Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KËTU I THONË DRENICË

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 3 EmptyTue Jul 15, 2008 12:26 pm

Nacionale në Beograd, dyshimi shkoi edhe më tej, duke aluduar se Tahirin e kanë ndihmuar edhe njësitet e mbrojtjes territoriale të Skenderajt. Mirëpo, meqë nuk u gjet asnjë argument bindës për ta arsyetuar këtë "konstatim", armët nuk iu kthyen kurrë më bartësve të tyre.
Ekspertizë i është bërë edhe vendit të ngjarjes, (kullës së Tahir Mehës), të cilën sipas urdhrit nga lart, gati një vit, natë e ditë e kanë mbajtur me roje.
CILA ËSHTË E VËRTETA E 13 MAJIT 1981
Jeta në ilegalitet e kishte pajisur Tahirin me një përvojë mjaft të madhe. Gatishmëria për të papriturat, vigjilenca për t'i zbuluar dhe për t'u mbrojtur nga rreziqet, lëvizjet ekujdesshme dhe me masë, vëzhgimi i terrenit dhe verifikimi i informatave ishin bërë pjesë e jetës së tij. Të gjitha këto ndikonin që ai të vinte në përfundime shumë të shpejta dhe të saktë në mënyrë që të reagonte me kohë.
Kohën më të madhe të ilegalitetit, sidomos atë të fundit, Tahiri e kishte kaluar, në shtëpi të vet. Këtë e kishin marrë vesh edhe organet e sigurimit të cilat po përgatitnin një plan specifik për ta arrestuar Tahir Mehën.
Në bazë të shumë dëshmitarëve, por edhe të fakteve që gjenden në «Dosjen Meha», del se urdhri për rrethimin dhe arrestimin e Tahir Mehës erdhi nga instancat më të larta shtetërore. Në pajtim me to, organet përkatëse të vendit, që më 11 maj, vendosën që secilin ta ngarkonin me detyra të caktuara për këtë aksion që deri në fund duhej të mbetej tepër sekret për milicët vendor.
Shërbimi operativ kishte vërtetuar saktë të dhënën se Tahir Meha në natën e 12 majit do të ishte në shtëpinë e tij. Rrethimi filloi rreth orës 12-të të natës se 12 majit. Forca të shumta të milicisë, pa bërë as zhurmën më të vogël, nëpër errësirën e natës, u nisën për në Prekaz. Ato u ndanë në tri drejtime:1-rrugës për në Prekaz të Epërm. 2- nga ana e Polacit- Kodralive. 3-nga ana e Jasharajve. Pikëtakim të vetëm kishin kullën e Tahir Mehës. Kështu u realizua hallka e parë e rrethimit që ishte vendosur në një distancë të largët nga kulla. Qëllimi ishte i qartë: ta bllokonin çdo shteg, nga mund t'i shpëtonte Tahiri rrethimit dhe ta paralizonin çdo ndihmë eventuale që mund ti ofrohej atij, nga jashtë, me këtë rast. Rrethi tjetër ishte vendosur, rreth orës 01: 00, që po pasonte, shumë më afër kullës. Në të njëjtën kohë, ishte rrethur e tërë lagja Mehaj e në veçanti shtëpia e Beqiri Mehës dhe e Mehmet Mehës, që të mos e ndihmonin Tahirin e Nebihun gjatë rezistencës. Vendosja e këtij rrethi fillimisht ishte diktuar nga qentë të cilët u alarmuan e pastaj, siç kemi shkruar më lart edhe nga vet Tahiri.
Me të zbardhur të ditës së 13 majit, apo thënë më mirë se me krismat e pushkëve të para, ishte dhënë urdhri edhe për hallkën e tretë, që u vendos në një largësi pak më të madhe nga kulla e Tahirit. Përpos milicëve, numri i të cilëve ishte i madh në këtë hallkë ishin përfshirë edhe njësitet të rezervistëve të mbrojtjes territoriale të Skenderajt. Pasi përfundon procedura e rrethimit, fillojnë bisedimet e drejtpërdrejta të organeve të sigurimit me Tahirin. Tahiri e kishte më se të qartë se konflikti i armatosur me milicët, për të cilin ishte përgatitur gjatë ishte i pashmangshëm. Ai ishte shumë i qetë, shumë i vendosur dhe e dominonte situatën plotësisht. Ai po i përgatiste psikikisht edhe anëtarët e familjes së vet të cilët milicia nuk i lejonte që të dilnin nga shtëpia! Ai po bisedonte me fëmijët dhe gratë, që ishin nën shënjestrën e armëve të milicëve! Organet e sigurimit u munduan ta bindin Tahirin që të dorëzohej. Por Tahiri duke e nxjerrur gjoksin në dritare, u kishte thënë qartë se "me u vra po, por me u dorëzua kurrë"!
Është e vërtetë se Tahiri kërkoi disa herë nga organet e milicisë, që t’ia lironin familjen të dilte jashtë, por kërkesa e tij nuk u përfill! Në një rast ata i thonë Tahirit se nuk po lejonte Nebihun që të dorëzohej! Tahiri ua kthen: "Po unë qe sa kohë po ju lutem që të ma lejoni familjen të dalë jashtë e ju nga ana tjetër po më thoni se po e pengoj babën që të dorëzohet." Pas këtyre fajlëve pason thirrja e Tahirit me zë të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 3 EmptyTue Jul 15, 2008 12:27 pm

lartë: "O baba plak, Hyqymeti na ka rrethua!. Ti e di se unë nuk dorëzohem, po ti dil. Si të dalësh ti, mbase i lirojnë të dalin edhe gratë dhe fëmijët. Ta dini së pa ju e kam shumë më lehtë të qëndroj këtu në kullë!"… "Jo, or Tahir djali", –ia ktheu Nebihu. "Baba nuk të lë vetëm për jetë. Jo se je biri im, por tani ne jemi bashkëluftëtarë. Baba që 50 vjet po e pret këtë ditë. Le të vdesim duke kënduar e duke luftuar kundër shkaut se bashku biro!"
Vendimet ishin të prera. Vend për hamendje nuk kishte më. Kulla sikur ua kishte zili trimave që po i mbante në gjirin e saj. Muret e saja të trasha, ende nuk e dinin se a do të mund t'i mbronin trimat, nga predhat dhe granatat të shumta që do të derdheshin atë ditë mbi to!
Tahiri u pozicionua në katin e dytë, dhe përcillte çdo lëvizje të milicëve dhe të armëve të tyre, ndërkaq Nebihu zuri vend në katin përdhes. Milicia vazhdonte me presionin për dorëzim. Në veçanti kërkonte të dorëzohej Nebihu e ta linte Tahirin vetëm. "Për këtë nuk kemi se çka të bisedojmë më", –ua preu edhe një herë shkurt Nebihu: "Nuk e lë birin tim vetëm. Ju po deshët lironi familjen të dalë jashtë, se i trenuat rob e fëmijë!" Pas kësaj, për një kohë, mbretëroi heshtje e plotë.
Agu e gjeti lagjen Mehaj nën rrethim të hekurt. Askë nuk e linin të dilte nga shtëpitë. Organet e sigurimit po luanin edhe me një kartë tjetër. Duke shpresuar se do të kishin sukses me disa njerëz që po i dërgonin si ndërmjetësues. Jahir Rama nga Prekazi tregon: "Sa më pa Tahiri më tha: «Jahir, kot të kanë sjellë këtu. Unë nuk dorëzohem. Për luftën e sotit do të shkruajnë shumë gazeta. Ta dhashë besën, se do të luftojë me Serbi deri sa të ketë shpirt në trupin tim. Po lëri do cigare në të paçin qëlluar me veti dhe largohu.” Pas tij e dërguan një Zenë Klinën, të cilin Tahiri as qe e përfilli.
Diku rreth orës 10:00 biseda për dorëzim mori fund. Milicia e përforcuar edhe nga njësiti special, mori hapat e parë për t’i hyrë Tahiritbrenda. Fillimisht hodhën lotsjellës, por nuk u godit caku. Tahiri që ua ktheu me të shtëna i goditi disa milicë. Pasuan të shtënat e pandërprera. Tahiri këndonte dhe herë pas herë shtinte. Ai shtinte rrallë. Kuptohej, ai po mendonte për një rezistencë tëgjatë. Shpesh e thërriste babanë e vet Nebihun:
- O-o-o, Nebih Meha ore-e-e!
- O- o-o, ho-ia-a-a, – ia kthente Nebihu!
- A do të qëndrojmë, babo-o-o?
- Po besa, do të qëndrojmë e do të këndojmë, –ia kthente Nebihu përgjigjen që e shoqëronte me krisma pushke. Tahiri gjatë asaj dite, disa herë e ka kënduar këngën: "Ti shqipni mos thuaj marova”…
Gjendja sa vinte e po keqësohej. Luftimet po ashpërsoheshin e shkallëzoheshin. Fëmijët dhe gratë po vuanin më së tepërmi. Ato qëndronin nën goditje të vazhdueshme të armëve dhe të helmeve kimike. Katër a pesë milicë Tahiri i kishte vrarë që në orët e para të përleshjes. Njëri prej tyre thanë se ishte shqiptar! Pas vrasjes së milicëve të parë u krijua rrëmujë. Qeni të zotin nuk e njihte. Dështuan edhe përpjekjet për t’u ngjitur me llotra në katin e dytë. Dështoi edhe gazi lotsjellës. Dështuan edhe granatat e dorës. Disa prej tyre nuk e qëllonin cakun, nuk i qëllonin frëngjitë. Disa të tjera që binin brenda Tahiri arrinte t'ua kthente prapa. Milicët bëheshin rrafsh me tokë. Nuk guxonin ta ngritin kokën, ngase pushka e Tahirit i merrte në lule të ballit. Pas çdo rrebeshi të të shtënave, Tahiri ndalej. Nuk shtinte, nuk lëvizte. Priste reagimin. Në moment kur milicët, përpiqeshin t'i tërhiqnin shokët e tyre të vrarë e të plagosur, që zhgërryheshin nga plagët në oborrin e kullës,Tahiri, si era, dilte në dritare dhe i godiste! Një nga milicët e njësitit special që kishte marrë zemër të futej në katin përdhes goditet për vdekje nga Nebihu. Ai, ia merr pushkën, dhe provon ta fusë brenda duke e tërhequr zvarrë për jake të xhaketës. Mirëpo milici ishte i rëndë. Breshëria e të shtënave që nuk ndalej e pengonte Nebihun. Në përpjekje e sipër Nabihu plagoset në shuplakën e dorës së djathtë. Plumbi ia kishte këputur gishtat, por ai nuke kishte lëshuar armën e milicit të vrarë. Edhe ashtu i plagousr, pozicionohet në stallën mbrapa shtëpisë, për ta vazhduar rezistencën. Diku pas dite, Nebihu që mbronte katin e parë të shtëpisë dhe stallën ishte goditur me mortajë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 3 EmptyTue Jul 15, 2008 12:28 pm

Franc Kosi, të cilin njësiti i vet e mbronte me të shtëna, futet në stallë. Franci, nga frika se mos po ngrihej Nebihu që në atë moment po jepte ende shenja jete, e godet me rafal automatiku. Të dy qetë e Nebihut që kishin qenë të lidhur në stallë tërbohen nga krismat e armëve. Njëri, që pos Nebihut nuk guxonte askush ta lidhte e ta zgjidhte, meqë vriste keq, e këput litarin dhe ia mësyn Francit, i cili i tmerruar nga brirët e mprehta të kaut, nis e bërtet me të madhe: “Ndihmë, ndihmë! Më mbyti, me mbyti!” Milicët, që po e dëgjonin, nuk e dinin se çka po ndodhte brenda stallës. Mendonin se mos Francin e kishin zënë Nebihu me Tahirin e po ia nxirrnin shpirtin për ngadalë. Aq i kishte kapur frika, sa s’kishte burrë nëne që ia mësynte stallës,ata vetëm shtinin me armë pa ndërprerë...Pas pak kohe, duke sharë e bërtitur, del Franci, me një pushkë që e mbante si trofe në dorë. "E vrava plakun dhe ia mora pushkën!” mburrej ai. Milicët, fillojnë të dyshojnë se mos Franci kishte luajtur nga frika. Pushka që ai e mbante në dorë nuk ishte e Nebihut, por e një polici, që pak më parë kishte mbaruar në duart e Nebihut.
Pas një kohe fëmijët dhe gratë e Tahirit mësyjnë derën dhe dalin përjashta duke vrapuar në drejtim të shtëpisë së vëllait të Tahirit. Në momentin kur fëmijët dolën nga shtëpia njeri nga milicët e njësitit special shtinë me armë mbi ta dhe plagos rëndë vajzën e Tahirit e cila duke u tërhequr zvarrë futet në hambarin e drithit. Tahiri tani ishte fill i vetëm në kullë. Për milicët ishte e qartë se rreziku për ta, tani ishte edhe më i madh. Tahiri që kishte mbetur me një foshnjë nëpër këmbë, që kërkonte edhe kujdesje, nuk jepej. Luftonte me një taktikë të çuditshme që i befasonte kundërshtarët. Shtinte dhe qëllonte mirë, herë nga njëra, herë nga tjetra dritare e kullës, sa krijohej bindja se brenda nuk ishte një, po nja dhjetë veta! Kur shtëpia sulmohej me të shtëna dhe mbështillej nga tymi e zjarri, Tahiri, si të ishte vrarë e linte pushkën mbështetur në dritare me tytë gjysmë jashtë. Milicët së pari pritnin, pastaj thërrisnin e shtinin, por ai nuk ndihej i gjallë! Sapo ata ngjiteshin me shkallë deri te dritarja, kërciste revolja apo bomba. Nga dy-tre milicë binin lëmsh të vrarë a të plagosur. Atë ditë në këtë mënyrë njësiti i policisë speciale pësoi disa herë.
Milicët që filloi t'i kapte paniku nuk po i bindeshin më Francit. Pati raste kur u shanë dhe sa nuk u vranë me armë mes vete! ”A po do që të vritemi të gjithë në Prekaz? A nuk e sheh se si na ka larë me gjak!”, –i tha njëri në grindje e sipër komandantit Franc, i cili iu kërcënua: “Unë komandoj këtu. Nuk ka tërheqje pa i vrarë të gjithë. Edhe me topa do ta rrah këtë vend, do t’i djeg edhe themelet e kësaj kulle!”
SI U VRA TAHIR MEHA
Tërë ajo ditë u përshkua me luftime herë të rrepta e herë më të matura. Vetëmsa kishte filluar rënia e muzgut të parë e më këtë edhe fundi i asaj dite të përgjakur. Menduan se nëpër errësirë do të futeshin më lehtë në kullë. Kështu edhe vepruan. Pas një heshtjeje, relativisht të gjatë, njëri nga milicët e mori një sëpatë dhe iu afrua derës së hyrjes që ta thyente. Tahiri nuk ndihej i gjallë. Menduan se e kishin vrarë, por jo, nuk doli ashtu. Në momentin kur milici filloi ta godiste derën e kullës me sëpatë, u dëgjuan dy krisma dhe britmat e milicit. Franci duke bërtitur me të madheurdhëroi ndërprerjen e të shtënave. Ai kërkoi tanksin.
Në atë çast Tahiri, që qëndronte pranë dritares, iu tha me zë të lartë: “Deri në mëngjes do t’iu vras të gjithëve!” Prapë pasuan breshëri të shtënash. Një nga milicët e kësaj njësie ishte ngritur gjysmë në këmbë dhe nuk po e ndërpriste rafalin, ngase ishte humbur fare. Në atë moment Tahiri, që nga korridori i shtëpisë, duke e pasur për orientim flakën e armës së kundërshtarit, e godet milicin në lule të ballit!
Franci prapë urdhëroi ndërprerjen e zjarrit. Ai po ashtu urdhëroi që të vendoseshin reflektorët, që ta zbulonte Tahirin po të ikte nëpër errësirë. Kërkoi që me anë të tanksit të rrëzohej shtëpia. Ora po i ofrohej njëzetenjëshit, pra nëntë e natës. Atë natë askush s’mund të llogariste se do tëdilte i gjallë,mëngjesi ishte larg!… Tahiri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 3 EmptyTue Jul 15, 2008 12:28 pm

po i hante një nga një milicët e njësisë speciale! Tahiri e kishte nuhatur planin e Francit. Pa dyshim se i kishte dëgjuar edhe urdhëratë e Francit, prandaj ishte bërë gati edhe për këtë. Kur tanksi theu derën ehyrjes dhe rrëzoi pjesën e parë të murit të kullës, Tahiri po qëndronte mbi trarët e katit të dytë që kishin mbetur varur. Kur tanksi u tërhoq mbrapa për në oborr, që ta godiste pjesën tjetër të murit, Tahiri, kërceu mbi tanks. Duke e parë rrezikun se po zbulohej nga reflektorët e shumtë, kërceu nga tanksi dhe arriti ta kalonte edhe pritën e parë! Mirëpo, kur i afrohet gardhit tjetër të arës, diku rreth 80 metra larg shtëpisë, diktohet nga prita e dytë e cila shkrehu dy rafalë të përnjëhershme, që u shoqëruan me dy krisma të forta të një arme të rëndë.
Në orën 21,15 minuta, më13 maj 1981, u vërtetua vrasja e Tahir Mehës. Në kontrollin e parë që ia bënë ia gjetën: një revole të markës “Valter” me një çantë rripi në krah me rreth 30 predha, një pushkë M 48 me 200 predha, katër bomba dore, një thikë dhe një copë bukë misri në xhep, të cilën e kishte kafshuar dy-tri herë gjatë asaj dite. Në xhepin tjetër kishte edhe rreth gjysmë pakete cigare dhe një çakmak.
RËNIE MADHËSHTORE
Tahiri kishte mbyllur sytë. Flokët e krehur mbrapa, dhe mustaqet sapo të lëshuara i rrinin bukur. Të veshur kishte një këmishë ngjyrë të kaltër të çelur dhe xhaketë e pantallona të kaltra paksa në të mbyllur. Edhe pas rënies, sikur po i buzëqeshte Kosovës. Nëntë plumba e kishin marrë në trup, shtatë prej të cilëve në gjoks dhe dy në anën e djathtë të kraharorit. Tamam si dikur Gjergj Elez Alinë! Me nëntë plagë në trup!…
Tahir Meha ra në moshën 38 vjeçare. Ra sepse më shumë e deshi lirinë se jetën.
Ra se bashku me babanë plak Nebihun 71 vjeçar. A ka diçka më madhështore dhe më të fuqishme, se kur një prind bie në mbrojtje të fëmijëve dhe të familjes së vet? A ka diçka më madhështore, se kur një trim bie duke e mbrojtur bashkëluftëtarin e vet? A ka diçka më madhështore se kur një luftëtar bie në mbrojtje të dinjitetit të vet kombëtar, në mbrojtje të atdheut të vet? Akte të tilla, që i njeh historia jonë, do të përsëriten edhe më vonë edhe nga të tjerët. Do të përsëriten edhe me Jasharajt e mëdhenj të Prekazit!
Tahir Meha ra duke e lënë të hapur rrugën e luftës për liri, të cilën më vonë do ta vazhdojnë me përkushtim bijtë e popullit tonë, pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata për t'i realizuar aspiratat shekullore dhe amanetin e qindra dëshmorëve, së bashku me ta edhe atë të Tahirit, vranë me pushkë robërinë e gjatë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 3 EmptyTue Jul 15, 2008 12:29 pm

Trimat si Tahiri janë të rrallë. Të biesh për atdhe është njëfat i madh. Ky fat nuk i buzëqesh çdonjërit. Ai u buzëqesh vetëm atyre që janë përjetësisht të përkushtuar ndaj çështjes së madhe të atdheut. Atyre që çdoherë janë në shërbim të kombit. Pra, ky fat i buzëqeshi edhe Tahir Mehës!
VARRIMI I TAHIR DHE NEBIH MEHËS
Në mëngjesin e hershëm të 15 majit, pasi që organet e sigurimit kishin konstatuar vdekjen e Tahirit dhe të Nebihut, kishin urdhëruar familjarët e tyre që t’i varrosnin sa më shpejt, pa prani të njerëzve e pa rite fetare. Madje UDB-ja, kishte urdhëruar që të mos organizonin as pritje për ngushëllime!
Shokët, miqtë, dashamirët dhe bashkëfshatarët e tij nuk kishin ndenjur duarkryq. Nuk e kishin përfillur ndalesën e organit të lartpërmendur. Pos të afërmit e Tahirit, atë ditë për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, kishin shkuar edhe Shaban Jashari me dy të bijtë, me Hamzën dhe me Ademin, Hajredin Celi, Bislim Bislimi e shumë të tjerë. Ata ishin të vendosur që të dy trimat t’i përcillnin në mënyrën më të mirë dhe më madhështore për në banesën e tyre të fundit – për te varrezat e Mehajve.
Po i pritnin njerëzit që vinin. Po i përgatitnin e arkivolet. Po përgatitej dreka që do të shtrohej për nderë të të rënëve. Kishin ftuar edhe hoxhën për të bërë ritet fetare. Ishin mbledhur rreth 60-70 burra që do t'i përcillnin martirët.
Në ballë të oxhakut si gjithmonë ishte Shaban Jashari. Ai i printe bisedës së burrave në odë. ”Ne kemi përjetuar mjaft, por kështu nuk ka ndodhur as në kohën e Turkut. Të çohet në këmbë një hyqymet i tërë e të luftojë me dy veta, kjo nuk është dëgjuar ndonjëherë! Tahiri dhe Nebihu ishin njerëz të mirë. Ata gjatë gjithë jetës së tyre, askujt nuk i kanë bërë kurrë asnjë të keqe. Ky pushtet ia ka plagosur edhe vajzën dhe ia ka trenua familjen!” – e shprehte përnjëherësh urrejtjen dhe dhimbjen Shaban Jashari.
Vetë Shaban Jashari, me të dy bijtë, Ademin dhe Hamzën, e kishte marrë përsipër rregullimin e arkivoleve. Në fillim i nderuan trimat duke ndenjur gatitu. Në prani të dhjetëra a më shumë burrave, Ademi, që në atë kohë i kishte vetëm njëzet e gjashtë pranvera, foli me zë para të gjithëve:
- “Ne do ta vazhdojmë rrugën e Tahir e Nebih Mehës. Do të hakmerremi dhjetë fish për ta. Do të hakmerremi për të gjitha të zezat që ky pushtet po i ushtron mbi ne!”
- Biro-o! Je i ri. Burrat nuk flasin para kohe – ia priti Shabani.
Ademi e pa babanë e vet me habi. Ishte shumë i mllefosur dhe nuk e fshihte dot urrejtjen.
- "Këtë do ta shohim!” – e përfundoi trimi dialogun duke marrë vendim të prerë në vete që ta vazhdonte rrugën për liri pa e marrë parasysh çmimin e saj.
Tahirin dhe Nebihun, me të gjitha nderimet e mundshme, i varrosën diku rreth orës 16 të asaj dite. Pas varrimit të pranishmit, të prekur thellë për këtë tragjedi, filluan të shpërndahen secili në drejtimin e vet.
Milicia vendosi çadrën në lëmën e kullës së Tahir Mehës ku do të qëndrojnë për një kohë të gjatë. Për gjashtë muaj të tërë u bënë ekspertiza të shumta. Në vendin e ngjarjes erdhi edhe vetë Franjo Herleviq. Ata nuk po gjenin shpjegim. Nuk mund të besonin që nga kjo kullë një person t'i vriste të gjithë ata milicë! "Ku e ka kryer Tahiri shkollimin ushtarak?" "A mos ka qenë ndonjëherë ilegalisht në Shqipëri, për t'u stërvitur?"-pyesnin Franjo Herleviqi dhe milicët e pranishëm pa gjetur përgjigjen. As mjekësia ligjore nuk kishte përgjigje. Të gjitha vrasjet ishin bërë vetëm me nga një plumb të së njëjtës armë! Gjyqtari hetues i “rastit Mehaj”, Rexhep Kaçaniku, para një viti (më 2003) në një akademi përkujtimore, kushtuar Tahir Mehës pat thënë:”Tahir Meha nuk ka shtënë kurrë dy herë në të njëjtin milic!”…
Pas shtatë muaj paraburgimi, në mungesë faktesh e provash, lirohen Mehmet dhe Beqir Meha. Organet e SPB-së i kishin thënë Beqirit që ta rrëzonte kullën e Tahirit. "Pushteti do të ndihmojë që ta ngritsh një të re në vend të saj për t’i strehuar fëmijët e Tahirit që kanë mbetur pa kulm mbi kokë!"-i kishin thënë Beqirit. ”Ju ma keni vrarë vëllain edhe babanë. Ma keni plagosur vajzën e vëllait e cila ka mbetur invalid i përjetshëm,ia keni rrënuar edhe shtëpinë dhe tani po kërkoni që unë ta vrasë kullën e Tahirit për së dyti! Për këtë edhe do të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 3 EmptyTue Jul 15, 2008 12:30 pm

më paguani!… Kjo është ndihma që më ofroni ju mua! Si s’keni turp, mor të mjerë – ua kishte përplasur Beqiri mu në surrat.
Pushtuesit nuk kënaqeshin vetëm me vrasjen e Tahirit e të Nebihut. Ata donin që t'i fshinin edhe gjurmët e asaj rezistence. Këta të mjerë harruan se populli ynë nuk i harron heroizmat e bijve të vet që lanë vulë të pashlyeshme në histori. Ata nuk mund ta kuptojnë se kjo kullë, si edhe ca kulla të tjera, që u goditën për shkatërrim nga tanku i tyre, i kanë themelet në zemër të popullit, ato nuk rrënohen kurrë. Kulla e Tahir Mehës do të mbetet përjetësisht si kullë-legjendë, ashtu siç ka mbetur kulla e Kamer Loshit, e Oso Kukës, e Azem Bejtës,dhe shumë kulla të tjera në tokat shqiptare- përmendore të historisë sonë të lavdishme.
TAHIR MEHA HYRI NË KËNGË
Pa i përfillur kërcimet e UDB-së, populli u solidarizua shpirtërisht me familjen Meha. Te varri i Tahirit dhe Nebihut me dhjetëra herë u vunë kurora lulesh dhe banderola me shkrimin: ”Lavdi veprës dhe jetës së Tahir e Nebih Mehës!” U vunë flamuj mbi varrezat dhe mbi kullën e tyre legjendë. Në tërë Kosovën e më gjerë, në oda, në tubime, në dasma e ahengje apo edhe në rast morti bisedohej me respekt për qëndresën heroike të Mehajve. Në veçanti vihej në spikamë jehona e pushkës së tyre përmes së cilës i treguan pushtuesit se shqiptarët për lirinë e vet janë të gatshëm ta përdorin edhe armën. Qëndresa heroike dhe akti i sakrificës e flijimit për liri u bënë motiv frymëzimi për rapsodët që nëpër oda me tingujt e çiftelisë, jo vetëm që e përjetësonin shembullin e tyre, por edhe e përcillnin mesazhin se si duhet të luftohet e të sakrifikohet për lirinë e atdheut:
Babë e bir janë t’uj luftue,
Me flakë kulla asht mbulue.
Sa bajnë luftë, sa janë t’uj knue,
Kishe thanë se janë Drangue!
Shumë janë vra, s’po mujnë me i çue
Po dojnë tanë, ata me i farue!…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 3 EmptyTue Jul 15, 2008 12:31 pm

Rapsodi popullor përshkruan luftën e pabarabartë të dy vetave, babë e bir, të cilët me një armatim krejt modest, luftojnë kundër një ushtrie që përpos armëve të tjera përdor edhe tankun:
Kush po e ndez o pushkën flakë?
Tahir Meha me babën plak.
N’kullë të madhe o në malësi,
Ballë për ballë me një ushtri!
Po shkrijnë hekur babë e djalë,
S’po dorëzohen për të gjallë
Tanksa e topa i kanë ndalë!…
Në spikamë vihet, qëllimi i lartë, që e përligj luftën dhe sakrificën për liri, i personazheve të ngjarjes që shpeshherë marrin përmasa mitike:
Luftuan trimat për liri,
Dogjën kullën rrafsh me tokë.
Gjakun dhanë ata për shqiptari,
S’durojnë rob me kanë nën Serbi...
Krijuesi popullor na e përshkruan edhe vendin e kullës ku është pozicionuar Tahiri. Me dashuri flitet edhe për bashkëluftëtarin e tij Nebihun, "babën plak", i cili e kishte ndarë mendjen të luftonte me të birin kundër pushtuesit deri në vdekje. Lufta është e pabarabartë dhe e ashpër, por qëllimi i lartë fisnik dhe vendosmëria e dy vetave, bëjnë që numri i armiqve të vrarë të jetë tejet i madh:
Tahir Meha n’t' dytin kat,
Luftë po bënë me Beligrad,
Ka qëllue me babën plak,
Po donë kullën me djegë flakë
S’kanë vra shumë veç shtatëdhjetë e shtatë!…
Luftëtari është i vetëdijshëm se e drejta është në anën e tij, andaj edhe pse është vetëm me babanë kundër një ushtrie, gjen forcë morale që të qëndrojë dhe të tregojë epërsi në atë luftë:
Tahir Meha del n’frengji,
Këqyr ushtrinë ai me dylbi
Po ma thërret babën e vet:
"Çinro babë e ban gajret,
As ni shka mos me na pshtue
kam ba njetin tanë me i farue!”…
Moralisht, po aq lart, qëndron edhe babai i Tahirit, Nebihu. Ai për as një çast nuk tërhiqet nga flakët e luftës. Nuk i dhimbset aspak jeta por shpreh kënaqësinë se e ka shpaguar veten shumëfish:
Nebih Meha çka po thotë:
"O Tahir, o djali jem,
Baba vetëm o ty nuk t’lenë.
Ka vra baba kapetana,
A po i nien si po u shkon gjama!
Kemi kullën krejt prej guri,
S’po ia len as topi murit!
Po valon në kulm flamuri,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 3 EmptyTue Jul 15, 2008 12:31 pm

Shtatë deri tash ua ka lanë plumbi!
Se po vdes s’po më dhimet jeta,
Kapetanin mora, me shtatë veta!…
Tahir dhe Nebih Meha, me luftën e sakrificën për liri fitojnë admirimin e popullit që shprehet në vargjet shumë të popullarizuara të epikës sonë, që këngëtari i ka përshtatur edhe për këtë rast:
Lumja kulla o kanë ka mrena
Tahir Mehën o me shtatë zemra…
Rezistenca e Tahir Mehës u bë simbol i krenarisë sonë kombëtare. Jehona e pushkës së tij do të shoqërohet edhe me krismat e armëve të UÇK-së që arriti ta shporrë armatën jugosllave nga Kosova:
Ajo pushka e Tahirit,
Nis e shkrep në dorë t’Beqirit.
Pushka e tij o nizet vjet
N’ballë armikun e godet.
Bashkë tre burra vijnë të varri,
Ni be bon Adem Jashari:
"Veç ky shteg e veç kjo udhë
Sjell lirinë o me flamurë!”…
QËNDRESË KRENARE DHE SHPRESËDHËNËSE
Ngjarjet madhore të pranverës së vitit 1981, popullin tonë e zgjuan nga letargjia që e kishte kapluar. Demonstratat, në kuadër të saj edhe rezistenca e Tahir Mehës, e çorën para botës maskën e “vëllazërim-bashkimit”, nën të cilën serbët i fshihnin dhëmbët e urrejtjes patologjike kundër shqiptarëve.
Përkundër masave represive që i ndërmori pushteti shtypës, demonstratat e atij viti dhe qëndresa heroike e Tahir Mehës u mirëpritën nga populli dhe ngjallën krenarinë kombëtare. Qëndresa e Tahir Mehës, u ngrit në shkallë simboli dhe i dha zemër rinisë shqiptare. Rënia heroike e Tahir Mehës dëshmonte bindshëm se sakrifica për liri është akti më sublim në jetën e individit dhe të një populli. Qëndresa dhe sakrifica e tij, që forconin traditën e luftës për liri, rivërtetuan idenë se lufta për liri, bartëse e së cilës do të behët Ushtria Çlirimtare e Kosovës, mund të realizohet me sukses pa marrë parasysh epërsinë e pushtuesit.
Për luftën dhe rënien e Tahirit shkruan gazetat e shumta në Kosovë dhe jashtë saj. Parandjenja e Tahirit, të cilën e shprehte duke thënë: "Djem, kur të luftoj unë do të shkruajnë gazetat!", u bë realitet. Lufta dhe akti i rënies së tij do të shërbejnë si burim frymëzimi që të shkruhen sa e sa poezi, sa e sa libra dhe do të krijohen sa e sa e vepra në fushat e ndryshme të artit.
Ngjarjet e vitit 1981 dhe rënia e Tahir Mehës, në mbrojtje të dinjitetit personal e kombëtar, hynë edhe në fjalorin e analizave dhe polemikave të diplomatëve dhe instancave më tëlarta shtetërore. Ato trazuan edhe marrëdhëniet ndërshtetërore edhe ashtu të acaruara, ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë, mu për shkak të çështjes sonë kombëtare që kishte mbetur e pazgjidhur. Shqipëria, në atë kohë, e vetëdijshme se lufta për liri nuk do të ndalej me propagandë dhe me masa represive, i drejtohet Jugosllavisë me tonin më profetizues e më kërcënues: ”Zotërinj të Beogradit, mos luani me zjarrin se vetë do të digjeni në të!” Dhe vërtet ashtu ndodhi. Demonstrata e vitit 1981, aktet heroike si ato të Tahir e Nebih Mehës dhe lufta çlirimtare të UÇK-së, ia bënë varrin Jugosllavisë prej nga nuk arriti të dilte dot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 3 EmptyTue Jul 15, 2008 12:32 pm

SIMBOL TRIMËRIE E SAKRIFICE PËR ATDHE
Shërbimi sekret i ish-Jugosllavisë, kishte punuar në Kosovë në mënyrë që sa më shumë shqiptarë t'i fuste në shërbim të vet. Këta të mjerë, që nuk ishin pak, spiunonin edhe nënën e tyre poqë se e zinin duke folur, apo duke punuar kundër pushtuesit, Jugosllavisë së Titos. Spiunët, tani me vepra konkrete, duhej ta tregonin besnikërinë ndaj Serbisë e Jugosllavis. Demonstratat e atij viti dhe rezistenca si ajo e Tahir Mehës, nga pushtetmbajtësit, u zgjodhën si terren i përshtatshëm që t’i sprovonin shërbëtorët e vet. Duke i shfrytëzuar rezultatet e gjahut të tyre, regjimi i Beogradit arrestoi dhe burgosi një numër të madh shqiptarësh, sidomos të rinj, mbi të cilët u ushtruan dënime dhe tortura drakonike dhe filloi ta zbatojë procesin famëkeq të diferencimit ideo-politik.
Për ta dënuar Tahir Mehën dhe qëndresën e tij u organizua një fushatë e tërë propagandistike. U ngritën në këmbë të gjitha mekanizmat shtetërore. Përfaqësues të LSPP-së dhe të LKJ-së mbanin mbledhje jo vetëm nëpër qendra, por edhe nëpër bashkësitë lokale të fshatrave të Kosovës. Nga ana e tyre, në ato takime, Tahiri etiketohej si armik, bandit, kriminel, ballist e bir ballisti. Kryetar i LSPP-së i asaj kohe për komunën e Skenderajt në një intervistë që i kishte dhënë gazetës “Borba” dhe gazetave tjera të Beogradit, pasi i përsërit si papagall edhe një herë etiketat e mëparshme, përfundon se "Tahiri, bashkë me babën e tij, si armiq që ishin, e kishin merituar plumbin e pushtetit komunist të Jugosllavisë.”
Përkundër fushatës propagandistike, përkundër arrestimeve të shumta, përkundër dënimeve dhe torturave më të egra populli as nuk mashtrohej e as nuk frikësohej. Ai e kishte të qartë se bartës të kësaj fushate ishin kumbarët e Miliç Kërstave, që me baballarë e gjyshër u kishin shërbyer të huajve. Sa më shumë që përpiqeshin për ta njollosur figurën e Tahir Mehës, ata para popullit po njollosnin veten e tyre, po bëheshin sinonim i turpit, që mund të lahej vetëm me ndëshkimin që populli i bën tradhtisë.
Populli, Tahir Mehës dhe të gjithë atyre që ishin ngritur kundër padrejtësive dhe shtypjes, ua dha vendin e merituar duke u ngritur edhe këngë lavdie. Tahir Meha, me qëndrimin, luftën dhe rënien e tij, në ndërgjegjen tonë kombëtare po ngrihej në simbol trimërie e sakrifice për atdhe.
“BISHTI I SËPATËS MA SHPETOI JETËN !”
(Intervistë e një milici të njësisë speciale qëplumbi i Tahir Mehës e kishte qëlluar në sy)
Këtë intervistë e kam lexuar në gazetën e ilustruar serbe “Star”, me titullin “Bishti i sëpatës ma ka shpëtuar syrin .” në burgun “Zabela” të Pozharevcit, ku po vuja dënimin për demonstratat e mëdha studentore të vitit 1981.
Meqë nuk kam pasur mundësi ta ruaj intervistën apo ta gjejë më vonë, fragmentet që pasojnë i kam nxjerr nga memoria ime ku janë fiksuar e konservuar deri në ditët e sotme:
- "Diku në orët e mbrëmjes, pasi humbëm shumë shokë, vërtetnuk dinim më se si të vepronim. Kishim shtënë aq shumë sa që kishim përshtypjen se as mizat në kullë nuk kishin shpëtuar. U ndalëm. Pritëm nja 10-15 minuta. Nuk po shihej, nuk po dëgjohej asnjë lëvizje! E mora një sëpatë dhe me shumë kujdes u ofrova te dera e
kullës. Fillova ta goditja derën. Pas çdo goditje fshihesha prapa murit. Kurrfarë reagimi nga brenda. Krijova bindjen se Tahiri ishte vrarë. Me qëllim që të futesha brenda, fillova të goditja derën pandërprerë. Në çast mu duke sikur dëgjova ca hapa të lehtë dhe ndala. Prapë qetësi. Mendova se më kishin mashtruar veshët. Përsëri vazhdova me goditje. Më befasuan dy të shtëna revoleje. “Oh nënë!” – bërtita dhe dhashë alarmin për ndihmë duke e mbajtur syrin me të dyja duart.
Në bazë të ekspertizës që është bërë më vonë është konstatuar se njëri plumb e ka goditur saktësisht bishtin e sëpatës që e ka bërë plumbin ta ndërrojë drejtimin. Pra, bishti i sëpatës ma shpëtoi jetën! Plumbi tjetër me ka kapur në syrin e djathtë. Nuk e di se a do të më shpëtoj syri?” –pohonte në atë intervistë milici serb nga Peja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 3 EmptyTue Jul 15, 2008 12:33 pm

TAHIR MEHA E THEU MITIN E “PATHYESHMËRISË“ SË JUGOSLLAVISË
Ishte krijuar përshtypja se Jugosllavia ishte ndër shtetet më stabile në rajon e më gjerë. Ajo, madje, shtirej si shtet i painkuadruar dhe si vend ideal ku respektoheshin të drejtat e plota të përkatësive të ndryshme etnike. Propagandohej se edhe ushtarakisht ishte ndër shtetet më të forta në Evropë! Sa i përket respektimit të të drejtave, ishte e kundërta. Ajo, me të dyja këmbët, në veçanti po i shkelte të drejtat e shqiptarëve, pastaj të boshnjakëve, të romëve, të turqve e të popujve të tjerë që nuk ishin sllavë. Ishte shndërruar në një ferr të Ballkanit dhe Evropës, që për fat të keq bota këtë do ta vërejë shumë me vonesë. Mirëpo,edhe pse mjegulla e propagandës kishte errësuar qiellin, ajo do të shpërndahej me diellin e parë, që filloi të shndriste në Kosovë.
Përmes borxheve në formë kredie, Titoja, që e bindi botën se Jugosllavia ishte një shtet demokratik, mundi përkohësisht ta kalonte krizën ekonomike dhe të krijonte iluzione se ekonomia e këtij shteti edhe në të ardhmen do të kishte perspektivë. Por, borxhi prej 29 miliardë dollarësh, që zyrtarisht u pranua pas vdekjes së tij, eksploatimi i pasurisë së Kosovës dhe i regjioneve të tjera për dekada me radhë dhe shkelja e të drejtave kombëtare, veçanërisht të atyre që nuk ishin sllavë, dhanë efekte të kundërta.
Demonstratat e fuqishme të pranverës së vitit 1981 dhe pushka e Tahir Mehës, që i dhanë një grusht të fortë propagandës false të Jugosllavisë, ia çorën maskën faqe botës dhe e thyen mitin e rrejshëm për pathyeshmërinë e saj.
KULLAT DHE SHTATORET QË MUNGOJNË ! - (Kapitull më vete)
Po binte një borë e dendur që ma dëshironte shpirti ta shikoja. Për një çast i harrova të gjitha brengat dhe rrëshqita në thellësinë e mendimeve. Shkova në vitet e rinisë kur miklimi i flokëve të borës më mahniste, më bënte për vete dhe më joshte që të dilja e të shëtitja në natyrë. Vendosa të udhëtoja larg e më larg. Mora makinën dhe gati si në ekstazë po e ngisja nëpër rrugën gjarpërore të shiritit të zi të asfaltit. Në udhëtim e sipër, gropat e asfaltit më sollën në vete. Fillova të mendoja për infrastrukturën që mungon, për ekonominë dhe bujqësinë e pazhvilluar, për papunësinë e të rinjve, për problemet e shkollimit... Mendja më shkoi edhe të monumentet që tregojnë lashtësinë tonë, te shtatoret dhe te arkitektura jonë tradicionale e bashkëkohore që gjenden në gjendje më se të keqe.
Te një kthesë në të majtë e lash asfaltin e mplakur, të cilit koha ia kishte brejtur shtatin dhe mora rrugën krejt gropa në drejtim të Prekazit. Mu kujtuan shokët e burgut si: Afrim Zhitia, Fadil Vata, Bardhyl Mahmuti, Sherif Krasniqi, Nezir Myrta, Sami Kurteshi,Halil Selimi etj. Dhjetëra herë me ta kishim biseduar se kur ta bëjmë shtetin tonë, kujdes të veçantë do t’u kushtonim dëshmorëve të kombit tonë. Që
atëherë ka kaluar shumë kohë. Janë bërë shumë përpjekje. Është bërë edhe luftë, por aspiratat tona ende nuk janë realizuar. Ende nuk e kemi bërë shtetin! Prandaj na mungojnë kullat, na mungojnë shtatoret…, i mungon Prekazit një shirit asfalti, i cili do ta përshkonte atë mes për mes, që nga kulla e Ahmet Delisë e deri të kulla e Adem Jasharit. Më ra në sy Kompleksi i Jasharajve, ku punët për ndërtimin e tij kishin mbetur në fillimin e tyre!
Në hyrje të lagjes së parë të Prekazit, lagjes së Hasanajve, pashë disa fëmijë të cilët po loznin nëpër borë. Ata, as që donin ta dinin për ato që unë po mendoja. Ishin të lumtur. Ua pata zili. Ata si fëmijë duhet të luajnë e të rriten. Ata duhet t'i gëzohen të ardhmes, por që të kenë të ardhme të lumtur e të sigurt, duhet të dinë edhe për të kaluarën. Duhet të dinë për të gjithë ata që për të mirën e tyre kanë dhënë çdo gjë nga vetja e vet, madje edhe jetën.
Arrita te shkolla "Azem Bejta". Rruga, si edhe më parë, si mos më keq. Mungonte edhe uji, që për të gjithë, por për nxënësit në shkollë është më se i nevojshëm. Vazhdova rrugën. Jo shumë larg saj më ranë në sy muret gati të shembura të kullës së Tahir Mehës! Në mungesë të shtetit, sot, Drenicës e Kosovës, i mungojnë kullat e shtatorët e Ahmet Delisë, e Azem Bejtës, Shaqir Smakës, Nak Berishës, Kamer Loshit, Mehmet Delisë, Qerime Radishevës, Shaban Polluzhës, Mehmet Gradicës, Miftar Bajraktarit, Jetullah Rezallës, Shasivar Alisë e plot e plot kulla të tjera, monumente historike e shtatore, nga të cilat këta fëmijë, por edhe të tjerët do të mësonin për të kaluarën tonë të lavdishme.
Me kujtohet ishin ditët e sprovës së madhe,ditët kur djemtë e radhitur në grupet e para të njësiteve të UÇK-së, po bënin provat e para në teren. Isha me Zymer Mehën,po kalonim pranë varrezave të Mehajve për të parë se si i kishin rregulluar ato. Ishte një pranverë e hershme,Zymeri befasisht me pyeti:
”A thua rruga që e bënë shumë trima tanë e së bashku me ta edhe Tahiri,vetëm me kaq do të përfundoj?”Nga viti 1981 e deri atë kohë kur po bisedoja me Zymerin, sikur kishte kaluar goxha dhe gjërat nuk po lëviznin me hapin e duhur,apo nuk po i vërenim ne?Ç’ti thosha Zymerit…Diçka po përgatitej,diçka po punohej,mirëpo për ti thënë atij sikur ishte ca herët…Megjithatë i thash:”Zymber,diçka është duke lëvizur,me kohë do ta shohim të gjithë,do të ketë punë dhe vend për angazhimin e të të gjithë neve!”Edhe sot e gjithë ditën,pra edhe pas luftës ka vend që të angazhohemi që të gjithë,për sendërtimin e shtetit tonë për të cilin shumë dëshmorë tanë e së bashku me ta edhe Tahir Meha u martirizua në altarin e lirisë.
Me kujtohet kur me rastin e kujtimit të përvjetorit të dhjetë të rënies së Tahir Mehës në Prekaz,Hamëz Jashari (tani dëshmor i kombit ) në një beze me ngjyrë të kuqe,me dorën e vet, kishte shkruar: “LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË TAHIR E NEBIH MEHËS!”
Shënime për autorin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 3 EmptyTue Jul 15, 2008 12:33 pm

Drenicë.
Shkollën fillore e ka mbaruar në vendlindje, kurse gjimnazin në Skenderaj. Në Universitetin e Prishtinës ka studiuar shkencat e natyrore.
Në vitin 1981, për shkak të veprimtarisë atdhetare arrestohet dhe dënohet burg. Pas daljes nga burgu më 1986, veprimtarinë kombëtare e ka vazhduar në gjirin e LPK-së, ku ka pasur detyra me përgjegjësi.
Më vitin 1994, për t'i shpëtuar arrestimit, është strehuar në Zvicër, ku vepron dhe jeton me familjen e tij.
Gjatë luftës në Kosovë ishte bartës dhe propagandues i Fondin ”Vendlindja Thërret”. Gjatë mandatit të QPK-së (Qeverisë së Përkohshme të Kosovës) ka qenë përfaqësues i përgjithshëm për informim për mërgatën në kuadër të Ministrisë së Financave. Pas luftës, në dy kuvende, Mehmet Bislimi, zgjidhet kryetar i degës së PDK-së për Zvicër.
Me krijimtari letrare ka filluar të merret që herët. Shkrimet e para i ka botuar në gazetën”Bota e re”në Prishtinë, më vonë në revistën”Alternativa”, në Lubjanë dhe në disa numra të gazetës ”Rilindja”, që botohej në Zvicër. Disa vjet ka shkruar për organin e LPK-së “Zëri i Kosovës”që botohej në Zvicër dhe për të përkohshmen “Rruga jonë”- që dilte në Francë. Në "Zërin e Kosovës" dhe te "Rruga jonë" me vite është paraqitur në këndin e humorit me nofkat “Ngucakeqi” dhe “Gjembi”. Kohë pas kohe shkrimet e tij kanë gjetur vend edhe në gazetën “Epoka e re”. Veprimtaria e tij letrare përfshin shkrime publicistike,anekdota, humor e poezi si dhe mendime të urta. Deri me tani ka botuar katër libra:
1. ”Anekdota popullore dhe satira autoriale”, Prishtinë 2002
2. ”Trëndafila maji” – poezi, Prishtinë 2002
3. ”Fjalë dhe gurë” – poezi, Prishtinë 2003
4. "Monografia për Tahir Mehën është libri i tij i katërt
Zvicër, prill 2004
Librin „KËTU I THONË DRENICË - Tahir Meha – Monografi“ mund ta porositni në këtë adresë elektronike : mbislimi@freesurf.ch
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Labinot Drenica
Fillestar/e
Fillestar/e
Labinot Drenica


Male
Numri i postimeve : 50
Age : 34
Vendi : Suedi
Registration date : 23/10/2008

KËTU I THONË DRENICË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 3 EmptyThu Oct 23, 2008 5:41 pm

Te lumte dora. Faliminderit shume per fjalt e mira.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KËTU I THONË DRENICË - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: KËTU I THONË DRENICË   KËTU I THONË DRENICË - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KËTU I THONË DRENICË
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
 Similar topics
-
» ATA NA THONË...
» Per mua thone?
» Ç'dimë për Medvegjën
» Po fyhen ndjenjat kombetare, nga karikaturat e Kosoves
» Ish luftëtarët thonë se mund të organizohen në vetëmbrojtje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: