historisë sonë të re e të vjetër. Heronjtë tanë, me aktin e tyre të guximshëm u bënë udhërrëfyes për brezin e ri. Ata mahnitën bashkëkombësit e vet në kohë dhe hapësirë, por edhe të tjerët me përkushtimin e tyre ndaj çështjes sonë të pazgjidhur. I tillë ishte edhe Tahir Meha, i cili me qëndresën e vet edhe sot i vë në dilemë shumë strateg të artit ushtarak, për shkak të rezistencës, që e bëri kundër një makinerie policoro-ushtarake të ish- Jugosllavisë.
Tahir Meha e përgjaku 13 majin, ditën e organeve të shërbimit të sigurimit të Jugosllavisë, pjesëtarët e së cilës në Prekaz lanë kokën e vet, për më keq „famën“ e njësitit special rënë përtokë!
Me 13 maj 1981 ndërmjet aparatit shtypës të atij pushteti dhe popullit shqiptar, krisi pushka e parë pas një pushimi më shumë se tridhjetëvjeçarë, pra që nga rënia e Ymer Berishës me 1949. Kjo pushkë foli shumë për ata që e kuptuan, duke i dhënë edhe rezultatet e saj të para për ata që punuan në këtë drejtim, frytet e së cilës po i prekim e përjetojmë ne sot.
Megjithëse rrugët e lirisë në Kosovën e sotme, ende janë të padefinuara, të gjithë ata që ranë për këtë qëllim, popullin tonë e futën në rrugët e lavdishme, në rrugët e pakthimta drejt lirisë e cila do shtytje të fortë edhe më, për të mos e mohuar gjakun e dëshmorëve tanë e së bashku me ta edhe gjakun e Tahir e Nebih Mehës,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË EmptyTue Jul 15, 2008 6:14 am

martirë të lirisë.
Tahir Meha ne mesin e atyre qe ranë për atdhe, nuk kishte ndonjë emër të veçantë. Ai as që kishte punuar për të pasur emër-ngase ishte trashëgimtar i drejtpërdrejtë i familjes së Emin Latit-bashkëluftëtarit të denjë të Azem Bejtë-Galicës. Përkundrazi, ai e kishte për detyrë që ta ruante emrin e madh të Emin Latit-Mehës, duke e bërë atë edhe më të ndritur me aktin e rezistencës së tij. Tahir kishte dëgjuar shumë për luftërat e Azem Galicës nga gjyshi i tij dhe nga babai i tij, pastaj nga Bajram Zena, Xhemë Ternavci etj. Tahiri për luftën e kaçakëve kishte dëgjuar si të thuash nga dora e parë e bashkëluftëtarëve të Azem Galicës.
Tahiri ishte brezi i tretë pas Eminit e Nebihut, që pushkën nuk ia ndanë pushtuesit serbosllav gjatë tërë shekullit të njëzetë. Kjo familje këtë e dëshmoi edhe në luftën e fundit që u zhvillua në Kosovë, me ç’rast ra dëshmor edhe i vëllai i Tahirit, Beqir Meha.
Pa dyshim se në vitin 1981 ishin demonstratat e fuqishme të asaj pranvere që i dhanë grushtin vendimtar ish-Jugosllavisë e cila më nuk u ribë. Edhe atë ish-Jugosllavi Millosheviqiane që më pas qarqet shoviniste serbe tentuan ta mbajnë artificialisht të gjallë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës e vrau me pushkën e lirisë.
Tahiri, në mënyrë shembullore e njihte jetën e Kaçakut, ngase e kishte mësuar shumë mirë nga gjyshi i tij Emini. Atë e kërkonte pushtuesi për ta burgosur, ngase i kishte kthyer pushkën dhe nuk po i bindej, që të jetonte si rob. Rezistenca e Tahir Mehës është e lidhur pazgjidhshmërisht me përpjekjet e pareshtura të popullit tonë për liri. Akti i rënies së tij s’është asgjë më shumë se sa finalizim i këtij misioni i cili po bënte dritë në atë shtegrrugë të nisur kaherë. Tahiri me aktin e rezistencës së tij përshpejtoi lëvizjen e proceseve kombëtare duke qenë vet në rend të parë si shembulli më unikat.
Pushka e Tahirit, është pushka e parë lajmëtare e cila u drejtua nga një atdhetar i thjeshtë i Prekazit kundër ish-Jugosllavisë titiste. Kjo pushkë përgjaku 13 majin e vitit 1981, duke e goditur pushtuesin jugosllav në shtat, në mënyrë që nga ky moment shqiptarët të mendojnë dhe tëveprojnë për t’i bashkuar mendjet dhe pushkët e tyre për të ecur përpara.
Me këtë monografi për jetën dhe veprën e Tahir Mehës, nuk pretendoj se i kam thënë të gjitha, as që i kam mbyllur portat për një studim tjetër më shkencor e më të arrirë për Tahirin. Përkundrazi, mendoj se kam hapur porta për të trokitur në derën e kullës-legjendë të veprës së madhe të Tahir Mehës.
E ndiej se e kam pasur borxh për ta shkruar këtë monografi, ngase veç të tjerash Tahir Mehën e kam njohur personalisht, që nga rinia ime e hershme. E kam shërbyer me dhjetëra herë me kafe e çaj në kullën tonë të dikurshme, kur ai me babë Nebihun dhe me të vëllain Beqirin na vizitonin shpesh. Kam dëgjuar sa e sa herë prej tij për domosdoshmërinë e rezistencës kundër këtij pushtuesi barbar. Kam dëgjuar prej tij sa e sa herë edhe romuze të këndshme, por edhe betimin që e kishte bërë që të mos dorëzohej i gjallë. Pamja e tij burrërore, veshja e tij pedante, natyra e butë e plot humor, pa dyshim edhe përsosmëria e tij në përdorimin e fjalës dhe armës ishin veçori dhe shkathtësi të veçanta që ai i posedonte. Ai e kishte edhe një të ndenjur të veçantë këmbëkryqi, tërë krenari me duart mbi gjunjë, me kafenë që e vinte në maje të gjurit, me revolen përpara dhe bombat për rreth saj. Ai kishte një dashuri të veçantë për armët, dhe të veçanta i gjente ato. "Si armët e Tahirit ma!" – thoshin bashkëmoshatarët e tij. Tahiri kishte një fytyrë të pastër me flokë të krehur me kujdes dhe të kthyer mbrapa. Kishte një zë të trashë burri dhe herë-herë kollitej, më tepër, për ta shprehur krenarinë e tij. Tahiri atë që e thoshte edhe e bënte. Ndaj e kisha si një barrë mbi supe që me duhej ta zbrazja në letër, e kisha si një borxh që me duhej ta përmbushja para personalitetit të tij. Ai sa herë na thoshte: “Djema, kur të luftoj unë do të shkruajnë gazetat!“ E ndiej për obligim që t'i falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan duke kontribuar, me kujtimet, me të dhënat e tyre, që ishin të panjohura deri tani dhe me mendimet e tyre të vlefshme për të bërë një punë kaq të vogël e modeste, siç është ky libër imi, krahasuar me veprën e madhe të Tahir Mehës që e bëri për ne dhe për popullin shqiptar në përgjithësi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË EmptyTue Jul 15, 2008 6:15 am

Zvicër, mars 2004
Autori - Mehmet Bislimi
VËSHTRIM HISTORIK
Në mesin e viteve të ‘70 shek. XIX, Perandoria Osmane kishte rënë në krizë të thellë ekonomike dhe politike, duke mbetur shumë mbrapa Evropës, si pasojë e qeverisjes me metoda të stërvjetëruara anadollake. Shtypja që po ushtronte kjo perandori po rritej për ditë e më shumë përballë popujve tëtjerë të cilët ishin me vite nën pushtimin osman. Njëkohësisht kjo shtypje, ky shfrytëzim i egër me taksa e xhelep po jepte shenjat e pashmangshme të një kryengritjeje të popujve të Ballkanit. Në këtë vazhdë edhe në trevat shqiptare po ziente vullneti i ndrydhur i lirisë që priste të shpërthente gjithandej tokave shqiptare si në Korçë e Gjirokastër,Mirditë e Dukagjin, Malësi e Drenicë, Llap e Kaçanik etj.
Në korrik të vitit 1876 Serbia dhe Mali i Zi, të përkrahura nga Rusia, i shpallën luftë Turqisë, porpas një rezistence të vogël, Turqia i theu keq këto përpjekje të serbo-malazezve. Ngase të përkëdhelurit e Rusisë humbën, në prill të vitit 1877, Rusia i shpalli luftë Turqisë. Përderisa ushtria osmane po pësonte humbje të mëdha nga forcat ruse, si dhe nga rreziku permanent që po e humbiste edhe Stambollin, Porta e Lartë kërkoi armëpushim. Si pasojë e kësaj në Shën-Stefan u bë një lloj paqeje në fillim të marsit të vitit 1878, ku Serbia, Mali i Zi dhe Rumania do të njiheshin si shtete, ndërkaq Bullgaria do të shpallej autonomi, nën sovranitetin e Perandorisë Osmane. Traktati i Shën-Stefanit jo vetëm që Shqipërinë e la nën sundimin turk, por edhe e cungoi shumë rëndë territorin e saj në favor të Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi.
Në këto rrethana një grup patriotësh shqiptarë që po vepronin në Stamboll me 1877, formuan “Komitetin Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Popullit Shqiptar“. Aty ishin bashkuar patriotët e kohës, si: Abdyl Frashri, Vaso Pasha, Sami Frashri, Jani Vreto, Zija Prishtina etj. Ata nxorën një memorandum duke ia drejtuar Fuqive të Mëdha, për t’i bërë të ditur botës së aspirata e popullit shqiptar është njohja e tij si një popull i bashkuar, mosprekja e tokave dhe kufijve të tij dhe njohja e tij nën një administratë autonome shqiptare.Me dhjetëra patriot të shquar të kombit përgatitën terrenin nëpër krahina të vendit tonë për të organizuar më mirë këtë lëvizje e cila pas pak u vendos me qendër në Prizren me emrin “Lidhja e Prizrenit”. Lidhja e Prizrenit gjatë formësimit të saj, formuloi programin politik e kombëtar, pastaj ngriti nëpër të gjithë vendin organizmat e saj drejtues politikë e ushtarakë për realizimin e programit kombëtar.
Si duket me Traktatin e Shën-Stefanit Fuqitë e Mëdha u frikësuan nga zgjerimi i mundshëm i Rusisë në Evropë, prandaj nën presionin e Anglisë dhe të Austro-Hungarisë Rusia u tremb dhe pranoi të ulet në bisedime në Kongresin e Berlinit (më13 qershor 1878). Evropa dhe fuqitë vendimmarrëse me padrejtësitë e tyre që i bënë ndaj shqiptarëve i dëmtuan edhe më tokat shqiptare duke e shtyrë popullin tonë në përgjakje të pareshtur. Si i tillë ky popull u detyrua pashmangshëm që të mbrohej nga pushtuesit e shumtë. Pasiqë fuqitë e mëdha bën padrejtësinë më të madhe të mundshme në historinë e njerëzimit, në dëm të shqiptarëve, ne u detyruam të mbrohemi, në rend të parë si qenie e më pas edhe si komb. Menjëherë pas Kongresit të Berlinit, Konferencës se Ambasadorëve, si dhe më vonë Traktatit të Fshehtë të Londrës, Serbisë iu dha drita jeshile dhe kjo e fundit tani më kishte bërë planet dhe elaboratet, për shpërnguljen me dhunë dhe asgjësimin e shqiptarëve nga tokat e veta! Mu në janar të vitit 1913, xhandarmëria e Serbisë, filloi një dhunë të padurueshme mbi shumë vise shqiptare, pra në të njëjtën kohë edhe në Prekaz të Drenicë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË EmptyTue Jul 15, 2008 6:16 am

Atdhetar i shquar, tribun popullor që gëzonte autoritet. Udhëheqës i Kuvendit Popullor që u mbajt në Morinë të Drenicës në mars të vitit 1903, ku morën pjesë mbi 5000 burra të të gjitha viseve shqiptare. Aty u vendos dhe u lidh besa për të mos u nënshtruar para pushtuesit. Ahmet Delia ra heroikisht në Prekaz të Drenicës në shkurt të vitit 1913 në përleshje me forcat shoviniste të xhandarmerisë serbo-malazeze.
Përleshja e përgjakshme që u bë në Prekaz ndërmjet bandave të xhandarmërisë serbe dhe bashkëluftëtarëve të Ahmet Delisë (shkurt 1913), shënoi fillimin e pakënaqësive të shqiptarëve (për padrejtësitë që Evropa i bëri ndaj tyre). Me këtë rast, botës së civilizuar, shqiptarët i treguan se nuk do t’i njohin as edhe një herë kongreset e ndryshme të cilat ndanë tokat tona sipas shijeve të shteteve grabitqare fqinje. Evropa, në fakt, nuk e dëgjoi zërin e shqiptarëve për një shekull të tërë lufte e përgjakje, dëbimi e dhunimi, burgosje e izolimi, djegie e masakrimi që Serbia i ushtroi mbi popullin tonë! Mirëpo, Prekazi që ndodhet në zemër të Kosovës, i tregoi botës se sëpata e Ahmet Delisë do të godasë pa mëshirë çdo marrëveshjeqë do të bëhet në dëm të shqiptarëve. Që nga rënia e Ahmet Delisë e deri të rënia e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari ka një lidhje. Kjo lidhje gati njëshekullore është ajo që e mbajti gjallë frymën tonë kombëtare. Tahir Meha duke i dëgjuar këto gjëra si: historirat dhe bëmat për Ahmet Delinë, për Shaqir Smakën, Azem Bejtën, Mehmet Delinë, Emin Latin, Bajram Zenën, pastaj për shumë trima të kohës si ata të Lidhjes së Prizrenit e deri tek Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, kishte gjetur frymëzimin dhe qëllimin e rrugës së tij prej patrioti. Kishte gjetur rrugën e tij prej guximtari, që në momentin e duhur të jepte gjithçka prej vetes në shërbim të atdheut e të shoqërisë në përgjithësi, duke u bërë shembull i flijimit për brezat që do të pasojnë, gjithnjë drejt shtigjeve të lirisë së atdheut tonë të dashur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË EmptyTue Jul 15, 2008 6:17 am

Në pjesën qendrore të Kosovës shtrihet krahina gjeografike dhe etnografike e Drenicës, e cila në antikën e largët, quhej Klapotnik. Në zemër të Drenicës shtrihet Prekazi-fshati i qëndresës dhe i rezistencës shekullore kundër pushtuesve të atdheut tonë.
U lind në Prekaz. Rrjedh nga një familje me traditë atdhetare. Ademi tërë jetën e vet ia kushtoi atdheut. Duke qenë në vazhdën e ngjarjeve së bashku me shokët e vet formuan celulat e para luftarake mbi bazën e të cilave më vonë u formua ose lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ra me 7 mars 1998. Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Adem Jasharin, në shenjë respekti për të gjitha ato që ai i bëri për lirinë e atdheut, e shpalli "Komandant Legjendar".
Drenica shtrihet ndërmjet Fushë-Kosovës në lindje, Rrafshit të Dukagjinit në perëndim, Golashit dhe të maleve të Carralevës në jug dhe malit Mokna në veri. Ka një reliev kodrinorë-malor. Mali më i lart i saj është Qyqavica, me një lartësi mbidetare prej 1091 m. Drenica në gjirin e saj përfshinë mbi 90-të fshatra dhe përbëhet nga dy pjesë: nga Drenica e Epërme dhe nga ajo e Poshtme, të cilat administrohen nga dy prefektura: nga ajo e Skenderajt dhe nga ajo e Drenasit.
Në Drenicën e Epërme ose të Kuqe, shtrihet Prekazi, vendlindja e Ahmet Delisë, e Tahir Mehës dhe e Adem Jasharit. Ky fshat njihet që nga kohërat e lashta. Të parët e Prekazit rrjedhin ose thirreshin si lozë e rrënjës së Prekave, pra: Prenë-Prenk-Prekë- Pre-ka-z. Edhe sot në Prekaz, duken qartë shenjat e dy varrezave të të parëve të Prekazit: ai i Prekës dhe i Lenës (shoqes së tij). Këto dy varreza gjenden në vendin e quajtur “Otava”, në një skaj të një are. Prekazin si emër të shkruar në letra për herë të parë e hasim në dokumentet turke në vitin 1435. Aty thuhet se është
"një fshat me popullatë të paktë, por të pabindur e të rebeluar ndaj urdhrave të sulltani". Ky është Prekazi ku u lind dhe u rrit martiri i kombit Tahir Meha.
Që nga rezistenca e Prekazasve, të cilëve u printe stërgjyshi i Adem Jasharit (Murat Jashari), kundër hordhive turke e deri më sot Prekazi e Drenica kanë dhënë shumë për shqiptarinë. Ndër ta edhe Ahmet Delia, bashkëpunëtor i Hasan Prishtinës dhe i Bajram Currit, që kishte bërë shumë për ta organizuar kryengritjen e përgjithshme për liri, pastaj atdhetari i devotshëm Shaqir Smaka nga Kastrioti i Skenderajt themeluesi i parë i çetave kaçake në Kosovë.
Atdhetar i devotshëm. Themelues dhe udhëheqës i parë i Çetave Kaçake të Kosovës 1909-1916. U lind në Kastriot të Drenicës, i respektuar dhe me ndikim në atë kohë. Ra me pushkë në dorë në Bajë të Drenicës me 1916 në përpjekje për lirinë e atdheut. Pas rënies së tij, Lëvizjes Kaçake të Kosovës i priu Azem Bejtë Galica.
Pas vrasjes së Shaqir Smakës çetave kaçake u priu Azem Bejta, bashkë me të cilin ishin edhe shumë shokë, si: Mursel Delia, Emin Lati, Bajram Zena, Xheladin Luboveci, Mehmet Delia, Xhemë Ternavci, Bajram Delija, Fazli Berani, Adem Miftari, Beqir Lahu, Rifat Bajska, e shumë të tjerë. Të gjithë shokët e Azem Bejtës, Tahir Meha i dinte me emër e mbiemër. Ai madje na i tregonte shpeshherë edhe romuzet e asaj kohe, që i kishte dëgjuar nga gjyshi i tij.
Tahiri, shpeshherë tregonte edhe për një xhandar Lutën: "Ky Luta kishte hapur fjalë se ku ta zinte Azem Bejtën do ta vriste me dorën e vetë! Azemit i vjen lajmi se xhandar Luta një natë ishte në një konak. Me t’u errur, Azemi bashkë me Bajram Zenë Mehën dhe futet brenda në konak ku ishte Lutë xhandari. Azemi u thotë
të pranishëmve: «Mos lëvizni se jeni të rrethuar!» Azemi ulet, e ata ia sjellin përpara kafen dhe duhanin. Xhandar Lutës fillojnë t’i dridhen duar e këmbë. «Mbaje veten xhandar Luta!» – ia pret Azemi. «Ja ku erdha. Kam dëgjuar se je betuar që po sa të takohemi do të më vrasësh!» «Jo, ore Azem!» – fillon të betohet xhandar Luta. – «Të kanë gënjyer. Unë ty të respektoj!» Azemi ia zgjat kutinë e duhanit xhandar Lutës duke i thënë: «Na kutinë e duhanit. Mbështille një cigare. Ndize dhe pije! Kur ta harxhosh cigaren, do të bie me dhjetëshe në ballë,pra ke jetë vetëm deri sa të soset cigarja!» Xhandar Luta nuk e mbështillte dot, ngase i shqyheshin letrat e duhanit nga dridhjet e duarve. Azemi e urdhëron shokun e vet Bajramin, i cili ia mbështjell cigaren dhe ia ndez.” – e vazhdonte tregimin Tahiri duke e rrëfyer, ashtu siç e kishte dëgjuar nga Bajram Zena. "Po Lutë xhandari nuk po e pinte dot cigaren. Po i merrej fryma. Të gjithë filluan t’i luten Azemit që ta falte Lutën se kishte gabuar. Azemi kur e pa se xhandar Lutës vërtet po donte t'i dilte shpirti nga frika, e urdhëron që ta flakte petkun e xhandarmërisë së Serbisë. Ia bën një shenjë, duke ia prerë veshin me thikë, dhe e lëshon të ikte vetëm «në të linta» nga konaku!” «Mirë ia ka bërë! Kështu e duan spiunët, t'ua presësh veshin, në mënyrë që t’i njohë populli,» –thoshte në fund Tahiri dhe shkulej se qeshuri. Me tregime e ngjarje trimërish Tahiri ishte formësuar e mbushur me ide për ta përballuar jetën nën pushtim.
Më vonë, pikërisht gjatë vitit 1945, sistemi sllavo-komunist me Titon dhe Rankoviqin në krye, vunë çizmen e dhunës në Kosovë, duke e shuar me gjak kryengritjen e Drenicës të udhëhequr nga Shaban Polluzha. Me këtë rast ata pushkatuan mbi dhjetë mijë shqiptarë pa gjyq. Pesëmijë të tjerë i vranë në mënyrën më mizore në Tivar të Malit të Zi. Vranë Ymer Berishën, dënuan grupin e Prekazit, që akuzohej se kishte prerë shtabin operativ çetnike-partizan në Prekaz, në kullën e Shesivar Alisë me 1945. Masakrat, vrasjet dhe dënimet me burg në Kosovë e në viset e tjera shqiptare, që shkaktuan shpërnguljen e dhunshme për në Turqi, nuk kishin të ndalur.
Për t'ia prerë hovin këtij terrori të paparë filluan edhe lëvizjet e para politike në rrethana të reja, si ajo e grupit të Isa Zymberit, nipit të MurselDelisë dhe e disa atdhetarëve të tjerë që kishin për synim lirinë e popullit.
I biri i Ahmet Delisë, bashkëpjesëmarrës në rezistencën e njohur të Prekazit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË EmptyTue Jul 15, 2008 6:17 am

me 1913. Luftëtar dhe burrë bujar. Më vonë i bashkangjitët çetës kaçake të Azem Bejtës, së cilës nuk iu nda për asnjë çast. Vdiq në një spital të Shkupit me 1931 nga një sëmundje jo e rëndë! Dyshohet se e kanë helmuar me të diktuar se ishte i biri i Ahmet Delisë. Atje është i varrosur, ngase xhandarmëria e Serbisë nuk kishte lejuar që ta sillnin kufomën në Kosovë,madje e kishin ruajtur ca kohë edhe varrin e tij!…
Në kullat e shumë burrave të Prekazit, në të cilat kishin ngrënë bukë, kishin ndenjur e kuvenduar burrat e dheut si Hasan Prishtina, në kullën e Ahmet Delisë, ku kishin lidhur besën e madhe “për me dhanë rob e gjanë e mos me iu nënshtrua robnisë…”, pastaj në kullën e gjyshit të Tahirit dhe në kullën e Bajram Zenës, ku kishin ngrënë bukë me dhjetëra herë Azem Bejta me shokë, më vonë Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, pastaj në kullën e Murat Jasharit etj., Tahiri ishte rritur duke i dëgjuar tregimet e vërteta, nga vetë pjesëmarrësit e tyre.
Në këtë kullë kanë ngrënë bukë Azem Bejta me shokë, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Shaban Jashari e shumë e shumë të tjerë. Shumë nga këto kulla, të cilat janë historia jonë kombëtare, sot i mungojnë Drenicës dhe Kosovës.
Pas vitit 1912 pushteti serb me dhunë filloi spastrimin etnik të popullatës shqiptare nga Kosova, duke ushtruar gjenocid për t’i dëbuar për në Turqi. Kështu kishin filluar edhe në Prekaz, kuhasën në rezistencë të vendosur të prekazasve të prirë nga Ahmet Delia. Nga xhandarmëria serbe aty mbetën të vrarë tetë veta. Sakrifica sublime e Ahmet Delisë dhe gjaku i tij, në atë kohë, shënojnë flijimin e parë në themelet e Kosovës. Që nga ajo ditë e deri më sot, për liri të tokave shqiptare ranë shumë dëshmorë. Pa dyshim, mbi gjakun e tyre, populli ynë do të shënojë emrin Liri dhe asgjë tjetër.
Lufta për lirinë tonë kombëtare nuk pushoi, edhe pse ajo pati baticat dhe zbaticat e saj. Ajo gjeti mbështetje të fuqishme tek strategët tanë politikë të kohës e herë pas herë edhe te faktori ndërkombëtar. Figurat madhore, të cilat bënë çmos që zëri i shqiptarit të dëgjohej edhe në parlamentet e Evropës, si Abdyl Fërashëri, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Hoxhë Kadria etj.,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË EmptyTue Jul 15, 2008 6:18 am

botës se lirinë do ta realizojmë edhe me çmimin e gjakut.
Atdhetar i përkushtuar, luftëtar i paepur, prijës i Lëvizjes Kaçake të Kosovës. Mbi dhjetë vite nuk e hoqi pushkën nga dora në përpjekje për liri të atdheut. Bashkëpunonte ngushtë me Hasan Prishtinën, Bajram Currin etj. Ra me 1924 në mbrojtje të Kosovës dhe të popullit tonë. Pas rënies së tij Lëvizjes Kaçake të Kosovës i priu Mehmet Delia i Radishevës se bashku me Shotën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË EmptyTue Jul 15, 2008 6:19 am

Qerime Halili, Radishevë, Shotë Galica, për asnjë çast nuk iu nda burrit dhe bashkëluftëtarit të saj, Azem Galicës. Ajo u bë shembull për botën femërore jo vetëm tek ne. Ajo së bashku me Mehmet Delinë bënë atentat mbi naçallnikun serb në Mitrovicë me 1920 dhe se bashku i prinë çetës së luftëtarëve pas vdekjes së Azemit. Më 1968, në Shqipëri, u shpall "Heroinë e Popullit Shqiptar".
TRADITA LUFTARAKE E FAMILJES MEHA
Emin Lati me të vëllain Mehën si të rinj kishin dhënë prova duke qenë kurdoherë pranë luftëtarëve të lirisë. Emini, kur ra Ahmet Delia ishte njëzetë vjeç. Në organizimin e lëvizjeve kaçake tanimë ai kishte një prëvojë të mirë. Azem Bejta Eminin e donte dhe i besonte shumë. Kur Azemi i kishte gratë në Shqipëri të shumtën e rasteve e dërgonte Eminin për t’ia sjellë në Kosovë. "Të gjithëve iu dua, thoshte Azemi, por Eminin e kam më për zemër. Jam i sigurt se ai më parë do të bjerë, se do të tërhiqet pa u vrarë së bashku me gratë e mia, po që se bie në ndonjë grackë të mundshme të xhandarmërisë serbe.” Vërtet Emini ishte i tillë. Ai mund edhe të vritej, por kurrë të dorëzohej. Ishte betuar se: “Një herë kam me e dhanë këtë shpirt. Mbasi që po u dashka me e dhanë, atëherë do ta jap për shqiptari dhe për shokët e mi!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË EmptyTue Jul 15, 2008 6:19 am

Bashkëluftëtar i pandarë i Azem Bejtës, atdhetar i devotshëm dhe pjesëmarrës i dhjetëra luftimeve e aksioneve kundër xhandarmërisë serbe. Si njëri ndër figurat kyçe të Lëvizjes Kaçake të Kosovës, ishte shumë i respektuar nga shokët. I ka shpëtuar gjithë asaj lufte e katrahure dhe ka vdekur në moshë të shtyrë pleqërie në Prekazin e tij të dashur.
Azem Bejta, tanimë kishte bërë emër dhe përvojë si prijës i Lëvizjes Kaçake të Kosovës. Ai e rekrutoi Selim Dervinën nga fshati Kollë i Vushtrrisë në radhët e xhandarmërisë serbe si “çaush”, për të qenë në shërbim të çështjes, pra për ta njoftuar Azem Bejtën për planet që mund t’i bënte Serbia kundër kësaj lëvizjeje. Kjo zgjati për dy-tri vite. Pasi që xhandarmëria serbe e diktoi Selimin se po i nxirrte informatat jashtë, vendosi që ta përcillte. Një natë dimri, me gjasë të vitit 1920, Selim Dervinën e rrethojnë në shtëpinë e vet, meqë e kishin diktuar se brenda në shtëpi i kishte edhe bashkëluftëtarët e Azemit, Eminin Latin me të vëllain, Mehën. Kërcet pushka dhe lufta zgjat deri afër mëngjesit. Aty vritet Selim Dervina se bashku me nipin e vet, pastaj edhe i vëllai i Eminit, Mehë Lati si dhe dy luftëtarë të tjerë. Njëkohësisht, në atë përleshje, kishin mbetur të vrarë edhe 11 xhandarë serbë.
Tahiri, që në rini kishte dëgjuar për ngjarje të tilla, për këta njerëz të mirë që kurrë nuk flisnin në veten e parë njëjës. Ata kurrë nuk thoshin se unë e bëra atë dhe këtë. Ata gjithmonë pohonin: “Shokët në krye me Azemin e bënë luftën për liri, ndërkaq ne u kemi ndihmuar duke ia bërë nga një argat atdheut!” Bujaria dhe urtësia filozofike e këtyre njerëzve të mirë e brumosi Tahirin edhe më me përkushtim për të qenë i gatshëm për sakrifica më sublime që mund të bëjë njeriu për atdheun e vet. Ai do të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË EmptyTue Jul 15, 2008 6:19 am

tregojë edhe një interesim të madh edhe për Kryengritjen e Drenicës, të udhëhequr nga Shaban Polluzha, së cilës më vonë iu bashkëngjit edhe Mehmet Gradica.
Komandant i Kryengritjes së Drenicës, prijës dhe tribun popullor. Po ashtu komandant i njësitit vullnetar në luftën e Pazarit dhe të Kolashinit kundër çetnikëve serbë. Luftoi kundër nazi-fashizmit gjatë viteve 1941-1944 dhe kundër të gjithë pushtuesve te atdheut tonë. Duke i vërejtur tradhtitë e sllavo-komunistëve të Titos, organizoi kryengritjen popullore në Drenicë. Ra heroikisht në altarin e lirisë pas një lufte të ashpër dhe të pabarabartë me armikun, në shkurt të vitit 1945.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË EmptyTue Jul 15, 2008 6:20 am

Toger Mehmet Gradica, komandant i Xhandarmërisë Shqiptare, udhëheqës i luftës për liri kombëtare. Bartës i pushtetit shqiptar gjatë viteve 1941-1943 në Drenicë (nën pushtimin Italian), pa dyshim atdhetar i devotshëm dhe trim i pakompromis. U vra në shkurt të vitit 1945 në kryengritjen e madhe të Drenicës se bashku me Shaban Polluzhën kundër hordhive partizane-çetnike të Serbisë, respektivisht Jugosllavisë.
Historinë e Kryengritjes së Drenicës Tahiri e kishte dëgjuar nga babai i tij Nebihu, bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës. Nebihu i tregonte për kasaphanat që ishin bërë kundër shqiptarëve pas shuarjes me gjak të kësaj kryengritjeje, për masakrat e tmerrshme që ishin bërë në prag të saj në tërë Kosovën e në veçanti në Drenicë, ku i kishin parë me sytë e tyre kufomat e shqiptarëve të hedhur në lumin Klina të Skenderajt!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË EmptyTue Jul 15, 2008 6:21 am

Pjesëmarrës i Kryengritjes së Drenicës. Nebihu asnjëherë nuk iu nënshtrua pushtuesit serb. Ai e kundërshtoi atë në mënyrat më të ndryshme duke luftuar edhe me pushkë në dorë. As pas vitit 1945 e këtej nuk e pushoi veprimtarinë e tij për liri. Më 1981, në moshën 71 vjeçare, ra heroikisht së bashku me të birin Tahirin në një luftë të pabarabartë me pushtetin antishqiptar jugosllav.
Për luftën e Shaban Polluzhës Nebihu i kishte folur shumë Tahirit. I kishte treguar se si kishin luftuar dhëmbë për dhëmbë me forcat e pushtuesit. Ai i kishte folur edhe për trimat dhe udhëheqësit e rrallë të asaj kohe, siç kishin qenë: Miftar Bajraktari, Gani Agë-Spahia, Jetullah Rezalla etj., të cilët kishin rënë heroikisht në fushën e nderit pa u tërhequr për as një çast nga vija e frontit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË EmptyTue Jul 15, 2008 6:21 am

U lind në Llaushë të Drenicës. Luftëtar dhe strateg i dalluar. Njeri me autoritet në popull, organizator dhe mbështetës i paluhatur i Shaban Polluzhës dhe i Kryengritjes gjithëpopullore të Drenicës kundër hordhive çetniko-partizane të Serbisë. Major me gradë ushtarake. Akademinë Ushtarake e kishte të kryer në Shqipëri (në kohën e mbretit Zog). Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Kryengritjes sëDrenicës. I vetmi që kishte kontaktuar me Misionin Anglez në malet e Qyqavicës në janar të vitit 1945. Ra në vijën e frontit në shkurtin e vitit 1945 së bashku me Shaban Polluzhën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË EmptyTue Jul 15, 2008 6:22 am

Ka lindur në Llaushë të Drenicës. Anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Kryengritjes së Drenicës. Luftëtar i paepur i lirisë, i cili nuk u nda prej Shaban Polluzhës për asnjë çast deri sa ra në shkurttë vitit 1945. Ishte strateg dhe diplomat dhe njohës i mirë i rrethanave politike të kohës.
Pas Kryengritjes së Drenicës pushteti serb filloi me represaliet më çnjerëzore mbi shqiptarët. Dhuna, duke e shtrënguar rrethin e hekurt, në atë kohë ishte bërë institucion legal i Jugosllavisë së Titos kundër shqiptarëve. Nga Kryengritja e Drenicës shpëtuan pak udhëheqës, siç qe Ymer Fazlia i Radishevës, i cili kaloi në ilegalitet të thellë. Imeri ka bërë shumë për t'i sendërtuar aspiratat e popullit tonë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË EmptyTue Jul 15, 2008 6:22 am

Udhëheqës i vullnetarëve në luftën e Pazarit dhe të Kolashinit kundër çetnikëve. Komandant i Batalionit në luftën e Drenicës.Shpëton nga luftimet e ashpra në Kryengritjen e Drenicës, por vritet në pabesi më vonë, në prill të vitit 1947.
Tahiri Meha, duke e kuptuar esencën e këtyre ngjarjeve, kultivonte një respekt të veçantë për ata trima të kohës. Padyshim se edhe ai kishte simpatitë e veçanta për ndonjërin nga personazhet e ngjarjeve. Kjo mbase edhe varej prej përshkrimeve me të bukura që i kishin bërë atij gjyshi dhe babai i tij. Siç duket më të veçanta i kishte ato kujtime, që ia kishte treguar Bajram Zena, me një bisedë të rrjedhshme dhe të qetë. Ai ia përshkruante ato me aq simpati dhe me aq kujdes, sa që luftëtarët e lirisë i ngjallte dhe i nxirrte si ne skenë, i bënte të dukshëm. Një simpati më vete Tahiri e mbante për Mehmet Delinë, që bashkëluftëtarët e tij e thërrisnin: "Mehmeti i Vogël", i cili kishte qenë shumë solidar me shokët. Ai ishte në gjendje që t’i printe çdo aksioni. Nuk kishte ndodhur kurrë të thoshte: "Shko ti”! Çdoherë thoshte: "Rri se po shkoj unë në aksion!” Këtë veti e posedojnë vetëm trimat e rrallë."Mehmet Delia me plot meritë i priu Lëvizjës Kaçake Të Kosovës pas rënies së Azemit", –i kishte thënë, Tahir Mehës, Bajram Zena.
Ose "Mehmeti i Vogël" – siç e thërrisnin shokët e çetës. Luftëtar i shquar që nga viti 1916. Bashkëluftëtar i Azem Bejtës dhe udhëheqës i Lëvizjes Kaçake të Kosovës që nga viti 1924-1927. Ishte strateg i shquar dhe shumë i afërt me shokët e çetës. Pas vitit 1927, përpjekjet e veta për liri të atdheut i vazhdoi në Shqipëri. Vritet në Bari të Italisë nga regjimi fashist si i zënë rob lufte, diku në maj të vitit 1945.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË EmptyTue Jul 15, 2008 6:23 am

Bashkëluftëtar i Azem Galicës që nga orët e para. Burrë i respektuar dhe njohës i mirë i rrethanave të atëhershme politiko-ushtarake. Kishte një kujtesë të hatashme dhe i shpjegonte ngjarjet luftarake pa emocione e pa anime. Ishte shumë i sinqertë. Gjërat i thoshte troç dhe kurrë nuk fliste në vetën e parë, siç e kishin zakon shumë bashkëkohanikë të tij. Vdiq më 1979.
Menjëherë pas përfundimit të LDB-së,udhëheqësit e pushteti komunist, Tito dhe Rankoviqi, filluan me fazën e dytë të pasluftës me reprezalje mbi shqiptarët. Së pari i mbyllën të gjitha shkollat shqipe, që kishin funksionuar gjatë viteve 1945 – 47. Njëkohësisht i ndaluan edhe simbolet kombëtare. Në emër të “çarmatimit të shqiptarëve” ata ushtruan torturat më mizore mbi shqiptarë. Kjo formë e egër e terrorit, që vazhdoi deri në vitet e gjashtëdhjeta, përcillej me propagandë, e cila kishte për qëllim t’i shpërngulte shqiptarët për në Turqi! Në këtë këndvështrim, po t’i shohim gjërat realisht, vërtet në Kosovë nuk kishte mundësi veprimi për të bërë diçka më të madhe, prandaj duhej përveshur punës për t'i përgatitur gjeneratat e reja, të cilat një ditë do të bëhen më të zonja për të hapur shtigje të reja lirie. Në hapësirat politike dhe ekonomike të kohës në Kosovën e pasluftës, patriotë të shquar filluan përgatitjet e para. Ata kishin shumë punë për të bërë, ngase shtypja ishte shumë e egër dhe se populli ynë kishte vuajtur shumë. Ishte e domosdoshme platforma e bashkimit veprues të këtyre forcave, në mënyrë që flaka e ndezur e lirisë të mos shuhej, por të përhapej ngadalë e sigurt, për të arritur më pas formën e vet të përshndritjes së
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË EmptyTue Jul 15, 2008 6:24 am

natyrshme dhe të domosdoshme. Ndër të parët që vepruan pas LDB-së ishin burrat e kombit tonë, si: Omer Çerkezi me shokë, Ali Aliu i Preshevës me shokë, Adem Demaçi me shokë e dhjetëra e dhjetëra grupe e grupime të tjera atdhedashësish të denjë si i madhi Fazli Grajqevci etj. , të cilët për t’i dhënë shtytje të fortë çështjes së pazgjidhur të atdheut kaluan vite të tëra rinie nëpër kazamatet e Serbisë
Shqiptarët e Kosovës, përpos prangave të robërisë, nuk kishin se ç’të humbisnin më! Pikërisht mbi këtë platformë filozofike dhe të drejtë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës edhe triumfoi mbi pushtuesin serb i cili Kosovën e mbajti me dhunë si koloni, për rreth një shekull!
Është e natyrshme që popujt të cilët luftojnë gjatë për liri, të kenë më shumë trima, dëshmor, histori, këngë trimërie e lavdie, po edhe monumente historie e lapidarë krenarie. Shikuar nga ky kënd edhe Drenica ka veprimtarët, luftëtarët dhe të rënët e vet..
Pasi që Isë Zymberi i shpëtoi pushkatimit (ishte komandant i Batalionit të Tretë në Brigadën e Shaban Polluzhës), arratiset nga burgu i Sremit dhe veproi në ilegalitet të thellë deri në vitin 1950. Në pamundësi veprimi të mëtejmë, Isai arratiset për në Shqipëri së bashku me Sherif Tërstenën. Më vonë, bashkëveprimtarët e Isës, së bashku me ta edhe i biri i tij Shabani, zbulohen, arrestohen dhe dënohen. Si: Shaban Isë Zymberi, Vesel Hajzeri, Halil Sejdia, Ilaz Halimi, Hamëz Tali, Dibran Ukshini, Shaban Fazlia, Ahmet Dili etj. Pas tyre do të dënohet edhe Bajram Nebihu, i cili kishte vënë disa flamuj shqiptarë nëpër Mitrovicë dhe një në Kalanë e Zveçanit. Një flamur, Bajrami, e kishte vënë edhe në trenin që udhëtonte në relacionin Fushë-Kosovë Beograd. Serbët u tmerruan kur panë se treni u fut në Beograd me flamurin shqiptar duke valuar!
Në Prekaz tanimë po ngritej brezi i ri i intelektualëve liridashës të kohës të cilët kishin arritur që t'i ndiqnin mësimet në normalen e Gjakovës. Këta nxënës të inspiruar nga atdhedashuria si dhe nga shembulli i bashkëvendësve të tyre dhe të atdhetarëve të tjerë të kohës (padyshim të përkrahur fuqishëm edhe nga drejtori i normales së Gjakovës, mësuesi dhe atdhetari Beqir Kastrati), kontribuuan anë e kënd Kosovës. Ndër ta ishte edhe Bislim Prekazi, i cili i kishte bashkuar bashkëmendimtarët e vet, duke dalë me platformën kombëtare më organizatën e atëhershme të cilën e kishin pagëzuar ”Vuajtja Shqiptare”. Është me rëndësi të cekim se ky grup kishte të gjitha resorët si edhe atë të rëndësisë së veçantë, që nënkuptonte përgatitjen për rezistencë të armatosur! Këtij resori i printe pikërisht Beqir Meha (vëlla i Tahir Mehës).Veprimtaria e tyre politike u zbulua nga UDB-ja diku në prill të vitit 1959, me ç'rast burgosen: Bislim Prekazi, Beqir Meha, Adem Alia, Ajet Fazlia-Meha, Sherif Musliu, Ramadan Zeneli, Istref Osmani, Muhamet Llausha etj. Ky grup kishte bërë disa aksione në terren. Njëri prej këtyre aksioneve, ishte edhe ai i sigurimit të armëve që i kishin grabitur në shkollë të Prekazit,e që shënonte fillimin e grumbullimit të armatimit për përgatitjen e një kryengritje të mundshme të armatosur. Këtij aksioni i kishte prirë Beqir Meha me sukses. Kjo nuk kaloi edhe pa tronditje për UDB-në atë kohë. Grupi u dënua, së bashku me ta edhe Beqir Meha, të cilin për ta vuajtur dënimit e më tejmë e transferuan më pas në llogorin koncentrues të "Goli Otoku" famëkeq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË EmptyTue Jul 15, 2008 6:25 am

Beqir Meha, atdhetar i shquar, njeri me karakter të fortë kombëtar. Ai vazhdoi rrugën e ndritur të të parëve të tij. Kjo rrugë e ndritshme Beqirin e bëri të pavdekshëm. Pas vuajtjes së dënimit me burg politik nuk u hamend për asnjë çast, por punoi me përkushtim për ditën qe e priste. Në momentin e parë kur u formuan celulat e para të UÇK-së, Beqiri iu bashkangjit atyre. Ishte i pandashëm me Adem Jasharin. Beqiri ra me pushkë në dorë duke luftuar kundër pushtuesit serbe me 25 mars të vitit 1999 në moshën 63 vjeçare. Ra në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë.
Familja e Nebih Mehës nuk e kishte të lehtë atë botë për t’i rrahur ato rrugë deri në "Goli Otok" për ta vizituar Beqirin. Hallet dhe dertet filluan që të rëndonin edhe më shumë në kurrizin e Nebihut, ngase Tahiri ishte i ri për t'i përballuar gjithë ato intriga të UDB-së. Tahiri po i shihte drejtpërdrejtë padrejtësitë, shtypjet, burgosjet që pushteti i Jugosllavisë po i ushtronte mbi shqiptarët. Në këtë rast, si personazh sublimi, ai po e shihte edhe të vëllain e vet se bashku me prekazasit e tjerë. Tahiri do t’i mbajë në mend gjatë ato rrapëllima çizmesh të gardianëve, ato rrapëllima dryrësh e shulash të dyerve të hekurta të burgut, ato grila që i kishin ngërthyer shqiptarët dhe ato rreze dielli që përthyheshin në valët e Adriatikut, për t’u betuar më vonë se: “I gjallë në dorë të shkjaut nuk kam me ra!”. Nebihut se pari iu rëndua barra e jetës meqë një jetë të tërë e përcolli varfëria, se dyti Beqirin ia burgosën e dënuan, se treti Tahirin e kishte të ri për t’iu bërë krah pune dhe së fundi nga vëzhgimi dhe përcjellja që i bëhej nga UDB-ja dhe marrja në biseda “informative” që i sillte mjaft telashe. Mirëpo Nebih Meha kurrë nuk ishte dhënë. Gjithmonë kokën e mbante lartë. Ai nuk u nënshtrua kurrë as përpara varfërisë e as për para pushtuesit jugosllav. Ai gjithmonë thoshte: "Beqirin e kam të burgosur, por ai një ditë do të lirohet se bashku me shokët. Po unë e kam edhe Tahirin që po rritet e së shpejti do të bëhet krah i fortë i shtëpisë.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË EmptyTue Jul 15, 2008 6:26 am

Pas vuajtjes së dënimit, Beqiri u kthye në shtëpi. Së bashku me të edhe Nebihut iu kthye buzëqeshja. Beqiri iu tha: “Unë dhe shokët dolëm. Së pari ka rëndësi që dolëm gjallë, por rrugët tona duhet vazhduar nga dikush…e ata jemi ne. Me këtë pushtet nuk i kemi qëruar hesapet ende,prandaj do të ndeshemi me te përsëri. Jo vetëm ne si familje, por pa dyshim edhe si komb!”
Jeta vazhdonte. Shqiptarët filluan të lëviznin për ditë e më shumë. Diku vepronin e nuk zbuloheshin, diku zbuloheshin e burgoseshin. Sa më e madhe që bëhej trysnia aq më fuqishëm ndizej flaka e atdhedashurisë. Në kuadër të veprimtarisë për çështjen e madhe më vonë burgoset edhe Beqir Lutfiu. Është me rëndësi të cekim se Beqir Lutfiu, po ashtu normalist, dënohet nga Gjyqi Ushtarak në Beograd për propagandë antijugosllave. Atë e transferojnë në "Goli Otok", ku takohet me shumë shqiptarë,të dënuar nga ai regjim si: Kemail Agollin, Xhafer Kodrën, Salih Lisin etj.Beqiri më vonë nëpër kazamatët e Serbisë, por edhe jashtë tyre,takohet edhe me Adem Demaçin.Ai duke i parë te Beqiri tiparet e një djali të vendosur e të zgjuar,si dhe duke e ditur se Beqir Lutfiu ishte në lidhje me veprimtarët e grupit “Vuajtja shqiptare”, kishte kërkuar që ky grup të fillonte menjëherë furnizimin me armatim, mbase shpejt do të vinin ditë më të favorshme për një kryengritje të armatosur dhe ne duhej të ishim gati. "Pra le ta marrë vesh bota se; në qoftë se nuk zgjidhen kërkesat tonë me paqe, ne do t’i realizojmë ato edhe me pushkë-kishte thënë Demaçi...”
Vitet kalonin. Jeta i kishte përfshirë përpara, si të gjithë të tjerët, me tërë fuqinë e saj edhe familjen Meha. Beqir Meha edhe pas vrasjes së Tahirit dhe Nebihut, nuk u dorëzua. Ata ia vranë vëllain, babin, ia plagosën vajzën e vëllait, ia terrorizuan të gjithë anëtarët e familjes, ia dogjën kullën e Tahirit dhe shtëpinë që e kishte në katin përdhes. E mbajtën në arrest për më së shtatë muaj se bashku me axhën e tij Mehmetin, të cilët i akuzuan për vrasje të milicëve serbë. Beqirit i mbetën nën përkujdesje edhe të pesë vajzat e Tahirit... Pas shumë vitesh që kaluan në përpëlitje me jetën dhe hallet e saj, Beqir Meha sikur e mori pak veten. Djemtë iu rritën e iu bënë krah pune. Me të vërejtur këtë, një mbrëmje, Beqiri u tha bijve të vet: “Ju shyqyr u rritët dhe u burrëruat. Kushtet e jetës, deri diku, i kemi të mira. Si edhe të tjerët, kemi bukë e kripë e zemër. Unë ka kohë që kam pritur t’ju shoh se jeni të zotët e vetes. Tani kam më tepër kohë që të merrem me punët e atdheut. Ka kohë që i kam lënë anash!” Ai në momentin e parë u rreshtua në njësitin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është pak a shumë e kaluara e familjes së Tahir Mehës që në jetë la gjurmë të pashlyeshme.
Nuk është vetëm se tradita familjare e Mehajve, si edhe e shumë familjeve të tjera në Kosovë, që dhanë aq shumë për atdheun. Por mbi të gjitha është gatishmëria e saj gati njëshekullore për të bërë rojë në zemër të atdheut. Mbase këtu është edhe gjeneza, fuqia, inspirimi dhe vullneti i madh për t'u flijuar me vetëdije të plotë dhe me përkushtim të madh në shërbim të atdheut. Shembujt që nuk mbetën të papërsëritur në histori si: djegia për të gjallë e Oso Kukës në kullë të barotit e Kamer Loshit, rënia heroike e Ahmet Delisë, Azem Bejtës, Shaban Polluzhës, qëndresa deri në rënien heroike e Tahir dhe Nebih Mehës, Adem, Hamëz e Shaban Jasharit. Këto rënie janë madhështia e burrave të Kosovës dhe e krejt shqiptarisë që trimërinë, sakrificën, rënien dhe kullat i shndërruan në legjendë! Vetëm atyre që kaq shumë iu përkushtuan çështjes së atdheut, u buzëqeshi fati për të qenë pjesë përbërëse e historisë sonë.
Tahir (Nebih) Meha. Rrjedh nga një familje me traditë atdhetarizmi. Njeri i përkushtuar shpirtërisht ndaj çështjes kombëtare. Burrë trim dhe i vendosur për t'i jetësuar aspiratat e dëshmorëve tanë. Ra duke luftuar kundër pushtuesit serbo-sllav për 18 orë rresht. Ra me 13 maj 1981, në një moshë të re, pra ende pa i shijuar si duhet bukuritë e saja. Ishte vetëm 38 vjeçar, kur gjaku i tij prej shqiptari të vërtetë rimoi themelet e gurta të lirisë së Kosovës. Tahir Meha u lind në kohën e luftës dhe iku nga kjo botë duke luftuar për liri.
Fëmijëria e Tahir Mehës
Tahir Meha lindi me 10 tetor 1943 në Prekaz. Atë kohë në Kosovë e më gjerë po bëhej luftë e paparë kundër nazi-fashizmit. Atë fillim vjeshte që po i paraprinte një dimri të ashpër për shqiptarët po përgatitej platforma që Kosova të përfshihej nën juridiksionin jugosllav. Ashtu edhe u vendos më vonë. Pas Konferencës së Bujanit, ku u shpreh vullneti për bashkim me Shqipërinë, Kosova iu aneksua Jugosllavisë dhunshëm. Atë fundviti të 1943, Lufta e Dytë Botërore kishte hyrë në fazën më vendimtare. Tahiri si foshnjë më parë u ndesh me krisma pushkësh e erë baroti, se sa me të qeshura dhe me përkëdhelje prindore.
Dajat e gjyshit të Tahirit ishin nga Baica e Drenasit, kurse të babait të tij ishin nga Gllareva e Klinës. Tahiri dajat e vet i kishte në Llaushë. Në Llaushë dajat i kishte edhe Adem Jashari, pra ishin kushëri edhe prej nënave! Në rrethana të luftës Tahiri kishte pasur një foshnjëri të pa rehatshme duke e bartur e ëma nga një skaj në skajin tjetër, për t’u strehuar nga flakët e luftës me ushqime të pakta dhe me veshmbathje të dobëta, në një gjendje të rëndë shpirtërore e sociale për prindërit tanë,pra si në kohë lufte,ku njëriu nuk kishte hapësirë as për t’iu gëzuar as lindjës së fëmiut të vet!
Tahiri qe nga fëmijëria, si edhe të gjithë shqiptarët e Kosovë, të cilët tani po
përjetonin risundimin e Jugosllavisë e cila e rifilloi një epokë të re të dhunës nder ne, ishte ballafaquar me varfëri dhe pushtim të rëndë. Shtati i tij foshnjarak ndjeu më shumë se ç’po ndodhte rreth tij. Ai ishte si fëmijë shumë i dashur dhe nuk e dallonte diçka e veçantë nga moshatarët e vet pos zgjuarsisë dhe shkathtësisë së tij. Ishte plotë shëndet dhe nuk mbahet mend të ketë lënguar nga ndonjë sëmundje, pavarësisht varfërisë që e kishte kapluar familjen e tij dhe familjet e fëmijëve të tjerë. Më vonë kur u rrit sa për të filluar shkollimin, mbaroi vetëm katër klasë fillore. Rrethanat e rënda dhe trysnia e robërisë e detyruan të mbetej në shtëpi?! Lufta për bukën e gojës, thjesht përpëlitja për ekzistencë, i detyroi shumë shqiptarë që të hiqnin dorë nga shkollimi, duke u kthyer në punëtorë krahu.
Pas mbarimit të LDB-së pushteti i LKJ, filloi që të zbatonte forma të ndryshme të dhunës. Një formë e tillë ishte edhe presioni mbi ekonominë shtëpiake, që i detyronte shqiptarët ta dorëzonin edhe bukën e gojës në emër të “tepricave”, apo siç e quanin ata “vishak”, “otkup” etj. Në emër të këtyre tepricave kërkohej dorëzimi i qumështit, djathit, tëlyenit, leshit, drithit, deri edhe bukës së gojës. Qëllimi ishte që jeta shqiptarit t’i bëhej e padurueshme dhe të shpërngulej për në Turqi. Tahiri po e ndiente këtë mungesë ushqimi si edhe të gjithë fëmijët e tjerë të Kosovës. Megjithatë intuita e fëmijës nuk pushonte se imagjinuari për ditë më të mira. Ai po rritej, ku me një copë buke, ku me një pemë. Jeta edhe pse e rëndë, vazhdonte dhe përballohej pa u diktuar,pra fëmijët rritën pa dashur të ia dinë për rrethanat e rënda të kohës që jetojnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË EmptyTue Jul 15, 2008 6:27 am

Tahiri si i ri bie në sy për zhdërvjelltësinë e tij të pashoqe. Kishte shtat mesatar e të zhvilluar. Ishte i shpejtë në lëvizje, shumë i kujdesshëm në veprime dhe tejet vigjilent. Ai dëgjonte më shumë se ç’fliste. Mosha e rinisë edhe te Tahiri po kalonte me të mirat dhe të këqijat e saj. Tahiri, si i shpejtë që ishte, si në gara të ndryshme, lojë me top, vrapim, mundje, ngjitje në lisa, ngarje të kuajve etj., ai dëshironte të ishte i pari nder moshatarët e vet. Ai e kishte për krenari këtë, por edhe kur humbte nuk zemërohej, megjithëse nuk pajtohej me humbjen dhe kërkonte që gara të përsëritej deri sa të fitonte. Interesant, kishte shumë kondicion dhe durim të patundur, deri sa e arrinte atë që e dëshironte. Ai jo rrallë, si i ri bënte edhe ndonjë prapështi: piqte tramakë në ara, dëmtonte bereqetin në fushë me bagëti, këpuste ndonjë frutë nga pemët e huaja, ngiste ndonjë bashkëmoshatar etj. Kur e bënte ndonjërën nga këto “prapësina” kërkonte me këmbëngulje që të pajtohej me “kundërshtarin” dhe nuk e linte që ta “spiunonte” në shtëpi, ngase Nebihu ishte i ashpër dhe mund ta qortonte apo edhe ta ndëshkonte më rëndë. I urrente çunakët e “mamasë”, të cilët për çdo gjë tregonin në shtëpi. Shpesh ndodhte që ata t'i "dënonte" me ndalim në lojërat e përbashkëta për një apo dy ditë. Kështu Tahiri, si edhe të gjithë ne, u rritë me lojëra e shqetësime fëmijësh. Ai shpesh qeshte me atë kohë rinie, siç mund të qeshim të gjithë ne me prapësitë që i kemi bërë dikur. Tahiri u poq dhe burrërua, tanimë ai mori format e pjekurisëtrupore;kishte fytyrë të rregullt paksa të zeshkët me sy të zezë e të ndritur dhe me vetulla të zeza e të trasha. Shkonte gjithnjë i rruar, i pastër dhe i veshur me pedanteri. Zakonisht shkonte me kostum. Flokët i kishte të zeza, paksa të dredhura, që i mbante anash mbi ballë. Kishte konstrukt të rregullt dhe një ecje krenare-gjithnjë me kokën dhe ballin e gjerë lartë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË EmptyTue Jul 15, 2008 6:28 am

Faza e fillimit të pjekurisë së Tahirit karakterizohet me cilësi të mira shpirtërore e humane. Këtë e karakterizonte ndjenja e tij e lartë e solidarizimit të tij me shokë dhe dashuria për rrethin, për njerëzit dhe kafshët, për tokën dhe shtëpinë, për punën dhe këngën. Ai nuk urrente e as xhelozonte askë. Siç tregojnë edhe bashkëmoshatarët e tij, Tahirin e shihje gjithmonë të shoqëruar, asnjë herë të vetmuar. Të gjithë e donin. Kishte një zgjuarsi të natyrshme. Ishte mikpritës, bujar e fisnik. Në kullën e tyre mbahej mend përherë bukëdhënia, mikpritja, bujaria. Tahiri ishte rritur e formuar me rrëfimet e ngjarjeve historike të disa trimave të kohës së Azem Galicës, të cilët kishin pasur fatin që të jetonin ende në kohën e tij. I rritur dhe i edukuar në rrethana të tilla ai shumë herët e kuptoi domosdoshmërinë për të qenë i lirë. Ai mbase krejt natyrshëm po përgatitej për rrugë të gjata, duke qenë krejtësisht i vetëdijshëm për vështirësitë që do t’i haste në këto rrugë. Mirëpo, siç thoshte edhe vet më vonë: “Ne duhet të përgatitemi për një rezistencë të gjatë. Do t’ia arrijmë t'ia dalim, vetëm në se rezistojmë si tërësi. Pesëqind vite na ka sunduar Turqia dhe s‘ka mundur të na tjetërsojë, ndërkaq Serbia këtu ende nuk e ka bërë vendin. Ne jemi të vjetër në këto treva. Jemi të vendosur për të jetuar në tokat tona, prandaj kjo edhe na forcon ngase e drejta është në anën tonë.”
Kulla ku u rrit Tahiri, përveç pritjes dhe përcjelljes së trimave, kishte edhe
këngën brenda që u këndohej trimave tanë. Ai e kishte për shpirt këngën: ”Ti Shqipni mos thuaj marova”. Këngët e Dërvish Shaqës i donte të gjitha, pa përjashtim edhe ato të arshikërisë. Tahiri për Dervish Shaqën thoshte: "Dervishi ore vëlla është shpirti i melosit shqiptar. Ky ta ringjallë heroin dhe ta sjellë historinë para syve.” Të njëjtën simpati e kishte edhe për rapsodët "Mleqani" dhe për kreshnikët e ciklit të Mujit e Halilit. Tahiri thjesht e kishte ushqim shpirtëror melosin shqiptar. Edhe ai si shumë bashkëmoshatarë të tij, kishte si të thuash dëshirat apo pasionet e veta. Ai i donte shumë kuajt dhe i mbante për qejfi. Kuajt si të Tahir Mehës në ato anë pak kush i mbante. Ai thoshte: "Gjokun tim kur ta mbërthej e ta marrë sulmin nuk mund ta ndalë as pushka e dushmanit!” Kuajt e tij kishte dëshirë t’i krahasonte me gjokun e Mujit, të Halilit e të Azem Bejtës. Tahiri një dashuri të veçantë e kishte për armët. Nuk kishte armë që ai nuk e njihte, që nuk dinte ta zbërthente e mbërthente, që nuk ia njihte krismën dhe fuqinë. Ishte shenjëtar i mirë. Për armët kujdesej më shumë se për fëmijët e tij. Ai thoshte shpesh: "Burra, armët duhet ruajtur si sytë e ballit. Njëqind vjet e mban armën dhe vjen një ditë kur të duhet më shumë se buka dhe uji. Mos blini shumë traktorë dhe shtëpitë mbaroni më të vogla. Nga këto kursime blini armë! Se me armë i mbroni shtëpitë. Ndryshe vjen serbi e ua merr traktorët, ua djeg shtëpitë e ju nuk keni me çka t’i mbroni!” Ai porosiste: “Ai që është burrë armët nuk i korit dhe s’ia dorëzon për të gjallë armikut!”…
TAHIRI NË SHËRBIM USHTARAK
Tahiri tashmë ishte rritur e burrëruar. Një ditë i erdhi ftesa për të shkuar në shërbim ushtarak! Kjo nuk i pëlqeu Tahirit, por në veçanti u shqetësuan gjyshi dhe i ati i tij. Ata e dinin temperamentin e Tahirit dhe ia kishin frikën. Ishte i ri dhe urrejtjen për pushtuesin nuk mund ta fshihte dot. Tahiri e vërejti këtë shqetësim të prindërve, sado që edhe vetë ishte i shqetësuar e në të njëjtën kohë edhe i mllefosur që së
shpejti do ta shihte veten nën uniformë të pushtuesit tonë gjakatar. Nuk ishte e lehtë për të, por iu kujtua thënia: “Rruga jonë drejt lirisë është e gjatë, prandaj duhet të rezistojmë!” Ai ngadalë i tha babagjyshit: "Po shkoj ushtar babëlok, – mbase atje do të kem mundësinë qe sado pak ta mësoj artin ushtarak. Do të mësoj si përdoret mitralozi, granatat, mortajat, topi, ndoshta edhe tanki. Do të bëj çmos, që kur të kthehem nga ushtria, ta sjell një tank për ty babagjysh!” – Të gjithë i kishte bërë të qeshnin nga shpirti për këtë pohim të çiltër e me humor. Në fakt Tahiri i solli tanket te kulla e babagjyshit të tij në pranverë të vitit 1981 dhe kërceu mbi to si dikur Vojo Kushi!
Ishte bërë rregull e UDB-së që para se shqiptarët të shkonin në shërbim ushtarak, t'ia përcillnin dosjen me të gjitha dokumentet për personin në fjalë në komandën ku do të shërbente. Ndërkaq për personat dhe familjet e caktuara atë e bënin krejt në mënyrë të veçantë. Rinia shqiptare duhej të ishte shumë e kujdesshme, ngase përfundonte në burg, në çmendinë, në psikiatri apo për më keq në arkivol, të cilët i kthenin për në Kosovë, me “arsyetimin” se kishte bërë "vetëvrasje, "aksident trafiku", apo se ishte "vrarë aksidentalisht". Prandaj rapsodi popullor, jo më kot nxori këngën: "Na ka ardhur një letër me një shkrim të zi, djalë bëhu gati për me shkua n’ushtri!” Vërtet lajmi për të vajtur në shërbim ushtarak në ish-Jugosllavi, për rininë shqiptare ishte vetëm një lajm i zi dhe as gjë më shumë!
Tahirit, tanimë shërbimi ushtarak në nivel të komunës së Skenderajt, ia kishte përcjellë dosjen e tij për në Gollubovc të Malit të Zi dhe në Tuzëll të Bosnjës, ku do ta kryente këtë shërbim më vonë. Dosja e tij ushtarake përmbante këto të dhëna të përafërta: "Tahir Meha, i biri i Nebih Mehës-bashkëluftëtarit të Shaban Polluzhës dhe të Mehmet Gradicës, i nipi i Emin Latit-bashkëluftetarit të Azem Bejtës. I vëllai i Beqir Mehës i dënuar me burg politik që në prill të vitit 1959”,armiq të Jugosllavisë që nga koha e Kralit!”… Kjo do të mjaftonte për Tahirin. Këto të dhëna, shërbimet e pushtetit të Skenderajt, i nxorën më vonë edhe publikisht në gazetat serbe të Beogradit si në: “Nin”, "Borba”, "Politika” etj.
Tahiri ndonëse i ri në moshë, por i regjur nga përvoja, e njihte mirë taktikën e pushtuesit serb. Ai i tejkaloi me sukses të gjitha kurthet që mund t’i kishin përgatitur,në saje të këshillave që kishte marrë nga gjyshi, babai dhe nga i vëllai i tij, Beqiri. Erdhi dita kur Tahiri u kthye në shtëpi. Jeta vazhdonte, si gjithmonë, me problemet e saj, herë furishëm e herë e qetë, si valët e detit. Tahiri duke i parë padrejtësitë që po u bëheshin shqiptarëve në kazermat ushtarake serbe e kuptoi edhe më mirë porosinë e gjyshit: "Tahir, biro, ruaju! Me shka besë nuk ka!” Ai kishte parë se si shqiptarët atje i nënçmonin, i përbuznin, i fyenin, i shanin dhe i diskriminonin në çdo hap. Kjo e bëri ta kuptonte edhe më qartë mesazhin, se: "Rruga e lirisë vërtet është e gjatë.”
Martesa e Tahir Mehës
Tahiri, që ishte bërë krah i fortë shtëpie, ishte pjekur e bërë edhe për martesë. Në ndërkohë gjërat kishin ndryshuar dhe ekonomia e familjes së Tahirit kishte rënë paksa. Asnjëri nga anëtarët e familjes së tij nuk ishte në marrëdhënie pune. As një burim të të ardhurave, përveç bujqësisë e cila edhe ashtu nuk luante ndonjë rol të veçantë, nga se toka në Drenicë në përgjithësi nuk është e cilësisë së lartë prodhuese. Familja e Tahirit ishte shtuar, po ashtu ishin shtuar edhe shpenzimet e përditshme. Kishte ardhur koha që edhe Tahirin ta martonin. Po martesa donte edhe shpenzimet e veta. Pushteti jugosllav e përdorte me mjeshtëri edhe këtë formë të luftës psikologjike. Kundër shqiptarëve, posaçërisht kundër familjeve të caktuara, që nuk i bindeshin atij, në mënyrë që t’i nënshtronte me varfëri!Duke ushtruar sanksione ekonomike. Për ish-pushtetin, varfëria, ishte mjeti, me anë të së cilit, shqiptarët i detyronte të bënin luftë për ekzistencë. Tahir Meha krahas kësaj lufte, përgatitej edhe shpirtërisht për të sfiduar edhe këtë strategji. Përkundër vështirësive, ai kurrë nuk u ligështua. Punonte e këndonte. Shtinte me armë dhe thoshte: “Këndoni burra se bota është jona. Bëhuni të fortë se vetëm kështu do të triumfojmë mbi të gjitha. Pasuria nuk është gjithçka.” Megjithatë një dorë shqiptarësh të mjerë ishin bërë urë kalimi për qëllime të ulëta përfitimi. Po ç’i duhet njeriut që të jetojë duke e ngrënë bukën me
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË EmptyTue Jul 15, 2008 6:28 am

turp?…
Kështu kalonin ditët. Tahiri në saje të punës së palodhshme arriti që të stabilizohet paksa ekonomikisht dhe pas ca kohe u fejua. Të gjithë u gëzuan që ai e kishte gjetur vajzën e ëndrrave të tij. Ai u fejua me vajzën e Zenel Hotit nga Palaci i Hasan Prishtinës. Familja Hoti ishte e nderuar jo vetëm në Palac, por edhe më gjerë.
Nebihu nuk e fshihte dot gëzimin e madh ngase e kishte fejuar të birin e tij më të vogël. Nuk kaloi as viti dhe Nebihu po përgatiste dasmën e madhe për Tahirin. U thirrën burrat në zë të Prekazit e të fshatrave përreth, miq e dashamirë. Plasi vallja e ahengu. Kënga e çiftelia nuk pushonin deri në mëngjes.Gëzimi përcillej me të shtëna armësh dhe sikur në ditët e mira, po epej sihariqi i një martese të re, e cila do ta gëzonte konakun dhe do ta shtonte familjen Meha.
Kalonin vitet e jetës bashkëshortore fare qetë. Tahirit i lindën vetëm vajza. Ai kishte dëshirë për ta pasur edhe një djalë, pra trashëgimtarin e vet. Kjo brengë e bëri që të martohej rishtazi. Edhe nga martesa e dytë, Tahirit, i lindën vetëm vajza! Ishte i vetëdijshëm se kishte bërë një padrejtësi ndaj bashkëshortes. "Ja që e bëra, –thoshte shpesh, –sepse unë një ditë do të shkoj. Dëshiroj që mbrapa ta lë një djalë, i cili kur të rritet, do të dijë ta luajë çarkun e hutës dhe të luftojë me pushtuesin në këmbën time”… Kjo dëshirë Tahirit nuk iu plotësua. Ai edhe pse la mbrapa pesë vajza le të flejë i qetë. Djemtë e UÇK-së e shkrepën çarkun e hutës kundër pushtuesit serb. Edhe në emër të "djalit" të Tahir Mehës! Ata ia çuan në vend dëshirën e tij, ngase të gjithë ata që morën pjesë ndër beteja, ishin bij dhe bija edhe të Tahirit.
TAHIRI DHE JETA E TIJ NË KURBET
Të gjithë e dinim se çka ishte kurbeti, se sa e hidhur ishte buka e kurbetit. Mirëpo, shumë nga ne (në kohë dhe në mënyra të ndryshme), të shtyrë nga skamja dhe terrori e përjetuam jetën e kurbetit. Kjo plagë e rëndë, si shumë popuj të tjerë, e ka goditur rëndë edhe popullin tonë. Për kurbetin, për jetën dhe bukën e hidhur të tij, ka këngë, vjersha, filma e vepra të tjera arti, ndër të cilat meritojnë të përmenden: “Lëndinë e lotëve”, "Mitrua" e Çajupit, "Kur e përcolla Ylberin", "O kurbet, kurbet i zi” etj. Shumë nga Shqiptarët, që i rrëmbeu kurbeti, nuk u kthyen më kurrë në tokat e veta stërgjyshore, mbetën përtej “Urës së Qabesë” dhe nëpër vende të tjera të botës. Ky fat tragjik na përcolli ndër shekuj. Ky fat po e priste edhe Tahir Mehën!
Edhe pas Luftës së Dytë Botërore, shumë shqiptarë morën rrugën e kurbetit qoftë për shkaqe ekonomike, qoftë për shkaqe politike. Këta dy faktorë, që janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin, pushtuesi serbo-jugosllav po i ushtronte mbi shqiptarët me program dhe me të gjitha mjetet e veta tanimë administrative! Mospranimi i tyre në punë, madje përjashtimi nga puna edhe i atyre pak shqiptarëve që ishin të punësuar, taksat e rënda, që çdo ditë i shtonte pushtuesi, tatimet etj që popullit tonë po ia bënin jetën të padurueshme. Nga kjo dhunë politiko-ekonomike, sa vinte e shtrëngohej zinxhiri i varfërisë. Sa më shumë qështrëngohej ky zinxhir, aq më të forta ishin dhembjet, të cilat, në veçanti ndiheshin tek të rinjtë, që po i përpinte rruga e kurbetit për ditë e më shumë. Kërkesat e jetës dhe ëndrrat e çdo njeriut për të bërë diçka më tepër për veten dhe familjen,ishin të arsyeshme. Mirëpo sanksionet politike dhe ekonomike i pamundësonin ato që të realizoheshin në vend. Jo rastësisht, që nga kohët e lashta, kishte mbetur edhe fjala e urtë popullore, që nënkuptonte rrugën e gjatë të kurbetit: “Mashkulli nafakën e ka në këmbë!” Kjo rrugë iu imponua edhe Tahir Mehës. Që të jetonte vertikalisht e me nder, atij iu desh që të gjente një zgjidhje të përkohshme për ta mëkëmbur ekonominë e familjes së vet. Për ta realizuar një gjë të tillë, Tahiri nuk shpresonte në fantazi “bingosh”, por në punën e tij të pandërprerë dhe të ndershme. Kur prindërit e Tahirit e kuptuan këtë i thanë që të mos shkonte. Ai u premtoi se s’do të rrinte gjatë dhe do të kthehej posa të fitonte ca lekë. Dhe vërtet Tahiri e mbajti fjalën. Punoi në disa vende si: në Mal të Zi, në Maqedoni, në Slloveni dhe në Austri. Pas disa vitesh, aty nga fund i viti 1979, përfundimisht u kthye në shtëpi.
Si për të gjithë edhe për Tahirin kurbeti ishte jetë e rëndë. Kurbetçarët e ndienin thellë mallin për atdheun e vet, përmë të dashurit e vet, për gurët dhe shkurret e vendlindjes, për shokët dhe miqtë e për kë jo tjetër. Ata punonin që nga mëngjesi e deri në mbrëmje. Bënin punë të rënda që të siguronin ndonjë lekë për t'ua dërguar në atdhe, ku pritnin prindërit dhe fëmijët. Tahir Meha, i cili i përjetoi rëndë ato vite që ia fali kurbetit, mësoi shumë nga përvoja e jetës në dhe të huaj. Ai pati rastin të takojë shumë kurbetçarë që ishin me vite atje dhe të mësojë prej tyre. Në të njëjtën kohë edhe ata mësonin nga ky kurbetçar i ri që bartte një bagazh të pasur historik dhe të realitetit kosovar. Pas ca viteve, të gjithë shokët e tij që kanë punuar me të, sidomos ata me të cilët ka punuar në Austri me simpati e respekt të veçantë rrëfejnë për Tahir Mehën: “Punonim bashkë. Tahiri ishte i ri dhe i fuqishëm, djalë i urtë e fjalëpakë. Ishte ekonomist i fortë. Bisedonim shpesh në ato baraka druri ku banonin zakonisht punëtorët. Ishte shumë parimor dhe vizionar. Gjërat i thoshte krejt pa ngurrim. Bisedat e tij shpesh na shqetësonin, por njëkohësisht guximi i tij na mahniste. Tahiri na thoshte: “Vëllezër, ta duam njeri-tjetrin, se këtu jemi në vend të huaj. Ne duhet të përkujdesemi për shokët tanë në mënyrë që të përfitojmë të gjithë dhe të kthehemi shëndoshë në shtëpitë tona. Ai na porosiste që të mos binim pre e shërbëtorëve të klubeve të Jugosllavisë të cilat i organizonte ambasada e Beogradit. Hapur na thoshte se Jugosllavia për ne është pushtuese, ndërsa ambasada jonë është ambasada Shqiptare, të cilën duhet ta duam e ta vizitojmë!” Kështu i kujtojnë sot shokët bisedat e tij. Tahiri vazhdimisht e mbante flamurin shqiptar te koka, në dhomën ku flinte. Kur i lexonte gazetat, shpesh na thoshte si me shaka: “Kur do të luftoj unë me Jugosllavi, do të shkruajnë tridhjetë gazeta!”- Ne qeshnim, por me të vërtetë, më 14 maj të vitit 1981, ato gazeta shkruan, se Tahir Meha luftoi me
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KËTU I THONË DRENICË Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KËTU I THONË DRENICË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» ATA NA THONË...
» Per mua thone?
» Ç'dimë për Medvegjën
» Po fyhen ndjenjat kombetare, nga karikaturat e Kosoves
» Ish luftëtarët thonë se mund të organizohen në vetëmbrojtje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: